|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

 

   
 

Kryeministėr Nano: Ky ėshtė viti i pėrafrimit me BE-nė dhe NATO-n

 
 

 

1 prill 2004 / TN

"Zėri i Amerikės " mė 31 mars 2004 / Elez Biberaj

Kryeministri i Shqipėrisė Fatos Nano po vazhdon vizitėn e tij tė punės nė Uashington, ku erdhi pėr tė marrė pjesė nė ceremonitė e zgjerimit tė NATO-s me 7 vende tė reja. Kryeminsitri bėri njė vizitė nė Zėrin e Amerikės, ku dha njė intervistė pėr shėrbimin shqip.

Zėri i Amerikės: Zoti Kryeministėr, mirėse erdhėt!

Kryeministėr Fatos Nano: Jam i nderuar edhe unė qė kam kėtė mundėsi qė t’ju takoj dhe tė komunikoj me dėgjuesit tuaj tė shumtė nėpėrmjet Zėrit tė Amerikės.

Zėri i Amerikės: Zoti Kryeminister, gjatė kėtyre ditėve kėtu nė Uashington, ju keni patur njė sėrė takimesh, keni marrė pjesė nė ceremoninė nė Shtėpinė e Bardhė. Me ēfare mesazhi do tė largoheni nga Shtetet e Bashkuara dhe cili do tė jetė mesazhi pėr popullin shqiptar?

Kryeministėr Fatos Nano: Ėshtė kėnaqėsi e jashtėzakonshme qė Shqipėria, tė cilėn unė pėrfaqėsoj me autoritetin e kryeministrit, u ftua nė ceremoninė e zgjerimit tė Aleancės sė Atlantikut tė Veriut me shtatė anėtarė tė rinj, sė bashku me vendet anėtare tė Kartės sė Adriatikut, tė kėtij partneriteti nė zhvillim me Shtetet e Bashkuara, i cili na dha mundėsinė tė prekim me dorė realitetet e reja tė bashkėpunimit tė solidaritetit dhe tė rritjes sonė nė koalicionin global tė luftės kundėr terrorizmit, nė bashkėveprimin me Shtetet e Bashkuara dhe me institucionet e tjera drejtuese tė Aleancės qė po shoqėrojnė afrimin dhe pėrgatitjen pėr t’u bėrė e denjė pėr anėtarėsim edhe tė vendit tonė, nė njė rajon delikat siē e dini dhe tė dėgjonim vlerėsimet shumė miqėsore dhe mbėshtetjen e lartė politike tė presidentit Bush - Ju e dini qė ai e pėrmendi tri herė Shqipėrinė nė fjalėn e tij nė kėtė ngjarje historike - tė sekretarit Powell, tė sekretarit Rumsfeld, tė kryetarit tė maxhorancės nė Kongres, Tom Delay, tė Kryetarit tė Komisionit tė Jashtėm, Henry Hyde dhe tė njė numri tė madh kongresmenėsh me tė cilėt pata kėnaqėsinė tė ndaj gėzimin e rezolutės qė u votua dje nė seancėn e Dhomės sė Pėrfaqėsuesve, me rezultatin shumė domethėnės 422 me 2, qė shpreh praktikisht mbėshtetjen e madhe qė ka Shqipėria, qeveria e saj, aktorėt e shoqėrisė civile dhe tė strukturave tė luftės kundėr dobėsive tė sistemit, krimit tė organizuar, trafiqeve, tė cilat me mbėshtetjen amerikane po rrisin efektin dhe rolin e tyre konstruktiv nė gjithė rajonin e Ballkanit.

Zėri i Amerikės: Zoti Nano, pėr ju personalisht, si kryeministėr i Shqipėrisė, sa me rėndėsi ishte prania juaj nė njė grup tė tillė udhėheqėsish nga Evropa Lindore?

Kryeministėr Fatos Nano: Tashmė ėshtė bėrė pjesė e axhendės tonė tė punės shkėmbimi i drejpėrdrejtė i mendimeve dhe informacioneve midis kryeministrave tė vendeve tė reja, qė po anėtarėsohen, apo janė aspirante dhe kandidate tashmė shumė tė afėrta nė institucionet e botės euroatlantike dhe unė besoj se tashmė jemi partnerė tė barabartė dhe aktivė tė kėtij komuniteti, vlerėsojmė njėri-tjetrin, vlerėsohemi sė bashku nga aktorėt globalė tė botės nė tė cilėn jetojmė, shkėmbejmė kontribute edhe tė drejtpėrdrejta nė funksion tė dinamizimit tė reformave dhe tė forcimit tė marrėdhėnieve tė partneritetit me qendrat e politikės globale dhe kjo i shėrben tė mirės sė vendeve tona, tė mirės sė rajonit nė tė cilin jetojmė, krijimit tė njė Evrope tė lirė, nė paqe dhe tė sigurtė, nė tė cilėn sigurisht edhe kufijtė do tė jenė mė tė hapur, tė kalueshėm pėr lėvizjet e lira tė qytetarėve, pėr vlerat qė ata bartin dhe sigurisht mė tė pakalueshėm ēdo ditė e mė shumė pėr trafikantėt dhe keqbėrėsit terroristė, apo pjesėtarė tė krimit tė organizuar.

Zėri i Amerikės: Zoti Nano, kėto ditė ēėshtja e Kosovės ka qenė nė vėmendjen e bashkėsisė ndėrkombėtare. Qėndrimi i Shqipėrisė ėshtė vlerėsuar si njė faktor stabilizues nė rajon. Po ju personalisht a mendoni se tani ėshtė koha tė shpejtohen bisedimet pėr ēėshtjen e pėrcaktimit tė statusit pėrfundimtar tė Kosovės, apo duhet pritur ende?

Kryeministėr Fatos Nano: Unė besoj se edhe Kosova ėshtė nė rrugėn e duhur, ka kuadrin e duhur, ka pėrfaqėsuesit e vet legjitimė, tė zgjedhur demokratikisht, ka njė proces shumė aktiv asistence dhe partneriteti me institucionet ndėrkombėtare, jo vetėm tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara, por edhe tė Organizatės sė Sigurisė dhe Bashkėpunimit Evropian, tė Komisionit Evropian, tė NATO-s e tė tjera, tė cilat janė tė pranishme nė tė gjitha kryeqytetet e Ballkanit dhe tashmė ėshtė njė stinė punėsh tė mėdha edhe pėr Kosovėn dhe unė jam shumė i kėnaqur qė gjej ashtu si drejtuesit e organizatave ndėrkombėtare, partnerė tė denjė nė Kosovė, partnerė qė flasin shqip. Nuk jam fare xheloz qė janė dy kryeministra shqiptarė nė Ballkan dhe mė vjen mirė qė ashtu si kryetari i Parlamentit, apo drejtuesit e partive politike kosovare, drejtuesit e institucioneve tė sigurisė, kanė marrė tashmė pėrgjegjėsinė, pėr tė dinamizuar veprimet qė forcojnė institucionet e reja demokratike nė Kosovė, qė i bėjnė ato mė tė afta pėr tė thithur autoritetin e organizatave ndėrkombėtare qė e sollėn Kosovėn nė liri dhe nė procesin e evropianizimit dhe qė sigurisht do ta bėjnė mė me pėrmbajtje, diskutimin pėr statusin e saj, i cili natyrisht ka tė njėjtin terminal me Beogradin, apo me Tiranėn, ėshtė terminali i Brukselit.

Zėri i Amerikės: Zoti Kryeministėr, suksesi i politikės sė jashtme tė qeverisė shqiptare ėshtė pranuar nga tė gjithė nga jashtė, gjithashtu edhe brenda nė Shqipėri. Po gjendja e brendshme politike, sa e qėndrueshme ėshtė?

Kryeministėr Fatos Nano: Shqipėria ėshtė njė vend i qėndrueshėm, njė demokraci e gjallė, me aktorėt dhe formacionet e njohura, tė cilat janė pėrfshirė nė proēesin e bashkėveprimit apo tė kontestimit, nė njė situatė normale, demokratike, nė institucionet ku funksionon demokracia dhe besoj se tashmė provat janė aty pėr tė kuptuar qė ky ėshtė vit reformash tė mėdha, ėshtė vit i negociatave tė rėndėsishme pėr Marrėveshjen e Stabilizim-Asociimit nė Bashkimin Europian, ėshtė viti i pėrshpejtimit tė veprimeve pėr anėtarėsim nė Aleancėn e Atlantikut Verior, ėshtė vit i investimeve tė mėdha publike dhe private, ėshtė vit i aktivizimit tė tregjeve rajonale dhe i programeve tė bashkėpunimit nė rajon, ėshtė i vit i rritjes sė kontributeve shqiptare nė modernizimin e Ballkanit dhe nė integrimin e tij nė Botėn moderne. Unė besoj se kėto janė interesa tė mėdha qė i bashkojnė edhe forcat politike nė njė proces kombėtar dhe shkėmbimi i kontributeve midis tyre edhe kur ėshtė alternativ, besoj ėshtė nė tė mirėn e pėrparimit tė vendit.

Zėri i Amerikės: Ju zoti Kryeministėr sigurisht jeni nė dijeni tė raportit qė ka lėshuar Komisioni Europian dje, nė tė cilin nuk jepet njė vlerėsim shumė pozitiv pėr ecurinė e reformave nė vendin tuaj. A ėshtė ky njė vlerėsim real i gjendjen nė vendin tuaj?

Kryeministėr Fatos Nano: Ky ėshtė njė raport realist dhe ai pėrmbledh tė gjithė lėndėn e punės qė ne ndajmė me Komisionin Europian dhe me pėrfaqėsuesit e vendeve anėtare tė Bahskimit Evropian, ashtu si me Shtetet e Bashkuara, nė procesin e reformave, tė negociatave, tė krijimit tė kapacitetėve, tė pėrmbushjes sė kėrkesave dhe tė standarteve qė do ta bėjnė Shqipėrinė padyshim, ėshtė njė proēes i pakthyeshėm, anėtare me tė drejta tė plota tė kėtij komuniteti efikas. Pra, qėndrimi im ndaj raportit ėshtė proaktiv, ashtu siē demostron edhe raporti ecurinė e reformave diku mė mirė, diku mė ngadalė, me besim nė kapacitetet e institucioneve shqiptare, tė Qeverisė Shqiptare, tė politikės shqiptare, tė shoqėrisė civile shqiptare, tė gjyqėsorit nė Shqipėri, tė sipėrmarrjes sonė evropiane dhe prova mė e mirė pėr kėtė ėshtė qė sot paradite, nė Parlamentin Europian u votua njėzėri mbėshtetja e re buxhetore pėr Shqipėrinė, prej 25 milionė eurosh, gjė qė do tė thotė se instrumentat e partneritetit dhe tė bashkėpunimit, edhe me tonet kritike qė ato pėrmbajnė, nxisin dhe plotėsojnė procesin e anėtarėsimit tonė nė Bashkimin Evropian nė kohėn e duhur.

Zėri i Amerikės: Zoti Kryeministėr, sa ka ndryshuar Fatos Nano si politikan, si udhėheqės gjatė viteve tė fundit? Kritikėt thonė se ju keni konsoliduar pushtetin, nuk jeni aq tolerant sa nė tė kaluarėn pėr mendime alternative, keni marrė masa kundėr kundėrshtarėve, keni prirje autoritare. Sa ka ndryshuar Fatos Nanoja gjatė kėtyre dy viteve tė fundit?

Kryeministėr Fatos Nano: Mė ndihmoni tė rishfaq karakterin tim demokrat, liberal dhe tė njė njeriu tė aksionit pėr zgjerimin e lirive tė shoqėrisė, tė qytetarėve dhe tė miqve ndėrkombėtarė me tė cilėt punojmė dhe jetojmė. Unė jam njė luftėtar i lirisė. Unė e kam ruajtur filozofinė time progresiste edhe nė kushtet kur tė tjerėt ma kanė mohuar lirinė. Ashtu si unė, shqiptarėt kanė pasur mungesa tė lirisė gjatė 60 vjetėve tė fundit, qė lidheshin me regjimin komunist, qė lidheshin me spontanitetin dhe konfuzionin e viteve tė para tė tranzicionit drejt demokracisė perėndimore dhe unė besoj se jam njeriu mė pak i lirė sot pėr t’u sjellė nė mėnyrė private apo personale me miqtė apo ata qė shpallen, apo kualifikohen si kundėrshtarė apo jo si simpatizantė tė mi. Unė jam njė njeri i ekzekutivit, jam drejtues politik i njė maxhorance progresiste dhe jam i lumtur qė edhe kėtu nė Uashington gjej tė njėjtėn frymė solidariteti qė buron nga forcimi i marrėdhėnieve tė bashkėpunimit tė Shqipėrisė me aktorėt e mėdhenj tė botės ku jetojmė.

Zėri i Amerikės: Zoti Kryeministėr, shumė faleminderit! Ishte njė kėnaqėsi.

Kryeministėr Fatos Nano: Ishte nder pėr mua tė shfrytėzoj kėtė mundėsi.


                       Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.