|
27 mars 2004 / TN
"Zėri i
Amerikės" /
Barry
Wood / mė
26 mars 2004
Trazirat
etnike tė javės sė kaluar nė Kosovė gjatė tė cilave humbėn jetėn 28
veta, shkaktuan protesta mė tė vogla anti-shqiptare nė pjesė tė tjera
tė Serbisė, nė tė cilat u dogjėn xhami nė dy qytete. Mirėpo,
shpėrthimi i dhunės etnike po shqetėson mbrojtėsit e tė drejtave tė
njeriut.
Kryetarja e Komisionit tė Helsinkit pėr tė drejtat e njeriut nė
Beograd, Sonja Biserko, ka kritikuar nacionalistėt ekstremistė serbė
pėr mė shumė se 10 vjet. Por duke qėndruar nė zyrėn e saj nė qendėr tė
Beogradit, zonja Biserko nuk nguron tė thotė se dhuna nė Kosovė kishte
pėr qėllim tė detyronte largimin e serbėve tė mbetur nė Kosovė nga ky
territor, pėr tė cilin kanė pretendimet e tyre tė dyja palėt, si
shqiptatėr ashtu edhe sėrbėt.
Incidentet, qė ndodhėn nė Kosovė javėn e kaluar, ishin me sa duket
fare mirė tė planifikuara, sepse ideja, qė fshihej pas incidenteve
ishte largimi i popullatės serbe nga zonat, ku ata banojnė nė gjithė
Kosovėn. Megjithatė, unė do tė thosha se duke u nisur nga numri i
njerėzve qė janė larguar nga Kosova, serbėt nė atė rajon e
kundėrshtojnė kėtė ide. Rreth 3 mijė veta u shpėrngulėn nė pjesėn
veriore tė Kosovės dhe vetėm 80 pėrqind e tyre kaluan kufirin pėr nė
Sėrbi.
Shqiptarėt e Kosovės kėrkojnė pavarėsinė nga Serbia, ndėrkohė qė
sėrbėt e kundėrshtojnė atė. Zonja Biserko mendon se dhuna do ta
detyrojė komunitetin ndėrkombėtar tė vendosė mbi tė ardhmen e Kosovės.
Zonjėn
Biserko e shqetėson fakti qė qeveria e re mė nacionaliste e Serbisė
nuk ka mbajtur njė qėndrim mjaft tė fuqishėm kundėr konfliktit etnik.
Ajo thotė se anėtarė tė pakicave nė Serbi janė tė pambrojtura. Madje
ajo fajėson qeverinė sėrbe pėr mos parandalimin e shkatėrrimit tė dy
xhamive. Do tė thosha se protestat ishin tė organizuara. Ato nuk
ishin spontane sepse mjetet e informimit morėn pjesė nė protestat
anti-shqiptare.
Ata si
tė thuash u kėrkuan njerzve tė dilnin nėpėr rrugė. Madje dhe qeveria
tha se protestat nuk ishin spontane, por ishin organizuar nga
huliganė. Mendoj se kjo nuk merr fund me kaq, sepse policia nuk donte
tė ndėrhynte dhe nuk ndali djegjen e xhamive, megjithėse policia ishte
e pranishme. Me rėndėsi pėr tu theksuar ėshtė fakti qė kėto xhami nuk
ishin tė shqiptarėve. Ato ishin tė myslimanėve dhe tė boshnjakėve.
Serbia
ka relativisht njė popullsi tė madhe pakicė, pėrfshirė edhe mbi 100
mijė hungarezė etnikė.
Edhe
avokati Sllobodan Homen, i cili kundėrshton nė mėnyrė aktive
ekstremizmin serb, shqetėsohet rreth konfliktit etnik nė Serbi. Atė e
habit fakti qė grumbujt e zemėruar tė serbėve sulmuan objekte, qė nė
pėrgjithėsi nuk kanė lidhje me popullsinė shqiptare.
Ndėrkohė
qė djegja e xhamisė sė Beogradit ēoi nė dorėheqjen e shefit tė
policisė sė kryeqytetit, zoti Homen kėrkon qė tė meren masa mė tė
ashpra, si pėr shembull dorėheqjen e ministrit tė kabinetit pėrgjegjės
pėr forcat policore. Ai tha se qeveria duhet tė shqetėsohet
veēanėrisht qė kaq shumė protestues anti-shqiptarė ishin nėn moshėn 25
vjeēare. //rd//
|