| |
 |
|
KULTURĖ
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
|
|
|
| |
Zbulime albanologjike nė veri tė Danubit |
|
| |
Njė
vepėr e panjohur pėr shpirtin shqiptar:
|
|
| |
SPRE
ALBANIA (DREJT SHQIPĖRISĖ), BUKURESHT, 1905)
|
|
|
|
|
|
|
|
|
-
26 mars 2004 / TN
-
-
Libri i Constantin Constantes ėshtė njė nga veprat e
shumta bukureshtare, qė mbron interesat e kombit shqiptar: Le tė
pėrmendet me kėtė rast fakti, se flas pėr Shqipėrinė e Veriut, qė
pėrfshin krejt vilajetin e Kosovės dhe njė pjesė tė vilajetit tė
Manastirit, dhe i cili dallohet pėr tepėr nga Shqipėria e Jugut, e
formuar nga dy vilajete tjera: Janina dhe Shkodra, tė shtrira
pėrgjatė brigjeve tė Adriatikut. Fati i shqiptarėve dhe rumunėve,
autorit i duket identik: dy popuj tė kėrcėnuar me gėlltitje, nga
barbaria turke, dhe nga uragani sllav. Kur vjen fjala pėr
Kosovėn, po qe se Shqiptarėt janė popullata autokotone, ndėrsa
sllavėt kanė vėrshuar pėrmbi ta, atėherė serbėt duhet ta kuptojnė se
pretendimet e tyre, janė jo vetėm tė ekzagjeruara, por edhe absurde
. Edhepse e shkruar para njė shekulli, nė njė gjuhė tė huaj, kjo
vepėr paraqet interes tė veēantė pėr studjuesit e albanologjisė.
Pothuajse nė ēdo faqe tė saj, defilon dashuria ndaj Shqipėrisė dhe
shpirtit shqiptar.
-
-
Shkruan: Baki YMERI, Bukuresht
-
-
Nuk
mund ta trasosh ardhmėrinė, pa e njohur tė shkuarėn
-
-
Njė
ndėr librat e vjetėr dhe tė rrallė, qė ta mundėson njė njohje tė
kėtillė, ėshtė edhe vepra monumentale e autorit bukureshtar,
Constantin S. Constante: Spre Albania (Drejt Shqipėrisė).
Fjala ėshtė pėr njė spektėr subjektesh, tė sitematizuara
shkencėrisht nė njė monografi prej 211 faqesh, me njė ballinė qė ta
pėrkujton shqiptarin e kohės sė Rexhep Vokės (1905). U botua nė
Bukuresht para 99 vitesh, dhe u ribotua dy vjet mė vonė, me tė
njėjtėn pėrmbajtje, nė njė shtypshkronjė tė re, dhe me njė ballinė
tė re (1907). Njė ekzemplar i saj ruhet nė Bibliotekėn e Akademisė
Rumune. Autori ishte shkrimtar rumun me prejardhje vllahe nga
Maqedonia.
-
-
U lind
nė Ohėr, mė 1877, dhe vdiq nė Bukuresht, mė 1964. Nuk e dimė nė e
dinė ndėrkombėtarėt, se komunistėt maqedonė, si produkt i
pansllavizmit sovjetik, pėr ta justifikuar sintagmėn makedonsko
ime nema da zagine, i fshinė nga faqja e dheut, varrezat vllahe
nė qendėr tė Ohrit. Sot e kėsaj, dite jetojnė nė Bukuresht, dy
vajzat e autorit: Viorika Mojsul, dhe Lena Konstante, kjo e fundit
duke patur 95 vjet, njė kujtesė tė kthjelltė, dhe njė numėr tė
konsideruar veprash letrare. Pos librit mbi Shqipėrinė, babai i saj
ka botuar edhe njė serė librash tė tjerė mbi rumunėt e Timokut
(1907, 1929, 1943), kujtime nga Maqedonia (1939), njė fjalor
turqisht-bullgarisht-rumanisht, si dhe njė monografi mbi Selanikun.
Ėshtė njė nga veprat e shumta bukureshtare, qė mbron interesat e
kombit shqiptar.
-
-
Edhepse
e shkruar para njė shekulli nė njė gjuhė tė huaj, kjo vepėr paraqet
interes tė veēantė pėr studjuesit e albanologjisė. Pothuajse nė ēdo
faqe tė saj, defilon dashuria ndaj Shqipėrisė dhe shpirtit shqiptar.
Qysh nė kuadrin e parathėnies, Epoka e re, autori thekson
faktin se kauzat inedpendente, ishin ato qė e shtynė ti
reket rrugėtimit pėr nė jug tė Danubit. Pas kthimit nė atdhe,
vendosa ti botoj pėrshtypjet qė mi sugjeroi studimi i
propagandave tė ndryshme qė e preknin terenin e Shqipėrisė Lindore,
ku qesh angazhuar tė themeloj njė shkollė rumune nė Prizren, dhe tė
afirmoj, traditat dhe doket shqiptare, pothuajse tė panjohura pėr
popullin rumun, dhe publikun lexues. Dhe meqė fati i popullit rumun
ėshtė i ngjashėm me atė tė popullit shqiptar, mendoj se bėj njė
shėrbim tė shenjtė, duke ia bėrė tė njohur vendit tim, dhe sidomos
njerėzve tanė politikė, me shpresė se ndoshta kėshtusoj, do tė arrij
ta zgjoj interesin, pėr njė popull qė meriton vėmendjen tonė tė
sinqertė. Admirimin e autorit ndaj kauzės shqiptare, e
konfirmojnė edhe letrat e tij, ende tė pabotuara, qė ia dėrgonte
Nikolla Naēos nga Shkupi, pėrgjatė vitit 1900.
-
-
Vepra e
Konstantin Konstantes mbi Shqipėrinė Lindore (Kosova nė jug dhe veri
tė Sharrit), ndahet nė katėr kaptina. Nė tė parėn bėhet fjalė pėr
impresione, zakone dhe tradita, pėr konsiderata hitorike dhe
gjeografike, pėr njerėz dhe fakte, pėr luftėrat ndėrmjet helenizmit
dhe sllavizmit, pėr bullgarėt e serbėt, pėr propagandėn serbe, pėr
qėndrimin e rumunėve ndaj grekėve dhe bullgarėve. Kaptina e dytė
trajton do subjekte mbi Fushėn e Kosovės, moralin dhe logjikėn
shqiptare, mbi Prizrenin dhe lėvizjen shqiptare, mbi Serbinė e
Vjetėr dhe propagandat austriake. Nė kaptinėn e tretė lexuesi kėnaq
shpirtin duke lexuar subjektet: Shqipėria dhe Shqiptarėt,
Shqiptarėt dhe islamizmi, Martesa, lindja dhe vdekja, Psikologjia e
Shqiptarėve, Besa-besė. Kaptina e fundit pėrfshin konkluzionet:
Ndjenja kombėtare e Shqiptarėve, Themelimi i shoqėrive tė para
kulturore, Lėvizja kulturore dhe qeveria Osmane, Autonomia e
Shqipėrisė, Prenk-Bib-Doda, Shqiptarėt grekomanė, Alfabeti shqiptar,
Vėllezėrit Frashėri, Shqiptarėt dhe propaganda rumune nė Maqedoni,
Procesi i asimilimit ndėrmjet rumunėve dhe shqiptarėve, Njė manifest
shqiptar, Superioriteti i Shqiptarėve dhe Rumunėve ndaj tė gjitha
nacionaliteteve tė tjera, Njė shtet Albano- Rumun.
-
-
Ligjet e perandorisė nuk kanė kurrfarė vlere nė Shqipėri
-
-
Profiterėt e deridjeshėm tė buxhetit bolshevik, sot na janė bėrė
profiterė tė diasporės, duke duke e thithur djersėn e kombit
shqiptar. Ka kodra e kodra mes njė kopili komunist, qė e braktis
Shqipėrinė, dhe vjen nė veri tė Danubit pėr tė kultivuar
kodoshllėkun, duke shkruar njė
libėr tė dobėt pėr vllehėt,
dhe
autorit vllah tė kėtij libri, qė shkon nė jug tė Danubit, pėr tė
shkruar njė libėr tė mirė pėr shqiptarėt. Si e konsideron autori nė
fjalė, vendlindjen e Kolė Bojaxhiut? Para se tė vazhdoj rrugėn
pėr nė Prizren tė Shqipėrisė Lindore, u ndala disa ditė nė Shkup.
Qėndrimi im i kėtushėm arsyetohej me faktin se duhej ta rishoh
familjen time, e vendosur kėtu nga komuna e Krushovės, qė nga viti
1870. Nė anėn tjetėr, kisha nevojė pėr tu armatosur me rekomandimet
e nevojshme pėr misionin tim, pėr autoritetet e Prizrenit,...dhe
sidomos pėr prijsit Shqiptarė, fjala e tė cilėve ėshtė vendimtare nė
ēėshtjet administrative apo gjyqėsore, ngase, siē do tė shohim mė
poshtė (kur do tė merremi me jetėn dhe zakonet e Shqiptarėve),
ligjet e perandorisė nuk kanė kurrfarė vlere nė Shqipėri, ku ēdo gjė
bėhet sipas zakoneve tė konsakruara nė praktikė, qė nga kohėt e
pambajtura mend(9).
-
-
Nė
vazhdim autori e pėrshkruan Shkupin ku ka kaluar pjesėn mė tė madhe
tė fėmijėrisė. Shkupi paraqet njė rėndėsi tė veēantė pėrmes
fakti se ėshtė qendra tregtare e Shqipėrisė Veriore, dhe nė tė
njėjtėn kohė, qendra e pikėpjekjes sė propagandave qė i kanė
drejtuar shikimet kah porti i Selanikut, dhe qytetet e brigjeve tė
Adriatikut (11). Duke u ndodhur nė njė kryqėzim rrugėsh mes
Lindjes dhe Perėndimit, Veriut dhe Jugut, Shkupi pėrgjatė historisė
u bė vatėr shkollash, kishash e diplomacishė. Tė gjithė rendnin pas
tij pėr ta pėrvetsuar, sidomos Serbia, Bullgaria dhe Austria. Autori
e pėrshkruan Sharrin si njė kėshtjellė vargmalesh, si dhe
Vardarin si pikėndarja e Shqipėrisė Lindore nga Maqedonia,
...qė buron nė fshatin Vrut (ar. i dashur), rrėzė malit
Vllajnicė, si njė pjesė e Sharrit, e dominuar nga platoja magjepse e
Bunecit (rum.i mirė). Ku fshihet misteri? pyet
autori bukureshtar. Pėrmes cilave rrethana mbetėn kėto emra?
(13). Pasi e ndėrlidh Shkupin me periudhėn ilire tė Justinianit,
pasi deshifron mbishkrimet romake tė do pllakave antike, Konstante
thekson se Shqipėria Lindore ishte e kolonizuar dikurė, nga
stėrgjyshėrit tanė (19).
-
-
Mos
vallė nga kjo periudhė, e stėrgjyshėrve romakė, kanė mbetur edhe
do toponime tjera si: Gajre (nga gara ), Vica (nga vita),
Llumnica (nga lumina)? Pasojnė fragmente mbi pushtimin osman, mbi
mėrgimin drejt Rumanisė si pasojė e varfėrisė, mbi manipulimet e
pansllavizmit nė Ballkan, mbi serbėt dhe bullgarėt e pėrkrahur nga
Rusia, mbi serbizimin e bullgarėve tė Maqedonisė, mbi influencat e
helenizmit, mbi propagandat serbe ndaj Kosovės. Pėrmes
publikimeve tė ndryshme kontinuitive, Bullgarėt pėrpiqen tani tė
dėshmojnė sa historikisht po aq edhe filologjikisht, bullgaritetin e
sllavėve tė Maqedonisė, sidomos atė pjesė tė vilajetit tė Kosovės,
tė cilėn serbėt e quajnė Serbia e Vjetėr (45). Autori synon tė
njohė jetėn e arumunėve tė Krushovės, dhe militon pėr hapjen e njė
shkolle rumune nė Shkup, bėn fjalė pėr shkombėtarizimin e
shqiptarėve dhe arumunėve nga ana e grekėve dhe bullgarėve, dhe mė
nė fund, niset pėr nė Kosovė. E gjithė kjo ndodh pėrgjatė vitit
1905.
-
-
Rruga pėr nė Kosovė
-
-
Nė
kaptinėn e dytė, Drejt Fushės sė Kosovės, pėrshkruan nisjen
pėr nė Ferizaj, nė gjirin e njė treni tė vjetėr. Linja
hekurudhore qė shkon nga Shkupi nė Mitrovicė, qarkullon vetėm dy
herė nė javė. Njė vagon i vetėm i kl.tė dytė, dhe disa vagonė tė kl.
tė III-tė, tė pėrngjitura pėr trungun e njė treni mallrash, janė tė
denja pėr administratėn e hekurudhės orientale, dhe sidomos pėr
udhėtarėt qė i shfrytėzojnė. Tė gjitha vagonat e dalė nga pėrdorimi
nė kėtė linjė, shfrytėzohen pėr transportimin e bujqve Arnautė
(65). Treni asokohe qarkullonte dy herė nė javė, dhe mu kjo ndikonte
qė tė ketė njė tollovi tė madhe udhėtarėsh... Pėr ndryshe,
pėrveē Arnautėve, qė formojnė pothuajse krejt klientelėn e rregullt
tė kėsaj linje, janė edhe Serbėt, qė gjenden tė shpėrndarė, duke
bashkėjetuar me Shqiptarėt, nė krejt Shqipėrinė e Veriut (vis i
okupuar dikurė, edhe nga Knjazėt serbė, gjė pėr tė cilėn, edhe sot
vazhdojnė ta konsiderojnė si Serbi e Vjetėr) (66). Si e
pėrshkruan autori bukureshtar, sallėn e pritjes nė stacionin
hekurudhor? Porsi nė film: njė film dokumentar i fillmshekullit XX:
-
-
Poshtė,
tė hedhur nė parregullsi tė madhe, gjendej njė grumbull i madh
hejbeshė tė lėkurės, pėrndryshe, tė punuara me njėfarė shije
artistike orientale. Nė tė djathtė e nė tė mėngjėr, njė grumbull
thasėsh me gjithfarė mallėrash. Mėnjanė grumbuj batash (kėpucė prej
gome), tejmatanė dengje tėrkuzash, gjithfarė mallėrash tė tjera qė
i kishin marrė me vete, me shpresė se nuk do tė vėrehen nga
kontrollorėt, qė tė shpėtojnė kėsisoj nga taksat e bagazheve, e
gjithė kjo ta jepte panoramėn e njė pazari osman, dhe assesi tė njė
sallė pritjeje, tė njė stacion hekurudhor. Udhėtarėt, tė mbėshtetur
mbi thasė, me cigare nė gojė, shpėrndajnė valė tymi, duke e mbushur
sallėn, deri nė gulēitje. Pjesa dėrmuese e tyre janė Arnautė, tė
veshur nė kostume e tyre kombėtare; qytetarėt mbajnė do shallvare
tė gjera prej pėlhure tė kaltėrt apo tė kuqe, njė mintan nė formė
sakoje, i qėndisur me fije mėndafshi, njėfarė ibrishini me do
pulla tė mėdha. Nė kokė mbajnė njė fes tė kuq e tė gjerė, ndėrsa nga
maja e kokės, dmth. e fesit, lėshohet deri mbi supe, njė fjongo e
madhe, qė peshon pėrmbi njė kgr. Fshatarėt shqiptarė, sipas
autorit, janė disi mė tė thjeshtė nė veshje, dhe mbajnė do
shallvare tė ngushta prej shajaku tė bardhė apo tė zi, tė qėndisur
nga xhepat e deri poshtė, me do fije gajtani; njė mintan prej leshi,
dhe pėrmbi tė njė lurkė tė shkurtė, e zezė, me njėfarė jake, e cila
kur bie shi, mbėrthehet nė dy skaje, dhe shndėrrohet nė kėsulė
(67).
-
-
Nė kėtė
turmė udhėtarėsh qė ishin nisur me tren, autori takohet me njė
plakush gjakovar (Qerim Aga). Pasi i la hejbetė nėn kanape, dhe
do dengje tjera me mall, u ul kėmbėkryq nė njė qosh, dhe pastaj,
duke u drejtuar kah ne, na uroi tradicionalisht Udhaembarė!, tė
cilės ne, me modesti tė veēantė iu pėrgjigjėm Tungjatjeta!.
Nuk kaloi asnjė minutė dhe plaku, e hapi njė pungė tė madhe, qė e
mbante nė brez, brez i qėndisur me fije ari, i thurri tre cigare tė
mėdha sa gishti i madh, dhe pasi e vu njėrėn nė llullė, e ndezi, dhe
pastaj na ofroi edhe neve nga njė. Edhepse si duronte shtjegullat
e tymit, autori duke i njohur traditat shqiptare, e merr cigaren pa
kurrfarė refuzimi. Refuzimi te Shqiptarėt konsiderohet si
ofendim, dhe kėtė e dija nga Shqiptarėt e Shkupit, qė numerikisht
janė tė shumtė (69). E pėrshkruan sinqeritetin, pamjen,
trimėrinė dhe Besėn shqiptare. Pothuajse krejt Shqiptarėt e
Shqipėrisė Veriore, janė pėrnga shtati mė tė lartė se tė tjerėt, me
do krahė tė gjerė qė reflektojnė trimėri, me gjoksin e mbuluar me
lesh tė dendur, tė hapur ndaj diellit dhe ngricės, me do sy tė
mėdhenj e tė shndritshėm, tė inkuadruar nga do qerpikė tė dendur, me
fytyrėn e djegur nga dielli; thuajse para teje ke njė gjigand i
gatshėm tė tė qesė pėrtoke me duart e tij, dhe kjo frikė shtohet kur
duke e takuar nė rrugė, je i detyruar ta shikosh drejt e nė sy, dhe
ti pėrgjigjesh pėrshėndetjes sė tij tradicionale Tungjatjeta!
(84).
-
-
Nė
Shqipėri, sipas autorit, ēėshtjet kryesore qė komentohen pėrgjatė
ditės, janė hakmarrja, ndonjė krim, ndonjė vjedhje e
rėndėsishme, apo rrėmbimi i ndonjė tregtari tė pasur. Sipas
tij, tė gjithė, madje edhe Shqiptarėt e krishterė, vuajnė nga
Shqiptarėt myslimanė. Kėta tė fundit, qė nuk janė myslimanė, veēse
me emrin dhe pėrmes faktit tė synetllėkut, pėrmes konvertimit tė
tyre nė islamizėm, e kanė rruajtur tėrė pavarėsinė e tyre, ashtu siē
e kanė trashėguar nga gjysh-stėrgjyshėrit. Pėrmes njė fakti tė
kėtillė, ata i terrorizojnė ata tė cilėt krishtėrimi ua ka ngritur
tė drejtėn pėr tė mbajtur armė (70-71). Duke deshifruar
letėrkembimin elektronik, konstatojmė se edhe pas njė shekulli, kemi
sivėllezėr tė atillė, qė edhe nė kohė tė paqės, keqpėrdorin
armėt dhe uniformat ushtarake shqiptare, duke e njollosur dinjitetin
e shqiptarit, pėrmes hakmarrjes politike, hajdutllėkut, dhunės, dhe
kriminalitetit. Kur kalojmė para varreve tė dėshmorėve qė dhanė
jetėn pėr liri, stėrkuqemi nga turpi qė na ka kapluar, si pasojė e
kopilave tė kombit, thekson nė letrėn e tij, njėri nga
luftėtarėt e lirisė. Se ējanė duke bėrė shqiptarėt dhe
ndėrkombėtarėt, pėr identifikimin dhe shpartallimin e tyre, kėtė
vetėm ata e dinė.
-
-
Shqiptari se duron shkeljen e fjalės, padrejtėsinė dhe imoralitetin
-
-
Autorin
e impresionojnė shqiptarėt katolikė tė Mirditės, dhe e shqetson
fakti se gruaja dhe fėmijėt te Shqiptarėt, konsiderohen si do
skllevėr tė mirė vetėm pėr punė. Nė kuadrin e kaptinės Morali dhe
logjika te Shqiptarėt (75-91), pėrshkruhet sinqeriteti dhe
ndershmėria ndėr shqiptarė. Shkelja e fjalės sė dhėnė,
konsiderohet si njė ēnderim i atillė, qė ia jep secilit tė drejtėn,
ta pėrmirėsojė pėrmes armės. Pse? Ngase te Shqiptarėt,
derisa drejtėsia bazohet te fuqia e mė tė fuqishmit, padrejtėsia dhe
imoraliteti dėnohen vetėm nga ata qė janė viktimė e tyre, ndėrsa
shkelja e fjalės sė dhėnė, ėshtė njė thesar i shenjtė, dhe ajo
ndėshkohet nga pushteti publik: pra nga krejt fisi nė tė cilin bėn
pjesė individi (80). Nga Ferizaji deri nė Prizren, rruga me
karrocė zgjat 12 orė. Mahnitet nga hijeshitė e natyrės, dhe kėtė e
vėren edhe karocieri shqiptar: Po, Shqipėria ime ėshtė e bukur,
ia kthen ai, i pėrgėzuar nga komplimentet, ngase asnjė vend
tjetėr nuk mund tė jetė mė i bukur, por ėshtė e varfėr dhe nuk na
jep bereqet tė mjaftueshėm. -Nuk jua jep kafshatėn pėr tė
cilėn keni nevojė, ia kthen autori, ngase nuk dėshironi ta
punoni dheun e saj tė plleshėm; ngase nuk dini ti shfrytėzoni
pasuritė e saj tė brendshme; ngase nuk dini tė shfrytėzoni pyjet saj
shekullorė, tė cilat sot u shėrbejnė si strehė, vetėm kafshėve tė
egra dhe hajdutėve. Por, ditėn kur pllugu do ta lėvrojė kėtė truall
tė virgjerė, (...) atėherė do tė kini bereqet tė mjaftueshėm, turmat
do tė shumėzohen, ndėrsa paqja dhe qetėsia do ta zėvendėsojnė
terrorin dhe pėrēarjen, atėherė populli shqiptar, populli trim
shqiptar, do tė ringjallet nga vdekshmėria(89).
-
-
Shqiptarėt, sipas kėtij autori bukureshtar, janė tė menēur pėrnga
natyra, por kanė mbetur pa kulturė. Ata nuk i kuptojnė ata qė flasin
me tė madhe pėr pavarėsinė e Shqipėrisė, ngase, faktikisht ata
janė tė pavarur, duke mos patur kurrfarė lidhjesh me perandorinė
osmane, nga e cila vetėm politikisht varen, ngase Sulltani zotėron
kahmos. Le tė pėrmendet me kėtė rast fakti se flas pėr
Shqipėrinė e Veriut, qė pėrfshin krejt vilajetin e Kosovės dhe njė
pjesė tė vilajetit tė Manastirit, dhe i cili dallohet pėr tepėr nga
Shqipėria e Jugut, e formuar nga dy vilajete: Janina dhe Shkodra, tė
shtrira pėrgjatė brigjeve tė Adriatikut(90). E pėrshkruan
ndjenjėn kombėtare nė Labėri dhe te Toskėt, qė ka filluar tė
zgjohet, dhe shpreh keqardhje pėr faktin se, si pasojė e sundimit
osman, nė Shqipėri tė Veriut kjo ndjenjė, me vėshtirėsi zė
rrėnjė. Sipas tij, shqiptarėt e krishterė, ortodoksė dhe
katolikė, e kanė pėr detyrė ta shtrijnė flakėn e atdhedashurisė,
edhe mbi shqiptarėt myslimanė. Kėtu del nė shesh armiqėsia
qė pėrdor qeveria kundėr tė gjitha revendikimeve kulturore e
kombėtare tė Shqiptarėve ortodoksė tė Korēės, dhe tė Shqiptarėve tė
Prizrenit, tė cilėt me vėshtirėsi tė mėdha, kanė mundur tė
themelojnė nga njė shkollė kombėtare, pėrkundėr pengesave tė
panumėrta qė u vihen nga ana e autoritetve(91).
-
-
Me tė
arrirė nė kryeqendrėn rilindase tė Shqipėrisė (Prizren), i lodhur
nga rruga, dhe i mahnitur nga bukuritė e natyrės, nga majat e
Sharrit dhe Drini i Bardhė, pėrshkruan nė detaje, ēdo gjė qė sheh.
Nė njėrėn nga kafenetė e qytetit, zatet me njė vllah tė shpėrngulur
nga kryeqendra arumune e Krushovės. Popullata
e Prizrenit pėrbėhet nga Shqiptarėt: myslimanė dhe katolikė, Serbė
dhe Rumunė.
Shqiptarėt sipas tij, jetojnė nė kushte shumė mė
inferiore, se sa popuj tė shumtė tė Afrikės dhe Oqeanisė (88).
Qėllimi i autorit ėshtė tė hapė njė shkollė rumune, pėr gogallarėt e
Prizrenit, por plani i tij dėshton, si pasojė e njė grekomani, qė e
spiunon te autoritetet turke. Gogallarėt sipas tij, pėrbėnin njė
komunitet prej 820 shpirtėrash, dhe ata frekuentonin njė shkollė
greke. Pos vllehėve qė e braktisėn Voskopojėn e djegur nga bandat e
Ali pashės, e u vendosėn kahmos, nėpėr Shqipėri, Maqedoni, e gjetiu,
nė Shqipėrinė e Veriut nuk gjendet asnjė gjurmė Rumunėsh
(108). Sipas autorit, ekzistojnė dy hipoteza mbi prezencėn e
rumunėve nė Prizren, edhepse kėto hipoteza mbeten trillime tė
thjeshta, ngase, siē thash edhe mė parė, nuk rruhet kurrfarė tradite
lidhur me vendosjen e Rumunėve nė Prizren (po
aty-108)....................
-
-
Fati i
shqiptarėve dhe rumunėve, autorit i duket identik: dy popuj tė
kėrcėnuar me gėlltitje, nga barbaria turke dhe nga
uragani sllav. Nė atė kohė, kishte lindur ideja e krijimit tė
njė shteti tė pėrbashkėt shqiptaro-vllah. Autori ėndėrron ditėn kur
elementi shqiptar, duke arritur nė tė njėjtėn shkallė tė
intelektualitetit, me atė tė nacionaliteteve tė tjera, do tia
shtrijė dorėn rumunėve pėr tė formuar (nga katėr vilajetet, nė
tė cilat Rumunėt dhe Shqiptarėt formojnė mazhorancėn e madhe mbi tė
gjitha nacionalitetet e tjera), dhe me miratimin e Fuqive, tė
krijojnė njė shtet i cili do ta qetėsonte, sa ekspansionin e
Sllavėve, po aq edhe atė tė Gjermanėve ndaj jugut, drejt detit Egje,
dhe nga veriu, drejt detit Adriatik(97). Rumunėt nuk e duronin
dot, perandorinė osmane dhe atė austro-hungareze. Shqipėria
katolike, megjithatė, mbante lidhje tė fuqishme me Austrinė dhe
Gjermaninė. Konstantini ka krijuar pėrshtypjen se Austria
ėndėrron tė peshkojė pėrjetė, nė ujėra tė turbullta.
-
-
Kisha katolike dhe lėvizja kombėtare shqiptare
-
-
Merreni
me mend se si do tė dukeshin dymilonė Shqiptarė, tė arsimuar nė
gjuhėn e tyre amtare, me njė ndėrgjegje kombėtare tė zhvilluar, duke
krijuar, sėbashku me Rumunėt, njė shtet tė vogėl, por tė fuqishėm,
nė jug tė Austrisė!. Sintagėm Rumunė, autori e pėrdor pėr
arumunėt. Nė anėn tjetėr, sipas tij, as Italia nuk mund tė qėndrojė
indiferente ndaj shqiptarėve, me tė cilėt ka interesa politike dhe
ekonomike. Nė kėtė rrėmujė ėndrrash e aspiratash, herė pėr njė
Shqipėri reale nėn protektoratin e Austro-Hungarisė, herė nė atė tė
Italisė, e herė nė atė tė njė shteti tė pėrbashkėt Shqiptaro-Vllah,
nė kohėn kur vilajetet shqiptare ende ndodheshin nėn pushtetin
osman, autori njihet me drejtorin e shkollės shqiptare tė Prizrenit,
Matej Logoreci, njė patriot i ndezur shqiptar, me
prejardhje nga Durrėsi. Zotėria e tij nuk dinte si ta manifestojė
entuziazmin qė ndjeu, kur pat dėgjuar se nė Prizren do tė themelohet
njė shkollė rumune. Shumė tė paktė janė patriotėt rumunė dhe ata
shqiptarė, qė do ta kuptonin rėndėsinė e njė bashkėveprimi tė
kėtillė, tė kėtyre dy popujve. Edhe unė pata kėnaqėsinė e veēantė,
tė konstatoj se ky atdhetar i dėshmuar shqiptar, ishtė njėri ndėr
ata raste tė rralla, qė kishte arritur ta kuptojė rėndėsinė e
bashkėveprimit tė Shqiptarėve me Rumunėt.(104).
-
-
Nė
vazhdim, pasi i pėrshkruan peripetit nėpėr tė cilat kishte kaluar,
derisa e kishte themeluar, tė vetmen shkollė shqiptare qė
funksiononte asokohe nė vilajetin e Kosovės, Matej Logoreci, e fton
autorin ta vizitojė shkollėn. Nė njė shtėpi me njė kat, e
pėrbėrė nga tri dhoma tė mbushura me mbi 90 nxėnės dhe nxėnėse, ja e
vetmja shkollė shqipe. Krejt mobilieri i kėsaj shkolle, pėrbėhej nga
bangat, nga njė dėrrasė e zezė dhe shkumsi. Aq dhe asgjė mė shumė:
as libra, as harta, asgjė qė i nevojitej njė shkolle dhe
profesorėve, apo nxėnėsve. Tė vetmet libra qė i mėsonin nxėnėsit,
ishin do katekizme. Dėshmoj se rrallėherė kam parė ndonjė njeri, me
njė pėrkushtim kaq tė lartė, ndaj atdhedashurisė sė tij. Ky njeri,
qė kishte njė pozitė tė favorshme nė qytetin e lindjes, ka ardhur nė
Prizren, vetėm e vetėm nga malli, pėr tua themeluar
bashkatdhetarėve tė vet, njė shkollė kombėtare(105). Pasojnė
pasazhe ku autori spjegon vėshtirėsitė nėpėr tė cilat pat kaluar
drejtori, pėr tė pėrfituar autorizimin, pėr hapjen e njė shkolle tė
kėtillė, pėr dyshimin e autoriteteve turke qė kishin ndaj arsimimit
tė shqiptarėve. Atyre su konvenonte qė shqiptarėt ta kuptojnė tė
vėrtetėn, se tė parėt e tyre kanė qenė tė krishterė, ngase
komuniteti i vetėm i shtetit turk, ishte feja. Matej
Logoreci, sipas tij, dėshmonte njė menēuri tė rrallė, duke ua mėsuar
shqiptarėve lutjet katolike. Pse? Ngase autoritetet turke, nuk
kishin frikė mė tė madhe, se sa frikėn ndaj Papės (po aty-105).
-
-
Nė
kuadrin e kaptinės Lėvizja shqiptare, autori e pėrshkruan Prizrenin,
i cili asokohe kishte 12 mijė banorė, nga tė cilėt dymijė ishin
shqiptarė tė konfesionit katolik, ndėr ta duke bėrė pjesė, edhe
prindėrit e Nėnė Terezės. Nė Prizren banon edhe episkopi katolik
Monseniori Troksi, edhepse rezidenca e tij gjendet nė Shkup. (...)
Porsi nė tė gjitha kishat katolike, mesha mbahet nė gjuhėn latine,
por lutjet nė gjuhėn lokale. Mu pėr kėrė shkak, krejt kleri katolik
i Shqipėrisė, ėshtė me prejardhje shqiptare(106). Autoritetet
kishtare sipas kėtij autori bukureshtar, kanė pėrkrahjen e Austrisė,
paguhen nga Vjena, dhe e kanė pėr detyrė tė veprojnė pėr
afirmimin e interesave shqiptare (106). At Troksi, sipas
autorit, duke u bashkuar edhe me patriotė tė tjerė shqiptarė,
filloi njė lėvizje serioze nė kuptimin kombėtar shqiptar, sa pranė
fiseve katolike tė Mirditės, po aq edhe pranė atyre tė shqiptarėve
muhamedanė (po aty-106). Meqė konsullit austriak nuk i
konvenonte qėndrimi patriotik i Troksit, e spiunoi nė Vjenė.
-
-
Qeveria
e Vjenės, duke i besuar konzullit, ndikoi qė ky i fundit tė thirret
nė Vatikan. Popullata shqiptare e Prizrenit duke parė ndėrkaq
padrejtėsinė qė i beheshin episkopit pėr shkak tė ndjenjave tė tij
kombėtare, nė shenjė proteste, e mbyll kishėn katolike, dhe pėr ta
hapur, kėrkon nga qeveria e Vjenės, jo vetėm zėvendėsimin e
konzullit, por edhe diē mė shumė: rehabilitimin e episkopit Troksi(107).
Kėshtu, mė nė fund, Troksi kthehet nė vendin e tij. Aktin e parė
tė tij, qė e bėri pas kthimit nga Roma, ishte themelimi i njė
shkolle shqipe nė Shkup, si dhe vėnia e gurit themeltar, pėr
ngritjen e njė katedrale (katolike shqiptare-B.Y.), qė u
ngrit me shpenzimet e perandorisė sė Franz Josefit (107). Ky
manifestim i ri kombėtar i episkopit, kaloi pa kurrfarė incidenti,
duke patur parasysh qėndrimin tolerant, tė autoriteteve turke nė atė
kohė. Mė nė fund, autori kthehet me tė njėjtėn karrocė postare, nė
Ferizaj, dhe prej atje, merr trenin pėr nė Shkup.
-
-
Kosova, pretendimet absurde serbe, dhe autoktonia
antike shqiptare
-
-
Nė
kuadrin e kaptinės mbi Kosovėn (113-119), tė cilėn serbėt e
konsiderojnė si Serbi e Vjetėr, autori rumun, duke s shfrytėzuar
argumentin historik, parashtron pyetjen: A ka qenė vallė Serbia
e Vjetėr e banuar qė nga antikiteti nga sllavėt, ndėrsa popullata
shqiptare, qė gjendet e pėrzjerė me kėtė element sllav, nė
Veri-Lindje deri tejmatanė Kumanovės, nė Veri deri Vranjė dhe Nish,
dhe nga Veri-Perėndimi deri nė kufinjtė e Bosnjės dhe tė Malit tė Zi
po qe se kėto popullata paskan ardhur nga Shqipėria e Jugut, nga
Janina dhe Shkodra, apo pėrkundrazi, elementi sllav ka ardhur pėrmbi
elementin shqiptar? . Nė rastin e parė, autori thekson faktin
se pretendimet e serbėve ndaj kėtij territori, justifikohen
vetėm pėrmes faktit se e kanė zotėruar (pėrmes okupimit) njė
kohė tė gjatė, dhe kjo mund tė jetė njė e drejtė e tyre
historike e patjetėrsueshme, megjithatė, po qe se
Shqiptarėt janė popullata autokotone, ndėrsa Sllavėt kanė vėrshuar
pėrmbi ta, atėherė Serbėt duhet ta kuptojnė se kėto pretendime janė
jo vetėm tė ekzagjeruara, por edhe absurde (114).
-
-
Duke u
mbėshtetur nė statistikat e misionarėve katolikė, tė vitit 1900,
Konstantin Konstante konstaton se nga 900.000 banorėt e vilajetit tė
Kosovės, vetėm 300.000 janė Sllavė, nga tė cilėt po qe se i nxjerrim
100.000 bullgarė, Serbėve nga krejt Serbia e Vjetėr nuk
u mbeten veēse 200.000 Serbė, ndaj 500.000 Shqiptarėve tė kulluar.
Sa janė tė sakta kėto shifra, nuk dihet, duke patur parasysh faktin,
se autori bukureshtar, e citon me njė rast autorin serb, A.
Bogosavleviē, dhe librin e tij O Arnautima, Nish, 1897.
Edhe nė kuadrin e kėsaj kaptine, lexuesi pėrfiton pėrshtypjen reale,
se Shqipėria Lindore pėrkufizohet me Vardarin, pėrmes linjės
Manastir-Veles-Kumanovė. Nė kėtė kontekst, numri i arumunėve nė
Maqedoni, sipas statistikave turke, sillet rreth 4.000 banorė, pjesa
dėrmuese e tyre, megjithė 300 arumunėt e Tetovės, ndodhet nė fillim
tė sllavizmit. Pokėshtu, sipas kėsaj vepre, ngjet edhe me 820
gogallarėt e Prizrenit (118).
-
-
Pason
njė kaptinė e re Propaganda austriake. Pėrveē konsullatės sė
Shkupit, Austria e ka njė konsullatė edhe nė Prizren, nė zemėr tė
Shqipėrisė sė Veriut(123). Misioni i saj, me fjalė tė tjera, ishte
ndjekja e aktiviteteve serbe, dhe pėrkrahja e shqiptarėve, duke
patur parasysh, pėrkatėsinė e tyre katolike. Kleri katolik,
sipas autorit, me njė frymė propaganduese e denjė pėr ta theksuar,
ka ditur ta pėrfitojė besimin jo vetėm tė fiseve shqiptare tė ritit
katolik, por edhe atė tė Shqiptarėve myslimanė, shefat e tė cilėve,
pothuajse tė gjithė janė nė shėrbim tė qeverisė austriake.
Qėllimi i Austrisė, sipas tij, ishte ta pėrforcojė frymėn
kryengritėse tė Shqiptarėve kundėr Sllavėve, pėr ta mbajtur rendin e
gjėrave, pėrjetė tė turbullt (123). Pasojnė fragmente ku
prshkruhen shefat e fiseve shqiptare, duke filluar nga Mustafa Lita
i Lumės, e deri te Riza bej Gjakova, Bajram Curri, Mulla Zeka, etj.
-
-
Shqipėria dhe shqiptarėt (Albania shi albanezii)
-
-
Para
kaptinės sė fundit (Konkluzionet), nė kaptinėn e tretė: Shqipėria
dhe Shqiptarėt (Albania ėi Albanezii), qė meriton njė vėmendje
tė veēantė, autori nxjer nė pah shtrirjen territoriale tė
shqiptarėve, natyrėn shqiptare, prejardhjen e shqiptarėve, fiset,
gjuhėn, traditat, dhe karakterin e tyre, etj. Po e japim me kėtė
rast, atė qė duhet ta dinė edhe ndėrkombėtarėt, dhe pse jo, edhe
fqinjėt tanė, tė dehur me njė mitologji tė atillė ballkanike, e cila
u jep tė drejtėn, qė edhe nė ato vise ku ka tre serbė apo tre grekė,
ta konsiderojnė si Greqi apo Serbi: Pjesa Perėndimore e Turqisė
Europiane, e kufizuar nė Veri me Serbinė dhe Austrinė pėrmes
Bosnjės nė Jug me Tesalinė greke, nė perėndim me Detin Adriatik dhe
nė Lindje duke patur pėr kufi qytetet Shkupi (vil.Kosovės),
Manastiri, Korēa dhe Ohri (vil. Manastirit), ėshtė e njohur nėn
emėrtimin Arnautllėk, dmth. vendi i banuar nga Arnautėt, Albania.
Kjo krahinė kolosale, qė ka njė shtrirje prej pėrmbi 40.000 km.k.
dhe njė popullatė prej rreth 2.20.000 shpirtėrash, ndahet nė dy
regjione: Shqipėria e Jugut, qė pėrfshin Epirin dhe njė pjesė nga
regjioni i brigjeve tė Adriatikut, e quajtur Myzyeqe, dhe Shqipėrinė
e Veriut, qė pėrfshin tėrė viset e tjera tė bregdetit Adriatik, dhe
shtrihet drejt Veriut, deri te qytetet qė sot janė tė pėrfshira nė
mbretėrinė e Serbisė Vranja dhe Nishi (129).
|
|
|
|
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|