|
24 mars 2004 / TN
Intervistoi:
Ilir Ikonomi / "Zėri
i Amerikės" mė
23 mars 2004
Zėri i Amerikės:
Zoti Serwer, shumė njerėz mendojnė se dhuna e ditėve tė
fundit ishte e planifikuar. Ēmendoni ju?
Daniel Serwer:
Unė nuk e di por do tė varet nga strukturat e rendit, pra nga UNMIK-u
dhe nga policia pėr ta sqaruar kėtė.
Zėri i Amerikės:
Megjithatė, ka disa shkaqe themelore qė i shtynė shqiptarėt tė
pėrdorin dhunėn. Cilat janė ato sipas mendimit tuaj?
Daniel Serwer:
Nuk e di por mė duket se kemi tė bėjmė mė tepėr me veprimtari
kriminale. E di se ka njerėz qė ia hedhin fajin mungesės sė statusit
pėrfundimtar, por le ta themi hapur: kjo ishte sjellje kriminale ashtu
siē kemi parė edhe mė pėrpara nė Ballkan dhe njerėzit qė mbajnė
pėrgjegjėsi pėr kėtė duhet tė vihen para pėrgjegjėsisė.
Zėri i Amerikės:
Ndėrhyrja e Beogradit nė pjesėn veriore tė
Mitrovicės i ka shqetėsuar shumė shqiptarė tė cilėt ndjejnė pasiguri
pėr tė ardhmen e tyre. A nuk duhet tė ishte shtruar ky problem mė me
forcė mė parė?
Daniel Serwer:
Mendoj se problemi i Mitrovicės dhe i strukturave paralele duhet tė
ishte zgjidhur kohė mė parė, por nė fund tė fundit mendoj se kjo nuk
nuk duhet tė ishte justifikim pėr sjelljen kriminale ose arėsye e
fortė pėr njė sjellje tė tillė. Ėshtė fakt se nė Mitrovicėn veriore ka
struktura qė nuk duhet tė ekzistonin, atje nuk ka kontroll tė plotė tė
Kombeve tė Bashkuara. Pėr mendimin tim, disa nga kėto struktura nuk
pėrputhen me rezolutėn 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit. Ky ėshtė njė
problem real por nuk mund tė shėrbejė si justifikim pėr sjellje
kriminale.
Zėri i Amerikės:
Dhe, ēmendoni pėr UNMIK-un, si ka qenė puna
e tij gjatė viteve tė fundit?
Daniel Serwer:
UNMIK-u mė duket se ka bėrė njė punė tė mirė nė shumė drejtime, por ky
rebelim, ose kėto trazira, nėse mund ti quajmė kėshtu, padyshim qė e
kapėn UNMIK-un dhe K-FOR-in tė papėrgatitur. Kjo ėshtė pėr tė ardhur
keq dhe e kritikueshme.
Zėri i Amerikės:
Nėqoftėse UNMIK-u u gjet i papėrgatitur, kjo do tė thotė se ai nuk
arriti tė vlerėsonte dot tensionet e fshehura qė ekzistonin midis
shqiptarėve dhe serbėve apo jo?
Daniel Serwer:
Po. Dhe kjo flet pėr mangėsi serioze. Por unė nuk do tė flisja pėr
tensione midis tė gjithė serbėve dhe tė gjithė shqiptarėve. Ka shumė
serbė dhe shumė shqiptarė qė nuk do tė kishin marrė pjesė nė kėto
veprime kriminale dhe ne duhet tė shikojmė se kėto janė veprime tė njė
pakice shumė tė vogėl, qofshin edhe disa qindra njerėz.
Edhe nėse do tė
ishin disa mijra, pėrsėri kėta do tė ishin pak po tė krahasoheshin me
tė gjithė popullatėn. Ajo qė nevojitet ėshtė njė forcė policore dhe
njė KFOR qė janė nė gjendje tė kontrollojnė sjellje tė tilla
kriminale. Gjėra tė tilla nuk duhet tė kalojnė pa pėrgjigje dhe mė
duket se megjithė se ka patur disa arrestime, ne ende nuk e dimė me
siguri se cila ishte origjina e trazirave, pra nėse ishin tė
organizuara apo jo dhe kjo duhet sqaruar.
Zėri i Amerikės:
Siē mund ta dini, dhuna e kėtyre ditėve u ka dhėnė mė shumė
argumente atyre qė kėrkojnė ndarjen ose kantonizimin e Kosovės. Cili
ėshtė mendimi juaj?
Daniel Serwer:
Mendoj se ajo i ka forcuar pozitat e atyre qė janė pėr ndarjen midis
shqiptarėve dhe serbėve dhe kjo ėshtė pėr tė ardhur keq. Mendoj se kjo
lloj ndarjeje nuk ėshtė rezultat i dėshirueshėm. Nuk e di dhe mė vjen
ēudi se pėrse disa njerėz e nxisin njė ide tė tillė. Por situata qė u
krijua ėshtė njė humbje shumė e madhe pėr tė gjithė: shqiptarėt e
Kosovės humbėn sepse ata bėnė njė hap prapa pėrsa i pėrket pėrmbushjes
sė standardeve.
Serbėt e Kosovės
humbėn sepse humbėn shtėpitė, kishat dhe pasuritė. Beogradi humbi
sepse ekstremistėt e atjeshėm i forcuan pozitat e tyre dhe komuniteti
ndėrkombėtar pėsoi humbje sepse rruga qė kishte hartuar pėr Kosovėn ka
hasur nė pengesė tani pėr tani. Pra rezultati ėshtė mjaft negativ.
Zėri i Amerikės:
Dhe, sipas mendimit tuaj, sa ka humbur koncepti i bashkėjetesės
midis serbėve dhe shqiptarėve. A mund tė themi se ky koncept ka
dėshtuar pas asaj qė ndodhi?
Daniel Serwer:
Nuk do tė thosha se ka dėshtuar por do tė jetė shumė mė e vėshtirė pėr
tė bindur serbėt qė tė kthehen nė shtėpitė e tyre pėr tė jetuar krahas
shqiptarėve. Kisha kohė qė mendoja se po arrihej nė njė pikė ku do tė
ishte e mundur ringjallja e komuniteteve tė pėrbashkėta dhe qė njė
numėr relativisht i madh serbėsh tė mund tė ktheheshin nė Kosovė.
Kjo do tė ishte
mjaft e dėshirueshme nga pikpamja e kosovarėve sepse do tė ndihmonte
pėr plotėsimin e standardeve, por edhe nga pikpamja e serbėve sepse do
tė ndihmonte qė ata tė ktheheshin nė shtėpitė e tyre. Tani do tė jetė
shumė e vėshtirė tė bindėsh serbėt se ata do tė jenė tė sigurt nėse
duan tė kthehen. Dhe ky ėshtė problem jo vetėm pėr serbėt por edhe pėr
shqiptarėt e Kosovės.
Zėri i Amerikės:
Ēfarė do tė ndodhė tani me standardet? A ka
ardhur koha tu bėhet trysni shqiptarėve qė tė angazhohen mė shumė pėr
zbatimin e standardeve dhe pėr serbėt qė ata ti pranojnė standardet?
Daniel Serwer:
Mendoj se rregulli i standardeve do tė duhet tė mbetet ashtu siē
ėshtė. Ne nuk mund ti bėjmė lėshim dhunės dhe tė themi se nėse kemi
tė bėjmė me njė alternativė midis standardeve dhe statusit, atėhere le
tė zgjedhim statusin. Por edhe nėse zgjedhim statusin, rezultati do tė
ishte ndarja, njė rezultat qė mendoj se nuk do tė ishte i
dėshirueshėm.
Pra mė duket se
komuniteti ndėrkombėtar do tė ngulė kėmbė tek parimi standardet
pėrpara statusit. Si shqiptarėt ashtu edhe serbėt duhet tė kenė tė
gjitha arėsyet qė ti zbatojnė kėto standarde. Mendoj se ishte shumė
pėr tė ardhur keq qė serbėt nuk kanė marrė pjesė mė parė nė procesin e
standardeve dhe mendoj se tani do tė jetė akoma mė e vėshtirė qė tė
binden ata pėr ta bėrė kėtė. Por ky ėshtė pikėrisht procesi qė do tė
ēonte nė shtimin e numrit tė serbėve qė kthehen. Mendoj se ky ėshtė
njė proces i drejtė dhe duhet tė vazhdojė.
Zėri i Amerikės:
Zoti Serwer, a duhet qė Perėndimi ta rishikojė strategjinė e tij
pėr tėrheqjen graduale tė trupave nga Ballkani. Siē e pamė, Natoja
pati nevojė pėr trupa shtesė pėr tė kontrolluar situatėn.
Daniel Serwer:
Mendoj se ka patur njėfarė mungese tė vemendjes nga ana e Natos, e
cila i kishte pakėsuar trupat mė shumė se duhej. Por njė ditė kėto
trupa do tė largohen sepse nuk ka arėsye qė, kur nė Kosovė tė ketė njė
marrėveshje paqeje, trupat amerikane dhe evropiane tė qendrojnė atje.
Ndoshta evropianėt mund tė qendojnė sa tė duan, por amerikanėt nuk do
tė qendojnė pėrgjithmonė.
Ka ardhur koha qė
shqiptarėt tė kuptojnė se periudha e qendrimit tė trupave amerikane nė
Kosovė ėshtė e kufizuar dhe nėse shqiptarėt duan ta shfrytėzojnė mirė
kėtė periudhė, ata duhet tė zbatojnė standardet. Dhuna vetėm sa e
shpejton ditėn kur amerikanėt tė thonė: le tja lemė kėtė
evropianėve, ėshtė problem i tyre. Nuk mendoj se kosovarėt do ta
dėshironin njė gjė tė tillė.
|