|
25 mars 2004 / « Zėri i Amerikės »
Shefi i politikės sė jashtme tė Bashkimit
Evropian, Havier Solana, tha se udhėheqėsit vendorė tė Kosovės i
shfrytėzuan trazirat me dhunė tė javės sė kaluar pėr pėrfitime
personale.
Zoti Solana tha tė enjten nė Bruksel se
dhuna e shqiptarėve kundėr serbėve tė Kosovės nuk ishte krejtėsisht
spontane. Ai tha se kishte njerėz tė organizuar pėr tė pėrfituar nga
rasti. Zoti Solana nuk dha hollėsi pėr tė shpjeguar apo pėr tė
mbėshtetur deklaratat e tij.
Ai hodhi poshtė akuzat se dhuna nė rajon
ishte pasojė e dėshtimit tė pėrpjekjeve paqeruajtėse ndėrkombėtare.
Nė Rusi, Ministria e Jashtme kėrkoi sot
ndėrmarrjen e njė fushate kundėr ekstremistėve, eliminimin e grupeve
tė armatosura dhe arrestimin e pjesėmarrėsve nė pėrleshjet kundėr
serbėve. Ajo tha gjithashtu se shtėpitė dhe monumentet kulturore tė
dėmtuara gjatė trazirave duhen riparuar dhe refugjatėt duhet tė
kthehen nė shtėpitė e tyre.
Kėshilli i Evropės dhe UNESCO-oja lėshuan
tė enjten deklarata nė tė cilat dėnohet dhuna.
Dhuna e javės sė kaluar shkaktoi vdekjen e
28 vetėve dhe plagosjen e qindra tė tjerėve. Mijėra banorė, shumica
serbė, mbetėn pa strehė. Trazirat shpėrthyen kur dy fėmijė shqiptarė u
mbytėn pasi thuhet se ishin ndjekur nga serbėt deri nė lumė.
|