|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Ballkani i bashkuar kundėr varfėrisė

 
 

 
1 prill 2004 / TN
 
Ana GJOKUTAJ
 
Nga data 29-31 mars 2004 nė Selanik tė Greqisė u zhvillua Forumi i Dytė mbi Strategjitė e Luftės kundėr Varfėrisė pėr vendet e Ballkanit— Shqipėrinė, Bosnje-Hercegovinėn, Serbinė dhe Malin e Zi / Kosovėn dhe Ish Republikėn Jugosllave tė Maqedonisė.
 
Tė gjitha kėto vende janė nė procesin e zbatimit tė strategjive tė tyre kombėtare pėr uljen e varfėrisė. Nė kėtė kontekst, Forumi ishte njė mundėsi e mirė  pėr shkėmbime eksperiencash nė procesin e zbatimit. Forumi u dha mundėsi pjesėmarrėsve—e nė veēanti ekipeve tė punės sė Dokumenteve tė Strategjisė pėr Uljen e Varfėrisė (PRSP-tė)—tė pėrqėndroheshin nė sfida tė pėrbashkėta nė lidhje me pėrcaktimin e prioriteteve tė politikave dhe shpenzimeve dhe me pėrparimin e bėrė nė lidhje me arritjen e kėtyre objektivave tė PRSP-se.
 
Nxitja e zhvillimit pėrmes politikave efikase
 
Diskutimet nė Forum u pėrqėndruan nė zbatimin e politikave qė nxisin zhvillimin ekonomik dhe ulin varfėrinė. Mė konkretisht diskutimet u pėrqėndruan nė politika tė inkurajimit tė stabilitetit makroekonomik, tė liberalizimit tė tregtisė, uljes sė korrupsionit dhe forcimit tė rendit. Njė fushė tjetėr nė tė cilėn u pėrqėndruan diskutimet ishin edhe politikat sociale pėr zgjerimin e aftėsive njerėzore dhe ofrimin e njė mbrojtjeje sociale efektive. Pjesėmarrėsit njė zėri ishin dakord me faktin se zhvillimi ekonomik duhej tė pėrfshinte tė gjitha segmentet e shoqėrisė.
 
Pjesėmarrėsit diskutuan gjithashtu nė lidhje me rėndėsinė e monitorimit dhe vlerėsimit tė zbatimti tė strategjive pėr uljen e varfėrisė nga parlamenti dhe shoqėria civile. Sipas tyre, kjo pėrfshirje mund tė shėrbejė fare mirė si njė komplement i pėrpjekjeve tė sistemeve qeveritare. Megjithatė, nė mėnyrė qė kėto vlerėsime tė merren parasysh nė procesin e hartimit tė politikave kombėtare dhe me qėllim qė  tė ndihmojnė autoritetet kombėtare nė hartimin e politikave afatmesme duhet qė tė funksionojnė marrėveshje institucionale.
 
Njė temė tjetėr qė u diskutua nė forum lidhej me nevojėn pėr pėrshpejtimin dhe harmonizimin e koordinimit tė donatorėve. Gjithashtu pjesėmarrėsit diskutuan edhe mbi mjaftueshmėrinė dhe parashikueshmėrinė e fondeve nga jashtė. Nė Forum pati njė vlerėsim pozitiv nė lidhje me konvergjencėn midis objektivave dhe masave tė  iniciativave tė ndryshme duke pėrfshirė Objektivat e Zhvillimit tė Mijėvjeēarit, Marrėveshjet e Stabilizim- Asocimit, Paktin e Stabilitetit dhe procesin e PRSP-sė.
 
Sfidat e ardhshme nė lidhje me zbatimin e strategjive
 
Pavarėsisht se ēdo  vend ka rrethanat dhe situatat e veta specifike dhe gjendet nė faza tė ndryshme tė zbatimit tė PRSP-sė, disa nga sfidat e pėrbashkėta janė:
·           Nevoja e hartimit tė prioriteve tė qarta tė politikave qė lidhen me luftėn kundėr varfėrisė;
·           Ndėrmarrja e hapave pėr tu siguruar qė buxhetet vjetor dhe programet e shpenzimeve reflektojnė prioritetet e  PRSPsė;
·           Monitorim dhe vlerėsim i kujdesshėm i zbatimit tė PRSP-sė, duke pėrfshirė njė pėrdorim aktiv tė mekanizmave parliamentare dhe tė shoqėrisė civile;
·           Nevoja pėr forcimin e kapaciteteve tė qeverisė, parlamentit dhe shoqėrisė civile, dhe;
·           Mbėshtetja financiare nga donatorėt tė reflektojė nevojat, prioritetet dhe kapacitetet absorbuese tė vendit; dhe qė gjithmonė e mė shumė PRSP-tė e frymėzuara nga vetė vendet  tė shndėrrohen nė instrumentin kryesor pėr koordinimin e donatorėve.
 
* * * * *
Forumi i Selanikut u organizua nga Banka Botėrore, Fondi Monetar Ndėrkombėtar, Departamenti Britanik i Zhvillimit Ndėrkombėtar dhe PNUD-i. Gjithashtu mbėshtetje e mėtejshme u sigurua nga qeveria e Greqisė dhe Gjermanisė dhe nga Agjencia Zviceriane pėr Zhvillim dhe Bashkėpunim. Ky Forum pasoi Forumin e Parė mbi Strategjitė e Uljes sė Varfėrisė tė zhvilluar nga data 28 tetor deri me 1 nėntor nė Baden tė Austrisė.  


                  Copyright©2000-2004 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.