| |
 |
|
|
|
 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Pėrmbajtja:
-
Presidenti Rugova dėnon fuqishėm vrasjen e policėve
-
Moisiu i ka dėrguar njė mesazh Rugovės nė pesėvjetorin e
bombardimeve tė NATO-s
-
Kofi
Anan dėnon vrasjen e dy policėve nė Kosovė
-
Shtefan Feler thotė se vrasja e dy policėve nuk duhet tė lidhet me
trazirat e fundit nė Kosovė
-
Holkeri pranon se misioni i Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė ka bėrė
gabime
-
Kryeparlamentari Daci priti kryeadministratorin Holkeri
-
Solana: BE do
tė vazhdojė ta ndihmojė zhvillimin e Kosovės, por pakicat duhet tė
mbrohen
-
Holkeri takoi
Dacin dhe Rexhepin
-
Kuvendi i Kosovės: Nuk do tė ketė sukses asnjė tendencė e ndarjes,
kantonizimit apo e copėtimit tė Kosovės
-
Bastali nė
Gjilan: Ngjarjet e 17 e 18 marsit ishin njė fatkeqėsi qė duhet tė
tejkalohet
-
Komisioni pėr vlerėsimin e dėmeve fillon punėn nesėr
-
Dega
e LDK-sė nė Viti u shpreh pėrkrahje tė paluhatshme institucioneve tė
Kosovės
-
Mbrėmė nė pjesėn veriore tė Mitrovicės njė serb ka plagosur me
granatė dy pjėstarė tė KFOR-it
-
Ombudspersoni i Kosovės korrigjon deklaratėn e djeshme pėr ngjarjet
e fundit nė Mitrovicėn veriore
-
F.Hartman: Tribunali i Hagės nuk ėshtė kompetent pėr krimet e ditėve
tė fundit nė Kosovė
-
Administrata komunale e Prishtinės u bėjnė thirrje qytetarėve tė
pajisen me dokumente udhėtimi
-
Zhbllokohet rruga Prishtinė-Gjilan
-
NATO-ja ndėrpret pėrpilimin e planeve pėr reduktimin e Misionit tė
KFOR-it nė Kosovė
-
Presidenti Bush falėnderon kancelarin gjerman pėr dergimin e 600
trupave nė Kosovė
-
Komandanti i KFOR-it u ka dhėnė pėrgjegjėsi trupave paqeruajtėse qė
tė imponojnė orė policore
-
Data
e 24 marsit tė vitit 1999 ishte njė ditė e shpresės pėr qytetarėt e
Kosovės
-
Situata nė Mitrovicė ka filluar tė stabilizohet
-
Njė
delegacion i FR tė LDK-sė vizitoi dje SHP tė TMK-sė
-
Milosheviq ka vazhduar tė mos pranojė ndėrrimin e kryegjykatėsit tė
Tribunalit tė Hagės
-
Ministri i jashtėm slloven thotė se vendi i tij ėshtė i gatshėm ta
ndihmojė Kosovėn
-
Gjykata komunale nė Gjilan u ka shpallur masėn e paraburgimit prej
30 ditėsh 26 protestuesve
-
Ndihmėssekretari i OKB-sė thotė se mospėrcaktimi i statusit final tė
Kosovės ka penguar zhvillimin ekonomik
-
Departamenti amerikan i Shtetit dėnon dhunėn e ditėve tė fundit nė
Kosovė
-
Pentagoni mund tė tėrheqė gjysmėn e 71 mijė trupave tė veta nga
bazat nė Gjermani
-
Tri
pikturat nė hollin e Kuvendit tė e Kosovės janė mbuluar me perde
-
Interpretime kundėrthėnėse pėr shkarkimin e zėdhėnėsve Izabela
Karlovic dhe Derek Ēapell
-
Ftohen tė rinjtė shqiptarė nė Zvicėr tė zbulojnė talentin e tyre nė
muzikė dhe nė art
-
Nė
njė sulm nė veri tė Bagdadit, ėshtė vrarė njė ushtar amerikan
-
Dėshmi publike pėr sulmet e 11 shtatorit
-
KS
dėnont vrasjen e sheikut Ahmed Jasin
-
Pol
Bremer: Iraku ka filluar rrugėn e demokracisė nė paqe me fqinjėt e
tij
-
Bler
shkon nė Libi
-
Nė
Pakistan janė vrarė mbi 50 militantė tė Al Kaidės
-
Forcat e sigurimit kanė vrarė 11 demonstrues nė Bregun e Fildishtė
|
|
|
|
|
|
|
|
|
-
Presidenti Rugova dėnon fuqishėm vrasjen e policėve
-
-
Prishtinė, 25
mars 2004 -
Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova e dėnoi dje fuqishėm vrasjen e
dy policėve dhe plagosjen e pėrkthyesit tė tyre, qė ndodhi tė martėn
mbrėma nė rrugėn Prishtinė-Podujevė.
-
Presidenti Rugova thekson se ky ėshtė akt i rėndė kriminal i
drejtuar kundėr policisė sė Kosovės dhe policisė ndėrkombėtare. Ky
krim duhet tė hetohet dhe pėrgjegjėsit tė nxirren para drejtėsisė.
-
Vėnia nė shėnjestėr e cilitdo nė Kosovė, e sidomos e organeve pėr
zbatim tė ligjit, tė rendit dhe tė sigurisė, ėshtė kundėr rendit
demokratik dhe perspektivės sė vendit tonė, Kosovės, nėnvizoi
Presidenti Rugova.
-
Presidenti i Kosovės ngushėllon familjet e policėve tė vrarė, ndėrsa
i uron shėrim tė shpejtė pėrkthyesit tė plagosur.
-
-
-
Moisiu i ka dėrguar njė mesazh Rugovės nė pesėvjetorin e
bombardimeve tė NATO-s
-
-
Tiranė, 25 mars
2004 - Nė njė
mesazh dėrguar Presidentit tė Kosovės Ibrahim Rugova me rastin e
pesėvjetorit tė bombardimeve tė NATO-s, Presidenti i Shqipėrisė
Alfred Moisiu, pos tjerash ka thėnė se NATO-ja me aktin e vet
historik i dha goditjen pėrfundimtare njėrit prej regjimeve
kriminale nė botė, ndali gjenocidin ndaj shqiptarėve dhe parandaloi
katastrofėn humanitare mė tė madhe qė ka njohur Evropa nga Lufta e
Dytė Botėrore.
-
Nė kėtė mesazh tė presidentit Moisiu, mėtutje thuhet, se respekti i
thellė dhe mirėnjohja e lartė e tė gjithė shqiptarėve i adresohet
NATO-s, Shteteve tė Bashkuara dhe vendeve tė tjera anėtare.
-
-
Nė fund tė kėtij mesazhi
tė presidentit Moisiu, dėrguar presidentit Rugova theksohet se
ngjarjet e fundit tregojnė edhe njėherė se sa i rėndėsishėm dhe i
nevojshėm ėshtė pėrshpejtimi i procesit pėr pėrcaktimin e statusit
tė ardhshėm tė Kosovės.
-
-
-
Kofi Anan dėnon vrasjen e dy policėve nė Kosovė
-
-
Nju Jork, 25
mars 2004 -
Sekretari i pėrgjithshėm i OKB-sė Kofi Anan ka dėnuar vrasjen e dy
policėve nė Kosovė.
Anani sulmet kundėr nėpunėsve tė policisė i ka dėnuar me termet mė
tė ashpra tė mundshme. "Dhuna mė e re dhe jostabiliteti nė Kosovė
nuk guxon tė tolerohet", ka thėnė Anani nė Nju Jork.
-
-
-
Shtefan Feler thotė se vrasja e dy policėve nuk duhet tė lidhet me
trazirat e fundit nė Kosovė
-
-
Prishtinė, 25
mars 2004 - Policia
e Misionit tė OKB-sė nuk dėshiron qė tė lidhė vrasjen e dy policėve
me trazirat e javės sė kaluar. Zyrtarėt e policisė thanė se
sulmuesit kanė ikur nga vendi i ngjarjes, pasi qė policia kishte
shtėnė nė drejtim tė tyre me armė.
-
-
Megjithatė, nė ikje e
sipėr njėri nga tė dyshimtit ėshtė plagosur dhe mė vonė policia e ka
gjetur tė vdekur nė njė fshat afėr Podujevės. Identiteti i tė
vrarėve nuk ėshtė bėrė i ditur ende.
-
Komesioneri i policisė ndėrkombėtare nė Kosovė, Shtefan Feller ka
thėnė se vrasja e dy policėve nuk duhet tė lidhet me trazirat e
fundit nė Kosovė.
-
-
Ai ka shtuar se
pėrpjekja e njė grupi tė caktuar pėr ta ērregulluar rendin dhe
ligjin nė ditėt e kaluara kanė kontribuar nė krijimin e njė ambienti
ku inkurajohen aktivitetet kriminale. Feler ka theksuar se vdekja e
dy policėve duhet tė jetė njė thirrje pėr popullin e Kosovės.
-
-
-
Holkeri pranon se misioni i Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė ka bėrė
gabime
-
-
Paris, 25 mars
2004 -
Kryeadministratori i Kosovės Hari Holkeri nė njė deklaratė pėr
agjencinė franceze tė lajmeve AFP ka thėnė se misioni i Kombeve tė
Bashkuara nė Kosovė ka bėrė gabime. Megjithatė, ai ka kėrkuar nga tė
dyja komunitetet mė tė mėdha nė Kosovė qė tė pėrpiqen tė jetojnė sė
bashku nė mėnyrė paqėsore.
-
Nė tė njėjtėn deklaratė, Holkeri ka theksuar se ėshtė i vetėdijshėm
pėr fustrimin dhe pėr pėrparimin e ngadalshėm qė ėshtė bėrė nė
Kosovė.
-
"Misioni i UNMIK-ut ka bėrė gabime, por ne do tė reflektojmė nė
mėnyrė qė t'i pėrmirėsojmė ato", ka thėnė shefi i UNMIK-ut.
-
-
-
Kryeparlamentari Daci priti kryeadministratorin Holkeri
-
-
Prishtinė, 25
mars 2004 - Nė
takimin e sotėm tė PSSP tė OKB-sė nė Kosovė, Harri Holkeri, me
kryetarin e Kuvendit tė Kosovės, Nexhat Daci ėshtė shqyrtuar
bashkėpunimi ndėrmjet institucioneve tė vendit dhe mekanizmave
ndėrkombėtarė, nė funksion tė sanimit tė pasojave dhe mbarėvajtjes
sė aktiviteteve pėr qytetarėt.
-
Kryeparlamentari Daci e ka njoftuar zotin Holkeri me programin e
Kuvendit tė Kosovės pėr mbėshtetje tė Qeveerisė lidhur me
meremetimet e shtėpive dhe tė objekteve tė djegura tė kultit dhe pėr
vizitat kuvendeve komunale, pėr tė nxitur mbėshtetjen
gjithpėrfėshirėse tė aftėsimit tė objekteve tė dėmtuara.
-
-
Profesor Daci ka kėrkuar
qė tė luftohet kriminaliteti dhe tė veprojė drejtėsia. Ai
njėkohėsisht ka kėrkuar qė tė mbyllen kufinjtė e Kosovės pėr
kriminelėt dhe tė mos lejohet tė veprojnė njerėz tė uniformuar dhe
tė armatosur nė pjesėn veriore tė Kosovės.
-
Numri njė i legjislativit tė Kosovės e ka lutur kryeadministratorin
e Kosovės qė mekanizmat ndėrkombėtarė tė vendosur nė Kosovė, tė
respektojnė institucionet legjitime tė vendit dhe tė bėjnė dallimin
ndėrmjet liderėve politikė dhe tė zgjedhurve nga vota e popullit.
-
PSSP tė OKB-sė nė Kosovė, Hari Holkeri ėshtė pajtuar qė nė funksion
tė sanimit tė sukseshėm tė gjendjes sė krijuar dhe tė avancimit tė
proceseve nė Kosovė, duhet tė krijohet partneriteti i vėrtetė
ndėrmjet ndėrkombėtarėve dhe institucioneve tė vendit, thuhet nė njė
njoftim nga ky takim.
-
-
-
Solana: BE
do tė vazhdojė ta ndihmojė zhvillimin e Kosovės, por pakicat duhet
tė mbrohen
-
-
Bruksel, 25 mars 2004
- Shefi i diplomacisė sė BE Havier Solana tha sot
nė Bruksel se ngjarjet e javės sė kaluar nė Kosovė kanė qenė tė
organizuara, duke kėrkuar nga liderėt e Kosovės qė tė thonė qartė se
kush qėndron pas akteve tė dhunės dhe autorėt e dhunės tė nxirren
para drejtėsiė.
-
Solana para gazetarėve ka theksuar se 15 evropiane mbėshtet
politikėn "standardet para statusit", por ai shtoi se aktet e dhunės
nuk janė standarde tė Bashkimit Evcropian.
-
Gjithashtu Solana ka thėnė se Bashkimi Evropian do tė vazhdojė ta
ndihmojė zhvillimin e Kosovės, por se pakicat, tha ai, duhet tė
mbrohen. Askush sa BE nuk ka dhėnė para pėr kokė banori nė Kosovė,
tha ai.
-
Nė pyetjen se kush qendron pas dhunės sė javės sė kaluar nė Kosova,
Solana ka thėnė se ajo nuk ka qenė spontane duke shtuar se "kjo ka
qenė dhunė e orkestruar".
-
I pyetur nėse BE ėshtė fajtor pėr ngjarjet tragjike, ai e mohoi
kėtė, duke thėnė se UNMIK-u dhe KFOR-ia janė tė ngarkuar pėr
sigurinė nė Kosovė, ndėrkaq BE jep pėrkrahje ekonomike dhe tė tjera,
ka thėnė Solana.
-
-
-
Holkeri
takoi Dacin dhe Rexhepin
-
-
Prishtinė, 25 mars 2004 - Shefi i
UNMIK-ut Hari Holkeri ka takuar sot kryeparlamentarin Nexhat Daci
dhe kryeministrin Bajram Rexhepi. Nė qendėr tė bisedave kanė qenė
ngarjet nė vend pas trazirave tė javės sė kaluar.
Holkeri pas takimit me Dacin tha se se "kanė pasur njė takim
konstruktiv".
-
-
-
Kuvendi i Kosovės: Nuk do tė ketė sukses asnjė tendencė e ndarjes,
kantonizimit apo e copėtimit tė Kosovės
-
 |
|
-
Prishtinė, 25 mars 2004
- Kuvendi i Kosovės nė seancėn e sotme diskutoi
pėr rrjedhat aktuale nė Kosovė dhe dėnoi dhunėn nė trazirat e
ditėve tė kaluara, ndėrkohė qė nuk miratoi asnjė vendim.
Kuvendi njėherit kėrkoi edhe analizėn e rrethanave tė cilat
bėnė qė protestat e ligjshme tė shndėrrohen nė ato tė
dhunshme.
-
Fillimisht kryeparlamentari Nexhat Daci tha par deputetėve se
nga vlerėsimet qė i bėn ky kuvend ngjarjeve "ne do tė dalim mė
shpejt apo mė ngadalė nga kjo gjendje dhe tė mund t'i kthehemi
normalitetit dhe partnerizmit tė njėmend me bashkėsinė
ndėrkombėtare nė realizimin e qėllimeve tona".
|
-
-
Edhe pse kemi tėrhequr
vėrejtjen tash sa kohė, - tha Daci - demosratat e 17 e 18 marsit na
zunė nė befasi - edhe neve si institucione kosovare edhe
institucionet ndėrkomėbtare.
-
Ai tha se hetimet do tė tregojnė se si njė demostratė me norma
demokratike, krejtishit tė ligjshme, me njė motiv krejt tė qartė,
pėr tė protestuar kundėr mbytjes nė lumin Ibėr tė tre fėmijėve dhe
kundėr bllokimit tė magjistrales Prishtinė-Shkup, u shndėrrua nė
demostratė tė dhunshme me pasoja shumė tė rėnda.
-
Sipas Dacit, kėto ngjarje sa tė rėnda qė janė "nuk do tė na largojnė
nga rruga jonė e trasuar sa kohė, nga qėllimet tona nė interes tė
popullit tė Kosovės, tė rajonit dhe tė Evropės".
-
"Nuk do tė ketė sukses asnjė tendencė pėrēarėse, asnjė tendencė e
ndarjes sė Kosovės, e enklavizimit, kantonizimit apo e copėtimit tė
saj", tha Daci duke shtuar se "Kosova mbetet njė dhe e tėrė dhe tė
drejtat dhe liritė do t'i realizojnė tė gjithė qytetarėt e saj pa
dallim". Ai tha se Kuvendi do tė vazhdojė me punėn e rregullt pėr
miratimin e ligjeve.
-
Daci bėri tė ditur se nė kryesi dhe nė bisedė me shefat e grupeve
parlamentare ėshtė ndėrtuar njė plan operativ pėr tė vizituar disa
komuna pėr tė sanuar gjendjen dhe pėr tė marrė vėrejtje dhe
propozime konkrete.
Alush Gashi, nė emėr tė deputetėve tė LDK-sė, tha se "duke e
riafirmuar tė drejtėn pėr protestė e kundėrshtojmė dhunėn".
Ai theksoi se dhuna nuk ėshtė pėrcaktim i shumicės sė qytetarėve tė
Kosovės dhe se "pėrcaktim yni ėshtė paqja, barazia dhe shansa e
njetė pėr tė gjithė".
-
"Jemi pėrfaqėsues tė shumicės, andaj shprehim gatishmėrinė dhe
angazhimin tonė pėr mbrojtje tė pakicave dhe pronės se tyre", tha
ai, duke shtuar se nevojitet edhe vullneti i pakicės qė tė
angazhohet nė tė mirė tė Kosovės e jo kundėr saj.
-
Nė vazhdim deputeti Gashi, pasi konstatoi se sot po diskutohet pėr
gjendje nė nė Kosovė pa analizė, kėrkoi tė formohet njė komision
parlamentar Ad-Hoc pėr hulumtimin e shkaqeve pėr tragjedinė e ditėve
tė shkuara.
Ai tha se njollosja e tėrė popullit tė Kosovės nga qarqe tė ndryshme
ėshtė e papranueshme dhe kontraproduktive.
"Paqja dhe demokracia ėshtė shansa jonė. Ne e riafirmojme
pėrcaktimin pėr bashkėpunim vendor dhe ndėrkombėtar nė tė mirė tė
paqes dhe prosperitetit pėr tė gjithė qytetaret e Kosovės...nė tė
mirė tė pėrcaktimit tonė tė fuqishėm politik pėr njė Kosovė tė
pavarurė dhe demokratike sipas vlerave euro-atlantike", tha nė fund
Alush Gashi.
Sabri Hamiti, shef i Grupit parlamentar tė LDK-sė, tha se protestat
nė fillim ishin spontane, por nė vazhdim morėn karakter organizimi.
Ai tha se nuk ėshtė mirė tė krijohet efekti i dhunės pėr kėrkesa
politike dhe pėr kėtė tė derdhet pėrsėri gjak.
-
Deputeti Hamiti kritikoi deklaratat e disa politikanėve evropianė qė
ditėve tė fundit qėndruan nė Kosovė. "Personalietet e mėdha politike
kanė ardhur nė Kosovė dhe kanė diktuar qysh do tė sillen
institucionet e Kosovės", duke i quajtur ato diktat.
-
"Nėse institucionet e Kosovės pranojnė diktat nuk janė tė pjekura ta
kryejnė punėn e vet", tha ai, duke shtuar: "Bashkėpunim po, por
diktat jo"!
-
Sipas tij nuk mundet kurrfarė figure politike evropiane tė vijė t'i
mbledhė pesė vetė, qė e quajnė veten udhėheqės tė Kosovės dhe t'u
diktojė si duhet tė sillen publikisht. Ai tha se fuqia e
institucioneve tė Kosovės ėshtė tė marrin qėndrime tė veta, duke
bashkėpunuar edhe me tė tjerėt, por jo tė sillen sipas diktatit.
-
Deputeti i PDK-sė Hashim Thaēi kėrkoi qė pėr ngjarjet e fundit tė
bėhet njė analizė e hollėsishme, bashkarisht me UNMMIK-un. Ai kėrkoi
nga qytetarėt qė tė mos pėrsėriten ato qė u kanė ndodhur vetė
shqiptarėve pesė vjet mė parė. Thaēi tha se qytetarėt e Kosovės nuk
do tė pajtohen me ndarjen e Kosovės apo me kantonizimin e saj. Aktet
e dhunės nė mesin e protestuesve, tha ai, kanė qenė individuale dhe
i quajti tė papranueshme.
-
Bajram Kosumi, deputet i AAK-sė tha se nuk mund tė jipet kurrfarė
vlerėsimi pėr ngjarjet e kaluara pėr mengesė tė njė informacioni
zyrtar nga pėrgjegjėsit pėr siguri nė Kosovė. Ai tha se nuk ka asnjė
informacion zyrtar dhe vetėm di nga mediat pėr ato qė kanė ndodhur.
Kosumi theksoi se administrata e UNMIK-ut ka bėrė gabime tė mėdha,
duke toleruar funksionimin luftėnxitės tė infrastrukurės sė qeverisė
serbe nė Kosovė.
-
Ndonėse qė mė herėt Kuvendi kishte ftuar shefin e UNMIK-ut Hari
Holkeri, shefin e policisė sė UNMIK-ut Shtefan Feler dhe komandantin
e KFOR-it Holger Kamerhof pėr tė raportuar nė kėtė senacė pėr
situatėn e sigurisė, por tė gjitha ata kanė injoruar ftesėn e
Kuvendit tė Kosovės.
-
-
-
Bastali nė
Gjilan: Ngjarjet e 17 e 18 marsit ishin njė fatkeqėsi qė duhet tė
tejkalohet
-
-
Gjilan, 25 mars 2004
- Franēesko Bastali, ndihmės i pėrfaqėsuesit
special tė sekretarit tė pėrgjithshėm, vizitoi sot Gjilanin dhe nė
njė takim tė pėrbashkėt me udhėheqjen komunale, KFOR-in, SHPK-nė dhe
tė tjerė, ka biseduar pėr gjendjen pas protestave tė javės sė
kaluar.
-
Lutfi Haziri, kryetar i komunės, e njohu z. Bastali me masat qė ka
ndėrmarrė komuna pėr qetėsimin e situatės.
-
Komuna ka pėrcaktuar masat qė do t`i ndėrmarrė pėr kthimin e
normalitetit dhe nė bashkėpunim me Qeverinė e Kosovės, e cila tashmė
ka ndarė 5 milionė euro pėr sanimin e pasojave, do tė fillojė qė nga
nesėr vlerėsimin e dėmeve dhe riparimin e tyre, nė mėnyrė qė tė
zhvendosurit tė mund tė kthehen sa mė parė nėpėr shtėpitė e veta.
-
Si mbėshtetje momentale pėr tė zhvendosurit, komuna ka ndarė nga
buxheti i saj 10 mijė euro, ka thėnė Haziri.
Duke shprehur keqardhje pėr atė qė ndodhi nė Kosovė, ku humben jetėn
disa qytetarė dhe u lėnduan shumė tė tjerė, z. Bastali tha se ėshtė
e domosdoshme qė tė kthehet mirėbesimi dhe tė krijohen kushte pėr
jetė normale tė tė gjithėve nė Kosovė.
-
Ngjarjet e 17 e 18 marsit ishin njė fatkeqėsi qė duhet tė tejkalohet
me angazhim tė tė gjithėve, ndėrsa ata qė kanė kryer akte tė dhunės,
duhet tė pėrballen me drejtėsinė, ka thenė Bastali.
-
-
-
Gjilan: Komisioni pėr vlerėsimin e dėmeve fillon punėn nesėr
-
-
Gjilan, 25 mars
2004 - Komiteti pėr
Siguri dhe Emergjencė, nė takimin e sotėm ku mori pjesė edhe
zėvendėskryetari i dytė i komunės Bozhidar Periq, ka vlerėsuar se
gjendja e sigurisė ėshtė dukshėm mė e mirė dhe tash duhet tė punohet
nė saninimin e pasojave.
-
Lutfi Haziri, kryetar i komunės, shprehu kėnaqėsinė qė edhe z. Periq
ėshtė kthyer nė Komitet, tha se shpreson qė bashkarisht do tė
punojnė nė normalizimin e gjendjes.
-
Koloneli Riēard Xhonson nga KFOR-i tha se me vendim tė Brigadės
Shumėkombėshe tė Lindjes, nė kėtė sektor do tė jetė nė fuqi edhe mė
tutje ora policore, nga 21:00 deri nė 6:00 tė mėngjesit dhe nė
rivendosja e kėsaj mase ėshtė bėrė dje pas vrasjes sė dy policėve nė
veri tė Prishtinės.
-
Edhe pėr SHPK-nė, nata e mbrėmshme ka qenė e qetė, ka thenė kapiteni
Izet Azizi. Ndoshta pėr shkak tė ndryshimit tė kohėzgjatjes sė orės
policore, qytetarėt nuk kanė mundur tė informohen me kohė dhe nė
katėr raste ėshtė thyer ndalesa e lėvizjes, tha Azizi.
-
Zėvendėskryetari i dytė i komunės, Bozhidar Periq e vlerėsoi si
mjaft stabile situatėn momentale nė vendbanimet serbe, por kėtė nuk
e tha edhe pėr fshatrat e pėrziera, ku kėrkoi nga KFOR-i dhe policia
qė t`i shtojnė patrullimet.
-
-
Periq tha se ende nuk ka
filluar mėsimi nė shkollat serbe dhe, sipas tij kjo nuk mund tė
bėhet nėse KFOR-i dhe policia nuk bėjnė sigurimin e shkollave dhe
nuk garantojnė pėrcjellje pėr nxėnėsit.
-
Enver Muja ka njoftuar se ėshtė formuar komisioni profesional pėr
vlerėsimin e dėmeve nė objekte dhe qė nga nesėr do tė fillojė punėn,
prandaj duhet tė jenė prezentė pronarėt e shtėpive nė momentin e
vizitės.
-
Lutfi Haziri ka prezentuar nė fund edhe planin aksional pėr veprim i
cili parashehė kthimin e tė zhvendosurve nė shtėpitė e padėmtuara,
mbėshtetje financiare pėr ta, biseda me fqinjtė pėr tė siguruar
ambient tė qėndrueshėm pėr kthim, regjistrimin e dėmeve dhe sanimin
e pasojave si dhe ofrimin e sigurisė nga KFOR-i dhe SHPK-ja.
-
-
-
Dega e LDK-sė nė Viti u shpreh pėrkrahje tė paluhatshme
institucioneve tė Kosovės
-
-
Viti, 25 mars
2004 - Ngjarjet e
fundit nė Kosovė, tė cilat pėrfshinė edhe komunėn e Vitisė rrezikuan
paqen dhe lirine e Kosovės, ato kėrcėnuan rendin demokratik,
degraduan proceset pozitive dhe progresin e arritur, dėmtuan
raportet me miqtė tanė dhe si tė tilla ndikuan qė tė zbehet imazhi
pozitiv per Kosoven dhe qytetarėt e saj, thuhet nė njė komunikatė tė
degės sė LDK-sė nė Viti.
-
- Megjithė mirėkuptimin dhe solidarizimin tonė me revoltėn spontane
dhe tė aresyeshme dhe konsideratėn pėr pakėnaqėsitė e qytetarėve, -
thuhet mė tutje nė komunikatė - jemi te tronditur me eskalimin e
dhunės dhe dėnojme ashper aktet kriminale qė u manifestuan gjatė
kėtyre protestave.
-
Dega e LDK-se nė Viti shpreh pėrkrahjen e vendosur dhe tė
paluhatshme ndaj institucioneve tė Kosovės dhe fton qytetarėt qė me
veprimet, aktivitetet dhe angazhimet e tyre te kontribuojne ne
kthimin e normalitetit dhe stabilizimin sa mė tė shpejtė tė
situates, duke u shprehur ngusheėlimet e thella familjeve tė
femijėve tė mbytur nė mėnyrė mizore nė lumin Ibėr si dhe tė gjithė
atyre qe humben mė tė dashurit e tyre gjate trazirave nė Kosove.
-
-
-
Mbrėmė nė pjesėn veriore tė Mitrovicės njė serb ka plagosur me
granatė dy pjėstarė tė KFOR-it
-
-
Mitrovicė, 25
mars 2004 - Njė
serb ka plagosur mbrėmė dy pjesėtarė francezė tė KFOR-it nė pjesėn
veriore tė Mitrovicės, kanė njoftuar burimet e policisė
ndėrkombėtare nė Mitrovicė. Njoftohet se sulmuesi ėshtė arrestuar
dhe bėhet fjalė pėr njė serb nga Prishtina, i cili kishte ikur nga
burgu i Kurshumlisė dhe fshihej nė Mitrovicė.
-
-
-
Ombudspersoni i Kosovės korrigjon deklaratėn e djeshme pėr ngjarjet
e fundit nė Mitrovicėn veriore
-
-
Prishtinė, 25
mars 2004 -
Ombudspersoni nėpėrmjet njė njoftimi pėr media informon opinionin nė
Kosovė qė informatat nė tė cilat ai e bazoi deklaratėn e tij tė
djeshme rreth largimit me forcė nga ana e serbėve tė njė numri tė
madh tė familjeve shqiptare, boshnjake dhe turke qė jetojnė nė
Mitrovicėn veriore, kishin qenė tė pasakta.
-
Edhe pse gjatė ditėve tė fundit mund tė ketė pasur incidente tė
vetmuara ku individėt janė larguar nga shtėpitė e tyre, nuk kishte
pasur largim tė shkallės sė madhe tė organizuar nga pjesėtarėt e
bashkėsisė serbe nė Mitrovicėn veriore.
-
Nė kėto rrethana, nuk ėshtė e vendit tė flitet pėr "pastrim etnik"
apo ēfarėdo lloji tė ngjashėm tė ngjarjeve nė Mitrovicėn veriore,
thuhet nė kėtė njoftim tė Ombudspersonit tė Kosovės.
-
-
-
F.Hartman: Tribunali i Hagės nuk ėshtė kompetent pėr krimet e ditėve
tė fundit nė Kosovė
-
-
Hagė, 25 mars
2004 - Prokuroria e
Tribunalit tė Hagės nuk ėshtė kompetente tė bėjė hetime dhe tė
ndjekė penalisht pėrgjegjėsit pėr krimet qė ditėve tė fundit janė
bėrė nė Kosovė, ka deklaruar pėrgfaqėsuesja pėr shtyp e prokurorisė
Florans Hartman.
-
-
Me pėrjashtim tė
gjenocidit, thotė Hartman, tė gjitha krimet e tjera tė cilat janė nė
kompetencė tė Tribunalit janė tė kushtėzuara me ekzistimin e
"konfliktit tė armatosur", i cili nė Kosovė ka pushuar me
nėnshkrimin e Marrėveshjes sė Kumanovės, me vendosjen e trupave tė
NATO-s dhe me vendosjen e administratės sė OKB-sė.
-
Ndėrkaq, zėdhėnėsi i Tribunalit Xhim Lendejl ka thėnė se pas
ndėrprerjes sė konflikteve tė armatosura nė Kosovė pėr hetimet dhe
ndjekjen penale kompetentė janė gjykatat e UNMIK-ut dhe ato lokale.
-
-
-
Administrata komunale e Prishtinės u bėjnė thirrje qytetarėve tė
pajisen me dokumente udhėtimi
-
-
Prishtine, 25
mars 2004 - Pajisja
e qytetarėve me dokumente udhėtimi tė UNMIK-ut tashmė ėshtė bėrė njė
problem jo i thjeshtė. E para, sepse numri i atyre qė aplikojnė nė
administratėn e shėrbimit civil pėr kėto dokumente ėshtė tepėr i
madh dhe nga ana tjetėr pengesė tepėr e vėshtirė pėr tė kapėrcyer
aplikuesit ėshtė Urdhėresa administrative qė pat lėshuar ish
administratori i Kosovės vitin e kaluar e ku thuhej se qytetarėt
duhet tė sjellin bashkė me aplikacionin edhe njė dokument me
fotografi tė lėshuar mė parė nga ish-pushteti serb nė Kosovė pėr tė
dėshmuar se aplikuesi ka qenė banor i Kosovės edhe para luftės.
-
Andaj, udhėheqėsit e kėtij shėrbimi, ndėrkombėtarė dhe vendorė, u
bėjnė thirrje qytetarėve qė ende nuk janė pajisur me kėto dokumente
ta bėjnė kėtė sa mė parė gjatė ditėve vijuese, sepse gjatė muajve tė
verės do tė jetė shumė mė vėshtirė, pėr faktin se numri i aplikuesve
do tė jetė shumė mė i madh se deri mė tani, thuhet nė njė njoftim tė
administratės sė komunės sė Prishtinės.
-
-
-
Zhbllokohet rruga Prishtinė-Gjilan
-
-
Prishtinė, 25
mars 2004 - Prej
sot ėshtė e hapur rruga Prishtinė-Gjilan pėr tė gjitha llojet e
automjeteve pėrveē autobusėve qė nga ora 6.00 e mėngjesit e deri nė
orėn 20.00, bėri tė ditut zėdhėnėsi i SHPK-sė Refki Morina.
Prej disa ditėsh kjo rrugė ka qenė e bllokuar nga serbėt lokalė nė
Graēanicė, fshat i banuar me serbė, nėpėr tė cilin kalon kjo rrugė
qė ēon nė Gjilan.
-
-
-
NATO-ja ndėrpret pėrpilimin e planeve pėr reduktimin e Misionit tė
KFOR-it nė Kosovė
-
-
Bruksel, 25
mars 2004 - Pėr
shkak tė dhunės nė javėn e kaluar nė Kosovė, NATO-ja tash ėshtė
detyruar jo vetėm tė dėrgojė forcime ushtarake qė mbėrrijnė nė tre
mijė ushtarė shtesė nga rezervat speciale, por edhe tė ndėrpresė
pėrpilimin e planeve pėr racionalizimin dhe transformimin e misionit
tė KFOR-it nė Kosovė qė ishte paraparė tė ndodhte nė kėtė verė,
thanė zyrtarėt e NATO-s nė Bruksel pas takimit tė Kėshillit tė
Aleancės.
-
-
"Tash pėr momentin i
kemi ndėrprerė ato plane dhe do tė presim e tė shohim rrjedhėn e
situatės nė ditėt qė vijnė pėr tė parė kah duhet tė vazhdojmė, tha
njė zyrtar i NATO-s". Fokusi i NATO-s nė Kosovė tash ėshtė tė
identifikojė, tė arrestojė dhe tė dėnojė nxitėsit dhe organizatorėt
e dhunės sė javės sė shkuar dhe tė krijojė kushte pėr kthimin e tė
zhvendosurėve, u tha gazetarėve nė selinė e NATO-s njė zyrtar
ushtarak i kėsaj Aleance.
-
-
-
Presidenti Bush falėnderon kancelarin gjerman pėr dergimin e 600
trupave nė Kosovė
-
-
Berlin, 25 mars
2004 - Presidenti
amerikan Xhorxh Bush nė njė bisedė telefonike mbrėmė vonė e
falėnderoi kancelarin gjerman Shrėder pėr pozicionimin e tij tė
qartė nė luftėn e pėrbashkėt kundėr terrorizmit.
-
Siē njofton agjencia gjermane DPA nė bisedėn telefonike qė zgjati 15
minuta, presidenti Bush e falėnderoi kancelarin gjerman pėr dėrgimin
e 600 trupave paqeruajtėse shtesė nė Kosovė, duke e ngritur numrin e
trupave gjermane kėtu nė 3800.
-
-
-
Komandanti i KFOR-it u ka dhėnė pėrgjegjėsi trupave paqeruajtėse qė
tė imponojnė orė policore
-
-
Prishtinė, 25
mars 2004 - Nė
kuadėr tė masave shtesė qė janė ndėrmarrė nga KFOR-i komandanti i
KFOR-it Holger Kamerhof u ka dhėnė pėrgjegjėsi komandandantėve tė
brigadave shumėkombėshe qė tė imponojnė orė policore nė zonat ku ata
operojnė, aty ku duhet pėr aq gjatė sa ata e ndjejnė se ekziston
kėrcėnimi, ka bėrė tė ditur zėdhėnėsi i KFOR-it Xhim Moran.
-
-
-
Data e 24 marsit tė vitit 1999 ishte njė ditė e shpresės pėr
qytetarėt e Kosovės
-
-
Prishtinė, 25
mars 2004 - Nė
manifestimin e Forumit Rinor tė LDK-sė "Ditėt e shpresės" me rastin
e shėnimit tė pesėvjetorit tė bombardimeve tė NATO-s, tė mbajtur nė
hotelin "Grand" nė Prishtinė, kryetari i kėtij forumi, Lulzim Zeneli
tha se 24 marsi i vitit 1999 ishte njė ditė e shpresės pėr qytetarėt
e Kosovės.
-
"Jemi kėtu pėr tė dėshmuar mė shumė se kurrė kjo gjendje aktuale dhe
kjo moto ėshtė mė se domosdoshme edhe nė kėtė manifestim
tradicidonal, sepse kjo ditė, 'Dita e shpresės' ėshtė pėr tė gjithė
ata qė pėrjetuan tmerr, hiē mė larg se para pesė vitesh", tha
Zeneli.
-
Tė gjithė pjesėmarrėsit e manifestimit, shprehėn mirėnjohjen e
falėnderimin e thellė pėr Aleancėn Veriatlantike, e cila e kishte
marrė nė mbrojtje popullin e Kosovės.
-
Fatmir Sejdiu, deputet nė Parlamentin e Kosovės, tha se kjo ėshtė
njė datė shumė e rėndėsishme pėr popullin e Kosovės. Ai tha se
populli i Kosovės do tė kujtojė jo vetėm kėtė pesėvjetor, por edhe
gjithė pėrvjetorėt e ardhshėm, pėr njė ndėrhyrje tė mrekullueshme tė
forcave ndėrkombėtare pėr tė shpėtuar popullin e Kosovės nga
gjenocidi qė i kanosej.
-
Nė manifestimin "Dita e shpresės" morėn pjesė edhe pėrfaqėsues tė
partive tė tjera politike tė Kosovės dhe pėrfaqėsues tė zyrave tė
huaja diplomatike nė Prishtinė.
-
Nė kėtė pėrvjetor tė rėndėsishėm, pjesėtarėve tė KFOR-it dhe tė
policisė ndėrkombėtare nė shumė mjedise tė Kosovės iu dhuruan lule.
-
-
-
Situata nė Mitrovicė ka filluar tė stabilizohet
-
-
Mitrovicė, 25
mars 2004 - Bordi i
Drejtorėve tė administratės komunale, nė mbledhjen e sotme tė
kryesuar nga Mustafė Pllana, kryeshef, ka shqyrtuar situatėn e
pėrgjithshme nė komunė dhe disa ēėshtje nga fushėveprimi i vet.
-
Bordi i Drejtorėve ka konstatuar se situata nė komunė, pas trazirave
tė javės sė kaluar, ka filluar tė stabilizohet dhe se qytetarėt po i
kthehen jetės normale. Bordi i Drejtorėve, poashtu ka konstatuar se
janė konsoliduar tė gjitha institucionet e pushtetit lokal dhe ato
po i kryejnė punėt dhe pėrgjegjėsitė e parashtruara, me pėrjashtim
tė Ēerdhės sė Fėmijėve, Qendrės sė Kulturės dhe Palestrės Sportive,
tė cilat gjenden nė "zonėn e mirėbesimit" dhe pėr tė cilat akoma nuk
ėshtė dhėnė leja pėr fillimin e punės nga KFOR-i.
-
U vlerėsua se administrata lokale ėshtė duke ofruar ashtu si duhet
shėrbime pėr qytetarėt. Sektori i gjendjes civile ėshtė duke
funksionuar me sukses dhe kėrkesat e qytetarėve pėr dokumentacion tė
nevojshėm dhe shėrbime tė tjera, kryhen nė afatin optimal.
-
Poashtu, qė nga data 24 marsi ėshtė aktivizuar edhe administrata
komunale e UNMIK-ut pėr dhėnjen e dokumentave personale dhe tė
udhėtimit pėr qytetarė.
-
Anėtarėt e Bordit konstatuan se pėr shkak tė problemeve nė
identifikimin e shtėpive dhe tė disa problemeve tjera pėrcjellėse,
ende nuk ėshtė saktėsuar numri i shtėpive serbe tė shkatėrruara nė
Frashėr, por kjo pritet tė bėhet gjatė ditės sė sotme.
-
Anėtarėt e Bordit u njoftuan se nė organet e administratės sė
Kuvendit tė Komunės, deri tash janė paraqitur 21 familje shqiptare
qė kanė qenė tė detyruara nga ekstremistėt serbė tė zhvendosen nga
pjesa veriore e qytetit, nė ate jugore.
-
-
-
Njė delegacion i FR tė LDK-sė vizitoi dje SHP tė TMK-sė
-
-
Prishtinė, 25
mars 2004 - Njė
delegacion i Kryesisė qendrore tė Forumit tė Rinisė tė LDK-sė, i
kryesuar nga nėnkryetari Sejdė Tolaj, gjatė ditės sė djeshme, ka
vizituar Shtabin e Pėrgjithshėm tė Trupave Mrojtėse tė Kosovės.
-
-
Ata u pritėn nga kolonel
Arif Muēolli - shef i Departamentit pėr marrėdhėnie
ushtarako-civile, me bashkėpunėtorė. "Kjo ėshtė njė ditė e veēantė
pėr tėrė Kosovėn. Prandaj, ju falenderoj qė na e bėni kėtė vizitė",
tha z.Muēolli, i cili mė pastaj shpalosi para delegacionit tė FR tė
LDK-sė punėn qė ėshtė duke e bėrė TMK-ja. Ai tha se TMK-ja ėshtė njė
vazhdimėsi e UĒK-sė, e cila sot nė liri ka pėr qėllim ndėrtimin dhe
mbrojtjen e vendit.
-
-
"Ne jemi neutral nė
politikė, por se ėshtė e nevojshme tė pėrkrahim ēdo qėndrim politik
tė popullit", tha ai.
Ndėrsa Sejdė Tolaj, nėnkryetar i FR tė LDK-sė, tha se kjo vizitė
ėshtė pjesė e agjendės, qė ėshtė pėrcaktuar pėr kėtė ditė. "Ne kemi
respekt tė veēantė pėr TMK dhe institucionet tjera tė Kosovės",
shtoi z.Tolaj.
-
-
"Meqė kjo ėshtė
vazhdimėsi e UĒK-sė, ne jemi tė interesuar qė tė avancohet, dhe se
rinia dėshiron qė kėtė ta shohė si ushtri tė pėrgatitur pėr ta
mbrojtur integritetin territorial dhe kufijtė e Kosovės"- nėnvizoi
z.Tolaj.
-
Nė vazhdim, ai potencoi se si FR i LDK-sė e viziton TMK-nė pėr arsye
se e ēmon pėr tė gjitha pėrpjekjet e saj nė ndėrtimin e Kosovės.
Nėnkryetari Tolaj porositi TMK-nė qė tė ruajė neutralitetin e vet
politik.
-
Kah pėrfundimi i kėtij takimi, erdhi edhe gjenerallejtnant Agim
Ēeku, i cili u pėrshėndet ngrohtėsisht me delegacionin e tė rinjve
tė LDK-sė. Pasi u tregoi kėtyre se ishte nė njė vizitė nė familjet e
fėmijėve nė Ēabėr, dhe se pėr kėtė nuk kishte mundur tė vinte me
kohė nė kėtė takim, gjeneral Ēeku tha se ėshtė i nderuar me kėtė
vizitė qė po ia bėjnė tė rinjtė e LDK-sė. Ai u shfaqi atyre edhe
shqetėsimin e vet pėr ngjarjet e fundit qė kanė ndodhur nė Kosovė.
-
"24 marsi ėshtė dita e bashkėpunimit tė mirė me NATO-n, dhe kėtė
bashkėpunim duhet ta ruajmė edhe nė tė ardhmen", u tha tė rinjve tė
LDK-sė gjeneral Ēeku. Delegacioni, pas pėrfundimit tė takimit, u
dhuroi lule pjesėtarėve tė TMK-sė.
-
-
-
Milosheviq ka vazhduar tė mos pranojė ndėrrimin e kryegjykatėsit tė
Tribunalit tė Hagės
-
-
Hagė, 25 mars
2004 -
Ish-presidenti jugosllav, Slobodan Milosheviq, ka vazhduar tė
kundėrshtojė tė pranojė ndėrrimin e kryegjykatėsit tė Tribunalit tė
Hagės, ku po gjykohet pėr krime lufte kundėr njerėzimit, njofton
BBCnews. Riēard Mej, i cili e ka udhėhequr Tribunalin qėkur e ka
filluar punėn nė shkurt 2002, e ka lėnė postin pėr shkaqe
shėndetėsore.
-
-
Tash, dy gjykatėsit e
mbetur tė Tribunalit, Patrik Robinson nga Xhamajka dhe O-gon Kuon
nga Koreja e Jugut, duhet tė marrin vendim pėr tė zėvendėsuar
gjykatėsin Mej dhe tė vazhdojnė gjykimin. Rekomandimi i tyre duhet
tė aprovohet nga Kombet e Bashkluara.
-
-
-
Ministri i jashtėm slloven thotė se vendi i tij ėshtė i gatshėm ta
ndihmojė Kosovėn
-
-
Prishtinė, 25
mars 2004 -
Ministri i jashtėm slloven, Dimitrije Rupel tha se vendi i tij ėshtė
i gatshėm ta ndihmojė Kosovėn nė forma tė ndryshme, nė veēanti pėr
tejkalimin e situatės sė krijuar kohėt e fundit. Gjatė qėndrimit nė
Prishtinė, Rupel pati takime tė ndara me kryeadministratorin e
Kosovės Hari Holkeri dhe me kryeministrin Bajram Rexhepi.
-
Rupel ka thėnė se Qeveria sllovene do tė bashkėpunojė ngushtė me me
Qeverinė e Kosovės. Ndėrkaq kryeministri Rexhepi ēmoi gatishmėrinė e
Qeverisė sllovene pėr ta ndihmuar Kosovėn pas situatės sė krijuar.
-
-
-
Gjykata komunale nė Gjilan u ka shpallur masėn e paraburgimit prej
30 ditėsh 26 protestuesve
-
-
Gjilan, 25 mars
2004 - Gjykata
komunale nė Gjilan u ka shpallur masėn e paraburgimit prej 30 ditėsh
26 protestuesve tė arrestuar nga 17 marsi pėr shkak tė manifestimit
tė akteve tė dhunshme gjatė protestave tė 17 dhe 18 marsit, ka
konfirmuar gjykatėsi hetues nė kėtė gjykatė Abdullah Ahmeti.
-
-
Ai tha se gjatė fazės sė
paraburgimit ndaj tyre do tė zhvillohen hetimet nė bazė tė dyshimit
tė bazuar dhe kjo nė bazė tė kėrkesės nga Prokuroria publike
komunale. Sipas kėtij gjykatėsi, njė tė mituri tė arrestuar i ėshtė
caktuar paraburgimi prej 8 ditėsh.
-
-
-
Ndihmėssekretari i OKB-sė thotė se mospėrcaktimi i statusit final tė
Kosovės ka penguar zhvillimin ekonomik
-
-
Tiranė, 25 mars
2004 -
Ndihmėssekretari i pėrgjithshėm i OKB-sė dhe drejtori i Zyrės
rajonale pėr Evropėn Kalman Mishel, gjatė vizitės nė Tiranė, ka
deklaruar se mungesa e pėrcaktimit tė qartė tė statusit pėrfundimtar
tė Kosovės ka penguar edhe zhvillimin ekonomik tė saj.
-
-
Kjo ėshtė njė nga arsyet
e nivelit shumė tė lartė tė papunėsisė dhe papunėsia e lartė shėrben
si lėndė zjarri pėr tė ēuar nė sjellje shoqėrore, qė nuk janė
konstruktive. Ai tha se pėr tė gjithė Ballkanin duhet tė ketė paqe
dhe tė gjenden zgjidhje qė tė kemi njė qetėsi, tha ndihmėssekretari
i pėrgjithshėm i OKB-sė.
-
-
-
Departamenti amerikan i Shtetit dėnon dhunėn e ditėve tė fundit nė
Kosovė
-
-
Uashington, 25
mars 2004 -
Departamenti amerikan i Shtetit e ka dėnuar dhunėn e ditėve tė
fundit nė Kosovė dhe ka kėrkuar qė pėrgjegjėsit pėr kėtė tė dalin
para drejtėsisė.
-
-
Drejtori i Zyrės pėr
Ēėshtje tė Evropės Jugore dhe Qendrore nė Departamentin amerikan tė
Shtetit, Ēarls Inglish tha se Shtetet e Bashkuara do tė mbetėn tė
pėrkushtuara pėr njė shoqėri demokratike dhe tolerante nė Kosovės
dhe se pėrpjekjet amerikane do tė vazhdojnė tė reflektojnė me
pėrkushtim.
-
-
-
Pentagoni mund tė tėrheqė gjysmėn e 71 mijė trupave tė veta nga
bazat nė Gjermani
-
-
Uashington, 25
mars 2004 -
Pentagoni mund tė tėrheqė gjysmėn e 71 mijė trupave tė veta nga
bazat nė Gjermani, siē ėshtė planifikuar me riorganizimin e forcave
amerikane jashtė nė periudhėn e pasluftės sė ftohtė, bėn tė ditur nė
njė shkrim tė sotėm (e enjte) "Uashington Post", duke cituar
zyrtarėt amerikanė, njofton Rojter.
-
-
Sipas kėtij plani, baza
mė tė vogla do tė vendosen nė Rumani dhe ndofta edhe nė Bullgari,
kurse vendtrajnimet do tė hapen nė Poloni. Bazat nė Uzbekistan, nė
Taxhikistan dhe nė Kirgizistan, qė u formuan mė 2001 pėr mbėshtetje
tė luftės nė Afganistan, do tė mbesin si vende trajnimi dhe si zona
qė do tė pėrdoren pėr raste emergjente.
-
-
-
Tri pikturat nė hollin e Kuvendit tė e Kosovės janė mbuluar me perde
-
-
Prishtinė, 25
mars 2004 - Tri
pikturat nė hollin e Kuvendit tė e Kosovės janė mbuluar me perde dhe
deputetėt nuk janė nė dijeni se kush e ka marrė kėtė vendim. As
Kryesia e Parlamentit ende nuk e ka shfaqur qėndrimin e saj se kush
e ka marrė kėtė vendim.
-
Ndėrkaq UNMIK-u e ka pėrshėndetur kėtė vendim, duke mohuar tė kėtė
bėrė ndonjė kėrkesė tė re pėr heqjen e kėtyre pikturave.
-
Me heqjen e kėtyre pikturave ėshtė plotėsuar kėrkesa e deputetėve tė
komunitetit serb, tė cilėt ishin ankuar te Holkeri se pikturat
paraqesin nė mėnyrė tė njėanshme vetėm pjesė tė historisė shqiptare.
-
-
-
Interpretime kundėrthėnėse pėr shkarkimin e zėdhėnėsve Izabela
Karlovic dhe Derek Ēapell
-
-
Prishtinė, 25
mars 2004 - Nga
burimet brenda UNMIK-ut merret vesh se zėdhėnėses sė UNMIK-ut
Izabela Karlovic dhe zėdhėnėsit tė policisė ndėrkombėtare Derek
Ēapell janė shkarkuar nga detyra qė kanė ushtruar deri mė tash si
zėdhėnės tė kėtyre dy institucioneve.
-
-
Thuhet se njė vendim i
tillė ėshtė marrė pasi qė tė dy zėdhėnėsit kanė dhėnė deklarata tė
paqarta nė mediat serbe, tė cilat sipas UNMIK-ut kanė shkaktuar
konfuzion nė opinion.
-
Mirėpo, shefi i Zyrės pėr Informim tė UNMIK-ut Sunil Narula tha sot
nė mėngjes se ėshtė shkarkuar zėdhėnėsi Derek Ēapelli.
-
Izabela Karlovic ka thėnė se nuk ėshtė nė dijeni pėr njė vendim tė
tillė dhe ajo po e kryen detyrėn normalisht.
-
-
-
Ftohen tė rinjtė shqiptarė nė Zvicėr tė zbulojnė talentin e tyre nė
muzikė dhe nė art
-
-
Cyrih, 25 mars
2004 - Forumi Rinor
i LDK-sė sė bashku me personalitete tė kulturės, artit, sportit qė
veprojnė nė Zvicėr ka filluar njė nismė pėr tė zbuluar talente tė
reja nė lėmin e artit. Andaj i fton tė gjithė tė rinjtė shqiptarė
nga tė gjitha viset shqiptare (vajza e djem nga mosha 15-vjeēare e
sipėr) pa dallim orientimi politik qė kanė talent nė muzikė apo art
tė shfrytėzojnė rastin dhe tė tregojnė talentin e tyre.
-
Nė kontakt me disa artistė dhe kompozitorė shqiptarė, si dhe
institucione kulturore nė atdhe kjo nsimė ka hasur nė pėrkrahje dhe
ėshtė premtuar ndihma e tyre, duke shpresuar qė kėtė projekt ta
pėrkrahė edhe Ministria e Kulturės sė Kosovės sė bashku me njėrin
nga TV shqiptare dhe mjetet e tjera tė informimit.
-
Konkurrimet do tė bėhen nė kėto fusha muzikore: nė kėngė folklorike,
nė kėngė popullore, nė muzikėn e lehtė, nė pop muzikė, nė pop-rok,
nė rep-muzikė, vallėzim tė tė gjitha arteve, nė aktrim, dhe humor si
dhe skeēe tė shkurtra 2-3 minutshe.
-
-
Paraqitja mund tė bėhet
deri nė fund tė prillit 2004 nė kėto adresa:
-
-
Talentėt e Rinj/Postfach
355/ 3072 Ostermundingen 2 (BE)
-
Mob.: 078/8717467 dhe
076/3492186
-
E-Mail:
fr_zvicer@ldk-kosova.org
-
-
-
Nė
njė sulm nė veri tė Bagdadit, ėshtė vrarė njė ushtar amerikan
-
-
Bagdad, 25 mars
2004 - Njė ushtar
amerikan ėshtė vrarė nė njė sulm kundėr njė autokolone nė veri tė
Bagdadit, ka bėrė tė ditur sot (e enjte) ushtria amerikane, njofton
Rojter. Gjeneral brigade, Mark Kimit, ndihmėsdrejtor i operacioneve
tė ushtrisė amerikane nė Irak, ka thėnė se ushtari ėshtė vrarė dje
afėr Taxhit. Ky sulm ngre nė 397 numrin e ushtarėve amerikanė tė
vrarė nė aksione qė kur ka filluar ndėrhyrja amerikane nė Irak para
njė viti.
-
-
-
Dėshmi publike pėr sulmet e 11 shtatorit
-
-
Uashington, 25
mars 2004 -
Bashkėkryetarėt e komisionit qė hetoi sulmet terroriste tė 11
shtatorit kundėr Shteteve tė Bashkuara, folėn me gazetarėt nė
pėrfundim tė njė seance 2-ditore dėshmish nga zyrtarė dhe ish
zyrtarė amerikanė.
-
Ish guvernatori Thomas Keane e filloi deklaratėn pėr mjetet e
informimit nė kėtė mėnyrė.
-
"Ne mėsuan rreth dėshtimeve sistematike. Pati komunikim tė dobėt
midis agjencive tė rendit dhe atyre tė zbulimit. Madje pati
komunikim tė dobėt brėnda FBI-sė".
-
Ish-anėtari i Kongresit amerikan, Li Hamilton, tha se Departamenti i
shtetit dhe Departamenti i mbrojtjes nė administratėn e presidentit
Klinton dhe nė administratėn e tanishme tė presidentit Bush morėn
shumė masa kundėr terrorizmit. Megjithatė, shtoi ai, ėshtė e qartė
se vemendja nuk u pėrqėndrua aty ku duhej.
-
-
-
KS
dėnont vrasjen e sheikut Ahmed Jasin
-
-
Nju Jork, 25
mars 2004 -
Kėshilli i Sigurimit i Kombeve tė Bashkuara pritet tė votojė sot mbi
njė rezolutė qė dėnon vrasjen nga Izraeli tė udhėheqėsit shpirtėror
tė grupit ekstremist Hamas, Sheikut Ahmed Jasin. Diplomatėt kanė
debatuar mbi kėtė ēėshtje qė prej tė martės.
-
Projektrezoluta e paraqitur nga algjerianėt dėnon vrasjen e Sheikut
Jasin si dhe tė gjitha sulmet terroriste kundėr civilėve. Por ajo
nuk u pėrgjigjet kėrkesave tė Shteteve tė Bashkuara qė tė pėrfshijė
njė masė, e cila do tė dėnonte specifikisht terrorizmin palestinez.
-
-
-
Pol Bremer: Iraku ka filluar rrugėn e demokracisė nė paqe me fqinjėt
e tij
-
-
Bagdad, 25 mars
2004 -
Administratori civil amerikan i Irakut, Pol Bremer, tha se ndėrsa
mbetet ende shumė punė pėr t'u bėrė, Iraku ka filluar rrugėn e
demokracisė nė paqe me fqinjėt e tij.
-
Nė njė fjalim me rastin e fillimit tė 100 ditėve tė fundit deri nė
kalimin e pushtetit tek irakianėt, zoti Bremer tha se sigurimi ėshtė
njė nga pėrparėsitė kryesore pėr irakianėt. Ai tha se kėtė javė do
tė krijojė njė ministri mbrojtjeje dhe njė kėshill tė sigurimit
kombėtar.
-
-
-
Bler shkon nė Libi
-
-
Londėr, 25 mars
2004 - Kryeministri
britanik Toni Bler shkon nė Libi dhe takohet me udhėheqėsin libian,
Muammar Gaddafi.
Bleri pritet t'i japė dorėn Kolonel Gadafit nė njė tendė beduine
diku nė periferi tė Tripolit.
-
Bler, i cili po ndjek shembullin e homologėve tė tij italianė e
spajollė, ėshtė udhėheqėsi i parė britanik qė viziton Libinė qė nė
vitin 1943, kur kėtė gjė e bėri Uinston Ēėrēilli.
-
Bler e ka lavdėruar Gadafin qė ka dėnuar me kurajė terrorizmin dhe
ka eliminuar kėto programe.
-
Si shkėmbim, Bler do ta sigurojė Gadafin se Britania do tė pėrpiqet
tė bindė Shtetet e Bashkuara tė heqin sanksionet tregtare ndaj
Libisė.
-
-
-
Nė
Pakistan janė vrarė mbi 50 militantė tė Al Kaidės
-
-
Islamabad,
Pakistan, 25 mars 2004
- Nė operacionin mė tė madh tė deritashėm kundėr
luftėtarėve tė Al Kaidės, qė kanė ndėrmarrė forcat qeveritare
pakistaneze nė zonėn kufitare me Afganistanin, janė vrarė mbi 50
militantė dhe simpatizantė tė forcave tė tyre, ka bėrė tė ditur sot
(e enjte) njė zyrtar i lartė, njofton AP. Ai ka shtuar, gjithashtu,
se ky operacion ka filluar para 10 ditėsh dhe do tė vazhdojė deri sa
tė "eliminohen krejtėsisht" forcat e tyre.
-
-
-
Forcat e sigurimit kanė vrarė 11 demonstrues nė Bregun e Fildishtė
-
-
Abixhan, Bregu
i Fildishtė, 25 mars 2004
- Forcat e sigurimit kanė vrarė sot (e enjte) 11
demonstrues nė Bregun e Fildishtė, njofton AP. Demonstruesit kishin
organizuar njė marsh masiv pėr tė kėrkuar zbatimin e marrėveshjes
paqėsore, qė ishte arritur nė Abixhan, tė mbrojtur me tanke, ka
thėnė njė zėdhėnės i partisė kryesore opozitare.
-
-
Demonstruesit ishin
vrarė nė pjesė tė ndryshme tė qytetit gjatė pėrpjekjeve pėr
shpėrndarjen e tyre. Demonstruesit do tė vazhdojnė demonstrimin
derisa tė plotėsohen kėrkesat, ka thėnė ai.
|
|
|
|
|
|
|
KULTURĖ
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
| |
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2004
Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|