|
-
Gjilan, 23
mars 2004 /TN / Ilmi MUSLIU -
Kuvendi i Komunės sė Gjilanit ka mbajtur tė marten seancė tė
jashtėzakonshme, ku kėshilltarėt janė njoftuar me protestat e 17 e
18 marsit, nga kryetari i komunės, Lutfi Haziri, komandanti i
KFOR-it, koloneli Richard Jonson si dhe komandanti i policisė, Izet
Azizi. Kuvendi miratoi edhe njė deklaratė pėr kėto ngjarje.
-
-
Edhe nė
komunėn tonė, mė 17 e 18 mars 2004, u mbajtėn protesta, tė cilat u
organizuan si reagim ndaj rastit tragjik tė tre fėmijėve nė
Ēabėr tė
Mitrovicės, fillimisht nga disa nxėnės tė dy shkollave tė mesme,
ndėrsa mė vonė atyre iu bashkangjit njė numėr mė i madh i qytetarėve
dhe ky manifestim pėrshkallėzoi nė dhunė, tha fillimisht Lutfi
Haziri.
-
-
Si pasojė
e kėtyre protestave, humbi jetėn njė qytetar (Sllobodan Periq),
ndėrsa u lėnduan rėndė e lehtė 63 tė tjerė, nga tė cilėt 59 ishin
shqiptarė dhe 4 serbė. Disa prej tyre ndodhen ende nė spitalin e
Gjilanit dhe tė Prishtinės.
-
-
Gjatė
protestave dyditėshe janė lėnduar edhe 15 policė (njė prej tyre mė
rėndė), janė djegur 18 shtėpi dhe 19 automjete, nga tė cilat 3
vetura tė UNMIK-ut dhe njė ėshtė dėmtuar.
-
-
Komiteti
pėr siguri dhe emergjencė ngriti menjėherė shkallėn e gatishmėrisė
dhe u angazhua vazhdimisht qė ta qetėsojė situatėn. Me vendimin e
kėtij Komiteti, mė datėn 19 mars, u pezullua mėsimi nė shkollat e
mesme dhe u anulua dita e tregut, mė 20 mars.
-
-
Masat e
ndėrmarra si dhe paraqitja e udhėheqėsve komunalė e politikė nė
mediat qendrore dhe lokale ndihmuan qė situata tė qetėsohet
gradualisht dhe tė mos ndodhin incidente gjatė ditėve vijuese.
-
-
Haziri
vlerėsoi se kontribut tė jashtėzakonshėm nė qetėsimin e situatės
kanė dhėnė KFOR-i, SHPK-ja, policia e UNMIK-ut si dhe TMK-ja, e cila
u angazhua nė ruajtjen e disa pronave.
-
-
Ai tha se
ka kontaktuar me liderėt e komunitetit serb, pėrmes telefonit dhe ka
kėrkuar prej tyre qė tė kthehen nėpėr shtėpitė e veta dhe tė
kontribuojnė edhe ata nė rikthimin e besimit dhe tė tolerancės, pėr
ēka Gjilani ishte
-
shembulli
mė i mirė deri tani nė Kosovė.
-
-
Haziri e
vlerėsoi inkurajues faktin se disa nga serbėt e zhvendosur janė tė
gatshėm tė kthehen nėpėr shtėpitė e tyre nė qytet, sikundėr edhe
punėtorėt e shėrbimit civil komunal, por ata kėrkojnė t`iu
garantohet siguria.
-
-
Nga
kėshilltarėt komunalė, por edhe nga qytetarėt u kėrkua qė tė
ndihmonjnė nė qetėsimin e gjendjes dhe kthimin e normalitetit. Eshtė
interes yni i pėrbashkėt qė sa mė parė t`i kthehemi jetės normale
dhe tė ardhmes sonė, tha Haziri.
-
-
Koloneli
Richard Jonson nga kampi Montith nė Gjilan, fjalimi i tė cilit
ėshtė pėrkthyer nė gjuhėt shqip e serbisht, pavarėsisht se munguan
kėshilltarėt serbė, tha se ai dėshiron nė kėtė mėnyrė tė pėrcjellė
mesazhin se pėr KFOR-in janė tė njėjtė dhe tė barabartė tė gjithė
qytetarėt dhe tė gjithė ata duhet tė kuptojnė se ēka ėshtė folur
kėtu.
-
-
Pas kėsaj
qė ndodhi mė 17 e 18 mars, KFOR-i ka rritur numrin e ushtarėve dhe
tė teknikės nė terren dhe nuk do tė lejojė tė pėrsėriten aktet e
dhunės. Tani, sė bashku me SHPK-nė po punohet nė identifikimin dhe
arrestimin e
keqbėrėsve. Ne po punojmė qė t`i arrestojmė ata qė manifestuan
dhunė si dhe tė tjerėt qė qėndruan pas tyre, ka thenė Jonson.
-
-
Ky zyrtar
i lartė ushtarak amerikan tha se ngjarjet e javės sė kaluar do tė
mbeten gjatė nė mendjet e qytetarėve, por ėshtė e domosdoshme tani
qė njerėzit kėtu tė kthehen nga e ardhmja dhe ardhmėria. KFOR- i do
t`i vėshtrojė lėvijzet nė qytet dhe nuk do tė lejojė grupime mė tė
mėdha se dhjetė persona. Pėr fat tė keq, ne duhet ta bėjmė kėtė,
ka pohuar koloneli Jonson.
-
-
Ngjarjet e
17 e 18 marsit, nga kapiteni Izet Azizi, u vlerėsuan sfida mė e
madhe pėr Shėrbimin Policor tė Kosovės, qė nga formimi i tij. Ne po
kryenin detyrat tona rutinore dhe nuk kishim pritur se mund tė
ndodhte njė pėrshkallėzim i kėtillė i dhunės, tha komandanti i
stacionit policor nė Gjilan.
-
-
Megjithkėtė ai beson se SHPK-ja ka arritur tė mobilizohet shpejt dhe
tė orientohet nė mbrojtjen e objekteve vitale nga protestuesit,
pėrkundėr faktit se pjesėtarėve tė SHPK-sė u mungojnė pajimet e
nevojshme pėr situata tė kėtilla. Ai tha se policia po punon nė
zbulimin dhe kapjen e keqbėrėsve dhe ishte kategorik se ēdo kush qė
ka kryer dhunė, do tė sillet para drejtėsisė.
-
-
Nė fund,
Kuvendi ka miratuar edhe njė deklaratė, pėrmes sė cilės shprehet
shqetėsimi pėr ngjarjet e 17 e 18 marsit, tė cilat filluan si reagim
ndaj rastit tė mbytjes sė tre fėmijėve nė
Ēabėr dhe mė vonė u
pėrshkallėzuan nė njė manifestim tė dhunshėm, me ē`rast u humb jeta
e njė qytetari, u lėnduan dhjetra tė tjerė, u dėmtua prona private
dhe publike si dhe u sulmuan organet e rendit dhe tė sigurisė.
-
-
Deklarata
u plotėsua mė vėrejtet e Qemajl Mustafės (PDK) se protestat kanė
qenė spontane dhe tė ligjshme dhe tė Shaban Rexhepit (AAK) se
duhet tė hulumtohen shkaqet e protestave.
|
|