|
-
31 mars 2004 / TN
-
-
Ēerēiz LOLOĒI
-
-
Shoqėria shqiptare teksa e sheh veten tė
gjunjėzuar pėrballė krimit, korrupsionit, mungesės sė institucioneve
dhe tė disa fenomeneve qė e tregojnė atė me gisht nė shumė organizma
ndėrkombėtare, ėshtė po aq e gjunjėzuar edhe para gjakmarrjes: pa
pėrkatėsi fetare, bindjeje, ideje dhe krahine. Sot pėr marrjegjaku
mund tė vritesh si nė Sarandė ashtu edhe nė Shkodėr, si nė Elbasan
dhe po aq nė Korēė, pa pėrjashtim nė tė gjitha qytetet dhe qytezat e
vendit; megjithėse ka njė sėrė strukturash shtetėrore dhe ato tė
pushtetit lokal, personi qė ka vendosur tė marrė njė tjetėr jetė
njeriu, rri nė pritė pėr tė zbatuar amanetin e kahershėm.
-
-
Tė gjitha iniciativat ligjore dhe
joligjore, tė gjitha fondet e brendshme dhe tė huaja, tė gjitha
pėrpjekjet shtetėrore dhe njė grup organizimesh tė brendshme
pajtimtare, nuk kanė ulur aspak ritmin e vrasjeve dhe tė ngujimeve
familjare, madje e kanė ndėrkombėtarizuar atė edhe nė disa
kryeqendra europiane ku gjendet pa kurrfarė pėrkrahje emigracioni
shqiptar.
-
-
Ky ritual vrasės qė nuk gjendet nė asnjė
nga doktrinat fetare, nuk pėrfill jo vetėm atė legjislacion tė
mangėt, por edhe mosveprimin e shumė institucioneve tė
drejtpėrdrejta dhe pėrgjegjėse si Ministria e Rendit Publik,
Ministria e Arsimit, Ministria e Drejtėsisė, pushteti gjyqėsor i tė
gjitha niveleve, strukturat lokale tė zgjedhura ose tė emėruara
(kryepleqėsi, komunė, bashki, qark, prefekturė) e deri te mbledhjet
solemne si ajo e djeshmja organizuar me iniciativėn e Presidentit tė
Republikės, dr. Alfred Moisiut. Shembujt e kėsaj mortje mund tė
gjenden me shumicė, pėr tė mos thėnė edhe raste tepėr skandaloze ku
njė punonjės i forcave tė Rendit (qė ka hyrė nė pėrpjekje me shkelės
ligji pėr llogari tė shtetit) rri gjithashtu i ngujuar, sepse nuk e
fal hasmi!
-
-
Mbledhje, ceremoni tė bujshme,
shpėrndarje dhe posedim dekoratash, maratona pro-pajtim e veprimtari
tė tjera tashmė kanė hyrė nė rutinėn bezdisėse qė nuk mund tė mos
sjellin edhe tallje cinike pėr dhjetėra familjarė tė mbyllur brenda
mureve, pėr fėmijė qė pėrjashtohen nga vazhdimi i procesit mėsimor,
pėr gra qė janė tė dėnuara tė zvarrisin motet pa bashkėshortėt e
tyre dhe pėr njė varfėri tė tejskajshme qė nuk ka zyrė INSTAT-i qė
ta llogarisė.
-
-
Parashtrimi i kėsaj problematike nuk
paragjykon asnjė veprimtari, qoftė edhe atė tė presidentit Moisiu me
njė grup ministrash dhe pėrfaqėsues OJF-sh, por kėrkon tė theksojė
se shteti duhet tė ndihet i fuqishėm dhe efikas nė kėtė fenomen tė
rėndė.
-
-
Rindėrtimi i njė legjislacioni qė tė
ketė nė bazė saksione sa mė tė ashpra pėr ata qė vrasin dhe qė
mbajnė gjallė gjakmarrjen, ėshtė nga mė urgjentėt. Por paralel me
kėtė masė drejtėsie, shumė dikastere kanė pėrgjegjėsitė e tyre, ēka
nėnkupton njė ribėrje e procesit edukativ prej Ministrisė sė
Arsimit, njė draft urdhrash nėnligjorė tė Ministrisė sė Rendit
Publik, pėrjashtimi nga pėrkrahja sociale prej ministrisė sė Punės,
etj..
-
-
Pra Presidenti i Republikės, pėr t'i
shpėtuar grackės sė mbledhjeve tė bujshme dhe pa bukė, mund t'ia
kėrkonte secilit dikaster disa masa paraprake, mundėsisht pa
televizion dhe qė t'i shėrbente vėrtet parandalimit tė kėtij
fenomeni. Kėto masa si dhe parashikimi me ligj ku tė pėrcaktohej se
vrasėsi pėr gjakmarrje dėnohet me burgim tė pėrjetshėm dhe nuk
pėrfiton nga asnjėlloj amnistie, mund tė shėnonte njė kthesė nė
jetėmarrjen e pafajshme.
|
|