|
29
mars 2004 / TN
Ēerēiz LOLOĒI
Ka
mėse njė javė qė shtypi shqiptar i tė gjithė pėrkatėsive si dhe disa
nga mediat vizive mė tė ndjekura nė vend, kanė filluar njė fushatė tė
gjerė propagandistike rreth bėmave tė ish Bllokut ku jetonte asokohe
njė pjesė e rėndėsishme e emėrtesės komuniste; kujtime tė gjera
horizontale po hedh nė njė tė pėrditshme Nexhmije Hoxha, rrėfime dhe
dėshmi shpėrndan nė dy-tre gazeta tė pavarura nusja e djalit tė Enver
Hoxhės, Liljana Hoxha; prononcime sporadike jep bashkėshorti i saj
Sokol Hoxha, ndėrsa vėrehet njė etje e pacaktė e njė aradhe gazetarėsh
dhe ish nomenklaturistėsh qė rreken tė risjellin nė kujtesėn e
shqiptarėve njė epokė qė tashmė ėshtė pėrmbysur dhe qė s'mund tė
rivlerėsohet, pėrveēse si njė model i sė zezone sė madhe.
Irritimi nga kjo situatė e pazakontė qė ndodh fatalisht vetėm te ne,
nuk ka aspak qėllim qė t'u mbyllė gojėn zonjave tė mėsipėrme,
nostalgjikėve tė paktė tė njė sistemi tė tejkaluar, por nuk mund tė
quhet kurrsesi normale qė nė tė gjitha kėto dėshminaja tė rivlerėsohet
mė nota absolutiste njė figurė qė ėshtė pėrgjegjėsi kryesor pėr
gjithēka ngjau pėr pesėdhjetė vjet nė Shqipėri. Pėr shqiptarėt e
sotshėm ka pak rėndėsi nėse ka shkuar mirė ose keq Nexhmija me
Liljanėn (pavarėsisht nga kushtet komode tė banimit ato nuk mund tė
pėrjashtohen nga rregulli universal i marrėdhėnieve tė thikta
vjehėrr-nuse), nuk ka ndonjė vlerė se kė ka dashur tė merrte
bashkėshorti i Liljanės dhe se si ka qenė raporti i tyre
bashkėshortor, tė marra tė gjitha sė toku konfliktet e brendshme
familjare tė parcelės sė Bllokut nuk sjellin asgjė pėr moralin dhe
moralitetin aktual.
Pėrkundėr tyre, dėshmitė qė shpjegojnė mekanizmin e eleminimit tė
kundėrshtarėve ose tė ish "grupeve armiqėsore", pėrdorimi prej
diktatorit tė zyrtarėve tė lartė tė shtetit kundėr njėri-tjetrit dhe
sakrifikimi i tyre mė pas, me njė fjalė shpjegimi i tėrė atyre
strukturave qė prodhuan njė kasaphanė tė vėrtetė nė jetėt njerėzore e
tė pafajshme, ėshtė gjithherė i domosdoshėm dhe pa cak kohor.
Krahasimi i diktaturave nė gjysmėbotėn komuniste, ballafaqimi
gjakftohtė i fakteve dhe dokumentave qė tashmė kanė parė dritėn e
publikimit nuk gjejnė raste tė tilla tė ngjashme qė, nėse luftohet pėr
ēlirimin e Tiranės, tė pushkatosh pa gjyq dhe natėn, njėqind e ca
intelektualė, vetėm sepse i mendon si kolaboracionistė; nėse je pėr
njė marrėveshje bashkėpunuese pa dallim krahine-feje-ideje, nuk mund
tė nxitoje pėr tė ngritur kėshilla ēlirimtare vetėm me partizanė;
periudha 1939-1944 ka tashmė dokumente kokėfortė tė elementėve tė
luftės vėllavrasėse, pėr tė mos thėnė faktin tronditės se tė vrarėt nė
paqe (1945-1985) janė nė njė shifėr qė kapėrcejnė tė dy luftėrat
botėrore, luftėn ballkanike dhe mini-luftėrat nė truallin tonė tė
lashtė!
Pavarėsisht se i pėrkasin njė periudhe tė kaluar, por nė tė mirė tė
shkrimit tė historisė sė njė periudhe nga mė tė rėndat tė qenies
shqiptare, periudhės komuniste, kategoria e studiuesve, historianėve,
letrarėve nė dėshmitė e zonjave tė sipėrcituara, por edhe nė shumė
dėshmi tė tjera, do tė ishte e interesuar pėr tė parė se si
eleminoheshin komandantėt e luftės, si funksiononte mekanizmi i
vrasjes-burgimit-internimit tė kundėrshtarėve politikė, si zanafilloi
fushata e goditjeve tė tė gjithė anėtarėve tė Byrosė Politike, tė
ministrave tė Brendshėm, pra tė zbardhej mė mirė instrumenti i luftės
sė klasave.
Nga
ana tjetėr nėse shoqėria shqiptare, institucionet demokratike tė saj
do tė kishin edhe sadopak moral, kjo gjė nuk do tė kėrkonte tė merrej
me dėnime kolektive, por do tė shihte tejkalimin edhe atyre ligjeve
dhe normave absurde pėr persona tė caktuar dhe do t'i vinte para
drejtėsisė.
Para
pak ditėsh janė gjetur nė periferi tė Tiranės eshtrat e
shtatėmbėdhjetė nacionalistėve, tė pushkatuar me njė gjyq special
ushtarak, tė tjerė persona tė vrarė dhe tė pushkatuar nė mėnyrat mė
kriminale dhe tė pangjashme ende nuk u janė kthyer tė afėrmve tė tyre,
ēka, sė paku, duhet t'i skuqė si dėshmidhėnėsit ashtu edhe gjakzėnėsit
e tė pėrditshmeve tona.
|
|