|
-
26
mars 2004 / TN
-
-
(Pėrkitazi
me librin e Seadin Xhaferit, Mustafa Ibrahimit dhe Baki Ymerit: Emigracioni
nga Maqedonia Perėndimore nė Rumani, Interlingua, Shkup, 2004)
-
-
Dr. Xhelku
MAKSUTI
Konstatojmė
me kėnaqėsi faktin, se studimet e ballkanologjisė, kanė njohur viteve
tė fundit njė kthesė tė rėndėsishme, sidomos nė vendin tonė, me tema
gjithnjė mė nxitėse e mė kurreshtare. Kėtė herė po e prekim njėrėn
ndėr to. Fjala ėshtė pėr njė libėr tė jashtėzakonshėm
lidhur me
emigrantėt e arrdhur nė Rumani, pėrgjatė shekullit XX, me veēanti nga
zona perėndimore e Maqedonisė, njė regjion i banuar me mazhorancė
shqiptare, duke patur pėr qendra tė rėndėsishme qyetet, qė nga
Manastiri, Struga, Dibra, Kėrēova e Gostivari, dhe deri nė Tetovė,
Shkup e Kumanovė. Nė kėtė kontekst, nuk bėjnė pėrjashtim as shqiptarėt
e qendrave tė tjera, tė vendosur nė Bukuresht, Plojesht, Krajovė,
Konstancė, Xhurxhiu, Kluzh-Napokė, Sibiu, Piatra Neamc, Brailė, etj.,
vala mė e fuqishme duke qenė e regjistruar pas 1 Dhjetorit 1918, kur
Rumania e realizoi Bashkimin e Madh Kombėtar,
tė huajtė duke ardhur kėtu, si pasojė e mikpritjes dhe
intensifikimit tė procesit tė industrisė dh tregtisė.
Libri i
cituar nė kuadrin e titullit tė kėtij shkrimi, botohet me pėrkrahjen e
Agjencisė sė Emigracionit tė Republikės sė Maqedonisė, duke patur pėr
recensentė dy vlera tė mirėnjohura shkencore: prof.dr. Mark Tirta nga
Tirana, dhe prof.dr. Hamirt Xhaferi nga Tetova. Autorėt, njohės
gjuhėsh tė huaja dhe hulumtues nė origjinal, tė njė mori dokumentesh,
librash dhe publikimesh, shumica tė botuara nė vendin tonė, dėshmojnė
pjekurinė e kurorėzimit me sukses, tė njė vepre tė suksesshme.
Hulumtimi ėshtė meritor pėr qartėsimin e problemeve tė shumta qė
ndėrlidhen me motivet e emigrimit, funksionimin e lobit shqiptar,
bashkėpunimin me kombet e tjera, sidomos me arumunėt, integrimi i tyre
nė shoqėrinė rumune, lidhjet e tyre me vendlindjen, rolin e tyre nė
zhvillimin e shkencės, kulturės, tregtisė, qėndrimin ndaj disa
evenimenteve nacionale e internacionale, etj.
Pėrkundėr
do botimeve poetike nė gjuhėn shqipe dhe asaj rumune, tė hartuara
viteve tė fundit me pėrngutshmėri, pa kurrfarė kriteriumesh dhe
seleksionimesh tė vlerave tė mirėfillta, autorėt e kėsaj monografie
dėshmojnė intenca fisnike, pėrpjekje tė sinqerta pėr afrimin e popujve
dhe afirmimin e shpirtit shqiptar nė mėrgim, pa marrė parasysh faktin
se disa nga kėta kanė lėnė vepra tė botuara, siē ėshtė rasti i Ibrahim
Temos, apo disa tė tjerė kanė dhurruar nam parashė, pėr funksionimin e
shoqėrive shqiptare, para se ta kaplojė kėtė vend, blasfemia e
diktaturės komuniste. Emigrantėt e ardhur nga Maqedonia, pa marrė
parasysh pėrkatėsinė e tyre etnike apo regjionale, kanė qenė tė
mirėpritur nė Rumani, sidomos ata, qė formojnė objektin e kėtij
studimi, duke qenė pėrnjėherė tė shkrirė nė Komunitetitn e kėtushėm
shqiptar, njė komunitet me njė lashtėsi historike dymijėvjeēare, dhe
me disa dėshmi tė dokumentuara, prej pėrmbi katėrqind vitesh.
Duhet tė
pėrkujtojmė me kėtė rast faktin, se shqiptarė tė shumtė nga zona
perėndimore e Maqedonisė, kanė qenė personalitete tė shquara, nė fusha
tė ndryshme, duke u shquar dy pėrfituesit e Ēmimit tė Nobėlit: Nėnė
Tereza, qė shkriu jetėn pėr mė tė varfėrit nė Indi, dhe Prof Dr
Ferid Murati nė Amerikė, fitues i ēmimit nobel p mjeksi, por edhe
ata qė erdhėn nė Rumani, siē ishte dr. Ibrahim Temo, udhėheqsi
shpirtėror i shqiptarėve tė Dobruxhes, pjesmarrės nė revolucionin e
Turqve tė Rinj, lufrtėtar nė armatėn rumune nė kohėn e Luftės sė parė
botėrore, me gradėn e kapitenit-mjek, apo tregtari Rexhep Selim
Novosella, flamurtar i shquar i qytetit tė Plojeshtit. Nė
Plojeshtin e tij, qe botuar nė vitin 1921, versioni i parė i Kuranit
nė gjuhėn shqipe, i pėrkthyer nga anglishtja, nga ana e Ilo Mitkė
Qafėzezi.
Si historian
dhe pjesbėrės i Komunitetit Shqiptar, kemi patur rastin qė nė 70 vitet
e fundit, tė njohim nė raste tė ndryshme, pjesėn dėrmuese tė
shqiptarėve tė Rumanisė, sidomos ata qė kishin ardhur nga Maqedonia.
Ėshtė ky njėri nga motivet qė mė shtyri ta pranoj me kėnaqėsi dhe
interes tė veēantė kėtė monografi, e botuar nė Shkup, si njė shembull
pėr vazhdimin e hulumtimeve tė historisė sė diasporės shqiptare,
pėrmes prizmave tė kėtilla, regjionale, por edhe pėrmes njė prizmi
tjetėr: tė tėrėsisė sė saj. Autorėt shfrytėzojnė burime tė rėndėsishme
dikumentimi, ndėr tė cilat vėnd qėndror zėnė edhe autorėt rumunė tė
njė prestigji tė lartė, si Nikolla Jorga, Bogdan Petriēeiku Hashdeu,
Grigore Brėnkush, shkrime tė historianėve shqiptarė Vehbi Bala, Ismet
Dėrmaku, Rexhep Ismajli.
Tė 17
portretet e disa personaliteteve tė emigruara dhe vendosura nė Rumani,
janė ndriēuar me korektėsi. Mikro-biografitė janė komentuar nė mėnyrė
diskrete dhe me kompetencė, edhepse, nė kėtė drejtim mund tė
rezultojnė punime tė tjera shkencore, me inkorporimin e kėtyre
personaliteteve, disa mė shumė e disa mė pak tė njohura, nė kontekstin
historik tė shqiptarėve nė Rumani, qė nga koha e vendimeve tė
Kongresit tė Berlinit (1878) e deri tani, kur ekziston nevoja pėr ti
dhėnė njė kujdes mė tė madh, studimit tė historisė sė Gadishullit
Ballkanik nė kontekstin e historisė universale.
Nė konditat
e sotme tė aspiratave tė integrimit europian, monografitė e kėtilla
janė tė mirėseardhura, dhe nė konkurencė me pėrpjekjet qė po bėhen pėr
respektimin e tė drejtave tė njeriut dhe tė komuniteteve kombėtare,
pėr vendosjen e relacioneve ndėrmjet popujve, nė bazė tė mirėkuptimit,
tolerancės dhe bashkėpunimit, pėr evitimin e konflikteve rasiste dhe
interetnike. Shekulli XX ka qenė definitor pėr kristalizimin e
Maqedonisė sė sotme, multietnike, si shtet i pavarur, me shtigje tė
hapura ndaj Europės, duke patur parasysh, aspiratat e Kryengritjes sė
Krushevės (1903), kur qe themeluar njė Qeveri e pėrbėrė prej njė
pėrqindjeje tė barbartė mes sllavomaqedonasve (2), shqiptarėve (2) dhe
arumunėve (2), me njė Kuvend prej 60 pėrfaqsuesve (tė tė njėjtave
pėrmasa proporcionale etnike), pėr tė pasuar pastaj gllabėrimi i
Maqedonisė nga ana e hegjemonisė serbe (1913), rikrijimi i Maqedonisė
dhe shpartallimi i Jugosllavisė (1945-1991), pavarėsia e republikės,
kryengritja dhe aspiratat e shqiptarėve, pėr tė patur njė tretman tė
barabartė me populltėn sllave, nė tė gjitha pikėshikimet, pėrmes
Marrėveshjes sė Ohrit (2001).
Nė
pėrmbyllje, duhet theksuar faktin se librit ia shtojnė vlerėn
ilustrimet e pasura, realizimi i tyre artistik, fotografi qė e
kompletojnė tekstin e librit nė mėnyrė substanciale, sidomos duke
patur parasysh faktin se disa botohen pėr herė tė parė. Presim me
interesim kompletimin e kėtyre informacioneve tė vlefshme, me vėllime
tė reja, me pėrmbajtje shkencore, tė dobishme pėr tė gjithė
hulumtuesit e historisė sė kulturės dhe civilizimit ballkanik, por
edhe tė publikut tė madh, sidomos tė pasardhėsve tė atyre qė e
pėrbėjnė objektin e kėtij libri, duke u uruar sukses tė plotė tė tri
autorėve, pėr realizimin e qėllimit tė propozuar, pėr tė prezentuar
njė shėmbėltyrė sa mė komplete, tė diasporės shqiptare nė Rumani, siē
pat ngjarė para njė viti, me rastin e botimit tė Historisė sė
Shqiptarėve tė Rumanisė (Istoria Albanezilor din Romania),
monografi jona qė e pa dritėn e botimit, nė vigjilje tė Ditės sė
Flamurit, nė kuadrin e Editurės Kriterion.
|
|