| |
 |
|
KULTURĖ
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
|
|
|
| |
Zėvendėsi i PSSP, Francesko Bastali
vizitoi Gjilanin |
|
|
|
|
|
|
|
|
-
Gjilan, 25 mars
2004/TN/ Ilmi MUSLIU
- Francesko Bastagli, zėvendės i pėrfaqėsuesit special tė sekretarit
tė pėrgjithshėm e vizitoi tė enjten Gjilanin dhe nė njė takim tė
pėrbashkėt me udhėheqjen komunale, KFOR-in, SHPK-nė dhe tė tjerė, ka
biseduar pėr gjendjen pas protestave tė javės sė kaluar.
-
-
Lutfi Haziri,
kryetar i komunės e njohu z. Bastagli me masat qė ka ndėrmarrė
komuna pėr qetėsimin e situatės dhe me kėtė rast falėnderoi KFOR-in,
SHPK-nė, TMK-nė, liderėt lokalė dhe tė tjerėt qė ndihmuan nė uljen e
tensioneve dhe qetėsimin e situatės.
-
-
Komuna ka pėrcaktuar
masat qė do t`i ndėrmarrė pėr kthimin e normalitetit dhe nė
bashkėpunim me Qeverinė e Kosovės, e cila tashmė ka ndarė 5 milionė
uro pėr sanimin e pasojave, do tė fillojė qė nga nesėr vlerėsimin e
dėmeve dhe riparimin e tyre, nė mėnyrė qė tė zhvendosurit tė mund tė
kthehen sa mė parė nėpėr shtėpitė e veta.
-
-
Si mbėshtetje
momentale pėr tė zhvendosurit, komuna ka ndarė nga buxheti i saj 10
mijė uro, ka thenė Haziri.
-
-
Duke shprehur
keqardhje pėr atė qė ndodhi nė Kosovė, ku humben jetėn disa qytetarė
dhe u lėnduan shumė tė tjerė, z. Bastagli tha se ėshtė e domosdoshme
qė tė kthehet mirėbesimi dhe tė krijohen kushte pėr jetė normale tė
tė gjithėve nė Kosovė.
-
-
Ngjarjet e 17 e 18
marsit ishin njė fatkeqėsi qė duhet tė tejkalohet me angazhim tė tė
gjithėve, ndėrsa ata qė kanė kryer akte tė dhunės, duhet tė
pėrballen me drejtėsinė, ka thenė ai.
-
-
Gjatė vizitės nė
Gjilan, zėvendėsi i pėrfaqėsuesit tė sekretarit tė pėrgjithshėm
ėshtė shoqėruar edhe nga Marsel Qintelan, kėshilltar rajonal dhe
Charles Messier, kėshilltar komunalė tė UNMIK-ut.
|
|
|
|
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|