|
31 mars 2004 / TN
"Zėri i Amrikės" mė 30 mars 2004 /
Laura Konda
Profesor Pol Uilliams, i cili ka
qenė edhe kėshilltar i delegacionit shqiptar nė bisedimet e Rambujesė,
tha nė njė intervistė pėr "Ditarin" se ka vetėm njė zgjedhje pėr
statusin pėrfundimtar tė Kosovės, njė Kosovė plotėsisht e pavarur me
kufijtė e tanishėm, e cila tė veprojė si njė shoqėri shumė-etnike,
pluraliste
Zėri
i Amerikės:
Profesor Williams, gjatė ditėve tė fundit kemi patur njė shtim tė
diplomacisė pėr ēėshtjen e Kosovės. Nėnsekretari amerikan i Shtetit
Mark Grossman vizitoi Beogradin dhe Prishtinėn; ndėrkohė udhėheqėsit
evropianė janė takuar me pėrfaqėsuesit e qeverisė sė Beogradit. A mund
tė pritet ndonjė nismė e re pėr Kosovėn nė kėto kushte?
Pol Uilliams:
Bashkėsia ndėrkombėtare e ka kuptuar, mendoj unė, se qėndrimi
"standarte para statusit" ka dėshtuar, pasi ka penguar zhvillimin
politik nė Kosovė gjatė katėr viteve tė fundit. Pėr fat tė keq, u desh
tė shpėrthente dhuna, qė Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian tė
kuptonin se politikat e tyre ishin tė dėshtuara dhe qė Shtetet e
Bashkuara tė kuptonin se e kanė lėnė nė harresė Kosovėn dhe se kanė
shpėrdoruar dashamirėsinė qė ka populli i Kosovės pėr Shtetet e
Bashkuara. Kam besim se do tė ketė njė rishqyrtim tė politikės
amerikane: amerikanėt do tė udhėheqin evropianėt drejt njė procesi mė
praktik, do tė ketė njė masė tranferimi tė autoritetit dhe caktimin e
njė afati specifik kohor pėr pavarėsinė.
Zėri
i Ameirkės:
Disa ekspertė kėmbėngulin se Shtetet e Bashkuara dhe Evropa duhet ta
shqyrtojnė sa mė shpejt nė kėto kushte statusin pėrfundimtar tė
Kosovės, ndėrkohė qė kryeadministratori Holkeri thotė se kjo do tė
ishte njė lloj shpėrblimi pėr dhunėn. Cilat janė pikėpamjet tuaja
lidhur me kėtė ēėshtje?
Pol Uilliams:
Ka shumė rėndėsi tė kuptohet se medota e deritanishme nuk ka pasur
sukses. E vetmja mėnyrė pėr tė normalizuar situatėn politike nė Kosovė
ėshtė tė pėrparohet me shpejtėsi drejt njė lloj pėrcaktimi tė statusit
pėrfundimtar dhe tė vendoset Kosova nė njė rrugė tė ngjashme me atė tė
Sllovenisė, Kroacisė, Maqedonisė, pra pavarėsi me mbėshtetje tė fortė
ndėrkombėtare dhe garanci pėr sigurim pėr transformimin e kėsaj
shoqėrie.
Evropianėt dhe disa prej vendeve anėtare
tė OKB-sė kanė thėnė se pėrparimi drejt caktimit tė statusit
pėrfundimtar do tė pėrbėnte shpėrblim pėr dhunėn, por nė fakt, kjo
pėrbėn shpėrblim pėr elementėt e moderuar, tė cilėt tė bashkuar,
ngritėn zėrin kundėr dhunės, dhe kanė krijuar njė fond pėr tė
rindėrtuar kishat dhe banesat serbe. Statusi pėrfundimtar, mendoj unė,
ėshtė e vetmja mėnyrė pėr tė mėnjanuar ekstremistėt.
Vazhdimi i politikės sė standarteve para
statusit edhe pėr 2-3 vjet tė tjera do tė ishte shpėrblim pėr dhunėn
pasi do tė shtonte radhėt e kėtyre elementėve me pasues tė rinj.
Udhėheqja e Kosovės njėzėri ka treguar qėndrimin e saj tė moderuar,
duke dėnuar dhunėn, prandaj ajo duhet tė shpėrblehen tani. Kjo nė fakt
do tė jetė edhe nė interes tė Shteteve tė Bashkuara dhe tė Bashkimit
Evropian. Pra ėshtė njė zgjidhje nė interes tė tė gjitha palėve.
Zėri
i Amerikės: Profesor Williams, a mendoni
se kriza e fundit e ka forcuar pozitėn e Beogradit?
Pol Uilliams:Kriza
e fundit mund ta forcojė pozitėn e Beogradit, vetėm nėse udhėheqja e
Kosovės nuk qėndron solide. Udhėheqja e Kosovės duhet tė jetė e
pėrqėndruar, tė forcojė autoritetin e saj, tė kufizojė veprimtarinė e
ekstremistėve nė Kosovė, dhe tė mbajė nė distancė Beogradin, pasi si
rrjedhojė e regjimit nacionalist qė ėshtė nė pushtet atje, Beogradi do
tė kėrkojė ēdo arsye pėr tė rivendosur autoritetin e tij nė Kosovė.
Beogradi e pėrdor Kosovėn dhe Malin e Zi pėr tė larguar vėmendjen nga
problemet e brendshme politike nė Serbi. Dhuna nė Kosovė i shėrben
kėtij synimi tė Beogradit.
Zėri
i Amerikės: Dhe nė fund, profesor
Williams, si e shikoni tė ardhmen e Kosovės, pavarėsia, ndarja e saj
apo njė shoqėri demokratike shumė-etnike?
Pol Uilliams:Ka
vetėm njė zgjedhje pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės, njė Kosovė
plotėsisht e pavarur me kufijtė e tanishėm, e cila tė veprojė si njė
shoqėri shumė-etnike, pluraliste. Nuk ėshtė e mundur qė Kosova tė
ndahet, sė pari si rrjedhojė e enklavave, dhe e dyta si rrjedhojė e
shembullit qė jep pėr Serbinė, Bosnjėn, Maqedoninė dhe tė gjitha
vendet nė rajon. Po ashtu nuk mund tė ekzistojė njė Kosovė njė-etnike.
Prirja ėshtė drejt shoqėrive shumė-etnike dhe pluraliste dhe Kosova
duhet tė bashkohet me kėtė prirje pėr tė ecur drejt integrimit nė
Evropė. Por ėshtė e rėndėsishme qė tė mos krijojmė njė Kosovė tė
stilit tė Bosnjės, por tė stilit tė Kroacisė, apo Sllovenisė.
Pra shqiptarėt duhet tė marrin nė dorė tė
ardhmen e tyre politike, dhe komuniteti ndėrkombėtar duhet tė ofrojė
mbėshtetjen teknike. Por kjo mund tė arrihet vetėm nė kushtet kur
udhėheqėsit e Kosovės tė kenė nė duar pėrgjegjėsitė. Unė besoj se nė
Kosovė ekziston kapaciteti, i cili ėshtė treguar pėrballė sfidave
gjatė dy viteve tė fundit dhe se udhėheqėsit e Kosovės do tė bėhen
anėtarė tė pėrgjegjshėm tė bashkėsisė ndėrkombėtare, po aq shpejt sa
disa prej vendeve tė tjera fqinje.
|