|
-
1 prill
2004 / TN
-
-
Skėnder LIMANI
-
-
Nevojtorja e fshatit
-
-
Pėr
gjeneratat e vjetra tashmė tė qytetėruara por edhe pėr banorėt e
qyteteve tė gjeneratave pak mė tė vjetra por edhe pėr vetė banorėt
e fshatrave sigurisht se gjithmonė do tė kujtojnė nevojtoret e
fshatit nevojtoret nė oborr tė shtėpisė; kėto lloj nevojtoresh do
ti kujtojnė ose asnjėher nuk do ti harrojnė pėr shumė arsye e disa
ndėr to janė edhe kundėrmimi dhe mizat.
-
-
Kėto
miza nuk bėjnė jetė askund tjetėr pėrveq se nė kėso situata, nė kėso
nevojtoresh ose ambientesh, janė miza tė cilat ushqehen me ushqim
ose tė lėna tė njerėzeve nga ushqimet ditore. Janė miza qė nuk tė
lėnė rehat as kur e kryen nevojėn e lėre mė tė tjerat; janė aso miza
qė bubullojnė ose shqetėsohen nga gėzimi kur tė shohin duke hyrė nė
nevojtore (sigurisht pėr shkak tė ushqimit tė freskėt qė do tė kenė
pėr disa minuta); pra, nuk janė miza tė rėndomta; kėto miza bėjnė
jetė nė vend tė veqant: nė nevojtore, tė dhėna pas shijes dhe
kundėrmimit. Asgjė tjetėr pėr to nuk ėshtė me rėndėsi. I vetmi
komunikim me botėn pėrtej tyre dhe rreth tyre ėshtė kundėrmimi dhe
shija.
-
-
Nevojtorja e qytetit
-
-
Kam
pasur fat (jo fatmirėsinė ose fatkeqėsinė) qė tė jemė pjesė e
formimit, themelimit dhe ndėrtimit tė Radiotelevizionit tė Kosovės.
Kam pas rast qė tė punoj nė tė dy radiot: nė Radio Kosovė dhe Radio
Blue Sky dhe kam pas rast tė punoj nė vet Televizionin e Kosovės.
-
-
Si
gazetar nė Radio Blue Sky e nė Radio Kosovė dhe si Pėrkthyes nė
dhomėn e lajmeve tė Televizionit tė Kosovės, kam hasur, dėgjuar,
pėrvojtėsuar, dėshmuar nė shumė e shumė raste absurde, qesharake,
amatoreske, katastrofale, ironike etj etj. qė kanė tė bėjnė me
njėrėn prej nijansave tė Komunikimit Publik, Gazetarinė!
-
-
Nė RTK
cdo gjė nisej gabimisht: duke filluar prej metodės ose mėnyrės sė
rekrutimit ose punėsimit tė personelit, pastaj pėrshkrimit tė
vendit tė punės, orarit tė punės, aftėsisė komunikative, raporteve
ndėrpunėtore, ndėrtimit tė hierarkisė, pėrvojės paraprake,
pėrgjegjėsisė profesionale por edhe personale, marrjes sė informatės
nė terren ose pėrmes mjeteve tjera tė komunikimit (telefonit,
internetit etj.), thurjes, leximit e plasimit tė lajmit, pastaj,
pėrdorimit tė mjeteve-aparaturave teknike moderne (xhirimeve,
montimeve filmike pėr lajme e emisione tė ndryshme, mirėmbajtjes
etj. etj.), pagesat marramendese pėr kinėse punėn e kryer (rrogat),
etj etj.
-
-
Ngjashmėria me mizat
-
-
Natyra
e njerėzve ėshtė e ndryshme. Kėtė teori e ka debatuar njerėzimi
qindra vjet mė parė dhe vazhdon ta debatojnė edhe nė ditė tė sotme,
si: shkrimtarė, sociologė, analistė tė llojeve tė ndryshėm tė
ndodhive kulturore-historike-politike etj etj, nga aspekte tė
ndryshme kulturore e sociale-historike, nėpėr katėr anėt e kėsaj
bote. Pėr kėtė teori ėshtė shkruar e thėnė mjaft.
-
Debatet e tilla, veq tjerash, kanė nxjerr nė pah disa pėrkufizime.
Se, natyra e njeriut ka disa karakteristika; e ndėr to ėshtė edhe
karakteristika e vetshkatėrrimit ose e shkatėrrimit tė gjthckafit
pėrreth vetes (me vetėdije ose pa te) tė asaj cka mendon se nuk i
pėlqen, pėr arsye tė ndryshme, duke mos llogaritur ose duke mos qenė
i vemendshėm pėr ndikimin e veprimeve tė tyre nė rrethinėn ku
jetojnė por edhe mė gjerė!
-
-
Ndėrtimi dhe Rėnia e RTK-sė
-
-
Kanė
qenė tre persona kyq nė ndėrtimin e kėtij televizioni (vitet
2000-2001-2002), tėrheqjen e shikueshmėrisė dhe ndikimin e tij nė
opinion: Linda Shala, Eroll Belegu dhe unė, Skėnder Limani. Asnjėri
nga ta nuk punon nė RTK mė shumė se njė vit.
-
-
Eroll
Belegu, si pėrgjegjės pėr Marketing nė kėtė Televizion ka veshė e
mbath kėtė Radiotelevizion; cdo donacion i mundshėm dhėnė kėtij
Televizioni ka ardh me aftėsinė komunikuese tė vet Eroll Belegut me
agjencionet e interesuara; njė kohė edhe vetė njė ndėr
Radiotelevizionet mė tė shikuara nė botė, BBC, do tė interesohet pėr
RTK-nė, e qė mė vonė me ardhjen e Agim Zatriqit dhe Menagjmentit tė
tij nė postin e Drejtorit Gjeneral, BBC do tė tėrhiqet, sė bashku me
agjencionet tjera donuese;
-
-
Linda
Shala, si pėrgjegjėse pėr Programin Televiziv tė Programit ka bėrė
programin televiziv me tė shikuar dhe tė pakrahasueshėm me programet
televizive nė Kosovė;
-
-
Ndėrsa
unė, edhepse nuk kam pas pėrgjegjėsi tė drejpėrdrejt nė bėrjen e
Edicioneve tė Lajmeve, duke shfrytėzuar komunikimin e tėrthortė me
gazetarėt dhe editorėt ose redaktorėt e lajmeve, kam ndėrtuar
Edicionin e Lajmeve Blic dhe me kėtė edhe vet edicionin e lajmeve
qėndrore tė RTK-sė. Ja edhe pse!
-
-
Aplikueshmėria e punės nė RTK
-
-
Gazetarėt dhe redaktorėt e lajmeve as nuk dinin tė parashtronin njė
pyetje tė zakont pėr njė ngjarje tė zakont kulturore ose politike;
nuk dinin komunikimin me telefon ose me internet, nuk dinin thurjen
e njė lajmi dhe plasimin e leximin e tij nė Televizion ose Radio,
teknikėt nuk dinin tė montonin as edhe njė fotografi 30 sekondėshe,
montimi i atij xhirimi bėhej nė mėnyrė mekanike etj etj. Ironia
ėshtė se kjo vazhdon edhe sot e kėsaj dite nė RTK (andaj edhe humbja
e shikueshmėrisė). Por, dallimi ėshtė se personat e lartėpėrmendur
nuk kursenin asgjė nga vetja pėr pėrmirėsimin pėrkatėsisht bėrjen sa
mė kualitative tė Fotografisė Magjike (ekranit televiziv).
-
-
Pas
pajisjes dhe montimeve me aparaturė teknike moderne qė njė
Radiotelevizion mund tė kishte nė atė kohė, e kjo falė aftėsisė
komunikative tė Eroll Belegut, ishte radha e Linda Shalės tė
kujdeset pėr njė program sa mė kualitativ argėtues-muzikor e
kulturor; por, kjo kėtė nuk do ta bėnte e vetme por me disa
bashkėpunėtore, e ironia ėshtė se asnjė nga bashkėpunėtoret e saja
nuk punon mė nė kėtė Radiotelevizion.
-
-
Karakteristikat qė karakterizohej (dhe ende vazhdon tė
karakterizohet - gjykuar sipas programit radiofonik dhe televiziv)
personeli qė do tė angazhonte Agim Zatriqi si Menagjues-Drejtor i
pėrgjithshėm i kėtij Radiotelevizioni, pėr tė drejtuar sektore tė
ndryshme nė kėtė Radiotelevizion, ishin tė shumta dhe secila mė
ironike se tjetra, sic ishin: mungesa e pėrvojės punuese, mungesa e
ideve, mosnjohja e gjuhes shqipe, mosnjohja e gjuhės angleze,
mosnjohja nė pėrdorimin e kompjutorit, mosnjohja e rėndėsisė sė
Komunikimit Publik, mosnjohja e Gazetarisė, mosnjohja dhe
mosgatishmėria pėr pėrballjen me situata tė ndryshme politike e
ekonomike nė Kosovė, mosnjohja e moderimit, mosnjohja e pėrdorimit
tė teknikės-aparaturės radiotelevizive, mosnjohja e lėmisė sė
kulturės ose artit nė pėrgjithėsi etj etj.
-
-
Mungesa e kėtij spektri tė gjėrė komunikues-punues do tė shkaktoj
njė trazirė fatkeqe pėr RTK-nė, e rrjedhimisht edhe pėr shoqėrinė
kosovare: cdo punonjės do tė filloj thashethėmet pėr njėri-tjetrin
pėr kinėse moskryerjen e punės, e cila gjė ēon nė mbrojtjen e
karrikės tė secilit menagjues nė RTK; me kėtė do tė filloj
klanizimi, grupimi i individėve nė rrethe tė ngushta, punėsimi i
punėtorėve nė baza familjare por edhe nė baza tė nėnshtrimit me
qėllim forcimin e pozitės sė punės dhe ndikimit brenda nė RTK;
avansimit tė punėtorėve nė pozita tė ndryshme, etj, etj. dhe e tėrė
kjo dalngadal do tė shpie nė kualitetin pėrkatėsisht kuantitetin e
programit televiziv dhe radioprogramit tė tė dyja radiove, e kjo
rrjedhimisht ēon nė humbjen e asaj pėrqindje tė madhe tė
shikueshmėrisė si nė Kosovė ashtu edhe jashtė; dhe, me kalimin e
kohės do tė pėrdoret KTV-ja si burim (kopjim) i ideve pėr emisione
tė ndryshme, gjė qė vazhdon edhe sot.
-
-
Megjithate...
-
-
Rėnia
e shikueshmėrisė sė kėtij radiotelevizioni duhet tė jetė shqetėsuese
pėr qeveritarėt nė Kosovė; nėse kėtij i thonė Radiotelevizion Publik
i Kosovės (ose 100% i Kosovės) dhe nėse nė tė njejtėn kohė kėtė
televizion nuk e shikon askush mė shumė se 1 orė nė ditė atėher pėr
cfar arsye shėrben ky titull? Ne, si qytetarė, po paguajmė (duke mos
pėrmendur mėnyrėn se si ėshtė ardh deri tek bėrja e pagesės) kėtė
radiotelevizion. Me kėtė parashtrohen edhe disa pyetje shumė tė
thjeshta: pse tė paguajmė pėr njė radiotelevizion tė cilin nuk e
shikojmė?
-
-
Pse tė
paguajmė njė radiotelevizion me njė program aq absurd sa qė nėse
ndonjė Organizatė Joqeveritare e huaj do tė krahasonte natyrėn e njė
Shqiptari me kėtė Radiotelevizion atėher cilėsimi se Shqiptarėt kanė
bisht kishte me qenė mjaft i mireseardhur nė krahasim mė RTK-nė. Pse
tė paguajmė ose tė shikojmė njė Radiotelevizion kur pėr ditėn e
lumntunimit tė Nėnės Terezė, nė njė emision tė Radio Kosovės, pas
njė prezentimi tė pėr nder tė kėsaj ngjarjeje, emisioni vazhdon me
kėngėn e Ramadan Krasniqit Danit Moj tradhėtare?; Ose kur nė
lojėn e basketbollit tė ligės anerikane NBA ndėrmjet Filladelfia dhe
Sakramento shkon komenti futbollistėt e Filladellfisė shėnuan tre
gola....!
-
-
Kur
cdo radiotelevizion ose cdo medium i shtypur ose elektronik nė botė
por edhe nė Kosovė mundohet tė tėrheq shikueshmerinė nė baza tė
punės, lajmeve, emisioneve, programeve argėtuese, kulturore etj etj
tė cilat ai medium i prodhon, ky televizioni ynė publik(?) tash e
disa muaj po tėrheq vemendjen pėrmes konflikteve qė kanė gazetarėt
(dhe sjelljet e tyre) me opinionin e gjerė. Ironia ska kufij a!
|
|