|
27 mars 2004 / TN
Shqipėria nė tranzicion: flirte me plagėt (47)
Dr.
Zydi Dervishi
VII
AIDS nė skenėn shqiptare: Njerėz me fat tragjik dhe hije e rėndė
tragjedie pa fund
Qė
nga fillimi i viteve 90 tė shekullit XX edhe nė Republikėn e
Shqipėrisė filloi tė trajtohej problematika mjekėsore, sociale e
psikokulturore e provokuar nga sėmundja AIDS. Filluan tė botohen
artikuj nė shtypin e pėrditshėm dhe nė revista tė specializuara
pėrgatiten broshura, tė realizohen studime e depistime, tė organizohen
diskutime e seminare, tė emetohen programe tė specializuara nga
qėndrat radiofonike e ato televizive etj. Veprimtari tė tilla kanė
synuar informimin dhe vetėdijėsimin e masave tė gjera popullore,
veēanėrisht tė tė rinjėve pėr rrezikshmėrinė e infektimit me virusin
HIV / AIDS dhe masat pėr parandalimin e kėsaj sėmundje vdekjeprurėse.
Natyrshėm shtrohen pyetjet: sa profesionale janė informacionet e
emetuara nga masmediat e ndryshme pėr infeksionin HIV / AIDS? A duhen
divulguar kėta informacione me qėllim qė tė bėhen mė tė kuptueshme pėr
masat e gjera tė tė rinjve me nivel arsimor jo tė mjaftueshėm? Sa dhe
si i ēmojnė tė rinjtė njohuritė e tyre pėr murtajėn e shekullit?
etj. Nė grafikun e mėposhtėm jepen tė dhėnat pėr shkallėn e
vetėvlerėsimit tė informacionit pėr sėmundjen AIDS qė zotėrojnė tė
rejat dhe tė rinjtė e
anketuar.
VII.1. Inflacion nė vetėvlerėsim, kuptime tė thjeshtėsuara
Siē
shihet ėshtė gati e papėrfillshme pesha specifike e tė rejave dhe tė
rinjėve tė anketuar, tė cilėt kanė pohuar se nuk kanė informacion pėr
sėmundjen AIDS. Pėrgjithėsisht kėta kanė formim arsimor tė
pamjaftueshėm dhe banojnė nė zonat rurale mė tė izoluara, ku
pėrgjithėsisht dhe valėt e emetuara nga qėndrat televizive kombėtare
depėrtojnė me vėshtirėsi. Pėr tė karakterizuar dikė qė ka njohuri tė
cekėta pėr kėtė murtajė tė shekullit ndėr mjaft studentė tė shkollave
tė larta tė Tiranės pėrdoret shprehja ironike: Ai ose ajo e di
AIDS-in organizatė joqeveritare qė shpėrndan ndihma nė malėsi.
Ky
grupim tė rinjsh si dhe ata qė janė shprehur se zotėrojnė pak njohuri
pėr kėtė sėmundje jo rrallė vihen nė pozitė qesharake nė mjedise tė
ndryshme ku diskutohet pėr problemet e marrėdhėnieve seksuale dhe
sėmundjet qė transmetohen nėpėrmjet tyre. Veēanėrisht nė zonat rurale
kėto ēėshtje diskutohen mė shumė nė grupet e shoqeve dhe shokėve tė
afėrt se sa nė familje. Diskutime tė tilla, siē thuhet shpesh,
pėrtypin e ripėrtypin miellin e njohurive te vjetėruara.
Eshtė
e lartė pesha specifke e tė anketuarve ( rreth 72.75 pėr qind ), tė
cilėt kanė pohuar se zotėrojnė shumė informacion pėr sėmundjen AIDS.
Mendojmė se njė vetėvlerėsim i tillė duhet trajtuar me rezerva, sepse
pėr mjaft tė rinj e tė reja pohimi kam shumė informacion, ka
kuptimin e thjeshtėsuar kam dėgjuar shpesh pėr tė. Nga bisedat me tė
rinjtė konstatohet se pėrgjithėsisht njohuritė e tyre pėr kėtė
sėmundje vdekjeprurėse janė fragmentare, tė sipėrfaqėshme, tė
krahasueshme me ato tė posterave dhe tė fletpalosjeve.
Njė
student nė kursin e dytė tė Fakultetit tė Ekonomisė nė njė bisedė tė
lirė nė maj 2002, ndėr tė tjera, theksoi: Nė gjimnaz bisedonim shpesh
pėr SIDĖ-n. Nė fillim biseda tė tilla na dukeshin interesante. Por
shpejt u bėnė tė mėrzitshme sepse nuk shtonim asnjė informacion tė ri.
Kishte edhe njė farė ngurrimi sidomos pėr tė nisur biseda tė tilla.
Shpesh ai qė ia bėnte ēak bisedės ironizohej nga shokėt: Paske rėnė
nė kurthin e SIDĖ-s, konsultohu me mjekun mė mirė se muhabetet tona
nuk tė bėjnė punė. Dhe shpesh ai shok ose shoqe e klasės time qė
niste me qėllim ose spontanisht njė bisedė pėr SIDĖ-n thumbohej me
shaka pėr disa ditė me shprehjet: mos iu afroni atij ose asaj se
ėshtė rrezik vdekje, largohuni nga ai ose ajo se ėshtė SIDĖ e
gjallėetj.
Pėrgjithėsisht shqiptarėt, si tė thuash, janė dorėlėshuar nė
vlerėsimin e njohurive vetjake. Shumica e tyre kanė turp tė pohojnė,
qoftė edhe nė mėnyrė anonime pėrmes anketės, se nuk kanė njohuri rreth
ēėshtjeve pėr tė cilat pyeten. Vitet e fundit janė kristalizuar
mendėsitė se gazetat dhe sidomos radiot e televizionet kanė dėrguar
nė ēdo mjedis informacione pėr gjithēka, se edhe kur udhėton me
makinė ose ndodhesh nė bar-kafe je i bombarduar nga informacione pėr
gjithēka qė ndodh nė botė nga radiot etj. Nė kushte tė tilla tė
thuash nuk di pėr diēka ėshtė njėsoj si tė thuash jeton jashtė
shoqėrisė si eremit. Njė miku im pedagog nė Fakultetin e Mjekėsisė
pėrsėrit shpesh me ironi: Nė kohėn tonė mjafton tė mėsosh anglishten
dhe kompjuterin se tė tjerat quhen tė ditura. Mjafton ti kesh dėgjuar
emrin njė sėmundjeje dhe mund tė quhesh doktor pėr tė. Kėshtu ndodh
edhe me infeksionin HIV / AIDS .
Shqipėria nė tranzicion: flirte me plagėt (48)
Dr.
Zydi Dervishi
VII.2. Duke iu afruar nivelit real tė njohurive pėr infeksionin HIV /
AIDS
Njė
pėrfytyrim mė i plotė pėr nivelin e njohurive tė tė rinjve rreth
sėmundjes AIDS mund tė krijohet nga shqyrtimi i tė dhėnave tė
anketimit mbi rrugėt e pėrhapjes sė kėsaj sėmundjeje, tė cilat
parashtrohen nė tabelėn e poshtėshėnuar.
Nga
shqyrtimi analitik i tė dhėnave tė kėsaj tabele pėrvijohet pėrfundimi
se pėrgjithėsisht vajzat e reja janė mė tė mirinformuara se djemtė
pėr rrugėt kryesore tė pėrhapjes sė infeksionit tė kėsaj sėmundjeje
vdekjeprurėse.
VII.2.1. A ėshtė e pėrligjur frika e infektimit nga shtėrngimi i
duarve dhe puthja me viktimat e murtajės sė shekullit?
Ėshtė
11.53 pėr qind mė e lartė se e vajzave pesha specifike e djemėve
(37.19 pėr qind),tė cilėt mendojnė se gjithėsesi paraqet rrezik
infektimi shtrėngimi i duarve me njė tė sėmurė me AIDS. Pėrgjithėsisht
kėta tė rinj ose tė reja mund tė konsiderohen me njohuri fare tė
pakėta ose tė sipėrfaqshme pėr kėtė sėmundje. Studimet mjekėsore kanė
provuar se infeksioni HIV / AIDS ka pothuajse probabilitet zero tė
pėrhapet nėpėrmjet shtrėngimit tė duarve. Vetėm nėse personi i
infektuar me virusin HIV / AIDS dhe personi i painfektuar kanė plagė
qė kullojnė gjak dhe nė momentin e shtrėngimit tė duarve plagėt e
gjakosura kontaktojnė me njėra - tjetrėn. Vetėkuptohet qė raste tė
tilla nuk mund tė jenė veēse shumė tė rralla, ose tė pamundura.
Vitet
e fundit nė disa mjedise sociale tė vendit tonė ėshtė pėrhapur
gjerėsisht mendėsia se tė sėmurėt me AIDS janė kufoma tė pakallura nė
dhe, tė cilat tėrheqin nė gropėn e varrit kėdo qė i jep dorėn, kėdo qė
prekin. Nė fillim tė tetorit 2002 nė njė bisedė tė rastėsishme me njė
grup tė vogėl studentėsh tė kursit tė tretė tė Fakultetit tė Ekonomisė
njė vajzė, ndėr tė tjera theksoi: Nė jetė fatet e njerėzve janė tė
ndarė. Njeriu lind vetėm dhe vdes vetėm. Unė kur jam me grip
vetėveēohem edhe nga shoqet mė tė afėrta. Mė duket mjaft cinike qė pėr
hir tė njė shoqėrimi nė kinema ose bar-kafe unė ti bėj dhuratė
shoqes time virusin e gripit, qė vetėm e mundon, por nuk ia merr
jetėn.
Po tė
isha bartėse e virusit tė SIDĖ s unė do tė vetėburgosesha nė njė
mjedis pa dashur tė takohem drejtpėrdrejt me askėnd. Kėshtu do tė
dėshiroja tė silleshin me mua kushdo i prekur nga kjo sėmundje e keqe.
Jam e bindur se po ti shtrėngoj dorėn njė tė sėmuri me SIDĖ nuk
infektohem. Megjithatė kam fobi tė prek njerėz me kėtė sėmundje, pasi
mė duket se prek vdekjen. Nė rrethana tė tilla sociopsikologjike
ėshtė vėshtirė tė diferencosh qartė tė rinjtė qė vėrtetė besojnė se
mund tė infektohen nga virusi HIV / AIDS nėpėrmjet shtrėngimit tė
duarve prej atyre qė thjeshtė kanė fobi psikologjike.
Nė
shoqėrinė tradicionale shqiptare femrat dhe sidomos meshkujt e rritur
putheshin rrallė ose nuk putheshin me njėri-tjetrin. Burrat si rregull
i shtrėngonin dorėn njėri-tjetrit dhe nė shenjė afrimiteti takonin
anėt e ballit dy ose mė shumė herė. Madje sa mė shumė shtrėngonin
duart dhe sa mė shpesh takonin anėt e ballit aq mė tė afėrt ose
miqėsor konsideroheshin pėr njėri-tjetrin. Pas Luftės sė Dytė
Botėrore, dhe sidomos pas vitit 1960, mė sė shpeshti specialistėt e
arsimuar nė shkollat e larta tė vendeve tė tjera tė lindjes pėrhapėn
edhe nė Shqipėri tė puthurėn ndėrmjet meshkujve qė simbolizonte
afrimitet dhe respekt tė thellė pėr njėri-tjetrin. Si tė thuash, ky
model sjelljeje u importua nga jashtė.
Gjatė
dhjetėvjeēarit tė fundit po nėn ndikimin e kulturave tė vendeve tė
tjera, dhe sidomos tė sėmundjeve qė janė importuar, edhe ndėr
shqiptarėt po rrallohen tė puthurat. Infeksioni HIV /AIDS ėshtė njė
ndėr faktorėt kryesorė nė kufizimin e kėtij modeli sjelljeje. Kėtė e
provojnė edhe tė dhėnat e anketimit. Rreth 76.15 pėr qind e tė rejave
dhe rreth 74.08 pėr qind e tė rinjve janė shprehur se paraqet rrezik
shumė tė madh ose qoftė edhe tė vogėl puthja me njė person tė
infektuar me AIDS. Kėsisoj tre ndėr katėr tė rinj, edhe nėn trysninė e
rrezikut tė infektimit me virusin HIV / AIDS janė tė prirur tu
shmangen puthjeve me tė tjerėt, veēanėrisht me emigrantėt. Studimet
mjekėsore kanė provuar se mundėsia pėr tu pėrhapur kjo sėmundje
nėpėrmjet tė puthurės ėshtė shumė e vogėl, vetėm nėse i infektuari
dhe i painfektuari kanė plagė nė gojė ose nė rastet kur ata realizojnė
puthje tė thella. Mendojmė se nė rrethanat e lėvizjeve intensive tė
njerėzve brenda dhe jashtė vendit, tė pakėsimit tė masave depistuese e
profilaktike etj. ėshtė e nevojshme tė shmangen sa mė shumė puthjet
ndėrmjet personave jo shumė tė afėrt si masė mbrojtėse pėr shumė
sėmundje infektive.
VII.2.2. Mosbesim te pajisjet kontraceptive apo te cilėsia e tyre?
Ėshtė
mjaft e lartė pesha specifike e tė rejave (89.24 pėr qind ) dhe tė
rinjėve (85.37 pėr qind) qė kanė pohuar se edhe pėrdorimi i
prezervativit gjatė marrėdhėnieve seksuale nuk tė mbron nga
infeksioni HIV / AIDS i partnerit ose partneres. Studimet mjekėsore
kanė provuar se nė marrėdhėnie tė tilla prezervativi ėshtė njė masė
mbrojtėse mjaft efektive. Natyrshėm shtrohen pyetjet: A do tė thonė
kėto tė dhėna tė anketimit se tė rinjtė e vendit tonė nuk njohin
funksionet mbrojtėse tė prezervativit? Se nuk kanė besim te dijet
mjekėsore? etj.
Mendojmė se afėrsisht nėntė ndėr dhjetė tė reja e tė rinj tė anketuar,
mė shumė se te shkenca, nuk kanė besim te cilėsia e prezervativėve qė
tregtohen nė Shqipėri. Gjatė 7-8 viteve tė fundit nė vendin tonė ėshtė
pėrhapur gjerėsisht mendėsia se disa firma private tė vendeve tė tjera
prodhojnė shumė lloje mallrash deri edhe ilaēe me cilėsi tė dobėt tė
paracaktuara pėr tregun shqiptar. Sipas kėsaj mendėsie edhe nėse nuk
janė prodhuar enkas pėr Shqipėrinė jo pak ilaēe vijnė nė vendin tonė
nė pragun e afat skadencės ose tė skaduara. Ndėr tė rinjtė, nė
motėrzime tė ndryshme, pėrsėritet shpesh e mė shpesh mendėsia: Nė njė
vend ku ilaēet dhe pajisjet mjekėsore vijnė tė skaduara vetėm
rastėsisht ose gabimisht mund tė vijnė prezervativė me cilėsinė e
duhur.
Gjithashtu ėshtė e lartė pesha specifike e tė rejave (73.84 pėr qind
) dhe tė rinjve (66.16 pėr qind ) qė mendojnė se prezervativi nuk tė
mbron as nė marrėdhėniet seksuale orale. Vetėkuptohet se ky grupim tė
rejash e tė rinjsh nuk do tė pėrfshiheshin nė marrrdhėnie seksuale
orale, si marrėdhėnie perverse, jo vetėm pa prezervativ, por as edhe
me prezervativ.
Shqipėria nė tranzicion: flirte me plagėt (49)
Dr.
Zydi Dervishi
VII.2.3. AIDS pėrforcon fobinė nga partnerėt (et) e panjohur dhe
prostitutat
Rreth
28.51 pėr qind e femrave dhe afro 95.42 pėr qind e meshkujve ndjehen
tė rrezikuar shumė a pak nga marrėdhėniet seksuale me njė partner ose
partnere tė saponjohur. Edhe nėn trysninė e njė rreziku tė tillė,
shumica dėrrmuese e tė rinjve dhe tė rejave do tė priren tė shmangin
marrėdhėniet seksuale me dikė pak tė njohur. Ndėrkohė qė shoqėria
shqiptare ėshtė pėrfshirė nė shtjellėn e lėvizjeve intensive tė
pakontrolluara, kjo lloj fobie realizon funksione nė dy drejtime
kryesore: Sė pari, i mbron tė rejat e tė rinjtė jo vetėm nga
infeksioni HIV / AIDS, por edhe nga sėmundjet seksualisht tė
transmetueshme, tė cilat gjatė 7-8 viteve tė fundit janė bėrė mė
problematike edhe nė vendin tonė. Sė dyti, nga marrėdhėniet seksuale
ndėrmjet personave tė saponjohur shpesh janė provokuar konflikte tė
ashpra ndėrmjet tė afėrmve tė tyre, tė cilat janė shoqėruar me veprime
tė dhunshme si rrahje, plagosje ose vrasje. Kufizimi dhe mundėsisht
shmangia e marrėdhenieve seksuale tė tilla do tė ndikonte pėr tė
zbutur disi tensionimet konfliktuese nė shoqėri.
Studimet ndėrdisiplinore tregojnė se nė shoqėrinė tradicionale
shqiptare dukuria e prostitucionit ėshtė frenuar si rrjedhojė e
bashkėndikimit tė njė vargu faktorėsh shoqėrorė e psikokulturorė dhe
sidomos e funksionimit aktiv tė lidhjeve fisnore e shoqėrore, e
konceptimit tė nderit tė femrės jo si ēėshtje vetjake, por tė gjithė
fisit. Nė paragrafin 1888 dhe 1890 tė Kanuni i Skėnderbegut, ndėr tė
tjera, thuhet: Gruaja shqiptare asht ndera e prindve dhe e shtėpisė
sė burrit tė vet
.Ēka thuhet pėr gruan nė pėrgjithėsi, ose nė
rrethana tė caktueme vlen edhe pėr vajzė, nė moshė tė pjekun: 14 vjeē
e sipėr kur fillon mosha pėr martesė (1993 : 127). Norma kulturore tė
tilla nuk lejonin pothuajse asnjė hapėsirė pėr pėrhapjen e dukurisė sė
prostitucionit. Kėtė e kanė vėrejtur edhe studiues tė huaj. Pėr
gjendjen e Shqipėrisė nė vitin 1924 N.E. Haigh, veē tė tjerash, ka
shkruar: Nė shoqėrinė tradicionale shqiptare konsideroheshin turp,
paburrėsi marrėdhėniet seksuale tė njė mashkulli me prostitutat , tė
cilat mė sė shumti ishin me pėrkatėsi etnike ose kombėtare
joshqiptare.
Gjatė
periudhės sė regjimit totalitar socialist jo vetėm prostitucioni, por
edhe marrėdhėniet seksuale jashtėmartesore ishin ligjėrisht tė
ndaluara. Nė nenin 135 tė kodit Penal tė Republikės Popullore
Socialiste tė Shqipėrisė, tė miratuar nga Kuvendi Popullor mė datė
15.06.1977 dhe qė ka qenė nė fuqi deri nė vitin 1990, thuhet:
Ushtrimi i kurvėrisė, shtytja ose ndėrmjetėsimi pėr kurvėri, si dhe
dhėnia e shpėrblimit dėnohet : me heqje tė lirisė gjer nė pesė vjet
(Byroja Juridike pranė Kėshillit tė Ministrave, 1982: 453). Njė
traditė e tillė, jozyrtare ose e zyrtarizuar e frenonte pėrhapjen e
dukurisė sė prostitucionit nė Shqipėri.
Por,
ndoshta aktualisht dhe pėr tė ardhmen, sė paku tė afėrt, njė faktor
kryesor qė pengon ose do tė pengojė ushtrimin e prostitucionit nė
vendin tonė ėshtė edhe frika e infektimit me virusin HIV / AIDS nga
marrėdhėniet seksuale me prostitutat. Kėtė e provojnė edhe tė dhėnat e
anketimit. Vetėm 0.66 pėr qind e femrave dhe 1.52 pėr qind e
meshkujve janė shprehur se nuk pėrbėjnė rrezik infektimi me sėmundjen
vdekjeprurėse, kontaktet seksuale me prostitutat pa pėrdorur
prezervativin. Ndėrkohė rreth 92.88 pėr qind e tė rejave dhe 88.72
pėr qind e tė rinjve i konsiderojnė rrezik tė madh ose shumė tė madh
pėr tu infektuar me virusin HIV / AIDS marrėdhėniet seksuale me
prostitutat pa pėrdorimin e masave mbrojtėse.
Pėrgjithėsisht nė Shqipėri tė rinjtė dhe tė rejat kanė fare pak besim
te kontraceptivėt, tė cilėt konsiderohen jashtė standardeve. Nė
rrethana tė tilla shumica dėrrmuese e femrave dhe meshkujve tė rinj nė
vendin tonė janė tė prirur ti shmangen ose tė shmangin dukurinė e
prostitucionit, kėtė plagė sociale qė traumatizon mė shumė shoqėritė
mė rurale, gjysmėtradicionale e gjysmė tė urbanizuara, sikurse ėshtė
shoqėria shqiptare.
VII.2.4. Logjikė e racionalizuar dhe flukse emocionale negative
Transfuzioni (marrja) e gjakut dhe pėrdorimi i shiringave (ageve) tė
pasterilizuara, tė pėrdorura nga njė person i infektuar me HIV / AIDS
pothuajse nė ēdo rast e pėrēojnė virusin te personi i shėndetshėm.
Rreth 98 pėr qind e tė rejave dhe tė rinjve tė anketuar janė tė
vetėdijshėm pėr mundėsi tė tilla infektimi nga sėmundja vdekjeprurėse,
hija e rėndė e tė cilės u shkakton mjaft prej tyre edhe frikė tė
pajustifikuar. Kėtė e provojnė edhe tė dhėnat e anketimit. Kėshtu
77.31 pėr qind e femrave dhe 77.95 pėr qind e meshkujve e
konsiderojnė si kėrcėnim infektimi me virusin HIV / AIDS pėrdorimin e
banjove publike. Studimet mjekėsore kanė provuar se ėshtė shumė i
ulėt probabiliteti pėr tu pėrhapur nė njė rrugė tė tillė kjo sėmundje
vdekjeprurėse.
Kėto
njohuri qė qarkullojnė shpesh ndėr tė rinjtė e tė rejat, nuk vihen nė
dyshim me arsyetime logjike prej tyre. Por, gjithsesi pėrfytyrimet e
tė rinjve dhe tė rejave pėr sėmundjen AIDS, pėrshkohen mė shumė se nga
logjika e racionalizuar, nga flukse emocionale negative. Pėrvoja
tregon se diskutimet e tė rinjve pėr kėtė sėmundje janė tė
kontraktuara, mė sė shumti fare tė shkurtra dhe rrallėherė tė
stėrholluara. Kur njė i ri ose e re nis njė diskutim pėr sėmundjen
AIDS shpesh gjendet njė shok ose shoqe nė grup qė pėrpiqet ta mbyllė
me frazėn: Mos flisni pėr vdekjen, na lini tė jetojmė jetėn. Ndėrsa
bisedat e stėrholluara krijojnė njė gjendje psikologjike mė tė
stresuar ndėr diskutantėt. Njė student i kursit tė tretė nė Fakultetin
e Mjekėsisė tė Universitetit tė Tiranės, gjatė njė bisede tė lirė nė
tetor 2002, ndėr tė tjera, theksoi: Bisedat e hollėsishme pėr
infeksionin HIV / AIDS na krijojnė neuroza edhe ne studentėve tė
mjeksisė. Kėto biseda sikur tė infektojnė me hijen e rėndė tė
vdekjes.
VII.3. Agjencitė kryesore tė informimit pėr infeksionin HIV-AIDS
Sikurse nė vendet e tjera edhe nė Republikėn e Shqipėrisė aktualisht
funksionon njė rrjet i tėrė arteriesh komunikimi qė pėrēojnė edhe
informacione e dije pėr infeksionin HIV / AIDS. Natyrshėm shtrohen
pyetjet: Cilėt nga arterie tė tilla luajnė rol mė tė rėndėsishėm? A e
harmonizojnė veprimtarinė e tyre informuese kėto arterie komunikimi? A
ka defekte nė funksionimin e kėtyre arterieve? etj.
Tė
dhėna kryesore tė anketimit pėr tre burime kryesore nga kanė marrė mė
shumė informacion pėr infeksionin HIV / AIDS tė rejat dhe tė rinjtė
jepen nė tabelėn qė vijon. (Pėr lehtėsi analizash pėrllogaritjet janė
realizuar me 300 pėr qind, duke qenė se njėri nga tre burimet
pėrfaqėson 100 pėr qind).
Siē
shihet ėshtė fare e vogėl pesha specifike e tė anketuarve (rreth 4.72
pėr qind), tė cilėt bisedat me miqtė ose kolegėt i cilėsojnė si njė
nga burimet kryesore tė informacionit pėr sėmundjen AIDS. Ndėr tė
tjera, ky fakt dėshmon se shoqėria shqiptare po largohet nga njė
prirje e traditės sipas sė cilės shqiptarėt problemet mė tė rėnda i
diskutonin ndėrmjet miqve. Edhe nė shoqėrinė shqiptare tė
dhjetėvjeēarit tė fundit procesi i atomizimit, i rritjes sė shkallės
sė individualizmit tė mėnyrės sė jetesės po realizohet me ritme tė
shpejta.
|