|
26 mars 2004 / TN
« Zėri i Amerikės »
mė 25 mars 2004
Nė fillim tė kėtij muaji njė mikrofon i
hapur kapi komentet jopublike tė kandidatit demokrat pėr president
John Kerry, pėr kundėrshtarėt e tij republikanė. Zoti Kerry tha mė pas
se kur tha se ky ishte grupi mė i korruptuar dhe mė gėnjeshtar qė
kishte parė ndonjėherė, nuk e kishte fjalėn pėr presidentin Bush apo
republikanėt nė pėrgjithėsi, por pėr kėshilltarėt politikė, tė cilėt
kanė sulmuar qėndrimet e tij gjatė karrierės si senator.
Ky incident solli nė vėmendjen
publike rolin e kėtyre lojtarėve tė fshehtė nė konkurencėn politike.
Amerikanėt e kanė parė edhe nė tė kaluarėn kėtė skenar. Nė televizor,
prezantuesit e komentojnė incidentin me tone melodramatike. Mė pas ata
ftojnė pėr shpjegime analistė nga secili kamp politik, tė cilėt janė
gjithnjė tė gatshėm pėr sulm.
Kiki McClean, demokrate, vė nė dukje se
John Kerry sjell njė mesazh pėr ndryshime nė ekonomi, pėr tė ndalur
humbjen e vendeve tė punės qė ka shkaktuar administrata e presidentit
Bush, si dhe pėr ndryshime nė politikėn e jashtme qė deri tani ka qenė
shkatėrrimtare. Ndėrsa, republikani Ralph Reed sulmon qėndrimin e
zotit Kerry nė Senat.
Populli amerikan nuk e di qė
John Kerry votoi 350 herė pėr rritjen e taksave dhe pėr tė eliminuar
27 sisteme armėsh.
Analisti i fushatave presidenciale B.J
Rudell thotė se secila palė pėrdor elementė agresivė pėr tė gjallėruar
zgjedhėsit e tyre:
Qėllimi i tyre ėshtė tė bėjnė
zgjedhėsit tė ndjehen se opinioni i tyre po triumfon. Ndėrkaq,
kandidati pėr president mund tė pėrqėndrohet nė ēėshtje tė rėndėsishme
pėr tė gjithė votuesit, nė pėrpjekje pėr tė tėrhequr votuesit e
pavarur, tė cilėt mund tė anojnė nga secila parti.
Ned Barnet ka qenė dirigjent prapa skenave
i komenteve tė kėtyre strategjistėve politikė, pasi ka pėrgatitur
fjalime si pėr kandidatė demokratė ashtu edhe republikanė nė zgjedhje
pėr guvernator dhe senat. Ai thotė se shumė nga strategjistėt mund tė
shprehin njė mendim shumė tė logjikshėm nė njė minutė, dhe minutėm
tjetėr dalin plotėsisht jashtė kontrollit.
Pjesa mė e madhe e tyre janė
kėshilltarė shumė tė sofistikuar. Ata studiojnė anketat, artikujt nė
media, komentet e kandidatėve tė tyre dhe tė opozitės dhe dalin me njė
analizė tė kujdesshme. Pastaj, shndėrrohen nė sulmues agresivė dhe
fillojnė ti kundėrvihen palės tjetėr pa u kushtuar rėndėsi fakteve,
nė pėrpjekje pėr tė mbytur me fjalė palėn kundėrshtare.
Autorja e librit 21 ligjet pėr tė qenė
bindės, Hellen Davis, pohon se kėta strategjistė agresivė arrijnė tė
tėrheqin shikues dhe tė bindin disa votues. Por ajo shton se e vetmja
mėnyrė pėr ta ndėrprerė kėtė prirje ėshtė nėse njė ndėr strategėt i
pėrgjigjet sulmit tė palės tjetėr me qetėsi, pa kaluar nė ulėrima dhe
ofendime. Por ajo pranon se ky qėndrim do ta dėmtonte strategjistin,
pasi ai nuk do tė preferohej mė si komentator nė emisione televizive,
qė parapėlqejnė tone tė ndezura diskutimi.
Shumė amerikanė thonė se janė ngopur me
arrogancėn dhe sulmet politike. Megjithatė, analisti Barnett thotė se
kėto emisione me retorikė tė zjarrtė tėrheqin gjithnjė njė numėr tė
konsiderueshėm shikuesish, prandaj edhe ofendimet dhe ulėrimat nuk ka
tė ngjarė tė ndalen sė shpejti.
Vėzhguesit e debatit politik theksojnė se
kėshilltarėt qė hidhen nė fyt tė njėri-tjetrit gjatė emisioneve
televizive, mund ti shohėsh shpesh duke pirė birrė sė bashku, apo nė
mbrėmje argėtimi, kur kamerat dhe dritat shuhen. Me sa duket, i gjithė
mllefi i tyre nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė shfaqje e inskenuar mirė
pėr tė tėrhequr sa mė shumė votues.//kk//
|