|
-
Gjilan,
24 mars 2004
/TN/ Ilmi MUSLIU
- Pas vizitės sė djeshme nė fshatin Kufcė tė Epėrme tė komunės sė
Gjilanit, liderėt komunalė tė kėsaj komune, Lutfi Haziri, kryetar,
Xhemajl Hyseni, zėvendėskryetar dhe kryetar i Degės sė LDK, Ismail
Kurteshi, deputet nė Parlamentin e Kosovės dhe kryetar i Degės sė
PDK si dhe Enver Muja, kryeshef ekzekutiv, kanė vizituar sot kishėn
ortodokse nė qytet si dhe disa nga shtėpitė e dėmtuara serbe, gjatė
protestave tė 17 e 18 marsit dhe nė bisedė me serbėt lokalė i kanė
njoftuar ata me masat qė janė ndėrmarrė pėr normalizimin e gjendjes
si dhe kanė pėrcjellur mesazhe inkurajuare pėr serbėt e zhvendosur
qė ata tė kthehen nėpėr shtėpitė e veta.
-
-
Duke iu
drejtuar serbėve tė mbledhur nė objektin e kishės, ku ishin tė
pranishėm edhe KFOR-i dhe pėrfaqėsuesi i UNMIK-ut, kryetari Lutfi
Haziri tha se komuna, nė bashkėpunim me Qeverinė e Kosovės do t`i
sanojnė dėmet nė infrastrukturėn e banimit dhe atė publike, ndėrsa
si mbėshtetje momentale pėr tė zhvendosurit, nga buxheti ynė kemi
ndarė 10 mijė uro, tha ai.
-
-
Liderėt
komunalė kanė kėrkuar prej serbėve qė edhe ata tė japin kontributin
e tyre nė normalizimin e gjendjes, pas atyre dy ditėve tė liga qė i
pėrjetoi Kosova dhe qytetarėt e saj. Dhuna nuk ėshtė e ardhmja e
kėtij vendi dhe, deshi apo nuk deshi ndokush, ne do ta imponojmė
paqen pėr tė gjithė kėtu, kanė pohuar ata.
-
-
Edhe
koloneli Richard Jonson iu ka thėnė serbėve lokalė se KFOR-i ėshtė
kėtu pėr tė gjithė qytetarėt e Kosovės dhe do tė garantojė siguri tė
njėjtė pėr ta.
|
|