|
 |
|
-
31 mars 2004 / TN
-
-
-
Fatalitetet qė
shoqėruan njė nga ngjarjet mė tė tmerrshme tė historisė sė
njerėzimit!
-
-
Pse shėrbimet e
sigurisė kombėtare amerikane nuk arritėn tė parandalonin aktin
terrorrist dramatik!
-
-
Shumė kohė pėrpara 11 shtatorit 2001, Shtėpia e
Bardhė nė Shtetet e Bashkuara te Amerikės debatonte mbi
mundėsinė e ndėrmarrjes sė njė offensive pėr tė luftuar
al-Qaedan. Madje stafi presidencial kishte edhe njė plan! Por nė
kohėn kur u morėn vendimet ishte tepėr vone... Gati njė vit pas
shembjes e Kullave Binjake, ky artikull - njė nga analizat mė tė
plota qė janė bėrė deri mė tani, - pėrpiqet tė hedhė dritė mbi
njė pjesė tė errėt tė ngarjeve qė lidhen me ngjarjet dramatike
tė 11 shatorit 2001 si dhe me sagėn e shanseve tė humbura pėr tė
parandaluar tė keqen qė ndodhi.
-
-
Artikull i revistės prestigjoze Times, 12 Gusht 2002,
nga Michael Elliot
-
-
Perkthyer nė shqip nga Besnik ALIAJ
|
-
-
HISTORIA SEKRETE
-
-
Thuhet
se fati i historisė ėshtė vendosur nga forca e armėve nė fushėn e
betejės, por shpesh ajo ėshtė pėrcaktuar edhe nga kolapsi apo
dėshtimi e njė perandorie tė lodhur. Kur historianėt mundohen tė
gjejnė pse njė komb i caktuar nė njė moment tė historisė merr njė
drejtim tė caktuar nė vend tė njė tjetri, ata zakonisht janė mė
shumė tė interesuar tė zbulojnė se kush foli dhe cfarė u tha nė njė
takim larg syve tė opinionit publik, domethėnia e vėrtetė e tė cilės
mund tu ketė shpėtuar edhe vetė atyre tė cilėt mund tė kenė marrė
pjesė nė kėtė takim.
-
-
Njė
takim i tillė ėshtė zhvilluar dhe nė njė nga dhomat e Shtėpisė sė
Bardhė gjatė javės sė parė tė janarit 2001. Takimi ishte pjesė e njė
programi tė dizenjuar nga kėshilltari i Bill Klinton pėr sigurinė
kombėtare, Sandy Berger, i cili donte qė tranzicioni ndėrmjet
administratave tė Bush dhe Klinton tė kryhej sa mė butė dhe sa mė
normal qė tė ishte e mundur. Me njė lloj hidhėrimi, Berger kujton se
sa pak janė ndihmuar ai dhe kolegėt e tij nga administrata e Bushit
tė vjetėr gjatė periudhės 1992-1993. I ndėrgjegjshėm pėr tė
shmangur pėrsėritjen e asaj eksperience, ai organizoi 10 takime
informuese me ekipin e tij pėr pasuesen e postit tė tij, Condoleezza
Rice, dhe pėr zėvendėsin e saj Stephen Hadley.
-
-
Vetė
Bergeri ndoqi vetėm njė nga sesionet e takimeve informuese -
sesionin qė kishte tė bėnte me kėrcėnimin qė shfaqte pėr Shtetet e
Bashkuara terrorrizmi ndėrkombėtar, dhe nė mėnyrė tė vecantė
kėrcėnimi i al-Qaedas. Ai iu drejtua Condoleezza Rice me fjalėt,
Unė vij nė kėtė takim pėr tė nėnvizuar se sa e rėndėsishme ėshtė pėr
mendimin tim ky subjekt! Bergeri thotė se me vonė nė zyrėn e tij,
duke qenė i vetėm me Rice, ai i tha asaj, Unė besoj se administrata
e Bushit tė ri do tė shpenzojė mė shumė kohė me terrorizmin nė
pėrgjithėsi, dhe mbi cdo gjė tjetėr me al-Qaedan nė vecanti!
-
-
Seanca
e informimit mbi terrorizmin u mbajt nga Richard Clarke, njė
burokrat karriere, i cili kishte shėrbyer edhe nė administratėn e
Bushit tė parė, por ishte ngritur nė pėrgjegjėsi vecanėrisht gjatė
viteve tė presidencės Clinton, duke u shndėrruar nė pikėn e
referimit tė Shtepisė sė Bardhė pėr cėshtjet e terrorizmit. Si shef
i Grupit ndėr-dikasterial tė Sigurisė Kundra Terrorizmit (GSC),
Clarke njihej si njeri paksa obsesiv - por nė fakt ishte personi qė
bėnte tamam pėr kėto lloj punėsh. Qė nga sulmi terrorist me bombė
mbi bazėn ushtarake amerikane, U.S.S.Cole, nė Jemen, mė 12
Tetor 2000 - sulm ku mbetėn tė vrarė 17 amerikanė - ai kishte punuar
nė hartimin e nje plani agresiv pėr tė luftuar al-Qaedan. Rezultat i
kėsaj pune ishte njė dokument strategjie qė Clarke ja kishte
prezantuar Berger dhe shefave tė tjerė tė sigurisė kombėtare
amerikane qė mė 20 dhjetor 2000.
-
-
Por
Berger dhe shefat e tjerė vendosėn ta linin planin nė sirtar pėr
tia kaluar administratės sė Bushit tė ri trajtimin e kėsaj
cėshtjeje. Duke qenė se administratės Clinton i kishte mbetur mė pak
se njė muaj qėndrim nė pushtet, kjo e fundit gjykoi se nuk do tė
ishte e pėrshtatshme tė lanconte njė iniciativė kaq madhore kundėr
Osama bin Ladenit. Njė nga ndihmėsit kryesore tė Clintonit thotė -
Ne do tė ishim nė njė situatė tė tillė absurde, ku do tė duhej ti
linim nė dorėzim administratės sė Bushit tė ri njė LUFTĖ, ndėrkohė
qė ajo sapo do tė merrte detyrėn nė ngarkim mė 20 janar 2001. Kjo
nuk kishte pėr tė ndodhur kurrė! Kėshtu qė fati i asaj qė u
propozua nga Clarke nė takimin informues tė fillim janarit 2001,
varej tėrėsisht nga vendim-marrja e ekipit tė kėshilltares sė re pėr
sigurinė Condoleezza Rice.
-
-
Pasi
foli nė fillim tė takimit informues, Berger u largua dhe nuk arriti
tė ishte i pranishėm nė momentin kur Clarke duke pėrdorur njė
prezantim Powerpoint nė kompiuter, nėnvizoi idenė e tij kryesore
pėr Rice. Por njė zyrtar i lartė i administratės Bush mohon faktin
qė tiu jetė dorėzuar nga administrata e mėparshme e Clinton, njė
plan zyrtar pėr tė ndėrmarrė njė offensivė tė gjerė kundėr
al-Qaedas. Mė tej ai shton se materiali i prezantuar nga Clarke nė
atė takim nė fakt trajtonte mė tepėr idenė nė se administrata e re
Bush duhej tė ndėrmerrte njė politikė mė aktive ndaj grupimeve
terroriste. (E pyetur pėr kėtė fakt Rice nuk ka pranuar tė
komentojė, por zėdhėnėsja e saj sidoqoftė tha se asaj nuk i kujtohet
asnjė takim informues ku tė ketė qenė prezent edhe Berger.) Tė tjerė
zyrtarė tė rėndėsishėm si nga administrata Clinton edhe nga ajo Bush
thonė se sidoqoftė Clarke kishte njė seri propozimesh konkrete pėr
ta vėnė me shpatulla pėr muri al-Qaedan.
-
-
Nė
fakt, titulli i faqes 14 tė prezantimit nė Powerpoint tė Clarke
lexon, Pėrgjigjja ndaj al-Qaedas: Vėnia me shpatulla pėr muri!
Propozimi i Clarke bėnte thirrje pėr tė shkatėrruar celulat e
al-Qaedas si dhe arrestimin e personelit tė tyre. Mė tej ai
propozonte qė tė sulmoheshin sistematikisht mbėshtetėsit financiare
tė aktiviteteve terroriste, tė ngriheshin asetet dhe tė ndaloheshin
fondet nga fondacionet fasade tė bamirėsisė. Vendet ku al-Qaeda
shkaktonte turbullira, - si Uzbekistani, Filipinet, Jemeni, etj -
duhet tu jepej ndihmė pėr tė luftuar terrorrizmin. Akoma mė e
rėndėsishme ishte fakti qė Clarke donte tė shihte njė rritje
drastike tė veprimeve konkrete kundrejt Afganistanit nė mėnyrė qė
tė eleminohej tempulli i shenjtė i al-Qaedas, ku kjo e fundit
kishte kampet e trainimit tė terroristėve dhe ku bin Ladeni mbrohej
nga regjimi radikal islamik i Talibanėve.
-
Talibanėt erdhėn nė pushtet nė 1996, duke vendosur njė lloj rregulli
pėr njė komb qė ishte udhėhequr nga rivaliteti i pėrgjakshėm midis
feudeve dhe luftėrave etnike qė nga koha e tėrheqjes sė ushtrisė
sovjetike nė vitet 80-tė. Propozimi anti-terror i Clarke mbėshteste
njė rritje tė konsiderueshme tė mbėshtetjes amerikane pėr Aleancėn
e Veriut, e cila ishte rezistenca e vetme qė kishte mbetur nė
Afganistan kundėr regjimit tė Talibaneve. Nė kėtė mėnyrė,
terroristėt qė do tė pėrgatiteshin nė kampet terrorriste, do tė
detyroheshin qė tė qėndronin ne Afganistan, duke luftuar (apo
vdekur) nė frontin e luftės. Nė tė njėjtėn kohė, ushtria amerikane
duhet tė niste sulmet ajrore mbi kampet e trajnimit tė terroristeve,
si dhe tė inicionte operacionet e forcave speciale nė brendėsi tė
Afganistanit. Plani vlerėsohej tė kushtonte disa qindra milionė
dollarė. Me pak fjalė, sic pershkruhet nga zyrtarė tė lartė tė
administratės sė Bushit, plani parashikonte pothuaj saktėsisht atė
cfarė u zbatua nga SHBA-ja pas 11 shtatorit 2001.
-
-
Dhe
pikėrisht kėtu qėndron problemi. Propozimit tė Clarke, hartuar gjatė
viteve 2000-2001, nuk ju kushtua vemendja e duhur dhe nuk u dėgjua
mė nga vendim-marrėsit mė tė lartė tė administratės amerikane deri
nė prill 2001. Por edhe nė kėtė rast, shqyrtimi i planit harxhoi 4
muaj tė tjerė nėpėr labirinthet e burokracisė para se ky material tė
bėhej gati pėr aprovim nga presidenti Bush. Nga njėra anė, askush
nuk mund tė parashikonte mė parė se kur dhe si do tė ndodhte sulmi
terrorist. Ėshtė plotėsisht e vėrtetė se askujt nuk do ti shkonte
ndėr mend ajo qė ndodhi nė 11 shtator 2001! Por nga ana tjetėr
ekzistojnė edhe disa tė vėrteta tė pamohueshme. Aty nga mesi i vitit
2001, pėr shumicėn e atyre qė duhet tė ishin nė dijeni - pėrfshi
profesionistėt nė hije tė spiunazhit, burokratėt e padukshėm tė
shėrbimeve sekrete dhe ata tė zbatimit tė ligjit nė njė numėr
vendesh - tė gjithė ishin pothuaj histerikė pėr shkak tė shqetėsimit
tė vazhdueshėm qė vinte nga njė sulm i madh i mundshėm terrorist
kundėr interesave amerikane. Kjo nuk u arrit tė shmanget sepse viti
2001 dėshmoi dėshtimin sistematik tė aftėsisė sė aparatit tė
sigurisė kombėtare nė Washington pėr tė trajtuar cėshtjen e
kėrcenimit terrorist.
-
-
Nė fakt
propozimi i Clarke u bė viktimė e procesit tė tranzicionit tė
kalimit tė pushteteve nė Shtėpinė e Bardhė. Fatkeqėsisht,
administrata e re ishte e zėnė me rikonceptimin e politikave tė
trashėguara pėr betejat e saj tė ardhshme dhe po sheshonte
cėshtjet kryesore qė pėrballeshin me tė nė ditėt e para tė marrjes
sė pushtetit. Ndėrmjet tė tjerash, administrata e Bushit vendosi tė
institucionalizonte procesin e saj tė rishikimit tė politikave mbi
cėshtjet e kėrcėnimit terrorist. Vetė Clarke, tregon se nė fakt
rishikimi eci me ritmet mė tė shpejta tė mundshme! Mė tej zyrtarėt
e administratės sė tanishme presidenciale insistojnė se nė momentin
kur strategjia e rishikuar iu dorėzua Bush-it pėr aprovim mė 4
shtator 2001, ajo ishte mė agresivja dhe mė e plota se cdo material
tjetėr i hartuar nga administratat e mėparshme.
-
-
Sipas
tyre, plani final ishte eliminimi dhe jo vėnia me shpatulla pėr
muri e al-Qaedas! Por sidoqoftė vonesat kanė gjithmonė njė kosto!
Ndėrkohė qė Aleanca e Veriut, opozita e vetme nė Afganistan, ishte
e dėshpėruar pėr ndihmė ajo mori nė fakt shumė pak prej kėsaj
ndihme. Pėr mė tepėr, nė njė situatė tipike burokratike dhe fatale,
sherret e vogla dhe cic-micet banale qė hasen nė fakt shumė rrallė
nė politikėn e djathtė, penguan marrjen e vendimit pėr dėrgimin e
njė Predatori - njė lloj avioni satelit spiun qė komandohet pa
pilot nga toka - tė fluturonte mbi Afganistan, gjė qė mund tė ishte
burimi mė i mirė i informacionit dhe spiunazhit tė mirėfilltė pėr
atė cfarė po ndodhte nė kampet e pėrgatitjes sė terrorristeve. Nė
kėtė mėnyre Predatori qėndroi kot i papunė qė nga tetori 2000 deri
mė 11 shtator 2001 dhe askush nuk ishte pėrgjegjės pėr kėtė gjė.
Kėshtu Washingtoni dėshtoi nė mėnyrė tmerrėsisht fatale - dhe nė
konceptin Washington pėrfshihet e gjithė struktura organike
qeverisėse e zyrtarėve dhe politikaneve, qofshin kėta tė njohur apo
tė panjohur, me apo pa uniformė zyrtare!
-
-
Por a
ekzistonte mundėsia qė sulmi makabėr i al-Qaedas tė parandalohej
nėse SHBA do tė aprovonin dhe nisnin zbatimin e planit tė luftės
antiterror qė nė Janar 2001? Ndoshta jo! Goditja kryesore e planit
origjinal ishte tė sulmonte al-Qaedan jashtė kufijve tė SHBA-sė.
Ndėrkohė, nė fillim tė po kėtij viti, Mohamed Atta dhe Marwan
Al-Shehhi, dy arabė tė cilėt kishin qenė liderat e celulės
terroriste nė Hamburg, Gjermani, kishin arritur tė hynin nė SHBA,
madje jetonin nė Florida dhe pėrvetėsonin njohuritė e duhura pėr
fluturime ajrore nė shkollat lokale. Nawaf Alhazmi dhe Khalid
Almihdhar bėnin tė njėjtėn gjė nė Kaliforninė Jugore. Rrėmbyesit e
mėvonshėm tė avioneve ruajten njė siguri tė lartė, duke shmangur nė
pėrgjithėsi pėrdorimin e telefonave celularė, duke marrė me qira
apartamente me emra tė rremė, dhe duke pėrdorur sa mė shumė tė ishte
e mundur para cash nė vend tė transfertave elektronike bankare. Nė
se cdo plan i parashikuar pėr tė sulmuar al-Qaedan do tė zbatohej,
ekzistonte mundėsia nė fakt qė celula nė SHBA e drejtuar nga Atta
mund tė mos ishte kapur kurrė.
-
-
Por
ekzistonte edhe njė mundėsi tjetėr! Njė fushatė agresive
mbarėbotėrore pėr tė degraduar dhe shkatėrruar rrjetin tėrrorrist -
pėr tė ndėrprerė sistemin e rekrutėve terrorristė qė vinin tė
pėrgatitur pėr terror nga kampet e trainimit nė Afganistan, pėr tė
sulmuar ndihmėn logjistike dhe financiare nga e cila vareshin
rrėmbyesit e ardhshėm tė avioneve civilė - mund tė kishte bėrė tė
pamundur zbatimin e sulmeve tė 11 shtatorit 2001. Ndoshta disa nga
ata qė do tė aprovonin dhe urdhėronin zbatimin e kėtij sulmi
cnjerėzor do tė ishin vrarė, dhe rruga e parave pėr nė Florida do
tė ishte ndėrprerė. Kėto gjėra skemi pėr ti ditur kurrė saktė sepse
ato asnjėherė dhe askush nuk u perpoq ti zbatonte! Kjo ėshtė
historia sekrete e dėshtimit mė 11 shtator 2001.
-
-
BIZNES I PAMBARUAR
-
-
Berger
ishte i vendosur qė nė kohėn kur do linte postin si kėshilltar pėr
sigurinė kombėtare, tė siguronte se pasuesja e tij kishte kuptuar
plotėsisht kėrcėnimin e terrorrizmit. Nė njė farė mėnyre kjo ishte
njė lloj pranimi i dėshtimit tė administratės sė mėparshme. Daullet
e sulmeve terroriste kundėr objektivave amerikane kishin rėnė pa
pushim gjatė viteve tė presidencės Clinton, e pėr mė tepėr ato dukej
se nuk kishin ndėrmend tė pushonin.
-
-
Nė
vitin 1993, Qendra Botėrore e Tregėtisė (tė ashtuquajturat Kullat
Binjake) u sulmua pėr herė tė parė me bombė. Nė vitin 1996, u vranė
19 qytetarė amerikanė nė shėrbim ushtarak, teksa u bombarduan
Kullat Khobar nė Dhahran tė Arabisė Saudite. Dy vjet mė vonė u
sulmuan me bomba ambasadat amerikane nė Kenia dhe Tanzania. Ndėrsa
festimet e mileniumit tė ri po afroheshin, nė ditėt e fundit tė
vitit 1999 CIA paralajmėroi se priste se 5-15 sulme terrorriste
kundėr objektivave amerikane gjatė natės sė vitit tė ri. Por pėr
shans, SHBA-tė patėn fat tė paktėn pėr tre herė. Autoritetet
jordaneze shkatėrruan njė celule tė al-Qaedas nė Aman. Ndėrkohė,
Ahmed Ressam, njė algjerian qė banonte nė Montreal, tradhėtoi veten
teksa u frikėsua kur kalonte kufirin kanadez pėr nė Amerikė dhe bėri
tė mundur tė zbulohej ngarkesa e eksplozivit qė ai mbante nė makinė
pėr ta transportuar mė vonė drejt Los Angeles ku synohej tė hidhej
nė erė aeroporti ndėrkombėtar. Sė fundi, mė 3 janar 2000, nė njė
sulm tė al-Qaedas kundėr aeroplanmbajteses amerikane The Sullivans
nė Jemen, terroristėt u pėrfunduan nė ujė pėr shkak tė mbingarkesės
sė madhe tė varkės sė vogel mė tė cilėn po i afroheshin anijes
amerikane.
-
-
Qė nė
fillim tė administratės Clinton, puna pėr tė shkatėrruar planet e
terrorizmit i mbeti Clarke. Ky i fundit ėshtė njė burokrat qė i ka
rezistuar ndyshimeve politike nė presidencė dhe aktualisht udhėheq
zyrėn e administratės Bush kundėr terrorizmit tė sofistikuar. Clarke
i ka shėrbyer katėr presidenteve tė fundit nga tė dy partitė
(republikane dhe demokrate). Kolegėt e tij bėjnė shaka duke thėnė se
kornizat e fotove nė zyrėn e Clarke kanė dy faqe: njė pėr tė
admiruar presidentin republikan dhe tjetra pėr atė demokrat. Agresiv
dhe i ashpėr nė kufijtė e njė legjende, Clarke ishte gati maniak pėr
tė bindur skeptikėt qė ta merrnin kėrcėnimin terrorist po aq
seriozisht sa ai. Clarke ėshtė nė mėnyrė gati tė paimagjinueshme i
pėrkushtuar, me energji kolosale, i fokusuar dhe me njė imagjinatė
tė pakrahasueshme - thotė njė zyrtar i lartė i administratės sė
Clinton-it. Por problemi i tij ėshtė se ai ėshtė pothuaj fare i
pandjeshėm ndaj faktit qė shpesh ai shkel me kėmbė ata qė i dalin
para nė rrugėn qė e ndihmon pėr tė realizuar qėllimin e tij.
Sidoqoftė, nė fund tė vitit 2000, Clarke nė fakt nuk kishte nevojė
tė anashkalonte bosin e tij, sepse Berger ishte po aq i
ndėrgjegjėsuar pėr rrezikur terrorist sa edhe ai.
-
-
Tė dy
burrat kishin njė aleat tek George Tenet, i cili ishte emėruar
drejtor i shėrbimeve sekrete, CIA, nė 1997. Ndėrkohė, ky i fundit
nuk po flinte gjumė nė punėn e tij, sido qė tė ishin problemet e
trashėguara nė CIA thotė njė ndihmės i lartė i Clinton pėr
Tenet-in. Megjithėse CIA pretendonte se kishte penetruar nė
al-Qaeda, kongresmeni republikan Saxby Chambliss nga shteti i
Georgia-s, - i cili ėshtė edhe kryetar i Nėnkomitetit tė Shėrbimit
Sekret Kombėtar pėr Terrorizmin dhe Sigurinė nė Vend, - ka dyshime
serioze nė se kjo e fundit arriti ndonjėherė tė depėrtonte nė trurin
e organizatės terroriste. Ai thotė, - CIA nuk ishte nė gjendje tė
rekrutonte asete humane pėr tė penetruar al-Qaedan dhe lidershipin e
kėsaj tė fundit. Nė fakt, asnjė nuk pretendon se njė detyrė e tillė
do tė ishte e lehtė. Njė zyrtar i luftės kundėr terrorizmit thotė:
Ku mund tė gjendej qoftė edhe njė person i vetėm i cili te ishte
besnik ndaj SHBA-sė, dhe tė kishte vullnetin qė tė hante bajga e
insekte dhe tė flinte nė tokė nė njė shpellė pėr tė paktėn dy apo
tre vjet? Pėr mė tepėr ėshtė akoma mė e vėshtirė tė gjesh njė njeri
tė tillė qė flet gjuhėn Pashtu ose Arabe.
-
-
Nė
mungesė tė gjetjes sė njė njeriu qė mund tė flinte me buburrecat,
CIA ishte e detyruar tė mbėshtetej nė aleatė mė pak tė besueshėm.
Agjensia u pėrpoq tė rekrutonte udhėheqėsit e tribuve nė Afganistan,
tė cilėt mund tė bindeshin qė tė synonin rrėmbimin e bin Ladenit.
Ndėrkohe, CIA kishte plane rezervė qė nė cdo rast tė niste njė nga
avionėt e saj urgjent pėr tu ulur nė njė nga rripat e shkretėtirave
tė Afganistanit dhe ta merrte atė menjėhėre nė se ai do tė kapej i
gjallė. (Ndėrkohė, Clinton kishte nėnshkruar njė dokument
presidencial qė ishte mjaft i interpretueshėm ( dykuptimesh) pėr
faktin nė se bin Laden duhej tė vritej apo jo nė njė sulm tė tillė.)
Por sidoqoftė, besueshmėria e grupeve tribale nė Afganistan ishte
gjithmonė nė dyshim. Me pėrjashtim tė disa sulmeve qė dėshtuan, kėto
grupe nuk arritėn kurrė qė ti afroheshin bin Laden-it. Kjo do tė
thoshte se administrata e Clinton ishte e detyruar tė mbėshtetej nė
strategjinė e dytė: ta mposhte bin Laden-in pėrmes rraketave
Cruise (det-tokė), tė cilat ishin pėrdorur pas bombardimit tė
ambasadave amerikane nė Kenia dhe Tanzani ne vitin 1998. Burime tė
gazetės Time thonė se gjatė gjithė vitit 2000, Clinton urdhėroi dy
nėndetėse tė marinės amerikane qė tė qėndronin nė Detin Arabik, tė
gatshėm pėr tė sulmuar nė se do tė pėrcaktoheshin saktė koordinatat
e bin Laden-it.
-
-
Por
plani kishte dy tė meta. Sė pari, rraketat mund tė lėshoheshin vetėm
nė se vendndodhja e bin Laden-it njihej me saktėsi, dhe fatkėqėsisht
CIA asnjėherė nuk arriti tė marrė njė informatė tė tillė nė mėnyrė
definitive. Nė fillim tė vitit 2000, Clinton u nervozua shumė nga
mungesa e informacioneve sekrete pėr lėvizjet e bin Laden-it. Nė njė
dokument memo ai shkruante Na duhet tė bėjmė njė punė shumė mė
tė mirė se sa kjo qė ėshtė bėrė! Kjo ėshtė e pakėnaqshme! Sė dyti,
edhe sikur vendodhja e saktė e bin Laden-it mund tė identifikohej
ndonjėherė, rraketave do tu duhej shumė kohė qė ta godisnin atė.
Pentagoni mendonte se do ti duhej tė paktėn 6 orė pas marrjes sė
vendimit pėr sulm, pėr tė lėshuar njė rraketė Tomahawk mbi kampin
e bin Laden-it. Por ekspertėt e Shtėpisė sė Bardhė mendonin se kjo
ishte njė kohė shumė e gjatė dhe e papranueshme. Cdo rraketė qė do
tė lėshohej drejt Afganistanit do te duhej tė fluturonte mbi
Pakistan, dhe Agjensia e Shėrbimeve Sekrete tė Pakistanit (ISI)
ishte e afėrt me regjimin e Talibaneve nė Afganistan. Kėshilltarėt e
Shtėpisė sė Bardhė ishin pothuaj tė sigurtė se bin Laden-i do tė
informohej tė largohej menjėherė sapo Pakistanezėt tė identifikonin
rraketat.
-
-
Berger
dhe Clarke donin dicka mė tė ashpėr. Mė 7 nėntor 2000, Berger u
takua ne Pentagon me sekretarin e atėhershėm pėr mbrojtjen William
Cohen. Berger i tha Cohen se pėr Pentagonin ka ardhur koha qė tė
ridimensionojė metodat e operacioneve ndaj bin Laden-it. Mė tej ai
shtoi - Ne jemi sulmuar disa herė deri tani, dhe kemi pėr tu
sulmuar pėrsėri nė tė ardhmen! Ndėrkohė, nė nuk kemi ende opsione tė
tjera vec pėrdorimit tė rraketave Cruise. Nė mėnyrė tė qartė
Berger donte qė kėmbėt tė ishin nė tokė - duke synuar angazhimin e
trupave speciale amerikane nė brendėsi tė Afganistanit nė njė mision
kėrkues dhe shkatėrrues qė synonte bin Ladenin. Cohen tha se do ta
shikonte kėtė ide, por ai dhe shefi i shtabit tė ushtrisė amerikane,
gjenerali Hugh Shelton, ishin ne fakt tė vendosur kundėr kėsaj
ideje. Ata i frikėsoheshin pėrsėritjes sė operacionit fatkeq Desert
One, njė fiasko e vitit 1980, ku trupat speciale amerikane komando
u pėrplasėn nė njė shkretėtirė tė Iranit gjatė njė misioni tė
dėshtuar pėr tė shpėtuar stafin e ambasadės amerikane qė mbahej peng
nga regjimi i ri i revolucionit islamik iranian.
-
-
Nė
fakt, nuk ishte vetėm Pentagoni qė u bė mė i ndjeshėm ndaj njė
politike mė agresive antiterror. Po kėshtu u be edhe politika! Pas
sulmit terrorist nė bazėn amerikane ushtarake nė Jemen U.S.S.
Cole, njė forcė speciale e kombinuar pėr operacionet komando
hartoi nė mėnyrė sekrete njė plan tė pėrbashkėt pėr tė krijuar
trupa Delta Force tė gateshme pėr tė ndėrhyrė nė Afganistan me
qėllim qė tė rrėmbenin bin Laden-in. Por kėtyre luftėtareve nuk ju
dha asnjėherė urdhėri pėr tė filluar operacionin. Administrata
Clinton nuk dha asnjė urdhėr pėr ndonjė sulm amerikan ndėshkues.
Njė zyrtar i luftės kundėr terrorit thotė - Ne nuk deshėm tė
humbnim logjikėn, dhe tė sulmonim pastaj ndonjė fabrikė tė prodhimit
tė qumėshtit pėr fėmijė! Nė fakt, pėrvec dyshimeve tė forta se pas
sulmit terrorist nė Jemen mund tė qėndronte bin Laden-i, CIA dhe FBI
nuk kishin konkluduar ende zyrtarisht, te paktėn deri nė momentin e
largimit tė Clinton nga zyra presidenciale, nėse bin Ladeni ishte
autor i sulmit. Kjo e bėri politikisht tė pamundur pėr Clinton qė tė
sulmonte ushtarakisht, - vecanėrisht po tė kihen parasysh afrimi i
periudhės sė zgjedhjeve presidenciale dhe mungesa e besueshmėrisė
ndaj tij nė cėshtjet e sigurisė kombėtare. Njė nga ish-ndihmėsit
kryesore tė Clinton thotė: - Nėse do tė bėnim dicka tė tillė, le tė
themi dy javė para zgjedhjeve, ne do tė akuzoheshim se po bėnim
fushatė tė hapur nė favor tė Al-Gore!
-
-
Pėr
Clarke, bombardimi i bazės ushtarake Cole nė Jemen ishte prova se
politikat e vjetra nuk funksiononin mė. Ishte koha pėr dicka mė
agresive, - nevoitej njė plan pėr tė bėrė luftė kundėr al-Qaedas!
Pėr kėtė qėllim njė element ishte vital: Talibanėt nuk kishin
arritur tė vendosnin ende kontrollin e tyre mbi tė gjithė territorin
e Afganistanit, sidomos nė pjesėn verilindore tė vendit. Forcat e
Aleancės Veriore tė udhėhequara nga lideri legjendar guerrilas Ahmed
Shah Massoud, i cili kishte luftuar kundėr pushtuesve sovietikė nė
vitet 80-tė, po rezistonin akoma ndaj regjimit Taliban. Clarke
arsyetoi se Massoud-it duhet ti jepeshin burimet e mjaftueshme pėr
tė zhvilluar njė forcė ushtarake tė qėndrueshme dhe funsionale. Nė
kėtė mėnyrė, terroristėt qė normalisht largoheshin pėr nė perėndim
nga kampet stervitore tė al-Qaedas do tė detyroheshin tė
bashkoheshin me forcat e Talibaneve pėr tė luftuar nė veri tė
vendit. Njė zyrtar i luftės kundėr terrorizmit thotė: Duke i
gozhduar ata nė frontin e luftės nė Afganistan, ne ndoshta do tė
kishim mė shumė fat qė ti vrisnim atje, duke bėrė kėshtu tė
pamundur largimin e tyre nga Afganistani dhe pėr mė tepėr duke
eleminuar mundėsinė qė ata tė grupoheshin pėr tė organizuar
operacione terroriste nė perėndim. Kjo ishte pak a shumė taktika.
Por kjo taktikė, do tė thoshte qė amerikanėt duhet tė angazhoheshin
drejtpėrdrejtė nė strofullėn e gjarprit tė politikės afgane.
-
-
I
FUNDIT QĖ REZISTOI
-
-
Nė
fillim tė vitit 2001, Afganistani ishte njė vend i vėshtirė dhe i
ashpėr sic ka qenė historikisht. Nė atė moment katėr forca tė
ndryshme politiko-ushtarake luftonin pėr pushtet nė vend. Shumica e
vendit ishte nėn autoritetin e Talibanėve, por ky i fundit nuk ishte
njė grup homogjen. Disa nga liderat e Talibanėve, si Mullah Muhammed
Omar, i vetėshpalluri Emiri (mbreti) i Afganistanit, ishte produkt i
tjerrur nė ambiente radikale islamike. Tė tjerėt ishin thjesht
nacionalistė radikalė Afgane. Mbėshtetja kryesore pėr Talibanėt
vinte nga Pakistani - njė tjetėr palė e interesuar e cila donte njė
kufi relativisht paqėsor nė perėndim tė saj - dhe nė mėnyrė tė
vecantė mbėshtetej nga kreu autoritar i shėrbimeve sekrete
pakistaneze (ISI). Por vetė politika pakistaneze nuk ishte solide nė
vetvete. Qe mė 1999, kur pushteti ishte marrė me puc ushtarak nga
gjenerali Parvez Musharraf, disa zyrtarė pakistanezė kėrkonin
dėshpėrimisht bashkėpunimin me SHBA-nė, - e cila kishte ndėrpre
ndihmėn ekonomike pėr Pakistanin nė vitin 1998, kohė kur ky i fundit
bėnte teste shpėrthimesh nukleare - duke e distancuar veten nga
regjimi i Talibanėve, ose tė paktėn duke u pėrpjekur tė moderonin
qėndrimet radikale tė kėtyre tė fundit.
-
-
Elementi i tretė ishte Aleanca Veriore, njė lėvizje rezistencė baza
e tė cilės ishin rajonet verilindore tė Afganistanit. Shumica e
forcave dhe liderave tė Aleancės, - si Massoud, - ishin taxhike, njė
minoritet nė Afganistan. Massoud kontrollonte mė pak se 10% tė
territorit te vendit, por ishte mposhtur pėrsėri nga Talebanėt nė
vitin 2000. Sidoqoftė, pėr shkak tė reputacionit dhe personalitetit
tė tij, Massoud ishte kėrcėnimi i vetėm ushtarak pėr Talibanėt -
thotė Francesc Vendrell, i cili ishte nė atė kohė pėrfaqėsuesi
special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė, Kofi Anan, nė
Afganistan.
-
-
Dhe sė
fundi ishte al-Qaeda. Grupi ishte themeluar ne Afganistan kur
radikalėt islamikė filluan tė grupohen nė vitin 1979, pas pushtimit
sovietik. Bin Laden dhe shoqėruesit e tij tė afėrt u kthyen nė vitin
1996, pasi ata u pėrzunė nga Sudani. Kampet e stėrvitjes sė
terroristėve tė al-Qaedas ishin nė Afganistan, dhe forcat e paratė e
bin Laden-it ishin tė njė rėndėsie jetėsore pėr tė mbėshtetur
qėndrueshmėrinė e ofensivės sė Talibaneve kundėr Massoud-it dhe
Aleancės sė Veriut.
-
-
Nė
pranverė tė vitit 2001, ekuilibri i vėshtirė ndėrmjet katėr forcave
filloi tė thėrrmohej. Moderatorėt brenda Talibanėve - tė cilėt u
pėrpoqėn tė mbanin tė hapura linjat e komunikimit mė OKBnė dhe
SHBAnė, - humbėn terren. Nė vitin 2000, Mullah Mohammed Rabbani, i
cili ishte numri dy mė i fuqishėm i regjimit Taliban, arriti nė
mėnyrė klandestine tė takonte Massoud-in. Sekretari i kėtij tė
fundit, Ahmad Jamsheed, thotė: Rabbani e kuptoi se vendi ynė ishte
shitur tek al-Qaeda dhe Pakistani. Por Rabbani vdiq nė prill 2001
nga njė kancer nė mėlci. Pikėrisht nė atė kohė ishte al-Qaeda qė
drejtonte Talibanėt dhe jo e kundėrta, thotė Vendrell i OKB-sė.
-
-
Pak
javė pėrpara vekjes sė Rabban-it, qeveria pakistaneze e Musharraf-it
kishte nxjerrė disa konkluzione: Pakistanezėt nuk ishin mė nė
gjendje tė moderonin mėnyrėn e tė sjellurit tė Talibanėve. Pėr
shembull, megjithė protestat mbarėbotėrore, Talibanėt shpallėn
synimin e tyre pėr tė hedhur nė erė me dinamit statujat e lashta
1,700 vjecare tė Budas tė gdhendura nė mėnyrė madhėshtore nė faqen
shkėmbore tė njė mali nė luginėn Bamiyan. Musharraf dėrgoi menjėherė
krahun e tij tė djathtė, Minstrin e Puneve tė Brendeshme, Moinuddin
Haider, pėr tju lutur Mullah Omarit qė ti shpėtonte statujat e
Budės. Njė nga zyrtarėt pakistanezė tregon se ministri i jashtėm dhe
ambasadori i Talibanėve nė Pakistan, nė fund tė bisedės ishin nė
favor tė ruajtjes sė statujave, por Mullah Omari pasi dėgjoi cfarė
tha Haideri u pergjig, Nėse nė Ditėn e Gjykimit unė do tė qėndroj
para Allahut, unė do tė shoh ato dy statuja qė mė tunden para syve
tė mij, dhe unė e di se Allahu do mė pyesi mua: Pėrse kur e kisha
pushtetin unė nuk i shkatėrrova keto statuja? Pak ditė mė vonė
statujat e Budės u hodhėn nė erė!
-
-
Nga
mesi i vitit, Pakistani ishte akoma mė i shqetėsuar. Vendi pėrballej
me njė valė nė rritje vrasjesh me baza fetare, ku gangstėrė tė
mirėfilltė hidhnin granata nepėr xhami dhe vrisnin klerikė.
Autoritetet nė Islamabad e dinin mirė se vrasėsit arratiseshin
menjėherė nė Afganistan (njė nga ata nė mėnyrė tė hapur ushtronte
biznesin e tij nė njė dyqan nė qendėr tė Kabulit) dhe pėr kėtė
dėrgoi njė delegacion i cili kėrkoi qė vrasėsit tė riatdhesoheshin.
Ushtaraku pakistanez Javid Iqbal Cheema, drejtor i Njėsisė Kombėtare
pėr Manaxhimin e Krizave nė Pakistan, tregon: Ne u dhamė
Talibanėve listėn e emrave, fotot dhe vend-ndodhjet e kampeve
stėrvitore ku gjendeshin kėta persona, por as edhe njė idivid i
vetėm nuk na u dorėzua nga autoritet afgane. Pakistanezėt u acaruan
nė kulm me kėtė rast!
-
-
Ndėrsa
bora po shkrinte nė malet e Afganistanit, ne horizont shiheshin
pėrpjekjet pėr njė ofensivė tė pėrbashkėt tė Talibaneve dhe
al-Qaedas, nė kuadėr tė fushatės sė pėrvitshme ushtarake kundėr
Massoud-it dhe Aleancės Veriore. Por influenca e al-Qaedas mbi
Talibanėt nuk po shihej aspak me sy tė mirė nga afganėt e thjeshtė,
sidomos nė zonat urbane. Vendrell thotė: Unė mendoj se nė atė kohė
maksimumi vetėm 20% e popullsisė mbėshteste realisht Talibanėt. Por
pushteti i bin-Ladenit e detyroi Massoud-in qė tė kėrkonte ndihmė
urgjente nga faktori ndėrkombėtar. Abdullah Abdullah, njė
ish-ndihmės i afėrt i Massoud-it dhe aktualisht Ministėr i Jashtėm i
Afganistanit, tregon: Ne u thamė amerikanėve dhe gjithė te tjėreve,
se al-Qaeda kishte njė plan tė qartė qė shkonte pėrtej kufijve tė
Afganistanit dhe pėrfshinte shumė vende tė tjerė. Nė tė vėrtetė ata
kishin njė program trasnacional. Nė muajin prill Massoud shkoi nė
Strasburg, Francė, ku iu drejtua Parlamentit Europian duke kėrkuar
ndihmė pėr Aleancėn e Veriut. Ndėrmjet tė tjerave ai u tha
gazetarėve tė pranishėm atje se: Nėse Presidenti Bush nuk na
ndihmon ne, kėta terroristė sė shpejti do ti dėmtojnė rėndė vetė
SHBA-tė dhe Europėn!
-
-
Por
Massoud nuk e mori kurrė ndihmėn pėr tė cilėn kishte nevojė. Ishte
pikėrisht kjo ndihmė qė ishte parashikuar dhe nevoitej edhe nė
planin e Clarke. Nė shumicen e rasteve, delegacionet e Aleancės
Veriore nė Washington duhet tė kėnaqeshin duke takuar burokratė tė
nivelit tė ulėt. Aleanca e kėrkoi gati me lutje dhe dėshpėrim
njohjen nga SHBA si lėvizje legjitime rezistence, por nuk arriti
ta merrte kurrė atė, edhe pse nė njė vizitė nė qershor Abdullah mė
nė fund arriti tė takonte pėr herė tė parė disa zyrtarė tė lartė tė
Kėshillit Kombėtar tė Sigurisė (NSC) dhe Departamentit tė Shtetit.
Sidoqoftė, mė e mira qė iu premtua dhe pėr tė cilėn amerikanėt ishin
tė predispozuar, ishte qė tė bėnin njė sy qorr nga ndihma qė rridhte
pėrmes Iranit, Rusisė dhe Indisė. Vendrell kujton se nė atė kohė
kishte mjaft biseda dhe takime pėr tė rritur mbėshtetjen nga
amerikanėt. Por nė tė vėrtetė ndihma mė e mirė pėr Massoud-in erdhi
nga Irani, i cili i bindi tė gjithė mbėshtetėsit e Aleancės Veriore
qė tė kanalizonin gjithė ndihmat e tyre vetėm pėrmes Massoud-it.
-
-
Vetėm
njėherė tė vetme ndodhi dicka qė mund ta ketė bėrė Massoud qė tė
shpresonte ndihmėn e SHBA-sė. Nė fund tė qershorit, ai u takua nė
Dushanbe, Taxhakistan me Abdul Haq, njė lider Pashtun qė i kishte
bazat nė Dubai, dhe qė ishte kundėr Talibanėve. Haq shoqėrohej nga
dikush qė Massoud e njihte mirė: Peter Tomsen, njė ambasdor nė
pension, i cili gjatė 1989-1992 kishte qenė i dėrguari special i
Departamentit tė Shtetit tė SHBA-sė nė rezistencėn afgane. I
pranishėm ishte edhe James Ritchie, nje biznesmen i suksesshėm nga
Cikago i cili kishte jetuar njė pjesė tė mirė tė fėmijėrisė sė tij
nė Afganistan dhe tashmė financonte pėrmes bankave grupet
kundėrshtare tė regjimit Taliban. (Mė vonė Haq u kap dhe ekzekutua
nga Talibanėt gjatė njė misioni tė fshehtė nė Afganistan.) Tomsen
insiston se udhėtimi i tij nė qershor 2001 ishte privat, megjithėse
ai kishte informuar nė avancė pėr kėtė gjė zyrtarėt e Departamentit
tė Shtetit. Mesazhi i tyre kishte qenė: fat tė mbarė dhe kij
kujdes!
-
-
Qėllimi
i takimit, sipas Tomsen-it, ishte tė shikonte nėse Massoud dhe Haq
mund tė kombinonin njė strategji tė pėrbashkėt kundėr Talibanėve.
Ministri aktual i Bujqesisė nė Afganistan, Hussain Anwari, i cili ka
qenė prezent nė takim tregon se ideja ishte qė Abdul Haq tė sillej
nė Afganistan pėr tė filluar luftėn e armatosur nė jug-lindje tė
vendit. Duke shpresuar ende nė mbėshtetjen e drejtėpėrdrejtė
amerikane, Massoud i dha Tomsen-it pothuaj gjithė informacionet
sekrete qė ai zoteronte mbi al-Qaedan, dhe i kėrkoi Tomsen-it qė
tia transmetonte kėto tė dhėna Washingtonit. Por kur Tomsen-i
informoi pas udhėtimit Departamentin e Shtetit pėr kėtė gjė,
zyrtarėt e tij u treguan pothuaj memecė. Pozicioni amerikan ishte
tashmė i qartė! Nė se duhej tė bėhej dicka pėr tė ndryshuar
realitetin nė Afganistan, kjo duhet tė bėhej jo nga SHBA-tė por nga
Pakistani! Nė kėtė mėnyrė Massoud mbeti i vetėm.
-
-
CLARKE: KLITHMA E NJĖ UJKU TĖ VETMUAR!
-
-
Nga ana
tjetėr edhe vetė Dick Clarke, dukej se nuk kishte shumė miq nė
Washington. Propozimet e tij ende vinin vėrdallė nėpėr administraten
e Shtėpisė sė Bardhė. Ndėrkohe, duhet thėnė se asnjė fuqi tjetėr e
madhe nuk e trasferon pushtetin nga njė qeveri nė tjetrėn me aq
ngathtėsi dhe zvarritje sa SHBA-tė. Emėrimet e reja zgjasin me muaj
deri sa senati ti miratojė ato, ndėrsa administrat e reja zakonisht
as qė e cajnė kokėn qoftė edhe pėr cėshtjet mė themelore tė
politikave tė trashėguara. Fatkeqėsisht, lufta kundėr terrorizmit
ishte njė nga harresat dhe humbjet mė tė mėdha gjatė tranzicionit tė
kalimit tė pushtetit nga Demokratėt tek Republikanėt, ndėrsa
Washingtoni shpenzoi 8 muaj duke shfletuar e rishqyrtuar nje
dokument qė kishte qenė qė nė fillim mė se i qartė si nė pėrmbajtje
dhe nė qėllim. Njė zyrtar i lartė i administratės Clinton thote:
Nėse nuk do tė kishim patur nė atė kohė tranzicionin e pushtetit,
ndoshta nga fundi i tetorit ose fillimi i nėntorit 2000 ne besoj do
tė kishim patur gati planin pėr tė filluar offensivėn kundėr
al-Qaedas mbi bazėn e njė dokumenti tė aprovuar nga presidenti.
-
-
Ndėrkohė qė administrata e re e Bush-it mori detyrėn, Condoleezza
Rice e mbajti pėrsėri Clarke nė pozicionin e tij tė pėrhershėm si
shefin e luftės kundėr terrorit. Nė fillim tė shkurtit, ky i fundit
i riprezantoi zėvendės-presidentit Dick Cheney tė njėjtin material
qė i kish prezantuar mė parė Rice-s dhe Hadley-it. Ekzistojnė
opinione tė ndryshme mbi faktin se sa seriozisht u morėn
paralajmėrimet e Clarke nga ekipi i afėrt i Bush-it. Disa antarė tė
administratės sė re Bush, qė kishin punuar edhe mė parė edhe me
administratėn Clinton, kishin ndjesinė se ekipi i afėrt i Bush-it
mendonte se aparati i Clintonit ishte obsesionuar nga terrorizmi.
Njė nga ata thotė: Ishte e qartė se kjo cėshtje nuk ishte aq
prioritare pėr ata sa ckishte qenė pėr ne.
-
-
Sidoqoftė, pėr analistė tė tjerė problemi i vėrtetė nuk qėndronte nė
faktin se administrata e re e injoroi kėrcėnimin tėrrorist. Nė tė
kundėrt, njė zyrtar thotė se tė gjithe si Rice, Hadley edhe Cheney
e kuptuan qartėsisht se ky ishte njė problem i rėndėsishėm. Cėshtia
shtrohej: Sa prioritare u konsiderua nė fakt lufta kundėr
terrorizmit nga administrata e re? Clarke thotė se se trajtimi i
problemit tė al-Qaedas ishte ndėr cėshtjet kryesore qė u rishikuan
me prioritet nga administrata Bush. Por pėr njė arsye ose tjetrėn
disa cėshtjeve tė tjera iu kushtuan mė shumė vėmendje dhe prioritet.
I gjithė ekipi i sigurisė kombėtare tė Bush-it ishte pothuaj i
obsesionuar pėr tė themeluar njė sistem kombėtar mbrojtjeje me
rraketa. Sekretari i Mbrojtjes Donald Rumsfeld ishte tepėr i zėnė me
punė duke rishikuar nė detaje strukturėn e forcave tė armatosura.
-
-
Prokurori i Pėrgjithshėm John Ashcroft kishte marrė detyrėn e re
duke iu pėrkushtuar pothuajse tėrėsisht krimit tė rrugės ku kishte
edhe ekperiencėn kryesore. Rice nga ana e saj bėri sa mundi qė tė
unifikonte njė ekip tė sigurisė kombėtare ku gjithkush kishte
interesa dhe stile tė ndryshme, dhe me njė konkurencė qė mund tė
pėrkufizohej si mjaft e egėr - pėrfshi kėtu Rumsfeld, Cheney-n dhe
sekretarin e shtetit Colin Powell. Duke folur pėr administratėn e
re, njė ish-zyrtar i administratės Clinton thotė: Fatkeqėsisht
terrorizmi nuk ishte pjata kryesore nė menunė e cėshtjeve mė
prioritare politike qė kishte administrata Bush! Nė fakt, al-Qaeda
nuk pėrbėnte njė element tė pejsazhit gjeopolitik kur Republikanėt u
lanė pushtetin Demokratėve nė vitin 1993. Njė zyrtar thotė se
administrata e re e Bush-it duhet tė mėsonte rreth al-Qaedas dhe tė
qartėsonte tė paktėn vetveten se cpeshė dhe cpozicion do tė zinte
ky problem nė spektrin e gjerė tė politikės sė tyre ndėrkombėtare.
Por qė ta bėntė kėtė gjė do tė thoshte qė tė kishte vonesa mė tė
gjata.
-
-
Disa
zyrtarė tė luftės kundėr terrorit theksojnė se ka edhe njė arsye
tjetėr pse administrata e Bushit reagoi nė mėnyrė tė plogėsht. Njė
prej tyre thotė se materiali i Clarke konsiderohej nė fakt si njė
propozim i Clinton. Tė mbaje Clarke nė karriken e tij tė mėparshme
nuk do tė thoshte aspak se administrata e Bushit do tė merrte
parasysh analizat gjeopolitike tė administratės sė mėparshme, aq mė
tepėr kur ajo pėrkufizohej nga ata si naivė dhe shterpė. Kėshtuqė
Rice instruktoi Clarke qė tė inicionte njė proces tė ri tė
rishikimit tė politikave mbi kėrcėnimin terrorist. Clarke ndėrmori
kėshtu njė raund tjetėr takimesh ku propozimet e tij u komentuan me
tendencė dhe gati sa nuk u hodhėn poshtė.
-
-
Nga ana
tjetėr, propozimi i Clarke konsiderohej si njė plan i Shtėpisė sė
Bardhė, gjė qė do tė thoshte se ai kishte mjaft kundėrshtarė qė nė
momentin e konceptimit. Njė kėshilltar i Clintonit tregon se po ta
shikoje planin nėn kėndvėshtrimin e Pentagonit dhe CIA-s, ai nuk
konsiderohej nė fakt nga ata si plani i tyre. Ushtarakėt nuk mund
ta pranonin kurrė qė staffi civil i Shtėpisė sė Bardhė tė bėnte
plane dhe politika ushtarake. Zyrtarėt e luftės kundėr terrorizmit
pranė Departamentit tė Shtetit sugjeruan se dokumenti i Clarke duhej
tė pėrfshihej nė kontekstin me tė gjerė tė politikės amerikane nė
Azinė Jugore. Plani i mposhtjes sė al-Qaedas po bėhej kėshtu viktimė
e lojės klasikė tė pushtetit nė Washington midis atyre qė kishin
pėrgjegjėsi funksionale - si terrorizmi - dhe atyre qė kishin
pergjegjėsi rajonale - si pėr shembull mardhėniet me Indinė apo
Pakistanin.
-
-
Sipas
njė pjesmarrėsi nė takim, Byroja e Azisė Jugore nė Departamentin e
Shtetit argumentoi me force se edhe njė grup ceshtjesh tė tjera
ishin po aq prioritare sa cėshtja e terrorizmit - perfshi kėtu
ceshtjen e Kashmirit, fuqizimin i kapaciteteve dhe tensionet
nukleare tė rajonit, diktaturen e pucistit Musharraf, etj. Tashmė,
siguria dhe qetėsia e famshme e Clarke mori fund dhe ai nuk duroi
dot mė. Njė pjesmarrės nė njė prej kėtyre takimeve e perifrazon
kėshtu mėnyren se si reagoi Clarke: Ju
lutem pėrpiquni tė kuptoni se kėta njerėz po mundohen tė na
shkatėrrojnė, e tė na vrasin fare! Kėshtu qė unė nuk e caj fare
b...... nė se Musharraf ėshtė apo jo i zgjedhur nė mėnyrė
demokratike! Ajo cfarė ka rėndėsi pėr mua ėshtė mbėshtetja qė
Pakistani i jep Talibanėve si dhe bėrja e njė syri qorr nga ana e
tyre pėr kėtė kancer terrorist qė po u rritet para hundės nė vendet
fqinje!
-
-
Ishte
Bush i cili e theu rrethin vizioz qė i mbante gjėrat pezull. Cdo
mėngjes CIA i vė nė dispozicion shefit tė saj njė informacion tė
shkurtėr esencial top-secret pėr tė vėnė nė dijeni Presidentin mbi
cėshtjet mė emergjente tė sigurisė kombėtare. Njė ditė tė fillim
vitit 2001, Tenet informoi shkurtimisht Bush mbi ndjekjen qė po i
bėhej Abu Zubaydah, shefi i operacioneve tė brendeshme tė al-Qaedas,
i cili ishte i dyshuari kryesor pėr planifikimin e sulmit terrorist
mbi bazėn ushtare amerikane tė Jemenit U.S.S. Cole. Pas informimit,
Bush i tha Rice se mėnyra se si po trajtohej cėshtja e al-Qaedas
ishte shumė e hallakatur. Ai ndihej i lodhur nga logjika e ngopjes
sė ariut me mushkonja ndaj kėrkoi njė plan total pėr tė sulmuar
terrorizmin. Sipas njė zyrtari, Rice kėrkoi pėrsėri takim urgjent tė
Komitetit tė Sigurisė Kombėtare dhe tha Presidenti dėshiron tė
hartohet njė plan sipas tė cilit al-Qaeda duhet tė eliminohet.
Clarke i kujtoi asaj se ai kishte kohė qė e kishte njė plan tė tillė
gati.
-
-
Por
pasja e njė plani nuk ėshtė e njėjta gjė me ekzekutimin e tij.
Dokumenti i Clarke duhej qė tė kalonte tani nė tre nivele tė tjera:
(i) Komiteti i Zėvendėsave, qė pėrbėhej nga numrat dy tė
isntitucioneve kryesore zyrtare tė sigurisė kombėtare; (ii) Komiteti
i Shefave, qė pėrfshinte Cheney, Rice, Tenet, Powell dhe Rumsfeld;
(iii) dhe sė fundi, vetė Presidenti. Vetėm kur Bush tė kishte
firmosur planin atėhere ku dokument mund tė quhej ashtu sic ekipi i
Bush ka qejf ta quajė zakonisht: direktivė presidenciale e sigurisė
kombėtare.
-
-
Mė 30
prill, afėrsisht 6 javė pasi administrata Bush kishte filluar tė
organizonte mbledhjet e zėvendėsave, Clarke u prezantoi kėtyre tė
fundit njė plan tė ri. Pėrvec Hadley-it, i cili drejtoi njė takim
disa orėsh, nė takim ishin tė pranishėm edhe shefi i stafit tė Dick
Cheney - Lewis Libbi; zėvendės sekretar i shtetit - Richard
Armitage; si dhe Paul Wolfowitz nga Pentagoni dhe John McLaughlin
nga CIA. Sipas njė zyrtari tė lartė, Armitage ishte entuziast rreth
planit tė Clarke. Por CIA ishte paksa e tėrhequr pasi Tenet ndihej
nė pozita jo tė sigurta nė se dicka shkonte keq, sepse si
ish-bashkėpunėtor i afėrt i Clinton cdo gabim mund ti kushtonte
karriken. Agjensia e tij nuk kishte dėshirė tė merrte pėrsipėr
rreziqet e protagonizmit, dhe me qėllim qė tė ishte e mbrojtur nė
cdo situatė, pėr cdo gjė merrte aprovim nga Shtėpia e Bardhė.
Sipas pjesmarrėsve, zėvendėsat vendosėn qė tė ndjekin tre linja
paralele pėr rishikimin e planit - njė mbi al-Qaedan, njė mbi
situatėn politike nė Pakistan, dhe njė rreth mardhėnieve
indo-pakistaneze. Kėto cėshtje u menduan nga zėvendėsat si cėshtje
tė lidhura ngushtėsisht me njera-tjetrėn. Ata dėshironin qė ti
shikonin kėto cėshtje nė mėnyrė komplekse, por pa realizuar tre
mbledhje tė vecanta pėr sejcilen linjė, ata nuk mund tė organizonin
njė tė katėrt pėr ta parė problemin tė integruar dhe nė tėrėsinė e
tij - thotė njė zyrtar i lartė.
-
-
Por
kishte akoma mė shumė nė kėtė histori. Gjatė gjithė kėtyre muajve,
njė sherr burokratik bėri zhurmė nė mėnyrė tė vecantė, duke e
helmuar atmosferėn. Kjo kishte tė bėnte me cėshtjen e avionit spiun:
Predator!
-
-
Predator-i ishte pėrdorur pėr herė tė parė nė Bosnjė nė vitin 1995.
Mė vonė CIA dhe Pentagoni filloi njė program tepėr sekret i cili
ishte projektuar qė tė siguronte pamje tė drejtėpėrdrejta ajrore -
tė cilat do tė ishin aq tė detajuara sa tė mjaftonin pėr tė
identifikuar individė tė ndryshėm nė njė territor tė caktuar.
Predator-i i ri i pėrmirėsuar ishte mė nė fund gati qė nė shtator
2000, dhe CIA e fluturoi atė mbi Afganistan nė njė mision dy javor
pėr ta testuar. Rezultatet e para ishin premtuese. Njė video qė iu
dėrgua Shtėpisė sė Bardhė tregonte njė njeri i cili mendohej se mund
tė ishte bin-Laden. Pėr herė tė parė, CIA tashmė zotėronte njė
mėnyrė pėr tė vertetuar informacionet qė i vinin nga njė agjent i
infiltruar nė rradhėt e fiseve tribale afgane nė terren. Njė nga
ndihmesat e Clinton thotė: Nė se ekzistonte njė informacion se
bin-Laden ndodhej nė njė zonė tė caktuar, nė mund ta dėrgonim
Predator-in mbi atė zonė tė identifikuar duke patur kėshtu njė sy
mbi objektivin e synuar.
-
-
Por nė
tetor 2000, Predator-i u pėrplas teksa ulej nė njė bazė ushtarake nė
njė nga vendet fqinje me Afganistanin. Paisja fluturuese, e cila
fluturonte pa njeri duke u komanduar nga toka ne distancė, kishte
nevojė pėr riparime. Sido qė tė ishte puna CIA dhe Pentagoni
vendosėn qė tė merreshin me riparimet duke marrė parasysh se nė atė
kohė dimri, moti i ashpėr nė Afganistan do ta vėshtirėsonte
mundėsinė e Predator-it pėr tė siguruar pamje tė qarta. Ndėrkohė,
ekipi i Clinton e la zyrėn duke menduar se Predator-i do tė ishte
pėrsėri nė qiej nė mars 2001.
-
-
Nė fakt
Predator-i nuk do tė fluturonte pėrsėri deri pas ngjarjeve tė 11
shtatorit 2002. Nė fillim tė vitit 2001 u vėndos qė tė zhvillohej
njė version e ri i cili jo vetėm do tė bėnte filmime dhe foto, por
do tė ishte gjithashtu i armatosur mė rraketa te tipit Hellfire
(zjarri i ferrit). Si pėr tė shtuar stresin e Clarke dhe ndihmėsve
tė tjerė tė Shtėpisė sė Bardhė, CIA dhe Pentagoni nuk munden tė
merreshin vesh se kush do ta kontrollonte programin dhe kush do tė
paguante pėr tė - megjithėse sejcili avion do tė kushtonte vetėm 1
milion US$. Ndėrkohė qė tipi i ri i Predator-it po ndėrtohej me
shpejtėsi nė njė fabrikė nė jug-perendim tė SHBA-se, CIA kundėrshtoi
pėrdorimin e tipit tė vjetėr pėr qėllime tė mirėfillta survejimi
sepse kishte frike sė al-Qaeda mund ta shikonte atė. Njė zyrtar i
vjetėr i shėrbimeve te fshehta amerikane thote se derisa Predator-i
te paisej me armatim godites, ne nuk deshironim qe ta ekspozonim
dhe dekonspironim aftesine tone suvejuese vetem duke fluturuar mbi
kokat e kundershtareve tane per ti identifikuar ata, por pa mundur
qe ti godisnim ose te benim dickca kunder tyre.
-
-
Clarke
dhe mbeshtetesit e tij ishin nxire nga inati. Ne fakt Dick Clarke
insitoi qe Predator-i te mbahej ne fluturim - pranojne zyrtaret e
administrates Bush. Ekipi i kunderterrorizmit argumentoi se
Talibanet e kishin qelluar avionin ne fjale edhe gjate testit qe i
ishte bere atij me pare nga administrata Clinton, keshtu qe
ekzistenca e tij ishte veshtire te besohej se ishte tashme sekret.
Pervec kesaj, nje Predator i kombinuar me informacione nga terreni,
mund te grumbullonte informacion te mjaftueshem nderkohe per te
leshuar mbi objektivin e identifikuar nje rrakete Tomahawk. Por
kur zevendesit mbajten takimin e tyre te katert dhe final me 16
qershor 2002 ata akoma nuk kishin rene dakort se cfare do te behej
me Predator-in. Sherret se kush do te paguante shpenzimet e tij
vazhduan edhe ne gusht.
-
-
Burime
nga administrata insitojne se ata nuk ndenjten duarkryq ate kohe.
Per shembull, ata krijuan nje qender prane Thesarit te Shtetit per
te hetuar asete te dyshimta te huaja, si dhe rishikuan
konkluzionet e trasheguara nga Clinton mbi ceshtjen ne se CIA mund
te vriste bin-Ladenin. Por aty nga mesi i vitit, rishikimi i
politikave nuk kishte ecuar aspak me nivelet e duhura.
-
Sherbimet sekrete po merrnin nderkohe mjaft informata nen ze rreth
nje sulmi te mundshem terrorist i cili do te mjaftonte qe te
mbushte pantallonat e zyrtareve te larte.
-
-
Me 22
qershor, Departamenti i Mbrojtjes i vendosi trupat ne gadishmeri te
plote dhe urdheroi gjashte anije te Flotes se 5-te, me baze ne
Bahrein, qe te dilnin ne det te hapur pasi ekszistonte frika se mund
te sulmoheshin ne port. Zyrtaret e SHBA-se mendonin se nje sulm i
tille mund te ndodhte edhe kunder forcave amerikane te bazes se
NATO-s ne Incirlik, Turqi, ose ndoshta ne Rome apo Belgjike, ose
Gjermani apo Azi te Jugut, pse jo ne Filipine - pra kudo ishte e
mundur por vetem ne SHBA jo! Kur Dita e Pavaresise kaloi pa
incidente, Clarke organizoi nje takim dhe pyeti Ben Bonk,
zevendesdrejtor i Qendres Kunder Terrorizimit te CIA-s, qe ta
informonte mbi planet e bin-Ladenit. Deshmite e Bonk se al-Qaeda po
planifikonte dicka spektakolare ishin mjaft befasuese dhe shokuese
- thote nje pjesmarres ne takim. Por askush nuk e dinte se cfare,
kur dhe ku do te ndodhte spektakli. Si per te kristalizuar idene
se sa pak apo shume njohuri kishte cdo njeri qe kishte dijeni per
kete problem, qendra kunder terrorizmit shpendau nje raport me
titull: Kercenimi per sulme te aferta nga al-Qaeda do te vazhdoje
per nje afat te pacaktuar.
-
-
Ashtu
sic pritej, nervat u acaruan me tej. Clarke, i cili shihej me
percmim nga shumica ne CIA, ku ai akuzohej sikur ja rriste rendesine
vetes, filloi te humbte kredibilitetin. Ai kish qene ne ate pune per
nje kohe shume te gjate. Ai ishte nje ujk i vetmuar qe klithte me
kot, thone miqte e tij te paket. Nje zyrtar i kundraterrorizmit
thote jo pa ironi: Clarke lexonte shume romane
policore-fantastiko-shkencore, dhe u be si puna e asaj shprehjes:
Kur ske pulen do hash sorren! Sipas tij bota gjithmone ishte duke u
permbysur. Shpesh faktet tona ishin keqperdorur nga ai. Shkurt
muhabeti ai nuk merrej me seriozisht nga te tjeret. Por Clarke nuk
ishte i vetmi i cili tashme ishte injoruar dhe izoluar nga te
tjeret. Zyrtare te hershem thone se ne te njejten pozite ishte edhe
Tenet. Ne cdo 2-3 dite drejtori i CIA-s do ti telefononte Tom
Pickard-it, i cili ishte komanduar si drejtor i perkohshem i FBI-se
ne qershor., duke e pyetur: Ckemi ndonje gje te re? A ke marre vesh
gje? Por Pickard tregohej indiferent dhe as qe e mori mundimin
ndonjehere qe te pyeste se perse ishte fjala.
-
-
Ne mes
te qershorit, Tenet u takua ne nje mbledhje te posacme me Rice dhe
ndihmesit e saj. George e informoi ne thelb Condi-n se pritej qe
te ndodhte nje goditje e madhe - thote nje zyrtar i pranishem. Por
nje deshmitar tjeter ne takim thote se Tenet prezantoi nje skeme te
madhe (ata gjithmone perdorin skema te medha si carcaf qe i varin
ne mur) ku evidentoi nje numer te konsiderushem kercenimesh. Por
Tenet nuk mundi te evidentonte qarte rrezikun per ndonje sulm brenda
vendit sepse ai priste me teper nje goditje te al-Qaedas jashte
kufijve te SHBA-se. Nje dite qe i preokuponte vertet sherbimet
sekrete ishte 20 korriku, kur Bush do te arrinte ne Xhenova, Itali,
per takimin e G-8 (tete vendet me te industrializuara te botes).
Tenet kishte informacione se al-Qaeda po planifikonte te sulmonte
Bush-in atje. Italianet, te cilet kishin marre vesh te njejtin
informacion (menyra se si sherbimet sekrete europiane e dhane kete
informacion ishte e tille qe, vec qenit te presidentit, te gjithe
e moren vesh se do te ndodhte nje sulm), vendosen nendetese dhe
polumbare ne port, mbyllen hapesiren ajrore perreth qytetit dhe e
rrethuan ate me nje sere armatimesh anti-ajrore.
-
-
Por
asgje nuk ndodhi. Dhe pas Xhenoves, - thote nje zyrtar i larte i
sherbimeve sekrete - u ndje nje lloj clirimi dhe shume njerez e
ulen vigjilencen ne maksimum. Pas takimit te fundit te zevendesave
rreth draft-materialit te Clarke per nje direktive presidenciale te
mundshme, me 16 korrik ishte e veshtire te gjeje nje date per
Komitetin e Shefave me qellim qe te shqyrtohej plani - gje qe ishte
faza e fundit para se materiali ti shkonte Bush. Ne fakt, ne gusht
ishte planifikuar nje takim per shefat e medhenj por sic thote nje
zyrtar i vjeter, shume prej tyre kishin lene qytetin per pushime.
Me ne fund u fiksua nje date: shefat do ta shikonin draftin me
daten 4 shtator 2002. Kjo ishte rreth 9 muaj pasi Clarke hartoi per
here te pare planin e tij per al-Qaedan.
-
-
NJE
SHANS I DJEGUR
-
-
Clarke
nuk ishte personi i vetem qe kishte patur nje vit te keq ne pune. Ne
qytetin e New York-ut, John ONaill udhehiqte seksionin e sigurise
kombetare te FBI-se, duke komanduar me shume se 100 agjente me
eksperience. Ata ishin te gjithe te mbingarkuar me pune. Bosi i
ONeill, - Barry Mawn - qe ishte asistenti i drejtorit te FBI-se,
shpenzoi shume kohe duke ju lutur Washingtonit per me shume agjente,
sidomos specialiste te gjuhes dhe besimeve fetare. ONeill ishte
gati nje legjende ne New York, ku ai merrej sidomos me boten e
kunderterrorit. Qe nga 1995, kur ai ndihmoi ne arrestimin ne
Pakistan te Ramzi Yusef, njeriu qe ishte pergjegjes per shperthimin
terrorist te 1993-it ne Qendren Boterore te Tregetise, ONeill
kishte qene nje nga figurat kryesore te luftes kunder terrorizmit. I
paskrupullt, i shkathet dhe ambicioz, ai kishte shpenzuar fundin e
viteve 90-te duke punuar nga afer me Clarke dhe nje grup ekspertesh
te zote per te cilet bin-Ladeni ishte bere obsesion.
-
-
Muajt e
fundit ONeill po kalonte nje periudhe te veshtire. Zyra e FBI per
qytetin e New York-ut kishte pergjegjesine kryesore per te hetuar
sulmin terrorist mbi bazen ushtarake te U.S.S. Cole ne Jemen.
Por hetimet nuk kishin shkuar mire qe ne fillim. Autoritetet e
Jemenit ishin treguar letargjike dhe jo-kooperues. Me tej ONeill, -
i cili udhehiqte hetimet ne terren ne Aden, Jemenit - ishte
perplasur me Barbara Bodine, ne ate kohe ambasadore e SHBA-se ne
Jemen, e cila mendonte se prezenca e madhe FBI-se ne vend po
shkaktonte probleme per regjimin politik ne vend. Ne momentin kur
ONeill u largua per disa dite pushime ne shtepi me rastin e
Thanksgiving (Dita e Falenderimeve - feste tradicionale ne SHBA),
Bodine bllokoi kthimin e tij perseri ne Jemen. Duke pare kete
situate, ONeill u perpoq ti drejtonte hetimet nga larg. Ne te
njejten kohe, ekipi i tij ne New York po punonte dyfish me qellim qe
te pergatiste dosjen perkatese per gjyqin qe do te zhvillohej ne
Janar 2001 rreth kater konspiratoreve te arrestuar per sulmet
terroriste me bomba ndaj ambasadave amerikane ne Afrike me 1998. Kjo
pune perfshinte agjente qe punonin ne menyre intensive duke
fluturuar nga Nairobi (Kenia) ne Dar-es-Salam (Tanzani) apo New
York, te cilet shoqeronin deshmimtaret, postonin dokumentat e
provat, dhe mbronin te penduarit e paket te al-Qaedas te cilet do te
jepnin deshmi per prokurorine dhe gjykaten.
-
-
Megjithate, FBI-ja ishte ende e pajisur keq per te trajtuar
kercenimin terrorist. Ajo nuk kishte as kapacitetin gjuhesor dhe as
ate analitik qe te kuptonte al-Qaedan. Kapaciteti informatik dhe
teknologjik i byrose ishte akoma ai i peridhes para-internet. Sipas
Chambliss, hetimet kundra terrorizmit ishin decentralizuar neper te
56 zyrat e terrenit te FBI-se te shperndara ne gjithe SHBA-ne. Keto
te fundit ishin aktualisht te dekurajuara nga shkembimi i
informacionit me njera tjetren ose me qendren.
-
-
Kjo
ishte pra situata edhe sikur gjerat te ecnin maksimalisht mire.
Sipas nje hetimi te bere nga nenkomisioni i Chambliss u zbulua se
FBI-ja i kushtoi vemendje te pamjaftueshme gjurmimit te burimeve
te financimit te terroristeve. Shumica e agjenteve ne terren kishin
marre detyra ne njesi kunder krimit te rendomte, dhe vetem pak prej
tyre merreshin ne menyre specifike me grumbullimin e te dhenave mbi
fundamentalistet radikale. Nje ish-ndihmes i larte i Clinton thote
se gjate administrates se ketij te fundit, Clake acarua aq shume me
FBI-ne sa qe filloi te levizte vete per te kontaktuar te gjita zyrat
ne terren te saj duke u bere leksion agjenteve lokale rreth
al-Qaedas. Ne fakt, FBI-ja po i pergjonte dhe regjistronte fshehtas
disa radikale islamike te dyshuar dhe po milte gjate hetimeve disa
te arrestuar te pakte te al-Qaedas qe kishte goditur. Por ne fund te
viteve Clinton, ndihmesi i tij thote se FBI-ja e informoi Shtepine e
Bardhe se al-Qaeda nuk kishte ndonje prezence substanciale ne SHBA,
ndersa persa i perket atyre pak elementeve qe kishin arritur te
depertonin ne Amerike, gjerat ishin nen kontroll te plote.
-
-
Ne fakt
FBI-ja nuk i kishte gjerat fare nen kontroll, dhe ONeill duhet te
kishte dijeni per kete. Te njejtin opinion - sic do te shihej me
vone - duhet te kishin edhe disa aleate kyc te tij, te cilet ne fakt
ishin te gjithe jashte SHBA-se neper vende te tjera te botes. Ne
Europe dhe vecanerisht ne France, kercenimi terrorist islamik kishte
qene me i qarte se kurre vecanerisht kur Grupi i Armatosur Islamik
Algjerian inicioi nje fushate bombash terroriste ne Paris gjate
vitit 1995. Keshtu qe ne vitin 2000, ekspertet e kundraterrorizmit
ne Europe e dinin se komunitetet e diaspores islamike ne Europe
kishin krijuar tashme celulat e e terroristeve. Pas arrestimit te
njerit prej tyre, Ressam-it, zyrtaret europiane ishin te bindur se
terroristet do te sulmonin se shpejti edhe objektiva te caktuara ne
SHBA. Jean-Louis Bruguiere, nje ekspert i magjistratures franceze i
cili kishte udhehequr hetimet e rasteve kryesore te terrorizmit,
thote se arrestimi i Ressam-it dha sinjalin se edhe SHBA-te duhet
te bashkoheshin me gjitha vendet e tjera te botes qe e konsideronin
veten ne rrezik akut nga sulmet terroriste.
-
-
Pergjate muajve te pare te 2001, agjensite europiane te mbrojtjes se
ligjit, te ndihmuar edhe nga CIA, arriten nje sere rezultatesh
pozitive duke bere disa goditje dramatike kunder al-Qaedas dhe
celulave radikale islamike qe lidheshin me te. Nje dite pas
Krishtlindjeve 2000, autoritetet Gjermane ne Frankfurt arrestuan
kater algjeriane te dyshuar per kurdisjen e aksioneve terrorriste me
bomba kunder objektivave te caktuara ne Strasburg. Dy muaj me vone
britaniket arrestuan gjashte algjeriane me akuzen per terrorizem.
-
-
Ne
prill, policia italiane shkaterroi nje celule anetaret e se ciles
dyshoheshin se po pergatisnin ne fshehtesi sulmin me bomba kunder
ambasades amerikane ne Rome. Dy muaj me vone spanjollet arrestuan
Mohammed Bensakhria, nje algjerian i cili kishte qene ne Afganistan
dhe kishte lidhje me kreret e larte te al-Qaedas, perfshi
bin-Ladenin. Francezet pretendonin se Bensakhria kishte drejtuar
celulen ne Frankfurt dhe ishte perfshire edhe ne rastin e sulmit te
deshtuar te Strasburg-ut. Dhe ne nje kurth nga me te sofistikuarit
krahasuar me te tjeret, me daten 28 qershor ishte arrestuar ne
Dubai, pergjate rruges per ne Afganistan, - Djamel Beghal, - nje
nenshtetas francez me origjine algjeriane i cili kishte qene ne
listen e terroristeve te kerkuar te Frances qe me 1997.
-
-
Pasi u
bind nga autoritete akademike islamike se djalli i vertete eshte
vete terrorizmi, Beghal u tregoi hetuesve mbi planet qe ishin bere
per te sulmuar ambasaden amerikanene Paris, si dhe dha detaje te
reja mbi lidershipin kryesor te al-Qaedas, perfshi ketu rolin e
vecante te Abu Zybaydah ne operacionet nderkonmbetare (i kthyer
perseri ne France ai po perpiqet te terheqe deshmite). Por burime
Franceze i kane treguar revistes Time se ata besojne se
autoritetet amerikane kishin dijeni te plote per deshmine e
Beghal-it.
-
-
Keto
aksione te policise ne Europe ishin burim i mire per ONeill.
Problemi qendronte ne faktin se ato binden disa nga zyrtaret
amerikane te antiterrorit se ne se do kishte ndonje sulm ndaj
interesave amerikane kjo do te ndodhte jashte jashte kufijve te
SHBA-se. Ne fillim te qershorit, per shembull, FBI ishte shume e
shqetesuar per kercenimet qe ekzistonin ndaj hetuesve amerikane ne
Jemen, sa qe i zhvendosi agjentet e saj nga qyteti Aden ne ambasaden
amerikane ne Sanaa. Me pas erdhi nje paralajmerim i dyte, teper
specifik per sigurine e ekipit te agjenteve, dhe Washingtoni vendosi
qe ti shpergulte te gjithe qytetaret e vete jashte Jemenit. Mawn-it
i kujtohet se John ONeill ne ate kohe thoshte: Ka shume trafik te
dhenash. Cdo njeri thote se po bien daullet e luftes dhe dicka do te
ndodhe. Por kur i pyet se ku dhe cfare do te ndodhe, asnje nuk eshte
ne gjendje ta thote kete. Te gjithe presin se ka per te qene
ndoshta diku jashte kufijve te SHBA-se.
-
-
Por
sidoqofte disa te tjere nuk e humben largpamesine e te nuhaturit te
rrezikut edhe brenda vendit (SHBA-se). Me 6 gusht, ndersa po kalonte
pushimet ne Crawford, Texas, Bushit ju dha informacioni i perdishem
nga CIA mbi problemet me te rendesishme te dites per sigurine
kombetare. Kete rradhe informacioni kishte te bente me mundesite qe
kishte al-Qaeda per te sulmuar SHBA-ne. Dhe jo nje po dy zyra
terreni te FBI-se kishin arritur te depertonin ne aktivitetin e
al-Qaedas ne SHBA, te cilat po te ishin ndjekur me agresivitet me te
madh, mund te kishin siguruar informacione sekrete te rendesishme
per rrezikun e nje sulmi terrorist te shpejte. Por dobesia
sistematike e burokracise se FBI-se e bllokoi mundesine qe kjo gje
te merrej vesh ne kohe.
-
-
Paralajmerimi i pare erdhi nga Phoenix, Arizona. Me 10 korrik,
agjenti Keneth Williams shkruajti nje material ku detajonte dyshimet
e tij mbi disa te dyshuar islamike radikale te cilet kishin marre
mesime mbi pilotimin e avioneve ne Arizona. Williams propozoi nje
hetim per te pare ne se al-Qaeda po perdorte sistemin arsimor
mbarekombetar amerikan te fluturimit ajror per qellimet e veta. Ne
fakt, Williams fliste mbi bazen e eksperiences se tij te madhe,
sepse kishte punuar me vite te tera mbi raste te ndryshme te
terrorizmit nderkombetar.
-
-
Sipas
nje ish-agjenti te FBI-se, - James Hauswirth, - zyra e Phoenix
kishte hetuar njerez te caktuar me dyshime per mundesine e lidhjeve
te tyre me terrorizmin islamik qe me 1994, edhe pse shefat e FBI-se
lokale nuk e kishin mbeshtetur shume kete gje. Williams e kishte
filluar punen per hetimin e tij mbi shkollat e fluturimit ajror qe
ne fillim te vitit 2001, por fatkeqesisht gjate kesaj periudhe
kishte shpenzuar shume muaj edhe per raste te tjera qe nuk kishin te
benin fare me terrorizmin. Ne momentin qe ai pati sado pak kohe te
merrej me terrorizmin, ju deshen vetem pak jave per ti rene
kembanave te alarmit. Ai pergatiti nje material ne forme memo dhe
e dorezoi ate tek zyrat qendrore dhe ne dy zyra lokale terreni te
FBI-se, njera nga te cilat ishte ajo e qytetit te New York-ut. Por
ky dokument ne te treja rastet humbi neper sirtare.
-
-
Vetem
pese jave pasi Williams shkroi memo-n e tij, nje paralajmerim i
dyte erdhi nga nje zyre tjeter lokale terreni e FBI-se, por edhe
kete here zyra qendrore deshtoi duke i bere punet per se prapthi. Me
13 gusht, Zakaria Moussaoui, nje nenshtetas francez 33 vjecar me
origjine marokene, arriti ne Akademine e Fluturimeve Ajrore
Nderkombetare Pan Am ne Minesota per nje trajnim ne simulator
kompiuterik te avioneve Boeing 747". Moussaouii, i cili kishte qene
ne SHBA qe ne shkurt dhe kishte marre edhe me pare leksione
fluturimi ne nje shkolle te Norman, Oklahoma, reflektonte shume
nxitim. John Rosengren, i cili ishte drejtor i shfrytezimit ne Pan
Am deri ne shkurt te ketij viti, thote se Moussaouii donte qe te
mesonte si te fluturonte nje Boeing 747 per kater ose pese dite.
Pas vetem dy ditesh trainimi, instruktori i fluturimit te
Moussaouii-t shprehu shqetesimin se studenti i tij hezitonte qe te
tjeret ta merrnin vesh se ai ishte musliman. Nje nga manaxheret e
Pan Am-it njihte dike ne FBI dhe pyeti koleget ne se ishte e
nevojshme ta informonte ate. Rosengren tregon se i tha kolegut:
Dakort, per mua ska problem. Te nesermen Rosengren mori nje
telefonate nga nje agjent nga Mineapolis qe i tregoi se Moussaouii
ishte ndaluar ne rezidencene tij te perkoshme, ne Eagan.
-
-
Megjithese Moussaouii eshte tani per tani vetem nje person i akuzuar
per lidhje me sulmet e 11 shtatorit, roli i tij ne keto sulme eshte
me se i qarte, (Ai eshte arrestuar ne Aleksandria, Viginia, dhe pret
gjykimin nga gjykata rajonale federale). Autoritetet gjermane i kane
konfirmuar revistes Time se - sic dyshohej qe ne hetim - Ramzi
Binalshibh, nje shok nga Hamburgu i Atta-s dhe Al-Shehhit
(terroristet qe rrembyen avionet me 11 shtator), dergoi para dy here
permes transfertave elektronike bankare per Moussaouii-n ne gusht
2001. Binalshibh, te cilit i ishte mohuar viza per te hyre ne SHBA
keter here me rradhe gjate vitit 2000, mendohet se ka qene nje nga
kanalet kryesore te furnizimit me para per rrembyesit e avioneve me
11 shtator, ne varesi te fondeve qe vinin kryesisht nga rajoni i
Gjirit Persik. Sidoqofte, nuk ekziston asnje prove, si per shembull,
ndonje telefonate e drejtperdrejte qe ta lidhe Moussaouii-n me
rrembyesit e avioneve.
-
-
Sido qe
te jete historia e vertete e Moussaouii-t, zyra lokale e FBI-se ne
Minesota u bind se ky tip ia vlente qe te hetohej. Gjate dy javeve
agjentet shpenzuan shume kohe, ne nje perpjekje frenetike ne rritje
por te pa-frutshme, qe te bindnin agjentet e FBIse qendrore per te
autorizuar leshimin e nje urdheri per te kontrolluar kompiuterin e
Moussaouii-t. Nga Washingtoni, kerkesa u cua ne Paris per te marre
te dhena te metejshme per te dyshuarin. Si shumica e gjerave qe kane
te bejne me Moussaouii-n, permbajtja e dosjes qe u dergua nga Parisi
kishte fakte te pakundershtueshme.
-
-
Nje
burim i hershem francez i forcave te mbrojtjes se ligjit i tregoi
revistes Time se amerikaneve iu dha cdo gje qe atyre ju nevoitej
per te kuptuar se Moussaouii ishte i lidhur me grupet terroriste
islamike. Burimi thote se edhe nje agjent i thjeshte qe mund te
punonte ne ndonje cep te humbur te Florides do kishte qene ne
gjendje te kuptonte rrezikun qe kanosej ne baze te informacioneve te
derguara. Nderkohe, nje sere zyrtaresh ne FBI thone se perpara 11
shtatorit francezet derguan vetem nje dokument me tre faqe, i cili e
portretizonte Moussaouii-n si nje person radikal, por informacioni
ishte aq i pergjithshem sa nuk mund te justifikonte kerkesen per
kontrollin e kompiuterit te tij.
-
-
Ne
fakt, nuk ka shume rendesi ne se materiali i derguar nga francezet
ishte apo jo i mjaftueshem. Gjeja me e jashtezakonshme dhe fatale
per rastin e Moussaouiit, - sic ishte rasti i memos nga Phoenix, -
ishte se ky rast nuk arriti kurre te terhiqte vemendjen e zyrtareve
te larte ne Washington, te cilet ishin pothuaj teresisht pagjume nga
shqetesimi i kercenimit prej ndonje sulmi te mundshem terrorist.
Askush ne FBI ose CIA nuk informoi ndonjehere dike nga Shtepia e
Bardhe per faktin se Moussaouii ishte ndaluar. Kjo ishte e
pafalshme! Nje zyrtar i larte i antiterrorizmit ne Shtepine e Bardhe
thote: A mendoni ju se po ta dinte Dick Clarke qe FBI-ja kishte
ndaluar nje qytetar te huaj, i cili po mesonte si te ngiste nje
aeroplan, se ai do rrinte duarkryq?
-
-
Te
lumtur gati ne injorance, per shak te mungeses se informacionit,
Clarke dhe Tenet mezi po prisnin me ne fund takimin qe kishin
enderruar per kaq kohe me shefat e medhenj te Shtepise se Bardhe.
Por rastesite fatale ne Washington nuk ishin plotesuar te gjitha. Ne
vijim te lutjeve qe vinin nga zyra lokale e FBI-se per qytetin e New
York-ut, ku Mawn dhe ONeill ishin te deshperuar per linguiste dhe
analiste te rinj, drejtori i komanduar i FBI-se, Pickard i kerkoi
Departamentit te Drejtesise nje fond prej 50 milion US$ per
programin e byrose se luftes kunder terrorizmit. Fatkeqesisht
kerkesa u refuzua! Nje burim nga byroja thote se ne gusht Pickard i
beri edhe njehere kerkese Prokurorit te Pergithshem, Ashcroft.
Pergjigja ishte perseri nje JO e thate!
-
Pickard
e mori letren e Ashcroft me daten 10 shtator 2001. Disa dite me pare
ONeill kishte lene FBI-ne dhe kishte filluar nje pune te re. Ai e
ndjente veten te konsumuar ne FBI dhe e kishte te qarte se nuk
kishte cte bente me atje. ONeill e kishte kuptuar se me
kembenguljen e tij kishte bere aq shume armiq sa qe nuk mund ta
mbeshteste me Mawn-in ne perpjekjet e tij. ONeill beri dorzimet
punes, u largua perfundimisht nga FBI-ja dhe vendosi te fillonte nje
jete te re si shefi i sigurimit prane Organizates Boterore te
Tregetise, ose sic quhej ndryshe te ashtuquajturat Kullat Binjake!
-
-
DY
VIZITORET
-
-
Ndersa
ne Afganistan mberriten netet e para te fresketa te stines se
vjeshtes, liderin e Aleances Veriore, Ahmed Shah Massoud, nuk e
zinte vendi. Ofensiva e tij kishte dale bllof. Perpjekja per te
marre nen kontroll qytetin e Taloqan-it, te cilin e kishte humbur
ndaj Talibaneve ne vitin 2000, perfundoi ne deshtim te plote.
Sidoqofte, aleatet e vjeter, sic ishte lideri brutal i rezistences
uzbeke Abdul Rashid Dostum, ishin kthyer perseri ne sheshin e
betejes ne Afganistan. Massoud mendonte ende se mungesa e
popullaritetit te Talibaneve mes popullsise Afgane mund ti
dobesonte akoma keta te fundit. Shah Pacha, nje komandant i trupave
kembesore te Aleances se Veriut tregon se ai na thoshte shpesh qe
te mos merziteshim, sepse shpejt do te merrnim nen kontroll
Kabulin.
-
-
Pothuaj
me 1 shtator, Massoud-i mblodhi komandantet kryesore te trupave te
tij ne shtabin e tij prane Khoja Bahauddin. Synimi ishte qe te
organizonte nje sulm te pergjithshem, por Zahir Akbar, nje nga
gjeneralet e Massoud-it, kujton se nje telefonate celular e beri
kete te fundit qe te ndryshonte mendjen. Akbar thote se ate e
njoftuan se al-Qaeda dhe Pakistani po angazhonin pese njesi luftimi
ne frontin e luftimeve. Ditet e fundit ushtaret e Aleances se Veriut
informonin per nje force te kombinuar te Talibaneve dhe al-Qaedas,
por shtonin se cuditerisht nga jugu nuk kishte shume presion, me
perjashtim te disa perplasjeve sporadike gjate javes se pare te
shtatorit. Nje burim i sherbimit te fshehte afgan kujton se
Aleanca ishte habitur dhe u be konfuze se pse Talibanet nuk po i
sulmonin? Per me teper burimet nga brenda Talibaneve flisnin se
trupave u ishte dhene urdher qe te prisnin.
-
-
Perse
kjo pritje? Disa nga ndihmesit e Massoud-it tashme thone se e kane
te qarte por me vonese. Per gati tre jave dy gazetare arabe prisnin
ne Khoja Bahauddin per te intervistuar Massoud-in. Gazetaret thoshin
se vinin nga Qendra e Observimit Islamik ne Londer dhe kishin nje
leter rekomandimi nga drejtori i tyre Yasser al-Siri. Gazetaret, te
cilet kishin udhetuar pa probleme permes frontit te luftes me
Talebanet thane se donin te dokumentonin Islamin ne Afganistan -
kujton Faheem Dashty, i cili prodhonte filma per Aleancen e Veriut
dhe eshte aktualisht kryeredaktor i gazetes se perjavshme te
Kabulit. Ne mbremjen e 8 shtatorit dy vizitoret u bene nervoze, duke
insistuar plot ankth tek vartesit e Massoud-it per te konfirmuar
intervisten me te. Ne te kundert ata kercenuan se ne se intervista
nuk do behej brenda 24 oreve atehere ata do te largoheshin.
Sekretari i Massoud tregon se ata dukeshin sa te shqetesuar aq edhe
entuziste per ta bere intervisten aq sa filluan te na luteshin.
-
-
Me ne
fund intervista u fiksua pikerisht para drekes, te dielen, me 9
shtator. Dashty-t iu kerkua qe edhe ai ta filmonte paralelisht me
gazetaret intervisten. Massoud u ul ne krah te mikut te tij Masood
Khalili, tashme ambasador i Afganistanit ne Indi. Komandanti donte
qe une te perktheja, dhe pastajse se bashku me te une do te shkoja
te haja dreke prane lumit Oxus - thote Khalili. Gazetaret arabet
hyne ne dhome dhe vendosen kameren perballe Massoud-it. Khalili
tregon se ata ishin mjaft te qete dhe te permbajtur, dhe ai i
pyeti se cilen gazete perfaqesonin? Kur ata thane se punonin per
llogari te qendrave studimore islamike, Khalili u be dyshues dhe
hezitoi te vazhdonte intervisten, por Massoud nderhyri dhe tha se do
ta benin intervisten.
-
-
Khalili
thote se Massoud u tha gazetareve se ai donte te njihej me pyetjet
para se te fillonte intervista. Me tej Khalili kujton se nga 15
pyetje ne total, tete prej tyre kishin te benin me bin-Ladenin. Une
u pashe ne sy me Massoud-in. Ai nuk dukej i qete. Ne kete histori
gjerat po beheshin shume me te komplikura se zakonisht. Por ai tha:
OK, fillojme filmimin! Dashty tregon: - Khaili filloi te
perkthente pyetjen e pare ne gjuhen Dari, ndersa une po rregulloja
ndricimin e kameras sime, kur papritur ndjeva nje shperthim. Bomba
kishte qene e fshehur ne kameran e arabeve dhe ajo vrau ne vend nje
prej tyre, ndersa i dyti u vra nga rojet e Massoud-it teksa po
perpiqej te ikte per te shpetuar. Khalili beson se ky i fundit
shpetoi filimisht nga goditja e bombes prej pasaportes qe mbante ne
xhepin e majte te kemishes. Tete copa metalike te bombes u gjeten te
ngulura fort ne te. Dashty mban mend se e kane transportuar
menjehere ne nje helikopter se bashku me Massoud-in. Ky i fundit
kishte marre plage te renda. Helikopteri i coi ata urgjent ne nje
spital te Taxhakistanit. Ne kohen qe ata arriten atje Massoud-i
kishte vdekur!
-
-
Vrasesit kishin ardhur nga Europa, dhe ata ishin anetare te nje
grupi aleat te al-Qaedas. Nderkohe, armiqte e Massoud po prisnin
lajmin e vrasjes se tij. Brenda pak oresh radioja e Talebaneve
filloi te kakariste propagande: Lideri juaj vdiq! Tani ju nuk mund
te na beni dot balle! Nje anetar i stafit te Massoud thote: Ata u
treguan te zgjuar. Ofensiva e tyre ishte parashikur qe te fillonte
menjhere pas vrasjes. Pikerisht ate nate Talebanet sulmuan frontin
e luftes me Aleances Veriore. Edhe nje here tjeter, por te fundit,
trupave te Massoud ju desh qe te rezistojne te vetme.
-
-
Ndersa,
luftimet po pergjakeshin, plani i Clarke priste firmen e Bush-it.
Mjaft shpejt Aleanca e Veriut do te kishte gjithe ndihmen qe pati
kerkuar: forcat speciale te SHBA-se, avionet bombardues B-52, dhe
natyrisht sa me shume avione spiune Predator qe CIA dhe Pentagoni
te kishin ne dispozicion. Vendimi, qe kishte pritur per nje kohe kaq
te gjate, papritur ishte aprovuar menjehere, sepse vetem 50 ore pas
vdekjes se Massoud-it, terroristi Atta, duke u ulur ne avionin numer
11 te linjes American Airlines qe udhetonte drejt aeroportit
Logan te Bostonit perdori telefonin e tij celular per here te
fundit per te komunikuar me shokun e tij Al-Shehi, i cili sapo ishte
ulur ne aeroplanin numer 175 te kompanise United Airways. Plani i
tyre djallezor kishte nisur!
-
-
Po ne
ate mengjes, ONeill, ish-kolegu i Clarke ne luften kunder
terrorizmit nderkombetar, arriti ne vendin e tij te ri te punes. Ai
kishte qene ne kete pune vetem per dy jave. Pasi Atta dhe Al-Shehi
perplasen aeroplanet ne Qendren Boterore te Tregetise, ONeill i
telefonoi djalit dhe girlfriend-it te tij nga jashte kullave per
tu thene se ai ishte shendoshe e mire. Pastaj ai vrapoi menjehere
per te kullat qe te kryente detyren e tij. Trupi i tij u identifikua
10 dite me vone!
-
Artikulli bazohet ne raportet e: (i) Washington -
Massimo Calabresi, John F. Dickerson, Elaine Shanon, Mark
Thompson, Duglas Waller, dhe Michael Weisskopf; (ii)
Islamabad - Hannah Bloch dhe Tim McGirk; (iii) Dallas
- Cathy Booth Thomas; (iv) Cikago - Wendy Cole dhe
Marguerite Michaels; (v) Paris - Bruce Crumley; (vi)
Bruksel - James Graff; (vii) Phoenix - David
Schwartz; (viii) Kabul - Michael Ware.
|
|