|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI  |  


 
 
 

   

 
                E enjte, 1 prill 2004

 
    

   Pėrmbajtja:

  • Presidenti Rugova priti ministrin e Transportit dhe tė Telekomunikacionit tė Islandės

  • Kryeministri Rexhepi priti minstrin e Transporitit dhe Komunikacionit tė Islandės me bashkėpunėtorė

  • Prej sot aeroporti i Prishtinės kaloi nė kompetencė tė administratės civile

  • Kuvendi i Kosovės rezolutėn e parlamentit serb e vlerėson si akt antikushtetues dhe agresion tė ri ndaj saj

  • Pėrfaqėsuesit e Zyrės amerikane nė Prishtinė biseduan me udhėheqjen komunale tė Mitrovicės

  • Razov dhe Hajdaraga u shprehėn se ēėshtja e Kosovės duhet trajtuar nė bazė tė Rezolutės 1244 tė KS

  • Lavrov kėrkon metoda tė reja pėr zgjidhjen e situatės nė Kosovė

  • B.Hiēner: Me pavarėsinė e Kosovės do tė marrė fund procesi i shpėrbėrjes sė ish-Jugosllavisė

  • Ministrja franceze e Mbrojtjes sot viziton Kosovėn

  • Policia e UNNIK-ut: Gjatė trazirave nė Kosovė u vranė 11 shqiptarė e 8 serbė

  • Zėdhėnėsi i OSBE-sė thotė se puna e gjykatave ka rėndėsi tė veēantė pėr sundimin e sė drejtės nė Kosovė

  • LPD konfirmon arrestimin e liderit tė saj Jonuz Musliu nga KFOR-i amerikan mė 30 mars

  • Shefat e diplomacive tė vendeve anėtare tė NATO-s tė premtėn nė Bruksel bisedojnė pėr situatėn nė Kosovė

  • UNMIK-u po vlerėson se ēfarė ka shkaktuar trazirat e 17 e 18 marsit dhe cila ka qenė pėrgjegjėsia e tij

  • Paskal Fieski thotė se situata nė Kosovė ėshtė relativisht e qetė, por me tensionime tė fuqishme

  • Nė Maqedoni po vazhdon fushata pėr zgjedhjet presidenciale

  • Operacion i NATO-s pėr kapjen e Radovan Karaxhiqit

  • Rezolutė e Kongresit amerikan pėr anėtaret e reja tė NATO-s

  • SHBA pezullon ndihmat pėr Beogradin

  • Ēoviq i quan si teatėr paraqitjen e planit tė standardeve nga Rexhepi dhe Holkeri

  • Tirana dhe Uashingtoni u pajtuan qė trupave amerikane nė Shqipėri t'u jepet imunitet nga ndjekja penale

  • Ministrat e katėr vendeve ballkanike tė Transportit dhe Telekomunikacionit po debatojnė nė Tiranė pėr Korridorin Tetė

  • Njė militant ka vetėvrarė veten pas njė rrethimi pesėorėsh nė shtėpinė e tij nė Tashkent

  • Plani i OKB-sė pėr Qipron nė referendum

  • Pol Bremer: Vrasja e 4 kontraktuesve civilė dhe 5 ushtarėve amerikanė "nuk do tė mbetet e pandėshkuar"

  • Incident i rėndė mbi trupat e koalicionit

 
  
Presidenti Rugova priti ministrin e Transportit dhe tė Telekomunikacionit tė Islandės
 
Prishtinė, 1 prill 2004 - Presidenti i Kosovės, Dr. Ibrahim Rugova, priti dje pasdite nė njė takim z. Sturla Bodvarstson, ministėr i Transportit dhe i Telekomunikacionit tė Islandės. Ministrin islandez e shoqėronin z. Arnor Sigursonsson, drejtor nė Ministrinė pėr Punė tė Jashtme dhe z. Thorgeir Palsson, drejtor i pėrgjithshėm i Administratės Civile tė Trafikut Ajror tė Islandės.

Presidenti Rugova falėnderoi zyrtarėt e lartė islandezė pėr ndihmėn qė ka dhėnė dhe po jep ky vend nė Kosovė, sidomos nė mbarėvajtjen e punės sė Aeroportit tė Prishtinės, i cili synon tė bėhet aeroport qė pėrmbush standardet e njohura ndėrkombėtare pėr kėtė veprimtari.

Duke folur pėr gjendjen aktuale nė Kosovė dhe pėr perspektivėn, Presidenti Ibrahim Rugova theksoi se njohja ndėrkombėtare e pavarėsisė sė Kosovės do tė qetėsonte kėtė pjesė tė Evropės dhe do tė siguronte mundėsi pėr zhvillim mė tė shpejtė demokratik e ekonomik tė vendit tonė.
 
 
Kryeministri Rexhepi priti minstrin e Transporitit dhe Komunikacionit tė Islandės me bashkėpunėtorė
 
Prishtinė, 1 prill 2004 - Kryeministri Bajram Rexhepi priti dje pasdite nė njė takim z. Sturla Bodvarsson, minstėr i Transporitit dhe Komunikacionit tė Islandės me bashkėpunėtorė.

Temė bisedemi ishte ēėshtja e transferit tė Aeroportit tė Prishtinės nga ai ushtarak nė atė civil.

Kryeminstri Rexhepi me kete rast shprehu kėnaqėsinė e tij nė lidhje me kėtė transfer dhe nė veqanti faktin se Islanda me pėrvojėn e saj tė gjatė ėshtė ajo qė e merr kėtė kompetencė.

Tė dyja palėt nė takim u pajtuan se aeroporti ėshtė shpresė pėr Kosovėn si njė institucion i rėndėsisė strategjike dhe pikė e hapjes sė Kosovės ndaj botės, thuhet nė njė njoftim nga ky takim.
 
 
Prej sot aeroporti i Prishtinės kaloi nė kompetencė tė administratės civile
 
Prishtinė, 1 prill 2004 - Pas pėr vjet administrimi nga KFOR-i, prej sot aeroporti i Prishtinės kaloi nė kompetencė tė administratės civile. Nė njė solemnitet tė organizuar me kėtė rast nė aeroportin e Prishtinės, komandanti i KFOR-it Holger Kamerhof nė mėnyrė simbolike ia dorėzoi menaxhimin e tij shefit tė UNMIK-ut Hari Holkeri, duke ia dorėzuar ēelsat e aeroportit.
 
Nė kėtė ceremoni merrnin pjesė Presidenti Ibrahim Rugova, shefi i UNMIK-ut, komandanti i KFOR-it Holger Kamerhof, ministri i Transportit tė Islandės Sturla Bodvarstson, vendi i tė cilit deri mė tash ka ndihmuar nė pėrgatitjet e transferit tė kompetencave nė aeroportin e Prishtinės.

Gjenerali Kamerhof tha se pas trazirave tė ditėve tė kaluara ėshtė arritur tė kthehet rendi dhe qetėsia, duke shtuar se duhet punuar sė bashku pėr tė krijuar njė ambient tė qetė e tė sigurt pėr tė gjithė. Ky aeroport paraqet tė ardhmen e Kosovės, tha Kamerhof, duke theksuar se e gjithė kjo tregon pėrkushtimin e bashkėsisė ndėrkombėtare pėr Kosovėn.

Presidenti Ibrahim Rugova vlerėsoi se ky ėshtė edhe njė hap i madh dhe i rėndėsishėm pėr progresin e arritur nė Kosovė sė bashku me KFOR-in dhe UNMIK-un.
 
Me kėtė rast Presidenti Rugova felenderoi Qeverinė e Islandės pėr ndihmėn e dhėnė deri mė tash, por qė edhe mė tutje do tė angazhohet nė aftėsimin dhe licencimin e aeroportit tė Prishtinės. Presidenti Rugova shprehu bindjen se aereporti i Prishtinės do tė licencohet nga Organizata Ndėrkombėtare e Aviacionit Civil.

Ministri i Transportit tė Islandės Sturla Bodvarstson tha se administrata civile e Islandės do tė vazhdojė me menaxhimin e aeroportit civil tė Prishtinės dhe se vendi i tij do tė bėjė ēmos pėr licencimin e kėtij aeroporti nė Organizatėn Ndėrkombėtare tė Aviacionit Civil.

Hari Holkeri nė fjalėn e tij tha se bartja e kompetencave nė kėtė aeroport bart mesazhin pozitiv se pėrkundėr trazirave tė ditėve tė kaluara, Kosova po ec pėrpara. Holkeri tha se aeroporti i Prishtinės ėshtė mė i madhi pėr nga numri i pasagjerėve nė rajon.
 
 
Kuvendi i Kosovės rezolutėn e parlamentit serb e vlerėson si akt antikushtetues dhe agresion tė ri ndaj saj
 
Prishtinė, 1 prill 2004 - Kuvendi i Kosovės me seancėn e sotme i ka vazhduar punimet nė miratimin e ligjeve sipas procedurės sė paraparė. Nė fillim tė seancės sė sotme kryesuesi i saj, Fatmir Sejdiu, lexoi njė reagim nė emėr tė Kuvendit tė Kosovės ndaj rezolutės sė miratuar ditė mė parė nga parlamenti i Serbisė pėr Kosovėn, nė tė cilėn parashihet njė autonomi territoriale pėr serbėt e Kosovės.
 
Sejdiu aktin e parlamentit serb e vlerėsoi antikushtetues, i cili, siē tha, ka pėr qėllim tensionimit e mėtejshėm tė situatės nė Kosovė dhe nė rajon. "Serbia ėshtė duke vazhduar serinė e veprimeve anti-Kosovė edhe tani, duke bėrė njė agresion tė ri kushtetues ndaj saj", tha Sejdiu. "Theksojmė se ky kuvend si edhe tė gjitha institucionet legjitime tė Kosovės, e kanė kundėrshtuar dhe kundėrshtojnė ēdo ndėrhyrje tė Serbisė ndaj Kosovės".

Duke vazhduar sipas procedurės sė paraparė me rendin e ditės, deputetėt miratuan projektligjin pėr materialet e rrezikshme dhe ligjin pėr hotelieri dhe turizėm, tė cilin e prezentoi ministri i Industrisė dhe i Tregisė Ali Jakupi.
 
Ai tha se ligji nė fjalė rregullon veprimtarinė e fushės sė turizmit dhe tė hotelierisė qė ėshtė njė segment i rėndėsishėm pėr ekonominė e vendit. Jakupi tha se ky ėshtė njė dokument i cili rregullon veprimtarinė e turizmit dhe tė hotelierisė dhe ėshtė njė zgjidhje adekuate qė janė nė funksion tė zhvillimit tė njė segmenti tė ekonomisė, por edhe tė ndėrtimit tė mirėqenies jetėsore mė tė begatė.

Gjithashtu gjatė seancės sė paradites Kuvendi miratoi njė projektligj nga fusha e energjetikės dhe atė pėr ndėrmarrjet dhe materialet fidanore, tė cilin e prezentoi kryeministri Bajram Rexhepi nė mungesė tė ministrit tė dikasterit pėrkatės Bogdanoviq.

Kuvendi i vazhdon punimet pasdite me shqyrtimin e projektligjeve tė tjera sipas rendit tė ditės.
 
 
Pėrfaqėsuesit e Zyrės amerikane nė Prishtinė biseduan me udhėheqjen komunale tė Mitrovicės
 
Mitrovicė, 1 prill 2004 - Zėvendėskryetari i Kuvendit tė Komunės, Mursel Ibrahimi dhe kryeshefi i Ekzekutivit tė Kuvendit tė Komunės, Mustafė Pllana, kanė pritur pėrfaqėsuesit e Zyrės amerikane nė Prishtinė, Kirk Mek Braid, shef pėr ēėshtje politiko- ekonomike dhe Devid Holms, zyrtar politik.

Ibrahimi dhe Pllana kanė folur pėr gjendjen e pėrgjithshme nė komunė pas trazirave tė 17 dhe 18 marsit.
Udhėheqėsit e Kuvendit tė Komunės i kanė njoftuar mysafirėt me pasojat e trazirave, duke thėnė se ato ishin tė rėnda, sepse jetėn e kanė humbur gjashtė qytetarė komunės, janė lėnduar rėndė e lehtė qindra tė tjerė, janė djegur mė shumė se 100 shtėpi tė serbėve nė Frashėr, janė uzurpuar dhjetėra banesa tė shqiptarėve nė veri, janė shkaktuar edhe dėme tė tjera materiale, si dhe janė zhvendosur nga pronat e tyre qindra banorė, si nga pjesa jugore, ashtu edhe nga ajo veriore e qytetit.

Udhėheqėsit komunalė kanė thėnė se situata pas trazirave ka patur vazhdimisht trende pozitive dhe ajo pėr momentin ėshtė relativisht e qetė, por kėtė e rėndojnė akoma kufizimet nė lėvizjen e lirė tė qytetarėve dhe disa probleme tė tjera.

Zyrtarėt e Zyrės amerikane kanė shprehur interesimet e tyre edhe pėr ngjarjen tronditėse tė mbytjes sė tre fėmijve tė Ēabrės nė Ibėr dhe pėr projektin e propozuar tė ESI-it pėr bashkimin e pjėsės veriore tė qytetit, komunės sė Zveēanit, pėrkatėsisht janė interesuar pėr reflektimet dhe ndikimet e kėtyre dy ngjarjeve nė zhvillimet e fundit nė komunėn e Mitrovicės.
 
 
Razov dhe Hajdaraga u shprehėn se ēėshtja e Kosovės duhet trajtuar nė bazė tė Rezolutės 1244 tė KS
 
Moskė, 1 prill 2004 - U zhvilluan nė Moskė konsultimet diplomatike midis Zv.ministrit tė Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė, Luan Hajdaraga dhe Zv.ministrit tė Punėve tė Jashtme tė Federatės Ruse, Sergej Razov.
Tė dy homologėt shprehėn kėnaqėsinė pėr nivelin aktual tė marrėdhėnieve politike dhe theksuan se ekzistojnė hapėsira tė mėdha pėr t'u zhvilluar ato mė tej, veēanėrisht nė fushėn ekonomike, tė shkėmbimeve kulturore e shkencore, lėvizjen e lirė tė njerėzve etj.

Nė bisedime, lidhur me gjendjen e marrėdhėnieve dypalėshe, u nėnvizua nė veēanti puna pėr pėrgatitjen nė njė kohė sa mė tė shpejtė pėr nėnshkrim tė Traktatit tė Miqėsisė dhe Bashkėpunimit midis dy vendeve nė nivel shumė tė lartė.
Gjithashtu vend i gjerė nė bisedime iu kushtua gjendjes nė rajonin tonė. Tė dy palėt bėnė njė vlerėsim tė situatės aktuale nė Kosovė, dėnuan pėrdorimin e forcės dhe u shprehėn se ēėshtja e Kosovės duhet trajtuar nė bazė tė Rezolutės 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė, se duhet mbėshtetur administrata e UNMIK-ut dhe pushteti lokal, thuhet nė njė njoftim tė MPJ tė Shqipėrisė.
 
 
Lavrov kėrkon metoda tė reja pėr zgjidhjen e situatės nė Kosovė
 
Berlin, 1 prill 2004 - Ministri rus i Punėve tė Jashtme Sergej Lavrov ka deklaruar tė mėrkurėn nė mbrėmje, pas njė takimi me sekretarin amerikan tė Shtetit Kolin Pauell nė Berlin, se lypset shqyrtuar metodat e reja pėr zgjidhjen e situatės nė Kosovė.

Njė rrjet televiziv rus ka transmetuar se shefi i diplomacisė ruse ka konfirmuar se nė takimin e Kėshillit Rusi-NATO mė 2 prill nė Bruksel, situata nė Kosovė do tė shqyrtohet hollėsisht.
 
 
B.Hiēner: Me pavarėsinė e Kosovės do tė marrė fund procesi i shpėrbėrjes sė ish-Jugosllavisė
 
Boston, 1 prill 2004 - Ēdokush qė i ka lexuar me kujdes e ka kuptuar se ka qenė thuajse e pamundur pėr udhėheqėsit politikė tė Kosovės, qė tė pėrmbushin standardet e pėrcaktuara nga bashkėsia ndėrkombėtare nė kushtet aktuale, qoftė edhe pėr 10 vjet, thotė Brus Hiēner, analist nga Universiteti i Bostonit.

"Bashkėsia ndėrkombėtare i njohu Bosnjės pavarėsinė, pa kėrkuar pėrmbushjen e ndonjė standardi dhe vetėm pas marrjes sė pavarėsisė Bosnja nisi pėrmbushjen e standardeve bazė, tė ngjashme me ato qė kėrkohen nga Kosova", tha analisti Hiēner pėr radion "Evropa e lirė". "Nėse nė Bosnjė vepruam kėshtu, atėherė bėn pėrshtypje fakti qė kėrkuam pėrmbushjen e standardeve pėrpara statusit pėr Kosovėn. Me duket se kėtu qėndron problemi nė rastin e Kosovės", thotė ai.

Hiēner thotė se nuk mund tė ketė dialog mes njė territori dhe njė shteti tė pavarur, pėr pavarėsinė e kėtij territori, pasi thjesht nuk ka kuptim, ndaj, thotė ai, pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės duhet tė diskutojė bashkėsia ndėrkombėtare e drejtuar nga Shtetet e Bashkuara, BE-ja, ndoshta edhe me miratimin e Kombeve tė Bashkuara.

Profesor Hiēner thotė se gjatė viteve ka pasur kundėrshtime tė shumta nė mesin e aleatėve evropianė lidhur me diskutimet pėr pavarėsinė e Kosovės, pasi ata i tremben se do tė shkaktojnė dėshpėrim dhe probleme nė gjendjen nė Serbi.
 
Por, nė kėtė mėnyrė, tha ai, asnjėherė nuk do tė gjendet koha e pėrshtatshme pėr tė filluar bisedimet me Serbinė. "Njėherėsh ka dhe shumė tė tjerė qė nė heshtje kanė kundėrshtuar pavarėsinė e Kosovės pėr arsye qė duken plotėsisht tė paqarta pėr ne", thotė Hiēner, i cili ėshtė i sigurt se "pavarėsia e Kosovės nuk do tė ketė pasoja tė tilla qė mund tė cilėsohen si domino B efekt nė Ballkan", duke shtuar se "nuk ka asnjė mundėsi tė kthimit tė Kosovės nėn pushtetin e Beogradit".

"Opsioni i vetėm qė duket i saktė ėshtė pavarėsia, ku shqiptarėt dhe serbėt tė punojnė sė bashku nė mėnyrė qė tė krijojnė njė vizion tė pėrbashkėt shtetėror pėr Kosovėn", thotė Hiēner.

Ai ėshtė i mendimit se bashkėsia ndėrkombėtare duhet ta tejkalojė kėtė fazė tė debatit, ku zgjidhja e problemit tė Kosovės do tė ndikojė nė pjesė tė tjera tė rajonit. "Ne ende po merremi me shpėrbėrjen e ish-Jugosllavisė.
 
Kur Kosova dhe Mali i Zi tė kenė fituar pavarėsinė, ashtu si vendet e tjera nė rajon, atėherė procesi i shpėrbėrjes do tė ketė marrė fund. Vetėm atėherė do tė jetė e mundur tė ndėrtojmė njė Evropė Juglindore qė do tė punojė sė bashku me NATO-n dhe BE-nė", thotė profesori Hiēner, duke ritheksuar nė fund se "nė rastin e Kosovės ėshtė thjesht pėrfundimi i procesit tė shpėrbėrjes sė ish-Jugosllavisė".
 
 
Ministrja franceze e Mbrojtjes sot viziton Kosovėn
 
Prishtinė, 1 prill 2004 - Ministrja franceze e Mbrojtjes Mishel Alio-Mari sot viziton Kosovėn, ku do tė takohet me zyrtarė tė lartė vendorė dhe ndėrkombėtarė. Zonja Alio-Mari do tė vizitojė edhe trupat franceze nė kuadėr tė KFOR-it nė Mitrovucė. Pastaj do tė takohet me komandantin e KFOR-it gjeneralin Holger Kamerhof.
 
 
Policia e UNNIK-ut: Gjatė trazirave nė Kosovė u vranė 11 shqiptarė e 8 serbė
 
Prishtinė, 1 prill 2004 - Policia e UNMIK-ut mė nė fund thotė se ka dhėnė numrin e saktė tė tė vrarėve nė trazirat e 17 e 18 marsit. Gjithsej janė vrarė 19 persona: 11 shqiptarė dhe 8 serbė, ndėrkaq janė lėnduar mbi 900 persona, pėrfshirė kėtu edhe 65 policė ndėrkombėtarė dhe 58 pjesėtarė tė SHPK-sė.
 
U njoftua se janė dėmtuar 29 kisha, 800 shtėpi si dhe mbi 150 vetura. Zėdhėnėsi pėr polici dhe drejtėsi i UNMIK-ut, Neraj Sing thotė se hetimet janė duke vazhduar edhe mėtej dhe se kėto shifra mund prapė tė ndryshojnė! Sipas tij, gjatė dy javėve tė fundit janė arrestuar 200 persona qė dyshohet tė kenė kryer akte tė dhunės kundėr KFOR-it, policisė sė UNMIK-ut dhe qytetarėve tė Kosovės

Mė herėt policia e OKB-sė kishte thėnė se numri i tė vrarėve nė trazirat e 17 dhe 18 marsit ishte 28.

Ndėrkohė tre persona janė arrestuar lidhur me vrasjen e dy policėve nė afėrsi tė Podujevės dhe ata po mbahen nė paraburgim. Tė dyshuar janė shqiptarė: njė femėr e dy meshkuj dhe hetimet janė nė vazhdim e sipėr.
 
 
Zėdhėnėsi i OSBE-sė thotė se puna e gjykatave ka rėndėsi tė veēantė pėr sundimin e sė drejtės nė Kosovė
 
Prishtinė, 1 prill 2004 - Zėdhėnėsi i OSBE-sė Sven Lindholm bėri tė ditur se kjo organizatė ka publikuar dje njė raport mbi sistemin e drejtėsisė nė Kosovė i cili ofron rekomandime pėr zhvillimin e mėtutjeshėm tė sistemit tė gjykatave komuanle. Zėdhėnėsi Lindholm pastaj citohet tė ketė thėnė se puna e gjykatave ka rėndėsi tė veēantė pėr sundimin e sė drejtės nė Kosovė.
 
 
LPD konfirmon arrestimin e liderit tė saj Jonuz Musliu nga KFOR-i amerikan mė 30 mars
 
Bujanoc, 1 prill 2004 - Lideri i Lėvizjes sė Progresit Demokratik tė Luginės sė Preshevės, Jonuz Musliu, ish-shefi politik i UĒPMB-sė, ėshtė arrestuar nė mėngjesin e 30 marsit 2004, nga autoritetet e KFOR-it amerikan nė Gjilan, tė cilėt as qė e kanė konfirmuar e as pėrgėnjeshtuar ndalimin e tij, thuhet nė njė njoftim tė LPD-sė nė Bujanoc.

Kreu i LPD-sė dėrgohet nė bazėn ushtarake tė Bondstill, pak ditė pas publikimit tė listės sė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme tė Serbisė me emrat e ish-komandantėve tė UĒPMB-sė, pėr kinse pėrgatitjet e mundshme tė trazirave nė rajonin e Luginės sė Preshevės.
 
Poashtu, zoti Musliu po arrestohet njė ditė para deklaratės sė tij dhėnė RTV B92 tė Beogradit dhe njė ditė para se tė mbahej seanca e jashtėzakonshme e Asamblesė komunale nė Bujanoc, lidhur me gjendjen politike dhe tė sigurisė nė kėtė komunė, thuhet mė tutje nė kėtė njoftim dhe theksohet se arrestimi i kryetarit tė LPD-sė ėshtė i motivuar politikisht.

Jonuz Musliu ėshtė njėri ndėr tė vetmit udhėheqės politik tė ish UCPMB-sė, i cili pas konflikteve tė armatosura themeloi Lėvizjen e Progresit Demokratik, duke mbledhur rreth vetes ish-ushtarakėt dhe ushtarėt e UĒPMB-sė dhe gjithė ata qė shprehnin gatishmėri pėr t'i ēuar pėrpara proceset demokratike. Nė kėtė drejtim shumė aktual ka qenė angazhimi i zotit Musliu pėr formimin e Kėshillit Kombėtar dhe njėri ndėr kandidatėt mė potencial pėr t’u vėnė nė ballė tė tij.

Arrestimi i Jonuz Musliut nuk do tė thotė zbehje e aktivitetit tė LPD-sė, por pėrkundrazi njė mobilizim edhe mė i madh drejt angazhimit pėr lirimin e tij dhe realizimin e objektivave programore tė subjektit politik nė Luginėn e Preshevės, thuhet nė njė njoftim tė sotėm tė LPD-sė.
 
 
Shefat e diplomacive tė vendeve anėtare tė NATO-s tė premtėn nė Bruksel bisedojnė pėr situatėn nė Kosovė
 
Uashington, 1 prill 2004 - Shefat e diplomacive tė vendeve anėtare tė NATO-s tė premtėn nė Bruksel do tė bisedojnė pėr situatėn nė Kosovė, ka paralajmėruar zyrtari i lartė i Departamentit amerikan tė Shtetit Robert Bretke. Mbrėmė vonė ai ka thėnė se nė Kosovė ndodhi njė valė e tmerrsshme e dhunės dhe prioritet ėshtė qė pėrsėri tė arrihet siguria.
 
Bretke mė tutje ėshtė shprehur se nė kėtė takim do tė bėhet fjalė edhe pėr fokusimin nė pėrpjekjet qė tė vendosen standardet pėr udhėheqje, pėr sundimin e ligjit dhe pėr njė shoqėri civile nė Kosovė dhe pastaj nė vitin 2005 tė lėvizet kah bisedat pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės.
 
 
UNMIK-u po vlerėson se ēfarė ka shkaktuar trazirat e 17 e 18 marsit dhe cila ka qenė pėrgjegjėsia e tij
 
Prishtinė, 1 prill 2004 - Zyrtarėt e UNMIK-ut thonė se trupi pėr menaxhimin dhe inspektimin e krizave i themeluar nga Hari Holkeri do tė pėrbėhet vetėm nga ekspertėt ndėrkombėtarė dhe do tė vlerėsojė vetėm pėrgjegjėsitė qė UNMIK-u ka pasur gjatė trazirave tė fundit nė Kosovė.

Sipas zėdhėnėsit tė UNMIK-ut nė kėtė grup nuk do tė pėrfshihen anėtarėt vendės, pasi qė ky trup do tė merret vetėm me pėrgjegjėsinė qė UNMIK-u ka pasur pėr trazirat. Ai shtoi se UNMIK-u po vlerėson se ēfarė ka shkaktuar trazirat e 17 e 18 marsit dhe cila ka qenė pėrgjegjėsia e tij.
 
Pra, secila organizatė duhet ta bėjė vlerėsimin e vetė, ka thėnė Sunil Narula, duke shtuar se pėr emėrimin e anėtarėve tė trupit do tė nevojiten disa javė, pasi qė duhet tė identifikohen anėtarėt, aftėsitė e tyre, duhet tė merret parasysh koha kur mund tė vijnė ata nė Kosovė.

Ndėrkaq, pėr pėrgjegjėsitė e institucioneve tė Kosovės duhet tė ngrihen komisione nga vetė kėto institucione.
 
 
Paskal Fieski thotė se situata nė Kosovė ėshtė relativisht e qetė, por me tensionime tė fuqishme
 
Vjenė, 1 prill 2004 - Shefi i Misionit tė OSNE-sė nė Kosovė, Paskal Fieski, ka thėnė se situata nė Kosovė ėshtė relativisht e qetė por ende me tensionime tė fuqishme. Ai i bėri kėto komente nė Kėshillin e Pėrhershėm special tė kėsaj organizate me seli nė Vjenė, ku u debatua pėr ristrukturimin e trazirave tė fundit tragjike nė vendin tonė.
 
 
Nė Maqedoni po vazhdon fushata pėr zgjedhjet presidenciale
 
Shkup, 1 prill 2004 - Nė Maqedoni po vazhdon fushata pėr zgjedhjet presidenciale. Kandidati presidencial i LSDM Branko Cėvenkovski fushatėn e tij e filloi nė Shkup, i cili tha se ai do tė jetė president i tė gjithėve, i Maqedonisė evropiane, e cila do tė jetė e respektuar dhe e sigurt.

As shqiptarėt nuk duan ta ndajnė Maqedoninė, as qė maqedonasit duan tė imponohen apo tė shtypin shqiptarėt, deklaroi Cėrvenkovski. Ndėrkaq, kandidati presdendicial nga radhėt e VMRO-DPMNE Sashko Kedev programin e tij e prezentoi nė Kėrēovė, duke theksuar se orientimi evropian pėr Maqedoninė ėshtė pėrcaktimi i saj unik.

Kandidati presidencial i PDSH-sė Zudi Xhelili mbajti njė tribunė nė Tetovė, duke pohuar se ofron opsionin i cili do tė thotė siguri. Kandidati tjetėr shqiptar, ai i BDI-sė Gėzim Ostreni fushatėn e tij sot e ka filluar gjithashtu nė Tetovė.
 
 
Operacion i NATO-s pėr kapjen e Radovan Karaxhiqit
 
Bruksel, 1 prill 2004 - NATO thotė se filloi mbrėmė njė operacion nė qytetin ku strehohej i akuzuari pėr krime lufte, serbi i Bosnjės Radovan Karaxhiq. Zyrtarėt e NATO-s thonė se operacioni po vazhdonte edhe nė orėt e para tė ditės sė sotme nė qytetin malor tė Pales nė Bosnjė Hercegovinėn lindore.

Rreth 40 trupa tė udhėhequra nga Forca Stabilizuese e NATO-s u shpėrndanė nė Pale dhe dėshmitarėt thonė se u dėgjuan tė shtėna armėsh. Ndėr kėto forca kishte edhe ushtarė amerikanė dhe britanikė. Tė paktėn dy civilė u plagosėn.
 
 
Rezolutė e Kongresit amerikan pėr anėtaret e reja tė NATO-s
 
Uashington, 1 prill 2004 - Dhoma e Pėrfaqėsuesve e Kongresit amerikan miratoi njė rezolutė ku pėrshėndet vendet e reja qė u anėtarėsuan nė aleancėn e NATO-s.

Rezoluta po ashtu shpreh mbėshtetje pėr synimet e Shqipėrisė, Kroacisė dhe Maqedonisė pėr t'u pranuar nė NATO.
Rezoluta rekomandon qė aleanca e NATO-s tė rishikojė kėrkesėn e Shqipėrisė, Kroacisė dhe Maqedonisė kur kryetarėt e shteteve tė vendeve anėtare tė NATO-s tė mblidhen nė Stamboll kėtė vit.

Rezoluta pėrmend angazhimin e kėtyre tri vendeve pėr vlerat dhe parimet e NATO-s, gatishmėrinė e tyre pėr tė kontribuar me trupa pėr paqen dhe sigurinė nė Evropėn juglindore dhe dėshirėn e tyre pėr t'u futur nė aleancė sa mė shpejt qė tė jetė e mundur.

Rezoluta ve nė dukje se Shqipėria dhe Maqedonia kanė ndihmuar me trupa nė Irak dhe se Kroacia ka ndihmuar me trupa nė Afganistan.
 
 
SHBA pezullon ndihmat pėr Beogradin
 
Uashington, 1 prill 2004 - Shtetet e Bashkuara thonė se po pezullojnė pėrkohėsisht miliona dollarė ndihmė pėr Serbinė dhe Malin e Zi.

Departamenti i Shtetit tha se ky vendim u mor pėr mosbashkėpunim tė plotė tė Beogradit me gjykatėn e Hagės pėr krimet e luftės.

Si rrjedhim SHBA do tė ngrijė rreth 25 milionė dollarė nė ndihma.

Njė zėdhėnės i Shtėpisė sė Bardhė tha se ky vendim mund tė rishikohet nėse 16 tė dyshuar qė besohet se fshihen nė Serbi-Mali i Zi - pėrfshirė komandatin ushtarak serb tė Bosnjės Ratko Mlladiq - transferohen nė Hagė.

Thuhet se pezullimi i ndihmės amerikane mund tė dekurajojė organizatat financiare ndėrkombėtare qė tė investojnė nė Serbi.
 
 
Ēoviq i quan si teatėr paraqitjen e planit tė standardeve nga Rexhepi dhe Holkeri
 
Beograd, 1 prill 2004 - Duke komentuar paraqitjen e djeshme tė Planit pėr implementimin e standardeve nė Kosovė, zyrtari serb Nebojsha Ēoviq ka thėnė se ajo qė e bėnė Hari Holkeri dhe Bajram Rexhepi ėshtė teatėr dhe sipas tij nga ky plan nuk mund tė pritet asgjė. Ēoviq mė tej ka thėnė se kjo ėshtė rruga drejt pavarėsisė sė Kosovės dhe Serbia nuk guxon tė jetė pjesėmarrės nė kėtė gjė.

Ai ka thėnė se standardet nuk mund tė zbatohen derisa nuk demilitarizohen dhe shpėrbėhet TMK-ja. Ēoviq ka thėnė se e vetmja zgjidhje e problemit ėshtė ėshtė dorėheqja urgjente e Holkerit, i cili sipas tij ka treguar se nuk ėshė i aftė pėr detyrėn qė ka.
 
 
Tirana dhe Uashingtoni u pajtuan qė trupave amerikane nė Shqipėri t'u jepet imunitet nga ndjekja penale
 
Tiranė, 1 prill 2004 - Shqipėria dhe Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dje janė pajtuar qė trupave amerikane qė shėrbejnė nė Shqipėri t'u jepet imunitet nga ndjekja penale e autoriteteve lokale. Nė njė kumtesė tė Ambasadės amerikane nė Tiranė thuhet se Shtetet e Bashkuara falėnderojnė Shqipėrinė pėr bashkėpunim dhe miqėsi qė u demonstrua edhe me kėtė marrėveshje.
 
Mė herėt Tirana dhe Uashingtoni kishin nėnshkruar marrėveshjen pėr pėrjashtimin e personelit amerikan nė Shqipėri nga dorėzimi nė Gjykatėn Ndėrkombėtare Penale. SHBA-tė e kundėrshtojnė kėtė gjykatė duke shpjeguar se vendimet e saj do tė mund tė ishin tė motivuara politikisht.
 
 
Ministrat e katėr vendeve ballkanike tė Transportit dhe Telekomunikacionit po debatojnė nė Tiranė pėr Korridorin Tetė
 
Tiranė, 1 prill 2004 - Nė njė takim nė Tiranė ministrat e transportit dhe tė komunikacionit tė Italisė, Bullgarisė, Maqedonisė dhe Shqipėrisė, kanė nėnshkruar njė deklaratė tė pėrbashkėt pėr koordinimin e punėve pėr zhvillimin dhe ndėrtimit tė Korridorit Tetė. Ėshtė thėnė se ky projekt do tė pėrfundojė nė vitin 2020.

Ministri i Transportit dhe Telekomunikacionit tė Shqipėrisė, Spartak Poēi e vlerėsoi si tė njė rėndėsie tė veēantė projektin e Korridorit tė Tetė, sepse sipas tij, do tė ketė ndikimin e zhvillimit ekonomik nė stabilizimin ekonomik dhe nė integrimin rajonal. Ky projekt ishte shtyrė rreth shatorit tė shkuar pėr tė paktėn 15-20 vjetė gjatė presidencės greke tė BE-sė.
 
 
Njė militant ka vetėvrarė veten pas njė rrethimi pesėorėsh nė shtėpinė e tij nė Tashkent
 
Tashkent, 1 prill 2004 - Policia antiterroriste nė Uzbekistan ka thėnė se njė militant i dyshimtė ka hedhur veten nė erė me njė shpėrthim pas njė rrethimi pesorėsh nė shtėpinė e tij nė Tashkent, njofton BBCnews.
 
Militanti nė fjalė kishte ikur dhe ishte fshehur nė shtėpinė e tij pasi kishte vėnė mjete shpėrthyese nė jugperendim tė qytetit, ku kishte plagosur dy policė. Policia ka thėnė se ai nuk kishte marrė askė peng dhe askush nuk ėshtė vrarė pos tij. Policia nuk e ka treguar emrin e tij.
 
 
Plani i OKB-sė pėr Qipron nė referendum
 
Nju Jork, 1 prill 2004 - Sekretari i Pėrgjithshėm i OKB-sė Kofi Annan tha se dy komunitetet nė Qipro do tė votojnė nė njė referendum mė 24 prill nėse do tė mbėshtesin planin e tij pėr ribashkim.

Ai e bėri kėtė njoftim pas disa ditė bisedimesh nė vendpushimin malor zviceran mbi liqenin Luēernė me udhėheqėsit e komunitetet greke dhe turke tė Qipros dhe kryeministrat e Greqisė dhe Turqisė.

Nė njė deklaratė duke paraqitur versionin pėrfundimtar tė planit tė tij pėr Qipron zoti Annan tha se ai kishte pasur pėrpara dy alternativa, zgjidhjen qė po paraqiste ose asnjė zgjidhje.

Plani i OKB-sė parashikon njė Qipro federale me dy shtete tė ndara greke dhe turke.
 
 
Pol Bremer: Vrasja e 4 kontraktuesve civilė dhe 5 ushtarėve amerikanė "nuk do tė mbetet e pandėshkuar"
 
Bagdad, 1 prill 2004 - Administratori amerikan nė Irak, Pol Bremer, ka thėnė se vrasja e katėr kontraktuesve civilė dhe pesė ushtarėve amerikanė nė perendim tė Bagdadit njė ditė mė parė "nuk do tė mbetet e pandėshkuar", njofton Rojter. Duke iu drejtuar 479 tė diplomuarve nė Akademinė Policore tė Irakut nė kryeqytet, Bremer ka thėnė gjithashtu se "ata nuk kanė vdekur kot".
 
 
Incident i rėndė mbi trupat e koalicionit
 
Bagdad, 1 prill 2004 - Nėntė amerikanė janė vrarė nė Irak nė incidentin mė tė rėndė mbi forcat e koalicionit qė nga janari.
 
Nė Faluxha, njė turmė dogji trupat e 4 amerikanėve, kontraktues civilė tė vrarė nė njė pritė dhe i tėrhoqi ata zvarrė nėpėr rrugė.

Njė zėdhėnės i Departamentit tė Shtetit tha se ishte tmerruar nga humbja pakuptimtė e jetėve.
 
Rrjetet televizieve amerikane e konsideruan incidentin shumė tė rėndė pėr ta transmetuar nė televizion.

Nė njė incident tjetėr, 5 ushtarė amerikanė u vranė nga njė bombė e vėnė nė rrugė. Autoritete ushtarake amerikane thonė se sulmet mbi forcat e koalicionit po rriten, por irakianėt vetė kanė mė shumė viktima.

 


  |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI  |  

                  Copyright©2000-2004 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.