|
29 mars 2004 / TN
Pėllumb VELO
Babai
im Ihsan Libohova, i cili kishte mbaruar shkollėn fillore dhe atė
unike nė Stamboll dhe Korfuz dhe ishte diplomuar pėr Drejtėsi e
Shkencat Politike nė Sorbonė e Romė, kur u kthye nė Shqipėri drejtoi
gazetėn "Tirana" dhe gjatė viteve tė Monarkisė sė Zogut ai shėrbeu pėr
shumė vjet si prefekt i klasit tė parė nė Pogradec. Pas kėsaj pėr
punėn e mirė qė kishte bėrė nė Pogradec, Zogu e solli nė Ministrinė e
Brendshme nė Tiranė duke e emėruar si Drejtor tė pėrgjithshėm pėr
Bashkitė dhe Komunat nė atė dikaster. Ndonėse pas pushtimit fashist tė
vendit, babai im nuk pranoi qė tė shėrbente pėrsėri nė administratėn
shtetėrore, por u mbyll nė shtėpi duke u marrė vetėm me studime, nė
nėntorin e vitit 1944, ai u arrestua nga forcat partizane tė cilat na
nxorrėn edhe ne nga shtėpia duke na e sekuestruar tė gjithė atė vilė
ku sot ndodhet rezidenca e ambasadės sė Maqedonisė".
Njeriu
qė flet dhe dėshmon pėr herė tė parė ėshtė 60-vjeēari Servet Libohova,
njė nga pasardhėsit e familjes sė famshme Libohova, e cila njihet e
konsiderohet si njė nga familjet mė tė vjetra dhe mė tė pasura gjatė
gjithė historisė sė Shqipėrisė.
Po cila
ėshtė e kaluara dhe origjina e familjes Libohova, cila ka qenė pozita
shoqėrore e politike qė ka pasur ajo familje qė nga viti 1403 kur
ėshtė njohur pėr herė tė parė e deri nė gjysmėn e dytė tė shekullit tė
kaluar?
Cilėt
kanė qenė burrat mė nė zė qė ka nxjerrė ajo familje, ēfarė funksionesh
dhe postesh patėn mbajtur ata nė periudhėn e perandorisė osmane dhe mė
pas me krijimin e shtetit tė ri shqiptar?
Cili ka
qenė qėndrimi i saj politiko-shoqėror gjatė periudhės sė Monarkisė sė
Zogut dhe pėrse regjimi komunist i Enver Hoxhės e persekutoi nė
mėnyrėn mė barbare atė familje tepėr tė njohur, duke i pushkatuar,
burgosur dhe internuar pasardhėsit e saj deri nė vitin 1990?
Kush ishte Ihsan Libohova
Pas
Mufid bej Libohovės i cili ka qenė dhe njė nga pinjollėt mė tė famshėm
tė familjes Libohova, apo siē ėshtė njohur ndryshe familja e "Asllan
Pashėllinjve", nga ajo derė e njohur kanė dalė edhe shumė burra tė
mėnēur tė cilėt u shkolluan dhe diplomuan nė universitetet mė
prestigjoze tė Lindjes e Perėndimit, tė cilėt mė pas u kthyen nė
Shqipėri duke dhėnė kontributin e tyre nė tė gjitha funksionet e
detyrat qė iu ngarkuan nė administratėn e lartė tė shtetit shqiptar qė
nga qeveria e parė e Ismail Qemalit, ashtu dhe gjatė viteve tė
Monarkisė. Ndėr ata pasardhės tė asaj familje, pas Mufid bej
Libohovės, janė tė njohur edhe Servet bej Libohova, Ekrem bej
Libohova, Maliq bej Libohova, Asaf bej Libohova, Dr, Shefqet bej
Libohoha, Ihsan bej Libohova, Ajet bej Libohova, Enver bej Libohova,
Neki bej Libohova, si dhe dy vėllezėrit binjakė Kapllan dhe Arsllan
Libohova.
Lidhur
me jetėn, shkollimin dhe karrierėn e njėrit prej pinjollėve tė kėtij
fisi tė njohur, tė quajtur Ihsan Libohova, i cili gjatė viteve tė
Monarkisė sė Zogut shėrbeu nė administratėn e lartė tė shtetit
shqiptar, i biri i tij, 60-vjeēari Servet Libohova, dėshmon: "Babai
im, Ihsani, u lind nė vitin 1901 nė qytezėn e vogėl tė Libohovės prej
nga ėshtė dhe origjina e familjes sonė. Mėsimet e para tė shkollės
fillore ai i mori nė qytetin e Gallatasarait nė Turqi dhe mė pas ndoqi
shkollėn e mesme nė gjimnazin francez tė Korfuzit.
Pas
mbarimit tė shkollės sė mesme me rezultate tė shkėlqyera, Ihsani u
dėrgua pėr tė ndjekur studimet e larta nė Francė, ku dhe u diplomua
shkėlqyeshėm nė degėn e Jurisprudencės pranė Fakultetit tė Drejtėsisė
nė Universitetin e Sorbonės. Pas diplomimit, Ihsanit, i propozuan qė
tė punonte si pedagog pranė atij universiteti, por ai nuk pranoi dhe u
kthye nė Shqipėri. Ihsani nuk qėndroi mė shumė se njė vit nė Shqipėri,
pasi iku pėrsėri nė Itali, ku pėr katėr vjet me rradhė ai ndoqi
studimet nė fakultetin e Shkencave Politike pranė universitetit tė
Romės. Pas kėsaj, aty nga viti 1930, babai u kthye nė Shqipėri pasi
kishte mbrojtur dy doktorata dhe njihte shkėlqyeshėm disa gjuhė tė
huaja.
Gjatė
kohės qė babai ishte me studime nė degėn e Shkencave Politike tė
universitetit tė Sorbonės nė Francė, ai kishte miqėsi tė ngushtė me
intelektualin e famshėm francez Daladje, i cili mė pas u zgjodh pėr
disa mandate me rradhė nė postin e kryeministrit tė Francės. Pasi u
kthye nė Shqipėri aty nga mesi i vitit 1930, babai im, Ihsan Libohova,
i cili ishte diplomuar dy herė duke mbrojtur doktoraturat nė Sorbonė
dhe Romė, u vendos nė Tiranė ku hapi njė gazetė tė pavarur tė cilėn e
titulloi "Gazeta e Tiranės", kujton 60 vjeēari Servet Libohova, lidhur
me babanė e tij, Ihsanin, i cili nė fundin e viteve '20, u diplomua nė
universitetet e Sorbonės dhe Romės.
Libohovitėt e diplomuar nė Itali
Po
kėshtu pėrveē Ihsan Libohovės, edhe tre vėllezėrit e tij: Enveri,
Asafi dhe Shefqeti, u diplomuan nė universitetet e Perėndimit. Lidhur
me kėtė dhe karrierėn e tyre profesionale nė vitet qė pasuan, Servet
Libohova dėshmon: "Ashtu si babai, edhe tre vėllezėrit e tij, studjuan
dhe u diplomuan nė universitetet italiane. Enveri u diplomua pėr
Agronomi nė universitetin e Bolonjės, ndėrsa xhaxhai tjetėrm Asafi, u
diplomua pėr Jurisprudencė nė universitetin e Romės. Po kėshtu edhe
xhaxhai tjetėr, Shefqeti, u diplomua dhe u doktorua nė Drejtėsi pranė
universitetit tė Romės dhe mė pas kur erdhi nė Shqipėri, u mor me
avokati. Nga tė tre xhaxhallėrėt e mi qė u diplomuan nė Itali, vetėm
Asafi nuk u kthye mė nė Shqipėri pas diplomimit, pasi ai qėndroi nė
Romė ku jetoi deri sa vdiq nė vitet '60.
Ndryshe
nga tre vėllezėrit e tij qė u morėn me avokati e agronomi, babai im.
Ihsani, e vazhdoi karrierėn e tij duke punuar nė administratėn e lartė
tė shtetit shqiptar. Kėshtu pas disa kohėsh qė babai punoi nė
drejtimin e gazetės "Gazeta e Tiranės", ai u thėrrit nga Mbreti Zog
dhe u caktua me detyrėn e nėnprefektit tė Pogradecit. Pas katėr
vjetėsh qėndrimi nė Pogradec, nė atė detyrė ku Ihsani la njė emėr tė
mirė, Mbreti Zog e thėrriti pėrsėri nė Tiranė dhe e emėroi me detyrėn
e Drejtorit tė Bashkive dhe Komunave pranė Ministrisė sė Brendshme. Nė
atė detyrė babai shėrbeu pėr vite me rradhė dhe aty nga viti 1937, ai
u martua me nėnėn tonė, Fazilet Vėrlacin, tė bijėn e politikanit e
deputetit Shefqet Vėrlaci i cili nė fillimin e viteve '40 u bė
kryeministėr i Shqipėrisė. Pas pushtimit tė Shqipėrisė nga Italia,
babi nuk pranoi qė tė shėrbente mė nė administratėn e shtetit shqiptar
tė asaj kohe.
Kėshtu
gjatė gjithė periudhės sė pushtimit fashist tė vendit, Ihsani, nuk u
mor me asnjė punė shtetėrore, por u mbyll nė shtėpinė e tij duke u
marrė vetėm me studime. Gjatė atyre viteve familja jonė, hyri dhe
banonte nė vilėn e re, (aty ku sot ėshtė rezidenca e ambasadės sė
Maqedonisė) tė cilėn babai me nėnėn kishin filluar ta ndėrtonin aty
nga fundi i vitit 1937, pasi kishin blerė tokėn-truall. Pėr ndėrtimin
e asaj vile ata shpenzuan kursimet e tyre nga pasuria qė kishin
trashėguar nga prindėrit, si dhe trashėgiminė financiare tė gjyshes
sonė Qanie Libohova (Toptani)", kujton Servet Libohova, lidhur me
karrierėn e babait tė tij Ihsanit, gjatė viteve tė Monarkisė sė Zogut,
si dhe tė tre xhaxhallarėve qė ishin diplomuar nė Itali.
Dėnimi i Ihsanit nė Gjyqin Special
Po cili
ishte fati i Ihsan Libohovės, i familjes dhe i vėllezėrve tė tij, pas
mbarimit tė Luftės dhe ardhjes sė komunistėve nė pushtet?
Lidhur
me kėtė, Servet Libohova dėshmon: "Aty nga nėntori i vitit 1944, kur
akoma nuk kishte mbaruar Lufta, vila ku banonte asokohe familja jonė u
rrethua e gjitha nga forca tė shumta partizanėsh. Pas kėsaj, 17 prej
tyre tė armatosur me automatikė, hynė brenda me zhurmė tė madhe duke
na trembur ne fėmijėve tė vegjėl. Nė atė kohė aty ndodhej, babai,
nėna, si dhe unė me dy motrat: Seresi e Vesta, tė cilat ishin pak mė
tė mėdha se unė. Partizanėt sapo hynė brenda, arrestuan babanė dhe ne
na nxorrėn menjėherė nga shtėpia vetėm me rrobat e trupit, duke na
thėnė qė tė shkonim ku tė donim.
Pasi na
e sekuestruan tė gjithė shtėpinė e madhe me tė gjitha mobiljet e
plaēkat qė ndodheshin brenda, unė me nėnėn dhe dy motrat mbetėm nė mes
tė katėr rrugėve pa ditur se ku tė shkonim. Ne mundėm qė tė nxirrnim
nga shtėpia vetėm disa plaēka dhe kjo gjė u bė e mundur vetėm pasi
paguam njėrin nga partizanėt qė kishte gradėn e kapitenit, i cili
ishte ngarkuar qė ruante shtėpinė. Nė atė kohė qė ne na nxorrėn nga
shtėpia, vilėn tonė tė madhe ia dhanė Presidentit tė Shqipėrisė, Omer
Nishanit dhe gruaja e tij fisnike qė ishte me origjinė austriake, u
thoshte shpesh njerzve qė shėrbenin aty: "Kujdes, ruajeni kėtė shtėpi
se ėshtė e huaja dhe njė ditė do tė vi pėrsėri ta marri pronari i
saj".
Ndėrsa
babai ndodhej nė burgun e Tiranės, ne na hapi derėn dhe na strehoi
familja njohur tiranase Tufina, tė cilėt u treguan shumė bujarė me ne
dhe nuk donin t'ja dinin fare se komunistėt na kishin cilėsuar si
familje reaksionare. Ndėrsa babai doli nė Gjyqin Special dhe u dėnua
me dhjetė vjet burg, ne si familja qėndruam tek Tufinat, deri aty nga
viti 1956 kur na hoqėn nga Tirana. Babai e vuajti dėnimin nė kampet e
tmershme tė Kėnetės sė Maliqit dhe nė Beden tė Kavajės, e mundi tė
lirohej qė andej vetėm nė vitin 1950, duke pėrfituar nga disa amnisti
qė u dhanė asokohe pėr tė dėnuarit politik.
Gjatė
kohės qė ishte nė burg, babai u sėmur rėndė dhe mundi tė shpėtonte nga
vdekja, vetėm nė saj tė Dr. Zymės, i cili mori pėrsipėr operimin e
tij. Pas daljes nga burgu babai punoi si punėtor me lopatė duke bėrė
llaē nė ndėrrmarjen e ndėrtimeve "Muhamet Gjollesha", ku paguhej shumė
pak dhe gjatė gjithė atyre viteve ne mbetėm nė gjėndje tė mjerueshme
ekonomike. Asokohe ne jetonim me ato pak tė ardhura qė na kishin
mbetur pa na i sekuestruar dhe duke shitur ato pak plaēka qė kishim
mundur qė tė nxirrnim nga shtėpia nė vitin 1944 kur na e sekuestruan.
Hakmarrja e komunistėve nuk mbaroi vetėm me familjen tonė, por ata i
vazhduan goditjet edhe ndaj vėllezėrve tė babait tim, si dhe shumė
familjeve tė tjera tė fisit Libohova. Kėshtu pas dėnimit tė babait, nė
vitin 1946, komunistėt arrestuan xhaxhanė tim, Dr. Shefqet Libohovėn,
i cili ishte diplomuar pėr Drejtėsi nė Romė.
Ndonėse
Shefqeti ishte plagosur nė demostratat e rinisė antifashiste gjatė
Luftės, atė e akuzuan pėr tentativė arratisje dhe e dėnuan nė fillim
me vdekje dhe mė pas me 101 vjet burg. Shefqeti vdiq nė burgun e
Burrelit dhe nuk la asnjė fėmijė, pasi nuk ishte i martuar. Para
arrestimit tė Shefqetit, komunistėt kishin ekzekutuar edhe kushėririn
e parė tė babait, Xhevat Libohovėn, i cili kishte mbaruar Akademinė
Ushtarake nė Itali. Po kėshtu nė ato vite u arrestua dhe u dėnua edhe
kushėriri tjetėr i yni, Elmaz Myfid Libohova, i cili kishte mbaruar
Liceun e Korēės dhe kur studjonte atje, i jati i tij, ia kishte lėnė
nėn kujdestari Enver Hoxhės. Elmazi me gjithė familjen e tij jetoi
deri vonė i internuar nė fshatin Tresh tė Lezhės dhe kur vdiq, e
varrosėm vetėm unė me babanė tim, Ihsanin", kujton Servet Libohova
lidhur me dėnimin e babait tė tij, Ihsanit si dhe me persekutimin e
shumė familjeve tė tjera tė fisit Libohova.
Si na ndihmuan familjet shkodrane
Aty nga
viti 1956, familjen Libohova e hoqėn nga Tirana dhe e internuan nė
qytetin e Shkodrės. Lidhur me kėtė dhe qėndrimin e asaj familje nė atė
qytet, 60-vjeēari Servet Libohova dėshmon: "Me ndihmėn e mikut tė
familjes sonė, Hamit Tafilicės, ne mundėm qė tė sistemoheshim nė
qytetin e Shkodrės, duke u vendosur nė njė shtėpi me qera nė Rrugėn
"Luigj Gurakuqi". Asokohe mezi e rregulluam qė tė shkonim nė qytetin e
Shkodrės, pasi ai qytet lakmohej shumė nga familjet e internuara, duke
u konsideruara si parajsė, nė krahasim me qytetet e tjera tė
Shqipėrisė ku i dėrgonin familjet e internuara. Gjatė asaj kohe qė ne
shkuam nė qytetin e Shkodrės, familja jonė mbeti shumė keq nga gjėndja
ekonomike dhe si fillim ne mundėm tė jetonim duke siguruar vetėm bukėn
e gojės, nė saj tė punės sė nėnės sonė e cila qepte xhamadanė pėr
familjet malėsore. Ato xhamadanė qė qepte nėna, dilte dhe i shiste e
zonja e shtėpisė ku banonim ne, por pėrsėri gjendja jonė ekonomike
mbetej mjaft e vėshtirė. Pas kėsaj babai mezi mundi qė tė fillonte
punė duke u marrė me shtrimin e rrugėve me gurė dhe mė pas si hamall,
duke ngarkuar e shkarkuar makinat me zhavorr nė Zallin e Kirit.
Nė atė
punė babai punoi deri aty nga viti 1963 kur mbushi moshėn e pensionit,
por atė pension qė ia garantonte ligji, atij nuk ia dhanė asnjėherė,
duke e lėnė pa asnjė tė ardhur. Po kėshtu dhe ndonjė ndihmė finaciare
nė dollarė qė na vinte asokohe nga familja e nėnės sonė (Vėrlaci) qė
jetonte nė Itali, shteti na i thyente me njė kurs shumė tė vogėl. Por
gjatė gjithė atyre 35 vjetėve qė familja jonė jetoi nė qytetin e
Shkodrės, pati njė ndihmė mjaft tė madhe morale nga shumė familje
shkodrane, si ajo e Uran Anamalit, Hamza Dervishit, Rauf Ēangės,
Pjerin Prek Dedės (Axhės), Flamur Selmanit, Eduart Pėrjakut, Njazi
Mukės, Leopol Shkrelit, Malo Dervishit, Xhevat Hajdarit etj.
Pas
daljes nga burgu babai u vetėizolua nė shtėpi dhe aty vinin dhe e
vizitonin disa nga miqtė e tij mė tė ngushtė, si Dom Injac Dema, Hamit
Tafilica dhe profesori i matematikės Muhamet Hoxha, i cili ishte
diplomuar nė Francė. Tė tre kėta intelektualė tė njohur qė babai i
konsideronte si njerėz tė mrekullueshėm, nuk ia ndanė asnjėherė
Ihsanit dhe iu gjetėn atij nė ditėt mė tė vėshtira", e pėrfundon
rrėfimin e tij, 60-vjeēari Servet Libohova, pinjolli i njėrės prej
familjeve tė tė vjetra dhe mė tė famėshme nė tė gjithė historinė e
Shqipėrisė, e cila u persekutua nė mėnyrėn mė barbare nga regjimi
komunist i Enver Hoxhės. Ashtu si i gjithė fisi i tij, edhe Servet
Libohova, gjatė viteve tė internimit nė qytetin e Shkodrės, mundi qė
tė punonte vetėm si hamall nė Stabilimentin e Sharrave, apo siē njihet
ndryshe nga shkodranėt si "Fabrika e shaljanėve".
Ollga, Danezja shqiptare
Madamė
Ollga kish lindur mė 1886-n nė Danimarkė. I ati i saj ishte ushtarak
dhe gjatė luftės me rusėt e bardhė u detyrua tė ikte, duke zgjedhur
Parisin si vendqėndrimin e tij tė ri. Ollga, si vajzė e re dhe e dhėnė
pas artit, zgjodhi tė studiojė pėr piano e, si pasojė, i ati e dėrgoi
nė Stamboll. E Turqia u bė shkaku i njohjes sė Mufidit me studenten,
dashuri e cila e solli danezen Ollga nė Shqipėri. "Ka qenė fundviti
1908 fillimviti i 1909-s kur gjyshi me gjyshen mbėrritėn nė Shqipėri.
Qė prej asaj kohe madamė Ollga nuk u largua mė nga vendi i
bashkėshortit tė saj", thotė Mufid Libohova (i riu). Ish-ministri i
Brendshėm kishte njė djalė me gruan e parė, Malikun, ndėrsa me Ollgėn
pati njė tjetėr djalė qė u quajt Elmas. Fatkeqėsisht historia mes beut
nga Libohova dhe danezes Ollga u mbyll shpejt. Nė vitin 1927 Mufid bej
Libohova ndėrroi jetė, por kjo nuk e ndau Ollgėn nga vendi ku jetoi
pėr shumė vjet me bashkėshortin, Shqipėrinė. "Frenat e shtėpisė i mori
zonja Ollga, tė cilėn tė gjithė ne e donim jo si gruan e Mufidit, por
si pjesėtare tė fshatit tonė", na thotė njė banor i vjetėr i
Libohovės.
Garancia e gjermanėve
Nė
fillim tė vitit 1944, kur gjermanėt kontrollonin pothuaj tė gjitha
zonat e vendit, Libohova ruhej vetėm nga dy roje. Duke njohur gjuhėn
gjermane, Ollga Schweizer hyri nė bisedime me gjermanėt, duke i bindur
se fshati nuk kishte tė bėnte me partizanėt. Deri nė muajin maj tė po
atij viti Libohova mbeti si njė ishull i paprekur. Gjatė asaj kohe
fshatarėt mbanin me bukė edhe ndonjė partizan fshehurazi. Nė
operacionin e qershorit u prek edhe Libohova. Dikush spiunoi se nė
fshat mbahej njė partizan i plagosur. Pas njė kontrolli tė befasishėm
nė shtėpinė e kallėzuar, ai u gjet. Tė nesėrmen Libohova u mbush me
ushtarė, tė cilėt i nxorėn tė gjitha familjet te rrapi i madh nė
qendėr tė fshatit.
Kapiteni
gjerman, pasi bėri prezent arsyen e prezencės sė tyre nė fshat, e
urdhėroi skuadronin tė pushktonte 100 burra. "Edhe sot burrat mė tė
vjetėr tė Libohovės na e tregojnė se si gjyshja ime, zonja Ollga, hyri
mes 100 burrave qė do tė pushkatoheshin dhe skuadronit, duke e
kėrcėnuar oficerin se, nėse ai do t'i vriste burrat, mė parė do t'i
duhej tė qėllonte mbi tė", thotė Mufidi (i riu), duke shprehur me
krenari veprimin e sė gjyshes. Si pasojė e ndėrhyrjes sė danezes, 100
burrat shpėtuan, ndėrsa dėnimi ishte djegia e fshatit.
Pas
ēlirimit, pikėrisht nė vitin 1945, me urdhėr tė Petrit Dumes, familja
e Mufid Libohovės duhej tė shpėrngulej nė njė stallė lopėsh, ku ndenji
pėr 5 muaj radhazi. "Atėherė librat mė me rėndėsi tė gjyshit i morėn,
ndėrsa i detyruan gratė e Libohovės qė t'i nxirrnin kazanėt e rrobave
nė sheshin kryesor e zjarrin ta bėnin me librat tanė. Biblioteka jonė
ka pasur 2500 volume, si dhe dokumente tė rėndėsishme historike nga
koha e marrėdhėnieve me Turqinė.
Persekutimi i gjatė i bejlerėve
Pasi
jetoi pėr 5 muaj nė stallėn e lopėve, Ollga u internua nė Shijak. E
braktisur nga familjarėt dhe e ndarė nga djali qė ndodhej nė burg
(ndėrsa djali i madh, Kemali, ishte konsull nė Bari), danezja punonte
nė fushat misrit. Djali i Ollgės me Mufidin, Elmasi, nė '45-n u kthye
nga Italia, ku kryente studimet, duke shpresuar pėrmirėsimin e
situatės. Teksa ishte strehuar nė njė prej hoteleve mė nė zė nė
kryeqytet e njihej me gjendjen nė vend, ai u arrestua me tri akuza:
tentativė pėr arratisje, axhitacion e propagandė dhe grup armiqėsor,
duke u dėnuar me 11 vjet burg.
Qė pas
vitit 1949 deri mė 1958-n Ollga jetoi e internuar nė fshatin Tresh tė
Lezhės. Pas daljes sė tė birit nga burgu, danezja jetoi disa kohė me
tė nė fshat. Nė dhjetor tė kėtij viti ajo vdiq nė moshėn 77-vjeēare
dhe u varros nė fshatin Zejmen tė po atij qyteti. Nga punėt e rėnda
edhe i biri i saj, Elmasi, vdiq nė vitin 1977. Nė atė kohė gruaja e
tij ndodhej nė hetuesi tė Lezhės. Pėr kėtė ngjarje Mufidi i ri kujton:
"Babai punonte nė fushė me tensionin 28. Plus sėmundjes, babain e
tronditi edhe marrja nė hetuesi e nėnės sime, e cila u akuzua dhe
dėnua me 5 vjet heqje lirie se gjoja paska thėnė qė dikur ka pasur 30
dele. E kjo nuk ishte aspak e vėrtetė, pasi familja jonė nuk e kishte
zakon tė tregonte ē'kishte e kjo mbi tė gjitha pasi na njihnin tė
gjithė shumė mirė".
Nga
martesa e Elmasit lindėn tre djem: Enveri, Kemali dhe Mufidi (i riu).
Persekutimi vazhdoi deri te nipėrit e ish-ministrit tė Brendshėm,
Mufid bej Libohovės, qė mė pas mori dhe postin e ministrit tė Jashtėm
e atė tė Financave. I riu tregon se nga viti 1985 deri nė vitin 1987
ėshtė ndaluar dy herė. "Nė vitin 1990 arriti dhe pika kulminante. U
arrestova nga Zef Loka dhe pėr njė muaj ndiqesha ng pas. Nuk e dija se
ē'do tė bėhej me mua, dėgjoja vetėm se e kishin me ne, me atė shtresė
e cila pėr pushtetin e atėhershėm paraqiste probleme. Nuk e di se si
kam shpėtuar nga ajo "valle" e vdekjes", shprehet Mufidi i ri, ndėrsa
ende kur kujton atė kohė pėrshkohet nga era e keqe qė s'i ikėn dot nga
mendja. Me gruan e tij u martua tė premten, ndryshe nga zakoni ynė,
ndėrsa tė hėnėn i hipi avionit pėr nė Austri.
Nga
vendi i ftohtė Mufidi i ri u kthye vetėm para pak javėsh, pėr t'u
rikthyer sėrish atje. Ollga Libohova dhe djali i saj, Elmasi, prehen
nė kodrat e buta tė Tufinės. Vetėm nė vitin 2001 u bė e mundur
tėrheqja e eshtrave tė nėnės e tė birit nga Zejmeni i Lezhės. Varri i
tyre ėshtė rrethuar me njė gardh tė ulėt e kjo vetėm nga halli. Mufidi
na tregon se familja e tyre nuk donte kurrė ta rrethonte varrin, pasi
ata gjithė jetės kanė marrė frymė brenda telave me gjemba, por kėtė e
bėnė qė lopėt e bagėtitė tė mos e shkatėrronin mė varrin e Ollgės dhe
tė Elmasit. Tė paktėn ata tė pushojnė nė paqe pas kaq shumė vjetėsh.
Kjo pra ėshtė historia e shkruar shkurt e familjes sė Mufid Libohovės,
ish-ministrit tė Brendshėm tė Ismail Qemalit, dhe familjes sė tij, mes
vuajtjeve, problemeve dhe persekucionit qė i ndoqi edhe pas vdekjes.
|
|