| |
 |
|
|
|
 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Pėrmbajtja:
-
Mesazh i Presidentit tė Kosovės, Ibrahim Rugova, nė 5-vjetorin e
fushatės ajorore tė NATO-s pėr Kosovėn
-
Hari
Holkeri: Gjatė trazirave tė fundit nė Kosovė kanė ndodhur edhe krime
kundėr njerėzimit
-
Me
dhunė nuk mund tė hyhet nė BE, thotė Solana
-
Solana e paten takohen me udhėheqėsit mė tė lartė tė Kosovės
-
Pėr
riparimin e dėmeve qeveria ka ndarė 5 milionė euro
-
Monitoruesi Kosovar i Helsinkit dėnon dhunėn etnike dhe vrasjen e dy
policėve
-
Pėr
nder tė 24 marsit, nė Gjilan zbulohet murali qė simbolizon paqe pėr
tė gjithė nė Kosovė
-
Rexhepi: Pėr ne sfidat e vjetėve tė pasluftės akoma mbesin tė mėdha
-
Nė
Prishtinė sot u varros Agron Ramadani
-
Solana dhe Paten mbėrritėn nė Prishtinė
-
Pjesė nga intervista e Presidentit Rugova dhėnė BBC-sė
-
Kamerhof thotė se KFOR-i do tė pėrgjigjet ashpėr ndaj ēdo
pėrpjekjeje pėr tė nxitur sėrish dhunė
-
Pjesė nga intervista e Presidentit Rugova dhėnė BBC-sė
-
M.Hamiti: UNMIK-u nuk ėshtė mision pėr tė drejta tė njeriut, ka
atributet themelore tė shtetit
-
Mbrėmė janė vrarė dy policė nė njė fshat tė Podujevės
-
Deklaratė e Ombudspersonit lidhur me ngjarjet e fundit nė Mitrovicėn
veriore
-
Deklaratė e Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė pėr
zhvillimet nė Kosovė
-
Nė
aeroportin e Prishtinės kanė arritur rreth 300 trupa shtesė nga
shtatė shtete tė NATO-s
-
Daniel Server thotė se zhvillimet e fundit nė Kosovė janė tragjedi
pėr tė gjithė
-
Pėrfaqėsuesit e opozitės gjermane kanė theksuar se qeveria duhet tė
korrigjojė kursin nė Kosovė
-
Numri i tė zhvendosurve nga tė gjitha komunitetet pas trazirave nė
Kosovė ėshtė mbi 4000 persona
-
Krerėt fetarė myftiu Naim Tėrnava dhe imzot Mark Sopi shprehėn
keqardhje pėr djegiet e objekteve ortodokse
-
Dje
nė Shipol tė Mitrovicė u varrosėn katėr shqiptėrė tė vrarė gjatė
trazirave tė 17 dhe 18 marsit
-
Forcat e KFOR-it kanė arrestuar Shukri Bujėn, ish-komandant i UĒK-sė
dhe veprimtar i PDK-sė
-
Xhozef dhe Moran thonė se deri mė tash janė arrestuar 196 persona
lidhur me trazirat e fundit nė Kosovė
-
Ēarlls Brajshou pranon se njė pjesė tė pėrgjegjėsisė pėr zhvillimet
e fundit nė Kosovė e bartė edhe UNMIK-u
-
Kryesuesi i OSBE-sė tha se dhuna nė Kosovė mund ta shtyjė zgjidhjen
e statusit final tė Kosovės
-
Kuvendi i Gjilanit shpreh keqardhje pėr atė qė ndodhi mė 17 e 18
mars
-
Udhėheqėsit e Kuvendit tė Komunės sė Vushtrrisė vizituan komunėn e
Mitrovicės
-
Pėrkujtohen Latif Berisha dhe veprimtarėt e tjerė tė LDK-sė nė
Mitrovicė
-
Zbulohet njė varr masiv nė Tiranė
-
Kryeministri serb edhe nė Bruksel kėrkoi kantonizimin e Kosovės
-
Romano Prodi i bėri thirrje Koshtunicės qė tė mosė mos pėrsėriten
aktet e dhunės
-
Nė
dy sulme kryengritėsit kanė vrarė 11 policė irakianė
-
Ambasada amerikane nė Emiratet e Bashkuara Arabe ka suspenduar punėn
-
Tanket izraelite kanė hyrė nė njė kamp tė refugjatėve palestinezė nė
Gaza
-
Uashington: Dėshmi publike pėr sulmet e 11 shtatorit
-
Autoriteti Palestinez: Vrasja e Jasinit ėshtė krim lufte
-
Bush
kundėrshton akuzat pėr Al-Kaidan
-
Gjatė njė shkėmbimi zjarri nė Falluxha janė vrarė 3 civilė
-
Nė
njė kamp ushtarak nė Afganistan, aksidentalisht janė vrarė 4 ushtarė
afganė
-
Njė
raketė ka goditur njė hotel nė Bagdad
-
Meshė pėrkujtimore pėr 190 viktimat e sulmeve nė Madrid
-
Forcat izraelite kanė vrarė dy militantė palestinezė
|
|
|
|
|
|
|
|
|
-
Mesazh i Presidentit tė Kosovės, Ibrahim Rugova, nė 5-vjetorin e
fushatės ajorore tė NATO-s pėr Kosovėn
-
-
Prishtinė,
24 mars 2004 -
Presidenti i Kosovės, Dr. Ibrahim Rugova, u ka drejtuar njė mesazh
qytetarėve tė Kosovės me rastin e 5-vjetorit tė fushatės ajrore tė
NATO-s pėr Kosovėn, qė nisi mė 24 mars 2004 1999. Mė poshtė po e
japim tekstin e plotė tė mesazhit tė Presidentit Rugova.
-
- Me rastin e 5-vjetorit tė Ditės sė fushatės ajrore tė NATO-s pėr
lirinė, pavarėsinė dhe demokracinė e Kosovės, ju shpreh urimet e mia
tė pėrzemėrta.
-
Nė kėtė vit jubilar do thėnė se 24 mars 2004i i vitit 1999 ka hyrė
nė historinė moderne tė Kosovės si njėra ndėr datat mė tė
rėndėsishme. Tashmė kjo ditė konsiderohet si ditė historike pėr
vendin tonė.
-
Nė kėtė 5-vjetor do theksuar se Kosova ka pasur njė progres tė madh
nė tė gjitha fushat e jetės. Institucionet e Kosovės janė tė
pėrqėndruara dhe po punojnė nė realizimin e objektivave tė
zhvillimit ekonomik dhe demokratik, tė krijimit tė vendeve tė reja
tė punės, tė stabilitetit politik si dhe tė integrimit tė grupeve
etnike nė shoqėrinė dhe nė shtetin e Kosovės.
-
Nė rrugėn tonė tė progresit, ne kėto ditė patėm trazira ku u pėrdor
dhuna e papranueshme pėr ne, dhe po bėjmė pėrpjekje tė pėrbashkėta
pėr tejkalimin e gjendjes.
-
Jemi optimistė se kėtė gjendje do ta pėrmirėsojmė sė shpejti dhe do
tė fuqizojmė progresin e vendit tonė tė shtrenjtė.
-
Gjithsesi objektiv madhor pėr gjithė popullin dhe qytetarėt ėshtė
njohja formale e pavarėsisė sė Kosovės sa mė shpejt, ēfarė do tė
qetėsonte kėtė pjesė tė Evropės dhe tė botės. Kėtė do ta realizojmė
sė bashku me miqtė e Kosovės.
-
Nė kėtė ditė feste, urime tė pėrzemėrta u shprehim ushtarėve dhe
komandantėve tė zonave tė NATO-s/KFOR-it si dhe gjeneralit Kamerhof,
qė po bėjnė mbrojtjen dhe sigurinė e Kosovės.
-
Urime tė sinqerta i shprehim UNMIK-ut dhe OSBE-sė.
-
Njėkohėsisht urimet tona ua drejtojmė dhe pėrfaqėsive diplomatike nė
kryeqytetin e Kosovės, nė Pishtinė.
-
Nė kėtė ditė feste pėrshėndesim Presidentin Bush, Kryeministrin
Blair, Presidentin Shirak, Kancelarin Shreder dhe Kryeministrin
Berluskoni, qė po e pėrkrahin vendin tonė nė rrugėn e zhvillimit dhe
tė prosperitetit.
-
Si gjithmonė, pėrshėndetje tė veēantė i drejtojmė Papa Gjon Pali II,
qė gjithnjė kujdeset dhe lutet pėr Kosovėn.
-
Zoti e bekoftė NATO-n! Zoti e bekoftė KFOR-in! Zoti e bekoftė
Kosovėn tonė tė dashur! Gėzuar 24 mars 2004i jubilar!, - thuhet nė
fund tė mesazhit tė Presidentit Rugova.
-
-
-
Hari Holkeri: Gjatė trazirave tė fundit nė Kosovė kanė ndodhur edhe
krime kundėr njerėzimit
-
-
Graēanicė -
Prishtinė, 24 mars 2004
- Shefi i misionit tė OKB-sė nė Kosovė Hari Holkeri
ka thėnė dje nė Graēanicė se gjatė trazirave tė fundit nė Kosovė
kanė ndodhur edhe krime kundėr njerėzimit. Kėtė deklaratė z. Holkeri
e ka bėrė pas takimit me peshkopin Artemije nė manastirin e
Graēanicės.
-
"Krimi kundėr njerėzimit ka ndodhur, por nė anėn tjetėr ne e dimė se
shumica absolute e njerėzve tė tė gjitha komuniteteve dėshirojnė tė
jetojnė nė paqe dhe tė respektojnė tė drejtat e fqinjėve tė tyre",-
ka thėnė z. Holkeri. Ai ka shtuar se autorėt e akteve tė dhunės
duhet tė dalin para drejtėsisė. Ai ėshtė shprehur "kėto forca
ekstremiste duhet tė izolohen, tė sjellen para gjykatave dhe tė
dėnohen".
-
-
-
Me
dhunė nuk mund tė hyhet nė BE, thotė Solana
-
-
Prishtinė, 24
mars 2004 - Shefi i
diplomacisė sė Bashkimit Evropian Havier Solana, gjatė vizitės nė
Prishtinė, deklaroi sot se dhuna kurrė nuk mund tė jetė rrugė e
shkurtėr pėr hyrjen e Kosovės nė Bashkimin Evropian. Ai tha se e
dėnon dhunėn nga thellėsia e shpirtit. "Nuk mund tė bėj asgjė mė
tepėr veē ta dėnoj kėtė.
-
-
Sjellja e tillė ėshtė e
papranueshme dhe ne nuk do ta tolerojmė", tha Solana, duke shtuar se
populli i Kosovės dhe liderėt e saj duhet ta dijnė kėtė.
-
-
Kjo ėshtė intolerante
dhe kjo nuk do tė lejohet, tha ai. Kosova do ta vazhdojė rrugėn nė
fund tė sė cilės do tė ketė vend ku njerėzit do tė jetojnė bashkė,
tha Solana, duke porositur shqiptarėt qė tė rėndėrtojnė tė gjitha qė
gjatė ditėve tė kaluara i kanė rrėnuar dhe djegur. "Ju duhet tė
paguani pėr kėtė.
-
-
Nuk mund tė pritni nga
bashkėsia ndėrkombėtare qė tė ndajė mjete pėr rindėrtimin e asaj qė
ėshtė djegur dhe shkatėrruar.... Ky ėshtė obligimi juaj.
-
-
Kjo pėr mua ėshtė e
tmerrshme", tha Solana para gazetarėve, duke premtuar se BE do tė
bėjė ēmos qė tė angazhohet pėr jetė tė pėrbashkėt e tė sigurt pėr tė
gjithė qytetarėt. "Me dhunė nuk mund tė hyhet nė BE dhe nė
bashkėsinė e shteteve evropaine", tha Solana duke shtuar se ajo qė
duhet bėrė menjeherė ėshtė tė rėndėrtohen shtėpitė.
-
Komesioneri evropian Kris Paten tha se e di qė ka liderė shqiptarė
qė punojnė pėr njė shoqėri tolerante dhe shpreson qė ata do tė
punojnė rindėrtimin e shtėpive dhe objekteve tė serbėve. "Ata tė
cilėt kanė bėrė akte tė tilla duhet ta kuptojnė se nuk po
shkatėrrojnė vetėm tė ardhmen e tė tjerėve por edhe tė ardhmen e
tyre", tha Paten.
-
-
-
Solana e paten takohen me udhėheqėsit mė tė lartė tė Kosovės
-
-
Prishtinė, 24
mars 2004 - Havier
Solana dhe Kris Paten kanė pasur njė takim tė pėrbashkėt me
udhėheqėsit mė tė lartė tė vendit Presidentin Ibrahim Rugova,
Kryeministrin Bajram Rexhepi dhe kryeparlamentarin Nexhat Daci, si
dhe me liderin politik tė PDK-sė Hashim Thaēi dhe nėnkryetarin e
AAK-sė Bajram Kosumi.
-
Njė takim tė veēantė Solana e Paten e kanė pasur me pėrfaqėsuesit e
koalicionit serb "Kthimi".
-
Ndėrkohė Solana dhe Paten po takohen veē e veē me Presidentin
Rugova, Kryeministrin Rexhepi dhe kryeparlamentarin Daci.
-
-
-
Pėr riparimin e dėmeve qeveria ka ndarė 5 milionė euro
-
-
Prishtinė, 24
mars 2004 - Nė njė
takim tė sotėm tė Qeverisė sė Kosovės ėshtė diskutuar pėr riparimin
e tė gjitha dėmeve qė janė shkkaktuar nga trazirat e ditėve tė
kaluara. Sipas ministrit tė financave Ali Sadria shuma qė ka ndarė
qeveria do tė jetė 5 milionė euro.
-
-
Poashtu qeveria ka
vendosur tė formojė njė komision qendror ndėrministror pėr koordinim
dhe udhėheqje tė kėtij fondi emergjent, nė krye tė tė cilit do tė
jetė ministri i kulturės Behxhet Brajshori. Poashtu pėr riparimin e
ndėrtesės nė Ulpianė ku bonojnė serbėt janė ndarė 70 mijė euro.
-
Qeveria e Kosovės ka dėnuar sot edhe vrasjen e dy policėve mbrėbė
afėr Podujevės.
-
-
-
Monitoruesi Kosovar i Helsinkit dėnon dhunėn etnike dhe vrasjen e dy
policėve
-
-
Prishtine 24
mars 2004 -
Monitoruesi Kosovar i Helsinkit (MKH) me seli nė Prishtinė shpreh
shqetėsim dhe pikėllimin e thellė pėr viktimat e dhunes etnike qė
pėrshkallezoi rrezikshem javen e kaluar ne Kosove, si dhe per
vrasjen e mbremshme te policit nderkombtare te UNMIK-ut dhe policit
te SHPK-se.
-
-
Kjo dhune, pos humbjes
se jeterave te shumeta njerzore (28 + 2) dhe te plagosjeve (870),
zjarrevenieve shtepive (286) dhe kishave ortodokse serbe (33),
shkaktoi edhe dhembje te tjera te renda popullit dhe shoqerise
kosovare.
-
-
Veēanerisht shqetesuese
eshte vrasja e policeve qe pasoi mbreme vone kur mendohej se situate
ne Kosove po stabilizohet dhe normalizohet me angazhimin e
gjithembarshem tebashkesise nderkombtare dhe institucioneve vendore,
thuhet nė njė komunikatė.
-
Kjo dhune, vazhdon komunikata, tanime fare serioze po demton
seriozisht edhe procesin e filluar politik per zgjedhjen e drejte
dhe stabile te statusit final te Kosoves.
-
-
MKH denon fuqishem kete
dhune etnike, duke mbrojtur njekohesisht te drejten e fjales dhe
tubimit te lire, perfshire ne kete kuader edhe te drejten e
protestes e shprehjes se revoltes ndaj cfaredo zhvillimeve te
padeshirueshme politike, ekonomike, sociale a tjera ne vend apo me
gjere.
-
-
Kjo e drejte, paraqet
nje te drejte themelore njerezore dhe si e tille duhet te ruhet,
kultivohet dhe fuqizohet B por gjithnje ne menyre jo te dhunshme dhe
ne harmoni me konceptet demokratike dhe ato te shtetit te se
drejtes.
-
Ne kete kuptim MKH i drejtohet me kete apel opinionit publik dhe
establishmentit politik dhe mediave kosovare, qe te nderrmarrin te
gjitha angazhimet e duhura per tejkalimin e gjendjes se rende te
krijuar nga shperthimi i kesaj dhune.
-
-
-
Pėr nder tė 24 marsit, nė Gjilan zbulohet murali qė simbolizon paqe
pėr tė gjithė nė Kosovė
-
-
Gjilan, 24 mars
2004 - Pesėvjetori
i fillimit tė bombardimeve tė NATO-s ndaj Serbisė, pėr ta detyruar
pushtetin e Millosheviqit qė t`i jepte fund dhunės ushtarake dhe
policore ndaj popullit tė Kosovės, sivjet, pėr shkak tė ngjarjeve qė
ndodhen mė 17 e 18 mars, nuk ėshtė shėnuar me ndonjė manifestim tė
veēantė as nė komunėn e Gjilanit, e cila i pėrket sektorit tė
KFOR-it amerikan.
-
Megjithatė, dita e 24 marsit nuk kaloi pa asnjė aktivitet nė kėtė
qytet. Nė objektin e shkollės fillore "Thimi Mitko" u zbulua murali
qė simbolizon paqe pėr tė gjithė nė Kosovė.
-
Kryetari i komunės, Lutfi Haziri, komandanti i KFOR-it, koloneli
Richard Jonson, kėshilltari i UNMIK-ut pėr Gjilan, Charles Messier,
kryetari Degės sė LDK, Xhemajl Hyseni, kryetari i AAK, Fadil Gashi
si dhe pėrfaqėsuesi i komunitetit turk, Kemal Shahin kanė tėrhequr
bashkarisht pėlhurėn e gjerė nga murali dhe para tyre ėshtė shfaqur
njė dritare e hapur, harta e Kosovės me njė libėr nė mes tė saj si
dhe dy pėllumba nga tė dy anėt e pikturės.
Parashkollorėt e "Thimi Mitko" u kanė dhuruar lule ushtarėve tė
KFOR-it amerikan dhe i kanė pėrfaquar ata.
-
-
-
Rexhepi: Pėr ne sfidat e vjetėve tė pasluftės akoma mbesin tė mėdha
-
-
Prishtinė, 24
mars 2004
-Organizata tė ndryshme tė shoqėrisė civile organizuan sot para
Teatrit Kombėtar nė Prishtinė njė manifestim me rastin e 5 vjetorit
tė fillimit tė sulmeve tė NATO-s mbi forcat serbe nė Kosovė.
-
Duke iu drejtuar qindra qytetarėve tė mbledhur kryeministri i
Kosovės Bajram Rexhepi tha se "pėr ne sfidat e viteve tė pasluftės
akoma mbesin tė mėdha". Qytetarėt mė pastaj iu dhuruan ushtarėve tė
KFOR-it dhe policisė sė UNMIK-ut nga njė lule.
-
-
-
Nė
Prishtinė sot u varros Agron Ramadani
-
-
Prishtinė, 24
mars 2004 - Nė
Varrezat e Dėshmorėve nė Prishtinė sot u varros 30-vjeēari Agron
(Hasim) Ramadani, qė tragjikisht humbi jetėn nė trazirat e 17 marsit
nė fshatin Ēagllavicė.
-
Pas mbytjes sė tre fėmijeve nė lumin Ibėr, ai iu bashkangjit
protestuesve pėr ta debllokuar rrugėn nė Graēanicė e Ēagllavicė, ku
mori plagė vdekjeprurėse.
-
-
-
Solana dhe Paten mbėrritėn nė Prishtinė
-
-
Prishtinė, 24
mars 2004 -
Pėrfaqėsuesi i lartė pėr politikė tė jashtme dhe siguri i BE-sė
Havier Solana dhe komesioneri evropian pėr punėt e jashtme Kris
Paten kanė mbėrritur sot nė Kosovė pėr t'u njohur me situatėn
aktuale pas traziarve tė ditėve tė kaluara.
-
-
Solana dhe Paten
fillisht kanė qėndruar nė Fushė Kosovė, ku tė shoqėruar nga shefi i
UNMIK-ut Hari Holkeri, vizituan disa familje serbe tė cilat ishin
sulmuar gjatė ditėve tė kaluara.
-
-
Pas asaj qė pa nė Fushė
Kosovė, Solana deklaroi se bashkėsia ndėrkombėtare nuk do tė
tolerojė djegien e kishave, tė shkollave dhe objekteve tė tjera,
njėherit u bėri thirrje serbėve qė tė mos braktisin shtėpitė e tyre
dhe tė vazhdojnė tė punojnė nė krijimin e njė vendi ku do tė mund tė
punojnė tė gjithė.
-
Poashtu edhe Paten tha se me shkatėrrimin e kishave dhe tė objekteve
tė tjera po orvatet tė shkatėrrohet Kosova.
-
Nga ana e tij Holkeri tha se sulmet e 17 e 18 marsit ishin tė
orekstruara dhe tė organizura. Serbėt lokalė nuk i pritėn mirė
pėrfaqėsuesit e lartė tė BE-sė.
-
Solana dhe Paten nė mesditė do tė kenė njė takim tė pėrbashkėt me
kreun e UNMIK-ut dhe tė institucioneve tė Kosovės, por edhe takime
tė veēanta me krerėt e institucioneve vendore.
-
-
-
Kamerhof thotė se KFOR-i do tė pėrgjigjet ashpėr ndaj ēdo
pėrpjekjeje pėr tė nxitur sėrish dhunė
-
-
Frankfurt, 24
mars 2004 -
Komandanti i KFOR-it Holger Kamerhof ka thėnė se forcat paqeruajtėse
do tė pėrgjigjen ashpėr ndaj ēdo pėrpjekjeje pėr tė nxitur sėrish
dhunė nė Kosovė.
-
"Kush tenton tė sulmojė enklavat serbe apo tė mirat kulturore do tė
bjerė nė konflikt me KFOR-in", ka deklaruar Kamerhof pėr gazetėn
gjermane "Frankfurter allgemajne cajtung". Njėheri ai ka bėrė tė
ditur se ėshtė e domosdoshme qė numri i pjesėtarėve tė KFOR-it tė
rritet nė 40.000 ushtarė, ndėrkohė qė, sipas fjalėve tė tij, KFOR-i
aktualisht ka 20.000 ushtarė.
-
Komandanti i KFOR-it ka mohuar vlerėsimet se esktremistėt javėn e
kaluar kanė arritur sukses tė plotė.
-
-
"Plotėsisht apo
pjesėrisht janė rrėnuar 17 kisha dhe 116 shtėpi. Nėse kjo matet nė
bazė tė numrit prej 120 mijė serbėve qė kanė mbetur nė Kosovė,
atėherė kjo do tė thotė se ekstremistėt shqiptarė nuk kanė realizuar
as sukses tė pjesėrishėm", ka theksuar gjenerali Kemerhof.
-
-
-
Pjesė nga intervista e Presidentit Rugova dhėnė BBC-sė
-
-
Londėr, 24 mars
2004 - Presidenti
Rugova u ka bėrė thirrje shqiptarėve tė Kosovės qė tė garantojnė
sigurinė e serbėve dhe tė pakicave tė tjera, ndėrsa serbėve u ka
bėrė thirrje qė tė integrohen mė shumė nė shoqėrinė kosovare. "Ne,
si shumicė, shqiptarėt e Kosovės, duhet tė pranojmė pakicat dhe tė
garantojmė sigurinė e tyre fizike dhe psikologjike", tha presidenti
Rugova nė njė intervistė dhėnė BBC-sė.
-
Ai u bėri thirrje serbėve tė Kosovės qė tė integrohen mė shumė nė
shoqėrinė e gjerė dhe tė tregojnė vullnet tė mirė, edhe nėse ka
probleme. Pėrsa i pėrket ēėshtjes sė pavarėsisė, presidenti Rugova
tha se vetėm njė Kosovė e pavarur do t'i sjellė stabilitet rajonit.
-
Presidenti tha se kėrkon mirėkuptim nga Perėndimi, nga Bashkimi
Evropian, SHBA sepse nė Kosovė ėshtė bėrė njė progres shumė tė madh
dhe trazirat qė ndodhėn kėto ditė duhet tė qetėsohen dhe tė
vazhdohet me rrugėn e progresit tė Kosovės. "Prandaj, mendoj se ka
ardhur momenti qė tė gjithė tė mendojmė, si Perėndimi, ashtu edhe
ne, qė tė bėhet njohja normale e pavarėsisė sė Kosovės, sepse ajo do
tė stabilizonte Kosovėn, rajonin.
-
-
Edhe pėr Evropėn do tė
ishte shumė mė mirė dhe pėr Shtetet e Bashkuara tė Amerikės po
ashtu. Kjo do tė qetėsonte popullin e Kosovės. NATO do tė vazhdonte
prezencėn, UNMIK-u do tė kishte njė rol monitorues dhe kjo do tė
ishte mė mirė sepse kemi bėrė progres shumė tė madh", tha Rugova. Ai
tha se trazirat e fundit ishin shenjė se mund tė degjenerohen
gjėrat.
-
Duke folur pėr pozitėn e serbėve nė Kosovė Presidenti Rugova tha se
gjatė gati pesė vjetėve, serbėt janė integruar nė planin
administrativ, janė nė Parlament, nė Qeveri kanė dy ministra, marrin
pjesė nė pushtetin komunal dhe nė disa komuna ku janė shumicė ata
udhėheqin dhe shqiptarėt nuk u bėjnė probleme.
-
-
"Ėshtė ēėshtje qė kėrkon
pak mė shumė kohė edhe pėr komunikim mes shumicės shqiptare dhe
serbėve, prandaj ne u kemi ofruar, por pėr fat tė keq ende nuk e
kanė pranuar, pjesa mė e madhe e tyre. Njė pjesė ende mendon me
logjikėn e vjetėr, me Beogradin, e tė tjera, dhe derigjon nga
Beogradi, pėr fat tė keq, ndėrsa me njohjen e pavarėsisė, edhe
integrimi i tyre do tė ishte mė i shpejtė", theksoi Rugova.
-
"Ata (serbėt) kanė vende tė rezervuara nė parlament. Kanė fituar me
vota, pastaj ne nėpėr vendbanimet e tyre kemi buxhet special.
Policėt kosovarė-serbė janė prezentė, ambulancat, shkollat, tė
gjitha i kanė. Edhe gjuha e tyre ėshtė gjuhė zyrtare. Don tė thotė,
janė tė drejta qė janė tė pranuara nė botė, nė Evropė, ndoshta edhe
mė shumė. Prandaj, ata duhet t'i ushtrojnė kėto tė drejta dhe tė
tregojnė vullnet pėr integrim nė Kosovė", tha Presiebnti Rugova.
-
Duke komentuar spekulimet pėr kantonizimin apo ndarjen e Kosovės,
Presidenti Rugova tha se sė pari Beogradit duhet t'i thuhet jo!
Qėllimi i Beogradit tash ėshtė tė destabilizojė Kosovėn e pastaj
nesėr edhe fqinjėt e tjerė. Beogradi ėshtė duke zhvilluar njė
politikė tė intensitetit tė ulėt tė konflikteve, ta mbajė krejt
rajonin nė tension. "Unė s'dėshiroj t'i pėrmendi kėto fjalė, nuk
vjen nė konsiderim njė kantonizim i Kosovės e tė tjera, sepse kėtu
ėshtė njė shumicė e madhe shqiptare dhe pakicat".
-
-
"Serbėt qė janė pakica
mė e madhe, pastaj boshnjakėt, turqit, romėt e tė tjerė dhe nėse
fillojmė nė krejt rajonin tonė, tė fillojmė me vija etnike, atėherė
do tė kemi ērregullime tė reja dhe lufta tė reja. Unė prandaj kėrkoj
nga Bashkimi Evropian dhe nga Shtetet e Bashkuara tė mos e lejojnė
kėtė. Pra, Kosova tė njihet nė kufijtė e sotėm dhe ne do tė
sigurojmė tė drejta pėr tė gjithė".
-
Nė mesazhin drejtuar pėr serbėt e Kosovės, Presidenti tha se ata
(serbėt) pėrkundėr tė gjithave, duhet tė pranojnė tė integrohen nė
shoqėrinė dhe nė shtetin e Kosovės, tė tregojnė vullnet edhe
nganjėherė kur kanė probleme dhe tė mos vetizolohen, tė mos i
dėgjojnė ekstremistėt e Beogradit. "Sepse ata nuk janė tė interesuar
pėr serbėt e Kosovės, janė tė interesuar pėr njė destabilizimim
total. Beogradi ka tė drejtė tė interesohet pėr serbėt e Kosovės,
por nuk ka tė drejtė ta destabilizojė Kosovėn dhe ne nuk duhet ta
lejojmė kėtė", tha ai.
-
Ndėrkaq nė mesazhin drejtuar shqiptarėve, ai tha se "ne si shumicė
shqiptare e popullit tė Kosovės duhet t'i pranojmė minoritetet,
grupet etnike dhe t'ju ofrojmė atyre siguri qytetare, psikologjike
dhe publike. Ne, si shumicė duhet tė kemi pėrgjegjėsi pėr
minoritetet, por edhe minoritetet duhet tė tregojnė vullnet pėr t'u
integruar dhe pėr tė ndėrtuar Kosovėn sė bashku", tha nė kėtė
intervistė pėr BBC-nė Presidenti Rugova.
-
-
-
M.Hamiti: UNMIK-u nuk ėshtė mision pėr tė drejta tė njeriut, ka
atributet themelore tė shtetit
-
-
Prishtinė, 24
mars 2004 - Me
rastin e kritikave qė hidhen mbi insitucionet e zgjedhura tė Kosovės
nė lidhje me mėnyrėn si janė pėrballuar trazirat e javės qė shkoi,
zėdhėnėsi i Presidentit Rugova, Muhamet Hamiti, ka pėrkujtuar se nė
Kosovė ekzistojnė dy degė tė qeverisjes, UNMIK-u dhe institucionet e
pėrkohshme, tė cilat ngarkohen me kompetenca tė veēanta, ndėrsa nė
shumėēka pėrgjegjėsia ėshtė e pėrbashkėt.
-
"UNMIK-u nuk ėshtė mision pėr tė drejtat e njeriut. UNMIK-u ka
atributet themelore tė asaj qė ėshtė strukturė shtetėrore nė njė
vend, sidomos nė fushė tė rendit e tė sigurisė", ka thėnė zėdhėnėsi
Hamiti pėr mediat.
-
-
"Pėr shumėēka, sidomos
nė lidhje me fushat e rezervuara pushtetore pėr UNMIK-un,
institucionet e Kosovės mund tė ushtrojnė autoritet moral. Dhe kėtė
e kanė ushtruar e po e ushtrojnė", ka thėnė zėdhėnėsi i Presidentit
Rugova, duke pėrkujtuar se udhėheqėsit e zgjedhur tė vendit e kanė
dėnuar dhunėn fuqishėm.
-
Ai ka pėrmendur paraqitjet publike tė veēanta e tė pėrbashkėta tė
Presidentit Rugova, tė Kryeministrit Rexhepi e tė kryetarit tė
Kuvendit, zotit Daci.
-
"Imperativ tani ėshtė qetėsimi i situatės e jo shqiptimi i akuzave
tė ēfarėdolloji nė mes tė institucioneve dhe UNMIK-ut. Vjen koha kur
do tė shihet kush ēka ka bėrė, ku ka ngecur puna, por, dhe kjo ėshtė
mė e rėndėsishmja, si do tė shkohet tutje nė ushtrimin e pushtetit
nė Kosovė", ka pėrfunduar, Muhamet Hamiti, zėdhėnės i Presidentit
Rugova.
-
-
-
Mbrėmė janė vrarė dy policė nė njė fshat tė Podujevės
-
-
Podujevė, 24
mars 2004 - Mbrėmė
rreth 21.30 afėr fshatit Shakovicė tė Podujevės persona tė panjohur
kanė sulmuar njė patrullė tė pėrzier tė policisė, duke vrarė dy
policė, njė ndėrkombėtar dhe tjetri pjesėtar i SHPK-sė dhe kanė
plagosur pėrkthyesin shqiptar.
-
Ndaj patrullės sė policisė ėshtė shtėnė me armė zjarri nga dy
automjete dhe se njėri nga automjetet e sulmuesve ka mbetur nė
vendin e ngjarjes.
-
-
-
Deklaratė e Ombudspersonit lidhur me ngjarjet e fundit nė Mitrovicėn
veriore
-
-
Prishtinė, 24
mars 2004 - Gjatė
dy ditėve tė fundit, njė numėr i madh i familjeve shqiptare,
boshnjake dhe turke qė jetojnė nė Mitrovicėn veriore janė larguar me
forcė nga shtėpitė e tyre nga ana e serbėve, shpesh herė duke
pėrdorur edhe dhunėn, thuhet nė njė deklaratė tė Ombudspersonit tė
Kosovės Marek Antoni Novciki.
-
"Ombudspersoni konsideron qė kjo ėshtė edhe njė formė e pastrimit
etnik, pėrpjekjeve tė tė cilit u kemi qenė dėshmitarė javėn e kaluar
nė pjesėt tjera tė Kosovės. Javėn e kaluar, kryerėsit e tij ishin
shqiptarėt, kurse tani janė serbėt", thuhet nė kėtė deklaratė.
-
Ombudspersoni dėnon tė gjitha aktet e tilla tė mjera, pa marrė
parasysh kush janė kryerėsit e tyre. Kėto incidente qė pėrfshijnė
dhunėn kėrkojnė veprim tė menjėhershėm dhe adekuat si nga ana e
administratės sė UNMIK-ut dhe organeve kompetente tė zbatimit tė
ligjit, ashtu edhe nga udhėheqėsit politik tė bashkėsisė serbe.
-
-
Njė reagim i drejtė dhe
i shpejtė bėhet edhe mė i nevojshėm kur tė merret parasysh vala e
fundit e dhunės nė tė dy pjesėt e Mitrovicės dhe pjesėt tjera tė
Kosovės. Kjo ėshtė mėnyra e vetme pėr ta vendosur paqen dhe sundimin
e ligjit nė Kosovė.
-
-
-
Deklaratė e Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė pėr
zhvillimet nė Kosovė
-
-
Tiranė, 24 mars
2004 - Ministria e
Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė pėrshėndet deklaratėn e Kėshillit
pėr Ēėshtje tė Pėrgjithshme dhe Marrėdhėniet me Jashtė tė Bashkimit
Evropian i cili dėnon dhe njė herė dhunėn e ushtruar nė Kosovė ditėt
e fundit, mbėshtet fuqishėm nė punėn e tyre Pėrfaqėsuesin e Posaēėm
tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė, UNMIK-un dhe KFOR-in dhe
kėrkon marrjen e masave emergjente pėr normalizimin sa mė parė tė
situatės dhe mbrojtjen e tė drejtave tė tė gjithė komuniteteve atje.
-
-
Me kėtė rast Ministria e
Punėve tė Jashtme shpreh besimin se ashtu sikurse deri tani liderėt
politikė nė Kosovė do tė vazhdojnė tė veprojnė me maturi e
pėrgjegjėsi pėr tė mos lejuar nė asnjė mėnyrė pėrsėritjen e
ngjarjeve tė tilla dhe akteve provokative tė tė dy palėve si dhe pėr
tė kontribuar nė vendosjen dhe forcimin e ligjit e rendit dhe daljen
para drejtėsisė tė ēdokujt qė ka kryer krime apo ka nxitur dhunėn,
duke dėmtuar kėshtu jo vetėm rendin publik, por edhe ecurinė e
reformave tė ndėrmarra dhe aspiratat legjitime demokratike tė
popullit tė Kosovės.
-
Ministria e Punėve tė Jashtme pėrfiton nga rasti tė pėrshėndesė
vendimin e qeverisė sė Kosovės pėr riparimin e dėmeve tė shkaktuara
ndaj objekteve tė kultit dhe banesave qė i pėrkasin popullsisė serbe
atje, si shembull konkret i masave tė ndėrmarra pas ngjarjeve tė
fundit nė kuadėr tė krijimit dhe konsolidimit tė klimės sė
pėrshtatshme pėr kthim tė tė shpėrngulurve dhe bashkėjetesė
multietnike nė njė Kosovė europiane.
-
-
-
Nė
aeroportin e Prishtinės kanė arritur rreth 300 trupa shtesė nga
shtatė shtete tė NATO-s
-
-
Prishtinė, 24
mars 2004 - Ka
vazhduar edhe dje zbarkimi i trupave shtesė tė Aleancės
Veriatlantike. Nė aeroportin e Prishtinės kanė arritur rreth 300
trupa shtesė nga shtatė shtete tė NATO-s.
-
-
Shefi pėr Informim i
KFOR-it Holst Piper thotė se tashmė situata nė Kosovė ėshtė e qetė
dhe me kėta 2000 trupa shtesė mund tė menaxhohet situata. Zbarkimi i
dy mijė trupave shtesė, sipas zyrtarėve tė KFOR-it pritet tė
pėrfundojė sot.
-
-
-
Daniel Server thotė se zhvillimet e fundit nė Kosovė janė tragjedi
pėr tė gjithė
-
-
Uashington, 24
mars 2004 -
Drejtori i Institutit amerikan pėr Paqe, Daniel Server ka thėnė se
trazirat e fundit nė Kosovė nuk i interesonin askujt, veēanėrisht
shqiptarėve tė cilėve u janė caktuar standardet pėr t'u pėrmbushur.
-
-
Ai ka nėnvizuar se kėto
zhvillime janė tragjedi pėr tė gjithė dhe se bashkėsia ndėrkombėtare
duhet tė ngulė kėmbė tek pranimi i standardeve para statusit.
Analisti Server shtoi se shqiptarėt duhet ta kuptojnė qė periudha e
qėndrimit tė trupave amerikane nė Kosovė ėshtė e kufizuar dhe pėr ta
shfrytėzuar mirė ata duhet tė zbatojnė standardet.
-
Analisti Serveri ka thėnė se problemi i Mitrovicės dhe i strukturave
paralele duhej tė ishte zgjidhur kohė mė parė, por sipas tij, kjo
nuk duhej tė ishte justifikim pėr sjellje kriminale ose arsye e
fortė pėr njė sjellje tė tillė. "Ėshtė fakt se nė Mitrovicėn veriore
ka struktura qė nuk duhet tė ekzistonin.
-
-
"Atje nuk ka kontroll tė
plotė tė OKB-sė. Pėr mendimin tim disa nga kėto struktura nuk
pėrputhen me Rezolutėn 1244 tė KS. Ky ėshtė njė problem real, por
nuk mund tė shėrbejė si justifikim pėr sjellje kriminale", ka thėnė
Server nė njė intervistė pėr "Zėrin e Amerikės".
-
-
-
Pėrfaqėsuesit e opozitės gjermane kanė theksuar se qeveria duhet tė
korrigjojė kursin nė Kosovė
-
-
Berlin, 24 mars
2004 -
Pėrfaqėsuesit e opozitės gjermane kanė theksuar se qeveria duhet tė
korrigjojė kursin nė Kosovė. Sipas politikanit Kristian Rup qeveria
deri mė tash ka shpenzuar mjete tė shumta pėr Kosovėn pa njė koncept
tė qartė politik.
-
-
Ai ka shtuar se janė
dhėnė shumė tė holla pėr aktivitete tė paefektshme si pėr shembull
tė shėrbimit civil pėr paqe. Opozitarėt e pushtetit gjerman kėrkuan
nga qeveria si njė nga donatorėt mė tė mėdhenj bilateral qė ta
ndėrpresė menjėherė kėtė kaos qė gėlltit shumė para dhe tė kujdesėt
qė bashkėsia shteteve tė bjerė dakord pėr njė kornizė tė
realizueshme qė do tė hapte pėrsepektiva tė qarta pėr tė gjithė
etnitė nė Kosovė.
-
-
-
Numri i tė zhvendosurve nga tė gjitha komunitetet pas trazirave nė
Kosovė ėshtė mbi 4000 persona
-
-
Prishtinė, 24
mars 2004 - Zyrtarė
tė administratės ndėrkombėtare thanė dje se numri i tė shpėrngulurve
nga tė gjitha komunitetet pas trazirave tė fundit nė Kosovė vazhdon
tė jetė mbi 4000 persona. Zėdhėnėsi i administratės ndėrkombėtare,
Sunil Narula ka thėnė se organizatat humanitare UNHCR-ja dhe
organizatat e huaja joqeveritare po vazhdojnė pėrkujdesjen
humanitare ndaj kėtyre tė zhvendosurve, ndėrkohė qė ata po vizitohen
vazhdimisht nga krerėt ndėrkombėtarė dhe vendorė.
-
-
Shtėpitė e tyre tė
shkatėrruara gjatė trazirave do tė rindėrtohen dhe pėrpjekjet pėr
t'u afruar siguri po vazhdojnė nė mėnyrė qė ata tė kthehen nė
shtėpitė e tyre ku edhe u takojnė, ka thėnė Narula. Ai tha se pėrveē
komunitetit serb ka edhe tė zhvendosur shqiptarė dhe ashkalinj. Deri
mė tash nga Mitrovica veriore janė zhvendosur 352 persona.
-
-
-
Krerėt fetarė myftiu Naim Tėrnava dhe imzot Mark Sopi shprehėn
keqardhje pėr djegiet e objekteve ortodokse
-
-
Prishtinė, 24
mars 2004 - Krerėt
fetarė tė Kosovės myftiu Naim Tėrnava dhe imzot Mark Sopi, duke
lutur Zotin qė tė mos pėrsėriten ditėt e 17 dhe 18 marsit, shprehėn
keqardhje pėr djegiet e objekteve ortodokse gjatė protestave nė
Kosovė. Ata thanė se kjo praktikė nuk ka qenė dhe nuk do tė jetė mė
nė natyrėn e shqiptarėve.
-
Dy krerėt e bashkėsive fetare tė Kosovės u shprehėn ngushėllime
familjarėve tė viktimave tė fundit, veēmas familjarėve tė fėmijėve
tė fshatit Ēabėr, ndėrkaq tė plagosurėve u uruan shėrim tė shpejtė.
Ata pėrkrahėn nismėn e Qeverisė sė Kosovės qė me njė fond tė ndarė
tė sanohen dėmet e shkaktuara gjatė trazirave, ndėrkaq uruan qė kjo
gjendje tė mos pėrsėritet kurrė mė.
-
-
-
Dje nė Shipol tė Mitrovicė u varrosėn katėr shqiptėrė tė vrarė gjatė
trazirave tė 17 dhe 18 marsit
-
-
Mitrovicė, 24
mars 2004 - Dje nė
Shipol tė Mitrovicė nė prani tė mijėra qytetarėve u varrosėn
viktimat e trazirave tė 17 dhe 18 marsit nė Mitrovicė: Ferit Ēitaku,
Fatmir Abdullahu, Isak Ibrahimi dhe Ajvaz Qadrolli. Nė ceremoninė e
varrimit kanė marrė pjesė edhe zyrtarė vendorė tė komunės sė
Mitrovicės.
-
Nėnkryetari i Kuvendit komuanal tė Mitrovicės, Mursel Ibrahimi tha
nė ceremoninė e kėtij varrimi se vdekja e tre fėmijėve bashkėkombas
tė tyre nė ujėrat e lumit Ibėr, i shtyri kėta martirė qė nė mėnyrėn
mė demokratike me anė tė protestės tė kėrkojnė atė qė i duhet
qytetit tonė - bashkimi i tij pa dhunė.
-
Nė emėr tė familjeve qė humbėn mė tė dashurit tė tyre nė trazirat e
Mitrovicės foli Hysen Ibrahimi. Ai bėri thirrje qė vrasje tė tilla
tė mos pėrsėriten nė tė ardhmen.
-
Ceremonia e varrimit u pėrcoll me masa tė jashtėzakonshme tė
sigurisė nga ana e KFOR-it dhe SHPK-sė.
Dje nė Ferizaj u bė varrimi i Ali Muhamet Murseli 16-vjeēar i vrarė
gjatė trazirave tė fundit nė kėtė qytet.
-
Ndėrkaq sot nė Varrezat e Dėshmorėve tė Kombit nė Prishtinė varroset
trupi i luftėtarit tė UĒK-sė Agron Hasim Ramadani, i cili mė 17 mars
ėshtė goditur me armė zjarri gjatė kohės sė protestave nė
Ēagllavicė.
-
Po sot nė orėn 13.00 nė fshatin Rezistencė, ish-Baincė e Elshanit tė
Drenasit u varrosen trupat e vėllezėrve Kastriot dhe Bahri Elshanit
tė vrarė mė 17 mars gjatė protestave kundėr bllokimit tė rrugės
magjistrale nga rebelėt serbė nė Ēagllavicė.
-
-
-
Forcat e KFOR-it kanė arrestuar Shukri Bujėn, ish-komandant i UĒK-sė
dhe veprimtar i PDK-sė
-
-
Lypjan, 24 mars
2004 - Forcat e
KFOR-it kanė arrestuar dje nė Lypjan Shukri Bujėn, ish-komandant i
UĒK-sė dhe anėtar i Kėshillit Drejtues tė PDK-sė. Pas luftės ka qenė
komandant i Zonės VI tė TMK-sė.
-
Ai ishte ndaluar nga forcat e KFOR-it finlandez dhe pasi ishte
bastisur vetura e tij ai ėshtė arrestuar. Tash pėr tash nuk dihen
motivet e arrestimit tė tij.
-
Zėdhėnėsi i BSHQ, kapiteni Anders Olsen citohet tė ketė thėnė se i
arrestuari ose tė arrestuarit e kanė rrezikuar Rezolutėn 1244.
-
-
-
Xhozef dhe Moran thonė se deri mė tash janė arrestuar 196 persona
lidhur me trazirat e fundit nė Kosovė
-
-
Prishtinė, 24
mars 2004 -
Zėdhėnėsja e policisė sė UBNIK-ut, Anxhela Xhozef dhe ai i KFOR-it
Xhim Moran kanė njoftuar se deri mė tash janė arrestuar 196 persona
qė dyshohen se kanė qenė tė pėrfshirė nė trazirat e fundit tė
shkaktuara nė Kosovė. Por nuk ėshtė dhėnė asnjė detaj se kush janė
kėta persona, tė cilėt ende mbahen nė paraburgim.
-
-
-
Ēarlls Brajshou pranon se njė pjesė tė pėrgjegjėsisė pėr zhvillimet
e fundit nė Kosovė e bartė edhe UNMIK-u
-
-
Prishtinė, 24
mars 2004 -
Zėvendėskryeadministratori i Kosovės Ēarlls Brajshou ka pranuar se
njė pjesė tė pėrgjegjėsisė pėr zhvillimet e fundit i ka edhe Misioni
i UNMIK-ut. Mirėpo, ai kėrkon qė kėtė pėrgjegjėsi ta marrė mbi vete
edhe populli i Kosovės dhe liderėt e tij politikė, sepse nė kėtė
mėnyrė do tė mund tė rikthehej besimi, i cili ėshtė dėmtuar rėndė,
ka thėnė Brajshou.
-
-
-
Kryesuesi i OSBE-sė tha se dhuna nė Kosovė mund ta shtyjė zgjidhjen
e statusit final tė Kosovės
-
-
Prishtinė, 24
mars 2004 -
Kryesuesi i OSBE-sė tha se dhuna nė Kosovė mund ta shtyjė zgjidhjen
e statusit final tė Kosovės. Ministri i jashtėm i Bullgarisė Solomon
Pasi tha se dhuna ishte planifikuar dhe e nxitur siē tha
ekstremistėt shqiptarė. Ai theksoi se fajtorėt pėr dhunėn duhet tė
ndėshkohen, ka deklaruar Pasti pas kthimit nga Kosova, ku u takua me
sekretarin e pėrgjithshėm tė NATO-s Jap Dehoop Shefer.
-
-
-
Kuvendi i Gjilanit shpreh keqardhje pėr atė qė ndodhi mė 17 e 18
mars
-
-
Gjilan, 24 mars
2004 - Kuvendi i
Komunės sė Gjilanit ka mbajtur tė martėn seancė tė jashtėzakonshme,
ku kėshilltarėt janė njoftuar me protestat e 17 e 18 marsit, nga
kryetari i komunės, Lutfi Haziri, komandanti i KFOR-it, koloneli
Riēard Xhonson si dhe komandanti i policisė, Izet Azizi. Kuvendi
miratoi edhe njė deklaratė pėr kėto ngjarje.
-
Lufti Haziri tha se si pasojė e protestave tė 17 e 18 marsit nė
Gjilan humbi jetėn njė qytetar (Sllobodan Periq), ndėrsa u lėnduan
rėndė e lehtė 63 tė tjerė, nga tė cilėt 59 ishin shqiptarė dhe 4
serbė. Disa prej tyre ndodhen ende nė spitalin e Gjilanit dhe tė
Prishtinės.
-
Gjatė protestave dyditėshe janė lėnduar edhe 15 policė (njė prej
tyre mė rėndė), janė djegur 18 shtėpi dhe 19 automjete, nga tė cilat
3 vetura tė UNMIK-ut dhe njė ėshtė dėmtuar.
-
Ai tha se ka kontaktuar me liderėt e komunitetit serb, pėrmes
telefonit dhe ka kėrkuar prej tyre qė tė kthehen nėpėr shtėpitė e
veta dhe tė kontribuojnė edhe ata nė rikthimin e besimit dhe tė
tolerancės, pėr ēka Gjilani ishte shembulli mė i mirė deri tani nė
Kosovė.
-
Haziri e vlerėsoi inkurajues faktin se disa nga serbėt e zhvendosur
janė tė gatshėm tė kthehen nėpėr shtėpitė e tyre nė qytet, sikundėr
edhe punėtorėt e shėrbimit civil komunal, por ata kėrkojnė t`iu
garantohet siguria.
-
Koloneli Xhonson nga kampi "Montith" nė Gjilan, tha se pas asaj qė
ndodhi mė 17 e 18 mars, KFOR-i ka rritur numrin e ushtarėve dhe tė
teknikės nė terren dhe nuk do tė lejojė tė pėrsėriten aktet e
dhunės. Tani, sė bashku me SHPK-nė po punohet nė identifikimin dhe
arrestimin e keqbėrėsve. "Ne po punojmė qė t`i arrestojmė ata qė
manifestuan dhunė si dhe tė tjerėt qė qėndruan pas tyre", ka thėnė
Xhonson.
-
Ky zyrtar i lartė ushtarak amerikan tha se ngjarjet e javės sė
kaluar do tė mbeten gjatė nė mendjet e qytetarėve, por ėshtė e
domosdoshme tani qė njerėzit kėtu tė kthehen nga e ardhmja dhe
ardhmėria. KFOR- i do t`i vėshtrojė lėvijzet nė qytet dhe nuk do tė
lejojė grupime mė tė mėdha se dhjetė persona. "Pėr fat tė keq, ne
duhet ta bėjmė kėtė", ka pohuar koloneli Xhonson.
-
Ngjarjet e 17 e 18 marsit, nga kapiteni Izet Azizi, u vlerėsuan
sfida mė e madhe pėr Shėrbimin Policor tė Kosovės, qė nga formimi i
tij. "Ne po kryenin detyrat tona rutinore dhe nuk kishim pritur se
mund tė ndodhte njė pėrshkallėzim i kėtillė i dhunės", tha
komandanti i stacionit policor nė Gjilan.
-
Nė fund, Kuvendi ka miratuar edhe njė deklaratė, pėrmes sė cilės
shprehet shqetėsimi pėr ngjarjet e 17 e 18 marsit, tė cilat filluan
si reagim ndaj rastit tė mbytjes sė tre fėmijėve nė Ēabėr dhe mė
vonė u pėrshkallėzuan nė njė manifestim tė dhunshėm.
-
-
-
Udhėheqėsit e Kuvendit tė Komunės sė Vushtrrisė vizituan komunėn e
Mitrovicės
-
-
Mitrovicė, 24
mars 2004 -
Udhėheqėsit e Kuvendit tė Komunės sė Vushtrrisė, Shemsi Hajrizi,
zėvendėskryetar i Kuvendit tė Komunės dhe Esret Uka, kryeshef i
Ekzekutivit tė Kuvendit tė Komunės, kanė vizituar Kuvendin e Komunės
nė Mitrovicė, ku janė pritur nga zėvendėskryetari i Kuvendit tė
Komunės, Mursel Ibrahimi.
-
Udhėheqėsit e Vushtrrisė me kėtė rast, nė emėr tė komunės sė
Vushtrrisė dhe qytetarėve tė saj, u kanė shprehur ngushllime pėr
katėr martirėt e vrarė nė trazirat e javės sė kaluar nė Mitrovicė,
familjeve tė martirėve, qytetarėve tė Mitrovicės dhe
zėvendėskryetarit Ibrahimi.
-
Udhėheqja e komunės sė Vushtrrisė ka thėnė se qytetarėt e Vushtrrisė
kanė ndarė me qytetarėt mitrovicas dhembjen pėr martirėt e rėnė dhe
se janė interesuar shumė pėr ngjarjet nė Mitrovicė, tė cilat kanė
reflektim tė drejtėpėrdrejtė edhe nė komunėn e tyre, dhe, pėrveq
ndihmės morale, kanė ofruar edhe ndihmė tjetėr, aq sa kanė lejuar
mundėsitė, si bie fjala ndihma e shėrbimeve mjekėsore nė spitalin e
tyre, dėrgimi i automjeteve tė zjarrėfikėsve.
-
Zėvendėskryetari i Kuvendit tė Komunės sė Mitrovicės, Mursel
Ibrahimi, ka falendėruar mysafirėt pėr gjestin e shprehjes sė
ngushėllimeve pėr martirėt e vrarė gjatė javės sė kaluar dhe pėr
ndihmėn qė kanė ofruar nė momentet mė tė rėnda pėr qytetitn.
-
Ibrahimi ka ēmuar lart bashkėpunimin e mirė dhe tė ngushtė midis dy
komunave fqinje dhe ka premtuar intensifikimin e kėtij bashėkpunimi
nė tė mirė tė qytetarėve tė tė dyja komunave.
-
-
-
Pėrkujtohen Latif Berisha dhe veprimtarėt e tjerė tė LDK-sė nė
Mitrovicė
-
-
Mitrovicė, 24
mars 2004 - Dega e
LDK-sė nė Mitrovicė, bashkė me Forumin e Rinisė dhe Forumin e Gruas,
me rastin e 5-vjetorit tė vrasjes sė prof. Latif Berishės, kryetar
shumėvjeēar i Degės, Agim Hajrizit ish-kryetar i Kuvendit tė
BSPK-sė, Luan Muratit ish-anėtar i Kryesisė sė Degės sė FR dhe Sadat
Pecit, kryetar i Nėndegės nė Vllahi, organizoi njė veprimtari
pėrkujtimore, vizituan familjet e tyre dhe vunė kurora mbi varret e
tyre.
-
Kurora nuk ėshtė mundur tė vehet te varri i Agim Hajrizit, i cili
gjendet nė pjesėn veriore tė qytetit, pėr shkaqe tė rrethanave tė
krijuar nė Mitrovicė.
-
Ka qenė e planifikuar qė tė organizohet akademi pėrkujtimore pėr
kėta veprimtarė tė lartė, por pėr shkaqe tė ngjarjeve tė ditėve tė
fundit i tėrė ky aktivitet ėshtė ndėrprerė.
-
Me gjithė kėtė kėshilltarėt politikė tė Presidentit tė Kosovės
Ibrahim Rugova, Sali Cacaj e Halit Muharremi kanė vėnė kurora mbi
varrin e prof. Latif Berishės nė varrezat e Smrekonices.
-
-
-
Zbulohet njė varr masiv nė Tiranė
-
-
Tiranė, 24 mars
2004 - Njė varr
masiv nė tė cilin mendohet tė jenė eshtrat e 17 kundėrshtarėve tė
regjimit komunist, tė dėnuar nė prill tė vitit 1945, u zbulua nė
Tiranė nga njė grup gazetarėsh tė Gazetės Shqiptare dhe tė afėrmish
tė tė vrarėve. Zbulimi u bė falė dėshmive tė mbledhura nga nipi i
njėrit prej tė pushkatuarve dhe njė banori tė zonės i cili tregoi se
natėn e ekzekutimit kishte qenė aty pranė dhe kishte parė gjithshka.
-
Tė 17 tė pushkatuarait janė tė dėnuarit e gjyqit special tė
zhvilluar nė vitin 1945 ndaj 60 ish funksionarėve tė lartė tė
shtetit shqiptarė para dhe gjatė luftės. Mes tyre mendohet tė jenė
edhe eshtrat e Bahri Omarit, kunatit tė diktatorit Enver Hoxha.
-
Tashmė familjarėt e tė vrarėve kanė kėrkuar bahkėpunimin e
autoriteteve pėr tė bėrė edhe pėrcaktimet shkencore.
-
Pas vitit 1990 nė Shqipėri janė gjetur varret e shumė kundėrshtarėve
tė diktatorit Hoxha, mes tė cilėve dhe ai i Mehmet Shehut, tė gjithė
tė ekzekutuar dhe me pas tė varrosur nė vende tė panjohura.
-
-
-
Kryeministri serb edhe nė Bruksel kėrkoi kantonizimin e Kosovės
-
-
Bruksel, 24
mars 2004 - Shefi i
BE-sė pėr Politikė tė Jashtme dhe Siguri Havier Solana pohoi dje nė
Bruksel se ngjarjet e fundit nė Kosovė dėshmojnė se tė drejtat e
pakicave atje nuk respektohen. Prandaj, tha ai, "jemi tė detyruar tė
mendojmė se ēfarė duhet tė ndėrmarrim, ēfarė mėnyra tė tjera duhet
tė gjejmė pėr tė ndryshuar kėtė gjendje".
-
-
Kėto komente z. Solana i
bėri pas takimit me kryeministrin serb Vojisllav Koshtunica. Ky i
fundit edhe me kėtė rast kėrkoi kantonizimin e Kosovės. Ai spekuloi,
duke i krahasuar ngjarjet e Kosovės me 11 shtatorin e Nju-Jorkut dhe
11 marsin e Madridit! Koshtunica ka thėnė se aktulaisht nuk ėshtė
koha e pėrshtatshme pėr tė biseduar pėr statusin final tė Kosovės.
-
Shefi i politikės evropiane theksoi me kėtė rast se gjatė vizitės sė
tij tė sotme nė Kosovė do tė pėrpiqet tė gjejė mundėsinė e
rifillimit tė dialogut ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit me qėllim
qė tė rifitohet besimi i ndėrsjellt si dhe tė rivendosat vlerat
themelore tė politikės sė BE-sė nė vendin tonė, siē ėshtė e drejta e
minoriteteve pėr tė jetuar tė sigurta dhe tė lira.
-
-
-
Romano Prodi i bėri thirrje Koshtunicės qė tė mosė mos pėrsėriten
aktet e dhunės
-
-
Bruksel, 24
mars 2004 -
Kryeministri serb Koshtunica u takua edhe me presidentin e
Komisionit Evropian Romano Prodin. Ky i fundit i bėri thirrje
Koshtunicės qė tė pėrdorė autoritetin e tij pėr ndalur pėrsėritjen e
akteve tė dhunės nė tė ardhmen. Prodi gjithashtu i tha kryeministrit
serb se bashkėpunimi i Serbisė me Gjykatėn e Hagės ėshtė esencial
dhe parakusht pėr pranimin e kėtij vendi nė organizmat evropian. Pas
takimit me Prodin, Koshtunica tha se kantonizimi i Kosovės do tė
ishte garancė pėr tė drejtat e serbėve dhe minoriteteve tjera.
-
Ema Advin, zėdhėnėse pėr ēėshtje tė jashtme e Komisionit Evropian,
ka thėnė se nuk mund tė pėrkrahet kantonizimi i Kosovės qė ėshtė
kundėr implementimit tė Rezolutės 1244 tė OKB-sė qė drejton statusin
e Kosovės pėr momentin.
-
-
-
Nė
dy sulme kryengritėsit kanė vrarė 11 policė irakianė
-
-
Bagdad, 24 mars
2004 -
Kryengritėsit kanė vrarė dje nė pikė tė ditės nė dy sulme tė veēanta
11 policė irakianė, bėn tė ditur nė njė njoftim tė sotėm (e merkurė)
Rojter. Incidnti i parė ka ndodhur afėr vendbanimit Hilla, nė jug tė
Bagdadit kur personat e armatosur kanė shtėnė nga njė Opel i kuq nė
minibusin, qė transportonte policėt, ku u vranė 9 policė dhe u
plagosėn edhe dy tė tjerė, ka thėnė polocia vendore. Gati nė tė
njėjtėn kohė, nė njė incident tjetėr janė vrarė edhe dy policė dhe
janė plagosur dy tė tjerė afėr qytetit Kirkuk, ka thėnė policia.
-
-
-
Ambasada amerikane nė Emiratet e Bashkuara Arabe ka suspenduar punėn
-
-
Dubai, 24 mars
2004 - Ambasada
amerikane nė Emiratet e Bashkuara Arabe ka thėnė tė merkurėn se ka
suspenduar punėn pėr shkak tė, siē e ka quajtur, njė kėrcėnimi
specifik, njofton Rojter. Ambasada nuk ka dhėnė detaje mė tė
hollėsishme.
-
-
-
Tanket izraelite kanė hyrė nė njė kamp tė refugjatėve palestinezė nė
Gaza
-
-
Gaza, 24 mars
2004 - Tanket
izraelite kanė depėrtuar sot (e merkurė) nė njė kamp tė refugjatėve
palestinezė nė Gaza, njofton Rojter. Nuk njoftohet pėr viktima.
Ndėrhyrja ka ndodhur nė njė kohė kur Uashington ua ka tėrhequr
vėrejtjen amerikanėve nė Lindjen e Mesme dhe nė Afrikėn veriore pėr
kėrcėnimet pėr sulme pas vrasjes nga ana e Izraelit tė liderit tė
Hamasit, Ahmed Jasin.
-
-
-
Uashington: Dėshmi publike pėr sulmet e 11 shtatorit
-
-
Uashington, 24
mars 2004 - Njė
komision i posaēėm qė po heton sulmet e 11 shtatorit 2001, i dha
fund ditės sė parė tė procesit tė marrjes nė pyetje tė zyrtarėve tė
adminsitratave tė Presidentit Bush dhe ish Presidentit Klinton.
-
Komisioni po zhvillon seanca me pyetje pėrgjigje pėr tė mėsuar se
pse shėrbimet amerikane tė zbulimit nuk arritėn tė parandalonin
sulmet qė shkaktuan vdekjen e mė shumė se 3 mijė njerėzve.
-
-
Sekretari i Mbrojtjes,
Donald Ramsfeld, i tha komisionit se nuk ishte i vetėdijshėm pėr
ekzistencėn e ndonjė informacion zbulimi gjatė muajve para sulmeve
tė 11 shtatorit se terroristėt do tė rrėmbenin avionė dhe t=i
pėrdornin ata pėr tė goditur Qendrėn Botėrore tė Tregtisė dhe
Pentagonin.
-
Ai tha se nuk ka garanci qė kapja e udhėheqėsit tė al-Kaidės, Osama
bin Ladenit, do tė kishte parandaluar sulmet.
-
-
-
Autoriteti Palestinez: Vrasja e Jasinit ėshtė krim lufte
-
-
Nju Jork, 24
mars 2004 -
Pėrfaqėsuesi i pėrhershėm palestinez me statusin e vėzhguesit nė
Kombet e Bashkuara tha se vrasja e udhėheqėsit tė grupit Hamnas nga
Izraeli ėshtė krim lufte.
-
Naser al-Kidva i tha tė martėn Kėshillit tė Sigurimit se ai mban
Izraelin pėrgjegjės pėr pasojat qė mund tė rrjedhin nga vrasja e
Sheikut Ahmed Jasin.
-
Nė hapjen e debatit tė Kėshillit, ambasadori i Izraelit nė OKB, Dan
Gillerman, tha se ėshtė detyra e qeverisė sė tij tė mbrojė qytetarėt
e saj nga kėrcėnimi terrorist. Ai tha se udhėheqja palestineze ka
dhėnė prova se nuk ka nė plan tė luftojė terrorizmin.
-
Pritet qė mbi 40 vende tė marrin pjesė nė sesionin e Kėshillit tė
Sigurimit.
-
-
-
Bush kundėrshton akuzat pėr Al-Kaidan
-
-
Uashington, 24
mars 2004 -
Presidenti amerikan Xhorxh Bush ka kundėrshtuar me forcė akuzat se
ka injoruar kėrcėnimin qė vinte nga Al-Kaida para sulmeve nė vitin
2001 nė Nju Jork e Uashington.
-
Ai po i pėrgjigjej pretendimeve tė bėra nga njė ish-ndihmės i tij se
presidenti Bush kishte qenė tepėr i preokupuar me Irakun dhe nuk
vuri re kėrcėnimin qė po rritej nga Al-Kaida.
-
Zoti Bush tha se, nėse do tė kishte pasur informacione, ai do tė
kishte vepruar.
-
Ai u mbėshtet edhe nga dy pjesėtarė tė lartė tė administratės sė tij
qė dhanė dėshmi para njė komisioni kongresual nė Uashington i cili
po heton rrethanat e sulmeve.
-
-
-
Gjatė njė shkėmbimi zjarri nė Falluxha janė vrarė 3 civilė
-
-
Bagdad, 24 mars
2004 - Nė qytetin
irakian, Falluxha, kryengritėsit kanė sulmuar sot (e merkurė) njė
patrullė amerikane dhe gjatė njė shkėmbimi zjarri janė vrarė tre
civilė, kurse janė plagosur edhe tre tė tjerė, kanė thėnė
dėshmitarėt dhe mjekėt, njofton AP. Ky incident ka ndodhur pas dy
sulmeve tė mėparshme nė jug tė Bagdadit, nė tė cilat u vranė 11
policė irakianė.
-
-
-
Nė
njė kamp ushtarak nė Afganistan, aksidentalisht janė vrarė 4 ushtar
| |