|
-
28 mars 2004 / TN
-
-
Dr.
Ardian KYĒYKU
-
-
(Disa
mendime rreth romanit Paranoja tė Xhemal Ahmetit, botoi Rozafa,
Prishtinė 2004, 193 faqe, ISBN: 9951-02-037-2)
-
-
-
Homo
Paranoicus
-
-
Po tia
tėrhiqnim sėrish vėmendjen kritikės zyrtare qė ti hidhte sytė e saj
tė vranėt (e shpesh prej qelqi) drejt letėrsisė qė shkruhet nė
diasporė, do ti jepnim njė rėndėsi qė kritika nė fjalė, pėr fat tė
keq, nuk e ka. Qarkullimi i keq i librave ėshtė nė gjendje tė
shfajėsojė secilin prej hulumtuesve tė letrave shqipe, duke i dhėnė
zemėr tėrthorazi qė ti zgjatė pa fund rrėnjėt e rehatisė nė
ishullin qė mund ta emėrtonim Auris Comoditas - truall ku vetėm
miqtė, anėtarėt e bajrakut dhe idhujt e sajuar gjatė realizmit
socialist kanė tė drejtė tė ngrihen nė qiell. Autorėt qė e kanė
humbur (pėrkohėsisht a pėrjetėsisht) tokėn e tyre dhe janė tė
detyruar tė enden trevave tė huaja shqyrtohen me njė shpėrfillje
gjoja tė epėrme dhe akademike, qė kaherė se fsheh dot smirėn.
Autorėt dytokėsha skanė tė drejtė tė shkruajnė kryevepra,
skanė tė drejtė tė kenė Vepėr; ata janė tė gjithė pa pėrjashtim,
vetėm heraherės, falė njė mėshire tė diskutueshme hyjnore, bartės
librash-rastėsi tė lumtura, por kalimtare e qė sngrenė peshė (ngaqė
jetojnė tjetėrkund!?) - nė pėrputhje me njė mendėsi qė i ka kushtuar
aq shtrenjtė kulturės sonė. Ska kuptim tė pėrmendet Naimi, Konica,
Koliqi, Camaj e shumė tė tjerė, qė jo vetėm kishin njė bindje krejt
tjetėr ndaj empatisė sė shkrimtarit, por qė edhe e dėshmuan fuqinė
batėrdisėse tė saj.
-
-
Xhemal Ahmeti,
lindur nė vitin 1969 nė Dobrdoll, kritik letėrsie e artesh, eseist e
gazetar, autori i romanit shkundullues Paranoja botuar tani sė
fundi nga «Rozafa», jeton nė Zvicėr.
Ai
nuk ėshtė as autor i sprovuar, as i dėshmuar, as i
mirėnjohur, as i dashur pėr lexuesin etj. Epitetet qė
acarojnė diabetin nuk i shkojnė pėr shtat, gjė qė mund ti zbulohet
lehtė cilitdo lexues tė «Paranojės».
Esetė ideatike
tė Ahmetit do tė befasonin e vinin nė mendime kėdo falė mprehtėsisė,
kultit ndaj sė vėrtetės, frymės polemike dhe dashamirėsisė aq tė
rralluar ndėr intelektualė shqiptarė qysh pas Luftės sė Dytė
Botėrore. Por tani ai na shfaqet edhe si prozator dhe nuk ndruhem tė
them se romani Paranoja ėshtė njė vegim pėr letrat shqipe e mė
gjerė, njė arritje krejt e pavarur nga biografia e autorit dhe nga
kahjet e deritanishme tė dhuntive tė tij. E ngjizur mbi njė metaforė
vigane rrathėsh bashkėqendrorė, paranoja qė zhbirohet nė roman ėshtė
jo vetėm shqiptare, ballkanike e evropiane, por njerėzore. Mbase do
tė mund tė thoshim se, nė kėtė fillim mijėvjeēari, ajo qė na shquan
nga kafshėt ėshtė pikėrish paranoja. E ndoshta kjo veti me rrėnjė tė
lashta nuk do tė kishte qenė veēse njė pėrmasė tjetėr e poezisė sė
njeriut tė sotėm, po qe se, pas ndėrhyrjeve tė saj nė jetėn tonė tė
pėrditshme e tė pėrjetshme, nuk do tė kish rrjedhur aq gjak e nuk do
tė ishin fikur aq shpirtra.
-
-
-
Helmi dhe
humori
-
-
Pėr atė qė di tė
lexojė mes e pėrtej rreshtave, Paranoja ka mbi njė
mijė faqe, tė gjitha tė dendura, tejet tė vėrteta, tė pėrgjakshme,
tė dhimbsura e vegimtare. Kėto faqe lexohen me njė frymė e duket se
pó me njė frymė janė shkruar. Lexuesi ka rastin dhe fatin tė rritet
shpirtėrisht e mendėrisht pėrmes vėzhgimesh psiko-shoqėrore
befasuese, disa syresh: zbulime pėrjetėsisht tė vlefshme. Gjetjet,
ironia e veēanėrisht parodia rrėnjore e romanit, ajo e qeshur falas,
prej fėmije qė sikur nuk ėshtė nė kėtė jetė, por qė i njeh shkėlqyer
tė fshehtat e groteskut arketipal, trandin. I pjestuar vllazėrisht
nė zėra e trajta personazhesh, autori ėshtė katėrcipėrisht i lirė,
relativisht i pavarur nga realitetet qė zhbiron, dhe ka njė zė tė
freskėt, tė lindur. Duket sikur vetė ngjarjet tė kumtohen, duke
shmangur vetjaken e autorit, qė ndonjėherė mund ti bėjė tė duken
thjesht shpikje.
-
-
Nė fakt,
paranoja nuk le vend pėr shpikje, ngaqė fshin ēdo kufi mes tė
njėmendtės dhe trillit artistik. Shqipėria e sotme, ajo qė sikur
ngutet tė mos i pėrkasė asnjė shpirti tė vėrtetė shqiptar, por vetėm
qėnieve tė importuara (lexo: shitur gjer nė palcė), ajo Shqipėri
qė shpesh na ngjeth mishtė ngaqė mbulon si velenxė e shtėllungė
tymrash Shqipėrinė tonė ėndėrrore, tė pėrjetshme, sė cilės ēdo
shqiptar, qoftė jashtė, qoftė brenda, i turret me mėnyrat e veta pėr
ta ngjallur e (ri)pushtuar, - se ėshtė fėminia e katragjyshėrve
tanė, - kjo pseudo-Shqipėri pra, del nė roman si njė hidėr
shumėkokėshe (e shumėkombėshe) dhe revolton, magjeps, shiton. Nė
kėtė rrokopujė ndjenjash tė kapėrthyera, secili prej nesh mund ta
gjejė, mė nė fund, vetveten, dhe tė bėhet mė fort bir i shqipes sė
kulluar dhe i Shqipėrisė qė, po tė perifrazonim njė politikan tė
shquar rumun, e kemi trashėgim nga stėrnipėrit, jo nga
stėrgjyshėrit.
-
-
-
Dy
botė qė pėrjashtohen mesveti
-
-
Ėshtė nė natyrėn e paranojės qė tė vendosė pėrbri e jo rrallė tė
shartojė egėrsisht botė krejt tė ndryshme. Sa mė tepėr tė
pėrjashtohen mesveti kėto botė, aq mė tepėr pretė e paranojės nguten
tė mendojnė pėr botėn tjetėr me logjikėn e tyre dhe pėr botėn
ku gjallojnė me logjikėn fqinje. Nė roman ndeshet njė hapėsirė
(gjeografike, historike dhe mendore) ku pushka e mbrame ėshtė
shkrehur para njėqind e ca vjetėsh dhe njė tjetėr ku tymi i plumbave
tė passhpinės ende ska dalė mirė nga tyta e kallashnikovit. Nė kėto
dy botė, nė kufirin e brishtė dhe pėrgjakės qė i ndan e i bashkon,
enden prijėsa, krijues, xhahilė, anonimė dhe shumė nga vdekatarėt qė
tranzicioni i zgjoi atje ku sua kish prerė mendja as nė makthe.
-
-
Monologjet e personazheve ia dalin mbanė tė ngjizin njė rrjetė
shumėpėrmasore, qė ėshtė pasqyra e gjallė e realitetit tė prekshėm.
Ky realitet shpesh ia kalon nė dalldi e tė papritura ēdo fantazie
letrare. Njė personazh tėrheqės ėshtė Kryetari i vendit tė vogėl
ballkanik, ku zakonisht «asgjė slėviz veē pluhurit». Ky prijės
kalimtar i epokės sonė, - kur pak vetė kuptojnė qė, nė tė tilla
kohėra, jo aq politikanėt e kanė pushtetin, se sa pushteti i ka ata,
- i ngjan njė kukulle qė heraherės ngre krye ndaj fatkeqėsisė sė tė
qėnit i vocėrr, i parėndėsishėm. Si tė gjitha viktimat e njė
atdhedashurie tė cekėt, sė cilės mirėqėnia i shton njė dell
romantizmi jo rrallė tė dėnueshėm, anonimi-president qė se si
ish gjendur nė dallgėn e demonstratave tė 90-ės, zbulon dalngadalė
se kontrollohet gjer nė leshin e veshėve nga shėrbimet e fshehta.
-
-
Kėto shėrbime prandaj edhe janė tė fshehta - qė tė gjithė tua dijnė
bėmat pėrmendėsh dhe tua kenė frikėn... Shefin e tyre, Presidenti e
zgjedh vetė, e nxjerr nga kėneta e anonimatit. Leonard Shkeza, ish i
burgosur i regjimit komunist, qėnie qė, gjatė burgimit tė gjatė,
vetėm poetėt skish arritur ti merrte vesh, por qė shkruante poezi
nė fshehtėsi, thirret tė prijė shėrbimet e fshehta ngaqė kish pasur
gjatė tė bėnte me to dhe ua njihte mėnyrėn e punės(!). Sejmenėt e
tij janė djem pa emra, pa thelb, por tė pėrkushtuar. Etja e tyre pėr
gjak ėshtė aq e madhe, sa tė duket se viktimat e ardhshme u mbajnė
peng nė vena gjakun qė u takon me ligj. Rrjedha e ngjarjeve nė roman
tė bind edhe njėherė pėr fuqinė dhe rolin qė luan smira ndėr qėnie
qė ngatėrrojnė nėpunėsinė diku lart (nė pallatin e komploteve
legale, siē pagėzohet nė roman administrata) me komplekset
vetjake dhe qė mezi presin tė mund ta shfrytėzojnė funksionin zyrtar
pėr tė holluar sadopak thartirėn e smirės. Smira e tė qėnit i
papėrkryer, i paqiell, ose, mė saktė: smira e tė mosqėnit ai qė
ėndėrron tė jesh.
-
-
Rrugėt, zyrat, kafenetė dhe skutat e Paranojės gėlojnė nga
personazhe tejet tė njohur, qė aq dhunshėm gargaren ekraneve,
gazetave e tribunave, mirpo tė cilėt tani na faniten nėn njė dritė
tjetėr. Politikanė qė flasin pėrēart, shkrimtarucė qė pasurojnė
letėrsinė shqipe, pa fismosur, me vepra bajalldisėse mėrgimtarėsh tė
kamur, spiunė tė tipit pavarėsisht nga feja, krahina e ideja,
bakterie nė shėrbim tė kancerit artistik, siē i ka damkosur njėri
nga protagonistėt; aristokratė tė vetėshpikur perėndimorė, qė vijnė
tė pėrgjumin mangėsitė nė prani tė aq hallexhinjve dhe tė hiqen,
sado kalimthi, si ata qė sjanė e skanė pėr tė qenė kurrė; pijanecė
qė, tė dehur a krejt esėll, thurrin plane pėr tė rrėzuar qeverinė;
femra qė kanė humbur ēdo qėndresė ndaj epshit arhaik dhe qė, bashkė
me qėndresėn, kanė humbur misterin dhe shijen e tyre; tė huaj tė
cilėt qetėsia dhe paqja nė shterpėzim e sipėr e Perėndimit i shtyn
vetėdijshėm tė luajnė mendsh herė pas here; shqiptarė tė mėrguar,
qė, me tu gjendur mes njė lirie tė paskaj, heqin dorė nga arritjet
shkencore dhe bėhen shitės simitesh... Ėshtė njė botė e
jashtėzakonshme, sė cilės nuk i duhet cėnuar fshehtėsia me mjete tė
kritikės klasike.
-
-
-
Paranojishtja - gjuhė e vyer e kohės sonė
-
-
Pak
kohė mė parė, njėri nga shumė kritikėt e sotėm, me njė shaka tejet
tė pafrymėzuar (pėr tė mos thėnė: tė kapėrcyer ylberi), i
quajti shkrimtarėt shqiptarė qė krijojnė edhe nė gjuhė tė tjera
autorė qė kanė kapėrcyer ylberin. Kulmi ėshtė se nė Ballkan e mė
tej, radha pėr tė kapėrcyer ylberin ėshtė e pafundme dhe
frymėzėnėse, kurse ata qė kanė pasur fatin ta pėrcjellin frymėn dhe
shpirtin shqiptar edhe matanė, me gjuhėn e tjetrit dhe pa
ndėrmjetėsinė e pėrkthyesve, paditen si tė pabesė. Kam tė dhėna se
romani «Paranoja» do tė botohej fillimisht nė gjuhėn gjermane, tė
cilėn Xhemal Ahmeti e zotėron pėrkryer.
-
-
E
sėshtė as rasti i vetėm e as pėr tu ēuditur, po tė shohėsh me
ēshpejtėsi, dashamirėsi e pėrkushtim zyrtaria shqiptare srresht sė
pėrhapuri vlerat tona kulturore tė mirėfillta. Besoj se botimi i
kėtij romani fillimisht nė njė gjuhė tė huaj do ta kish tėrhequr
vėmendjen qė ai meriton dhe do ta kish shpėrndarė nė tė gjitha
trevat ku lexohet shqip, tė shoqėruar (ligjėruar) nga vlerėsimi aq i
nevojshėm mediatik i kritikės perėndimore. Njė vlerėsim, tė cilin
kritika jonė ka rastin ta bėjė pa asnjė vėshtirėsi, pėr mė tepėr qė,
nė gjuhėn amtare, «Paranoja» ruan atė qė mund tė quhet shqipja e
globanalizuar, - njėfarė shartimi mes barbarizmash latine,
osmane, angleze, italiane, frėnge etj - dėshmi tė njė turbullire e
rėnieje tė pėrgjithshme kulturore, ballkanike, evropiane e
pėrtejoqeanike, por dėshmi edhe e zgjerimit tė kultit tė
rėndomtėsisė. Me gjuhėn qė pėrdor, romani thotė, veē tė tjerash, se
idealet e pėrkora, gjėrat e thella dhe poetike nuk po kanė mė vend
askund. Bartėsit e tyre pandehen gati vetiu si qėnie tė dyfishta:
shkrimtarė-hafije, poetė-vrasės me porosi, mendimtarė tė lirė-kufoma
nė morg etj, siē ėshtė rasti i protagonistit Martin Gera.
-
-
Romani dhe e folmja e personazheve kanė dy shtresa globalizmash,
tė dyja shprehje jo aq tė njėfarė nihilizmi tė shpjegueshėm tė njė
autori qė nuk ėshtė lindur e nuk ka jetuar nė Shqipėri, se sa tė njė
amebe tekstuale qė synon e shpesh arrin tė gjallojė si botė mė vete,
paralele. Nga kjo pikėpamje, edhe vetė romani merr pėrsipėr me
kthjelltėsi tė jetė njėri prej shumė rrathėve bashkėqendrorė tė
paranojės. Jo rastėsisht René Claire thoshte se kthjelltėsia ėshtė
vuajtja qė ndodhet mė pranė diellit...
-
-
-
Gjysma tjetėr e Xhokondės dhe shteti
-
-
Paranoja ka njė nėnshtresė tė fuqishme morali e filozofie. Me
paanėsinė dhe humorin e tij tė mbamendshėm, autori kumton se fajtore
pėr shumė nga tragjeditė e dyndura mbi njeriun e sotėm ėshtė
papėrkryerja e tij, lėnia e tij pėrgjysmė. Pėr kėtė arsye, njeriu
ėshtė nė kushtet e tanishme njė qėnie e pėrngjitur, gjysma-njeri /
gjysma-paranojė. Etja pėr tė filozofuar i kaplon natyrshėm tė gjithė
personazhet. Varfėria e jetės, klishetė, pėrsėritja e gjėrave me njė
pėrpikmėri kafshėruese, dėshpėrimi drobitės dhe mungesa e njė tė
ardhmeje tė qartė shpirtėrore, e ndan shapin nga sheqeri, domethėnė:
shpirtin e rėndomtė, dashnor tė vogėlimave tejet tokėsore, nga
shpirti i mprehtė, i zgjedhur tė pėrkryhet mes angushtish.
-
-
Nganjėherė e folmja e personazheve, qofshin tė mbarė a tė mbrapshtė,
viktima a gjakatarė, ėshtė e njėjtė. Nė kushte sadopak tė natyrshme,
falltarja moderne Sofie Bara, pėr shembull, nuk do tė kish medituar
njėlloj me L. Shkezėn apo me Petrit Kusarin, sado e varfėr tė qe
jeta shpirtėrore e sė tashmes, por kjo ngjashmėri tė folmesh, pėrveē
trysnisė sė paranojės, - qė ėshtė si puna e ligjit: e njėjtė pėr tė
gjithė, - pėrcjell tėrthorazi edhe idenė e binjakėzimit. Kaloi
edhe njė ditė, nuk tė vrau kush, nesėr ka rrezik tė gdhihemi binjakė.
Shkurt fjala: ska mė rėndėsi se cili prej nesh zhduket nesėr nga
faqja e dheut...
-
-
Nė
vend tė pjesės sė papėrfunduar tė kryeveprės Xhokonda vigjėlon hidra
e mistershme e qarqeve zyrtare qė mbajnė emrin shtet. Ėshtė e tepėrt
tė zgjatemi me pėrfaqėsuesit e shtetit nė roman. Tė dhėnat qė jepen
lidhur me kėtė botė qė «tė vetėvret» (siē thotė Niēja), janė
vegimtare. Nė pėrputhje me to, gjysma e pėrfunduar e Xhokondės nuk
ėshtė veēse njė relike e gjetur mes rrėnojave tė njė qytetėrimi, ku
fryma krijuese ende dihaste. Mirpo meqenėse kryevepra e pambaruar
pėrfaqėson vetėm njė relike, - qė nuk i shėrben me asgjė epshit,
kamjes dhe paranojės, - ajo nuk ka pikė vlere. Nuk ka vlerė madje as
sa tė mund tė shitet a tė blihet. Atė as falas, gjetur nė udhė, nuk
e honeps njeri.
-
-
Nė
kreun e fundit tė librit, protagonist bėhet njė X qė mishėron copėra
nga tė gjithė personazhet e tjerė. Ėshtė nėpunėsi, zyrtari total,
roboti, i paveti, prijėsi dhe ushtari i pėrbetuar i aq tė
paemėrve qė ta zenė frymėn nė ēdo faqe tė librit pa hyrė fare nė
arenė. X-i mbledh kockat e ngjarjes, si tė thuash, rendit hollėsitė,
dhe i hedh drynin njėrit prej shumė rrathėve tė kėtij romani qė
ėshtė nė gjendje tė ulė mjaft flamuj bajrakėsh letrarė nė gjysmė
shtizė.
-
-
Bukuresht, mars 2004
-
-
Tė dhėna mė tė plota mund tė gjenden nė www.xhemal-ahmeti.com
dhe nė www.seguratech.com
|
|