|
28 mars 2004 / TN
« Zėri i Amerikės » mė 27 mars
2004
Me politikėn e saj, Serbia duket gjithnjė e mė tepėr si nė epokėn e
Millosheviēit pa Millosheviēin, thuhet nė njė raport tė Grupit
Ndėrkombėtar tė Krizave. Reagimi i saj ndaj trazirave tė kėtij muaji
nė Kosovė, tė cilat gati sa nuk shkaktuan dėshtimin e UNMIK-ut,
mbėshtetja e madhe pėr ultranacionalistėt nė zgjedhjet parlamentare tė
28 dhjetorit dhe vėshtirėsitė pėr gati dy muaj tė partive politike pėr
formimin e njė qeverie koalicioni, janė shenja qė tregojnė se Serbinė
e presin akoma shumė probleme.
Nė vitin 2004, Serbia mund tė pėrballet me
njė paqėndrueshmėri politike, keqėsim tė vazhdueshėm tė mardhėnieve me
perėndimin dhe rėnie tė vazhdueshme tė ekonomisė. Spastrimi etnik i
serbėve nga shqiptarėt nė Kosovė, thuhet mė tej nė raportin e Grupit
Ndėrkombėtar i Krizave, ka ngjallur pėrsėri perspektivėn e ndarjes sė
Kosovės, ka pėrforcuar ndjenjat nacionaliste tė radikalėve si dhe
ndjenjat anti- perėndimore.
Paqėndrueshmėria dhe gjendja e vėshtirė
ekonomike mund tė pėrshpejtojnė hapat e Malit tė Zi drejt pavarėsisė,
ndėrkohė qė tensionet nė Kosovė mund tė pėrhapen nė luginėn e
Preshevės, nė rajonin e Sanxhakut dhe madje deri nė Vojvodinė.
Kėto perspektiva duhet ta nxisin
komunitetin ndėrkombėtar qė tė rishikojė politikėn ndaj Serbisė.
Gjithashtu ndihmat duhet tė kushtėzohen mė shumė. Qeveria e re e
Serbisė mund tė jetė shumė jetėshkurtėr. Kjo qeveri ka divergjenca tė
brendshme serioze dhe statusi i saj i pakicės ia bėn asaj tė pamundur
marrjen e vendimve tė rėndėsishme ekonomike, tė nevojshme pėr
ringjalljen e ekonomisė dhe sidomos nėse nuk merr ndihma tė
konsiderueshme nga jashtė.
Sidoqoftė, masat e para tė kėsaj qeverie,
tregojnė se ajo ėshtė mė e qėndrueshme dhe mund tė mbijetojė mė gjatė
se sa parashikohet. Trazirat e Kosovės kanė qenė njė faktor bashkimi,
megjithėse i pėrkohshėm.
Ngjarjet nė Kosovė kanė larguar vėmėndjen
e institucioneve evropiane ndaj Serbisė dhe kanė dėmtuar besueshmėrinė
e Bashkimit Evropian, OKB-sė Shteteve tė Bashkuara dhe NATO-s, thuhet
mė tej nė raport. Partitė tė cilat ose e kundėrshtojnė ose janė
skeptike ndaj integrimit evropian pėrbėjnė 71 pėrqind tė parlamentit.
Partia Radikale Serbe ka njė tė tretėn e anėtarėve tė ēdo komisioni
parlamentar.
Forcat anti-reformiste nė bllokun e
ashtuquajtur demokrat duket se synojnė tė ndalojnė masat e filluara nė
kohėn e qeverisė sė Gjingjiqit, madje radikalėt kėrkojnė kthimin
prapa. Ekonomia dhe Kosova krijojnė njė presion tė madh pėr qeverinė
dhe Partia Radikale ka shumė tė ngjarė tė pėrfitojė nė zgjedhjet e
ardhshme presidenciale dhe vendore nga ēdo pakėnaqėsi e popullit.
Pėr tu bėrė njė vend i qėndrueshėm,
Serbia duhet tė bėjė dy ndryshime tė ndjeshme, thuhet nė raport. I
pari ėshtė kalimi nga njė shtet kriminal i kohės sė Millosheviqit nė
njė shoqėri mė normale. I dytė ėshtė kalimi klasik Evropianolindor nga
njė ekonomi e kontrolluar nga shteti nė njė ekonomi tė tregut tė lirė.
Ndryshimi i dytė nuk do tė ndodhė nė qoftė se nuk bėhet pėrparim nė
ndryshimin e parė.
Ėshtė pikėrisht dėshtimi pėr tė spastruar
trashėgiminė e Millosheviēit nė Serbit, sidomos nė shėrbimet e
sigurimit, qė ka bėrė rikthimin e tė djathtės ekstreme dhe ndaljen e
reformave. Ndihma e komunitetit ndėrkombėtar duhet tė pėrqendrohet nė
pėrpjekjet pėr kalimin drejt njė shoqėrie mė normale. Fatkeqėsisht,
qeveria e re ka dhėnė shenja se ėshtė mė e interesuar tė zhdukė
trashėgiminė e Gjingjiēit se sa tė Millosheviēit.
Po bėhet gjithnjė e mė e qartė se 5
nėntori i vitit 2000, dita kur u rrėzua regjimi i Millosheviēit ishte
mė pak revolucionar se sa u duk atėherė. Shumė nga demokratėt e
Serbisė pranuan mitin e kohės sė Millosheviqit se tė gjitha tė kėqijat
e vendit vinin nga njė dekadė luftėrash, sanskionesh ndėrkombėtare dhe
bombardimeve tė NATO-s. Shumė demokratė treguan pak entuziazėm pėr
reforma dhe nė shumė raste i bllokuan ato.
Strukturat e kohės sė Millosheviqit janė
akoma tė paprekura nė gjykata, polici, ushtri dhe institucione tė
tjera tė rėndėsishme. Media serbe ėshtė mė pak e pavarur sot se sa
ishte dy vjet mė parė. Sot nė Sėrbi ėshtė pothuajse aq vėshtirė tė
bėhet biznes sa nė kohėn e Millosheviqit, gjė kjo e dėshmuar nga
investimet e pakėta tė huaja nė kėtė vend.
Institucionet e vetme qė duken tė
funksionojnė deri diku normalish janė ushtria dhe Banka Kombėtare.
Ndėrkohė mungesa e statusit pėrfundimtar tė Kosovės do tė vazhdojė tė
mjegullojė politikėn e brendshme dhe tė pengojė dialogun politik
normal.
Sė shpejti Grupi Ndėrkombėtar i Krizave do
tė publikojė njė raport tė veēantė mbi ngjarjet e marsit tė vitit 2004
nė Kosovė dhe ndikimin e tyre nė tė ardhmen e saj dhe politikėn
ndėrkombėtare nė pėrgjithėsi nė rajon.//kk//
|