 |
|
28 mars 2004 / TN
Arslan
dhe
Kaplan LIBOHOVA
|
| |
|
|
 |
|
Autorėt e kėtij artikulli
janė vėllezėrit binjakė Arslan Bej dhe Kaplan Bej Libohova. Ata
lindėn nė Libohovė mė 1917, kanė ndjekur tė njėjtat studime dhe
karrierė. Janė rritur si djemtė e tij nga gjyshi i tyre Mufid Beu
deri sa ai vdiq mė 1927. Kanė kryer studimet e mesme nė Paris e nė
Londėr ndėrsa liceun ushtarak, akademinė ushtarake dhe shkollėn e
lartė pėr oficerė e kanė bėrė nė Itali dhe kanė dalė oficerė nė
ushtrinė shqiptare mė 1936.
Komandantė nė Luftėn Ballkanike 1941-1943 nė krye tė vullnetarėve
shqiptarė qė luftonin pėr ēlirimin e Ēamėrisė. Oficerė eprorė
akademistė dhe diplomatė.
Nė 1947 dhanė dorėheqjen nga ushtria. Kanė jetuar nė Egjypt si
kėshilltarė tė njė grupi tė fuqishėm ekonomiko-financiar qė iu dha
mundėsinė tė udhėtojnė nė Evropė, Afrikė dhe Azi. Mė vonė u
transferuan nė SHBA nė 1960 dhe kanė jetuar pėr disa vjet nė New
York dhe kanė udhėtuar nė Amerikėn e Veriut dhe tė Jugut. Kanė
jetuar nė mėrgim nė Itali, Zvicėr, Francė dhe kanė patur rastin tė
udhėtojnė nė shumė vende tė tjera. |
Si lider indipendentė kanė bashkėpunuar me shumė organizata
ndėrkombėtare dhe amerikane pėr tė paraqitur problemet dhe situatėn
tragjike tė Shqipėrisė gjatė regjimit dhe diktaturės komuniste.
Gjithashtu kanė publikuar shumė shkrime nė revista e nė shtypin
shqiptar nė mėrgim dhe nė shtypin ndėrkombėtar pėr problematikat
shqiptare me qėllim qė tė njihej mė mirė historia e jonė jashtė
atdheut. Kanė patur edhe shumė kontakte me autoritete diplomatike,
ushtarake e personalitete tė larta evropiane e amerikanė pėr mbrojtjen
e kauzės kombėtare.
Gjatė mė shumė se 50 vjet mėrgim kanė bėrė vazhdimisht njė betejė tė
gjerė pėr tė mbrojtur fuqimisht nė arenėn ndėrkombėtare tė drejtat e
kombit dhe tė popullit tonė.
Ata mbetėn personalitete tė shquara shqiptare tė kauzės kombėtare.
Arslan Beu vdiq mė 15 Dhjetor 2002 nė San Remo tė Italisė nė moshėn
85-vjeēare. Kaplan Beu ėshtė sot mė i moshuari dhe kryetari i
dinastisė sė lashtė tė bejlerėve tė Libohovės.
Do tė botohet sė shpejti njė libėr ku do tė publikohen shkrime dhe
komente tė shkruara dhe tė paraqitura gjatė sundimit tė diktaturės
staliniste nė Shipėri, nga shtypi shqiptar nė mėrgim dhe nga ai
ndėrkombėtar
nė tė cilat ata pasqyrojnė, si lider tė pavarur, situatėn tragjike dhe
vuajtjet e popullit tonė gjatė sundimit komunist dhe ku evidentohen
edhe tė drejtat e kombit dhe tė popullit shqiptar.
Kush ishte Mufid Libohova ?
Mufid
Bej Libohova ka qenė njė nga flamurtarėt kryesorė tė lėvizjes sonė
kombėtare. Patriot nacionalist nga mė tė pastrit, studioz dhe burrė
shteti realist i pajisur me cilėsi tė larta diturie dhe karakteri, i
njohur dhe i ēmuar edhe nė qarqet politike e diplomatike
ndėrkombėtare. Ai ka qenė njė nga prijėsat shqiptarė mė me rėndėsi tė
kohės sė tij dhe ka luajtur njė rol vendimtar si pėr pėrpjekjet pėr
shpalljen e pavarėsisė kombėtare ashtu edhe pėr themelimin e Shtetit
Shqiptar.Veprimtaria atdhetare e kėtij burre shteti nė fushėn
ndėrkombėtare dhe kombėtare u shfaq, pa ndėrprerje para dhe mbas
shpalljes tė pavarėsisė tė Shqipėrisė.
Ka qenė
njeri me kulturė humanistike dhe juridike si dhe me njė eksperiencė
politiko-diplomatike shumė tė gjerė; ka pasur marrėdhėnie me
personalitete tė larta tė botės politike, diplomatike dhe shoqėrore
jashtė dhe brenda vendit duke mbajtur kontakte me patriotė shqiptarė
dhe miq tė Shqipėrisė. Ka ndihmuar me shkrime, memorandume, raporte,
kumtime diplomatike tė drejtuara, here mbas here, kancelerive
evropiane me tė cilat paraqiste problemet shqiptare dhe mbronte me
guxim interesat e larta tė vendit, seriozisht tė cėnuara nga fqinjtė
tanė tė veriut dhe tė jugut.
Luftoi
ashpėrsisht pėr ngritjen e ndėrgjegjes kombėtare dhe bashkė me Ismail
Kemal Bej Vlorėn, tė cilin e kishte kushėri dhe e lidhte njė miqėsi e
ngushtė, organizoi-tok me njė grup patriotėsh-shpalljen e pavarėsisė
shqiptare nė Vlorė mė 1912.
Po japim
mė poshtė njė jetėshkrim tė shkurtėr tė jetės sė tij politike:
Mufid
Bej Libohova lindi nė sarajet e stėrgjyshėrve tė tij nė Libohovė nė
korrik tė vitit 1876 prej derės sė Arslan-Pashallinjve qė kanė qenė,
brez pas brezi pėr disa shekuj me rradhė,Vezirėt e principatės tė
Janinės (gjer nė vitin 1788 kur fillon qeverimi i Ali Pash Tepelenės)
i cili kishte bėrė krushqi tė ngushtė me bejlerėt e Libohovės) dhe
kanė qenė gjithashtu sundimtarėt e Sanxhakut tė Gjirokastrės dhe tė
Delvinės e shumė herė tė disa krahinave tė tjera. Pinjoll dhe mė vonė
kryetar e njė familje historike mė tė lashta e tė fuqishme tė
aristokracisė tė vjetėr shqiptare e cila njihet qysh prej shekullit
13-tė dhe qė sivjet ka kremtuar 700-vjetorin e lindjes.
Djali i
madh i Neki Pashės, guvernator i Gjirokastrės, deputet i Shqipėrisė nė
parlamentin e parė tė Perandorisė Osmane, mė 1879 dhe Kėshilltar nė
Kėshillin Perandorak tė Shtetit. Mufid Beu studimet e para i kreu nė
gjimnazin Zosimea tė Janinės dhe mė vonė, nė Stamboll ku mbaroi
liceun perandorak Galata Saraj nė gjuhėn frėngjishte. Universitetin
e kreu me plot sukses, nė degėn e drejtėsisė. U laureua pėrsėri nė
Lausanne (Zvicėr) ku mori edhe doktoratėn nė Shkencat Politike. Fliste
dhe shkruante shumė gjuhė tė huaja dhe kishte bėrė shumė udhėtime nė
botė.
Frėngjisht, turqisht, greqisht, arabisht, persishten dhe italishten.
Fare i ri hyri nė karierrėn diplomatike mė 1898 dhe shkoi nė ambasadėn
Perandorake nė Bruksel tė Belgjikės, ku brenda pak vjetėve u emėrua
Charge“ d`Affaires i asaj pėrfaqėsie. Ndihmoi nacionalistėt shqiptarė
qė vepronin nė atė kryeqytet dhe veēanėrisht Ismail Kemal bej Vlorėn
qė botonte nė atė kohė gazetėn Albanie e mė vonė Le salut de
l`Albanie qė shtypej nė shqip, turqisht dhe greqisht. Ishte kjo njė
veprimtari shumė e rrezikshme qė Stambolli e
konsideronte njė tradhėti. Mė 1904, u transferua nė Bernė si kryetar i
misionit diplomatik nė Zvicėr. Gjatė atyre viteve ai vizitoi shumė
kryeqytete tė Evropės nė Berlin, nė Vjenė,
Paris,
Londėr, Romė dhe Shėn Petėrsburg pėr ti fituar miq kauzės shqiptare.
Mė 1906, shkoi nė Kairo si mysafir i Hidivit (mbreti i Egjiptit) Abas
Hilmi Pashajt tė cilin e kishte mik pėr ti kėrkuar ndėrhyrjen e tij
pranė Oborrit tė Stambollit nė favor tė autonomisė shqiptare.
Mė 1907,
shkoi si Kryekonsull nė Thesali pėr tė patur mundėsinė qė tė mbikqyrte
personalisht pasurinė e madhe familjare mbas vdekjes sė babait. Por me
shpalljen e Hyrrietit mė 1908, megjithėse ishte graduar Ministėr
Fuqiplotė dhe kishte njė tė ardhme tė shkėlqyer nė Perandorinė Osmane
dha pėrnjėherė dorėheqjen sė bashku me vėllezėrit e tij Ekrem bejnė
dhe Ajet bejnė,- i pari oficer epror Akademist i Kavalerisė nė
Shtatmadhorinė dhe i dyti Kėshilltar i Ambasadės Perandorake nė
Athinė- pėr tė marrė pjesė mė aktive dhe direkte nė lėvizjen kombėtare
pėr lirinė e Atdheut duke sakrifikuar sisoj pa ngurim, tre vėllezėrit
nacionalistė interesat e tyre personale.
Mufid
Beu gjithashtu ka shpenzuar shuma financiare tė mėdhaja pėr kauzėn
kombėtare.
Ai ishte
shumė i pasur dhe bujar dhe kishte trashėguar nga i ati, Neki Pasha,
njė pasuri tė madhe brenda dhe jashtė Shqipėrisė. Gjyshi i tij Malik
Pasha- qė nuk kishte kurrė pranuar detyra zyrtare-ishte konsideruar
person mė i pasur, jo vetėm nė Shqipėri, por me njė pasuri tė
konsiderueshme edhe nė Greqi,Turqi dhe nė Egjipt.
Nga parlamenti
turk nė parlamentin shqiptar
Familja
e bejlerėve tė Libohovės, ishte familja shqiptare qė rronte nė
Stamboll me mė shumė shkėlqim dhe kishte njė pozitė tė veēantė
prestigji. U kthye nė Shqipėri dhe u paraqit si kandidat nė zgjedhjet
pėr parlamentin e ri. Duke qenė se kishte trashėguar njė pozitė tė
dorės sė parė nė Shqipėri dhe dera e tij ishte konsideruar nė Stamboll
si nacionaliste, qeveria turke e kundėrshtoi me ēdo mėnyrė qė tė mos
dilte deputet.
Por
planet e Xhonturqeve, qė kishin shkelur premtimet, nuk u realizuan
pasi beu i Libohovės fitoi zgjedhjet me njė shumicė dėrrmuese.
Populli,
pa dallim klase shoqėrore ose feje, e deshi dhe e pėrkrahu si njė
pėrfaqėsonjės guximtar e tė zot pėr tė mbrojtur interesat kombėtare.
Meqėnėse u rizgjodh si deputet i Gjirokastrės, qėndroi gjer nė luftėn
ballkanike nė parlamentin perandorak dhe u njoh pėr veprimtarinė e tij
patriotike si mbrojtės i flaktė i lirisė shqiptare duke u bėrė shumė i
rrezikshėm pėr drejtuesat e Stambollit.
Pėr
zotėsinė e tij, seriozitetin dhe trimėrinė e rrallė fizike dhe morale
u bė nė njė ēast kritik, njė nga personalitetet mė tė dukshme tė
opozitės nė parlamentin e Stambollit dhe u shqua jo vetėm nė mes tė
kundėrshtarėve tė Xhemijetit si njė flamurtar tepėr i rrezikshėm i
lirive kombėtare, por edhe nė botėn politike evropiane, si njė
udhėheqės qė nė Perandorinė Osmane e veēanėrisht nė Shqipėri ku ishte
caktuar tė luante njė rol me rėndėsi.
Mufid
Bej Libohova qe njė nga ato qė mundėn tė bashkonin gjithė deputetėt
shqiptarė tė katėr vilajeteve nė njė ballė tė vetėm parlamentar.
Qeveria e Stambollit u trondit tepėr nga veprimtaria guximtare e tij
dhe qė ta bėnte pėr vete i ofroi njė ministri me rėndėsi nė qeveri ose
kryesinė e njė ambasade, po ai qė tė dyja kėto propozime tė
rėndėsishme i refuzoi kategorikisht pėr tė vazhduar me kėmbėngulje
pėrpjekjet nė parlament dhe jashtė parlamentit pėr indipendecėn e
Atdheut.
Xhonturqit i pėrgatitėn dy atentate pėr ta vrarė, por pa sukses. Mė
vonė e dėnuan me vdekje dhe pasuria e tij, e konsiderushme edhe nė
Turqi iu konfiskua krejtėsisht. Pasi filloi Lufta e Parė Ballkanike,
duke parė shpartallimin e Perandorisė Osmane dhe pėrpjekjet tepėr tė
rrezikshme tė shteteve fqinje pėr coptimin e Shqipėrisė, ai e kuptoi
menjėherė se shpėtimi i Atdheut varej nga shpallja e shpejtė e
vetqeverimit.
Sė
bashku me Ismail Kemal Bej Vlorėn dhe me krerėt e tjerė vendosėn kėtė
vetėqeverim dhe shpalljen e pavarėsisė sė Atdheut. Mbas shumė
rreziqesh, iku fshehtazi nga Stambolli dhe mbėrriti nė Shqipėri
pėrpara Ismail Kemal Beut pėr tė pėrgatitur shpalljen e njehėrshme tė
pavarėsisė nė Vlorė ku u ndodh nė atė qytet ditėn e ngritjes sė
flamurit, mė 28 Nėndor 1912, si delegat i Gjirokastrės dhe i
Tepelenės.
Kuvendi
kombėtar i Vlorės (28 Nėndor 4 Dhjetor) e zgjodhi unanimisht dhe i
ofroi dy dikastere kyēe dhe me rėndėsi: Ministrinė e Punėve tė
Brendshme dhe mė vonė, Ministrinė e Punėve tė Jashtme duke qėndruar nė
kėto detyra gjatė vitit 1912 e 1913. Gjithashtu u zgjodh nga tė
gjashtė fuqitė e mėdha evropiane, qė muarėn pjesė nė Konferencėn e
Londrės, si pėrfaqėsues i vetėm i Shqipėrisė nė Komisionin e
Kontrollit Ndėrkombėtar pėr Shqipėrinė, detyrė kjo me njė rėndėsi
madhore. Gjatė qėndrimit tė Ismail Kemal Bej Vlorės nė Evropė, Mufid
Bej Libohova kryesoi Qeverinė e Pėrkohshme tė Vlorės. Pėrkrahu ardhjen
e Princ Wiedit dhe e priti zyrtarisht nė emėr tė Shqipėrisė nė 7 mars
1914 nė Durrės (qė u bė dhe kryeqyteti i Shqipėrisė) mbasi ai ishte
personaliteti shqiptar mė nė evidencė nė atė moment mbas rėnies sė
qeverisė tė Ismail Kemal beut dhe si pėrfaqėsonjės i Shqipėrisė nė
Komisionin Ndėrkombėtar.
Nė
kabinetin qė u formua sapo erdhi mbreti, i ngarkoi atij Ministrinė e
Drejtėsisė dhe tė Kultit, e pak mė vonė, u emėrua edhe Ministėr i
Punėve tė Jashtme. Por duke qenė se ra nė kundėrshtim me mbretin, pėr
sa u pėrkiste kompetencave tė Ministrive dhe pėr situatėn qė ishte
krijuar nė oborrin mbretėror, preferoi tė jepte dorėheqjen nga
kabineti. Pastaj pranoi, me insistimin e mbretit, tė shkonte nė Romė
si i pari Mininstėr Fuqiplotė i Shqipėrisė pranė Oborrit Mbretnor tė
Italisė. Qeveria emėroi Ekrem bej Libohovėn, vėllai mė i vogėl i Mufid
beut, kryeadjutant i mbretit. Ai ishte oficer epror akademist nė
Shtatmadhorinė e Stambollit.
Kur
plasi Lufta e Parė Botėrore dhe Shqipėria u okupua nga ushtritė
austriake dhe italiane ai arsyetoi se qėndrimi i tij nė Romė mund ti
sillte vėshtirėsira dhe prandaj u largua nga Italia dhe u vendos sė
pari nė Zvicėr dhe mė vonė nė Korfus, pėr tė ndjekur mė sė afėrmi
ēėshtjet shqiptare. U largua nga Italia, megjithėse qeveria italiane i
ofroi mbajtjen e pėrfaqėsisė nė Romė me shpenzimet e Ministrisė sė
Punėve tė Jashtme tė Italisė dhe i siguronte tė ardhurat personale si
ministėr shumė herė mė tė mėdha se ato qė i ofronte qeveria e
Shqipėrisė.
Nuk
deshi tė bėhet rrogtar i qeverisė italiane dhe tė urdhėrohej nga njė
qeveri e huaj. Megjithėse propozimi i qeverisė italiane ishte nė
interesin e tij personal, nuk pranoi dhe mbylli pėrfaqėsinė
diplomatike dhe u transferua nė Zvicėr. Por, posa u lirua Gjirokastra
prej pushtimit grek nga ushtritė aleate (italiane), u kthye nė
Libohovė dhe filloi pėrsėri tė punojė pėr sigurimin dhe lirimin e
vendit dhe pėr ringjalljen e njė qeverie shqiptare. Nė marrėdhėniet qė
pati me komandantėt aleatė dhe me qeverinė e Romės, mundi tė sigurojė,
pas shumė pėrpjekjesh, krijimim e njė qeverie provizore nė Durrės.
(Mufid Beu donte me kėmbėngulje qė Shqipėria tė kishte patjetėr njė
qeveri legale qė tė pėrfaqėsohej nė Konferencėn e Paqes, se
pėrndryshe, pavarėsia e Atdheut do tė ishte nė rrezik tepėr tė madh).
Nė atė
qytet mori inisiativėn, bashkė me Mehmet bej Konicėn, dhe mblodhi njė
Kongres Kombėtar (25 Dhjetor 1918) qė vendosi unanimisht formimin e
asaj qeverie.
Me
ndihmėn dhe bashkėpunimin e shumė patriotėve shqiptarė u formua kjo
qeveri qė vendosi zyrarisht krijimin e Shtetit Shqiptar dhe menjėherė
dėrgoi njė delegacion nė Konferencėn e Paqes nė Paris, pėr tė mbrojtur
interesat kombėtare rrezikisht tė cėnuara nga fqinjėt. Praktikisht,
qeveria e Durrėsit e deshi Mufid Beu dhe u drejtua prej tij mbasi
Turhan Pash Pėrmeti ishte transferuar nė Paris pėr tė ndjekur punimet
e konferencės dhe Italia donte njė komitet tė thjeshtė. Nė atė qeveri
provizore qė do tė mbetesh nė fuqi, derisa Konfereca e Paqes do tė
caktonte fatin e Shqipėrisė, kryesuar nga Turhan Pash Pėrmeti, Mufid
Bej Libohova u emėrua Ministėr i Punėve tė Brendshme, ndėrsa Mehmet
Konica u emėrua Ministėr i Punėve tė Jashtme.
Nė kėtė
qeveri, qė mbeti nė fuqi nga dhjetori 1918 deri nė fillim tė
shkurtit1920, bėnin pjesė eksponentė tė vendit mė tė dukshėm tė kohės
si Luigj Gurakuqi, Petro Poga, Sami bej Vrioni, Mehdi bej Frashėri,
Abdi bej Toptani, Imzot Bumci, Fejzi bej Alizoti, Preng Bib Doda,
Mustafa Merlika Kruja.
Mufid
bej Libohova shkoi nė Paris, ku qėndroi tre muaj, pėr ndjekjen e
punimeve tė dėrgatės zyrtare shqiptare nė Konferencėn e Paqes, nė tė
cilėn u pranua prapė, nė kundėrshtim me ineresat jugosllave e greke,
liria e Shqipėrisė sipas vendimit tė Konferencės sė Londrės qė caktoi
kufijtė e veriut dhe tė veri lindjes mė 22 Mars 1913 duke e lėnė
fatkeqėsisht jashtė atdheut Kosovėn e Ēamėrinė. Ndėrhyrja e
presidentit amerikan W.Wilson nė favor tė Shqipėrisė ka qenė
determinante pėr fatin e atdheut tonė, ēka shqiptarėt nuk duhet ta
harrojnė.
Pėrplasja me qeverine noliste
Kur u
kthye nė Shqipėri i gjeti punėt mjaft tė trazuara. Nė Lushnjė ishte
mbledhur njė kongres (21Janar 1920) me qėllim qė tė protestonte kundėr
qeverisė legale tė Durrėsit. Autoritetet ushtarake italiane jo vetėm
qė nuk e ndaluan kėtė mbledhje por, tėrthorazi, e favorizonin kėshtu
qė shumė delegatė nga viset e veriut dhe tė jugut, qė banonin nė ato
vende tė largėta, mbėrritėn nė Lushnjė me mjete tė ushtrisė italiane
(kėtė ngjarje e vėrteton edhe Ambasadori Jakomoni nė librin e tij La
politika italiana in Albania shtypur dhe publikuar mė 1965). Kjo
ėshtė njė tjetėr provė se Qeveria e Durrėsit nuk ishte aq e bindur
ndaj dėshirave dhe pretendimeve tė autoriteteve italiane si
mundoheshin ta bėnin tė besueshme me keqbesim ca pseudo-politikane te
asaj kohe.
Praktikisht qeveria e Durrėsit e cila kishte mbrojtur me vendosmėri
interesat e vendit dha dorėheqjen dhe vendin e saj e zuri njė qeveri e
re e cila zgjodhi Tiranėn si kryeqytet. Kabineti u kryesua nga
Sulejman Bej Delvina dhe pėr herė tė parė hyri nė skenėn politike
shqiptare Ahmet Bej Zogu i cili zuri vendin e Mufid beut dhe u emėrua
Ministėr i Punėve tė Brendshme. Gjithashtu u formua njė kėshill i
Lartė (regjence) me antar Aqif Pasha Bicakun, Abdi Bej Toptanin, Imzot
Bumcin dhe Doktor Turtulli.
Mufid
Bej Libohova mbas kėtyre ngjarjeve nuk u muar pėrkohėsisht me punė
politike dhe u tėrhoq nė Libohovė pėr tė administruar pasurinė e tij e
pėr tė vazhduar studimet e veta historike e juridike e pėr tė
sistemuar bibliotekėn e madhe tė tij qė perfshinte shume libra dhe
shkresa tė vlefshme pėr historinė e vendit tonė dhe tė familjes sė
tij. Kėto ngjarje i shpjegon gjerėsisht Mufid Beu nė librin e tij
Politika ime nė Shqipėri nė 1920.
Por atje
nuk gjeti qetėsinė e dėshiruar: i bėnė njė atentat tė kurdisur nga
vetė autoritetet nė fuqi nė Tiranė me qėllim qė ta zhduknin mbasi
konsiderohej personaliteti mė i fortė e mė me prestigj nė tė gjithė
jugun. Mufidistėt,siē quheshin ndjekėsit e tij tė shumtė nė tė
gjitha viset shqiptare, sidomos vegjėlia, kundėrshtoheshin ashpėr nga
ekstremistėt e sė majtės tė cilėt nė personin e Mufid Beut shihnin
pengesėn kryesore pėr realizimin e planeve tė tyre pėrmbytėse.
Megjithėse atentati kriminal ishte i organizuar nė ēdo hollėsi dhe
ishte menduar pėr njė kohė tė gjatė, gabimisht u vra njė qahja i tij
besnik: Selim Agaj. Nė mbledhjen e kėshillit kushtetues qė u hap nė
Tiranė mė 1923, populli i Gjirokastrės dhe i Labėrisė e zgjodhi
pėrsėri deputet; nė kabinetin e ri u bė Ministėr i Drejtėsisė dhe, mė
vonė, nė njė kabinet tė dytė, Ministėr i Financave dhe i Drejtėsisė.
Por partia kundėrshtare e quajtura popullore, e pėrkrahur nga disa
elementė ushtarakė tė papėrgjegjshėm mori fuqinė nė dorė dhe formuan
njė qeveri tė re filo komuniste e drejtuar nga Fan Noli.
Qeveria
e Bela Kunit nė Hungari dhe ajo e Fan Nolit nė Shqipėri kanė qenė
pikėrisht dy qeveritė e para komuniste (mbas luftės botėrore tė parė)
nė Evropė dhe mbas revolucionit tė Tetorit nė Rusi e udhėhequr nga
Leninit nė 1917 dhe mė vonė nga Stalini. Pjestarėt e kabinetit nė tė
cilėn Mufid Bej Libohova merte pjesė u larguan nga Shqipėria dhe atij
iu desh tė arratisesh mė pėrpara nė Jugosllavi, nė Itali e mė vonė nė
Greqi ku mblodhi njė fuqi vullnetare. Ėshtė ineteresant tė kujtohet
njė ngjarje qė tregon prestigjin qė gėzonte.
Ka qenė
pjestari i fundit i qeverisė qė u largua nga Tirana, u drejtua pėr nė
Shkodėr ku u ndal pėr disa ditė para se tė kalonte pėr nė Jugosllavi.
Qeveria
e re iu kėrkoi shkodranėve me kėmbėngulje tė dorėzonin Mufid Bej
Libohovėn. Shkodranėt, bujarisht sipas traditave tė vjetra shqiptare,
pa dallim feje dhe klase shoqėrore, nuk pranuan kėrkesėn e
autoriteteve tė Tiranės po pėrkundrazi e nderuan Mufid Benė duke e
pėrcjellė me respekt deri nė kufi. Kur vetura e tij la tokėn shqiptare
rojet kufitare i paraqitėn armėt.
S“kishin
kaluar as gjashtė muaj kur shumica e popullit, mbi vullnetin dhe
pėrkrahjen e tė cilit kishin mbėshtetur veprimet e tyre, u ngrit
kundėr kėtij rregjimi komunist. Kur hyri Mufid Beu dhe Ahmet Bej Zogu,
i pari nga Greqia dhe i dyti nga Jugosllavia bashkė me antarėt e tyre,
pėr tė rrėzuar atė Qeveri revolucionare, shumica e popullit tė jugut
dhe tė veriut u bashkuan me qeverinė legale tė pėrfaqsuar nga kėta dy
krerė.
Ndėrsa
fuqitė e veriut patėn pėrkrahje politike dhe ushtarake tė huaja
jugosllave, Mufid Libohova nuk pranoi asnjė pėrkrahje tė huaj pėr tė
mos hipotekuar veprimtarinė e tij politike dhe interesat eprore tė
vendit.
Mufid
beu hyri nė krye tė fuqive tė tij tė armatosura nė tokėn shqiptare nga
posta e kufirit tė Kakavijes (njė nga ciflikėt e tij) mė 24 dhjetor
1924. Duke kujtuar kėto ngjarje historiani L.Vernon nė librin e tij
Etudes des Balkans shkruan: Qeveria e Tiranės i drejtoi Lidhjes tė
Kombeve njė thirrje tė nxehtė mė 18 Dhjetor; por duke mos marrė asnjė
pėrgjigje, qeveria dha dorėheqjen dhe Ahmet Bej Zogu hyri nė Shipėrinė
e veriut pothuajse pa asnjė qėndresė.
Ministrat e kabinetit komunist u tėrhoqėn nė Vlorė duke thėnė se
kishin ndėrmend tė luftonin deri nė fund, por kur Mufid Bej Libohova
me pasusit e tij dhe nė krye tė njė fuqie vullnetare shqiptare hyri
nga Greqia, ata u arratisėn me shpejtėsi nė Itali. Nė Gjirokastrėn e
stolisur me flamurė dhe me lule u prit triumfalisht nga gjithė
popullata e qytetit dhe tė krahinave duke demostruar aq nxehtėsisht qė
nuk ishte parė kurrė mė pėrpara. Nė atė rast, pėr herė tė parė nė
Toskėri, gratė myslymane tė Gjirokastrės, nė shenjė gėzimi e nderimi,
zbuluan fytyrat e tyre. Gjithashtu, dėrgata nga shume vise tė
Shqipėrisė jugore kishin dėrguar pėrfaqėsitė e tyre pėr ta pėrgėzuar,
ajo e Vlorės kryhesohesh nga Ekrem bej dhe Nuredin Bej Vlora.
Kėto
manifestime vetėdashėse tregonin haptasi sa i madh ishte prestigji dhe
popullariteti qė ai gėzonte. Nė ato ditė ai mbajti nė prefekturė nė
Gjirokastėr njė fjalim me rėndėsi qė u prit me brohoritje, ku nė mes
tė tjerave, shpalli vijat kryesore tė politikės shqiptare pėr tė
ardhmen. Nėnvizoi veėanėrisht rėndėsinė dhe nevojėn e bashkimit
kombėtar duke ngulur kėmbė energjikisht se nuk duhesh marrė asnjė akt
hakmarrjeje kundėr pjestarėve ose simpatizantėve tė regjimit tė
mėparshėm nė fuqi.
U bė
vetė garant pėr sigurimin e tyre dhe i ftoi tė venin lirisht nė
shtėpirat dhe nė punėrat e tyre pa asnjė frikė; disa prej tyre i priti
personalisht dhe i qetėsoi. Pa dyshim, ndėrhyrja bujare e tij shpėtoi
jetėn e shumė njerėzve tė komprometuar; nė mes kėtyre ishte dhe njė
person qė disa kohė mė pėrpara kish organizuar njė atentat kundėr tij!
Bashkėpunimi me mbretin
Mandej,
nė kundėrshtim me dėshirėn e shumicės tė krerėve tė Toskėrise, nuk
pranoi tė shkojė nė Tiranė me fuqinė e tij tė armatosur me qėllim qė
kjo ngjarje mos tė merrte njė ngjyrė partizane dhe pėrēarėse nė dėm tė
unitetit kombėtar. Fuqitė e tij i shpėrndau me njė herė, gjė qė nuk
ngjau me ato zogiste tė veriut.
Nė
akordet qė kishin marrė gjatė mėrgimit-Mufid beu nė Romė dhe Ahmet
Zogu nė Beograd-ishte paraparė qė njė nga kėto dy personalitete do tė
bėhej, mbas rrėzimit fanolist, president i republikės dhe tjetri
kryeministėr. Kjo marrėveshje nuk u respektua, mbasi Zogu pėrpara se
Mufid beu tė vinte nė Tiranė u proklamua president dhe kryeministėr!
Nuk ka qenė njė gjest shumė bujar.
Mufid
Bej Libohova ishte njė patriot qė vepronte pėr atdhenė e tij e jo pėr
kolltukė. Nė qeverinė e re qė u formua nė Tiranė nė Janar tė 1925 e
kryesuar nga Ahmet Bej Zogu, ai u bė Ministėr i Financave i Drejtėsisė
e i Punėve tė Jashtme. Nė atė kohė Mufid beu krijoi Bankėn Kombėtare
dhe pėr nevojat urgjente tė zhvillimit ekonomik tė vendit, ai bėri njė
marrėveshje ekonomike-financiare pėr njė hua tė rėndėsishme nė favor
tė Shqipėrisė, (qė ngjan shumė me planin Marshall) me njė shoqėri
private italiane tė madhe.
Veprimi
i parė shkaktoi qė Shqipėria, pėr herė tė parė, hyri nė tregun monetar
tė pėrbotshėm dhe kapitalit shqiptar iu sigurua vlera si brenda ashtu
dhe jashtė Shqipėrisė. Gjithashtu u krijua njė monedhė kombėtare qė u
quajt Lek. Kushtet e formimit tė kėsaj Banke ishin tė njėjta me ato
tė propozuara edhe nga njė grup tjetėr (anglez) po qė nuk kishte asnjė
garanci shtetėrore si kishte grupi i fuqishėm italian i cili ishte i
garantuar edhe nga njė grup bankar zviceran.
Huaja ju
dha Shqipėrisė rrugat, urat, ndėrtesat qeveritare dhe veprat publike
mė me rėndėsi aq tė nevojshme asokohe pėr vendin tonė. Kėto ndėrtesa,
akoma sot janė pasuri e gjithė kombit shqiptar (si ministritė nė
Tiranė, etj). Kjo qeveri mbeti nė fuqi deri nė fillim tė vitit 1927.
Por gjatė kėsaj kohe divergjencat midis Mufid Beut, njeri me karakter
tė fortė dhe pa kompromise, dhe Kryetarit tė Republikės u bėnė, me
kohė, gjithnjė mė tė thella mbasi i pari nuk mund tė pranonte disa
veprime tė presidentit nė lidhje, veēanėrisht, me drejtimin e punėve
tė shtetit sidomos pėrsa i pėrkiste politikės sė tij tepėr krahinore,
zvogėlimi i rolit tė parlamentit, hyrja nė sferėn drejtuese qeveritare
tė disa elementeve tė pa pėrshtatshėm dhe falja Jugosllavisė tė Shėn
Naumit dhe tė Vermoshit.
Pėr
shkak tė kėtyre rrethanave, qė ndėrgjegjia e tij nuk mund tė pranonte,
Mufid Bej Libohova preferoi tė tėrhiqet kundėr interesave tė tij, nga
rrethet qeveritare dhe shkoi pėr kurime mjekėsore nė Paris dhe pėr njė
pushim pranė tė birit, Malik Beut, qė ishte nė atė kohė i Ngarkuari me
Punė i Shqipėrisė nė Francė.
Largimi
i tij bėri qė i gjithė kabineti Ministror tė japi dorėheqjen. Pak kohė
mbas kthimit tė tij nė Atdhe vdiq pa pritur nė moshėn 51-vjecare nė
Sarandė, nė shkurt tė vitit 1927, mbasi i kushtoi mė shumė sakrifica
dhe rreziqe tėrė jetėn e tij ēėshtjes kombėtare. U varros nė Libohovė
me nderime tė posaēme dhe nė praninė e njė turme tė madhe tė ardhur
nga gjithė viset e Shqipėrisė dhe nga jashtė vendit.
Trupi i
tij u kall nė tyrben e oxhakut tė tij pranė gjyshit Malik Pashės dhe
stėrgjyshes Shanisha Hanėmi, e famshmja motra e Ali Pashė Tepelenės
dhe e shoqja e Ali Pash Libohovės. (Varrezat e bejlerėve tė Libohovės
u shkatėrruan krejtėsisht nga ashtuquajturi Pushteti popullor, dhe
deri sot nuk ėshtė identifikuar, me saktėsi, varri i Mufid Beut.
Barbarizma e diktaturės komuniste nuk respektoi as tė vdekurit.).
Personaliteti i tij i fortė dhe pozita qė gėzonte dera e tij
shkaktuan, fatkeqėsisht, qė disa politikanė shpirtvegjėl dhe ziliqarė
u munduan, nė ēdo mėnyrė, tė kritikonin veprimtaritė e tij patriotike
duke shtrembėruar ose mohuar me qėllim dhe keqbesim tė vėrtetėn dhe,
shumė herė, duke shpifur ngjarje fare tė pandodhura dhe qė nuk i
pėrshtateshin aspak tė vėrtetės. Ndofta, mund tė jetė gabuar vetėm
duke u besuar tepėr e duke ēmuar sė tepėrmi
ata me tė cilėt bashkėpunoi.
Simbas
disa historianėve dhe analistėve seriozė, vdekja e tij ka qenė e
parakohshme, mbasi, ai me eksperiencėn, prestigjin dhe zotėsinė e tij
diplomatike do tė kishte vazhduar tė shėrbente me menēuri atdheut tė
tij dhe pėr ca kohė akoma, duke evituar, ndoshta, qė ngjarje politike
kombėtare dhe ndėrkombėtare, tė godasin tragjikisht vendin tonė dhe
sidomos ardhja nė fuqi e pushtetit tė egėr 50 vjeēar e diktaturės
marksiste, pasojė e tė cilės, mjerisht, vazhdojnė tė kondicionojnė
negativisht jetėn e popullit tonė bujar
shqiptar, megjithėse kanė kaluar mė shumė se dhjetė vjet qė ajo
diktaturė
ėshtė pėrmbysur.
Mufid
Beu ka botuar nė Kairo mė 1903 njė vepėr historike shumė tė vlefshme
dhe
tė
dokumetuar, qė bėn tekst midis studiuesve dhe historianėve, mbi jetėn
dhe veprėn e Ali Pashė Tepelenės i cili u ribotua nė Stamboll nė vitin
1908 duke i shtuar disa ngjarje tė dokumentuara qė i pėrkisnin kėtij
udhėheqėsi tė famshėm, me tė cilin dera e tij ka patur gjini tė afėrt.
Mė 1980, me ndėrmjetėsinė e nipėrve tė tij tė dashur qė i kishte
rritur, Arslan bej dhe Kaplan bej Libohova, kjo vepėr historike
madhore u pėrkthye nė greqisht nga Akademia e Epirit nė bashkėpunim me
Universitetin e Janinės.
Ka qenė
njė gjest bujar me tė cilėn Greqia nderoi figurėn e ndritur tė Mufid
bej Libohovės. Rishtazi u gjetėn nė bibilotekėn kombėtare nė Tiranė
shumė shkresa e dokumenta historike tė tij (edhe libri i Ali Pash
Tepelenės), tė cilat do tė pėrkthehen dhe do botohen nė Tiranė. Kėto
vepra do pasurojnė historinė dhe kulturėn shqiptare. Po nė atė vit, mė
1908 i fali, ndėr tė tjera, me bujarinė qė e karakterizonte, Bashkisė
sė Gjirokastrės sheshin kryesor tė qytetit qė ishte pronė e familjes
si dhe njė dhuratė financiare prej 5.000 napolona pėr ngritjen nė atė
vend tė gjimnazit shtetėror; dėshira e tij u plotėsua brenda njė kohe
tė shkurtėr. Edhe e motra e tij, Behire Hanėmi, qė vdiq fare e re, i
la Bashkisė sė Gjirokastrės njė shumė tė madhe pėr sjelljen e ujit nė
qytet.
Mė vonė,
Mufid Beu e bėri Libohovėn nėnprefekturė.
Ndėrtoi
rrugėn qė lidhte qytetin me Gjirokastrėn e Janinėn, pruri ujin e
pijshėm, i fali sheshin kryesor Bashkisė dhe ndėrtoi shkollėn fillore.
Edhe sot lulėzojnė nė sheshin kryesor tė Libohovės dy rrepe gjigande
qė ai i kishte mbjellė - 100 vjet mė pėrpara-me duart e tij.
Suveniert e Mufid Beut nė
Beograd
Pėrveē
djegies sė bibliotekės sė tij, komunistėt ēlirimtarė plaēkitėn,
dėmtuan dhe shkatėrruan barbarisht edhe kompleksin e shtėpive tė
familjes nė Libohovė (4 ndėrtesa tė mėdhaja mbi dy kate mė shumė se 30
oda, mbi njė kodrinė tė vogėl, me shumė bakshera, me pemė e lule,-tė
rrethuara nga mure tė lartė me tre hyrje kryesore). Midis tė tjerash,
u plaēkitėn mobilje tė vlefshme dhe disa prej tyre antike, hallira,
qilime persiane dhe ornamente tė vjetra dhe tė ēmueshme, argjendari,
kristaleri, piktura tė vjetra, shumė
koleksione tė ndryshme (bibelote) dhe veēanėrisht njė koleksion me
rėndėsi sahatesh xhepi zvicerane tė florinjtė esmalto (frengjisht-
e`mail) e pakta 30 copė, xhevahire tė vjetra familjare dhe shumė sende
tė vlefshme.
Gjithashtu u zhdukėn disa plaēka (sende) me njė vleftė historike tė
madhe si shpata e sulltan Bajazitit me xhevahire, shala dhe armatime
tė ndryshme tė Ali Pash Tepelenės (qė e kishte trashėguar prej tij
shtėpia e bejlerėve tė Libohovės) si kobure, pushkė, shpata tė
dekoruara me xhevahirė. Mjerisht, u zhduk dhe njė kokė prej mermeri
origjinale tė Greqisė antike qė pėrfytyronte njė Dea e asaj periudhe
tė lashtė me vleftė historike dhe artistike tė paēmueshme. Simbas disa
burimeve tė besueshme rezulton se kėto grabitje tė fundit (shpata e
Sulltanit, disa armatime tė Ali Pashės dhe koka antike greke), Enver
Hoxha ia pas kishte dhuruar (me shkėlqim) shokut Tito, si shenjė
miqėsie dhe mirėnjohje pėr dashamirėsinė vėllazėrore tė tij ndaj
shokėve komunistė shqiptarė (si duket kishte harruar masakrat
gjakatare tė serbėve ndaj popullsisė shqiptare tė Kosovės dhe kthimi i
saj nė Federatėn komuniste Jugosllave).
Natyrisht, Enver Hoxha kishte harruar ti thoshte shokut Broz-Tito se
dhuratat qė i paraqiste buronin nga plaēkitjet qė i ashtuquajturi
pushteti popullor i kishte bėrė shtėpive tė beut feudal Mufid Bej
Libohovės! Ėshtė thėnė se dikush i kishte parė kėto peshqeshe nė njė
muze nė Beograd nė kohėn e Titos.
Nė
mbarim tė 1926, pak kohė para vdekjes, i dha fund pjesės sė parė tė
kujtimeve tė tij politike dhe diplomatike qė mbulon periudhėn
1896-1927. Ato pėrfshijnė edhe dokumenta shtetėrore dhe ndėrkombėtare
origjinale, tė pa botuara, me njė rėndėsi tė vecantė pėr Historinė e
Shqipėrisė, janė aty dhe fjalimet e debatet nė Parlamentin e
Stambollit nė favor tė indipendencės kombėtare si dhe veprimtaria e
tij nė fushėn diplomatike ndėrkombėtare me qeveritė mė tė mėdha tė
atėhershme.
Kėto
shkrime tė gjera, si dhe studime tė tjera historike dhe juridike
mbeten nė bibliotekėn e tij nė Libohovė qė pėrmbante mė tepėr se 5000
vėllime e cila u dogj nga diktatura gjakatare dhe e pamėshirshme si
rezultat i paditurisė tė drejtuesve komunistė. Ajo ishte biblioteka
private mė e madhe dhe mė e vlefshme nė Shqipėrinė e asokohe, njė akt
kriminal madhor pėr historinė dhe kulturėn shqiptare.
Mjerisht
njė emėr i harruar dhe i errėsuar me qėllim ai i Mufid Bej Libohovės
jo vetėm nga regjimi komunist po qė vazhdon edhe sot nga historianėt
dhe intelektualėt tonė tė sotėm, pak nga injoranca mbi veprimtarinė
(ende tė influencuar rėndėsisht nga histografia komuniste dhe
propaganda sistematike tendencioze dhe gėnjeshtare komuniste e cila
vazhdoj pothuajse 50 vjet) e kėtij burri shteti dhe patriot i flaktė i
shqiptarizmit pak edhe nga zilia dhe nga ndjenjat politike ekstremiste
qė ende frymėzojnė, fatkeqėsisht, disa
persona shpirtvegjėl.
Sidoqoftė, e vėrteta historike nuk mund tė mbulohet ose tė fshihet, tė
shtrembėrohet me mashtrime rrenacake pėrgjithmonė, pasi ajo, shpejt a
vonė, del nė shesh. Nuk ka pikė dyshimi se kjo ėshtė njė e drejtė qė
smund ta mohojė kėrkush. Ka ardhur koha qė emri i tij tė riabilitohet
plotėsisht dhe zyrtarisht tė zėrė vendin qė i pėrket me plot tė drejtė
nė historinė e vendit tonė.
Mufid
Bej Libohova konsiderohet nga shumė intelektualė dhe historianė tė pa
anshėm qofshin tė huaj ose shqiptarė tė ndershėm, si burrė shteti dhe
diplomati mė i shquar shqiptar dhe i pėrgatitur pas shpalljes sė
Pavarėsisė sė Atdheut nė 1912, pėr mė shumė se dhjetė herė ministėr nė
dikasteret kyēe tė shtetit shqiptar, mes tė cilave nė ato tė Punėve tė
Jashtme, tė Brendshme, Drejtėsisė dhe tė Financave.
Si
ministėr i parė i Brendshėm dhe i pari i Punėve tė Jashtme nė qeverinė
e Vlorės mė 1912 ai ka qenė reformatori dhe themeluesi i administratės
sė brendshme tė shtetit tė parė shqiptar (kishte emėruar prefektėt,
nėnprefektėt, kryetarėt e bashkive dhe tė komunave, komandantėt e parė
tė xhandėrmarisė). Ka qenė, gjithashtu, themeluesi i diplomacisė
shqiptare dhe sisoj vazhdoi politikėn e tij nė arenėn ndėrkombėtare
pėr mbrojtjen e interesave kombėtare-tė cilėn e kishte filluar nė
1908, edhe pėrpara, kur ishte diplomat e deputet i Shqipėrisė nė
Parlamentin e Stambollit, ku pėrpara tij kishte qenė i ati i tij Neki
Pash Libohova. Pėr tė kompletuar biografinė e shkurtėr tė Mufid Beut
duhet thėnė dhe dy fjalė mbi jetėn private dhe familjare tė tij.
Ai ka
patur dy djem: I pari Malik Beu, lindur nė Stamboll mė 1896 dhe qė
vdiq nė mėrgim nė Romė, 1952 qė pati me tė shoqen e parė Sheref Hanėm
Giritli Zade, (vajza e Ibrahim Pashės dhe mbesa e Mustafa Pashės 5
herė Sadrazem dhe Kryeministėr nė Perandorinė Osmane, i cili ka qenė
diplomat, ministėr fuqiplotė dhe ka pėrfaqėsuar Shqipėrinė me shumė
dinjitet dhe zotėsi nė shumė kryeqytete evropiane, Paris, Londėr,
Romė, Gjenevė etj). Dy djem binjakė tė Malik Beut Arslan dhe Kaplan
Beu, sa lindėn, i mori dhe i rriti gjyshi si djemtė e tij deri sa vdiq
mė 1927 kur ata ishin 10 vjeē. Djali i dytė i Mufid Beut ka qenė Elmas
Beu i cili lindi nė Libohovė nga e shoqja e dytė e Mufid
Beut Olga Schweitzer, njė zonjė e shquar dhe bujare nga Danimarka.
Elmas
Beu lindi mė 1922 dhe vdiq nė Tresh tė Lezhės mė 1977 nga pasojat e
rėnda tė shkaktuara nga burgimet, internimet dhe vuajtjet fizike dhe
shpirtėrore qė i kishte bėrė pa mėshirė regjimi gjakatar komunist. Kur
Shqipėria ra nė dorėn e komunistėve ai ndiqte studimet nė fakultetin e
Jurisprudencės nė Universitetin e Romės.
U kthye
nė Shqipėri se ishte krejt i pastėr pasi nuk ishte marrė kurrė me
politikė. Ishte vetėm njė student universitar 22-vjeēar. (Mė 1939 kur
Italia fashiste zaptoi vendin tonė ai ishte asokohe, student nė Liceun
Francez tė Korēės, kishte marrė pjesė nė demonstrata kundėr pushtuesve
tė huaj tė vendit tė tij dhe ishte bile plagosur).
Mosmirėnjohja komuniste
Kalvari
i gjatė dhe i tmerrshėm i Elmas Bej Libohovės filloi pikėrisht nga
viti 1945 deri sa vdiq mė 1977. Nga 1947, gjatė 10 vjetėve, ai u
burgos, vazhdimisht nė Libohovė dhe nėpėr burgjet e Gjirokastrės,
Kėnetės sė Maliqit, Tiranės etj. Pas arrestimit tė tij ėshtė
konfiskuar e gjithė prona e madhe familiare dhe u dogj biblioteka e
Mufit Beut. Madamė Olgėn e hodhėn brutalisht jashtė nga shtėpia e saj
duke e detyruar tė bėnte punėt mė tė rėnda dhe degradante tė cilat i
pėrballoi me shumė dinjitet.
Pas
internimeve dhe burgimeve tė rėnda, qė i dobėsuan sė tepėrmi konditat
shėndetėsore, mė 1958 Elmas Beu e detyruan tė ndėrrojė disa herė
vendbanim, e izoluan krejtėsisht nga bota nė Tresh tė Lezhės ku
praktikisht u internua dhe duhej tė punonte pa ndėrprerje dhe tė
zbatonte normat e partisė sė popullit nė aktivitete fizike tepėr tė
rėnda pėr njė person tė radhės sė tij (me tension 250-150, ishte i
detyruar tė shkonte nė punė!). Ka qenė i internuar nė Tresh gjatė 20
vjetėve ku ndėrroi jetė, nė 1977, nė moshėn 55 vjeēare. Pėrballoi
fatin e keq me shumė guxim dhe dinjitet pa u pėrkulur kurrė armikut
komunist. Ėshtė pėr tu kujtuar dhe nėnvizuar njė ngjarje (episod), qė
demonstron karakterin e fortė, burrėrinė dhe krenarinė e tij.
Disa
vite para vdekjes sė tij, nė vitin 1975 u paraqitėn nė banesėn e tij
nė Tresh dy oficerė tė famėkeqes tė Sigurimit qė i njihte mirė sepse
ishin Libohovitė, i pari quhej Feēor Shehu dhe i dyti Hysen Gorrica.
Dy emisarėt e vunė nė dijeni menjėherė se ishin tė dėrguar
personalisht nga Enver Hoxha i cili kėrkonte tiu dorėzonte atyre
librin e Historisė sė Shqipėrisė dhe vepra tė tjera tė shkruara nga
i ati, Mufid Beu. Si duket Enver Hoxha besonte se ai kėto libra i
kishin shpėtuar nga djegja e bibliotekės sė tij dhe se i fshihnin
familjarėt. Ndėr tė tjera, emisarėt kuqalashė i premtuan se Enveri pas
dorėzimit tė librit do tė interesohesh pėr tė ardhmen e tij personale
dhe tė fėmijėve.
Elmas
Beu iu kujtoj dy spiunėve tė Ministrisė sė Brendshme, se Enveri i
kishte djegur dhe plaēkitur barbarisht banesat e familjes nė Libohovė
me gjithė sendet me vlerė tė madhe. I ngarkoi ti thoshnin atij pėrsa
i pėrkiste sistemimit qė ai i premtonte atij dhe fėmijėve, se nuk e
donte mbrojtjen e tij dhe se ai kishte vuajtur nėpėr burgje e
internime ashtu edhe fėmijėt do tė pėrballonin bashkė me jetėn e tyre
fatkeqe. Shtoi se nuk dėshironte mėshirėn e Enverit dhe se kishte
jetuar deri atė ditė me vuajtje tė rėnda por me nder dhe dinjitet dhe
se ashtu kishte ndėrmend tė vazhdonte deri nė vdekje.
Ju
kujtoi dy oficerėve tė sigurimit se Enver Hoxha ka qenė nga ata qė ka
patur mbrojtje dhe pėrfitime nga bejlerėt e Libohovės nė njė kohė kur
ai sishte kėrkushi dhe nuk dinte nga tia mbante. Mbas fjalėve tė
forta tė Elmas Beut, dy emisarėt mbetėn shumė tė tronditur e tė prekur
dhe e lutėn tė mendonte mirė ēdo tė bėnte dhe se ata nuk mundeshin ti
referonin shokut Enver pozitėn e tij tė patundshme dhe mos
pranimeve e kėrkesave tė tij. Ikėn me bishtin ndėr shalė.
Nė vitet
1933-1934, Enver Hoxha, me ndėrmjetėsinė e Ekrem Bej Libohovės,
(vėllai i vogėl i Mufid Beut), asokohe Ministėr i Oborrit, i iu dha
njė bursė shtetėrore pėr studime nė Universitetin e Mont Pelier nė
Francė. Ai preferoi tė shkojė nė Paris dhe nė vend qė tė studionte,
frekuentonte rrethet e partisė komuniste franceze dhe bashkėpunonte me
gazetėn komuniste Humanité duke vepruar, fshehtazi, kundėr atdheut
tė tij.
Mbasi
rezultatet shkollore qenė krejtėsisht negative, iu pre bursa.
Kėrkoi
ndihmėn e Malik Bej Libohovės (djali i Mufid Beut) i cili ishte i
Ngarkuari me Punė i Shqipėrisė nė Paris, i cili bujarisht i rregulloi
ēėshtjen e bursės dhe e ndihmoi materialisht. Pak mė vonė, erdhi nė
Paris, si ministėr fuqiplotė, Ekrem Beu, i cili e pėrkrahu fuqimisht
(studentin gjirokastrit mbasi familja Hoxha nė tė kaluarėn kishte
patur pėrkrahje nga bejlerėt e Libohovės).
I gjeti
njė punė tė mirė si sekretar privat i Konsullit tė Nderit tė
Shqipėrisė nė Paris, njė kont pasanik qė quhej de Montale. Mbas ca
kohe, konti u transferua nė Belgjikė dhe e pushoi nga puna. Pėrsėri,
me ndėrhyrjen e Ekrem Beut, e mori nė Bruksel ku asokohe, gjendej
celula e Moskės pėr Shqipėrinė. Sisoj familja Libohova, pa dashur, i
hapi rrugėn qė mė vonė do ta shpinte nė krye tė komunistėve shqiptarė!
Ai nuk e
harrojti kurrė tė mirėn qė kishte patur kur kishte mbetur nė mes tė
rrugėve tė
Parisit dhe ia shpėrbleu sa mori fuqinė nė dorė duke djegur,
plaēkitur, vrarė, arrestuar, burgosur, internuar shumė pjestarė
fatkeqė tė kėtij oxhaku. Xhevat Beu (i vrarė pa besė), Ihsan Beu,
Shevket Beu (vdiq nė burg nga torturat), qė u gjendėn nė Shqipėri
gjatė diktaturės gjakatare marksiste dhe midis tyre edhe Elmas Bej
Libohova, mė vonė dhe Madamė Olga, djalin e Mufid Beut dhe nipin e
Ekrem Beut.
Ėshtė
pėr tė pėrmendur se njė nga rojet personale (trimat), mė besnikė tė
Mufid Beut ishte njė djalosh nga Kurveleshi i quajtur Shefqet Peēi,
nga njė familje Mufidiste e Labėrisė tė cilin ai e mbante me vehte
dhe pėr ta shpėrblyer e kishte bėrė edhe kapter i xhandarmėrisė
(zakonisht Mufid Beu mbante 5 trima tė cilėt e shoqėronin edhe nė
udhėtime brenda vendit). Kur situata politike e brendshme
vėshtirėsohej, krerėt e Labėrisė i dėrgonin nė Libohovė 25-30 vetė pėr
ta mbrojtur me gjithė familjen).
Mė vonė,
nė kohėn e diktaturės komuniste, Shefqeti na ishte bėrė njeri me
rėndėsi dhe njė nga krerėt e regjimit (Gjeneral, deputet, nėnpresident
i Republikės Popullore dhe anėtar nė Komitetin Qendror tė PPSH).
Megjithėse mbante fotografinė e Mufid Beut nė dhomėn e gjumit, harroi
tė mirat qė ai dhe familja e tij kishin patur dhe nuk ndėrhyri pėr tė
mbrojtur tė shoqen dhe djalin e Mufid Beut! Njė tjetėr djalosh fanatik
komunist nga Libohova i quajtur Avni Rustemi i biri i njė qahjaji tė
bejlerėve tė Libohovės nga tė cilėt kishte patur pėrfitime - qė kishte
vrarė mė 1920 nė Paris pa besė dhe tradhėtisht Esat Pashė Toptanin dhe
qė histografia Fanoliste dhe komuniste e kishin bėrė hero kombėtar!
ishte bėrė kundėrshtari i Mufid beut; edhe ai kishte harruar profitet
qė kishte patur.
Mė 1977
u arrestua edhe e shoqja e Elmas Beut, Myzafer Hanem, e bija e Enver
Bej Libohovės, e cila u dėnua abuzivisht me 4 vjet burgim me akuza
qesharake krejtėsisht tė rrema dhe tė pavėrtetuara. Nga pasojat e
vuajtjeve fizike dhe shpirtėrore (elektroshoke) etj, bėnė qė vdekja e
saj tė ishte e parakohshme.
Bashkėshortja daneze
Ajo
ishte njė zonjė bujare, e dashur dhe e shkolluar, i kishte dhėnė tė
shoqit tre djem: Mufid Beu, Kemal Beu dhe Enver Beu tė cilėt kanė
patur njė rini shumė tė vuajtshme. Tre djemtė sot jetojnė nė Evropė,
punojnė nė administrata dhe nderojnė oxhakun e tyre dhe traditat e
lashta tė familjes. Elmas Bej Libohova, pinjoll i njė disnastie
aristrokatike, historike dhe nacionaliste, kishte trashėguar nga i
jati ndjenjat patriotike dhe fisnike nga me tė pastra dhe kur iu
paraqit rasti dėftoi kurajon fizike dhe morale duke refuzuar
kategorikisht ndihmėn qė personalisht tirani komunist i ofronte. Ai
nuk mund ti pėrulesh Enver Hoxhės se nderi, traditat dhe virtytet e
lashta tė oxhakut te tij nuk ia lejonin, dhe nė se ishte nė lodėr jeta
e tij dhe e fėmijėve!
Figura e
ndritur e tij duhet tė jetė njė shembull pėr popullin tonė. Ėshtė pėr
tu kujtuar edhe njė episod tjetėr. Kėtė herė i pėrket tė shoqes sė
Mufid Bej Libohovės, Madame Olga, pėr aktin e lartė shembullor nė tė
cilėn ajo, mė 1944, shpėtoi jetėn e 100 burrave tė Libohovės nga
ushtria Gjermane. Nė fillim tė vitit 1944 njė kolonė e vogėl prej disa
automjetesh ushtarake gjermane qė po tėrhiqeshin nga Greqia nė rrugėn
midis Kakavijes dhe Libohovės u sulmuan nga zjarri i njė grupi tė
vogėl partizanėsh qė shkaktoi vrasjen e njė ushtari gjerman.
Mbasi
ceta u tėrhoq, gjermanėt mbėrritėn menjėherė nė Libohovė ku arrestuan
100 burra duke i kėrcėnuar nė rast se nuk tregonin ku ishin fshehur
partizanėt do tė pushkatoheshin qė tė gjithė. Madame Olga u informua
pėr ngjarjen dhe menjėherė shkoi nė vendin ku ishin vendosur
libohovitėt pėr pushkatim. Menjėherė iu drejtua oficerit gjerman duke
folur gjermanisht (ajo ishte njė zonjė e shkolluar qė fliste dhe
shkruante shumė gjuhė), ai e mirėpriti me nderim, dhe dikush i tha se
ajo ishte bejleresha e Libohovės dhe e shoqja e Mufid Libohovės.
Oficeri gjerman e luti tė ndėrmjetėsonte pranė fshatarėve qė ti
tregonin fajtorėt qė qėlluan po tė dėshironin tė shpėtonin jetėn e
tyre. Ajo refuzoi dhe i tha komandantit se nga Libohova nuk kishte
asnjė fshatar qė ishte partizan komunist dhe prandaj gjithė fshati
ishte krejt i pafajshėm.
Duke
parė se gjermanėt kishin ngulur kėmbė i lajmėroi se edhe ajo do tė
vendosesh nė mes dhe nė krye tė 100- burrave tė Libohovės pėr tė
pėrballuar pushkatimin po qe se nuk e lironin menjėherė. I tronditur
oficeri gjerman mirrte nė telefon komandėn e tij nė Gjirokastėr duke
i shpjeguar situaten e ndėrlikuar dhe duke evidentuar se e shoqja e
Mufid Bej Libohovės ofronte jetėn e saj qė tė pushkatohej sė bashku me
100- burrat e Libohovės. Atėhere, komandanti si duket pėr tė evituar
trazime edhe politike, dha urdhėr qė tė pezullohej menjėherė
pushkatimi i burrave tė fshatit.
Nė
shenjė falenderimi dhe mirėnjohje ajo i dhuroi oficerit gjerman njė
sahat xhepi tė florinjtė te vlefshėm. Sisoj, 100 burra tė Libohovės,
mbas ndėrmjetėsisė energjike dhe bujare e bejlereshės sė Libohovės qė
i shpėtoi nga nje vdekje e sigurtė (ligjet e luftės sė ushtrisė
gjermane ishin tė tmerrshme).
Edhe sot
e kėsaj dite, mė tė moshuarit e fshatit e mbajnė mend aktin guximtar
dhe patriotik tė kėsaj zonje tė madhe me prejardhje tė huaj, por me
ndjenjat thellėsisht shqiptare mbasi kishte hyrė dhe ishte bėrė
pjestare e njė familje tė madhe atdhetare, qė kishte lozur njė rol
vendimtar pėr lirinė dhe pavarėsinė e vendit tonė. Edhe brezat mė tė
ri qė sot rrojnė nė Libohovė e kujtojnė dhe e nderojnė mė respekt dhe
dashuri.
Cuditėrisht askush, deri sot, nuk i ka ardhur nė mendje tė kujtojė njė
person si Madame Olga qė ka bėrė vullnetarisht dhe mė ndėrgjegje tė
plotė njė akt tė guximshėm dhe patriotik, duke shpėtuar jetėn 100
vetėve e duke vėnė jetėn e saj nė rrezik. Zakonisht akte tė tilla nė
vendet evropiane tė qyteteruara kujtohen me njė shpėrblim moral ne tė
cilėn shteti e nderon dhe shfaq mirnjohjen e tij protagonistit.
Por
shteti demokratikshqiptar, megjithėse se kanė kaluar 60 vjet, nuk e
ka gjykuar tė arsyeshėm dhe tė detyrusheme ti cfaqi kujtimin
mirėnjohės figurės tė lartė e shoqes tė Mufid Beut, e cila, me
sjelljen e saj shembullore, dhe me plot tė drejtė, i pėrket tė njihet
moralisht dhe zyrtarisht titulli i nderit Nėnė Tereza.
Mufid
Bej Libohova ka pasur edhe tre vllezėr e njė motėr me tė rinj. Sedat
Beu, kolonel akademist i Shtatmadhorisė i cili u vra pabesė, nga njė
kapiten cerkez, nė 1906 nė Selanik. Ajet beu, diplomat, jurist,
historian, kryetar nė Kėshillin e Shtetit Shqiptar, i cili vdiq, nė
mėrgim nė Romė nė 1952, Ekrem Beu, oficer epror akademist i
Shtatmadhorisė-Prefekt i Vlorės, komandant brigate nė Camėri nė luftėn
ballkanike 1912, kryeadjutant i princ Wiedit, ministėr fuqiplotė i
shqipėrisė nė Romė, Bruksel, Paris, Minister i Oborrit,
Minister
i Punėve tė Jashtme dhe sė fundi Kryeministėr-i cili vdiq nė mėrgim nė
Romė mė 1948.
Motra
ishte Behire Hanemi e cila vdiq fare e re nė 1908 nė Beirut , ku i
vjehri Vezir Halil Pasha Alizoti ishte asokohe Guvernator i
pėrgjithshėm i Libanit. Shumė intelektual shqiptar dhe tė huaj kanė
shkruar mbi personalitetin e fortė dhe mbi veprėn atdhetare tė Mufid
Bej Libohovės. Ekrem Bej Vlora (diplomat, shkrimtar, ish minister) i
cili e kishte njohur personalisht nė librin e tij Kujtime flet
gjerėsisht pėr tė nėnvizuar cilėsirat e larta qe karakterizonin kėtė
burrė shteti shqiptar.
Midis tė
tjerave ai shkruan : Mufid Bej Libohova- Arslan Pashalli ishte pa
dyshim njė nga personalitetet mė tė vecanta dhe mė tė shquara tė
shqipėrisė sė kohės. Niveli i lartė qė e bėnte tė dallohej qartė mbi
tė gjithė njerėzit e serės sė vet, dėshmonte pėr kulturėn e gjerė tė
tij tė spikatur evropiane. Ai ishte doktor i shkencave juridike tė
Universitetit tė Stambollit dhe doktor i shkencave politike tė
Universitetit tė Lausanne (Zvicėr).
Ai ka
qenė shumė i pasur, diplomat me gradė tė lartė nė Ministrinė e Jashtme
tė Perandorisė Osmane.
Deputet
i Shqipėrisė nė Parlamentin Turk, shkrimtar i njohur nė Turqi (po edhe
nė Shqipėri dhe Evropė) dhe qė ishte i destinuar tė kishte njė
karrierė nė Perandorinė Osmane por ai donte dhe pėrpiqej pėr pavarsinė
e atedheut tij. Nė Shqipėri, ai ishte patjetėr njėri ndėr udhėheqėsit
kryesor dhe mė tė dashur tė lėvizjes kombėtare sepse ishte shpirtmadh
dhe i qeshur. Si biri i njė dere tė madhe historike dhe tė pasur, ai
kishte tė gjithė pėrparėsitė, por edhe tė gjitha mendėsitė, tė cilat
duhet tė ketė njė pinjoll i njė fisi tė lashtė vecanėrisht tė shquar
pėr tu pėlqyer nė Shqipėri.
Megjithė
arsimimin e lartė tė tij, megjithė mėnyren e tij autoritare
evropiane-shqipetare, tė jetės, nė tė dhe nė mendėsine e tij ai kishte
ruajtur tipare qė zbulonin ne mėnyrė tė padiskutueshme prejardhjen e
mirėfilltė tė aristokracisė sė vjetėr shqiptare.
Ai ishte
i gjallė gazmor, shumė i kultivuar por pastaj befas mund tė bėhej i
thjeshtė i vrazhdė, popullor. Kontrastet qė e dallojnė karakterin e
shqiptarit, dilnin tek ai vecanėrisht tė qarta. Mė miqtė ishte besnik,
bujar dhe i dashur dhe i fjalės, me armiqtė kundėrshtar i
papajtueshėm, por fisnik dhe i ciltėr.
Ai ishte
i pajisur me njė karakter tė fortė dhe me njė guxim fizik dhe moral tė
jashtėzakonshėm. Mufid Beu urrente parvenyte, (Parvenytė- fjalė
frėngjishte, njerėz qė janė pa edukatė dhe mendjemėdhenj), politikanėt
e shpifur tė kafeneve, pseudo intelektualėt, dhe pseudo patriotėt
demagogėt dhe reklamaxhinjtė. Njeri pa pikė mendjemadhėsie, ai mbante
marrėdhėnie miqėsore edhe me njerėzit e thjeshtė dhe sillej si njė mik
i vertete me ata qė ishin tė tillė.
Bujket
qė punonin nė cifliqet e mėdhaja te tij i mbronte dhe i ndihmonte
ashtu edhe njerėzit e tij . Dhe pėr kėto aresye ai ishte popullor dhe
respektohej vecanėrisht nė Toskėri por edhe nė gjithė vendin tonė.
Vecanėrisht nė Turqi, ai ishte i njohur pėrvec si burrė shteti
shqiptar por sidomos si shkrimtar dhe historian serioz tė historisė e
perandorisė Osmane. Kanė shkruajtur, gjithashtu, pėr tė lavduar
personin e tij, shumė diplomat te huaj qė e kishin njohur
personalisht, midis tė tjerėve ambasadorėt, Sola, Quaroni, Jakomoni
etj. E kujton nė shkrimet e tij edhe kryeministri grek, Venizelos, tė
cilin e kishte mik, me tė cilin kishte biseduar mbi relatat
greko-shqiptare edhe pėrpara 1912 mbi rendėsinė qė duhet tė kishte pėr
Athinėn Pavarėsia e Shqipėrisė pėr ekuilibrin Ballkanik.
Kanė
kaluar plot 77 vjet qė Mufid Bej Libohova ka vdekur. Ai ėndėrronte dhe
luftoi, pa ndėrprerje, pėr njė Shqipėri etnike tė bashkuar,
demokratike dhe tė begatshme. Tragjedia e diktatures komuniste nė
shqipėri ka marrė fund pothuajse 15 vjet. Cėshtė bėrė gjatė kėsaj
periudhe kohore qoftė nė politikėn e brendshme (niveli i jetesės tė
popullit) qofte ne arenen nderkombetare? Disa perparime te vogla jane
bere, por jo te mjaftueshme. Klasa politike drejtuese e sotme- pa
dallim ngjyre politike- nuk ka treguar mjerisht ate pjekuri dhe
obnegacion qe situata shume e veshtire e vendit kerkon.
Sot,
fatkeqesisht, imazhi i Shqiperise ne bote eshte erresuar se tepert.
Populli shqiptar ka tradita te lashta, historia e tij mijevjecare dhe
virtytet e larta e races tone jane, patjeter, nje garanci e sigurte
per te ardhmen e kombit tone. Diten kur brezat e rinj - qe nuk do te
kene lidhje me te kaluaren e aferme do te zevendesojne ate te sotme e
kompromentuar, ne nje menyre direkte ose indirekte, atehere, besoj se
do te hapet nje faqe historike e re dhe e frytshme per atdheun dhe per
popullin tone, mbasi do te buroje nje shoqeri e re dhe e lire ne te
cilen do te zhduken abuzimet dhe ligji do te jete i barabarte per te
gjithe shqiptaret dhe per respektin e dinjitetit te tij. Personalisht
nuk do ta shoh dot ate dite (mosha e lashte 87-vjeēare nuk ma lejon)
por mbetem me kete bindje te plote, me kete mendim dhe kete deshire ne
zemer.
Per ata
intelektuale shqiptare dhe studiues te historise sone dhe te familjeve
te vjetra te aristokracise shqiptare qe kane luajtur nje rol vendimtar
ne historine e vendit tone, ballkanike dhe ne Perandorine Osmane, si
ajo e Vezireve te Janines- bejleret e Libohoves, kujtohet se ne vitin
2003 u botua ne Tirane, nga shtepia botuese Lumo Skendo, libri i
Ajet Bej Libohova (diplomat, jurist dhe kryetar ne keshillin e shtetit
shqipetar para luftes se dyte), shkruar prej tij, ne mergim ne Rome,
ne vitin 1949, mbi
historine e lashte te kesaj dinastie me titullin Breznite Libohova ne
shekuj. Gjithashtu, kujtojme se gazeta Tema me daten 10.Dhjetor
2003, (dhe disa gazeta te tjera shqiptare dhe te huaja qe kane dale
edhe ne Internet), ka dashur te kujtoj pervjetorin e pare te vdekjes
se Arslan Bej Libohoves (1917-2002) nipi i dashur i rritur nga Mufid
Beu bashke me vellane binjak Kaplan Beu- i cili vdiq ne Itali ne
Dhjetor 2002.
_____________
PS.
Falenderohet Kemal Bej Libohova per bashkepunimin ne publikimin e
ketij artikulli
|