| |
 |
|
KULTURĖ
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
|
OPINIONE
|
|
| |
Reagim ndaj shkrimit te N. Lukaj,
Dy gabimet
e Veton Surroit |
|
|
|
|
|
|
|
|
-
30 mars 2004 / TN
-
-
Tomor
ZABELI
-
-
Eshte tipar i jopjekurise, kur gabimet
dhe aktet qe kryhen nuk pranohen si te tilla.
-
-
Djeg'ja e mese 30 kishave, dhjetera
shtepiave te serbeve eshte nje akt me te cilin tentohet pamundesia e
jeteses se kesaj popullate ne ato vende ku ata deri ne ate moment
kane jetuar.
-
-
Pamundesia e jeteses ne ato vende me
fjale te tjera eshte zhvendosja nga ato vende per te jetuar ne vende
tjera (qofte edhe perkohesisht!). Zhvendosja nga vendbanimi per te
shkuar (me dhune) per te jetuar ne nje vend tjeter (pasi qe shtepia
dhe sakrilegjet jane te djegura) nuk eshte tjeter gje, perveq
SPASTRIM ETNIK.
-
-
Bile kete definim ne shqiptaret e
Kosoves (te cilet e kemi shijuar spastrimin etnik me keq se askush)
duhet ta kemi me te qarte se askush tjeter.
-
-
Prandaj, zotni Lukaj, zotniu Veton
Surroi e din forte mire se cka shkruan dhe se cka rreshtat e tij
permbajne ne menyre eksplicite dhe implicite.
-
-
Arsyetimi juaj se, po citoj, "Popullin
qė pėr vite tė tėra ėshtė masakruar nga njė pakicė kombėtare, e
mbėshtetur nga regjimi i vet, nuk mund ta akuzosh pėr fashizėm,
sepse i duhet disa vjet pėr ta ndryshuar vetėdijen pėr torturat,
krimet dhe barbarizmat qė ia ka shkaktuar ajo dhe regjimi i saj"
eshte mese i pabaze.
-
-
Fashizmi nuk definohet se kush e kryen
nje veper antinjerezore, por definohet ne vete vepren
anti-njerezore. Prandaj, se ne shqiptaret (pasi qe qenkemi masakruar
me vite te tera) nuk po mund te kryekemi vete vepra fashiste, eshte
qesharake dhe e pabaze - teori qe mund te gjenden vetem tek ne ne
Ballkan dhe ate ose tek serbet ose tek shqiptaret.
-
-
Fundja, (jo)veprat tona te fundit me 17
dhe 18 mars deshmuan fatkeqesisht, se sa te afert dhe te njejte jemi
ne me fqinjet tane serbet!
-
-
Me nderime
-
Tomor Zabeli
|
|
|
|
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2004
Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|