|
-
Gjilan, 29 mars 2004 / TN / Ilmi
MUSLIU - Pesė millionė uro, tė cilat iu ndanė komunave Gjilan,
Viti dhe Kamenicė pėr ti sanuar pjesėrisht dėmet qė ua shkaktoi
tėrmeti i 24 prillit tė vitit 2002 , ende nuk janė ndarė.
-
-
Shkaku kryesor i mosshpėrndarjes ėshtė
vonesa nė realizimin e vendimit tė Kuvendit tė Kosovės pėr bartjen e
kėtyre mjeteve nė kontot e kėtyre komunave, prej organeve kompetente
dhe tė njė procedure tė ndėrlikuar e cila, fatmirėsisht u tejkalua
nė nėntor tė vitit 2003, nė njė kohė bukur tė papėrshtatshme pėr
shfrytėzimin e tyre, ngase mbyllja e viti fiskal ishte shumė afėr.
-
-
Mjetet, ndėrkohė u zotuan nga komunat
gjegjėse me mirėkuptimin e Ministrisė pėr Ekonomi dhe Financa si dhe
u bė ndarja e tyre pėr tri komunat nė fjalė.
-
-
Komunės sė Gjilanit, nga kjo shumė iu
ndanė 3 milionė e 700 mijė uro, nga tė cilat, 1 milion e 250 mijė
uro u dedikuan pėr sanimin e pasojave nė objektet private.
-
-
Kuvendi i Komunės, nė seancėn e fundit
tė dhjetorit, formoi Komisionin pėr verifikimin e dėmeve tė
tėrmetit, i cili pritet qė kėto ditė tė del me listėn pėrfundimtare
tė pėrfituesve pasi mė parė tė bėhet shqyrtimi i saj nė Komitetin
pėr Pronė, Banim dhe Rindėrtim si dhe mė pastaj nė Grupin
implementues, ku bėjnė pjesė udhėheqja komunale dhe pėrfaqėsuesi I
UNMIK-ut.
-
-
Kjo listė e pėrfituesve do tė ishte
publikuar deri mė tash sikur nė ndėrkohė tė mos ushtroheshin edhe
156 ankesa tė cilat komisioni gjegjės i ka nė shqyrtim.
-
-
Nė anėn tjetėr qė pėrfituesit tė mos
presin edhe mė gjatė rreth kėtyre mjeteve, Kuvendi i komunės, kohė
mė parė pati shpallur tenderin pėr material ndėrtimor qė do tju
jepet pėrfituesve, tender ky qė ėshtė mbyllur dhe pritet gjithashtu
qė kėto ditė tė shpallet edhe firma fituese.
-
-
Nga gjithsejt 11 firma konkuruese, vetėm
dy nga to vazhdojnė garėn, ngase i kanė pėrmbushur tė gjitha kushtet
qė kėrkohen sipas tenderit. Komisioni pėr vlerėsimin e kėtij tenderi
ende nuk e ka thėnė fjalėn pėrfundimtare.
-
-
Pronarėt e dėmtuar nga tėrmeti do tė
pėrfitojnė prej 1000 deri nė 4000 por nė vlerė tė materialit
ndėrtimor. Kryekėput, pėrfitues do tė jenė personat, objektet e tė
cilėve kanė qenė mė tė dėmtuarat si dhe nuk kanė pasur mundėsi ti
riparojnė. Pėrparėsitė do tė pėrcaktohen sipas gjendjes ekonomike.
-
-
Natyrisht do tė merren parasysh familjet
nė asistencė sociale si dhe ato familje qė rrisin jetimė. Tė gjitha
shpjegimet tjera rreth kėtyre mjeteve janė tė pavėrteta.
|
|