|
26 nars 2004 / TN
Edison
YPI
"Si mė
le e nuk mė the
", "Lemė tė tė puth, pastaj tė vdes", "E urrej
shiun....", "I urrej lotėt...", "Buza mu tha pa tė puthur..." kėnduar
nga njomėcakė e njomėcake dhjetvjeēarė, e plot tė tjera herezi
sentimentale zemėrējerrėse, lotndjellėse e shpirtgjakosėse, plot
rėnkime dashurore si kėto e mė tė thukėta se kėto mund t'i dėgjojė e
shohė sot nė njė ekran TV ē'do shqiptar anekėnd botės. Dhe prindėrit
respektivė, nė po atė sallė a studio ku biri a bijėza lotojnė pėr
dashurinė nė moshėn parapubertale sikur tė ishin njėzet a tridhjet
vjeē, ndjekin me buzėqeshje tė ēaplyera ēapliniane spektaklin e
turpit.
Qeshni
prindėr, qeshni tek dėgjoni bijėzėn tė kėndojė kėngėt e ndaluara tė
rinisė tuaj tė munguar, si tė doni, ēaplinisht apo kompraēikosisht,
veē ta dini, kur bijėza dhjetvjeēare e cila tani j'u duket se kėndon
aq bukur pėr dashurinė, kur tė bėhet pesėmbėdhjetė do t'u kthehet nė
shtėpi mė tre tė mėngjezit a pas tre ditėsh, kur tė bėhet njėzet zor
se do kuptohet a ėshtė njėzet a dyzet, e kur tė bėhet tridhjetė, sy e
shpirt e zemėr tharė tashmė, nuk do duket mė pak se pesėdhjetė pėr
shkak tė pesėdhjetmijė aventurave. Do nisni tė ankoheni athere duke
bėrė dėrr-dėrr, por dėrr-dėrrave tuaj tė pėshtirė ankimtar moralistik
nuk do t'ja vėrė veshin kush, sepse do t'i ketė marrė lumi tė gjitha,
edhe birin a bijėzėn tuaj, edhe ju, edhe ferrėn edhe uratėn.
Ja edhe
diēka qė na mungonte e s'e kishim ditur, ja edhe njė kusur qė na kish'
mbetur pa hequr, ja dhe telepalaēollėku i fundit; "Gjeniu i Vogėl". Tė
jesh nja dhjetė vjeē, diēka mė tepėr a mė pak, tė dish tė kėndosh,
qoftė edhe kotmėkot, kaq mjafton tė marėsh pjesė nė kėtė garė
"gjeniale" turpi.
Si, si
t'ja spjegoj nipit trembėdhjetėvjeēar kėtė ēorroditje, kėtė ēorap,
kėtė ēthurje, kėtė ēmėnduri ?! Ēfarė t'i them atij i cili sot po
patakset pėrpara njė ekrani ndėrkohė qė sheh se nė Shqipėri, Kosovė e
Maqedoni, mund tė shquhesh, madje tė shpallesh edhe "Gjeni" duke vetėm
kėnduar dhe kurgjė tjetėr ?! Po marr shėmbull nipin sepse atė e njoh
mė mirė. S'do mėnt se tė tjerė si nipi im ka me mijėra.
Si mund
ta ftilloj pra nipin rreth kėsaj katrahure "edukative", ēfarė t'i
kėshilloj atij i cili qysh para katėr viteve dinte pėrmendėsh krejt
gjeografinė e botės, sot, veē Historisė sė Shqipėrisė nė majė tė
gishtave, krejt historinė e Romės e tė Greqisė sė lashtė, historinė e
Kristianizmit, Islamizmit, historinė e Anglisė, Rusisė, Turqisė,
Lindjes sė Largėt; Kinės, Mongolisė, Japonisė, luftėrat, mbretėrit,
perandorėt, krushqitė, me emra, me data me tė gjitha, atij, i cili ta
thotė pėrmendėsh Mesharin e Gjon Buzukut, ta shqipton rrjedhshėm
alfabetin mbrapsht nga Z-a tek A-ja, ta bėn pėr pesė minuta njė listė
me pesėdhjetė kompozitorėt mė tė mėdhenj tė tė gjitha kohėrave, atij
qė flet dhe shkruan Shqip mė korrekt se tė paktėn gjysma e krejt
shqipshkruesve, atij qė flet dy gjuhė tė huaja, atij qė zverdhet dhe
buza i dridhet kur bije fjala pėr djegjen e Bibliotekės sė
Aleksandrisė, atij tė cilit po i rėndohet ē'do ditė balli nga tėrė
kėto e pafund tė tjera e tė tjera, atij qė, pas gjith' kėtyre,
shpreson diē tė bėhet vetėm aty nga tė tridhjetat. Nga ta zė, nga ta
nis, si t'ja argumentoj pse i duhen tėrė kėto dhe nuk ėshtė lodhur kot
?!
Naimit
kėto ditė sigurisht po i lėvizin kockat nė varr. Si e ka thėnė
frashėrlliu; "Se drit' e diturisė nė gropė do na shtjerė" ?! Ashtu e
ka thėnė, ė ?! Ku pyesin kopanėt tanė pėr Naim e Lasgush a derėzi.
Kėta organizatorė, kėta programatorė, kėta regjizorė, kėta skenaristė,
kėta derra, kėta horra, kėta morra, kokėn, me tallash, zhavorr, pleh,
a bosh e kanė ?! Dhjetvjeēarėt e sotėm, nė pranverė tė '97-ės, kur
psikika e tyre nga krismat e kallashit dhe tritolave u plagos, ndoshta
pėrgjithmonė, ishin vetėm tre vjeē. Tani, pa arritur ende ne pubertet,
u dashka qė pėr shkak tė idiotsisė tė disa telepisave telemashtruesa
tė traumatizohen pėrsėri, ata vetė dhe mijėra e mijėra tė tjerė qė i
shohin Apo thua trauma duhet tė vazhdojė sepse shqiptari punėn e nisur
nuk e ka zakon t'a lėrė pėrgjysėm ?!
Sipas
telepisave, i bije qė gjenialiteti shqiptar tė ketė humbur kot deri
tani. Ndėr shqiptarė, ata qė kėndojnė e kėrcejnė me gjith' shpirt,
dihet cilėt janė; Ezmerėt, zeshkanėt. Anės Lumit tė Tiranės,
rretheqark Durrėsit, nė Kume tė Vlorės, nė qėndėr tė Korēės, nė hyrje
tė Shkodrės etj. Shko se ke atje gjeni tė qefit sa tė duash, duke
kėrcyer, duke kėnduar, duke lotuar, tė mėdhej e tė vegjėl, me vegla e
pa vegla, me kitarra, mandolina, fyej, kallama nėpėr duar i ke, me
shtėpi e pa shtėpi, si t'i duash. Dikush mund tė thotė; "Lena ore tani
me gjith' kėto, le tė kėndojnė e kėrcejnė edhe ata mė pak zeshkanėt,
le tė kėmbehen talentet, kulturat". Mir' or tarallak vulėhumbur mir',
le tė kėmbehen kulturat B & W dhe ngjyrat dhe nuancat, por halli se
kėshtu si po e bėn ti kėtė punė mund tė ngjasė si me Ainshtainin njė
herė kur njė bukuroshe hollivudiane i kėrkoi tė martohej me tė. Hajde,
i tha, tė martohemi bashkė tė bėjmė njė fėmijė qė tė dali mė surratin
tim dhe trurin tėnd. Mirė, j'u pėrgjegj "Gjeniu i Madh" i Fizikės
"Gjenisė sė Vogėl" tė filmit, por ka njė problem, si i bėhet po doli
me trutė e tu dhe me surratin tim ?!
E ē'na
ka gjet' ne tė zestė e bardhė ! Sikur ishin pak gjithato turpe qė
shohin kalamajtė shqiptarė gjith' ditėn e gjith' natėn nėpėr gjithato
kanale TV. Edhe kjo duhej. Sikur s'mjaftonin gjithato 900-a, ato
lodrat me ato dy fotografitė identike tė sė njėjtės bukuroshe me njė
ndryshim fare-fare tė vogėl qė mezi vihet re, por qė po e vure re
fiton miliona ama. E meqėnėse milionat nuk fitohen kurrė prej askujt,
nė fund, drejtuesja e lodrės ja heq vetė merakun, mes tjerėve edhe
dhjetvjeēarėve qė kanė mbajtur frymėn me gurrmazin pa pėshtymė tharė
nga habia duke shqyejnė sytė ku ėshtė ai dreq ndryshimi; I shikoni ato
breēkat shumė-shumė tė ngushta, ato rrypat, spjegon alka,
prezantuesja. Po ? OK. Shihini mirė, nė njėrėn foto rrypi ėshtė edhe
mė i ngushtė. Po rrypi rryp ėshtė, si mund t'ja mas diametrin, pėr mė
tepėr nė atė vėnd aq delikat ?! pyesin veten telerrypat. Ehu, loja ka
mbaruar, tani ke pėrpara dy foto tė tjera edhe mė identike, pa rryp
fare. Kėtyre hajde gjejua ndryshimin dhe diametrin po munde.
Forca
shejtanbudallenj, sharlatanė tė kulturės, ēakaj tė parasė, jepini o
burra, hidhni bomba atomike mbi kokat e kalamajve shqiptarė, "tė tė
gjitha trevave", ujė tė zi nxirrini, kontribuoni qė nė tė ardhmen tė
mos mund tė thuhet "S'ka burra shteti Shqipėria". Tani s'para ka, por
do tė ketė me siguri, do tė jenė kėta monstrat qė po pėrgatitni ju.
Fėmijėt e etur pėr dituri e dritė, mos i lejoni tė bien nė pesimizėm,
budallenjtė si nipi im pėr shembull, ata qė brengosen pėr; "Kufizimin
dėshpėrues tė mėndjes njerėzore". Mėsojuni njomcakėt shqiptarė;
"Pafundėsinė lumturuese tė pėrfitimit nga kufizimi i mėndjes
njerėzore". Sakėn se i lejoni tė bijen nė kurthet e batakēinjve Naim,
Lasgush, Konicė, Kadare. Lere ē'thotė ai Ainshtaini qė ja prishi qefin
asaj bukuroshes; "Gjeniu ėshtė njė afrikan qė ėndėrron mbi dėborė".
Dėngla, poezi pėr tė frymėzuar breza tė ri. Ēa po na duhen brezat e
rinj. Tula tė rinj, tyēa tė rinj, rrypa tė rinj, ushkurė tė rinj, ata
kemi mangut.
|
|