|
28 mars 2004 / TN
« Zėri i Amerikės » mė 27 mars 2004
Interneti ėshtė media mė e pėrshtatshme qė
pėrdorin sot terroristėt pėr tė pėrhapur propagandėn e tyre, pėr
planifikimin e sulmeve dhe rekrutimin e anėtarve tė rinj nė
organizatat e tyre. Interneti u siguron pėrdoruesve tė tij njė masė
anonimiteti, ndėrkohė qė lejon komunikimin e menjėhershėm nė rrjetet e
decentralizuara tė terrorizmit.
Ashtu sikurse miliona njerėz anembanė
botės, terroristėt islamikė dhe pėrkrahėsit e tyre pėrdorin
Internetin. Ėshtė ironik fakti, qė rrjeti i internetit qė ata
shfrytėzojnė, ėshtė projektuar nga ushtria dhe shėrbimet e sigurisė
amerikane. Gabriel Weimann, analist nė Insitutin e Paqes, thotė se
gjatė Luftės sė Ftohtė, Departamenti amerikan i Mbrojtjes shqetėsohej
se njė sulm i mundshėm bėrthamor ndaj Shteteve tė Bashkuara mund tė
dėmtonte rrjetin qėndror tė komunikimit tė tij, prandaj ushtria
vendosi decentralizimin e tė gjithė sistemit, duke krijuar faqe
kompjuterike me lidhje tė brendshme pėr rrjetet kompjuterike. Por
ky nuk ėshtė paradoksi i vetėm. Paradoksi tjetėr ėshtė se lėvizjet
ekstremiste qė i bėjnė sfidė kulturės perėndimore, modernizmit dhe
teknollogjisė sė Perėdnimit, pėrdorin kanalin mė tė sofistikuar tė
komunikimit, Intrenetin, thotė analisti.
Interneti ėshtė njė mjet ideal pėr
pėrdorimin hapur, apo fshehurazi nga ana e esktremistėve. Sipas Brian
Marcus, drejtor i njė firme interneti, i cili ndjek nga afėr
veprimtarinė e njė organizate fetare, thotė se terroristėt e pėrdorin
Internetin pėr planifikimin e sulmeve , sigurimin e fondeve dhe
pėrhapjen e mesazheve tė tyre negative. Terroristėt e tė gjitha
tipeve e pėrdorin internetin pėr qėllime propagandistike. Nė shumė
raste, grupet terroriste regjistrojnė nė video veprimtaritė e tyre dhe
i reklamojnė ato. Po ashtu, disa organizata terroriste, si Hamasi,
kanė faqen e tyre kompjuterike, ku ata shpallin informacionet lidhur
me sulmet mė tė fundit terroriste, si dhe informacione pėr autorėt e
kėtyre sulmeve. Terroristėt gjithashtu e pėrdorin Internetin pėr tė
siguruar fondet. Ata pėrpiqen ti nxisin njerėzit tė pėrfshihen nė
organizata terroriste, duke pėrdorur internetin si njė mjet
rekrutimi.
Sipas zotit Markus, lufta e Shteteve tė
Bahskuara ndaj terrorizmit ka ēuar nė rritjen e vigjilencės pėr
aktivitetet fizike tė terroristėve, por ėshtė e vėshtirė tė vėzhgosh
pėrdorimin e Internetit nga ana e tyre.
Shumica e grupeve terroriste publikojnė
faqe kompjuterike nė gjuhė tė ndryshme, qė ato ti shohin njerėz nga
vende tė ndryshme tė botės. Pėr shembull, pasuesit e Al-kaidės mund tė
hyjnė nė faqen kompjuterike Azzam-dot-com, e cila mban emrin e
Abdullah Azzamit, frymėzuesit shpirtėror tė Osama Bin Ladenit dhe
bashkėthemelues i organizatės Al-Kaida. Megjithatė, anėtarėt e
organizatave terroriste i kėmbejnė informacionet e tyre nė tė
ashtuqutjurat nė biseda tė tyre nė internet, ku ata bisedojnė pėr
ēėshtje tė ndryshme. Por pėr tė marrė pjesė nė kėto biseda, duhet tė
dish fjalėkalimin e tyre, prandaj, analistėt e kundėr terrorizmit
shpeshherė nuk mund ti ndjekin ato.
Disa organizata nė Shtetet e Bashkuara dhe
nė vende tė tjera po luftojnė kundėr pėrdorimit tė Internetit nga ana
e terroristėve. Njė prej tyre ėshtė Interneti Haganah. Sipas drejtorit
Aaron Weisburd, Haganah ėshtė njė pėrpjekje me bazė vullnetare pėr
ndalimin e pėrdorimit tė Internetit, si njė mjet komunikimi dhe
propagande i grupeve terroriste islamike dhe pėrkrahėsve tė tyre.
Me tė indetifikuar kėto faqe kompjuterike, ne fillojmė nga puna;
fillimisht hetojmė se nga ēvend drejtohet ajo dhe nė emėr tė kujt
ėshtė regjistruar. Nė se ėshtė e mundur, ne pėrpiqemi tė gjejmė se
kush pagon pėr tė. Pėrpiqemi tė gjejmė njerėzit qė marrin pjesė nė tė
dhe pastaj u kėrkojmė shėrbimeve tė Intrenetit tė mos bėjnė biznes me
njerėz tė tillė.
Aaron Weisburg thotė se pas pėrpjekjeve
pėr rreth njė vit e gjysėm, disa prej firmave tė Internetit i kanė
hequr rreth 400 deri nė 500 faqe kompjuterike qė kanė lidhje me
terroristėt islamikė. Disa prej tyre janė pėrpjekur tė gjejnė njė
tjetėr lidhje interneti, por kjo ėshtė bėrė shumė e vėshtirė. Por zoti
Weisburd thotė se rrezik nuk pėrbėjnė faqet kompjuterike, por njerėzit
qė qėndrojnė prapa tyre.
Por identifikimi i personave pėrgjegjės
pėr nxitjen e terrorizmit nė Internet nuk ėshtė diēka e lehtė. Gabrial
Weimann, i Insitut tė Paqes thotė se duhet ruajtur ekuilibri midis
shqetėsimeve pėr sigurinė dhe respektimit tė sė drejtės sė fshehtėsisė
sė individit. Njė nga sfidat e punės sime kėrkimore do tė jetė
gjetja e njė mesatareje tė artė: si tė sigurohet, ose tė paktėn tė
minimizohet aftėsia e terroristėve pėr pėrdorimin dhe abuzimet me
Intenetin, ndėrsa tė sigurohemi qė pėrpjekjet tona pėr tė luftuar
terrorizmin, tė mos kenė tė njėjtin efekt ndaj shfrytėzimit tė
interntit, lirisė sė fjalės tė shtypit dhe natyrisht ndaj respektimit
tė sė drejtės sė fshehtėsisė personale. Arritja e kėtij objektivi nuk
ėshtė diēka e lehtė, duhet bėrė njė lloj kompromisi, thotė zoti
Weimann.
Analistėt e luftės kundėr terrorizmit
theksojnė se nė shumicėn e rasteve nuk publikohen informacione se si
duhet bėrė njė bombė, apo armėt kimike. Ata thonė se kėrkimet e
kufizuara pėr ti vėnė nė shėnjestėr ata perosna qė publikojnė
informacione tė cilat kanė njė qėllim tė vetėm-shkatėrrimin jetėve
njerėzore, do ti ndihmojė ata nė luftėn kundėr terrorizmit nė
internet.//kk//
|
|