| |
 |
|
KULTURĖ
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
|
|
|
| |
Mitrovicė: Bordi i
Drejtorėve tė Administratės Komunale,
konstaton
se situata nė komunė, ka filluar tė stabilizohet |
|
|
|
|
|
|
|
|
-
Mitrovicė,
25 mars 2004 / TN / H. SYLA -
- Bordi i
Drejtorėve tė Administratės Komunale, nė mbledhjen e mbajtur tė
enjtėn, mė 25.03.2004, kryesuar nga Mustafė Pllana, kryeshef, ka
shqyrtuar situatėn e pėrgjithshme nė komunė dhe disa ēėshtje nga
fushėveprimi i vet. Bordi i Drejtorėve, ka konstatuar se situata nė
komunė, pas trazirave tė javės sė kaluar, ka filluar tė
stabilizohet dhe se qytetarėt po i kthehen jetės normale.
-
-
Bordi i
Drejtorėve, poashtu, ka konstatuar se janė konsoliduar tė gjitha
institucionet e pushtetit lokal dhe ato po i kryejnė punėt dhe
pėrgjegjėsitė e parashtruara, me pėrjashtim tė Qerdhės sė Fėmijve,
Qendrės sė Kulturės dhe Palestrės Sportive, tė cilat gjenden nė
zonėn e besimit dhe pėr tė cilat akoma nuk ėshtė dhėnė leja pėr
fillimin e punės nga KFOR-i.
-
-
U vlerėsua
se administrata lokale ėshtė duke ofruar ashtu si duhet shėrbime
pėr qytetarėt. Sektori i gjendjes civile ėshtė duke funksionuar me
sukses dhe kėrkesat e qytetarėve pėr dokumentacion tė nevojshėm dhe
shėrbime tė tjera, kryhen nė afatin optimal.
-
-
Poashtu,
qė nga data 24.03.2004, ėshtė aktivizuar edhe administrata komunale
e UNMIK-ut pėr dhėnjen e dokumentave personale dhe tė udhėtimit pėr
qytetarė. Anėtarėt e Bordit konstatuan se pėr shkak tė problemeve nė
identifikimin e shtėpive dhe tė disa problemeve tjera pėrcjellėse,
ende nuk ėshtė saktėsuar numri i shtėpive serbe tė shkatėrruara nė
Frashėr, por kjo pritet tė bėhet gjatė ditės sė sotme.
-
-
Anėtarėt e
Bordit u njoftuan se nė organet e administratės sė Kuvendit tė
Komunės, deri tash janė paraqitur 21 familje shqiptare qė kanė qenė
tė detyruara nga ekstremistėt serbė tė zhvendosen nga pjesa veriore
e qytetit, nė ate jugore.
-
-
Kėto
familje kryesisht janė zhvendosur nga lagja 7 Shtatori dhe nga
ndėrtesat e matanė Ibrit, karshi Palestrės sė Sporteve. Nė Bord u
konstatua se nė lagjen Kodra e Minatorėve, ku jetojnė 85 familje
shqiptare, nuk ka patur tė zhvendosur.
-
-
Nė
mbledhejn e sotme, Bordi i Drejtorėve ka formuar komisionet
pėrkatėse pėr identifikimin, kategorizimin dhe vlerėsimin e dėmeve
nė kishėn ortodokse dhe nė shtėpitė e shkatėrruara nė trazirat e
fundit, si tė sėrbėve nė pjesėn jugore, ashtu edhe tė shqiptarėve nė
pjesėn veriore tė qytetit.
-
-
Anėtarėt e
Bordit tė Drejtorėve, u njoftuan nga drejtori i Drejtorisė pėr
Shėndetėsi dhe Mirėqenje Sociale, se ka filluar shpėrndarja e
ndihmave nė artikuj ushqimorė pėr banorėt e lagjes Kodra e
Minatorėve dhe pėr tetė familje nė lagjen 7 Shtatori.
-
-
Ndėrkaq,
nė fshatin Vidimriq, ėshtė duke u bėrė identifikimi i familjeve me
gjendje tė rėndė ekonomiko-sociale, nė mėnyrė qė tu dėrgohen
ndihmat e nevojshme. Drejtorira pėrkatėse e Administratės Komunale
ka bėrė edhe koordinimin e ndihmave dhe tė pėrkujdesjes shėndetėsore
pėr banorėt e tri fshatarve shqiptare nė komunėn e Albanikut.
|
|
|
|
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|