|
1 prill 2004 / TN
Edison
Ypi
Nė njė
kafene pranė njė lavazhi afėr Kasharit, buzė Autostradės, ulur nė njė
tavolinė, vetėm fare, mendueshėm, kafe, cigare, rrathė tymi, muri
pėrballė. Kėshtu e njoha Sulėn e urtė me sytė me shkėndija. Sula ėshtė
trembėdhjetė vjeē. Sula nuk kishte lindur ende nė dhjetor tė
nėntėdhjetės ! Sula ka ardhur nga Kukėsi. Sula ka bėrė vetėm pesė
klasė shkollė. Sula ėshtė fukara. Sula ėshtė fėmijė i gjashtė...
Sula ka
baba tė verbėr invalid prej shumė vitesh. Sula ka lindur gjatė viteve
tė verbėrisė atėrore ! Sula ka vėllezėr e motra shumė, asnjėri nė
punė. Sula, babai i Sulės, nėna e Sulės, vėllezėrit, motrat, kanė
ndėrtuar si kanė mundur njė barrakė tė pastėr mbuluar me llamarinė
buzė Autostradės. Sula nuk di ēbėhet nė qytet, nėpėr shkolla, nėpėr
libra, nėpėr diskora, nėpėr televizora ku kėrkohet njė gjeni i moshės
sė tij. As e ha meraku fare pėr tė tilla. Ka halle Sula. Sula nuk rri
kot. Sula punon gjithė ditėn. Sula pi kafe dhe tymos cigare vetėm nė
mbrėmje.
Sula e
ka nisur jetėn duke shkallmuar vdekjen. Sula u bėn bunkerėve atė qė
bombat nuk ua bėjnė dot, u heq skalpin, kafkėn, trutė, shpirtin, u
merr hekurin. Sula, me hekurin e vdekjes, fiton 1 Euro nė ditė. Sula
mbijeton, punon e fiton, nė njė kilometėr katrore, kėndej e andej
Autostradės. Ēnuk i shohin sytė e ēnuk dėgjojnė veshėt vogėlushit tė
vėmėndshėm, fukarait, punėtorit tė lodhur por tė pa epur Sulė qė jeton
jetė-e-vdekje-pėrqafuar. Ja halabaku me Benz si po vjen me dyqint nė
orė !
Dje e
shqeu njė plak tė mjerė qė u rrek tė kapėrcente murin e Autostradės.
Plaku iku po halabaku ?! Sula nuk e di ēu bė me halabakun, por e merr
me mėnt, dhe nuk gabon, por nuk flet, vetėm shikon, vetėm dėgjon,
vetėm mendon, vetėm akumulon. Se ja ku polici rrugor ka ndalur njė
makinė dhe shoferi me marifet diē po i jep policit nėn dorė. Tre qen
shqyen makinat sot nat kilometrin ku mbijeton Sula.
Tre ditė
ndejtėn mishrat e shqyer tė qenve mbi asfalt derisa ra njė shi dhe i
shpėlau. Sula e di, por nuk e kupton dhe nuk e arsyeton dot pse
ndonjėherė njė kėtu njė atje matanė disa ushtarė rrinė kot. Do kalojė
Presidenti, Kryeministri, ministri pėr nė aeroport, gjith boria,
gjith zhurmė, gjith pordhė. Sula e di gjithashtu se shpesh brėnda
makinave tė shpejta me xhama tė zinj dhe sirena ulėritėse nuk ka as
President as Kryeministėr as ministėr, por halabakė shofera dhe roja
qė shkojnė pėr punė tė tyre kush e di ku.
Sula
sheh me ēudi se si njė plakė hallexheshė e cila e ka shtėpinė andej
Autostradės dhe kullotat kėtej, po instrukton lopėt si tė kalojnė
mbikalimin metalik. Sulės i vjen pėr tė qeshur dhe pėr tė qarė kur
sheh njė fshatar i cili ka hipur mbi murin ndarės tė autostradės
bashkė me njė frigorifer dhe po pret njė moment tė mirė qė tė hidhet
matanė pa vdekur nėn rrotat e ndonjė Benzi. Aty afėr janė dy hotele
luksi. Sula e di ēfarė bėhet brėnda tyre por nuk bėzan. Sula nuk bėzan
pėr kurgjė, Sula vetėm punon dhe ėndėrron. Sula nuk do vdesi pa e
ndėrtu ai vetė njė hotel mė tė mirė se kėta, por kurrė si kėta.
E di
vetė ai kur dhe si. Nė kėtė kthesė, nė kėtė pusi, Sulės nuk i shpėton
asgjė, Sula i sheh dhe i njeh tė gjithė fluturimthi; edhe familiarin
qė vete nė plazh, edhe pordhacin qė sdihet si i ka rėnė nė dorė ajo
makinė e shtrėnjtė, edhe italianin a gjermanin qė ngutet pėr nė
aeroport, edhe kosovarin nga targa, edhe fillestarin qė e nget makinėn
dredha-dredha duke rrezikuar tė tjerėt, edhe nėpunėsin gjoja serioz qė
rri nė sedilien e pasme, edhe horrin me sekretareshėn qė rrėshqet si
gjarpėr nga mbrapa hotelit, edhe hallexhiun shofer tė kamionit tė
superngarkuar qė ikėn shpejt duke parakaluar veturat pėr atje ku duhet
tė vejė sa mė shpejt.
Nga tė
gjitha kėto Sula edhe zbavitet, por mė tepėr ngryset, rreshket,
zemėrohet, hidhėrohet, rrihet, rritet, si edhe mėnēurohet, por kurrė
nuk ndalet. Para disa ditėsh, kur po ēarmatoste njė bunker vdekjeje
duke ja rrafshuar trurin, duke ja shkulur hekurat, e preku njė nga ato
makinat e shpejta. E preku dhe iku. Sula prej disa ditėsh rri nė
shtėpi.
Njėrin
vesh e ka tė mbyllur me pambuk, njėrin sy pothuajse tė mbyllur,
tjetrin tė zmadhuar, dhe buza i ka ikur pak mėnjanė nga e majta. Nuk
epet Sula, nuk lėshohet. Vogėlushi Sulė ėshtė burrė, nuk ėshtė
qaraman. Sula veē trimėrohet, veē burrėrohet. Horra, morra, hajduta,
kodosha, shkėrdhata, minj burokrata, pis analista, bosh opinionista,
budallenj ministra, kafshė deputeta, ruhuni nga Sula lindur nga
mjerimi, verbėria, ardhur nga malėsia, trimėria. Atje e keni, shkoni
shiheni. Mos thoni nuk e dinim kur tnisi tjua sheshojė skalpin dhe
tjua presi fytin me biēak, tjua shkuli gurmazin tjua hedhi rrotull
qafės.
Sul,
pse nuk shkon nė shkollė, ēfarė do bėsh kur tė rritesh ?! Do ta ketė
rujt Zoti i madh noi fat ene pėr mu. Fat tė mirė Sulė, biēak tė
mprehtė. Hajt rritu edhe pak, dhe fillo si ta do zemra. Hiqe pambukun
nga veshi dhe dėgjo, hape syrin e mbyllur dhe shkrepėti, drejtoje
buzėn dhe buēit ! Shkulje tė mbarė, namzirave, namqirirave, Sulė ! Nuk
ka burrė me tė ndalė ty ! Nuk ka mur qė nuk shemb ti ! Nuk ka beton qė
nuk shkallmon ti ! Nuk ka mal qė nuk sheshon ti ! Nuk ka tzez qė nuk
zbardh ti ! Kusur mos u lėr qenave ! Nuk je vetėm. Zoti tndihmoftė !
|
|