|
24 mars 2004 / TN
Shqipėria nė tranzicion: flirte me plagėt (38)
Dr.
Zydi Dervishi
VII.2.4. Logjikė e racionalizuar dhe flukse emocionale negative
Transfuzioni (marrja) e gjakut dhe pėrdorimi i shiringave (ageve) tė
pasterilizuara, tė pėrdorura nga njė person i infektuar me HIV / AIDS
pothuajse nė ēdo rast e pėrēojnė virusin te personi i shėndetshėm.
Rreth 98 pėr qind e tė rejave dhe tė rinjve tė anketuar janė tė
vetėdijshėm pėr mundėsi tė tilla infektimi nga sėmundja vdekjeprurėse,
hija e rėndė e tė cilės u shkakton mjaft prej tyre edhe frikė tė
pajustifikuar. Kėtė e provojnė edhe tė dhėnat e anketimit. Kėshtu
77.31 pėr qind e femrave dhe 77.95 pėr qind e meshkujve e
konsiderojnė si kėrcėnim infektimi me virusin HIV / AIDS pėrdorimin e
banjove publike. Studimet mjekėsore kanė provuar se ėshtė shumė i
ulėt probabiliteti pėr tu pėrhapur nė njė rrugė tė tillė kjo sėmundje
vdekjeprurėse.
Kėto
njohuri qė qarkullojnė shpesh ndėr tė rinjtė e tė rejat, nuk vihen nė
dyshim me arsyetime logjike prej tyre. Por, gjithsesi pėrfytyrimet e
tė rinjve dhe tė rejave pėr sėmundjen AIDS, pėrshkohen mė shumė se nga
logjika e racionalizuar, nga flukse emocionale negative. Pėrvoja
tregon se diskutimet e tė rinjve pėr kėtė sėmundje janė tė
kontraktuara, mė sė shumti fare tė shkurtra dhe rrallėherė tė
stėrholluara. Kur njė i ri ose e re nis njė diskutim pėr sėmundjen
AIDS shpesh gjendet njė shok ose shoqe nė grup qė pėrpiqet ta mbyllė
me frazėn: Mos flisni pėr vdekjen, na lini tė jetojmė jetėn. Ndėrsa
bisedat e stėrholluara krijojnė njė gjendje psikologjike mė tė
stresuar ndėr diskutantėt. Njė student i kursit tė tretė nė Fakultetin
e Mjekėsisė tė Universitetit tė Tiranės, gjatė njė bisede tė lirė nė
tetor 2002, ndėr tė tjera, theksoi: Bisedat e hollėsishme pėr
infeksionin HIV / AIDS na krijojnė neuroza edhe ne studentėve tė
mjeksisė. Kėto biseda sikur tė infektojnė me hijen e rėndė tė
vdekjes.
VII.3. Agjencitė kryesore tė informimit pėr infeksionin HIV-AIDS
Sikurse nė vendet e tjera edhe nė Republikėn e Shqipėrisė aktualisht
funksionon njė rrjet i tėrė arteriesh komunikimi qė pėrēojnė edhe
informacione e dije pėr infeksionin HIV / AIDS. Natyrshėm shtrohen
pyetjet: Cilėt nga arterie tė tilla luajnė rol mė tė rėndėsishėm? A e
harmonizojnė veprimtarinė e tyre informuese kėto arterie komunikimi? A
ka defekte nė funksionimin e kėtyre arterieve? etj.
Tė
dhėna kryesore tė anketimit pėr tre burime kryesore nga kanė marrė mė
shumė informacion pėr infeksionin HIV / AIDS tė rejat dhe tė rinjtė
jepen nė tabelėn qė vijon. (Pėr lehtėsi analizash pėrllogaritjet janė
realizuar me 300 pėr qind, duke qenė se njėri nga tre burimet
pėrfaqėson 100 pėr qind).
Siē
shihet ėshtė fare e vogėl pesha specifike e tė anketuarve (rreth 4.72
pėr qind), tė cilėt bisedat me miqtė ose kolegėt i cilėsojnė si njė
nga burimet kryesore tė informacionit pėr sėmundjen AIDS. Ndėr tė
tjera, ky fakt dėshmon se shoqėria shqiptare po largohet nga njė
prirje e traditės sipas sė cilės shqiptarėt problemet mė tė rėnda i
diskutonin ndėrmjet miqve. Edhe nė shoqėrinė shqiptare tė
dhjetėvjeēarit tė fundit procesi i atomizimit, i rritjes sė shkallės
sė individualizmit tė mėnyrės sė jetesės po realizohet me ritme tė
shpejta.
VII.3.1. Radio dhe posterat sfidojnė televizionin
Pėrvoja tregon se nė shumė aspekte tė komunikimit me auditorin
televizioni e konkuron radion. Por nė informacionet e programet pėr
sėmundjen AIDS raportet ndėrmjet kėtyre mediave shpėrfaqjen, si tė
thuash, tė pėrmbysura. Ėshtė rreth 2 herė mė e lartė se ajo e tė
anketuarve qė parapėlqejnė televizionet si burim kryesor informacioni
pesha specifike e tė rinjve dhe tė rejave qė pėrmes valėve tė radios
thithin mė shumė informacion pėr infektimin HIV / AIDS. Madje edhe
posterat e fletėpalosjet e konkurojnė ekranin e televizorit. Natyrshėm
shtrohen pyetjet: Cilėt janė faktorėt kryesorė qė pėrcaktojnė njė
paradoks tė tillė? Janė fletėpalosjet dhe posterat cilėsorė apo
programet e televizioneve janė tė sipėrfaqshme? etj.
Nga
vėzhgimet, bisedat me tė reja e tė rinj dhe sidomos me punonjės tė
sektorit tė shėndetėsisė, pėrvijohet pėrfundimi se fletėpalosjet e
posterat, duke qėndruar mė gjatė tė afishuara nė vende publike, si nė
mjedise tė shkollave, tė institucioneve shėndetėsore etj. shihen mė
dendur, e gati pa dashur prej mė shumė njerėzve qė presin dikė ose pėr
tė kryer njė shėrbim tė caktuar. Si tė thuash, duke u mbirė nė sy,
posterat e fletėpalosjet u ngulisin mė mirė nė mendje njerėzve sė paku
disa njohuri elementare pėr infeksionin HIV / AIDS. Ndėrsa qendrat
televizive shqiptare emėtojnė programe tė posaēme pėr kėtė sėmundje me
fushata, sidomos me rastin e 1 dhjetorit, ditės ndėrkombėtare tė
luftės kundėr saj.
Pėrgjithėsisht programe tė tilla janė biseda nė studio, nė tė cilat
ftohen mjekė, sociologė, psikologė, pėrfaqėsues tė organizatave
joqeveritare dhe tė reja e tė rinj. Kėto biseda, si rregull,
ilustrohen me ndonjė grafik ose tabelė shifrash pėr tregues sasiorė tė
pėrhapjes sė infeksionit HIV /AIDS nė Shqipėri e nė vende tė tjera
dhe me disa intervista tė realizuara me njerėz tė grup-moshave e
profesioneve tė ndryshme. Por, gjithsesi kėta programe janė bėrė
monotone, pak tėrheqėse pėr shumicėn e teleshikuesve. Mendojmė se pėr
tu bėrė mė informuese e instruktive programe tė tilla lipset tė
shfrytėzohet mė mirė gama e mjeteve shprehėse tė teknikave televizive,
tė pėrgatiten ose tė pėrkthehen filma shkencorė qė trajtojnė
rrezikshmėrinė e kėsaj sėmundjeje jo vetėm nė anėn biologjike, por
edhe nė atė psikologjike, sociale etj.
Ekranet e televizioneve konkurohen nga radiot, veēanėrisht nga ato tė
autoveturave. Kėtė e provojnė edhe tė dhėnat e anketimit. Ėshtė rreth
4.1 herė mė e lartė se e djemve qė sigurojnė mė shumė informacione
nga televizionet pesha specifike e tė rinjve (26.22 pėr qind) , tė
cilėt parapėlqejnė valėt e radiove pėr tė zgjeruar njohuritė e tyre
rreth sėmundjes sė shekullit. Pėrgjithėsisht kėta janė djem tė rinj qė
kalojnė njė pjesė tė konsiderueshme tė kohės nė aventurė, ose siē
thuhet shpesh, e kanė autoveturėn si njė shtėpi tė dytė.
Shqipėria nė tranzicion: flirte me plagėt (39)
Dr.
Zydi Dervishi
VII.3.2. Vajzat: bisedat edhe si forcim i solidaritetit kundėr virusit
arkivol
Ėshtė
mjaft e vogėl pesha specifike e tė anketuarve (vetėm 5.9 pėr qind) qė
janė shprehur se kanė plotėsuar njohuritė pėr sėmundjen AIDS pėrmes
bisedave me miqtė dhe kolegėt e punės. Ėshtė rreth 2 herė mė e lartė
se e meshkujve pesha specifike e femrave qė i ēmojnė shumė bisedat si
burim informacioni . Pėrgjithėsisht nė vendin tonė vajzat dhe gratė
janė mė tė prirura se meshkujt tė bisedojnė me njėra tjetrėn pėr
rreziqe vdekjeprurėse. Gjatė njė bisedė tė lirė nė shtator 2002 njė
mėsuese gjeografie e sapodiplomuar, ndėr tė tjera, veēoi: Duke
biseduar me njėra tjetrėn pėr SIDA-n ne femrave na duket sikur
forcojmė solidaritetin kundėr kėsaj murtaje. Ndėrsa meshkujt
pėrgjithėsisht pėr vdekjen dhe sėmundjet vdekjeprurėse mė shumė
parapėlqejnė tė heshtin se tė diskutojnė.
Tė
dhėnat e anketimit tregojnė se janė mė tė shumta nga djemtė vajzat qė
i bisedojnė me anėtarėt e familjes informacionet pėr infeksionin HIV /
AIDS. Ndodh kėshtu, jo vetėm ngaqė tė rejat janė pėrgjithėsisht mė tė
lidhura me familjen, por edhe sepse ato kalojnė njė pjesė mė tė madhe
tė kohės nė mjediset e banesės familjare. Jo rrallė nė biseda tė tilla
ndėrmjet miqsh, kolegėsh tė punės ose anėtarėve tė familjes
qarkullojnė e shumėfishohen edhe informacione tė gabuara pėr kėtė
sėmundje. Dhe pėr tė shmangur situata tė tilla mendojmė se ėshtė e
nevojshme qė organizatat joqeveritare mė tė angazhuara nė luftėn
kundėr infeksionit HIV / AIDS dhe veēanėrisht institucionet e
shėndetit publik tė ndihmojnė pėr tė pėrgatitur libra me njohuri mė
tė plota tė divulguara, tė cilat tė pėrvetėsohen pa vėshtirėsi edhe
nga tė rejat e tė rinjtė me formim arsimor mesatar.
VII.3.3. Bisedat me mjekun tė tjetėrsuara: shqetėsimet vetjake nė vetė
tė tretė
Ėshtė
e konsiderueshme pesha specifike e tė anketuarve qė ēmojnė si burim
tė rėndėsishėm informacioni pėr infeksionin HIV / AIDS mjekėt
(50.86 pėr qind) dhe punonjėsit e sektorit tė shėndetit publik (51.18
pėr qind). Personeli shėndetėsor njohuritė pėr kėtė sėmundje
pėrgjithėsisht i pėrhap jo nėpėrmjet komunikimit tė drejtpėrdrejt
gojor, por nėpėrmjet bisedave nė radio, nė televizione ose nė
konferenca e seminare tė ndryshme.
Ende
shumica e tė rinjve dhe tė rejave ngurojnė tė kėshillohen me mjekėt
specialistė kur dyshojnė se janė infektuar me virusin e kėsaj
sėmundjeje. Madje edhe kur i drejtohen mjekut shqetėsimin e tyre e
pėrshkruajnė, si tė thuash, nė vetėn e tretė, si rastin e njė
kushėrire ose shoqe tė afėrt, sė cilės i vjen turp tė konsultohet pėr
ēėshtje tė tilla. Nė maj 2002 kam zhvilluar njė bisedė tė gjatė me
njė mjek pediatėr tė specializuar nė Francė e Zvicėr dhe njėherazi
pedagog nė Fakultetin e Mjekėsisė. Nga biseda e tij, ndėr tė tjera, po
veēojmė: Njė ditė rreth orės 11, pasi kisha pėrfunduar vizitat e tė
sėmurėve nė dhomėn time tė mjekut nė spital troket njė vajzė rreth
23 24 vjeē. Dukej mjaft e tronditur. Me njė zė tė dridhur mė tha:
Kam shumė besim te ju si mjek e si njeri. Prandaj desha tė bisedoj
diēka intime kur tė keni ju kohėn e pėrshtatshme se mbase biseda
zgjat.
Pasi
e sigurova se do ta dėgjoja me vėmendje nga fillimi nė fund dhe se
kjo bisedė do tė ngelej vetėm ndėrmjet nesh, ajo filloi tė fliste.
Ishte krejt e shpėrqėndruar. Lėvizja e supeve dhe e duarve nuk i
akordoheshin fare me fjalėt qė thoshte. Pasi foli pėr disa shqetėsime
tė shoqes sė saj mė tė afėrt, si e trembur e me bebėzat e syve qė i
zmadhoheshin mė tha: Doktor, a nuk do tė mė pyesni pėr emrin, ose tė
paktėn pėr emrin e shoqes time. Kėmbėngula se detyra ime si mjek
ėshtė tė shėroj sėmundjet, tu pakėsoj njerėzve shqetėsimet,
pavarėsisht nga emrat qė kanė. Sikur u ndje disi mė e lehtėsuar dhe u
pėrpoq ta kapte pėrsėri fillimin e bisedės aty ku e kishte lėnė:
Shoqja ime ka qenė nė Stamboll pėr kurim, ka bėrė disa analiza tė
gjakut. Njė natė, ndoshta nė kulmin e dėshpėrimit ajo ka kaluar pak
ēaste me njė burrė tė panjohur. Gati tre vjet mė vonė asaj i kanė
filluar shqetėsimet dhe mallkon e mallkon papushim agiet a analizave,
por ndoshta mė shumė pėrjetimet me burrin e panjohur. Pasi e
pėrfundoi pėrshkrimin mori frymė thellė, sikur shkuli diēka qė e
rėndonte nė thellėsi tė shpirtit. Fytyra iu la nė djersė dhe buzėt i
dukeshin tė thara.
U
pėrpoqa jo vetėm ti shpjegoj me hollėsi gjithēka qė i duhet tė dijė
njė i infektuar me virusin e sėmundjes AIDS, por edhe ta qetėsoja.
Dėgjonte shumė e pėrqėndruar. Ndryshimet e befta, tė skajshme tė
gjendjes emocionale i lexoheshin qartė nė sytė qė herė pas here i
shformoheshin nga lotėt. Sapo pėrfundova, ajo u ngrit dhe me njė zė
krejt tė ndryshuar mė tha: Doktor, ju kėrkoj ndjesė pėr shqetėsimin.
Ndoshta nga emocionet nė ato qė thashė ka edhe pasaktėsi. Ju u sollėt
me mua ashtu siē e kisha pėrfytyruar. Nuk desha tė konsultohem me
mjekėt qė merren posaēėrisht me kėtė ēėshtje. Ai pavion sikur ta ngjit
sėmundjen, ose sė paku hijen e dyshimit.
I
thashė se shoqja e saj ose ajo mund tė mė merrnin nė telefon nė numrin
e shtėpisė ēdo pasdite, pa asnjė kufizim. Ajo buzėqeshi hidhur aq sa
fytyra e brishtė iu kontraktua, iu shformua nė pamjen mė tė
trishtueshme. Gjatė njėzet viteve tė punės si mjek kam parė shumė
fytyra nė ēastin mė tė dhimbshėm tė ndėrrimit tė jetėve. Por trishtimi
nė fytyrėn e asaj vajze se ēkishte diēka tė veēantė, shumė mė
tragjike. Ajo as nuk mė mori nė telefon, as nuk mė takoi mė nė spital.
Si mjek kisha dėshirė ta takoja pėr ta ndihmuar me diēka, sė paku me
fjalėn e ngrohtė. Por edhe kisha njėfarė druajtje ta takoja: nuk isha
i sigurtė nėse do ta pėrballoja trishtimin nė fytyrėn e saj.
Nė
pėrgjithėsi tė infektuarit me HIV / AIDS nė vendin tonė ose ata qė
dyshojnė se janė tė infektuar komunikojnė me mjekėt sipas kėtij modeli
tė tjetėrsuar, nė emėr tė njė tė treti. Madje meshkujt janė mė tė
prirur tė mbyllen ne vetvete, tė ndikuar ndoshta edhe nga njė mendėsi
tradicionale sipas sė cilės burri duhet ta mbajė vetė peshėn e gjėmės
qė e ka zėnė, nuk ka pėrse i shqetėson tė tjerėt, qofshin kėta edhe
njerėzit mė tė afėrt. Nėn trysninė e kėsaj mendėsie ndodh shpesh qė
nė vendin tonė burrat me sėmundje kanceroze tė pėrpiqen tė ruajnė
sekretin e fatkeqėsisė deri nė ēastet e fundit ose ta marrin atė me
vete nė varr. Pėrgjithėsisht njė model i tillė sjelljeje konsiderohet
si shprehje e burrėrisė, si pėrpjekje humane pėr tė mos shqetėsuar tė
afėrmit, miqtė e shokėt.
Ndryshe nga kanceret sėmundja AIDS ėshtė infektive. Trajtimi i saj si
sekret personal paraqet rrezikshmėri tė lartė. Personi i infektuar
me kėtė virus dhe i paekzaminuar, si tė thuash, shndėrrohet nė varr tė
hapur qė gllabėron bashkėshortin ose bashkėshorten, partnerėt ose
partneret, me tė cilėt kryen marrėdhėnie seksuale pa masa mbrojtėse,
madje edhe tė personave tė tjerė qė pėrdorin agiet e infektuara tė
pasterilizuara sa e si duhet etj. Nė rrethana tė tilla mendojmė se
ėshtė e domosdoshme tė merren masa energjike, tė shumėllojshme pėr tė
vetėdijėsuar tė gjithė njerėzit qė edhe pėr dyshimin mė tė vogėl tė
kėshillohen me mjekėt, tė bėjnė analizat pėrkatėse pėr tė zbuluar sa
mė shpejt infektimin me virusin HIV / AIDS. Kėsisoj personeli
shėndetėsor ka mė shumė mundėsi jo vetėm tė luftojė mė me efektivitet
pėr tė kufizuar pėrhapjen e kėtij virusi vdekjeprurės, ti zgjasė
jetėn pacientėve, por edhe tė parandalojė pėrhapjen e kėsaj sėmundje
nga ēdo i infektuar qė pėrbėn njė vatėr infeksioni.
Shqipėria nė tranzicion: flirte me plagėt (40)
Dr.
Zydi Dervishi
VII.3.4. Mė intim komunikimi me gazetat
Disa
studime - anketime kanė provuar se, sidomos gjatė 7-8 viteve tė
fundit, tė rejat dhe tė rinjtė janė ftohur e gati janė divorcuar me
gazetat e revistat. Sipas njė anketimi tė realizuar nė mars 2001 tė
rinjtė e Tiranės shpenzojnė mesatarisht 3.83 orė pėrballė ekranit tė
televizionit gjatė njė ditė - nate. Ndėrsa pėr leximin e gazetave tė
rinjtė shqiptarė konsumojnė mesatarisht vetėm 2.84 orė nė javė
(vetėm 0.4 orė nė ditė) ose 9.6 herė mė pak se koha qė qėndrojnė nė
shoqėrinė e ekranit tė vogėl (Dervishi, Z., 2001:107). Nė ēėshtjen e
informimit pėr infeksion HIV / AIDS gazetat i konkurojnė tė gjithė
mediat dhe burimet e tjera. Pse ndosh kėshtu?
Pėrgjithėsisht pėr shqiptarėt sėmundja AIDS ėshtė sa e tmerrshme, aq
edhe turpėruese. Prandaj ata priren tė konsultohen me burime
informacioni, tė cilat, si tė thuash, e ruajnė nė mėnyrė tė plotė
konfidencialitetin, nuk e dekonspirojnė shqetėsimin e tyre. Gjithashtu
nė artikujt e profilizuar tė gazetave ose revistave tė rejat e tė
rinjtė mund tė kėshillohen nė vetmi tė plotė dhe aq herė sa e quajnė
tė arsyeshme. Nė rrethana tė tilla mendojmė se ėshtė e nevojshme tė
botohen mė shumė artikuj pėr infeksionin HIV / AIDS, tė cilėt tė
trajtojnė me nivel shkencor, por dhe me gjuhė divulguese tė
pėrshtatshme pėr masat e gjera tė tė rinjve problematikėn mjekėsore
dhe psikosociale tė kėsaj sėmundje vdekjepėrurėse. Edhe organizatat
joqeveritare mė tė angazhuara nė luftėn kundėr pėrhapjes sė virusit
AIDS, mundet e lipset tė japin ndihmesė tė shumanshme pėr pėrgatitjen
e botimin e artikujve tė tillė.
VII.3.5. Edukimi nė shkolla mbizotėruese fjala e mėsuesit
Ėshtė
e vogėl pesha specifike e tė anketuarve (vetėm 21.03 pėr qind), tė
cilėt konsiderojnė shkollėn si burim tė rėndėsishėm informacioni pėr
sėmundjen e shekullit. Nė tabelėn e poshtėshėnuar pasqyrohen tė dhėna
tė detajuara rreth informacionit qė jepet nė shkolla nga pėrbėrėse tė
rėndėsishme tė procesit mėsimor pėr sėmundjet seksualisht tė
transmetueshme, nė tė cilat pėrfshihet edhe ajo e AIDS-it.
Nga
shqyrtimi i kujdesshėm i shifrave tė kėsaj tabele del se ėshtė afro dy
herė mė e lartė pesha specifike e tė rejave dhe tė rinjve qė
vlerėsojnė si mė tė arrirė nivelin e shpjegimit tė mėsuesve nė
krahasim me ata qė vlerėsojnė tri pėrbėrėset e tjera tė procesit
mėsimor. Veē tė tjerash, kjo do tė thotė se pėr problematikėn e
sėmundjeve seksualisht tė transmetueshme shpjegimi i mėsuesve
qėndron mė lart se niveli i teksteve mėsimore, mė lart se niveli i
informacionit dhe shkalla e pajisjes sė shkollave me mjetet e
nevojshme didaktike e laboratorike. Aktualisht gjithė veprimtaria
mėsimore socializuese nėpėr shkolla pėr tė pėrhapur njohuritė rreth
infeksionit HIV / AIDS dhe pėrgjithėsisht sėmundjeve seksualisht tė
transmetueshme bazohet kryesisht nė fjalėn e gjallė tė mėsuesit, nė
punėn e tij pasionante, tė pėrkushtuar, ēka nėnkupton edhe njėfarė
subjektivizmi.
Mendojmė se ėshtė e domosdoshme qė edukimi shėndetėsor i nxėnėsve,
veēanėrisht nė shkollėn e mesme, tė pėrmirėsohet rrėnjėsisht. Pėr kėtė
ėshtė e nevojshme tė zgjerohen ndjeshėm njohuritė mjekėsore pėr
organizmin e njeriut dhe disa nga patologjitė mė problematike, mė tė
pėrhapura. Dhe kėsisoj informacionet pėr sėmundjet seksualisht tė
transmetueshme, sidomos pėr infeksionin AIDS, do tė integrohen
natyrshėm nė strukturat konceptuale mjekėsore. Pėrgatitja e teksteve
cilėsore, tė cilat tė studiohen nė tė gjithė shkollat e mesme tė
vendit tonė si dhe pėrgatitja e pajisjeve didaktike pėrkatėse do tė
pėrbėnin hapat e parė pėr tė zhvendosur formimin e nxėnėsve me
njohuritė biologjike nga bota e kafshėve te bota e njeriut.
|