|
27 mars 2004 / TN
"Zėri i
Amerikės " /
Armand
Mero / mė
26 mars 2004
Kisha
Ortodokse autoqefale e Shqipėrisė njoftoi sot se ka vendosur tė ofrojė
njė shumė prej 600 mijė dollarėsh pėr restaurimin e njė kishe dhe tė
njė xhamie nė Kosovė, ose pėr ndėrtimin e njė qendre rinore qė do tė
inkurajojė bashkė-ekzistencėn paqėsore. Kjo shumė do tė merret nga
fondet qė janė mbledhur pėr ndėrtimin e katedrales sė Tiranės.
Kryepeshkopi i Tiranės, Durrėsit dhe gjithė Shqipėrisė, hirėsia e tij
Anastasi, tha se shuma e ofrur do tė ndahet nė mėnyrė tė barabartė pėr
tė dy komunitetet fetare dhe do tė jenė pėrfaqėsuesit e tyre qė do tė
vendosin pėr cilat objekt do tė perdoret financimi.
I pyetur
nėse konfliktet e fundit nė Kosovė, ku u dogjėn pėrveē shtėpive dhe
objekte kulti tė serbėve, kryepeshkopi Anastatios tha se feja nuk
duhet tė pėrdoret apo pėrzihet nė konflikte. Kontradiktat, shpjegoi
hirėsia e tij Anastasios, janė tė formave tė ndryshme dhe shpesh
pėrdoret feja e cila duhet tė shėrbej si vaj pėr tė shėruar plagėt dhe
jo pėr tė ndezur zjarre.
Djegia e
kishave dhe xhamive, sipas kryepeshkopit Anastasi, nuk inkurajon
drejtėsinė dhe paqen dhe as progresin, pėrkundrazi rikthen nė kohė dhe
praktika tė cilat lanė Ballkanin nė prapambetje, nė pėrēarje dhe
tragjedi. //rd//
|