|
26
mars 2004 / TN
Astrit Lulushi / "Zėri i Amerikės" mė
25 Mar 2004
Profesori i sė drejtės dhe marrėdhėnieve
ndėrkombėtare pranė universitetit Amerikan, Pol Uilliams thotė se s'ka
dyshim qė trazirat e kohėve tė fundit e kane dėmtuar ēėshtjen
shqiptare tė Kosovės. Analisti amerikan thotė se nga kjo udhėheqėsit
politikė vendorė nuk duhet tė demoralizohen dhe as nuk duhet tė
mjaftohen vetėm me dėnimin e dhunės, por tė mendojnė pėr njė strategji
afatgjate pėr tė treguar se Kosova ėshtė nė gjendje tė vetqeveriset.
Sipas analistit Williams, dėnimi i dhunės
nga udhėheqėsit politikė shqiptarė, si dhe vendimi i qeverisė se
Kosovės pėr rindėrtimin e kishave dhe banesave serbe tė shkatėrrur nga
trazirat ėshtė hapi i parė nė procesin e rindėrtimit fizik dhe politik
te Kosoves. Kjo thote ai eshtė njė strategji e mirė pėr momentin.
Profesor Uilliams thotė se hapi i dyte ėshtė zhvillimi i njė
strategjie afatgjate pėr tė marrė pėrsipėr njė rol mė tė gjėrė nė
fushėn politike, ligjore dhe institucionale, pasi kėshtu ata do
fillonin tė tregonin se Kosova ėshtė nė gjendje tė vėprojė si njė vend
i pavarur.
Dje Kosova shėnoi 5 vjetorin e ndėrhyrjes
sė Natos pėr ndaljen e fushatės serbe tė spastrimit, dhe ky pėrvjetor,
thote analisti Williams duhet tė shėrbejė si kujtesė se perendimi hyri
nė luftė pėr njė Kosovė ku marrėdheniet e mira ndėretnike tė pėrbejne
bazėn e jetės shoqerore. Profesor Uilliams thotė se udhėheqėsit
politikė shqiptarė e serbė, duhet tė gjejnė rrugė mirėkuptimi si dhe
tė bindin veten dhe komunitetet e tyre se Kosova duhet tė bėhet njė
vend i etnikisht i integruar, nė se synon tė pranohet nė gjirin e
familjeve evropiane.
Ligjvėnėsi i Dakotes se Veriut, Earl
Pomaroy thotė se ngjarjet e fundit nė Kosove do t'i quante njė hap
prapa pėr interesat shqiptare, por shton ai, kjo nuk do tė thote se
shqiptarėt nuk jane nė gjendje tė bėjnė njėkohesisht dy hapa perpara.
Gjatė bisedave me udheheqes te lobit shqiptar, kuptova se ekziston
deshira e vullneti per te hyre perseri ne rrugen e perparimit dhe
plotesimit te synimeve per te miren e Kosoves. Ne kete drejtim, ndihma
amerikane nuk do tė ndihmojė, tha ligjvenesi Pomaroy.
Ndėrsa ligjvenesi nga New Yorku, Eliot
Engel kritikoi qeverinė e Serbisė qė sipas tij, pėrpiqet ta
shfrytezojė gjėndjen nė Kosovė pėr tė larguar vemendjen e opinionit
nga problemet e saj tė brendėshme. Por Serbia nuk mund tė pretendojė
se ka ndonjė tė drejtė mbi Kosovėn. E vetmja e drejte e ligjshme i
takon popullit te Kosoves, shqiptarėve, serbėve dhe pakicave tė tjera
qė jetojnė atje, tha ligjvėnėsi Engel Ligjvenesi Engel ėshtė njė
pėrkrahės i vendosur i pavarėsisė sė Kosovės, por ai gjithashtu
kėmbėngul se qė Kosova tė bėhet e pavarur, tė gjitha pakicat etnike
duhet tė gėzojnė tė drejta tė plota e tė barabarta.
Ndėrsa analisti Xhejms Huper i Grupit tė
Politikave dhe Ligjit Ndėrkombėtar Publik, i bėn thirrje komunitetit
ndėrkombėtar, veēanėrisht aleatėve tė Amerikės nė Evrope qe t'i
trajtojnė me mė shumė vemendje ēėshtjet politike, vecanerisht ato qė
kanė tė bėjnė me statusin pėrfundimtar te Kosoves. Shqiptarėt prisnin
qė statusi pėrfundimtar te trajtohej brenda 3 deri 5 vjet pas luftės.
Por fakti qė qeveria vazhdon tė ketė pak
kompetenca dhe ēėshtja e statusit nuk pritet tė shtrohet para verės sė
vitit 2005, ka krijuar njė zhgėnjim tė thellė dhe mungesė shprese per
tė ardhmen mes shqiptarėve tė Kosovės, tha analisti Huper. Ai mendon
se sa mė shumė qė komuniteti ndėrkombetar e shtyn kėtė ēėshtje, aq mė
shumė atmosfera nė Kosove do tė vazhdojė tė jetė e ngarkuar me frikėn
e shpėrthimit tė dhunės dhe trazirave tė tjera.
Takimi mbremė nė mjediset e Kongresit u
organizua nga Kėshilli Kombėtar Shqiptaro Amerikan nė kuader te Dites
se Kongresit, njė veprimatri tradicionale shqiptaro amerikane. Martin
Vulaj, Drejtor Ekzekutiv i Kėshillit Kombėtar Shqiptaro Amerikan thotė
se kjo ėshte njė ditė kur shqiptarėt vijnė nė Kongres pėr tu takuar
me ligjvėnėsit e pėr tė folur mbi ēėshtjet mbarė shqiptare. Dita e
Kongresit apo dita shqiptare e falenderimit ndaj Amerikės, filloi tė
organizohej pėr herė tė parė nga Kėshilli Kombėtar Shqiptaro Amerikan
mė 24 mars tė vitit, 1999, kur Natoja nėn udhėheqjen e Shteteve tė
Bashkuara filloi bombardimin ndaj Serbisė.
|