|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

 

   
 

Sh.B."Buzuku" publikon njė nga librat mė tė famshėm tė Coelhos

 
 

“Njėmbėdhjetė minuta” – roman qė po trondit botėn

 
 

 

1 prill 2004 / TN

- Romani i brazilianit Paulo Coelho, tani edhe nė gjuhėn shqipe! Pėrktheu Murat Bejta. Botues “Buzuku”, Prishtinė, mars 2004.

Ēerēiz LOLOĒI

Paulo Coelho (1947) tashmė konsiderohet autor i bestselerėve si “Alkimisti”, “Mali i pestė”, “Manuali i luftėtarit tė dritės”, “Veronika vendos tė vdesė”, “Djalli dhe zonjusha Prim” dhe sė fundi me romanin e jashtėzakonshėm, qė po trondit botėn! I pėrkthyer dhe i botuar tashmė nė 57 gjuhė tė mė se 150 shteteve tė botės radhitet ndėr librat mė tė shitur.

Ē’e bėnė kėtė roman aq interesant dhe ‘skandaloz’ njėkohėsisht? Tema, sigurisht tema, sepse Coelho ėshtė i njohur si ndėr fabulistėt e shekullit! I njohur nė fillimet e krijimtarisė sė tij si njė hipik, autor i shumė teksteve pėr pop-yjet e Brazilit, njeri qė hyri nė botėn e magjisė dhe okultizmit, qė bėri udhėtime pelegrinazhi mė kėmbė edhe deri 850 km, shumė shpejt do ta krijojė botėn e vet letrare dhe filozofike me mesazhe tė qarta, duke pushtuar kėshtu miliona lexues. Tani vepra e tij nė botė ka tejkaluar kuotėn 60-milionshe! Romani mė i ri “Njėmbėdhjetė minuta” vjen nė shqip nė pėrkthim tė Murat Bejtės dhe nė botim tė “Buzukut”, i cili e ka tė drejtėn e botimit shqip pėr Kosovė.

Romani ka njė pėrmbajtje sa tė thjeshtė aq edhe universale. Drama personale e heroinės, Marisė, ėshtė njėkohėsisht edhe njė plagė e njerėzimit, tani edhe mė e theksuar e vendeve qė po pėrjetojnė me vite tranzicionin. Pra, edhe e Kosovės! Maria, heroina e romanit Njėmbėdhjetė minuta ėshtė me prejardhje nga Verilindja (Nordeste) e Brazilit. Rinia e saj ishte e pashpresė nė kėrkim tė dashurisė. Njė femėr shumė e bukur si Maria mund tė martohej, por ajo nuk deshi ta bėnte kėtė pa e realizuar ėndrrėn e saj: ta shihte Rio de Zhaneiron. Kurseu mė se dy vjet pėr tė udhėtuar nė qytetin e njohur.

Nė plazhin e Kopakabanės tėrheq vėmendjen e njė biznesmeni zviceran i cili i premtoi se do ta bėnte atė njė yll dhe e bind tė udhėtojnė nė Evropė. E gatshme pėr tė rrezikuar, me bekimin e familjes, Maria vendoset nė Gjenevė, me njė kontratė tė nėnshkruar paraprakisht. Po ta kishte lexuar me kujdes do tė vėrente edhe njė shtesė e cila e detyronte tė punonte me tė ardhura tė vogla nė njė klub nate.

Pas pak do tė bėhet prostitutė. Duke ndjekur rrugėn e shumė femrave tė tjera, Maria shumė shpejt largohet nga ėndrrat e saja drejt lumturisė. Gjatė vitit qė Maria ‘shitte kohėn e saj pa mundur ta blejė’ ajo u tregua praktike dhe reale, imune pėr tė shpresuar, e pėrqendruar nė realitetin qė e rrethonte. Falė ėndrrave tė rinisė sė saj fillon tė mbledhė para pėr ėndrrėn e re tė saj - pėr njė pronė nė Brazil. Trupin e saj e shfrytėzon si mjet pėr tė arritur qėllimin. Dhe ia arrin. Sė bashku me rrėfimin kemi edhe pjesė nga ditari i Marisė me pėrjetimet e saja marramendėse.

Ja ē’thotė vetė autori, Paulo Coelho lidhur me veprėn e tij mė tė re:

“Si ēdokush – nė kėtė rast, unė pėrgjithėsoj pa ngurrim, - kam shpenzuar shumė kohė pėr tė zbuluar kuptimin e shenjtė tė seksualitetit. Rinia ime ėshtė pėrputhur me epokėn e lirisė sė skajshme, tė zbulimeve dhe tė teprimeve, qė ėshtė shoqėruar me njė periudhė konservative dhe shtypėse – ēmim ky qė duhej paguar pėr shthurje qė nuk kanė mbetur pa pasoja. (...) Nė vitin 1997, pak pasi e pėrfundova njė konferencė nė Mantovė, nė Itali, gjeta nė hotelin ku isha vendosur njė dorėshkrim qė e kishte lėnė dikush pėr mua nė recepcion. Unė nuk lexoj dorėshkrime, por atė e lexova – historia e vėrtetė e njė prostitute braziliane. (...)

Me rastin e njė seance tė nėnshkrimit tė librave nė Gjenevė, shumė prostituta u paraqitėn me ekzemplarėt e tyre. Njėra prej tyre tėrhoqi posaēėrisht vėmendjen time. Dolėm – me agjenten time dhe me mikeshėn Monika Antunes – pėr tė pirė kafe, qė u shndėrrua nė darkė, pastaj nė takime tė tjera gjatė ditėve vijuese. Aty u lidh filli drejtues i “Njėmbėdhjetė minutave”. (...) Falėnderoj Marinė (emėr lufte), e cila banon sot nė Lozanė, ėshtė e martuar dhe ka dy vajza, dhe e cila me rastin e takimeve tona tė ndryshme ka marrė pjesė me mua dhe me Monikėn nė historinė, mbi tė cilėn mbėshtetet ky libėr.”

Libri ka njė pėrgatitje tė bukur teknike. Faqe 280 dhe kushton 7 euro.

 


                       Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.