|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

 

   
 

Nga mbledhja e jashtėzakonshme e Kryesisė sė Degės sė LDK-sė nė Suedi:

 
 

NJOHJA E PAVARĖSISĖ SĖ KOSOVĖS – ZGJIDHJA E VETME E PROBLEMIT SHEKULLORĖ TĖ KOSOVĖS

 
 

 
28 mars 2004 / TN / LDK-Suedi
 
Tė shtundėn mė 27 mars 2004, nė qytetin e Hässleholm-it, Kryesia e Degės sė LDK-sė nė Suedi, mbajti njė mbledhje tė jashtėzakonshme lidhur me trazirat qė goditėn Kosovėn mė 17 dhe 18 mars. Nė mungesė tė kryetarit tė Degės, z. Hysen Ibrahimit, i cili gjendej nė Kosovė pėr shkak tė vrasjes sė vėllaut tė tij gjatė trazirave tė 17 marsit, mbledhjen e kryesoi z.Osman Ahmetgjekaj, nėnkryetar.
 
Para se tė fillojė mbledhja, kryesuesi i mbledhjes, kėrkoi qė tė mbahet njė minut heshtje pėr personat qė humbėn jetėn gjatė kėtyre trazirave.
 
Pas mbajtjes sė njė minut heshtje, kryesuesi i mbledhjes, z. Osman Ahmetgjekaj, lidhur me trazirat e 17 dhe 18 marsit nė Kosovė tha se ato ngjarje qė ndodhėn atė javė nuk ėshtė dashur tė ndodhin, tė cilat ishin mė tragjike, mė tė zymta dhe mė ndjellakeqe qė nga pėrfundimi i luftės e deri mė sot.
 
Java filloi – vazhdoi z. Ahmetgjekaj – me hedhjen e njė granate nė Rezidencėn e Presidentit tė Kosovės qė ishte njėherit edhe akti mė i shumtuar terrorist, kurse vazhdoi duke djegur dhe rrėnuar tėrė atė qė ėshtė ndėrtuar me aq mund dhe sakrificė me vite tė tėra. Dy ditė zhvillimesh dramatike dhe tronditėse nė Kosovė me fėmijė tė mbytur, me tė vrarė, tė plagosur, demonstrata shqiptare tė shtypura me dhunė dhe egėrsisht nga policia ndėrkombėtare, pėrleshje tė armatosura shqiptaro-serbe, me tym e flakė, ngjarje kėto nga tė cilat pėrfiton vetėm Serbia.
 
Ėshtė njė e vėrtetė e madhe qė populli i Kosovės po pėrjeton njė zhgėnjim tė madhė me ecjen ngadalė tė procesit tė pavarėsimit, ėshtė i zhgėnjyer me procesin e privatizimit nė Kosovė, ėshtė i zhgėnjyer me lejimin e funksionimit tė strukturave paralele serbe nė Kosovė. Por, a ėshtė dashur qė tė veprohet kėshtu qė para syve tė botės tė digjen kishat, akt ky i cili qon ujė nė mullirin e Millosheviqit, qė ndoshta ai dhe ndonjė i krisur nė kokė si ai, do tė thonė se "ja ē“farė po bėjnė muslimanėt e Kosovės pėr ta ērrėnjosur krishterizmin nė Kosovė". Unė do tė shėrbehem me thėnien e Imzot Mark Sopit, i cili ndėr tė tjera tha: "Nuk ėshtė vepruar as me tė renė, e as me tė vjetrėn". Me tė renė d.m.th: se protesta po, por dhunė jo, dhe me tė vjetrėn, se nuk ishte traditė e jona djegja e kishave, por ruajtja e tyre.
 
Pėr fund, dua ta citoj znj. Nekibe Kelmendi, e cila dje nė pesėvjetorin e vrasjes sė burrit dhe dy djemve tė saj, tha: "Nėse dikur ėshtė dashur tė vritemi pėr lirinė e Kosovės, sot duhet tė vdesim duke e ndėrtuar shtetin e Kosovės" – pėrfundoi fjalėn e vet z. Osman Ahmetgjekaj, nėnkryetar.
 
Mė pas, fjala e rastit i“u dha z. Afrim Musliu, sekretar, i cili nė fjalėn e vet tė titulluar "Njohja e Pavarėsisė sė Kosovės – Zgjidhja e vetme e problemit shekullorė tė Kosovės", tha: Problemi i Kosovės dhe problemi i shqiptaėve nuk ėshtė problem i ri, apo problem i cili ėshtė shfaqė vetėm dhe gjatė regjimit tė Millosheviqit. Problemi i Kosovės dhe i shqiptarėve u lind nė Konferencėn e Berlinit nė vitin 1878, ndėrsa u vazhdua me copėtimin e tėrėsisė etnike shqiptare nė vitin 1913 dhe u shėndėrrua nė njė problem permanent pas Konferencės sė Versajės mė 1919, ku edhe u realizua plani serb "Naēėrtanije" pėr krijimin e njė Serbie tė Madhe, pra me krijimin e parė tė njė shteti artificial sllav qė quhej Jugosllavi, tė cilės Evropa Plakė ia miratoi aneksimin e pjesės sė okupuar nga serbėt dhe malazezėt tė trojeve etnike shqiptare, duke pėrfshirė kėtu edhe Kosovėn.
 
Ky ekspansionim territorial i Sėrbisė, nga Evropa u justifikua pėr vet faktin se nė atė kohė, fuqive tė mėdha si Britanisė sė Madhe, Francės dhe Rusisė iu nevoitej njė shtet me njė popull hegjemonist siq ishin (dhe janė ende) serbėt, tė dominojė politikisht nė Gadishullin Ballkanik, kėshtu qė asnjėherė nuk u vunė nė konsideratė padrejtėsitė tė cilat iu bėnė me kėtė rast popullit mė tė lashtė tė kėtij gadishulli, popullit shqiptarė.
 
Tė gjitha kėto, serbėt i arritėn pėrmes demagogjisė sė tyre tė njohur se gjoja "Kosova ėshtė shpirti mesjetar serb"!
 
Pas Luftės sė Dytė Botėrore, Serbia pėrsėri ia arriti qė Kosovėn ta mbajė nėn thundrat e veta, por nė kėtė rast, ndihmesė tė madhe pati edhe nga disa shqipfolės me yll tė kuq nė ballė, tė cilėt kishin aq dashuri tė madhe ndaj Sėrbisė dhe serbėve, saqė edhe fėmijėt e vet i pagėzonin me emra serb. Kėta e ndihmuan shovenizmin serb duke i dhėnė vehtes sė drejtė qė nė emėr tė tė gjithė shqiptarėve tė Kosovės, nė Konferencėn e Bunjanit tė deklarohen se "populli i Kosovės donė tė qėndrojė nėn juridiksionin Jugosllav, pėrkatėsisht Serb". Kjo deklaratė e nėnshkruar nga shqipfolėsit e atėhershėm, rezultoi tėrhjekjen e Ushtrisė Shqiptare nga territori i Kosovės dhe kthimin e ēetnikėve tė "konvertuar" nė komunizėm nė Kosovė. Edhe nė kėtė rast, problemi i Kosovės vazhdoi tė mbetet i pazgjidhur.
 
Ish-kryeministri i Britanisė sė Madhe, dysleptiku Winston Churchill, nė njė rast kishte thėnė se "Ballkani prodhon mė shumė probleme se sa qė mund t“i zgjedhė", gjė qė ėshtė absurde, ngase problemin e shqiptarėve dhe tė Kosovės, e prodhuan vetė fuqitė e mėdha evropiane, duke e pėrkrahur hegjemonizmin serb dhe duke i mbyllur sytė para copėtimit tė trojeve shqiptare, vrasjes sė dhjetramijėra dhe ekzodin e qindramijėra dhe miliona tė shqiptarėve tė tjerė, tė cilėt me dhunė u dėbuan nga trojet e tyre mėse njė shekull tė tėrė.
 
Tezat e vjetra serbe se "Kosova ėshtė shpirti i Serbisė", gjetėn shprehje edhe nė qeveritė e reja serbe, e sidomos nė vitin 1987 me tė cilėn Millosheviqi edhe i nisi mitingjet antishqiptare nė Kosovė. Serbėt e Kosovės u lazdruan edhe mė shumė me britmat e Millosheviqit se "Kosova paraqet zemrėn dhe shpirtin serb" e sidomos kur nė Fushė Kosovė i“u premtoi se "Serbia do ti mbrojė serbėt nė Kosovė, tė cilėve nuk guxon as njė qime e kokės t“iu mungojė". Ai nė kėtė rastm, vazhdoi rrugėn pėr realizimin e planit hegjemonist e ekspansionist serb pėr krijimin e Sėrbisė sė Madhe. Dy vite mė vonė, nė mitingun e Gazimestanit, Millosheviqi u bėri me dije tė gjithė joserbėve nė ish-Jugosllavi qė kėtė plan do ta realizon edhe me metodat mė tė egra gjenocidale duke thėnė se "tė gjithė serbėt nė njė shtet" dhe "edhe atje ku ka njė varr tė vetėm serb, ėshtė Serbi". Kėto britma nxitėse i ritėrbuan serbėt, tė cilėt kėrkonin armė qė tė nisen nė Kosovė pėr tė vrarė shqiptarė.
 
Edhe nė kėtė kohė, pėr t“ia arritur qėllimeve tė veta shoveniste dhe qė kėto qėllime ti arsyetohen para faktorit ndėrkombėtarė, Serbia sėrish vuri nė shėrbim tė vet shqipfolės tė vjetėr dhe "rekrutoi" shqipfolės tė rinjė nė Kosovė, si: Ali Shukriun, Sinan Hasanin, Jusuf Karakushin, Rrahman Morinėn, Bajram Bajramoviqin, Mehmet Ajetin, e disa tė tjerė, tė cilėt dolėn nė sipėrfaqe me qėllime antikombėtare qė tė ndihmojnė nė krijimin e Sėrbisė sė Madhe.
 
Kėtyre shėrbėtorėve tė Serbisė, falė Zotit, hovin u“a ndali dalja e Dr. Ibrahim Rugovės dhe Lidhjes Demokratike tė Kosovės nė ballė tė ēėshtjes kombėtare, pėrkatėsisht tė ēėshtjes sė Kosovės, qė duke zėnė miqėsi me ShBA-tė dhe disa vende tė tjera perėndimore, ēėshtja e Kosovės u sensibilizua, me ē“rast edhe Evropa Plakė, pėrsėri filloi ti dėgjojė zėrat e ngritura me kėrkesa tė popullit shqiptarė tė Kosovės pėr liri dhe pavarėsi. Ky ishte rasti i parė qė Kosova nė historinė e vet tė hidhur, fitoi pėrkrahje nga njė gjigant botėror politiko-ushtarak nė rrugėn e vet drejtė lirisė, atė tė ShBA-ve, tė cilėt menjėherė i dėrguan kongresmenėt, Bob Doll dhe Eliot Engjėl qė pėr sė afėrmi tė vėshtrojnė gjendjen nė Kosovė.
 
Ky ishte edhe shkaku qė serbėt e ritėrbuar e tė armatosur nuk i“u vėrsulėn sė pari Kosovės siē e kishin nė plan, por Sllovenisė, Kroacisė dhe Bosnjės dhe Hercegovinės.
 
Krahas luftės sė madhe qė kaploi territorin e ish-Jugosllavisė nė fillim tė viteve tė nėntėdhjeta, dhe krahas faktit qė Jugosllavia aq e dėshiruar nga fuqitė e mėdha evropiane gjindej nė fillimin e fundit tė jetės sė saj, ata prapė se prapė bėnė pėrpjekje maksimale qė tė ruhet njė Jugosllavi, sado e cunguar qė ajo tė jetė.
 
Kjo u dėshmua qartė nė vitin 1992, kur nė mjegull tė dendur dhe mot tė ligė, nė aeroportin e Sarajevės papritmas dhe paparalajmėrim ateroi aeroplani i presidentit tė atėhershėm fracez, Fransoa Miteran, vetėm dy orė para se tė fillojnė bombardimet e planifikuara tė caqeve ushtarake serbe nga NATO-ja, e me iniciativė tė ShBA-ve.
 
Tri vite mė vonė, mė 1995, u vėrtetua se mėnyra e vetme pėr ndaljen e luftės gjenocidale ekspansioniste serbe, ėshtė mėposhtja e tyre ushtarakisht me anė tė bombardimeve. Kjo ishte gjuha e vetme qė shovenistėt serb e kuptonin!
 
Kėto bombardime ishin model pėr ndaljen e luftės dhe gjenocidit serb edhe nė Kosovė, ku mė 24 mars 1999 filloi fushata 78-ditėshe e NATO-s e bombardimeve tė caqeve tė makinerisė vrasėse serbe, e cila mė nė fund e detyroi Sėrbinė tė gjunjėzohet dhe t“iu nėnshtrohet kėrkesave tė diplomatėve perėndimor qė t“i tėrhekė tė gjitha forcat e veta ushtarako-policore nga Kosova.
 
Hyrja e forcave tė NATO-s nė Kosovė u prit me gėzim tė madhė nga tė gjithė shqiptarėt, tė cilėt pas disa shekujsh robėrimi dhe pėrndjekjeje nga qeveri dhe sisteme tė ndryshme serbosllave, pėr herė tė parė mundeshin tė merrnin frymė lirshėm dhe me votėn e vet tė lirė tė zgjedhin strukturat e veta udhėheqėse, duke filluar nga Presidenti e deri tek udhėheqėsit e vet tė pushtetit lokal.
 
Tani, pas pesė viteve lirie nė Kosovė, atėherė kur institucionet e zgjedhura nga vet populli i Kosovės pėrmes votės sė tyre tė lirė, punojnė me tė madhe nė implementimin e standardeve tė parashruara nga bashkėsia ndėrkombėtare si kusht pėr tė filluar procesi i finalizimit tė statusit tė Kosovės, nė prag tė pėrvjetorit tė pestė tė fillimit tė ēlirimit tė Kosovės, pra mė 17 dhe 18 mars 2004, njė protestė e qetė dhe paqėsore si reagim ndaj mbytjes sė tre fėmijėve tė fshatit Ēabėr nė lumin Ibėr nga ekstremistėt serb, u shėndėrrua nė njė demonstracion tė dhunės tė paparashikuar mė herėt, as nga ana e strukturave udhėheqėse tė institucioneve vendore, e as nga ato tė ndėrkombėtarėve. Si pasojė e sė cilės, jo veq se dhjetra shqiptarė humbėn jetėn e qindra tė tjerė u plagosėn, por tani ky demonstrim i dhunės dhe i agresivitetit ndaj pjesėtarėve tė KFOR-it dhe Policisė sė UNMIK-ut i japin shkas faktorit ndėrkombėtarė qė dėshtimin e vet politik nė Kosovė dhe pėr Kosovėn, t“ia gjuajnė nė qafė shqiptarėve. Apo me tjera fjalė, tani shqiptarėt e Kosovės dhe Kosova do ti vuaj dilemat e politikanėve ndėrkombėtarė ku disa do ti binė thumbit, e disa patkonit.
 
Nė kėtė rast, nga qarqet ndėrkombėtare nuk i gjykuan strukturat paralele serbe tė cilat veprojnė lirshėm nė veri tė Kosovės dhe tė cilat financohen dhe dirigjohen nė mėnyrė tė drejtėpėrdrejtė nga Beogradi, ē“ka edhe nuk guxon tė ndodhė nė bazė tė Kornizės Kushtetuese pėr Kosovėn, ata pėrkundrazi tani trajtohen si pakicė "shumė e rrezikuar" nga shumica shqiptare nė Kosovė.
 
Ky demonstrim i dhunės dhe agresivitetit ndaj forcave tė KFOR-it dhe UNMIK-ut, poashtu ishte edhe njė vetėvrasje politike pėr Kosovėn. Nuk duhet tė mirren si padomethėnėse komentet e Kryeadministratorit Harri Holkeri nė lidhje me ngjarjet e 17 dhe 18 marsit, i cili tha, citoi: "Shqiptarėt me kėto sjellje do tė humbasin shumė nė arenėn ndėrkombėtare dhe harrojnė se kush u“a solli lirinė", me tjera fjalė nėnkuptohet se, mund tė sakrifikohet pavarėsia e merituar e Kosovės pėr hir tė njė lirie tė dhuruar nga ndėrkombėtarėt.
 
Me hyrjen e forcave tė NATO-s nė Kosovė, shqiptarėve, nė fakt, i“u hoq qafėsh njė problem i madhė qė e brente me shekuj tė tėrė, por nuk i“u zgjodh edhe problemi shekullorė, pra pavarėsimi i Kosovės. Kjo moszgjidhje e problemit tė Kosovės, krijoi njė frustracion tė madhė, sa tek institucionet e Kosovės, aq mė shumė tek popullata e saj, tė cilėt nga pėrvoja e hidhur nga e kaluara, frikėsoheshin qė Evropa (e njejtė) Plakė, (e cila gjithnjė ka deklaruar se nuk dėshiron kufinjė tė rinjė nė Evropėn juglindore), pėrsėri do tė mundohet t“a formojė njė Jugosllavi tė tretė duke e pėrfshirė kėtu edhe Kosovėn. Nė njėrėn anė duke e kėrcėnuar Malin e Zi me sanksione nė rast tė shkėputjes nga unioni Sėrbi – Mali i Zi dhe nė anėn tjetėt duke mos e njohur pavarėsinė e Kosovės, pėr tė cilėn polpulli i Kosovės ėshtė pėrcakruar qysh para 13 viteve.
 
Poashtu, nuk duhet harruar se me hyrjen e forcave tė NATO-s nė Kosovė, nuk hezituan qė ndėr tė parėt tė hyjnė edhe forcat e aleatėve shekullorė tė Serbisė, forcat e nostalgjikėve tė Jugosllavisė, ato tė Francės, tė cilat nuk u stacionuan pėr ti ruajtur kufinjtė e jashtėm tė Kosovės, por pėr tė formuar kufinjė tė mbrendshėm nė Kosovė duke mbajtur tė ndarė qytetin e Mitrovicės dhe me tė edhe njė tė pestėn e territorit tė veriut tė Kosovės. Pas ndarjes sė Mitrovicės, para syve tė KFOR-it francez, filloi edhe dėbimi i mėse 13 000 banorėve shqiptarė nga pjesa e okupuar e qytetit, me ē“rast edhe u shkaktua njė problem i madhė social nė pjesėn e ēliruar tė qytetit, duke pasė parasysh edhe njė numėr tė madhė tė shqiptarėve tė shpėrngulur nga viset rurale nė ato urbane tė qytetit.
 
Ajo qė ėshtė mėse cinike nė kėtė rast, ėshtė qė KFOR-i francez dhe Administrata e UNMIK-ut jo veq se asnjė hap para nuk kanė arritur me integrimin e qytetit tė Mitrovicės, por mundohen qė edhe verbalisht ta ndajnė kėtė qytet duke e quajtur "Mitrovica veriore" dhe "Mitrovica jugore". Pre e kėsajė, fatkeqsisht, ranė edhe masmediumet naive kosovare tė cilat mėse pesė vite u referoheshin kėtyre pohimeve konsekuensuese pėr tė ardhmėn e Mitrovicės, kur nė fakt, gjithmonė ka qenė dhe ėshtė vetėm njė Mitrovicė nė Kosovė dhe kurrė mė parė mitrovicalitė nuk i kanė ndėgjuar termet "veri" dhe "jug" pėr qytetin e tyre. Termet e tilla mė ngjajnė nė qytetin poashtu tė ndarė me dhunė tė Mostarit tė Bosnjės dhe Hercegovinės, i cili nga administratat e shumta ndėrkombėtare nė atė vend, poashtu u nda edhe nė mėnyrė verbale nė "Mostarin lindor" dhe "Mostarin perėndimor" dhe i cili edhe pse kanė kaluar njėmbėdhjetė vjet qė nga ndarja e tij, ai qytet, poashtu me njė lum nė mes, ende qėndron tė jetė i ndarė.
 
Para disa javėsh, qeveria mė e re e Sėrbisė doli me fiks-idenė mė tė re pėr Kosovėn duke e kėrkuar kantonizimin dhe ndarjen e Kosovės nė baza etnike. Nė kėtė rast, faktori ndėrkombėtarė nuk gjykon qeverinė e re tė Sėrbisė, e cila mandatin e vet e filloi me avazet e tyre tė vjetra hegjemoniste, ekspansioniste dhe antishqiptare, ku nacionalisti i vjetėr e kryeministri i ri serb, Vojisllav Koshtunica, me britma tė njejta sikurse edhe tė Millosheviqit para 17 viteve, si "Serbia nuk e jep Kosovėn" dhe "Serbia do ti mbrojė serbėt nė Kosovė", pėrsėri nxiti serbėt qė tė kėrkojnė armė dhe tė kėrkojnė tė nisen nė Kosovė pėr tė vrarė shqiptarė.
 
Kjo vėrteton njė gjė! Se secila qeveri serbe qė vie nė pushtet nė Sėrbi, bazė dhe koncepcion tė politikės sė tyre kanė planin e vjetėr hegjemonist serb tė vitit 1844, me emrin "Naēėrtanije".
 
Poashtu, vetėm disa ditė para trazirave tė fundit nė Kosovė, "rastėsisht", me njė vizitė senzacionale nė Kosovė ishte edhe "eksperti" i rrėmbimeve tė pushteteve me dhunė dhe i destabilizimeve shtetėrore, Kryeministri i Shqipėrisė, Fatos Nano, i cili kishte ardhur pėr tė sjellur insrukcione tė reja destruktive argatėve tė vet nė Kosovė. Mė duket se nuk ishte rastėsisht shpėrthimi i dhunės nė Kosovė menjėherė pas largimit tė tij nga Kosova. Mė duket sikurse ngjarjet ishin tė koordinuara nė mes tė ekstremistėve serb dhe elementėve destruktiv shqipfolės tė pėrbėrė nga politikanė margjinalė tė Kosovės, tė cilėt mėnyrėn e vetme pėr ta nxjerrė veten nė sipėrfaqe e kanė pėrmes dhunės. Mė duket sikurse nuk ishte rastėsisht qė marsi i vitit 2004 nė Kosovė i ngjante marsit tė vitit 1997 nė Shqipėri.
 
Kėto forca destruktive tė politikanėve margjinal tė Kosovės, e shfrytėzuan mllefin e qytetarėve mbas rastit tė fėmijėve tė Ēabrės, tė cilėt gjetėn vdekjen nė ujėrat e ftohta tė lumit Ibėr duke ikur nga ekstremistėt serb qė po i sulmonin. Nė atė rast, elementėt destruktiv e antikombėtarė veq ishin nė gjendje gadishmėrie qė tė marrin timonin e protestave nė duart e veta dhe ti shėndėrrojnė kėto nga protesta paqėsore nė demonstrim tė dhunės dhe agresivitetit ndaj forcave tė KFOR-it dhe UNMIK-ut.
 
Tė sulmohen nė mėnyrė aq tė egėr forcat e shteteve tė cilat u desht mė shumė se njė shekull qė ti zėmė miq tė Kosovės, forca kėto tė cilat janė edhe ēlirimtare tė Kosovės, forca kėto tė cilat populli i Kosovės para pesė viteve i priti me lule dhe gėzim, ishte "shuplaka" mė e rėndė qė iu dha procesit tė pavarėsimit tė Kosovės.
 
Veprime tė tilla tė cilat vetėm janė nė disfavor tė ēėshtjes kombėtare, mund vetėm tė jenė veprime tė forcave tė errėta destruktive e antikombėtare. Kėto forca tė errėta e shkurtpamėse, ishin tė urdhėruara qė tė ushtrojnė dhunė, tė shkaktojnė kaos dhe destabilizim politik, pa marrė parasyshė nė konsekuencat qė pasojnė pėr shqiptarėt dhe Kosovėn. Pa marrė parasyshė progresin e madhė politik tė institucioneve tė Kosovės pėr t“iu afruar arritjes sė qėllimit imperativ e shekullorė tė shqiptarėve, njohjes sė Pavarėsisė sė Kosovės.
 
Kėto forca tė errėta i paqin nė qafė shpirtėrat e dhjetra shqiptarėve tė vrarė nė kėto protesta! I paqin nė qafė familjarėt e tyre qė mbetėn pa mė tė dashurit e tyre! I paqin nė qafė fėmijėt e tyre tė mbetur bonjakė!
 
Tė gjitha kėto tendenca pėr tė shkaktuar anarki nė Kosovė, tė gjitha kėto tencenca pėr tė rrėnuar pushtetin nė Kosovė, si dhe tendencat pėr tė prishur imazhin e bukur qė gėzon Kosova tek faktori ndėrkombėtarė, janė tendenca qė tė rikthejnė Kosovėn nėn thundrat serbe.
 
Statusi ende i padefinuar i Kosovės, i mban tė gjalla shpresat ekspansioniste serbe, tė cilėt janė nė gjendje qė ti provojnė tė gjtha mėnyrat e ndyera, tė mundshmet dhe tė pamundhmet, qė ta riokupojnė Kosovėn. Nuk duhet harruar se nė Kosovė, ende gjinden mbeturinat e tyre.
 
Andaj, pėr ti shkėputur shpresat e iluzionistėve tė "Sėrbisė sė Madhe", pėr ti shkėputur shpresat e nostalgjikėve tė Jugosllavisė, pėr hir tė padrejtėsive qė i“u kanė bėrė popullit tė vuajtur shqiptarė me shekuj tė tėrė, Bashkėsia Ndėrkombėtare, Evropa Plakė dhe ShBA-tė duhet qė sa mė parė ta bėjnė njohjen formale tė Pavarėsisė sė Kosovės, e cila ėshtė zgjidhja e vetme e problemit shekullorė tė Kosovės dhe tė Gadishullit Ballkanik. Njohja e Pavarėsisė sė Kosovės, ėshtė mėnyra e vetme pėr ta qetėsuar njė herė e pėrgjithėmonė kėtė pjesė aq tė vuajtur tė Evropės dhe tė botės - pėrfundoi fjalėn e vet z. Afrim Musliu, sekretar.
 
Mbledhja vazhdoi me diskutime tė shumta tė tė pranishmėve, lidhur me ngjarjet e 17 dhe 18 marsit, nga tė cilėt u vendos qė Kryesia e Degės sė LDK-sė nė Suedi t“i vizitojė pjestarėt e KFOR-it suedez, tė cilėt kanė pėsuar lėndime gjatė trazirave tė lartėpėrmendura dhe tė cilėt janė kthyer pėr shėrim nė Suedi.
  
 
Nė kėtė mbledhje poashtu u vendos qė tė dilet me kėtė:
 
DEKLARATĖ
 
Tė Kryesisė sė Degės sė Lidhjes Demokratike tė Kosovės nė Suedi, e cila shprehė shqetėsimet e veta lidhur me ngjarjet e 17 dhe 18 marsit 2004, tė cilat tronditėn rėndė, sikurse opinionin Kosovar, ashtu edhe atė ndėrkombėtarė. Kėto ngjarje, pasojė e sė cilave ishin vrasjet e dhjetėra qytetarėve shqiptarė dhe plagosjen e qindra tė tjerėve, nuk kanė qenė aspak nė favor tė ēėshtjes kombėtare dhe finalizimit tė synimeve tona pėr pavarėsimin e Kosovės.
 
Kryesia e Degės sė LDK-sė nė Suedi, u shpreh ngushėllimet mė tė sinqerta familjarėve tė tė vrarėve gjatė trazirave tė 17 dhe 18 marsit, kurse tė tė lėnduarve u dėshiron shėrim tė shpejtė.
 
Duke pasė parasyshė pasojat e mundshme tė ngjarjeve tė fundit nė Kosovė, si nė aspektin social dhe ekonomik, ashtu edhe nė atė politik, Kryesia e Degės sė LDK-sė nė Suedi doli me kėto pėrfundime, se:
 
*           Dėnon ashpėr sulmin e 12 marsit 2004 ndaj Rezidencės sė Presidentit tė Kosovės, Dr. Ibrahim Rugova, tė cilėn e cilėson si akt tė shumtuar terrorist dhe qyqarė, tė drejtuar kundėr Institucionit mė tė lartė tė Kosovės, kundėr Presidentit tė Kosovės, kundėr Lidhjes Demokratike tė Kosovės dhe kundėr pavarėsisė sė Kosovės;

 

*           Dėnon me ashpėrsinė mė tė madhe sjelljet barbare dhe vandaliste tė serbėve nė Kosovė, tė cilėt sa herė qė i“u teket, bllokojnė rrugėt e Kosovės, andaj kėrkojmė nga KFOR-i dhe UNMIK-u qė tė mos lejojnė qė veprime tė tilla tė pėrsėriten;

 

*           Dėnon fuēishėm aktin barbar tė ekstremistėve serb, tė cilėt shkaktuan mbytjen e fėmijėve Egzon Deliu, Avni dhe Florent Veseli nga fshati Ēabėr, nė lumin Ibėr tė Mitrovicės dhe kėrkon nga organet kompetente qė tė angazhohen deri nė maksimum pėr zbulimin dhe arrestimin e aktorėve;

 

*           Dėnon ashpėr demonstrimin e dhunės qė ėshtė ushtruar ndaj pjestarėve tė KFOR-it dhe UNMIK-ut gjatė protestave tė 17 dhe 18 marsit 2004, si dhe shkatėrrimin e monumenteve historike tė Kosovės. Ndėrsa nga organet kompetente kėrkon qė forcat destruktive apo individėt tė cilėt janė pėrgjegjės pėr shfaqjen e dhunės nė protesta dhe tė cilėt tentojnė qė tė prishin imazhin e bukur tė Kosovės para faktorit ndėrkombėtarė, tė gjinden sa mė parė me qėllim qė tė vihen para drejtėsisė dhe t“iu shqiptohet dėnimi i merituar;

 

*           U bėnė thirrje qytetarėve tė Kosovės, tė cilėt i“a duan tė mirėn Kosovės, qė tė bėjnė ēmos qė t“a ruajnė miqėsinė me aleatėt e kombit tanė, pėr tė cilėt na u desh mėse njė shekull ti zėmė miq;

 

*           Dėnon mėnyrėn e informimit tė Radio Televizionit tė Kosovės, e cila nė asnjė mėnyrė nuk ka kontribuar nė qetėsimin e gjendjes nė Kosovės, por pėrkundrazi me anė tė informimit subjektiv e aspak objektiv, ky televizion ka nxitur edhe mė shumė nė eskalimin e dhunės nė Kosovė.


                       Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.