|
-
24 mars 2004 / TN
-
-
Nga
Artan FUGA
-
-
Lexuesit sigurisht i shkon mendja ne cast tek novela e famshme e
Ernest Heminguejit "lindur ne 1899, ne Cikago), e cila menjehere pas
botimit, me 1954, i dha autorit te saj cmimin "Nobel" per letersi.
Ndeshja midis nje peshkatari te vjeter, me shume pervoje,
kembengules dhe njohes i jashtezakonshem i profesionit te tij dhe
nje peshku stermadh, te fuqishem, me pamje te mahnitshme vazhdoi per
tri dite e net ne mes te oqeanit, diku larg ne thellesite e ujit me
ngjyre blu te thelle, nga ku mund te shiheshin dritat e Havanes nese
koha ishte e mire. Ky vizion artistik iu ka folur brezave te tere
dhe eshte "lexuar" ne menyra te ndryshme prej tyre, ne varesi te
kohes dhe te vendit ku kane jetuar.
-
-
Askush
nuk mund ta kape teresisht dhe perfundimisht thellesine e mesazhit
te kesaj novele, larmin e shprehjes ne anglisht te autorit,
estetiken e shprehjes letrare te vizionit te tij te madh. E shumta
qe mund te pretendohet ketu eshte vetem te provohet te kapen
reflektimet e filozofise se saj, te projektuara ne "toke", ashtu
sikurse shohim ndonjehere te projektuara mbi toke, para nesh, nen
kembet tona, hijet e levizshme te reve te pakapshme qe notojne lart
e larg ne qiell. Ajo qe mund te behet pra eshte vetem te
"perkthehet" disi kuptimi simbolik i noveles ne jeten tone te
perditshme qe perben "truallin" mbi te cilin mund te ngrihen
kuptimet tona te pjesshme dhe te kufizuara te mesazheve universale
qe na vijne nga mjeshtrit e medhenj te penes.
-
-
Gjithsesi nje gje eshte e sigurt. Arkitektura e brendshme e noveles
eshte si e nje konstruksioni delikat ku cdo gje eshte ne vendin e
vet, aq sa duket se sikur vetem dicka te levize ne te, rrezikon te
thyhet e te behet cika-cika e gjitha. Nuk thoshte kot nje kritik i
kohes tek "Sunday Times" se ajo eshte nje kryeveper ne te cilen cdo
faqe nuk mund te jete ndryshe nga c'eshte shkruar prej autorit.
-
-
* *
-
-
*
-
-
Kuptimi alegorik dhe filozofik i "Plaku dhe Deti" rreshket nga
duart. Ai behet sa i pangurtesueshem ne cilindo nga kuptimet qe mund
t'i jepen atij nga kritiket apo lexuesit, aq sa edhe mbetet
lehtesisht i adoptueshem per ta orientuar njeriun ne te gjitha
llojet e halleve dhe dramave te tij konkrete te perditshme.
-
-
Ne
fakt, cfare simbolizojne peshkatari i vjeter dhe peshku i stermadh?
-
-
Filozofet do te thoshin se jane dy te kunderta, te cilat ndeshen
midis tyre duke i dhene konfliktit forma dhe permbajtje historike te
ndryshme qe nuk i ngjajne aspak njera-tjetres. Te kunderta qe kurre
nuk mund te izolohen prej njera-tjetres dhe s'e leshojne
njera-tjetren. Historiani do te thoshte se ata simbolizojne ne fakt
dy masa te medha luftetaresh qe perballen durueshem midis tyre ne
nje beteje percaktuese te zhvilluar ne mes te nje fushe te pezhitur.
Psikologu do te na propozonte qe pas tyre te shihnim ndeshjen midis
motiveve te kunderta, midis pasionit dhe veshtiresive, pershembull.
Gazetari dhe analisti i politikes se dites do te thoshte se, ne
fakt, aty mund te kemi te bejme me dicka qe i ngjan tensionit dhe
bashkekzistences midis grupimeve politike te kunderta.
-
-
Ekonomisti do te thoshte se simbolika e Heminguejit me shume i ngjan
marredhenieve midis punetorit dhe pronarit. Juristi do te shprehej
se ai e kupton ate me shume si nje lufte te drejtesise me
korrupsionin. Ndersa psikanalisti do te magjepsej ndofta nga
kundershtia peshkatar-peshk duke thene se po kaq obsesionale jane
edhe marredheniet njerezore nen ndikimin e nxitjeve te tyre
libidinale. Studiuesi i marredhenieve politike nderkombetare do te
thoshte se ne te gjithcka i ngjan ne fakt rivalitetit midis
faktoreve nderkombetare qe here pas here angazhohen midis tyre ne
beteja te stergjata, thuajse te pafund, dhe qe kane nevoje per
njeri-tjetrin per te mbijetuar dhe per te zoteruar hapesirat qe i
konsiderojne si territore apo si zona te tyre te influences.
-
-
Nuk
jetohet pa rivale. Pa rivale jeta mbaron - do te thoshte nje
partizan i teorive te seleksionit natyral te specieve po te gjykonte
per armiqesite e sotme te medha nderkombetare. Politologu mund te na
ndihmoje gjithashtu duke u shprehur se peshkatari dhe peshku ne fakt
simbolizojne burokratin qe pasi e ka mberthyer fort kolltukun e tij
ne administrate nuk shkeputet per qamet prej synimit per te bere
karriere. Kritiku i artit mund te thoshte se peshkatari simbolizon
artistin qe pasi ka kapur nje teme artistike te madhe, dashurohet
pas saj, dhe e konsumon pafundesisht deri ne raskapitje. Kuptimet
pra mund te jene te pafundem.
-
-
* *
-
-
*
-
-
Peshkatari i vjeter terheq peshkun qe ka ngrene karremin bashke me
grepin, duke e lidhur fillin e peshkimit pas supeve, perndryshe
peshku gjigant, me levizjet e tij te fuqishme, do t'i shpetonte
menjehere nga dora. Peshku kerkon te ike, por ne ikje e siper terheq
pas peshkatarin me gjithe varken e tij. Nje skene ne thelb e
palevizshme. Terhiq e terhiq. Terhiq peshkatari e terhiq peshku.
Duket megjithate se ka edhe nje levizje. Varka e vogel, peshkatari
dhe peshku formojne nje te tere te vetme qe vozit kerkellueshem
neper oqean.
-
-
Ernest
Heminguej na thote se peshkatari i vjeter i ve emra te ndryshem
mases se pafunteme te ujit qe e rrethon, ne varesi te gjendjes se
tij psikologjike. Kur eshte i nervozuar me te dhe me fatin e tij, e
quan masen e stermadhe ujore me nje emer te gjinise mashkullore, e
quan si nje rival burreror "the ocean), ndersa kur ka shprese se
perpjekjet e tij do te kurorezohen me sukses, kur mbushet me
optimizem dhe kenaqesi, ujin e therret me nje emer te gjinise
femerore, te bute, e quan "al mar). Gjithcka ndodh midis rivalitetit
dhe dashurise, midis "the ocean" dhe "al mar". Ne fakt, bota
dyzohet. Nuk jetojme perhere ne te njejten bote, ndonese ne vetvete
ajo mund te mbetet e njejta. Veshtrimi yne i transformuar e ndryshon
krejt pamjen e botes, aq sa ajo behet e panjohshme per shikimin tone
te meparshem.
-
-
Per
nje kohe shume te gjate, midis peshkatarit, varkes se vjeter dhe
peshkut marredheniet mbesin te njejta, ne ekuiliber. Asgje nuk
ndryshon. Duket se ka nje rrjedhje kohore brenda nje kohe stermadhe
qe duke mos ndryshuar, behet, ne fakt, nje pakohe e madhe, nje ikje
fatale e kohes prej qenies. Midis levizjesdhe mosndryshimit, ai qe
transformohet ne te vertete eshte kuptimi i ndryshem qe peshkatari i
jep ndeshjes se tij me peshkun.
-
-
* *
-
-
*
-
-
Peshkatari mund te shkonte per te gjuajtur peshq relativisht me te
vegjel, duke lundruar ne thellesi me te vogla, ashtu sikurse benin
te gjithe miqte e tij, ata qe jetonin si ai me tregtine e peshkut.
Por, pasi e ka provuar per dhjetera e dhjetera here dhe nuk ka zene
asgje javet e fundit, pasi e ndien se mosha iken shpejt, pasi eshte
plagosur ne seder per nje fat qe nuk e ka ndihmuar shume ne gjueti,
ai eshte pothuajse i detyruar te shkoje me larg, ne thellesite e
oqeanit, pikerisht aty ku jetojne peshqit stermedhenj. Ose nje peshk
gjigant ose asgje. Ne fakt, duke ndjekur peshkun, ai eshte futur
shume thelle ne brendesi te oqeanit, aq sa edhe brigjet nga eshte
nisur nuk i dallon dot me. As varkat e peshkatareve te tjere qe
vozisin me prane cektesires nuk i sheh me fare. Realiteti tokesor ka
mbetur larg tij, po ashtu i eshte larguar pafuntesisht bota e te
tjereve. E gjithe vemendja e tij eshte perqendruar tek peshku i madh
qe ka rene ne grepin e tij.
-
-
Nga
ana tjeter, edhe peshku stermadh i fuqishem ka uri. Edhe ai nuk mund
te kenaqet me pak ushqim dhe ka rene pothuajse fatalisht ne grepin e
peshkatarit. Beteja eshte angazhuar fuqishem nga te dy anet. Paksa
fatalisht, paksa rastesisht, sic ndodhin te gjithe gjerat e kesaj
bote ku asgje nuk mund te jete ndryshe nga cfare eshte. Peshkatari
dhe peshku jane nderfutur ne nje beteje te madhe duke perjetuar
dramen e nje ndeshjeje te pafund, nderkohe qe perreth tyre, behen
vetem beteja te vogla, te pjesshme sikurse ato aktet e shkurtera te
pjeseve teatrale qe s'kane te bejne me dramat klasike. Perreth ka
vetem peshkatare te dores se dyte, hallexhinj qe duan vetem te
mbijetojne dhe qe gjuajne vetem peshq relativisht me permasa jo te
medha, qe gelltisin grepa te vegjel dhe ku lekunden karreme modeste.
Andej nuk ka drama. Perreth luftohet vetem per fitore te vogla, me
rezultate te pjesshme, nga pak por shpesh. Hidh grep te vogel e kap
peshk te vogel.
-
-
Kurse
ketu, ne rastin tone, drama eshte e madhe sepse edhe peshkatari
eshte nje mjeshter qe e di mire zanatin e tij, kembengules dhe qe
provon shansin e tij te fundit ne oqean, por edhe peshku eshte i
jashtezakonshem nga permasat dhe fuqite e tij. Peshkatari terhiq dhe
peshku stermadh terhiq. Nata e pare eshte njesoj si dita e pare dhe
dita e dyte eshte njesoj si dita dhe nata pararendese. Keshtu koha
ndjek kohen ne nje gjendje thuajse te pakohe ku peshkatari, barka
dhe peshku jane fiksuar ne nje konjukture qe sterzgjatet pa fund.
-
-
Te
gjithe kane rolin e tyre ne nje ansambel te tere qe zhvendoset mbi
oqean pikerisht sepse te gjithe elementet e tij, ne fakt, jane ne
ekuiliber teper te ngurtesuar me njeri-tjetrin. E tera mbetet e
ngerthyer ne nje ekuiliber qe nuk ndryshon sepse te gjithe levizin
ose terheqin pothuajse barazimtarisht ne ane te kunderta. Peshkatari
ka rrotulluar fillin e peshkimit perreth supeve te tij, ka
mbeshtetur shpatullat ne njeren ane te barkes dhe shtyn me kembe
anen e kundert te saj me qellim qe te perballoje forcen e pamate te
peshkut qe kerkon te ike. Peshku, aq me pak mund ta leshoje grepin
qe tashme ka ngecur diku midis gojes dhe fytit te tij. Ne mos sot
neser, ai do ta kafshone karremin sepse ka pasur uri dhe trupi i tij
stermadh ka nevoje per ushqim perndryshe shkon ne fund te ujit
perjetesisht. Si mund t'i shpetoje grepit qe ka gelltitur? Duke u
hedhur mbi uje dhe duke bere levizje te cuditshme ne ajer, por qe ne
fakt mund t'a ndihmojne qe gjate ndonje kercimi mbi siperfaqen e
ujit grepi t'i dale nga goja dhe ai te vazhdoje jeten e tij lirshem.
-
-
Peshkatari i vjeter e kupton se peshku eshte jo vetem i stermadh, i
papare deri me atehere, por edhe i vjeter ne moshe. Ai duhet te jete
kapur edhe here te tjera ne grep dhe duhet te kete shpetuar. Ka
pervoje ne keto pune. Nuk eshte ndonje peshk i vogel budalla qe nuk
di se c'eshte te renit ne grep. Prandaj edhe hidhet. " Mos u hidh
peshk, mos u hidh ! " - flet me vete me ze te larte peshkatari i
vjeter. Por, hedhjet dhe kercimet mahnitese mbi ujin blu te oqeanit
duke treguar bishtin e vet te bukur, gjigant, jane te rrezikshme
edhe per vete peshkun. Ai e di mire kete sepse grepi mund te hyje
akoma me thelle ne mishin e tij dhe te behet perfundimisht i
paheqshem, pergjithmone. Peshku ka karemin ne goje prandaj nuk
ushqehet dot me, per rrjedhoje ka uri. Atij nuk mbetet asgje tjeter
per te bere vecse te ece ne menyre te njetrajteshme duke e zgjatur
pafund betejen e tij me peshkatarin, duke shpresuar se ky i fundit
do te lodhet ose filli do te keputet duke e lejuar pastaj te
gelltise karrem, grep e fill bashke per t'i tretur ne stomakun e vet
te fuqishem.
-
-
* *
-
-
*
-
-
Peshku
terheq peshkatarin, peshkatari kapet pas fillit duke mbeshtetur
kembet fort ne fundin dhe anet e varkes, e cila leviz duke u
terhequr nga tensioni midis dy qenieve te gjalla qe nderluftojne me
njera tjetren. Pas oreve te tera, terhiq e mos e keput, ndeshja
midis peshkatarit dhe peshkut e kapercen kufirin e nje rivaliteti te
thjeshte qe ndertohet vetem per ndonje aresye te caktuar, te lidhur
thjesht me ndonje nevoje. Vec aresyes bindese te fillimit, tanime
midis tyre fillon edhe nje gare ne formen e nje ndeshjeje futbolli
ose boksi. Gjithkush desheron te mase forcat e veta per te pare se
sa i forte eshte. Jeta eshte gare, eshte ndeshje dhe ne kete ndeshje
gjithkushi pohon veten, zotesine, inteligjencen, durimin,
qendrueshmerine e tij. Ka ne fakt dicka te ngjashme, te perbashket
sa here dy ose me shume rivale masin forcat e tyre ne beteja, ne
gjyq, ne maratone, ne ndeshje futbolli, ne zanat, ne tregti, a kudo.
-
-
Deshira per ta mundur tjetrin shprehet kudo. Ne cdo rivalitet ka
edhe nje permase sportive, nje fare loje te paqellimte, qe lidhet me
gezimin per te fituar ne vetvete. Peshkatari ne castet me te
veshtira te dyluftimit te tij me peshkun sjell ndermend idhullin e
tij, futbollistin Di Magio qe shenon gola vendimtare per ekipin e
tij. Ne kllapine e pagjumesise dhe te rraskapitjes, i kujtohet
gjithashtu nje ndeshje te rende sportive qe kishte bere dikur me nje
neger: Cili do t'ja perkulte krahun tjetrit ne nje prove force? Te
dy kishin ndejtur gjithe pasditen dhe naten, me berryla te vendosur
mbi tavoline duke i shtyre parakrahun njeri tjetrit per t'ia shtrire
ate mbi tavoline. Perreth qendronin pa gjume njelloj si ata dhjetra
spektatore - peshkatare. Shihnin, vinin baste dhe porosisnin birra
te ftohta. Ekuilibri ishte pothuajse i plote. Asnjeri nuk jepej.
-
-
Gjate
nates u ndodhte te flinin nga pak duke i shtyre vazhdimisht
parakrahun tjetrit. Ashtu hanin duke u ndeshur, flinin duke u matur,
duke u perleshur mendonin per gj-_te tjera. Ndeshja ishte bere
natyra e dyte e tyre. Nuk e vinin re, aq shume ishin mesuar me te.
Nuk i pengonte per te bere gjera te tjera. Ne mengjez duhej te
dilnin ne oqean per te gjuajtur. Dikush duhej te fitonte. Peshkatari
kishte bere nje perpjekje te fundit mbinjerezore dhe dora e negrit
kishte rene mbi tavoline. Tamam ne kohen e duhur, kur dielli po
lindete dhe te gjithe peshkataret duhej te shkonin ne gjueti.
-
-
Ne cdo
ndeshje serioze ka nje element loje, sporti, gare. Dhe ne cdo gare
ka spektatore. Ndeshja s'ka kuptim pa spektatoret, te cilet
qendrojne me syte e ngulur mbi rivalet qe nuk pushojne se maturi
forcat e tyre. Po edhe rivalet nuk ka kuptim te ndeshen ne nje gare
sportive jashte syrit te spektatoreve. Keta te fundit shpesh
shnderrohen ne tifoze. Bertasin, inkurajojne, vene baste, grinden me
njeri-tjetrin, enderrojne per fitore. Por asnjehere nuk zbresin ne
fushe per te luajtur. Ata mbeten gjithe kohes spektatore, e shumta
tifoze. Mund te jene me njeren pale po aq sa mund te behen edhe me
palen tjeter. Pa ndonje arsye te percaktuar mire. Ndonjehere thjesht
vetem per nje teke. Pastaj, ne nje ndeshje tjeter vene baste per
palen e kundert. Bertasin, grinden, bejne bč per te sikurse kishin
bere per kundershtarin e tij me pare.
-
-
* *
-
-
*
-
-
Ndeshja e peshkatarit dhe e peshkut fillon si nje ngjarje e detyruar
nga nevojat e te dy paleve per nje matje masive forcash. Pastaj
vazhdoi si nje beteje sportive, si ndeshje, si gare. Me pas ndryshon
pamjen e vet perseri ne penen e Heminguejit. Peshkatari pas shume
oresh, me ne fund e sheh per here te pare me sy trupin gjigand, te
skulpturuar, te shndritshem te peshkut. Peshku ka dale ne siperfaqe
per disa caste dhe pastaj perseri eshte larguar ne thellesite e
ujit. Kurre nuk ka pare si ai. Mrekullohet pas tij. Deshira per t'a
patur te zene me grep ne barken e tij, eshte e madhe. Ajo eshte e
fuqishme po aq sa gjigand eshte edhe vete peshku i rene ne grep.
Peshku grumbullon po ashtu te gjitha forcat dhe zotesine e vet per
t'i shpetuar peshkatarit. Ai e ndjen se ka te beje me nje mjeshter
te zotin qe e njeh mire zanatin e tij.
-
-
Sa me
shume njeh zotesite e peshkatarit, aq me shume perpiqet te beje
veprime te zgjuara per te shpetuar. E njejta gje i ndodh edhe
peshkatarit. Ai do t'a kape peshkun sepse i pelqen, sepse e
vlereson. E urren sepse e admiron dhe e admiron sepse e urren.
Kundershtari zgjidhet ne varesi te vleresimit qe dikush ka per te.
Sa me i veshtire qe te zgjidhet kundershtari, aq me i madh eshte
vleresimi edhe per veten. Zakonisht zgjidhen si kundershtare ata qe
vleresohen. Me qeniet e paperfillshme eshte e kote qe te ndeshesh.
Luftohet rivali qe vleresohet si i tille. Ne kete menyre cdo ndeshje
kryhet ne nje mjedis krejt paradoksal, krijuar nga cifti
kontradiktor admirim-armiqesi. S'ka pra armiqesi pa admirim dhe nuk
dihet nese mund te kete admirim pa ngjallur ne mos armiqesi, te
pakten, xhelozi.
-
-
"Ti je
vellai im, megjithese une jam i detyruar te te kap me grep dhe te te
coj ne treg per te te shitur. Por, ti je nje qenie shume e afert me
mua" - i thote peshkatari me ze te larte peshkut. "Une prej teje
jetoj. Ti je qenia me e domosdoshme per mua. Po ja, c'te besh, une
me ty mund te luftoj dhe ty duhet te te mund. Te afermin tim. Hena
dhe dielli jane larg. Ata nuk jane te afermit e i, megjithese jane
sublime dhe madheshtore. Por, une nuk kam nevoje per ta ne jeten
time te perditshme. E per pasoje, perse duhet te grindem dhe te
ndeshem me ta?" - vazhdon te flase me ze te larte peshkatari ne mes
te oqeanit. "Asnje arsye s'kam per t'u ndeshur me diellin dhe
henen".
-
-
* *
-
-
*
-
-
Dita e
trete e peshkimit celet bashke me rrezet e para te diellit qe bien
mbi oqean. Masa e ujit qe eshte pothuajse krejt e erret dhe e zeze,
pergjate nates nis pak e nga pak te marre nje ngjyre me te hapur,
derisa nis te shkoje drejt nje bluje te thelle. Peshkatari sheh se
peshku vazhdon te ece papushim. Por edhe peshku gjigant duket se
ndihet i lodhur. Terheqja qe i ben fillit eshte me e dobet. Kete
peshkatari e ndjen ne tendosjen e muskujve te krahut te tij. Ai
eshte peshkatar qe ka dhjetera vite qe shkon ne gjueti dhe i di te
fshehtat e zanatit.
-
-
Shpeshhere, peshku terheq fort. Nje peshkatar i ri, ne kokefortesi e
siper, do t'a terhiqte po aq fort nga ana e kundert. Do te kujtonte
se ne kete menyre do ta mbante peshkun nen kontroll ose do te
arrinte qe ta bente grepin te futej me thelle diku aty ne gojen, ne
gryken apo stomakun peshkut, duke e kapur perfundimisht ate. Por,
peshkatari me pervoje e di qe pikerisht ketu gabojne te rinjte, ata
qe nxitohen. Duke u tendosur, filli mund te rrezikoje te keputet dhe
peshku iken bashke me grepin " neper dhembe ". Peshku i zgjuar
pikerisht kete kerkon, te provokoje. Prandaj sa here qe ai e terheq
me me shume force se sa duhet fillin, peshkatari " leshon pe " duke
e lene fillin te lire ne menyre qe tensioni i tepert midis tij dhe
peshkut te mos coje ne nje keputje perfundimtare te lidhjes se tyre
reciproke. Peshku iken disa metra me larg, por ne fakt mbetet
gjithnje aty nen kontrollin e dores se peshkatarit.
-
-
"Peshku po terheq gjithnje e me dobet"-, konstaton peshkatari i
lodhur. "Kemi tre dite pa fjetur te dy bashke. Vetem dremisim. Atij
po i shterohen energjite, por edhe une s'jam me pak i lodhur".
Nderkaq paprimtas, peshkatari sheh se peshku nuk leviz me dhe deti
ka marre rreth e rrotull barkes nje ngjyre blu, qe perzihet me te
kuqen. Eshte nje perzjerje e ujit te oqeanit me gjakun e peshkut.
Eshte koha per t'a mbledhur fillin. "Jepi,- i thote vetes peshkatari
i vjeter,- puna kryesore u mbarua, ajo e mjeshtrit, tani ka mbetur
per t'u bere vetem puna e " skllavit "". Duke terhequr pareshtur
fillin, e solli peshkun afer varkes.
-
-
Sigurisht qe ne varke nuk mund ta ngarkonte, sepse ai ishte shume me
i madh se ajo. Atehere e lidhi pas anes se jashtme te saj duke e
lene trupin e peshkut gjysme ne uje, dhe gjysme te nxjerre jashte
ujit. Nuk e ka te veshtire te gjeje se ne c'ane eshte bregu. E di
thuajse permendesh drejtimin qe duhet te marre. Me nuhatje.
Rregullon velen me qellim qe era te fryje mbi te per ta cuar varken
ne breg. Duket se gjithcka ka mbaruar me sukses. Ndihet i lodhur, i
drobitur, por ka ndjenjen e suksesit qe e ndihmon per t'u mbajtur.
Ben llogarite se sa peshon peshku gjigant dhe sa mund ta shese ate
ne treg. Rezultati duket marramendes. Asnjehere nuk eshte kapur nje
peshk si ai ne ate zone. Ai eshte kampion. Emri i tij do te mbahet
mend jo vetem per betejen me negrin. Edhe Di Magio do te ishte
krenar per te si kampioni per kampionin.
-
-
* *
-
-
*
-
-
Por,
ndodh dicka e papritur. Peshkaqenet nisin te mblidhen rreth varkes.
Ndiejne qe aty ka ushqim per ta dhe nisin te sulmojne trupin e
peshkut te zene ne grep. E sulmojne nga koka, nga bishti, nga ijet e
trupit stermadh. Peshkatari eshte i pafuqishem per t'i debuar
peshkaqenet e vegjel qe perfitojne nga fakti se ai nuk mund te beje
gje kunder tyre. Nuk i debon dot. As peshkun e kapur s'e hedh dot
mbi varke. Sa kohe qe peshku i stermadh luftonte me peshkatarin duke
ecur gjallerisht ne ujerat e oqeanit, peshkaqenet nuk afroheshin.
-
-
Por
ata prisnin kur ai te dobesohej per ta sulmuar. Jane qenie qe
gjithmone perfitojne nga fitoret e te tjereve. Gjate ndeshjes rrine
tinzarisht nen uje dhe pas saj dalin ne siperfaqe duke kerkuar te
shqyejne llokmat e gjahut. Te pabese me fituesin, por edhe me
humbesin. Peshkatari i lodhur sheh me dhimbje copat e trupit te
peshkut qe shkeputen nga sulmet e peshqve grabitqare, duke u
perpjekur te llogarise me mend se sa peshe humbiste gjahu i tij prej
cdo sulmi. S'i mbetej vecse te lundronte sa me shpejt drejt bregut
te oqeanit, per ta mbrojtur gjahun e vet nga sulmet. Eshte thuajse i
mpire nga lodhja dhe nga pagjumesia kur arrin ne breg. E ndihmojne
per te shkuar ne barraken e tij, ku bie ne gjume te thelle duke pare
enderra me luane. Atje tej, lidhur pas varkes se vjeter qe
llokocitet ne cektesiren e bregut, duket skeleti i bardhe i nje
peshku gjigant.
-
-
* *
-
-
*
-
-
"S'kam
pare kurre te tille, kaq te madh. Si quhet ai peshk?" -deshiron te
dije nje turiste duke pyetur kamarierin e tarraces se kafenese
perballe.
|
|