|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

 

   
 

Pėrfaqėsuesit e lartė tė Zyrės Amerikane vizitojnė Mitrovicėn

 
 

 
Mitrovicė, 1 prill 2004 / TN / H. SYLA - Zėvendėskryetari i Kuvendit tė Komunės, Mursel Ibrahimi dhe kryeshefi i Ekzekutivit tė Kuvendit tė Komunės, Mustafė Pllana, kanė pritur pėrfaqėsuesit e Zyrės Amerikane nė Prishtinė, Kirk Mc Bride, shef pėr ēėshtje politico- ekonomike dhe David Holmes, zyrtar politik.
 
Zėvendėskryetari Ibrahimi dhe kryeshefi Pllana, pasi qė i kanė pėrshėndetur mysafirėt e lartė nga Zyra Amerikane dhe pasi qė i kanė kuptuar interesimet e tyre,  kanė folur pėr gjendjen e pėrgjithshme nė komunė pas trazirave tė 17 dhe 18 marsit.
 
Udhėheqėsit e Kuvendit tė Komunės, fillimisht  i kanė njoftuar mysafirėt me pasojat e trazirave, duke thėnė se ato ishin tė rėnda, sepse jetėn e kanė humbur gjashtė qytetarė komunės, janė lėnduar rėndė e lehtė qindra tė tjerė, janė djegur mė shumė se 100 shtėpi tė serbėve nė Frashėr, janė uzurpuar dhjetėra banesa banesa tė shqiptarėve nė veri, janė shkaktuar edhe dėme tė tjera materiale, si dhe janė zhvendosur nga pronat e tyre qindra banorė, si nga pjesa jugore, ashtu edhe nga ajo veriore e qytetit.
 
Duke folur pėr gjendjen aktuale nė komunė, udhėheqėsit komunalė u kanė thėnė mysafirėve se situata pas trazirave ka patur vazhdimisht trende pozitive dhe ajo pėr momentin ėshtė relativisht e qetė, por kėtė e rėndojnė akoma kufizimet nė lėvizjen e lirė tė qytetarėve dhe disa probleme tė tjera.
 
Zyrtarėt e lartė nga Zyra Amerikane nė Prishtinė, kanė shprehur interesimet e tyre edhe pėr ngjarjen trodnitėse tė mbytjes sė tre fėmijve tė Ēabrės nė Ibėr dhe pėr projektin e propozuar tė ESI-it pėr bashkimin e pjėsės veriore tė qytetit, komunės sė Zveēanit, pėrkatėsisht janė interesuar pėr reflektimet dhe ndikimet e kėtyre dy ngjarjeve nė zhvillimet e fundit nė komunėn e Mitrovicės.


                       Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.