|
FHK ndihmoi parashkollorėt e IP Ardhmėria me 500 uro
Gjilan, 26 mars/TN/ Ilmi MUSLIU - Parashkollorėt e qerdhes
Ardhmėria 2 nė Gjilan janė ndihmuar me 500 uro nga Federata e
hendbdollit tė Kosovės. Kryetari i kėsaj federate, Mexhid Devaja tha
se mjetet janė grumbulluar nga ndeshja miqėsore e zhvilluar nė
Gjermani, ndėrmjet pėrfaqėsueses sė Kosovės dhe ekipit vendor tė
komunės sė Essenit.
Duke dorėzuar donacionin z. Devaja tha se vullneti pėr t`i pėrkrahur
kėta fėmijė ėshtė mė i madh se kjo ndihmė, tė cilėn ai e vlerėsoi
modeste. Ne bėmė diēka tė vogėl pėr ju dhe do tė jem i lumtur nėse
kjo ide jona fiton pėrkrahje edhe nga institucionet dhe organizatat
tjera, tha Kurtesh Devaja.
Drejtoresha Tylaj Hasanaj, duke shprehur falėnderim nė emėr tė
parashkollorėve tė Ardhmėria tha se ky ėshtė njė investim nė tė
ardhmen dhe veēmas ka falėnderuar pėrgjegjėsin e sportit tė komunės sė
Essenit nė Gjermani, z. Rudolf Jelinek.
Ajo ka
shprehur dėshirėn qė Ardhmėria 2 tė binjakėzohet me ndonjė nga
qerdhet e komunsės sė Essenit dhe kjo iniciativė u pėrkrahė edhe nga
kryetari i FHK, i cili premtoi se do ta pėrcjellė atė te pėrgjegjėsit
e atjeshėm.
-
Fėmijtė e qerdhes, edukatoret, pėrfaqėsuesi i bordit tė prindėrve
dhe drejtoresha kanė falėnderuar z. Kurtesh Devaja dhe atij i kanė
dhuruar njė punim tė parashkollorėve tė kėtij institucioni.
-
-
-
Pastrohet ambenti i kishės ortodokse, shkollės dhe ambulancės serbe
nė Gjilan
Gjilan, 26 mars/TN/ Ilmi MUSLIU - Tė rinj shqiptarė, serbė e turq,
anėtarė tė OJQ-sė "Lansdowne" nė Gjilan, kanė punuar tė premten
bashkarisht nė pastrimin e ambientit tė kishės ortodokse, shkollės dhe
ambulancės serbe nė Gjilan, duke dhėnė kėshtu njė shemull tė mirė tė
anagzhimit pėr krijimin e njė klime mirėbesimi e tolerance mes
komuniteteve, pas ngjarjeve tė 17 marsit.
Prifti,
por edhe serbėt lokalė kanė shprehur admirim pėr aksionin qė ka
ndėrmarrė kjo organizatė multietnike pėr pastrimin e hapėsirės sė
kishės ortodokse, e cila ka shpėtuar e padėmtuar, shkollės dhe
ambulancės, qė gjenden nė rrugėn e Prishtinės, e njohur si lagja
«Varosh», ku ėshtė i
pėrqendruar komuniteti serb.
Majori
Stiv Kramer nga kampi ushtarak amerikan, "Monteith", nė Gjilan tha se
"Lansdowne", me kėtė aksion po bėn njė punė tė mrekullueshme pėr
ndryshime pozitive pas asaj qė ndodhi javėn e kaluar. KFOR-i ėshtė
kėtu pėr sigurinė e tė gjithėve dhe fatmirėsisht nga java e kaluar,
nuk ka pasur ndonjė
incident, tha ai.
Do tė
bėjmė ēdo gjė qė njerėzit tė jenė tė sigurtė kėtu dhe me ndihmen e
qytetarėve e tė komunės, tė zhvendosurit tė kthehen nė shtėpitė e
tyre. Ndonėse situata duket mė e qetė, ne do tė vazhdojmė tė jemi
prezent kėtu, qė qytetarėt serbė tė ndjehen tė sigurtė, tha majori
Kramer.
Prifti i
kishės ortodokse serbe nė Gjilan, Svetislav Trajkoviq, duke shprehur
pėrkrahje pėr aksionin tha se ėshtė iniciativė e mirė, por duhet tė
ndėrmiren edhe hapa tjerė pėr pėrmirėsimin dhe normalizimin e jetės sė
serbėve kėtu. Tė zhvendosurit duan dhe duhet tė kthehen nė shtėpitė e
tyre. "Besoj nė angazhimin e udhėheqjes komunale pėr normalizimin e
situatės ", tha ai.
Pėrgjegjėsi i OJQ "Lansdowne", Shaban Terziu, tha se kemi ndėrmarrė
kėtė aksion nė bashkpunim me pėrfaqėsues tė shoqėrisė civile, partitė
politike, komunėn, KFOR-in dhe SHPK-nė. Duam t'i dėshmojmė bashkėsisė
ndėrkombėtare dhe tė gjithė popujve qė jetojnė kėtu se ne do tė
punojmė qė ky vend tė jetė i tė gjithėve dhe ku mund tė jetojnė tė
gjithė nė liri dhe pa frikė.
Nė Zhegėr u hapė qendra trajnuese
Gjilan, 26 mars/TN/ Ilmi MUSLIU - Nė fshatin Zhegėr tė komunės sė
Gjilanit, tė premten ėshtė hapur qendra trajnuese, ku tė rinjtė e
atjeshėm do tė kenė mundėsi pėr ngritje tė aftėsive tė tyre nė disa
lėmi. Projekti, nė vlerė prej 17 mijė e 272 uro, ėshtė financuar nga
KFOS (Fondacioni pėr shoqėri tė hapur), Organizata kanadeze KLIP dhe
komuna e Gjilanit. Qendra ėhtė e pajisur me 10 kompjuterė dhe ka rrjet
tė internetit.
Alban Rrahmani, ushtrues i detyrės sė menaxherit tė shtėpisė sė
kulturės «Idriz Seferi» nė Zhegėr, nė njė fjalė rasti para tė
pranishmėve tha se qendra do tė jetė njė vatėr e rėndėsishme e
aftėsimit dhe e pėrgatitjes profesionale pėr tė rinjtė e Zhegrės dhe
tė rrethinės, ku ata do tė mund tė pėrfitojnė njohuri pėrmes kurseve
nė lėmi tė ndryshme, qė nga informatika, kontabiliteti, mėsimi i
gjuhėve tė huaja e tė tjera.
Ndėrkaq, Muhamet Haliti nga «Dardanica» tha se qendra ka pėr qėllim tė
ndihmojė nė ngritjen e komunitetit tė Zhegrės, duke pėrgatitur tė
rinjtė pėr tregun e punės. Sipas tij nė kėtė qendėr sivjet parashihet
t`i ndjekin trajnimet rreth 400 vijues.
Edhe Luan Shllaku, pėrgjegjės i KFOS-it tha se shpresojmė qė nė kėtė
mėnyrė mund t`i ndihmojmė mė sė miri tė rinjtė qė ata tė kenė njė
ambient tė pėrshtatshėm pėr punė dhe trajnim nė profesione tė
ndryshme.
Bali Sahiti drejtor pėr kulturė, rini e sport premtoi se komuna do tė
ndihmojė nė hapjen e qendrave tė kėtilla edhe nėpėr fshatrat tjera mė
tė mėdha si nė Cėrrnicė, Pogragjė, Bresalc e tė tjera.
Qendra trajnuese nė Zhegėr, ėshtė pėruruar nga Bujar Haziri, zyrtar
pėr rini dhe Luan Shllaku, pėrfaqėseus i KFOS-it. Z. Haziri ka
theksuar se ndihma pėr rininė nuk do tė mungojė asnjėherė dhe komuna
nuk do tė kursehet ta bėjė kėtė sa herė qė ėshtė e nevojshme.
|
|