|
- 25 mars 2004 / TN
Abedi MALIQI,
Lubjanė
(SLLOVENI),
psikolog i dipl. universitar
-
Nė
prag tė pesėvjetorit tė intervenimit tė forcave tė NATO-s mbi forcat
Jugosllave, tė cilat po zbatonin planet mė tė tmerrshme tė
spastrimit etnik tė Kosovės ndodhi njė pjesė e revoltuar e popullit
tė Kosovės e cila bėri tė gjitha ato qė ndodhėn e qė
trazuan shpirtra anė e kėnd botės.
-
-
Nga
pikpamja psikologjike kėto ngjarje paraqesin vetėm se njė simptom tė
sindromit postraumatik tė njė pjese tė popullit tė
traumatizuar pas ngjarjeve tė tmerrshme tė pėrfunduara me
nėnshkrimin e Marrėveshjes sė Kumanovės. Traumat nga tmerret e
luftės kanė ngelur tė regjistruara nė trurin e tė traumatizuarėve e
qė nuk kanė
qenė aktive, menjėherė pas luftės, sepse tė gjithė ata kanė qenė nė
njė
gjendje shoku.
-
-
Situatat e ndryshme tė
luftės mė shfarosėse tė shekullit, qė po zbatonin forca tė mėdha
shkatėrruese mbi popullatėn e pambrojtur kosovare shkaktuan trauma
tė mėdha me pasoja, qė do tė zgjasin e tek njė pjesė e madhe e
popullit janė edhe tė pėrjetshme. Edhe pse nė shiqim tė parė tė
gjithė kėta njerėz duken tė jenė normal (e them kushtimisht), me
rastin e provokimeve intensive ato ndikojnė qė traumat e memorizuara
tė manifestohėn ashtu siē ndodhi me ngjarjet e fundit me epiqendėr
nė Mitrovicė. Shkencėtaret qė merren me studimin e kėtyre ēėshtjeve
i sqarojnė kėto manifestime me njė mbėshtetje shkencore
(psikologjike) si nė vijim.
-
-
Pika
qendrore e jetės
sė tėrėsishme emocionale (si lindin emocionet, si edukohėn, ku
deponohėn memorizohėn, si kontrollohėn, si mund tė jenė tė
dobishme e si tė dėmshme pėr vet personin dhe shoqėrinė etj.)
gjendėt nė njė bėrthamė tė vogėl tė trurit, e cila quhet amygdale
(bajame) e qė gjendet brenda sistemit limbik. Dhe kjo
ėshtė qendra e jetės emocionale tė njeriut. Krijimet e jetės
emocionale dhe pėrvojat e deponuara nė amygdale funksionojnė nė
lidhshmėri tė amygdales me pjesėt tjera tė trurit, me qendrat
kortikale, tė cilat pėrmes proceseve psikokortikale u japin kuptim
tė arsyeshėm manifestimeve emocionale.
-
-
Pėrjetimet traumatike, tė cilat janė deponuara nė amygdale dhe kanė
krijuar sindromin e ashtuquajtur stres postraumatik, janė tė njė
intensiteti jashtzakonisht tė lartė dhe paraqiten nė situatat, tė
cilat ju gjasojnė apo e evokojnė situatėn nė tė cilėn janė krijuar.
Nga intensiteti i impulseve ngacmuese tė kėtyre pėrjetimeve varet
edhe mėnyra dhe intensiteti i regimeve me ērast nuk vihet lidhja
midis amygdales dhe qendrave kortikale, pėr tė kaluar pėrmes
proceseve psikokortikale, qė nė fakt do tė thotė njė konsultim, i
cili do tė arsyetonte apo jo mėnyrėn dhe intensitetin e reagimeve.
-
-
Pėr
kėtė edhe zakonisht thuhet: kanė dominuar emocionet e jo arsyeja,
edhe pse kėto tė dyja janė tė kushtėzuara ngusht njėra me tjetrėn.
Ndėrprerja e lidhjes midis amygdales dhe pjesėve tjera tė trurit
(qendrave kortikale) mund tė ketė pėr pasojė paaftėsinė e
pabesueshme tė rėndėsisė emoconale tė ngjarjeve tė caktuara e qė
zakonisht quhet verbėsi emocionale. Amygdalja ėshtė qendėr
memoriale emocionale dhe luan rolin e njė rojtari emocional tė
qendrave pėr alarmimin e strukturave tė tjera tė trurit, tė cilat
reagojnė nė ujdi me ndjenjat tė cilat edhe e sfidojnė shqetėsimin.
-
-
Njė
pjesė e ngacmimeve sfiduese shkojnė pėrmes thalamusit nė neokorteks,
pjesa mė e pėrbėrė e trurit, e cila mendon, rezonon dhe njė pjesė
tjetėr shkon nga thalamusi drejt nė amygdale. Kjo ndarje dhe
pėrcjellje e impulseve, tė cilat janė pasojė e intensitetit tė
memorizimit, si trauma paraprake dhe intensitetit tė shkaktarėve
sfidues, ngacmimeve dhe bėjnė qė amygdalja tė reagojė para
neokorteksit (pėrpunimit tė impulseve dhe kuptimit racional tė tyre
pėr njė organizim tė reagimeve nė mėnyrė tė dėshiruar sociale), i
cili bėnė filtrimin dhe pėrpunimin e informatave para se tė
ndėrmirret aksioni pėr njė reagim. Pra, amygdalja mund tė inicojė
njė reaksion emocional para se tė kuptojnė qendrat kortikale se ēpo
ndodhė!
-
-
Rasti
i fundit, me mbytjen mizore tė tre fėmijve Shqiptarė nė lumin e
Ibrit,
ėshtė
njė shembull tipik i kėtillė. Me kėtė rast, informacionet e arritura
nė amygdale kanė qenė tė intensitetit dhe natyrės asisoji, qė kanė
gjasuar me kohėrat e memorizimit tė traumave dhe nga shpejtėsia e
madhe nuk kanė kaluar fare nė neokorteks, i cili do tė bėnte
mbikėqyerjen e informatave, ti pėrpunonte dhe qė tė drejtonte
rekasione tjetėrfare. Kėshtu edhe u shkaktuan reaksione, tė cilat
bėren
qė nė kėto kushte tė shprehet tėrė ajo qė e pamė ne dhe tėrė bota.
Pėrfundimi tragjik i tre fėmijve shqiptarė nė lumin e Ibrit ėshtė
kushtėzimi i cili e ka ngjallur tėrė tmerrin traumatik e qė ėshtė i
njohur si sindrom i streseve postraumatike. Pra, u aktivizua ajo ana
e errėt e trurit tė traumatizuar veprimet e tė cilėve ju gjasojnė tė
gjitha simptomave tė fenomenit psikologjik tė njohur si
identifikim me agresorin.
-
-
Pra,
ngjarjet nė Kosovė, pa marrė parasysh se kush do ta merr pėrsipėr
pėrgjegjėsinė lidhur me organizimin e tyre, nėse
janė fare tė organizuara, atėherė ato
janė tė skenuara nga forca destruktive me njė qėllim pėrfundimtar tė
pėrfitimit nė dėm tė Shqiptarėve dhe tė Kosovės nė pėrgjithėsi. Edhe
ate duke u bazuar nė njohjen e mirė tė paaftėsisė politiko
strategjike tė politikės dhe strategjisė ushtarake tė Kosovės si dhe
njohės tė mire tė psikologjisė sė Shqiptarėve dhe
funksionimit emocional tė
lartėshėnuar,
e qė nuk mund tė gjenden nė mesin e Shqiptarėve. Kjo nga se nė
Kosovė nuk kemi traditė tė arsimit as politik as psikologjik.
Asnjėren shkollė, qė janė dy shtylla kryesore tė qėndrimit vertikal
tė njė ekzistence politike, nuk e kemi ose janė nė embrion. Dhe kjo
qė
ndodhi ėshtė,
pėr tė gjithė
ata
pjesėmarrės, nė tė gjitha ato veprime dramatike, normale. Normale
nė thojza. Pra, nuk janė jo-normale.
-
-
Se
ngjarjet janė tė kėsaj natyre, pra tė njė sfidimi, qė ngjalli njė
sjellje afektive, tregon edhe ndėrprerja e tyre pas njė intervenimi
tė forcave politike kosovare, tė cilėt siē dihet nuk paten kurrė (nė
pesė vitet e fundit) kompetenca e qė nė kėtė rast u thirrėn nė
ndihmė dhe pėrgjegėsi. Dhe ata ndikuan qė shqetėsimi i provokuar tė
qetėsohet pas dy ditėsh. Ata e luajtėn
disi rolin psikokortikal tė proceseve tė sfiduara.
Po tė
ishin tė organizuara e tė
vetdijėsuara,
nga
ēfarėdo qoftė force politike shqiptare - kosovare, bazuar nė faktin
se kishin dalur nga kontrolli, ato nuk do tė ndaleshin deri nė
realizimin e qėllimit tė organizimit tė tyre. E nuk besoj qė qėllimi
i kėtyre ngjarjeve tė ketė qenė nė krijimin e njė gjendjeje tė
anarkisė nė Kosovė pėrmes
shkatėrrimeve brutale qė u bėnė e qė e kishin kthyer njė pjesė tė
popullit kosovarė nė njė gjendje tė trazuar traumatike, nė tė cilėn
ata e bėnė ate qė do ta bėnin dikur, sikur tė kishin mundėsi, qė ta
bėnin, pėr
ti shprehur tė tėra frustracionet e bllokuara dhe shkaktuara nga
trysnia afatgjete e regjimit diskriminue paraprak.
-
-
Institucionet shtetėrore Kosovare pėrballė politikės sė UNMIK-ut dhe
KFOR-it ishin tėrė kohėn vetėm se nė luajtjen e rolit tė njė
politike shtetėrore por jo edhe politikė zyrtare e Kosovės, ngase
nuk e njeh askush nė
botė e pėr ēka ēmimin mė tė shtrenjtė po e paguajnė qytetarėt e
Kosovės (lexo: apatridėt), qė punojnė dhe veprojnė anė e kėnd botės.
Megjithate, ato ia dolėn qė ti qetėsojnė shpirtrat e shqetėsuar
postraumatik. Bota akoma bėnė eksperimente me durimin e Shqiptarėve
duke aplikuar standarde tė dyfishta.
-
-
Ndėrkohė qė dikush i bllokon arteriet kryesore tė qarkullimit pėr
njė funksionimi normal tė jetės nė Kosovė dhe me ditė tė tėra e
paralizon jetėn normale tė popullatės
sė pafajshme kosovare, me arsyetime tė inskenuara nga qarqe
destruktive, tė cilat nuk e duan Kosovėn me ktė pėrbėrje etnike,
Kosovarėve (lexo: Shqiptarėve)
ju
mohohet e drejta elementare njerėzore
e drejta e
lėvizjes sė lirė dhe nuk gjenden forca tė cilat do ti zhbllokonin
kėto, dhe kur masat e revoltuara e humbin kontrollin dhe e marrin nė
duar tė veta zgjedhjen e kėtyre nyjeve, fėt e fėt mobilizohet tėrė
bota dhe i tėrė populli Shqiptarė akuzohet nė stilin e vjetėr
Cezari
ėshtė
lakuriq.
-
-
E
kryeadministratori i Kosovės,
z. Harri Hollkeri (lexo: Hari Poter), e ndėrron rolin e
administratorit tė OKB dhe kalon nė kryefotoreporter tė mediave
serbe nė kohėn kur pa rreshtur apelohėt nė qetėsimin e gjendjes sė
krijuar.
Kėso
bllokimesh ndodhėn me qindra herė nė vende tė ndryshme tė Kosovės,
duke mos pėrfshirė kėtu njė pjesė tė Kosovės, e cila mbeti e ndarė
dhe
ėshtė akoma strehimore e forcave mė destruktive serbe tė udhėhequra
nga Haga, nė ndėrkohė qė revolta e sfiduar postraumatike e njė pjese
tė kosovarėve ndodhi pėr herė
tė parė dhe erdhi nė vehte fare shpejt. Ishte vetėm se njė shkėndi
qė
doli si rrjedhojė
e shkaqeve tė
paraqitura mė lartė.
-
-
Tė
gjitha kėto ndodhėn dhe po zhvillohen pas rikthimit tė politikės
ekstremiste antishqiptare tė Beogradit e udhėhequr nga Haga, e cila
edhe nė ktė gjendje kome nga tė gjitha fushat ekonomike, sociale,
politike e nė kohėn e mbizotėrimit tė krimit tė organizuar, edhe njė
herė
po shėrbehet me Jokerin e quajtur Kosmet dhe tė ashtuquajturėn
'zemėr serbe', vetėm e vetėm se pėr tju hedhur pluhur syve
shtetasve tė vet. Dhe nėse Kosova ėshtė zemėr e Serbisė atėherė kjo
ėshtė ndoshta edhe e vetmja kreauturė ēoroditėse nė
rruzullin tokėsor,
e cila nuk ka zemėr.
-
-
Populli i pėrvuajtur kosovarė nuk ka ēka tė turpėrohet pas kėtyre
ngjarjeve.
Kėto i bėnė vetėm se njė pjesė e provokuar e masave tė traumatizuara
dhe tė sfiduara nga forcat destruktive qė po e mbajnė peng Kosovėn,
njė
pjesė
e
masave tė
cilat u lindėn dhe u rritėn nė gjendje lufte, nė rrethana tė
jashtzakonshme e tė pėrcjellura me dhunė e terror shtetėror i cili
ka predendime tė internacionalizohet
e pėr tė cilat veprime duhet tė japin pėrgjegjėsi pikrisht ata tė
cilėt i provokuan ose shkaktuan njė shqetėsim kėsisoji pėrballė tė
gjitha kompetencave qė i patėn.
-
-
Ėshtė
normale tė kesh njė tė sėmur nė shtėpi aq mė tepėr kur pėr kėtė
ėshtė fajtor dikush i cili pa rreshtur tė qėndron mbi kokė dhe tė
kėrcnohėt, nė stilin: »Po mos tė kishe ombrellėn time, ti do lagėshe«.
Kėtė
e pėrseritėn aq herė sa qė, tė shtyrė nga kjo trysni,
u hodhėn
nė ujė. U lagėn
deri nė palcė. Dhe i mori lumi tri jetėra tė reja. Qė
sapo
lulėzonin. Dhe thanė:
»Vallė,
a thua
do tė lagesha mė shumė pa ombrellėn tėnde«. Dhe pasuan reaksionet e
sfiduara konform pėrshkrimit
tė lartėshėnuar e qė shkaktoj edhe
pushimin e shumė jetėrave tė
tjera
dhe shkatėrrimeve
tė pakuptimta.
E dikush tani po e bėnė bilancėn. Prap nė kurriz dhe nė dėm tė
Shqiptarėve. Nė
dėm tė Kosovės.
-
-
Dhe e
pyes vetėn: A thua duhet qė tė turpėrohemi dhe tė kemi ndėrgjegje tė
vrarė se ishim tė maltretuar, tė dhunuar, tė ēnjerėzuar, tė
masakruar, tė ndjekur, tė djegur, tė shkretėruar
? Dhe, me tėrė atė
bagazh traumatik, qė e bartė njė pjesė e popullatės kosovare, e cila
nuk u rehabilitua kurrė,
por pėr kundrazi u provokua dhe sfidua pa rreshtur e qė
nė njė prag absolut u thy dhe bėri ate qė do ta bėnte po tė kishte
mundėsi, dhe rastėsisht pati mundėsi. Njerėzit e traumatizuar duhėt
tė rehabilitohėn dhe tė inkuadrohen nė jetė normale, duke ua pranuar
tė drejtėn pėr njė jetė dinjitoze e jo tė sanksionohen e tė thirren
pa rreshtur nė pėrgjegjėsi, qė tė jenė tė kujdesshėm ndaj agresorit,
ndaj atyre qė
gjatė tėrė historisė e kishin pėrbuzur popullin Shqiptar.
Sepse tani janė pakicė. Dhe pėr njė ēast ata u identifikuan me te.
Me agresorin. Pėr kėtė arsye e them, se kjo ėshtė normale. Nė
suaza tė normave pėrbrėnda grupit tė caktuar. Ashtu i bėri dikush
tjetėr dhe pikrisht me te u identifikuan kur iu dha rasti. U bėnė
jo normal. Pra, tė traumatizuarit duhet tė rehabilitohėn e jo tė
sanksionohėn.
-
-
Fajtorėt, tė cilėt manipuluan me njė gjendje shpirtėrore
kėsisoji tė njė pjese tė popullatės kosovare, qė
vuan nga
sindrom postraumatik, e cila nė trazirat e krijuara shkaktoj edhe mė
shumė trauma dhe e animoj spiralėn e dhunės, duhet tė identifikohėn
dhe tė dėnohen.
-
-
Ngjarjet treguan se njė pjesė e konsiderueshme e popullit jeton me
trauma, sepse
ėshtė
thellė i
traumatizuar dhe ka nevojė pėr ndihmė tė
domosdoshme profesionale,
pėr
rehabilitim dhe pranim nga ana e atyre, tė cilėt e quajnė veten
normal dhe asesi tė mos provokohėn. E nė
ballė tė kėsaj detyre, psikoterapeutike, duhet tė vihen ekspertė tė
mbėshtetur nga politika zyrtare. Pa diskriminime.
|
|