|
25 mars 2004 / TN
"Zėri
i Amerikės" mė 24
mars 2004
Shefi i politikės sė
jashtme tė Bashkimit Evropian, Javier Solana tha se ėshtė tepėr i
indinjuar nga brutaliteti i trazirave tė javės sė kaluar nė Kosovė.
Zoti Solana tha se
komuniteti ndėrkombėtar nuk do tė bėjė lėshime ndaj veprimeve tė tilla
si dhuna e javės sė kaluar nė Kosovė qė u kushtoi jetėn 28 vetave dhe
la shkolla dhe kisha tė shkatėrruara.
Zoti Solana vizitoi sot
Fushė Kosovėn, ku u prit me protesta nga banorėt sėrbė, tė cilėt
shprehėn kėshtu zemėrim ndaj valės sė fundit tė dhunės.
Rusia i quan trazirat
"spastrim etnik"
Rusia dėnoi atė qė e
quajti spastrim etnik tė jo shqiptarėve nė Kosovė dhe bėri thirrje qė
tė merren tė gjitha masat e mundshme pėr tė ndalur dhunėn pasi
pėrleshjet mes serbėve dhe shqiptarėve, shkaktuan vdekjen e 28
personave.
Ministria e Jashtme, nė
njė deklaratė lėshuar sot, akuzoi paqeruajtėsit e NATO-s se nuk kishin
arritur parandalonin atė qė cilėsohej si barbarizėm mesjetar nė
Kosovė, e cila siē thuhej nė deklaratė mbetet njė plagė e hapur nė
Ballkan.
Avionė ushtarakė rusė po
dėrgojnė sot ndihma nė Kosovė. Autoritetet ruse thonė se do tė ngrenė
kampe me tenda pėr tė ndihmuar ata qė janė plagosur, apo kanė mbetur
pa strehė nga dhuna.
Ministri rus i Mbrojtjes
Civile, Sergei Shoigu nodhet nė Beograd pėr tė diskutuar pėr
pėrpjekjet e ndihmės.
|