|
 |
|
-
28 mars 2004 / TN
-
-
Nga Vasil QESARI
|
-
-
(
Piktori i talentuar shqiptar Artan Shabani nė njė pritje ceremoniale
tė organizuar para disa ditėsh nė Vatikan, i dhuron Shenjtėrisė sė
tij Papa Gjon Palit tė II-tė, portretin nė vaj kushtuar "Nenė
Terezės"
)
-
-
-
KRONIKA
-
-
Para ca ditėsh, pikėrisht mė 17 mars 2004, gjatė njė ceremonie tė
organizuar nė Sheshin Shėn - Pjetėr me njė grup tė ftuarish nga
vende tė ndryshme tė botės, piktori i talentuar dhe i suksesshėm
shqiptar me banim ne Itali Artan Shabani, u takua dhe i dhuroi
Shenjtėrisė sė tij Papa Gjon Palit tė i II-tė, portretin e Nenė
Terezės. Nė ketė takim tė paharruar artisti shqiptar shoqėrohej nga
Msg. Pio Laghi, kardinal nė Selinė e Shenjtė si edhe nga ambasadori
i Shqipėrisė nė Itali, prof. Pėllumb Xhufi. Portreti "Nenė Tereza"
ėshtė njė punė e realizuar nė vaj, ka dimensionet 55 x 65 cm. dhe
ėshtė punuar me rastin e shenjtėrimit tė bamirėses sė shquar me
orgjinė shqiptare, Goxhe Bojaxhiu.
-
-
Ndryshe nga shumė dhurata tė kėsaj natyre qė i ofrohen Papės, ajo
nuk do tė qendrojė nė fondin e pikturave tė arkivit tė Vatikanit,
por do tė vendoset nė kishėn e ritit kristiano-ortodoks tė
"Shėn-Thanasi" e cila ndodhet nė qendėr tė Romės. Piktura nė fjalė,
paraqet Nenėn e Pėrdėllyer tė Mbarė Botės e cila mban shtrėnguar nė
gjoks njė femijė. E realizuar me mjaft mjeshtėri, tabloja pėrmban
brenda saj njė mesazh e gjendje emocionale tėpėr tė fortė. Pikėrisht
idenė e dashurisė sė pakufishme qė Nena e Shenjtė kish pėr Njerėzit
e Zotin ndėrkohė qė, fėmija tė cilin ajo mban shtrenguar nė gjoks,
ngjan si njė kryq e duket si imazhi i krishtėzuar i Jezusit -
femijė. Kėsisoj, tabloja pėrmban edhe simbolikėn e vetė jetės e
veprės sė shquar tė kėsaj Nėne, e cila pėrjetoi thellėsisht e nė ēdo
ēast gjithė dhembjet, helmin e pėrdėllimin e mbarė botės sė vuajtur
-
-
-
ALKIMISTI I NGJYRAVE
-
-
...
Eshtė fakt i pakundėrshtueshėm e njėkohėsisht edhe tepėr i gezueshėm
qė nė shumė vende jashtė Shqipėrisė, po afirmohen gjithmonė e mė
tepėr emra e krijimtari artistėsh nė gjini e fusha nga mė tė
ndryshmet. Njė prej tyre ėshtė edhe piktori Artan Shabani,
krijimtarinė e tė cilit e kam ndjekur prej vitesh, jo vetem si mik i
tij por edhe si adhurues i hershėm i pikturės. Ikur nga Vlora nė
fillim tė viteve 90 drejt gadishullit Apenin, ky djalosh i cili i
nisi studimet e tij nė liceun artistik tė kėtij qyteti nė degėn e
violinēelit, u pasionua pas pikturės e iu perkushtua pastaj asaj
duke marrė mesime nga mjeshtrat e "shkollės" sė Vlorės nė pikturė si
Nestor Jonuzi, Agron Dine e tė tjerė. Them "shkolla" e Vlorės,
sepse ne fakt ajo e tille ishte !...
-
-
...
Edhe pse nenė trysninė e regjimit totalitar, edhe pse tė shtrėnguar
nė darė nga kornizat dhe limitet e egra tė skematizmit tė artit
socialist, nė kėtė qytet lindi dhe u zhvillua njė stil e frymė e
veēantė pikture e cila manifestoi njė risi tė re e cila solli edhe
njė ekspresion tė ri tė mbėshtetur kryesisht nė forcėn e ngjyrave
dhe pėrdorimin e tyre me njė sensibilitet tė fortė emocional. Ishte
pikėrisht kjo pėrvojė, kjo frymė, kjo ndjejshmėri, kjo poezi e
pafund per natyren e ngjyrat qė djaloshi Artan Shabani morri me
vehte nga Vlora bregdetare e qė i nxorri pastaj nė "ankand" nė
Atdheun e Arteve, aty nė Italinė magjike, pėr tė treguar me anė tė
pathosit tė tij artistik e ngjyrave tė forta ekspersive se, edhe
vendi i tij i vogėl pėrballė Adriatikut, kish njė potencial tė madh
artistik krejt tė panjohur, por plot nur e hijeshi, ashtu si bukuria
e Hirushes sė pėrrallave...
-
-
...
Nga koha kur djaloshi piktor 22 vjeēar zbarkoi si refugjat i
rendomtė nė brigjet e Salentos e gjer mė sot, kanė kaluar shumė vite
e Artan Shabani tashmė ėshtė njė piktor i njohur profesionist, i
cili jeton e punon nė Torino e qė ka hapur me dhjetra e dhjetra
ekspozita nė shumė vende tė botės. ( Ai aktualisht bashkėpunon me 2
muze dhe 13 galeri europiane ). Pikturat e tij ndodhen tashmė nė
koleksione tė ndryshme private nė Spanjė, Itali, Francė, Shtetet e
Bashkuara, Australi, Japoni etj. Artan Shabani ka marrė pjesė nė mė
shumė se 80 ekspozita nė vende tė ndryshme. Kohėt e fundit, ai fitoi
ēmimin e parė nė festivalin e gjashtė tė "Contemporary Painting" nė
San Remo ( Itali ) e gjithashtu njė ēmim tjetėr "International Art
Exhibition" nė Roquebrune Cap Martin ( Francė ).
-
-
...
Shkrova pak mė lart se e kam ndjekur pikturėn e Artan Shabanit jo
vetėm si bashkėqytetar ( tė dy jemi nga Vlora ), por edhe si
adhurues i pikturės e, shpesh herė e kam cilėsuar atė si njė
magjistar, si njė "alkmist" tė ngjyrave. Pėrse ?... I afirmuar nė
perėndim si piktor ekpresionist, Artan Shabani ėshtė njė krijues i
cili e ka mjaft sensible e pothuajse tė lindur dhuntinė e nervin e
ndjenjės sė ngjyrės. I obseduar mbas saj gjer nė marrėzi, kolorist
i pėrkryer, herė fin e herė ekploziv, ekspresionist trondites e
fovist poetik, ai thurr me anė tė ngjyrave magjinė e asaj ēka syri i
zakonshem sarrin ta shohė. Tablotė e tij i pėrshkojnė vazhdimisht
penelata tė dendura, tė shpejta e tė trasha, tė cilat lenė mbi
pelhurė njė materie ngjyre tė forte e me reliev. Eshtė pikėrisht kjo
cilėsi e cila pėrbėn edhe instrumentin kryesor tė kėtij alkimisti
ngjyrash. Ai ėshtė njė piktor i ngjyrės si mjet emocional pėr tė
shprehur ndjenjat e tij. Ngjyrat e tij tė preferuara ?... Bluja e
fortė, e kuqja, e verdha dhe e gjelbėrta eksperesive. Ngjyrat bazė,
ndofta, tė imazheve tė Vlorės ku piktori kaloi fėmijėrinė: tė detit
blu me Karabrunin pėrballė, e gjelbėrta e ullishtave dhe e makieve
mesdhetare, e kuqja e perendimit te diellit mbi Sazan, e verdha e
limoneve tė Jonufrės. Pėr Artan Shabanin ngjyra ėshtė vetė Jeta e pa
tė, ajo do te ish ndofta tepėr e zymtė nė mos po krejt e zezė...
-
-
-
KANE SHKRUAR PER ARTAN SHABANIN
-
-
Gian Giorgio Massara ( profesor dhe kritik arti nė Torino )
-
-
"Tek piktura e Artan Shabanit ka njė dėshirė tė madhe e tė dukėshme
pėr tė venė nė dukje, pėr tu transmetuar tė tjerėve ndjenja, zėra,
kujtime tė tokės sė tij tė largėt Shqipėrisė e cila ėshtė pėr tė
vendlindja e tij e largėt qė ndahet nga Italia nga njė det i
pikturuar me ngjyrė tė kuqe nė vend tė ngjyrės sė kaltėr; me njė det
tė mbushur plot varka me vela qė humbasin nė tisin e muzgut
".
-
-
-
Paolo Levi ( kritik i njohur arti, gazetar nė "La Reppublica" )
-
-
"
Vepra e Shabanit sėshtė pasqyrė e njė artizani ngjyrash i cili
vepron vetėm ne saje tė zotėsisė sė tij teknike. Ajo, pėrkundrazi -
pėr fatin e mire tė syve tanė - ka tė dhenat e njė piktori apo mė
mirė tė themi tė njė kompozitori muzikor i cili di tė shprehet me
siguri profesionale, me kontraste kromatike, me timbre tonesh tė
larta e tė ulta, jo sipas gjendjes sė vet shpirtėrore, por sipas
nevojės ekspresive e cila e ben tė egzaltojė dritė-hije tė
brendeshme e tė jashtme e ku poezia ėshtė nenėshkrimi i punėve tė
tij ".
-
-
-
Carla Bretone ( kritike arti - Piemonte )
-
-
"Arti sduhet tė pasqyrojė por duhet te jetė klithma e lumturisė sė
dorės sė artistit mbi pelhurė" pohonte Ejler Bille mė 1948. Dhe ajo
e Artan Shabanit duket sikur pasqyron sė ploti kėtė perkufizim.
Punėt e tij pėrbehen nga hedhje tė forta ngjyrash tė lexueshme, me
njė efekt thjeshtėsie dhe ekspresion tė padiskutueshem. Dhe, ėshtė
pikėrisht nė ngjyrė qė ky artist ka zbuluar instrumentin kryesor tė
imagjinatės se vet e tė paraqitjes sė realitetit. E krahasuar nga
shumė si dora e Van Gogut dhe e vlerės sė artit sė tij, teknika e
piktures sė Shabanit dallohet efektivisht pėr penelatat e saj tė
dendura e tė trasha, tė cilat lėshojnė mbi pelhurė kokėriza pigmenti
qe stė ndahen nga sytė" .
-
-
-
Haider Bucar ( kritik arti )
-
-
"Artan Shabani ėshtė njė ekspresionist "par exellence" e, kjo
shprehet me aftėsine e tij tė transmetimit tė emocioneve kromatike,
nėpėrmjet penelatave tė shpejta e tė pakta. Ai eshte nje artist
"puro", skllav i dashurisė se tij pėr tė pikturuar. Ai e sheh botėn
pėrreth si muzen e tij frymėzuese e pastaj shpirtin e saje hedh nė
telajo. Deti ėshtė pothuajse gjithmonė i pranishėm nė punėt e tij,
por jo si diēka e largėt, si njė hapesirė uji qė shtrihet mes nesh e
horizontit. Ai ėshtė njė det qė jeton brenda shpirtit tė tij e qė
here pas here i mbush tablotė e tij me njė forcė tė hatashme tipike
pėr shpirtin njerėzor
Njė piktor qė jeton me ndjenja e emocione tė
tilla duhet tė cilėsohet pa tjetėr si njė artist i vėrtetė e, Artan
Shabani, ka tė ngjeshura nė punėn e tij gjithė ndijimet qė bota
pėrreth na transmeton
".
-
-
-
Ekspozita tė Artan Shabanit sė afėrmi :
-
-
Nga
30 mars gjer nė 25 prill. Ekspozitė vetiake nė Kėshillin e Europės
nė Strasburg.
-
-
Nga
3 gjer nė 25 prill. Ekspozitė vetiake "Sguardi delEst" nė Palazzo
Salmatoris (Piemonte).
-
-
9
prill - Ekspozitė vetiake "Homo Balcanicus" nė Villa Strozzi (
Firence )
-
|
|