|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

 

   
 

E PĖRDITSHMJA E MILANOS «AVVENIRE» - 24 MARS 2004, MBI ZHVILLMET E FUNDIT NĖ KOSOVĖ

 
 

RUGOVA: «ĖSHTĖ E DOMOSDOSHME PAVARĖSIA»

 
 

 

- Moska nuk dėrgon ushtarė.

- Nė shenjė proteste serbėt braktisin uniformat e policisė multietnike.

Milano, 24 mars 2004 (Engjėll KOLIQI)

Gazeta e pėrditshme e Milanos «Avvenire», e cila njihet si njė gazetė me prestigj tė lartė nė Itali dhe mė gjerė, sot nė artikull tė shkurtėr tė ekipit tė saj nga Prishtina, lidhur me zhvillimet e fundit nė Kosovė, ka cituar mPresidentin Rugova, i cili ka pėrjashtuar ēdo mundėsi tė ndarjes sė Kosovės dhe ka ritheksuar se pėr qetėsimin e qėndrueshėm tė gjendjes, ėshtė e domosdoshme Pavarėsia. Po ua pėrcjellim tėrėsisht artikullin e gazetės sė sipėpėrmendur, tė botuar sot nė faqen e saj tė internetit "online": 

Presidenti i Kosovės, Ibrahim Rugova, ka thėnė se pėrjashton hipotezėn se incidentet e pėrgjakshme tė ditėve tė kaluara mund ta kompromitojnė ardhmėrinė e Kosovės: «Nuk besoj qė tė jetė vėnė nė rrezik pavarėsia jonė, sepse pavarėsia mbetet e domosdoshme». Rugova ka theksuar se gjendja nė Kosovė ėshtė qetėsuar dhe ka shtuar: «Sė shpejti do tė fillojmė t'i studjojmė shkaqet qė kanė shkaktuar shpėrthimin e revoltės.

Qė nga arritja e NATOS - ka thėnė - nė Kosovė janė bėrė progrese, sė paku 50% nė tė gjithė sektorėt». Nė pyetjen, se si e vlerėson propozimin e kryeminstrit serb Vojisllav Koshtunica, mbi njė kantonizim tė mundshėm tė Kosovės, Rugova ėshtė pėrgjigjur: «Kufinjt e Kosovės janė tė paprekshėm dhe ēdo ndėrrim shkakton kryengritje tė reja».

Dje nė Prishtionė, ndėrkaq ka mbėrritur sekretari i pėrgjithshėm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer. Aleanca, me shpejtėsi i ka dėrguar nė Kosovė 2000 trupa tė tjerė si pėrforcim, nga se misioni multinacional KFOR, nga 17 mijė trupa, i befasuar nga ngjarjet e fundit, nuk ia ka dalur tė reagojė mjaftueshėm.

Njė bilanc mbi shkatėrrimet e javės sė kaluar flet pėr 280 shtėpi tė serbėve dhe 30 kisha e monastire ortodokse tė djegura. Policia ndėrkombėtare ka arrestuar 163 persona tė dyshuar si pėrgjegjės tė dhunės dhe tė shkatėrrimeve nė ngjarjet e kaluara.

Moska, megjithė akuzat pėr kinse njė spastrim etnik anti-serb nė Kosovė, ka bėrė tė ditur se nuk do tė dėrgojė mė atje trupa ushtarake. Pjesėtarėt serbė tė policisė multietnike tė Kosovės i kanė hequr uniformat, nė shenjė proteste kundėr dhunės sė javės sė kaluar, siē thonė, kundėr bashkėsisė sė tyre etnike, duke i akuzuar kolegėt e tyre shqiptarė pėr pjesėmarrje nė dhunė.

 


                       Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.