|
26 mars 2004 / TN
Shkruan: Shefqet DIBRANI
Pėr ti analizuar ngjarjet e fundit qė
pėrflakėn Kosovėn dhe moren me dhjetėra jetra njerėzish mu duk titull
mjaft indikativ pėr tė pasqyruar njė realitet tė ditur dhe tė pritur
nga vėzhguesi i rėndomt por qė i paska zėnė nė befasi Institucionet e
Kosovės dhe ato Ndėrkombėtare duke mos i pėrjashtuar as Amerikanėt?!
Pavarsisht se si do tė vazhdon a do tė prolongohet zgjidhja e modusit
politik pėr Kosovėn, ata qė humbin dhe ata qė fitojnė janė Kosovarėt
dhe Amerikanėt! Kosovarėt pse kanė vuajtur e sakrifikuar ēdo gjė,
kurse Amerikanėt shpenzimet marramendėse, madje duke humbur edhe
ushtarėt e vet pėr tė ngadhnjyer koncepti demokratik edhe nė kėtė
pjesė tė Ballkanit Perėndimor.
Pėr krijimin e imazhit tė qetsisė sė rreme
janė pėrgjegjės tė gjithė mekanizmat relevant qė nuk kanė ditur tė
vlerėsojnė, pėrkatsisht qė kanė krijuar imazh tė rrejshėm me prapavijė
tė caktuar, prandaj nė kėtė prizėm arkitektėt e zgjerimit tė
demokracisė nė mbarė rruzullin tokėsor, pra Amerikanėt kanė pėsuar
njė dėshtim lajthitės karshi pėrpjekjev tė tyre pa ditur se po
sfidohen nga mekanizmat qė ata iu kanė besuar pėr tė krijuar paqen dhe
qetsin dhe pėr mė shumė pėr tė kuptuar konceptin demokratik edhe nė
rrethanat e shoqėrisė kosovare.
Tė gjitha elozhet e analistėve shqiptar
dhe atyre ndėrkombėtar dhe tė gjitha pėrpjekjet e diplomacisė botėrore
pėr ta hudhur fajin te njėra a tjetra palė janė pėrpjekje sfiduese pėr
tė mbuluar realitetin e ditur dhe tė pritur qė prej kohėsh, nė mėnyrė
qė as tashti mos ti qasemi kėtij problemi.
Pėr tė qortuar, sidomos Amerikanėt mė
duket se mė i priviligjuara qenkam unė ngase zyrtarisht qoftė me
shkrim, qoftė drejtpėrdrejt nė njė formė a nė njė tjetėr vite mė parė
ata e kanė ditur se politika Amerikane nė Kosovė sfidohet nga tre
blloqe kundėrshtare tė cilat kanė investuar dhe investojnė miliona
dollarė (dhe ndihmohen reciprokisht nė situata tė caktuara), pėr tė
krijuar kriza e kaose nė mėnyrė qė sa mė tepėr tiu bėhet bajat
Amerikanėve qėndrimi i tyre nė Kosovė dhe sidomos pėr tė dėshtuar
pėrpjekja e tyre pėr tė triumfuar demokracia edhe nė kėto hapsira.
Ngjarjet e fundit kanė qitur nė pahė shumė
anomali zyrtare, sidoms nė fushėn e sigurisė, dhe mua mė kanė dhėnė tė
drejt nė ato qė i kam thėnė sė paku dy vite mė parė! Ngjarjet e fundit
mund tė kualifikohen vetėm si pėrpjekje pėr mos tu realizuar
stategjia Amerikane pėr zgjerimin e kufijve tė demokracisė edhe nė
Ballkanin e trazuar dhe tė frustruar nga mosdurimi ndėretnik. Kjo
dhunė nė forma tė ndryshme ėshtė stimuluar dhe asnjėherė nuk ėshtė
marrė preventivė pėr tu penguar! Natyrisht arkitektet e vėrtetė tė
kėtij mosdurimi etnik dhe tė kėtij shkatrrimi kurrė nuk do tė zbulohen
sepse ata janė larg vendit tė ngjarjes por personat qė kanė bėrė
thirrje tė vazhdueshme dhe qė kanė propaganduar urrejtje a mosdurim
janė tė ditur dhe nuk ka nevojė pėr tė rrahur ujė nė havan.
Janė me qindra e qindra shembuj qė e
favorizojnė mendimin tim dhe kėto pėrmasa janė shtrirė nė tė gjitha
sferat e jetės qytetare nė Kosovė, por ne po i pėrmendim vetėm disa
forma globale pėr tu parė gabimet dhe pėr tė ditur se si u gjinden nė
befasi tė gjitha mekanizmat relevante, qofshin kėto vendore apo ato
ndėrkombėtare.
Dihet mirė se vite tė tėra nė tė gjitha
vendet e Evropės Perėndimore kanė zhvilluar veprimtari tė papenguar
organizata marksiste-leniniste tė cilat pėr konceptin e tyre
proletar nuk mundnin ti duronin asnjė nga vendet e ish kampit
komunist. E gjithė kjo bėhej nga njė prapavijė e madhe pėr tė vazhduar
agonin e shqiptarėve pėr tė kuptuar nocionin demokratik pėr
shoqėrinė erėra kėto qė vinin sidomos nga tejatlantiku, kurse
drejtuesit shpirtėror tė kėtij koncepti tanė mė janė atje. Pse ndodhi
dhe si ka ndoshur ky fenomen duhet njė ēasje dhe analizė pak mė e
stėrholluar, por dihet se pėrpjekjet e Amirikanėve pėr ta ēthurur
diktaturėn komuniste dhe pėr tė ngadhnjyer demokracia cep mė cep nė
Evropėn e qytetruar janė tė hershme dhe janė bėrė me sakrifica tė
mėdha.
Ndikimi Amerikan qoftė nė politikė, qoftė
nė ekonomi dhe sidomos nė diplomaci ka ngadhnjyer karshi evropianėve
dhe sigurisht kėtu ata ndihen tė hendikepur kur dihet se nė tė gjitha
nivelet boterore ekonomia, politika, gjuha dhe diplomacia Amerikane ka
triumfuar karshi ndikimit gjuhėsor, ekonomik e politik tė vendeve
evropiane. Se a kanė konflikt tė heshtur dhe asi publik skemi nevojė
tė ritheksojm por shumė gjėra dolėn nė pah vetėm me rastin e Luftės
Amerikane nė Irak, dhe shumė shembuj tė tjerė kur e kemi fjalėn pėr
Kosovėn, duke filluar nga koha e bombardimeve nė Kosovė, si dhe mjaftė
tė tjera pas luftės nė organizimin e strukturave shtetrore, nė
strategjinė e zhvillimit politik, nė udhėheqjet administrative, nė
zhvillimin ekonomik tė Kosovės, nė shumė ēėshtje ndėretnike, tė
pronsisė e territoriale etj etj.
Dihet se torturat ēnjerėzor dhe spastrimi
i trurit tė intelegjencės filloi nė Rusinė e Leninit dhe tė Stalinit
dhe ku mė pak e ku mė shumė u zbatua nė tė gjitha vendet e kampit
komunist, gjė qė pėr konceptin demokratik tė Amerikanėve kjo dhunė
ishte e papranueshme. A mund tė pranohet tashti se kėto vende siē
ėshtė Rusia dhe sidomos Serbia nuk kanė investuar te aleatėt dhe
bashkėpunėtorėt e tyre nė Kosovė pėr tė drejtuar, tė gjitha
institucionet qė prodhojnė kaos e krizė sa herė qė ata duan.
Pėr zgjerimin e kufijve tė demokracisė,
pėrpjekjet Amerikane kanė triumfuar edhe nė kėto vende karshi
shkatrrimit njerėzor dhe intelektual qė bėhej vite me radhė. Po ashtu
pėrpjekja Amerikane pėr zgjerimin e kufijve tė demokracisė ka zėn vend
edhe nė Lindjen e Mesme dhe sidomos ne vendet e besimit islam tė cilat
nė rrethanat shoqėrore, politike e fetare janė larg standardeve tė
cilat hasen nė Evropė dhe sidomos nė Amerikė. Kėto vende dhe sidomos
ato nga Arabia Saudite kanė derdhur mjete tė mėdha pėr ngritjen
euforike dhe marramendse tė monumenteve fetare nė Kosovė dhe gati
tėrsisht e kanė ndryshuar edhe kulturen e besimit islam nė kėtė vend.
Kjo gjė ka ndodhur para syve tė tė gjitha
vendeve ndėrkombėtare pa u penguar fare dhe pa asnjė reagim a refuzim
tė kėtij ndryshimi nė identitetin kulturor e fetar qė ėshtė predikuar
nė Kosovė shekuj me radhė. Bile ska pasur asnjė reagim qė do tė qoj
peshė me u theksuar as nga shqiptarėt vendor tė kėtij besimi, e as nga
institucioni pėrkatės. Edhe kjo ēėshtje do analizė dhe gjakftohtėsi,
por jo sikurse krahasimet banale tė njė analisti shqiptar i frustruar
nė kėto rrjeta fondamentaliste se dhuna mbi Kishat e ritit ortodoks
qenka provokuar nga shkatrrimi i Xhamive nė Beograd e Nish. Kėto teza
janė me prapavijė dhe rreziqe tė shumta.
Natyrisht nė kuadėr tė kėsaj strategjie
pėr tė ndalur dhunėn etnike dhe vuajtjet njerėzore Amerika me shtetet
Aleate Europerėndimore patėn ndėrhyrė edhe kundėr makinerisė serbe.
Kurse pesė vjet mė vonė nė Kosovė, nga vet shqiptarėt shpėrtheu dhuna
dhe shkatrrimi kundrejt pasurisė sė vendit tė tyre dhe kundėr njė
etniteti i cili edhe nė rrethanat mė favorizuese pėr ta nuk ėshtė
ndier i qet dhe i lumtur pse jetonė nė Kosovė. Por dalin anakronike
deklaratat se qenkan zėnė nė befasi tė gjitha makanizmat vendor e
ndėrkombėtar nė kohėn kur pėr ēdo ditė nė TV-tė shqiptare plasoheshin
thirrje kundėr UNMIK-ut dhe KFOR-it , pasuan nė tėrė Kosovėn
demonstrata tė njė pas njėshme si dhe kanė ndodhur vrasje makabre tė
tė gjitha llojeve, bile pa u zbuluar asnjė rast. Por shkatrrimi
marramendės i ekonomisė, dhe sidomos propagand e shfrenuar e cila
vazhdimisht ka shkaktuar dhunė psikike te qytetarėt e Kosovės ėshtė
sindromi i sė keqės qė pėrflaku Kosovėn.
Propaganda e mjeteve tė informacionit
publik e kishte arritur kulmin dhe Amerikanėt nuk kanė ēfarė presin
nga kėto struktura tė cilat vazhdojnė kontinuitetin e kaosit
propagandistik dhe vijnė si mekanizma tė plotfuqishėm tė kohės sė
regjimit diktatorial tė Millosheviqit tė cilat nga dy pika
propaganduese pra luftės, pas saj i pushtuan tė gjitha Organizatat Jo
Qeveritare, tė gjitha televizionet dhe tė gjitha gazetat e perditshme.
Se kush janė sponzorėt e kėtyre mediumeve
nuk do mund tė madhė pėr tu ditur por nuk del jashtė trekėndshit
strategjik qė kanė qėndrim antiamerikan qė stimulojnė, OJQ-tė e
njėanėshme dhe mediumet informative pėr tė mbetur po ato struktura dhe
po tė njetat politika propagandistike si dhe tė njejtit analist? qė
dikur kanė theksuar se Rruga e vetme qė e qon Kosovės nė Evropė,
kalon nėpėr Beograd dhe kjo thėnje nuk ka pasur kuptimin gjeografik
por ka pasur kuptimin politik, kurse nga Bashkėsia Ndėrkombėtare nuk
ėshtė bėrė pėrpjekje qė tė ballancohen raportet, pėrkatsisht tė
sfidojnė kėtė propagandė me njė mendim tė ri, pra tjeterqysh pėr
Kosovėn.
E vetmja zgjidhje afatgjate dhe e
pranueshme do tė tė ishte plotsimi i kėrkesės formale qė e ka theksuar
vazhdimisht arkitekti i politikės paqsore tė Kosovės, kėrkesė kjo qė
kėtyre ditėve u konsumua edhe nga ata qė e kundershtonin dhe injoronin
ideologun e saj pėr pėrseritjen e vazhdueshme tė asaj ideje. Pra,
qoftė kjo edhe pavarsi e kushtėzuar?! Kurse KFOR-i e sidomos
Amerikanėt tė marrin rol udhėheqės nė tė gjitha sferat e jetės dhe tė
sigurisė nė mėnyrė qė ti korrigjojnė shumė gabime e defekte tė
qėllimta qė i kanė bėrė vendorėt dhe aleatėt e tyre nė kėtė kohė dhe
nė kėto hapsira.
Po ashtu ėshtė nevojė e domosdoshme tė
ndertohet njė mekanizėm propagandistik mė i fuqishėm (krejt tjetėr
fare nga ky qė ka Kosova), ose tė gjindej modusi i ristrukturimit tė
kėtij egzistues, pėr tė sfiduar propagandėn e gjertanishme pėr ti
mbrojtur, nė veēanti interesat demokratike tė tė gjitha komuniteteve
qė jetojnė nė Kosovė dhe tė mbrojnė interesat demokratike tė
Bashkėsisė Evropiane dhe tė Amerikės nė pėrgjithėsi.
Strategjia e domosdoshme pėr Kosovėn mund
tė detaizohen dhe madje tė ipet njė plan i zhvillimit global qė shumė
shpejt do tė nxirrte nga kriza madje tėrė rajonin, por opurtunizmi dhe
injorimi i ideve tė mira ėshtė ves i ballkanasve qė sikur njė sindrom
ka lėshuar rrėnjė edhe te ndėrkombėtarėt gjė qė nuk mund tė pritet
evulim pozitiv nė kėtė plan dhe as tė bėhen pėrpjekje mė tė mėdha
pėrveē tė kėsaj fjale publike.
_______
-
Sh. Dibarani:
shefqet.dibrani@bluewin.ch
-
*Tė
gjitha tė drejtat e ribotimit i takojnė autorit.
|