|
25 mars 2004 / TN
"Zėri i Amerikės"
mė 24 mars 2004
Veprime tė rėnda dhune
shpėrthyen ditėt e fundit nė Kosovė. 28 njerėz u vranė dhe mė shumė se
600 u plagosėn. Qindra shtėpi tė sėrbėve dhe dhjetra kisha u
shkatėrruan. Nė Sėrbi demostruesit ushtruan dhunė dhe u vėnė zjarrin
dy xhamive para se policia tė rivendoste rendin.
Luftimet, mė tė rėndat qė
nga viti 1999, ndodhėn pas plagosjes sė njė tė riu sėrb nė Ēagllavisė
mė 15 mars dhe mbytjes sė tre fėmijėve shqiptarė nė lumin Ibėr nė
Mitrovicė mė 16 mars. Qarkulluan fjalė se sėrbėt i kishin ndjekur
fėmijėt deri sa ata u hodhėn nė lumė. Misioni i Kombeve tė Bashkuara
nė Kosovė po bėn hetime.
Zėvendėsi i zėdhėnėsit tė
Departamentit amerikan tė Shtetit, Adam Ereli, kėrkoi nga udhėheqėsit
e Kosovės qė tu bėjnė thirrje banorėve tė mos ushtrojnė dhunė. Tė
gjitha palėt, tha ai, kanė pėrgjegjėsinė pėr ti dhėnė fund dhunės
si mėnyrė pėr zgjidhjen e mosmarrėveshjeve .
Qė prej fillimit, K-Fori
dhe forca ndėrkombėtare nėn komandėn e NATO-s qė mbajnė pėrgjegjėsinė
pėr ruajten e sigurisė nė Kosovė ka punuar pėr stabilizimin e
gjendjes. Mė shumė se 3 mijė trupa nga Shtetet e Bashkuara dhe vende
tė tjera anėtare tė NATO-s janė bashkuar me rreth 18 mijė trupat qė
gjenden nė teren pėr tė garantuar mospėrhapjen e dhunės.
Ditėt e fundit, zyrtarėt
nė Prishtinė dhe Beograd kanė bėrė thirrje pėr vendosjen e rendit dhe
qetėsisė.
Ndėrkohė qė po zhvillohen
hetime pėr tė kapur personat pėrgjegjės pėr dhunėn, disa njrėz janė
arrestuar. Udhėheqėsit e shqiptarėve tė Kosovės janė zotuar se do tė
ndihmojnė pėr rindėrtimin e objekteve tė shktėrruara gjatė dhunės.
Mursel Ibrahimi i asamblesė bashkiake tė Mitrovicės tha se e ardhmja e
Kosovės u pėrket atyre qė falin dhe jo atyre qė urrejnė.
Ka ardhur koha qė populli
i Kosovės tė mendohet mirė se ēfarė tė ardhme do tė zgjedhi, njė tė
ardhme tė mbushur me urrejtje dhe dhunė, apo njė tė ardhme qė pranon
standarded moderne evropiane dhe qė ēon nė integrimin me pjesėn tjetėr
tė Evropės.
|