|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

 

   
 

Kronikė nga Gjilani

 
 

 
Pėrmbajtja:
  • Tetė drejtori barten nė duar tė drejtorėve tė pėrkohshėm

  • Nė trazirat e 17 e 18 marsit nė Kosovė kanė vdekur 19 qytetarė

  • Pronėsia e objektit “Iliria/4” i takon komunės e jo “Moravės sė Binēės”

  • "Bondsteel" ka burgosur 9 persona

  • Kėrkohet rishqyrtimi i kohėzgjatjes sė orės policore


  
Tetė drejtori barten nė duar tė drejtorėve tė pėrkohshėm
 
Gjilan, 31 mars/TN/ Ilmi MUSLIU - Njėmbėdhjetė drejtori tė shėrbimit civil tė komunės sė Gjilanit, qė nga nesėr do tė udhėhiqen nga drejtues tė pėrkohshėm, meqenėse tetė drejtorėve tė deritashėm u kanė mbaruar kontratat e punės mė 31 mars, ndėrsa tre tė tjerė ishin caktuar mė herėt nė kėtė cilėsi.

Nė administratėn e pėrgjithshme, drejtor i pėrkohshėm ėshtė caktuar Sadri Arifi, nė buxhet dhe financa – Ilmi Limoni, nė urbanizėm – Mumin Kēiku, nė ekonomi – Nuhi Nuhiu, nė siguri dhe emergjencė – Halit Rexhepi, nė shėndetėsi – Nexhat Halili, nė bujqėsi – Zvonko Petkoviq. Ndėrkohė, deri nesėr do tė pėrcaktohet edhe kandidati pėr drejtorinė e shėrbimeve publike.

Kuvendi Komunal, nė seancėn e pesėmbėdhjetė tė radhės, ua kishte zgjatuar mandatin drejtorėve tė deritashėm deri mė 31 mars, pasiqė kontratat e tyre kishte pėrfunduar mė 31 dhjetor tė vitit 2003.

Drejtoria pėr kulturė, Drejtoria pėr arsim si dhe Drejtoria pėr gjeodezi, qė mė herėt udhėhiqen nga ushtruesit e detyrės, Bali Sahiti, Agim Rexhepi dhe Alban Qerimi.

Njė ekip nga komuna ka pėrcjellur procedurėn e bartjes sė drejtorive tė kandidatėt e rinj dhe ka njoftuar se gjithēka ėshtė zhvilluar nė raporte korrekte. Drejtorėt e pėrkohshėm janė pėrgėzuar pėr punė tė suksesshme nga paraardhėsit e tyre.

Pritet qė nė seancėn e ardhshme tė Kuvendit Komunal tė miratohen ndryshimet nė statutin e komunės dhe tė hapet rruga pėr riorganizimin e shėrbimit civil, i cili parashihet t`i ketė 4 departamente, 14 nėndepartamente si dhe 6 zyra.

Enver Muja, kryeshef ekzekutiv thotė se ky model pėrmbledhė njė kombinim pėrvojash tė disa shteteve mė demokratike evropiane dhe si i kėtillė garanton rritje tė shkallės sė efikasitetit dhe shėrbim mė tė mirė pėr qytetarėt, ndėrsa zvogėlon dukshėm ndikimin e politikės nė administratėn publike.
 
 
Nė trazirat e 17 e 18 marsit nė Kosovė kanė vdekur 19 qytetarė
 
Gjilan, 31 mars/TN/ Ilmi MUSLIU - LAJMEPolicia ka publikuar tė mėrkurėn nė Prishtinė tė dhėnat se nė trazirat e 17 e 18 marsit nė Kosovė kanė vdekur 19 qytetarė (11 shqiptarė dhe 9 serbė). Mė parė ėshtė thenė se ky numėr arrinte nė 28 tė vdekur.

Lėndime kanė pėsuar 900 persona, pėrfshirė kėtu edhe 65 policė ndėrkombėtarė dhe 58 policė tė SHPK-sė. Rreth 800 shtėpi, 29 kisha dhe manastire dhe mbi 150 makina tė UNMIK-ut ose private janė shkatėrruar ose janė dėmtuar.

Numri i tė vdekurve nė trazirat e fundit qė ndodhen nė Kosovė, ishte kontradiktor deri tani, madje ishte thenė se kishte arritur edhe deri nė 31 persona.

Nė Gjilan, ndėrkaq ka humbur jetėn njė person (Sllobodan Periq), lėndime kanė pėsuar 63 qytetarė (59 shqiptarė dhe 4 serbė) si dhe 15 policė (dy ndėrkombėtarė) dhe janė djegur ose dėmtuar 18 shtėpi dhe 19 automjete.

Gjendja momentale vlerėsohet e qetė. Komisioni pėr vlerėsimin e dėmeve nė objektet e dėmtuara ka filluar punėn. Pėr familjet e zhvendosura, komuna ka ndarė nga buxheti i saj 10 mijė Euro. 52 shtėpi tė serbėve si dhe kisha katolike nė qytet janė mbrojtur tė padėmtuara.
 
 
Pronėsia e objektit “Iliria/4” i takon komunės e jo “Moravės sė Binēės”
 
Gjilan, 31 mars 2004/TN/ Ilmi MUSLIU - Ka disa ditė qė Ndėrmarrja “Morava e Binēės” nė Gjilan, duke pretenduar se e gėzon tė drejtėn e pronėsisė pėr objektin “Iliria/4”, i cili gjendet pėrballė spitalit rajonal, ka publikuar ofertė pėr shitjen e lokaleve afariste.
 
Komuna, nga ana e saj, pėrmes Drejtorisė pėr gjeodezi, kadastėr, pronė dhe banim ka reaguar ndaj kėsaj oferte tė ndėrmarrjes “Morava e Binēės”, me arsyetim se kėto lokale konsiderohen pronė e saj, nė bazė tė vendimit komunal nr.01/7331/820, tė datės 30 nėntor 2001.
 
Derisa tė mos zgjidhet ēėshtja e pronėsisė definitive pėr “Iliria/4”, ēdo veprim i Ndėrmarrjes “Morava e Binēės” pėr shitblerjen e lokaleve afariste, depove dhe bodrumeve nė kėtė objekt ėshtė i paligjshėm, thuhet nė reagimin e drejtorisė pėrkastėse.
 
 
"Bondsteel" ka burgosur 9 persona
 
Gjilan, 31 mars 2004/TN/ Ilmi MUSLIU - Qė nga fillimi i dhunės nė tėrė Kosovėn, mė 17 mars, ushtarėt e Brigadės Shumėkombėshe tė Lindjes kanė burgosur np kampin ‘Bondsteel” 9 persona, pėr t`i marrė nė pyetje nė lidhje me trazirat. Nė njė njoftim nga BSHL thuhet se katėr nga tė burgosurit janė liruar pasi u morėn nė pyetje, tre vazhdojnė tė mbahen nė arrest, ndėrsa dy tė tjerė i janė dorėzuar Shėrbimit Policor tė Kosovės.

“Qėllimi ynė ėshtė qė tė gjithė personat e arrestuar t`i trajtojmė me dinjitet dhe respekt”, deklaroi majori Christopher J. Cole, oficer pėr ēėshtje publike nė BSHL. Personeli ynė ėshtė duke punuar shumė shpejt pėr tė konstatuar nėse ndonjėri prej tyre ka qenė pjesėmarrės nė aktivitete ilegale dhe tė tillėt do t`ia dorėzojė SHPK-sė, ka thenė ai.

BSHL vazhdon tė pėrkrahė Shėrbimin Policor tė Kosovės si dhe policinė e misionit tė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė, nė angazhimin e tyre pėr tė identifikuar dhe kapur pėrgjegjėsit pėr dhunėn.
 
 
Kėrkohet rishqyrtimi i kohėzgjatjes sė orės policore
 
Gjilan, 31 mars 2004/TN/ Ilmi MUSLIU - LAJMEKomiteti pėr siguri dhe emergjencė nė Gjilan, pasi ka vlerėsuar nė takimin e fundit se gjendja e sigurisė ėshtė pėrmirėsuar dukshėm, i ka rekomanduar kolonelit Richard Jonson qė tė kėrkojė nga gjenerali i Brigadės Shumėkombėshe tė Lindjes rishqyrtimin e vendimit pėr orėn policore, e cila u aplikua pas trazirave tė 17 marsit.

Heqja e orės policore, ose shkurtimi i kohėzgjatjes sė saj nga 24:00 deri nė 5:00 tė mėngjesit, do tė mundėsonte mbajtjen normale tė aktiviteteve kulturore, rinore e sportive, ka thėnė kryetari i komunės, Lutfi Haziri, i cili ka shtuar se kjo ėshtė kėrkesė edhe e biznesit.

Koloneli Jonson, komandant i kampit “Montith” nė Gjilan, pėrgjegjės pėr siguri nė komunat Gjilan, Dradanė dhe Artanė, ka premtuar se do tė bisedojė me gjeneralin Rick Erlandson rreth orės policore, pasiqė kjo kėrkesė ėshtė bėrė edhe nga pėrfaqėsues tė komunitetit serb.

Pėr shkelje tė kėsaj urdhėrese, deri tani janė mbajtur nė polici 212 persona, ka thenė Reshat Maliqi nga SHPK-ja.

Tash pėr tash, ora policore mbetet nė fuqi nga 21:00 deri nė 6:00 tė ditės sė nesėrme dhe ajo zbatohet vetėm nė sektorin lindor.


                       Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.