|
27 mars 2004 / TN
Zėri i
Amerikės
/
Besim Abazi /
mė
26
mars 2004
Misioni
i Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė dhe Institucionet vendore e cilėsuan
si tė paqėndrueshme Rezolutėn pėr Kosovėn, tė miratuar nga Parlamenti
i Serbisė. Zyrtarėt e Misionit i hodhėn poshtė kritikat e kėtij
Parlamenti, duke nėnvizuar se pėrkushtimi pėr ndėrtimin e njė Kosove
paqėsore e demokratike nuk do tė pengohet nga aktet e dhunės qė
pėrshkuan trazirat e javės sė shkuar.
Zėdhėnėsi i kėtij Misioni Sunil Narula tha se pėrparėsi e UNMIK-ut dhe
forcave paqėruajtėse tė udhėhequra nga NATO-ja ėshtė rivendosja e
rendit e ligjit, stabilizimi i gjendjes dhe vėnia para drejtėsisė e
autorėve tė akteve te dhunės. Veprimet e javės sė shkuar tha ai, nuk
shėnojnė fundin e pėrcaktimit pėr njė Kosovė demokratike pėr tė gjitha
komunitetet e saj.
UNMIK-u,
tha zoti Narula ėshtė duke e shqyrtuar me kudjes rrugėn politike pėr
tė ecur pėrpara, me kėshillim tė ngushtė me partnerėt ndėrkombėtarė,
ndėrsa Rezoluta
1244 e Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara
qartazi pėrcakton qėllimet e tij. UNMIK-u mbetet plotėsisht i
pėrkushtuar ndaj krijimit tė shoqėrisė shumetnike, demokratike e
tolerante nė Kosovė dhe dėnon sėrish ashpėr tė gjitha aktet e dhunshme
tė javės sė kaluar.
Njė njė
pėrparim i konsiderueshėm ėshtė shėnuar nė marrėdhėniet ndėrmjet
komuniteteve nė Kosovė deri nė ngjarjet e fundit dhe pavarėsisht nga
veprimet e dėmshme, UNMIK-u mbetet i pėrkushtuar ndaj tė gjithėve nė
Kosovė, pavarėsisht nga pėrkatėsia etnike e fetare. Misioni sėrish sot
pėrshėndeti vendimin e qeverisė sė Kosovės pėr themelimin e njė fondi
tė vecantė pėr rindėrtimin e objekteve tė shkatėrruara gjatė trazirave
tė javės sė shkuar.
Ndėrkaq,
Muhamet Hamiti, zėdhėnės i presidentit tė Kosovės, tha se Kosova ėshtė
tėrėsi e mėvetėsishme me kufij tė garantuar prandaj Rezoluta e
Parlamentit tė Serbsiė ėshtė e pavlefshme. Entitetet apo autonomitė
territoriale, janė vetėm fjalė tė tjera pėr ndarjen e Kosovės, qė nuk
do tė ndodhė asesi. Rezolutat si kjo e Parlamentit tė Serbisė apo
deklaratat e (Vojislav) Koshtunicės nuk qojnė peshė nė rrafshin
kushtetues, por shtojnė tensionet politike e etnike nė vendin tonė qė
sic po shihet ėshtė synim i Beogradit, tha zoti Hamiti.
Qeveria
e Kosovės vlerėson se Rezoluta e Parlamentit tė Serbisė ėshtė njė hap
tjetėr i dėmshmėn i cili nuk i kontribuon qetėsimit tė situatės nė
Kosovė. Zėdhėnėsja e qeverisė Mimoza Kusari tha se kjo rezolutė nxitė
pėrshkallzim tė mėtutjeshėm tė gjendjes dhe e thellon hendekun
ndėrmjet komuniteteve nė Kosovė. Si qeveri e Kosovės e kemi pėr detyrė
tI rikujtojmė institucionet e Serbisė, se ato nuk janė kompetente pėr
tė propozuar apo vendosur pėr qytetarėt e Kosovės.
Tani pėr
tani pėrparėsi e qeverisė sė Kosovės ėshtė rehabilitimi I dėmeve tė
shkaktuara gjatė dhunės sė javės sė kaluar, pėrmirėsimi I komunikimit
dhe dialogu ndėrmjet institucioneve dhe komunitetit serb nė Kosovė me
qėllim tė gjetjes sė zgjidhjeve pėr cfarėdo shqetėsimi legjitim tė
kėtij komuniteti, tha zėdhėnėsja Kusari.
Institucionet e Kosovės pohojnė se qėndrimet e tilla si ato tė sotmet
tė shprehura nga ligjvėnėsit serbė dėshmojnė sėrish pėr sic thuhet
ndėrhyrjen e Beogradit nė punėt e Kosovės dhe ndikimin e tyre ndaj
pakicės serbe duke e penguar kėisoji procesin e integrimit tė tyre nė
institucionet dhe jetėn politike e publike nė Kosovė //rd//
|