|
25 mars 2004 / TN
Shqipėria nė tranzicion: flirte me plagėt (41)
Dr.
Zydi Dervishi
VII.4. AIDS dhe ndryshimi i modeleve tė sjelljes:
Aktorė fattragjikė dhe aktorė altruistė
Studime tė ndryshme kanė provuar se shqiptarėt pėrgjithėsisht janė tė
vrazhdė nė luftėn e konkurrencės me njėri-tjetrin, por nėse njėri
nga partnerėt vihet nė vėshtirėsi tė mėdha ose pėson fatkeqėsi,
partneri tjetėr pėrgjithėsisht i ristrukturon rrėnjėsisht marrėdhėniet
me tė, e ndihmon edhe kundėrshtarin me shpirt humanist qė kalon deri
nė caqet e altruizmit. Me njė modelim tė tillė psikokulturor
shqiptarėt janė pėrgjithėsisht tė prirur tė ndihmojnė tė tjerėt, tė
afėrm, miq ose shokė, tė njohur e deri tė panjohur, kur ekspozohen
pėrballė vėshtirėsive ose rreziqeve. Njė kėrcėnim vdekjeprurės ėshtė
edhe sėmundja AIDS. Natyrshėm shtrohen pyetjet: A kanė njohur tė
anketuarit persona tė infektuar me HIV / AIDS? Nėse po, ēfarė kanė
pėrjetuar nė prani tė tyre ose mė pas? A i kanė ndryshuar ata modelet
e sjelljes ndaj ndonjė te afėrmi, miku ose shoku qė vuan pasojat e
infektimit me HIV / AIDS? Cilėt do tė ishin modelet mė tė pėrshtatshėm
tė komunikimit me tė infektuarit me virusin e kėsaj sėmundje
vdekjeprurėse? etj.
Nė
tabelėn e poshtėshėnuar jepen tė dhėnat kryesore tė anketimit pėr tė
rinjtė dhe tė rejat qė kanė qėnė, si tė thuash, larg ose pranė frontit
tė tė infektuarve me HIV / AIDS.
Siē
shihet ėshtė e konsiderueshme (18.35 pėr qind) pesha specifike e tė
anketuarve qė nuk i kanė dhėnė pėrgjigje kėsaj pyetje. Kjo memecėri
pėrcaktohet nga dy arsye kryesore.
E
para. Mjaft tė reja dhe sidomos tė rinj, nuk janė tė sigurtė nėse kanė
takuar ose jo tė infektuar me HIV / AIDS, pasi tė sėmurė tė tillė e
kuptojnė me vonesė se janė infektuar dhe pasi analizat e vėrtetojnė
kėtė pėrgjithėsisht nuk e pranojnė ose nuk duan tė pranojnė
fatkeqėsinė qė u ka rėnė mbi kokė. Nė raste tė tilla shumica e tė
sėmurėve janė tė prirur tė mos i besojnė pėrfundimet e analizave, ti
konsiderojnė ato tė gabuara pėr paaftėsi ose pakujdesi tė mjekėve,
pėr funksionim jo normal tė aparaturave pėrkatėseetj. Madje edhe
njerėzit me sėmundje kanceroze dyshohen si tė infektuar me HIV / AIDS.
Pėrgjithėsisht ndėr shqiptarėt sėmundjet kanceroze karakterizohen si
sėmundje tė kėqija. Ndėrsa AIDS konsiderohet si mė e keqja e
sėmundjeve tė kėqija, sepse sipas njė mendėsie tė pėrhapur gjerėsisht
nė shoqėrinė shqiptare, njė infeksion i tillė tė varros sė gjalli, tė
ndan sė gjalli nga njerėzit, miqtė dhe shokėt.
E
dyta. Disa tė anketuar nuk i janė pėrgjigjur kėsaj pyetje pasi e
konsiderojnė si tradhėti ndaj njė shoqeje ose shoku tė afėrm pohimin
edhe pėrmes gjuhės anonime tė anketės tė fatkeqėsisė qė ka goditur njė
tė rrethit tė tyre shoqėror ose miqėsor. Madje edhe kur pėrhapen nėn
zė lajme tė tilla njerėzit mė tė afėrm tė tė sėmurit pėrpiqen ti
pėrgėnjeshtrojnė ato nė forma tė ndryshme. Hija e rėndė e AIDS-it i
traumatizon njerėzit pėrreth tė sėmurit, gati-gati i fajėson ata.
Lidhur me kėtė ēėshtje njė student i kursit tė tretė tė Inxhinierisė
sė Ndėrtimit nė njė bisedė tė lirė (tetor 2002), ndėr tė tjera,
veēoi: Pėr sėmundjen e SIDė-s mund tė flasėsh nė dy mėnyra. Ose ta
trajtosh si njė shaka hipotetike. Ose ta konsiderosh si diēka mė tė
rėndė se vdekja, si diēka qė tė varros trupin, por hijen e turpit ta
lė mbi dhe.
Nė
grafikun e poshtėshėnuar pasqyrohen tė dhėnat kryesore tė anketimit
pėr masėn e ndryshimit ose tė modifikimit tė modeleve tė sjelljes
sė tė rejave dhe tė rinjve ndaj tė infektuarve me murtajėn e
shekullit.
Vetėm
njė ndėr katėr tė anketuar pohojnė se nuk do tė ndryshojnė modelet e
sjelljes ndaj njė tė afėrmi, shoku ose miku tė prekur nga HIV / AIDS.
Eshtė rreth 4.81 pėr qind mė e lartė se e djemve pesha specifike e tė
rejave qė, siē thuhet, manifestojnė humanizėm stoik nė komunikimet
me tė infektuarit me sėmundjen qė lėshon pėrreth hijen e rėndė tė
vdekjes. Pėrvoja tregon se vajzat jo vetėm janė mė tė prirura tu
gjėnden pranė njerėzve fatkeqė nė ditėt e tyre mė tė zeza , por edhe
mė tė kujdesshme pėr tė mos u viktimizuar nga tė infektuarit me
virusin vdekjeprurės.
ėshtė
e konsiderueshme pesha specifike e tė rejave dhe e tė rinjve, tė
cilėt nuk i kanė dhėnė pėrgjigje kėsaj pyetje. Kjo mund tė
konsiderohet heshtje kortezie. Mendoj se shumica e tė heshturve tė
tillė janė tė prirur tė ndryshojnė modelet e sjelljes sė tyre
pėrballė tė infektuarve me HIV / AIDS.
Njėfarė modifikimi i modeleve tė sjelljes e tė komunikimit tė
njerėzve nė marrėdhėniet me tė sėmurėt me murtajėn e shekullit mund
tė konsiderohet reagim njerėzor i vetėvetishėm. Problem shqetėsues
bėhen ndryshimet rrėnjėsore tė modeleve tė tilla. Eshtė rreth 1.6
herė me e lartė se e vajzave (12.75 pėr qind) pesha specifike e
djemve (20.13 pėr qind) tė cilėt janė shprehur se do ti ndryshonin
shumė qėndrimet e tyre ndaj njė tė afėrmi, miku ose shoku sapo tė
informohen se ai ėshtė i infektuar me HIV / AIDS. Ndryshime tė tilla
bėhen mė problematike edhe ngaqė shpesh shpėrfaqen nė mėnyrė tė
vrazhdė, ēka ia rėndon mė shumė fatkeqėsinė tė sėmurėve mė fatkeqė tė
kohės. Mjaft prej tyre braktisen nė mėnyrė tė menjėhershme, jo rrallė
ndėrpritet edhe komunikimi me telefon. Fobia gati ka formėsuar
iluzionin se kjo sėmundje mund tė pėrhapet edhe pėrmes valėve tė
telefonit celular.
Nė
korrik 2003 kam zhvilluar njė bisedė tė rastėsishme me njė murator
rreth tė njėzetepestave. Ai ishte mjaft i traumatizuar nga sėmundja
AIDS. Ndėr tė tjera, veēoi: Kam punuar gati 6 vjet nė Itali. Njė
shoku im i punės mori infeksionin e SIDA-s. Unė kam punuar dorė mė
dorė me tė, ngrinim tulla e llaē bashkė. Ai u shtrua nė spital nė
Itali. Nga spitali mė kėrkonte shpesh me telefon celular. Gjatė
bisedės mė dukej se mė kruhej veshi. Mė shkonin tė dridhura nė trup
dhe pėrpiqesha tė kujtoja ēdo filxhan kafe ose shishe birre qė kishim
pirė bashkė. E kuptoja se unė isha i vetmi zė i afėrt qė mund ta
ngushėlloja nė dhé tė huaj. Sa mė shumė i soseshin ditėt, aq mė shpesh
mė merrte nė telefon. Mė dukej se ēdo telefonatė e tij mi shkurtonte
edhe mua ditėt. Njė natė me shi, kur po kthehesha nga puna, mė mori nė
telefon. Bisedėn e zgjati mė shumė se ēdo herė tjetėr, megjithėse e
sqarova dy-tri herė se ecja nė shi pa ēadėr. Kur ai e mbylli
telefonin, aparati i celularit tim mė ra nė njė pellg me ujė. E lashė
aty dhe u largova. Pas 2 ditėsh u ktheva nė Shqipėri. Para se tė
nisesha i telefonova nga njė kabinė, i thashė se e kisha humbur
celularin dhe se po kthehesha nė shtėpi pasi kisha babain sėmurė.
Nga ana tjetėr e telefonit u dėgjua njė psherėtimė e thellė. Nuk mė
bėhet tė kthehem nė Itali se nuk dua ta dėgjoj pėrsėri atė
psherėtimė.
Pėrvoja tregon se pėrgjithėsisht kur konstatohet se dikush ėshtė
infektuar me HIV / AIDS, njerėzit qė kanė pasur marrėdhėnie mė tė
afėrta me ta shokohen psikologjikisht, fillojnė tė dyshojnė te
vetėvetja, fatkeqin e shohin edhe si shkaktar tė fatkeqėsisė qė mund
ti rrėzojė ata mė vonė. Duke qėnė kaq tė traumatizuar, pėrgjithėsisht
tė afėrmit, miqtė e shokėt qė kanė patur marrėdhėnie mė intensive,
gati instinktivisht, pėrpiqen tu shmangen tė sėmurėve me AIDS. Njė
largim i tillė i shkakton fatkeqėve njė boshllėk tė madh, qė ua shton
edhe mė shumė vuajtjet shpirtėrore. Nė shoqėrinė tradicionale
shqiptare izolimi nga shoqėria, ose siē quhej nė gjuhėn popullore,
lėēija konsiderohej njė nga ndėshkimet mė tė rėnda. Sipas Kanunit tė
Lek Dukagjinit lėēia zbatohej pėr figura tė rėnda krimi si tradhėtia
ndaj katundit ose krahinės, pėr shmangie nga vendimet e kuvendeve,
pėr shmangie nga gjykimi, pėr faje tė ndryshme etj (1993:178-179).
Madje
kushdo qė nė njė formė ose nė njė tjetėr komunikonte me tė
leēiturit i nėnshtrohej dhe vetė njė ndėrshkimi tė rėndė. Nė
paragrafin 1192 tė kanunit tė Lek Dukagjinit thuhet : Me tė lėēitun
nuk mundet kush i katundit me marrė e me dhanė; e, po muer e dha kush,
jet (mbetet dhe vetė -Z.D.) i lėēitun edhe aj e bjen nato ndėrshkime
si i lėēituni (1993:180). Izolimi nė shoqėrinė tradicionale shqiptare
ishte traumatizues pasi kishte hijen e rėndė tė turpėrimit. Por tė
izoluarit nga bashkėsia fshatare gjithsesi jetonin me shpresėn e
reabilitimit. Ndėrsa izolimi i tė infektuarve me HIV / AIDS ėshtė mė i
zymtė. Ndėrkohė qė nuk janė zbuluar ilaēet pėrkatėse, qė e shėrojnė
plotėsisht kėtė sėmundje, njė izolim i tillė ka si pėrfundim tė
pashmangėshėm, izolimin mė tė thellė, tė pėrjetshėm nė banesėn e
fundme varrin. Edhe pėr kėtė arsye, mendojmė se ėshtė e domosdoshme
dhe e mundėshme qė pacientėt e sėmurė me AIDS tė trajtohen mė me
njerėzillėk, jo vetėm nga punonjėsit e shėndetėsisė, por edhe nga tė
afėrmit, miqtė e shokėt.
Ndėrkohė, pėrgjithėsisht kėtij grupimi tė sėmurėsh u gjenden pranė
njerėz me shpirt altruist, tė cilėt nuk kanė patur mė parė marrėdhėnie
tė drejtpėrdrejta me ta. Nė jo pak raste njė altruizėm i tillė nxitet
nga motive fetare tė organizatave tradicionale dhe sidomos tė
pėrhapura nė vendin tonė nė trajtėn e kulteve gjatė 7-8 viteve tė
fundit. Megjithėse janė mjaft tė pėrkushtuar, veprimtaria e kėtij
grupimi altruistėsh pėrjetohet nė mėnyra tė ndryshme nga tė sėmurėt.
Shumica e fatkeqėve gjejnė ngushėllim te dhuratat dhe sidomos te
fjalėt e ngrohta, pėrgjithėsisht me pėrmbajtje fetare tė njerėzve me
shpirt altruist. Por ka edhe tė infektuar me ndjeshmėri mė tė lartė,
tė cilėt, tė zhgėnjyer nga braktisja prej shokėve dhe miqėve mė tė
afėrt, dyshojnė ose, mė saktė, nuk ndjejnė ngrohtėsi nga ndihma,
respekti ose fjalėt inkurajuese tė altruistėve, te cilėt ata mė parė i
kanė njohur pak ose aspak. Nė maj 2002 kam realizuar njė intervistė tė
gjatė me njė tė ri rreth tė 30-ave, pauses i vėllezėrve ungjillorė. I
motivuar nga besimi fetar ai ishte pėrpjekur ti gjendej pranė njė tė
sėmuri me AIDS qė banonte nė lagjen e vet, i cili nuk kishte pranuar
tė shtrohej nė spital. Nga njė pėrpjekje e tillė ai kishte mbetur
mjaft i zhgėnjyer. Ndėr tė tjera ai veēoi: Fatkeqi ishte 34 vjeē,
shkollėn e lartė e kishte lėnė nė mes.
Nė
emigracion nuk i kishte prirė e mbara. Kishte kaluar herė pas here nga
Greqia nė Itali, nga Gjermania nė Angli. Nuk e dinte si e kishte marrė
infeksionin ose nuk dėshironte tė fliste pėr kėtė problem. Kur shkova
nė apartamentin e tij ditėn e parė mė priti me njėfarė habie. Pas pak
ditėsh habia u kthye nė bezdi. Njė pasdite, kur po largohesha nga
apartamenti i tij, mė tha: Ju mund tė jeni njeriu mė i mirė nė kėtė
botė dhe pėr kaq sa ju njoh besoj se jeni. Por atė boshllėk qė mė ka
krijuar braktisja prej shokėve dhe miqve mė tė afėrt, pėr tė cilėt kam
sakrifikuar shumė nuk mund tė ma mbushė asgjė nė kėtė botė. Unė jo
ditėt, por orėt i kam tė numėruara. Mė mirė tė kisha vdekur nė ndonjė
aksident 10 vjet mė parė se tė dergjem i vetmuar nė kėtė dhomė. Kur tė
mbyll sytė vetėm do tė mė vėnė nė njė arkivol mė tė vogėl. Ndoshta do
tė jem mė mirė atje. Vetmia mė ka katandisur si tė vdekur tė pa
kallur nė dhé. Trupi dhe shpirti po mė mpihen, po e humbin
ndjeshmėrinė. Kur vini ju sikur dal nga kjo kllapi. Kur largoheni
dhimbja mė dyfishohet. Ai bėri njė shenjė me dorėn e majtė. Kuptova
se nuk duhej tė shkoja mė. Ndoshta ishte aq i deziluzionuar nga vetmia
saqė prania e dikujt nuk e qetėsonte, por e irrtionte mė shumė. Disa
ditė kam jetuar me shqetėsimin e tij, megjithėse nuk e takoja.
Ndėrkohė qė sėmundja AIDS ėshtė e pashėrueshme dhe mundėsitė e
shkencės mjekėsore pėr tė ngadalėsuar ecurinė e saj janė fare tė
pakta, veēanėrisht nė vendin tone, rėndėsi tė veēantė ka trajtimi
psikologjik i tė infektuarve. Marrėdhėniet e komunikimet e tė afėrmve,
miqėve e shokėve me ta, dashur pa dashur ristrukturohen e lipset tė
ristrukturohet rrėnjėsisht.
Mendojmė se punonjėsit e shėndetėsisė, specialistė tė organizatave jo
qeveritare tė angazhuara me pėrparėsi nė luftėn kundėr infeksionit
HIV / AIDS dhe veprimtarė tė kualifikuar tė organizatave fetare
tradicionale dhe tė formuara gjatė dhjetėvjeēarit tė fundit, lipset tė
orientojnė ristrukturimin e kėtyre marrėdhėnieve nė kahun e rritjes
sė shkallės sė humanizmit tė tyre real. Nga njėra anė, organizma dhe
veprimtarė tė tillė mund tė bėjnė punė gjithnjė mė tė kualifikuar pėr
tė vetėdijėsuar tė afėrmit, miqtė e shokėt e tė infektuarve se virusi
vdekjeprurės pėrhapet vetėm nėpėrmjet marrėdhėnieve seksuale dhe
kontakteve tė lėngjeve tė infektuara me plagėt e njerėzve tė
shėndetshėm.
Duke
u shmangur komunikimeve tė tilla rrethi i njerėzve qė u qėndrojnė
pranė tė sėmurėve me AIDS mund tė realizojnė me ta lojėra tė ndryshme
nė mjedise dhome si shah, domino etj, mund tė bisedojnė me ta
lirshėm dhe nė detaje pėr tema me pėrmbajtje letraro artistike,
filozofike e fetare, tė cilat i pėrgatisin psikologjikisht fatkeqėt tė
pėrballojnė sfidėn, tė vjelin nga ditėt e mbetura tė jetės tė gjithė
pėrjetimet e mundshme, sidomos nė rrafshin intelektual e fetar.
Kėsisoj shpėrfaqet humanizmi i tė shėndetshmėve ndaj tė sėmurėve me
AIDS. Nga ana tjetėr, edhe tė sėmurė tė tillė lipset tė shpėrfaqin
humanizmin e tyre nė pėrpjekjet, siē thuhet, pėr ta mbajtur virusin e
sė keqes brenda vetes, pėr tė ruajtur tė afėrmit, miqtė dhe shokėt
nga ky infeksion vdekjeprurės. Si tė thuash, nė kėtė skenė
marrėdhėniesh psikologjikisht mjaft tė tendosura, dilematike, luajnė
aktorė altruistė dhe aktorė me fat tragjik tė pashmangshėm. Altruistėt
ua lehtėsojnė dhimbjet tė dėnuarve nga fati, ndėrkohė qė edhe
fatragjikėt bėhen altruistė duke i mbrojtur aktorėt altruistė nga
virusi bartės i vdekjes.
Shqipėria nė tranzicion: flirte me plagėt (42)
Dr.
Zydi Dervishi
VI
Profile shqiptare tė pėrjetimit dhe interpretimit tė sėmundjeve
seksualisht tė transmetueshme
Sikurse nė shumė vende tė tjera tė botės edhe nė Republikėn e
Shqipėrisė gjatė dhjetėvjeēarit tė fundit ėshtė rritur disi numri dhe
pesha specifike e njerėzve tė infektuar nga sėmundje seksualisht tė
transmetueshme (SST), sidomos nė qytetet mė tė mėdhenj dhe krahinat mė
tė ekspozuara ndaj lėvizjeve migruese dhe emigruese tė popullsisė.
Natyrshėm shtrohen pyetjet: A mund tė pėrgatiten statistika tė sakta
pėr tė infektuarit me sėmundje seksualisht tė transmetueshme? Tė
ēnatyre janė vėshtirėsitė kryesore qė pengojnė pėrgatitjen e
statistikave tė tilla? Sa ėshtė pesha specifike e tė anketuarve tė
rrezikuar ose tė prekur nga sėmundjet seksualisht tė transmetueshme?
Sa prej tyre kanė kėrkuar ndihmėn e kualifikuar tė mjekėve tė
specializuar? Ēmasa kanė marrė tė sėmurėt pėr tė ruajtur tė tjerėt,
bashkėshortin/bashkėshorten, ose tė dashurin/tė dashurėn nga
infeksioni? Si kanė reaguar partneria ose partneri ndaj tjetrit tė
infektuar? etj. Tė dhėnat kryesore tė anketimit pėr kėtė problematikė
jepen nė tabelėn qė vijon.
Siē
shihet ėshtė e konsiderueshme pesha specifike e tė rinjve dhe tė
rejave (3.76 pėr qind ) tė cilėt kanė pėrjetuar shqetėsime nė organet
gjenitale nga sėmundje seksualisht e transmetueshme. Mendojmė se njė
tregues i tillė duhet tė jetė mė i lartė. Kėtė e provojnė edhe dy tė
dhėna tė vetė anketimit.
E
para. Ėshtė e lartė pesha specifike e tė anketuarve ( 27.79 pėr qind
) qė nuk i kanė dhėnė pėrgjigje kėsaj pyetje, pasi pėrgjithėsisht
ndjehen tė turpėruar tė pranojnė shqetėsimet e tyre gjenitale.
E
dyta. Ėshtė gati tri herė mė e lartė se e tė infektuarve pesha
specifike e tė anketuarve ( 9.66 pėr qind ), tė cilėt kanė pohuar se
nuk janė vizituar nga mjeku pėr sėmundje seksualisht e transmetueshme.
Ndėr tė tjera, kjo nėnkupton qė disa prej tyre dyshojnė se janė tė
sėmurė, por kanė patur turp tė vizitohen te mjeku, ose janė tė sėmurė
tė vizituar te mjeku dhe pohojnė tė kundėrtėn pėr tė ruajtur
sekretin e gjendjes sė vet shėndetėsore.
VI.1. Njohuritė e mjaftueshme: vetekzaminim fillestar dhe mbrojtje nga
stresi
Diēka
mė pak se gjysma e atyre qė kanė pėrjetuar shqetėsime nė organet
gjenitale janė vizituar dhe kanė marrė mjekimet pėrkatėse. Tė tjerėt
kanė patur thjesht dyshime. Nė kushte tė tilla bėhet gjithnjė mė e
nevojshme qė tė zgjerohen njohuritė e gjithė tė rinjve dhe tė rejave
pėr sėmundjet seksualisht tė transmetueshme, aq sa ata, si tė thuash,
tė jenė nė gjėndje tė kryejnė njė farė vetekzaminimi fillestar. Me
kėtė nivel njohurish tė rejat e tė rinjtė do tė sigurojnė dy pėrparėsi
kryesore:
1.Tė
infektuarit do tė paraqiten nė kohė pranė institucioneve mjekėsore.
Duke u kuruar shpejt, ata si tė thuash, do tė pushojnė sė funksionuari
si burim infektimi me sėmundje seksualisht tė transmetueshme.
Pėrgjithėsisht shqiptarėt ngurojnė tė vizitohen pėr shqetėsime nė
organet gjenitale. Dhe nė mjaft raste paraqiten me aq vonesė sa
sėmundjet janė shndėrruar nė tė pashėrueshme. Ėshtė i konsiderueshėm
dhe ka prirje tė rritet numri i shqiptarėve qė vdesin nga tumoret nė
organet urogjenitale. Sipas tė dhėnave tė publikuara nga strukturat
statistikore zyrtare nė vitin 1998 nga tumoret malinj nė organet
urogjenitale vdiqėn 99 femra ose 73.68 pėr qind mė shumė se nė vitin
1994. Gjatė kėtyre viteve u rrit 53.93 pėr qind edhe numri i femrave
qė vdiqėn prej tumoreve malinj tė kockave dhe tė gjirit, nga 89 nė
vitin 1994 nė 137 nė vitin 1998. Gjithashtu ėshtė konsiderueshėm mė i
lartė se i femrave numri i meshkujve qė vdesin nga tumoret malinj nė
organet urogjenitale. Kėshtu nė vitin 1998 nga sėmundje tė tilla
vdiqėn 168 meshkuj, d.m.th. 35.48 pėr qind mė shumė se nė vitin 1994
( INSAT, 2001: 35; pėrllogaritje tė autorit ). Nėse do tė ishin kuruar
nė kohė njė pjesė e tė sėmurėve tė tillė do ti kishin shpėtuar
kthetrave tė vdekjes.
Kėto
dhe fakte tė tjera provojnė se nė Republikėn e Shipėrisė, nė krahasim
me femrat, meshkujt ngurojnė mė shumė tė vizitohen tek mjeku pėr
shqetėsime nė organet urogjenitale. Njė ngurim i tillė, mė shumė se
nga turpi, pėrcaktohet nga neglizhenca e meshkujve pėr shėndetin
vetjak. Ndodh jo rrallė qė pėr shqetėsimet nė organet gjenitale tė
burrit tė konsultohet me mjekun, dhe sidomos me mjeken, bashkėshortja
e tij. Duke mos qėnė tė drejtpėrdrejta, konsulta tė tilla jo gjithnjė
kanė rezultuar tė dobishme. Madje nė raste tė veēanta dhe e kanė
keqorientuar punėn kuruese tė mjekėve.
2.
Njohuritė e mjaftueshme pėr sėmundjet seksualisht tė transmetueshme
do tė ndihmojnė edhe pėr ti mbrojtur tė rinjtė e tė rejat nga streset
qė u provokon ēdo shqetėsim nė organet gjenitale. Nė jo pak raste
shqetėsime tė tilla, si tė thuash, i zhvendosin tė rinjtė mė pranė
bestytnive, i nxisin tė kėshillohen me klerikė ose me mjekė
popullorė, tė cilėt pėrgjithėsisht janė mė tė prirur tu japin
kėshilla e barna pa ekzaminuar drejtpėrdrejt ndryshimet nė organet
gjenitale si rrjedhojė e sėmundjeve. Nėn trysninė e turpit ose tė
misterit qė shoqėron shqetėsimet nė organet gjenitale, jo pak tė reja
e tė rinj priren tė bėhen mė besimtarė.
Gjatė
njė bisede tė lirė nė qershor 2002 njė i ri elektriēist, i cili pak
muaj mė parė kishte mbaruar ushtrinė, ndėr tė tjera, tha: Nė gushtin
e vitit tė kaluar mė doli njė gjėndėr pranė organeve. Nuk mė jepte
dhimbje. Kjo mė friksonte mė shumė. Kisha turp tė konsultohesha me
mjekun e repartit. Mė dukej se, po ta merrnin vesh shqetėsimin tim, tė
gjithė shokėt do talleshin me mua. Ditėt kalonin dhe frika se mos
kisha sėmundje tė keqe mė gėrryente pėrbrenda. Sa bėhesha gati tė
shkoja tek doktori mendja mė ndėrrohej. Nga fati i keq, thosha me
vete, nuk tė shpėton mjeku, por Perėndia. Unė qė nuk kisha shkuar
kurrė nė xhami nė orėt e liridaljes i afrohesha xhamive dhe kishave tė
Beratit dhe pa zė e me shpirt i lutesha Zotit tė mė ndihmonte pėr
hallin qė mė kishte zėnė. U luta disa muaj derisa mbarova ushtrinė.
Sapo
u ktheva nė Tiranė vendosa tė vizitohem te mjeku. Shkova nė spital.
Mjekut iu paraqita me njė emėr tjetėr, sepse dėshiroja qė pėrveē
mjekut, askush tjetėr tė mos dinte gjė pėr fatkeqėsinė qė mė kishte
goditur si rrufe nė mot tė kthjellėt. Unė ndiqja me bisht tė syrit
ndryshimet nė mimikėn e doktorit. Foli pa emocion : Ėshtė gjė pa
rėndėsi, gjėndėr dhjamore. Mund ta hiqni, por dhe po ta mbani nuk
prish punė. Mjeku bėri shenjė qė unė tė dilja. U ndjeva mjaft i
lehtėsuar. Por pa mbėrritur nė shtėpi filluan tė mė gėrryenin pėrsėri
dyshimet. Ndoshta mjeku nuk mė vizitoi si duhet dhe nuk e zbuloi
thelbin e sėmundjes. Pėrpiqesha tė sillja nė mend disa njerėz qė kanė
ikur nga kjo botė sepse mjekėt nuk ua zbuluan nė kohė sėmundjet e
kėqia. Ose ndoshta sėmundja ime ka mbėrritur nė atė gjėndje qė e bėn
tė padobishme ēdo ndėrhyrje mjekėsore.
Nė
raste tė tilla mjekėve nuk u mbetet gjė tjetėr veēse tė tė qetėsojnė
me fjalėn e mirė. Kjo hamendje e dytė mė trondiste mė shumė. Papunėsia
ma shtonte edhe mė tepėr dėshpėrimin. Shpesh kėtė gjėndėr e mendoja si
varrin tim. Netė tė tėra shihja ėndrra tė frikshme. Njė mėngjes, sapo
u zgjova nga njė ėndėrr e llahtarshme vendosa tė vizitohem nė njė
klinikė private nė rrugėn e Kavajės. Pasi pagova lekėt te banaku, njė
mesogrua me bluzė tė bardhė mė priu nė disa korridore tė ngushta si
labirinte. Mjeku, njė burrė i thinjur rreth tė gjashtėdhjetave mė
priti me ngrohtėsi. E pa gjėndrrėn me kujdes. Sytė e tij tė kaltėr
sikur u zmadhuan. U ul nė kolltuk dhe mė shpjegoi me njė gjuhė tė
thjeshtė, por bindėse se gjėndra tė tilla nuk janė tė rrezikshme. Nė
sytė e tij tė thellė kishte shumė ēiltėrsi, ēka i bėnte tė besueshme
tė gjithė fjalėt e tij. E falenderova dhe dola i gėzuar nga klinika.
Pėrjetova stres tė rėndė disa muaj vetėm ngaqė kisha turp tė
vizitohesha nė organet gjenitale. Mjaft fakte provojnė se shumica e
meshkujve qė kanė shqetėsime pėr organet gjenitale pėrjetojnė strese
tė rėnda pėr muaj e vite tė tėra.
Shqipėria nė tranzicion: flirte me plagėt (43)
Dr.
Zydi Dervishi
VI.2. Ndryshime tė modeleve tė sjelljes nėn hijen e rėndė tė
sėmundjeve tė organeve gjenitale
Njė
turp i tillė jo vetėm vonon kurimin e sėmundjeve nė organet gjenitale,
por edhe i frenon tė sėmurėt, siē thuhet, ti hapin zemrėn partneres
ose partnerit, me qėllim qė infeksioni tė mos kalojė nga njėri tek
tjetri. Nė grafikun e poshtėshėnuar jepen tė dhėnat kryesore tė
anketimit pėr ndryshimin e modeleve tė sjelljes sė tė rinjve e tė
rejave tė infektuar qė synojnė mospėrhapjen e sėmundjeve seksualisht
tė transmetueshme te personat e tjerė.
Nga
shqyrtimi analitik i kėtyre tė dhėnave pėrftohet pėrfundimi se femrat
ndjehen mė tė pėrgjegjshme pėr rrezikshmėrinė e sėmundjeve seksualisht
tė transmetueshme. Nė krahasim me atė tė djemve, ėshtė rreth 2.1 herė
mė e lartė pesha specifike e vajzave ( 34.78 pėr qind ), tė cilat pas
infektimit i kanė treguar partnerit. Ndėr tė tjera, kjo provon se
vajzat janė mė tė kujdesshme, mė tė prirura tė komunikojnė me ēiltėrsi
me partnerin me dėshirėn e mirė pėr ta ruajtur atė nga infeksioni. Si
pėr shumė tė tjera,edhe pėr kėtė ēėshtje djemtė shpėrfaqen mė tė
mbyllur nė vetvete, mė tė ndikuar nga mendėsitė tradicionale se burri
i mban disa sekrete pėr vete dhe nuk ia thotė askujt, se sekreti nuk
ėshtė sekret po e mori vesh njė grua, se burri zhburrnohet po tė
flitet pėr yēkla ( d.m.th. sėmundje Z.D. ) nė organet gjenitale tė
tij etj. Pėrvoja tregon se mendėsi tė tilla bėhen mė problematike nė
ditėt tona kur priren tė pėrhapen sėmundjet seksualisht tė
transmetueshme, sidomos virusi vdekjeprurės HIV-AIDS. Vetėkuptohet se
pėrpjekjet pėr tejkalimin e kėtyre mendėsive do tė ishin njė aspekt i
rėndėsishėm pėr pėrhapjen e edukatės seksuale nė radhėt e brezit tė
ri.
Ėshtė gati dy herė mė e lartė se e meshkujve pesha specifike e
femrave (30.44 pėr qind ), tė cilat nuk kanė kryer marrėdhėnie
seksuale pasi kanė konstatuar infeksione nė organet e tyre gjenitale.
Veē tė tjerash, kjo provon, nga njėra anė, se femrat janė mė tė
kujdeshme pėr tė ruajtur partnerin nga rrjedhojat e sėmundje
seksualisht e transmetueshme dhe nga ana tjetėr, se ato pėrgjithėsisht
kanė mė pak besim se meshkujt te pėrdorimi i prezervativit. Mjaft
fakte provojnė se nė shoqėrinė shqiptare vajzat dhe gratė e kanė mė tė
zhvilluar frymėn e dyshimit pėr mallrat e konsumit tė pėrditshėm dhe
sidomos pėr ilaēet dhe pajisjet shėndetėsore. Njė dyshim i tillė nė
nivel optimal funksionon si njė masė profilaktike pėr tė mbrojtur jo
vetėm femrat, por edhe meshkujt, gjithė anėtarėt e shoqėrisė nga
rrjedhojat negative tė ushqimeve dhe tė ilaēeve pa cilėsinė e
nevojshme ose qė janė tė skaduara. Nė shoqėrinė shqiptare kanė qenė
dhe janė mjaft tė pėrhapura mendėsitė se shėndeti i burrit ėshtė nė
duart e gruas, se fytyra e shėndetshme e burrit e merr shkėlqimin
nga pėrkujdesja e gruas etj.
Vajzat dhe gratė shqiptare nė shumė aspekte janė, si tė thuash,
menaxhuese tė rritjes sė personalitetit tė burrave, tė fėmijėve tė
tyre, janė manaxhuese tė gjithė mėnyrės sė jetės sė shoqėrisė.
Pothuajse nė tė gjithė krahinat e vendit tonė ėshtė i popullarizuar nė
motėrzime tė ndryshme proverbi: Jeta dhe rybja e burrit asht gruaja
( IKP, 1983:774 ). Ndėr shqiptarėt, mė shumė ndoshta se ndėr popujt e
vendeve mė tė urbanizuara tė Perėndimit, bashkėshortėt, madje edhe tė
dashuruarit, sikur e shkrijnė personalitetin me njėri-tjetrin. Dhe nė
njė interferim tė tillė tė personaliteteve femrat mbeten disi nė hije,
megjithėse ato nė shumicėn e rasteve japin ndihmesėn kryesore nė
ecurinė e kėtij procesi psikokulturor kompleks.
|
|