|
Stokholm
(SUEDI), 28 mars 2004 / TN
Shrimtari ynė Rizah Sheqiri tashmė ėshtė
emėr i njohur jo vetėm pėr bublikun dhe lexuesin shqiptar, por edhe mė
gjėrė. Sidomos R.Sheqiri ėshtė bėrė i njohur nė Suedi ku jeton kėto
dhjetė vjetėt e fundit. Kėtė e dėshmojnė librat e tij tė botuara
kėtu,intervistat nėmediat e shkruara e elektronike tė vendit dhe
paraqitjet e prezentimet e tij tė herėpashershme nė manifestime tė
ndryshme kulturore.
Gjatė kėtij muaji poeti e shkrimtari ynė
Rizah Sheqiri pati dy paraqitje shumė tė suksesshme tė krijimtarisė sė
tij para njė publiku tė zgjedhur suedez. Pas prezentimit tė tij nė
manifestimin e madh kulturor organizuar nga Qendra kulturore nė
qytetin Ronneby ku R.Sheqiri u prezentua me sukses me krijimet dhe
librat e tij nė suedisht e shqip nė mesin e njė grupi tė zgjedhur
krijuesish figurativ, tė artit dramatik e tė letėrsisė.
Pėrveē krijimtarisė sė lexuar para kėtij
publiku tė zgjedhur gazetari dhe profili i njohu televiziv Magnus
Bejmar me shkrimtarin tonė zhvilloi njė bisedė e cila u ndoq me shumė
interes.
Njė prezentimi tjetėr i suksesshėm i
shkrimtarit tonė ishte ai i ditės sė premtė (26 mars 2004) nė
Kulturhuset (Shtėpinė e Kulturės) nė Kryeqyetin e Suedisė nė
Stockholm. Ky manifestim kulturor pėr temė kishte letėrsinė qė
krijohet nga shkrimtarėt me prejardhje tė huaj nė Suedi
(Invandrarlitteraturen).
Pėrveē shkrimtarit tonė Rizah Sheqirit
para njė publiku tė zgjedhur pėrfaqėsues kulturor e bibliotekar nga
shumė qendrave tė Suedisė si Stockholmi, Uppsala, Örebro, Nacka,
Tumba, Sundsvall,etj dhe pėrfaqėsues tė bibliotekave tė njohura si
Bibliotekės Akademike Nobelbibliotekės, Institutit Suedez, etj. U
paraqitėn edhe shkrimtarėt e njohur jo vetėm nė Suedi por edhe mė
gjėrė p.sh. Claude Kayat, Gabriela Melinescu Coeckelberghs, Dipak
Mazumdar, Ana Martinez, Maria Nikolajeva, Victor Rojas, René Vįzquez
Diaz, etj.
Ky manifestim letrar u organizua nga
Qendra Lindore e Shkrimtarėve (Författarcentrum Öst), Biblioteka
Internacionale (Internationella Biblioteket), Biblioteka Regjonale e
regjionit tė Stockholmit (Länsbiblioteket i Stockholms län), Revista
Karavan,Shtėpia Botuese Podium nė bashkėpunim me Lėvizjen pėr lexim
(Läsrörelsen) tė mbėshtetur nga Kėshilli Kulturor (Kulturrådet).
|