|
25 mars 2004 / Intervistoi Laura Konda
/ "Zėri i Amerikės"
Pas trazirave tė fundit nė
Kosovė, Rusia u shpreh se nuk mund tė qėndrojė pasive. Analisti Paul
Goble, specialist pėr Rusinė, thote se njė nga arsyet e kėtij
qėndrimi, ėshtė ngjashmėria qė sheh Moska midis Serbisė dhe Rusisė.
Zėri
i Amerikės: Duket se Rusia po
zhvillon njė diplomaci aktive nė Ballkan. Ajo ėshtė shprehur hapur pro
serbėve gjatė konfliktit tė fundit nė Kosovė. A mendoni se Rusia po e
rishikon mundėsinė e shtimit tė rolit tė saj nė Ballkan?
Paul Goble:
Mendoj se qeveria ruse ka folur hapur pėr dy arsye: Nga njėra anė,
rusėt shohin njė mundėsi pėr tė patur ndikim nė Evropė, ata e shohin
qė Perėndimi ėshtė i ndarė, prandaj Moska do tė luajė njė rol. Pėr
kėtė arėsye, nga kėndvėshtrimi i Rusisė, ėshtė e rėndėsishme qė Moska
tė japė pikėpamjen e saj, sepse ekzistojnė mendime, sipas tė cilave,
roli i Rusisė nuk ėshtė shumė i rėndėsishėm dhe kjo nuk u pėlqen
rusėve.
Nė tė njėjtėn kohė, ajo qė po bėn Rusia me
ēėshtjen e Kosovės, ėshtė se ajo po luan tė njėjtin njė rol qė ka
luajtur pėr vite me radhė nė rajon, duke e parė Ballkanin si njė
pasqyrė tė largėt tė realitetit rus, duke e konsideruar se ajo qė po
ndodh me serbėt, mund tu ndodhė rusėve nė vendin e tyre; pra, nė
rastin e qėndrimit pro-serb dhe kundėr shqiptarėve, kemi tė bėjmė me
njė politikė zgjuar nga ana e Rusisė. Si zakonisht, edhe kėtė herė,
zoti Putin po e kombinon politikėn e brendshme me atė tė jashtme.
Zėri
i Amerikės:
Nė politikėn aktuale qė po ndjek Rusia, nė qėndrimin e saj ndaj krizės
aktuale nė Ballkan, a ju duket se ajo po ndikohet gjithashtu nga
aleanca tradicionale qė ka patur me Serbinė?
Paul Goble:
Mendoj se pėr kėtė ēėshtje ėshtė folur mė tepėr se duhet, duke e
mbivlerėsuar aleancėn tradicionale tė Rusisė me Serbinė. Shumė komente
emocionale janė bėrė lidhur me tė ashtuqujturėn dashuri midis vendeve
sllave. Por ėshtė fakt, qė politika ruse gjatė 50 vjetėve tė fundit
shpeshherė ėshtė larguar nga pozicioni pro-serb, kur kjo u ka shėrbyer
interesave tė Moskės. Nga ana emocionale, mund tė them se rusėt mbajnė
anėn e serbėve, por pėrsa i pėrket politikės sė Rusisė nė praktikė,
shpesh ka qenė ndryshe.
Nė rastin konkret, mendoj se Moska sheh
njė pėrfitim nė politikėn brenda vendit dhe po ashtu edhe nė aspektin
ndėrkombėtar, kur mbėshtet idenė e qėndrueshmėrisė, nė Ballkan dhe
ėshtė kundėr ndryshimeve. Ky ėshtė njė pozicion, me tė cilin Perėndimi
ndihet mirė; ky qėndrim i jep njėkohėsisht mundėsinė Moskės tė mbajė
qėndrim ndaj njė popullsie myslimane, gjė qė u shkon shumė pėr shtat
evropianėve. Pra, nuk ėshtė pėr tu ēuditur qė Rusia flet hapur pėr
kėto probleme, por nuk do tė shkoja mė tej, duke thėnė se Moska nė
rastin e konfliktit tė Kosovės, do tė ndikohej nga qėndrimi i saj
tradicional pro Serbisė.
Zėri
i Amerikės:
Moska po mbėshtet poltikėn e Koshtunicės pėr kantonizimin e Kosovės. A
ka ndjekur ajo tė njėjtėn politikė edhe brenda vendit tė saj?
Paul Goble:
Nė shumicėn e rasteve, Rusia nuk zbaton tė njėjtėn politikė brenda
vendit ashtu sikurse shprehet pėr ēėshtjet ndėrkombėtare, por disa
njerėz shqetėsohen se kjo mund tė ndodhė. Gjendja demografike nė Rusi
ėshtė shumė mė negative, sipas pikėpamjes ruse, se sa gjendja
demografike nė Serbi. Popullsia islamike nė ish-republikat sovjetike
po rritet me shpejtėsi.
Rusėt po shohin se qytetet e tyre nuk do
tė jenė mė etnikisht ruse, por me njė numėr nė rritje tė pakicės
myslimane. Pra kur ndodhin fenomene tė ngjashme jashtė vendit, rusėt i
shohin ato me emocione tė veēanta. Ata do tė mbrojnė me sa tė munden
idenė e qėndrueshmėrisė, ngaqė qeveria ruse frikėsohet se e njėjta gjė
mund tė ndodhė edhe nė vendin e tyre. Ky ėshtė edhe njė rast, qė rusėt
duan tė tingėllojnė tė mirė pėr popullsinė ruse dhe gjithashtu, pėr tė
pėrēarė Perėndimin; kjo ka qenė gjithmonė politika e Moskės nė
Ballkan.
|
|