|
23 mars 2004 / TN
Shqipėria nė tranzicion: flirte me plagėt (35)
Dr.
Zydi Dervishi
VI.5. Kontraceptivėt: artificialitete nė marrėdhėniet intime apo
thjesht seksuale?
Klima psikologjike qė paraprin dhe passhoqėron pėrdorimin e
prezervativit plotėsohet dhe konkretizohet mė tej edhe nga tė dhėnat e
anketimit qė pasqyrohen nė tabelėn e poshtėshėnuar rreth shkallės sė
pėrputhshmėrisė dhe mospėrputhshmėrisė sė opinionit tė
pėrgjigjdhėnėsve me 4 nga pohimet mė pėrfaqėsuese qė kanė tė bėjnė me
kėtė problematikė.
Nga
shqyrtimi analitik i tė dhėnave tė kėsaj tabele rezulton se ėshtė
dukshėm mė e lartė se e meshkujve pesha specifike e femrave qė janė tė
lėkundura ndėrmjet pėrgjigjjeve pohuese dhe mohuese. Ndėr tė tjera,
kjo tregon se vajzat e gratė janė pėrgjithėsisht mė dyshuese ndaj
pėrdorimit dhe mospėrdorimit tė prezervativit. Ndėr mjaft vajza e gra
janė pėrhapur gjerėsisht opinionet se plastikat janė tė dėmshme po tė
prekin nė lėkurė, bėhen mė tė rrezikshme po tė prekin nė organet
gjenitale qė janė mjaft delikate, se prezervativėt qė shiten nė
Shqipėri bėhen mė tė rrezikshėm ngaqė janė tė skaduar, sikurse shumė
ilaēe ose pajisje tė tjera mjekėsore, se duke qenė tė skaduar
prezervativėt mund tė mos kryejnė funksionet kryesore, por mund tė
kenė mė shumė efekte anėsore etj. Mjaft fakte provojnė se edhe
mendėsi tė tilla ndikojnė qė femrat tė jenė shumė mė tė rezervuara se
meshkujt nė marrėdhėniet seksuale paramartesore, veēanėrisht me
partnerėt e rastit.
VI.5.1. Dashuri e grryer nga mola e dyshimit, altruizėm mė shumė se
egoizėm
Sikurse nė mjaft shoqėri tė tjera bashkėkohore dhe ndėr mjaft tė rinj
e tė reja tė vendit tonė diskutohet ēėshtja e ndikimit tė
prezervativit nė diagramėn e kėnaqėsisė sė marrėdhėnieve seksuale.
Nga intervistat dhe sidomos nga bisedat e lira me mjaft djem tė rinj
rezulton qė shumica e tyre mendojnė se pėrdorimi i prezervativit e
zbeh shumė kėnaqėsinė e marrėdhėnieve seksuale, se prezervativi i
shndėrron marrėdhėniet seksuale nga diēka intime, tė natyrshme nė
marrėdhėnie artificiale tė denatyruara, se plastika e prezervativit
ka vrarė romantizmin e marrėdhėnieve intime, se plastika e
prezervativit i pengon dy zemra tė dashuruara tė bashkohen plotėsisht
me njėra tjetrėn, se prezervativi i shndėrron marrėdhėniet
seksuale nga marrėdhėniet mė intime nė procese industriale tė
robotizuara etj. Ndėr mjaft tė rinj shqiptarė ėshtė bėrė gati
proverbiale thėnia, e cila nė kontekste tė caktuara psikosubkulturore
rilevohet me ngjyresa kuptimore serioze, humoristike e deri ironike:
tė kryesh marrėdhėnie seksuale me prezervativ ėshtė njėlloj si ti
marrėsh erė luleve me kundėrgaz. Nė kėtė pohim shprehen nė mėnyrė
sintetike mendėsitė e shumicės sė meshkujve shqiptarė, tė cilėt e
konsiderojnė prezervativin si amortizues tė kėnaqėsive tė
marrėdhėnieve seksuale.
Ndėrkohė shumica e femrave (53.97 pėr qind e tė anketuarave), duke
qėnė dyfish tė kėrcėnuara nga mospėrdorimi i prezervativit shpėrfaqen
tė lėkundura pėr ndikimin e kėsaj pajisje nė intensitetin dhe cilėsinė
e kėnaqėsisė seksuale. Vetėm 18.87 pėr qind e femrave mendojnė se
pėrdorimi i prezervativit nuk ndikon nė kėnaqėsinė e kontakteve
seksuale. Ndoshta njė pjesė e kėsaj kategorie vajzash janė mė tė
frikėsuarat nga rrjedhojat e shtatzėnisė sė parakohėshme e tė
padėshiruar ose tė sėmundjeve seksualisht tė transmetueshme. Ndėrsa
rreth 27.16 pėr qind e femrave tė anketuara janė shprehur se
pėrdorimi i prezervativėve i pakėson kėnaqėsitė e marrėdhėnieve
seksuale. Pėrgjithėsisht ky grupim femrash janė mė tė ndjeshme, kanė
pėrfytyrime mė romantike pėr dashurinė.
Pėrhapja e konsiderueshme e sėmundjeve seksualisht tė transmetueshme,
veēanėrisht e infektimit HIV / AIDS edhe nė vendin tonė, si tė thuash,
ka dendėsuar mjegullėn e dyshimit tė ndėrsjellė ndėrmjet tė
dashuruarve, tė fejuarve, madje edhe ndėr tė martuarit. Gjatė njė
bisede tė lirė nė maj 2002 njė studente e kursit tė katėrt tė Degės sė
Stomatologjisė, ndėr tė tjera,theksoi: Brezi ynė jeton mė mirė se tė
mėparshmit, kemi shtėpi mė komode, veshje mė tė modės etj. Por nė
dashuri jemi mė fatkeqe, dashurinė e kemi mė tė shqetėsuar. Jam fejuar
qė prej njė viti me njė inxhinier elektronik, i cili i ka mbaruar
studimet para dy vitesh nė Romė. Ėshtė njė djalė mjaft i ekuilibruar
dhe korrekt. Deri tani shkojmė shumė mirė. Nuk ėshtė stabilizuar me
punė pasi dėshiron tė vazhdojė kualifikimin pasuniversitar nė Itali
dhe tė rregullohet me punė atje. Herė pas here punon nė njė servis
televizorėsh tė njė mikut tė tij. Duke qėnė pak i rrėmbyer ai jo
rrallė i gėrvisht gishtėrinjtė. Kur vonohet sadopak shėrimi i kėtyre
mikroplagėve mua mė ngrihet temperatura e shqetėsimit, e dyshimit.
Mijėra herė mė vjen nė mendje idea torturuese se imuniteti i tij mund
tė jetė dobėsuar nga virusi i infeksionit HIV- AIDS. Kjo ide mė
turbullon shpesh aq shumė sa hutohem fare pėr pak ēaste edhe nė sytė e
tė fejuarit tim. Strese tė tilla, me intensitete e kohėzgjatje tė
ndryshme, pėrjetojnė shumė tė rinj e tė reja.
Dyshimi i ndėrsjellė, dashur pa dashur, i nxit partnerėt tė pėrdorin
prezervativin gjatė marrėdhėnieve seksuale. A ėshtė fyese pėr
partneren apo partnerin ti kėrkosh pėrdorimin e prezervativit? Kjo
kėrkesė shpreh dyshim tek partneri / partnerja apo edhe te vetvetja?
Njė kėrkesė e tillė ėshtė shpėrfaqje e shpirtit altruist apo dhe
egoizmit? etj.
Rreth
18.54 pėr qind e femrave dhe 27.74 pėr qind e meshkujve tė anketuar
janė shprehur se pėrdorimi i prezervativit ėshtė fyes pėr partnerin
ose partneren e rregullt, pėr bashkėshortin ose bashkėshorten.
Natyrisht, pėr aq sa partnerėt ose bashkėshortėt dyshojnė te tjetri
pėr infektim me sėmundjet seksualisht te transmetueshme nėpėrmjet
marrėdhėnieve seksuale me persona tė tjerė, pėrdorimi i prezervativit
nuk mund tė mos mbartė njė dozė tė konsiderueshme fyerjeje. Mirėpo
disa sėmundje tė tilla, sidomos infeksioni HIV / AIDS pėrhapet edhe me
rrugė tė tjera si nėpėrmjet gjakut e pėrbėrėsve tė tij, ageve ose
pajisjeve kirurgjikale tė pasterilizuara si duhet etj. Kėshtu, nė
masėn qė bie dyshimi pėr tradhėti tė ndėrsjellė tė marrėdhėnieve
intime ndėrmjet partnerėve ose bashkėshortėve, kėrkesa pėr tė pėrdorur
prezervativin mė shumė se egoizėm shpreh altruizėm, pėrkushtim pėr tė
mbrojtur nga sėmundjet seksualisht te transmetueshme, sidomos nga
infeksioni vdekjeprurės HIV / AIDS tė dashurėn ose tė dashurin, qoftė
edhe thjesht personin me tė cilin ndahen kėnaqėsitė seksuale.
VI.5.2. I nevojshėm vetėm nė flirte me partnerė(e) tė rastit
Ėshtė rreth 12.04 pėrqind mė e lartė se e femrave ( 28.81 pėr qind )
pesha specifike e meshkujve ( 40.85 pėr qind ) qė mendojnė se
prezervativi ėshtė i nevojshėm vetėm nė marrėdhėniet seksuale me
partnerė ose partnere tė rastit. Ky grupim tė rejash dhe tė rinjsh
mund tė konsiderohen si mė besues ndaj partnerit ose partneres sė
pėrhershme, si njerėz qė janė tė gatshėm tė riskojnė nė emėr tė
respektit tė ndėrsjellė. Nė tetor 2002, gjatė njė bisede tė lirė njė i
ri i sapodiplomuar nė Shkollėn e Lartė tė Infermierisė, ndėr tė tjera,
theksoi: Nė marrėdhėnie me prostituatat ose nė flirtet me partnere tė
rastit prezervativi ėshtė absolutisht i domosdoshėm. Por me tė
dashurėn e zemrės qė pret tė bėhet e fejuar, bashkėshorte ose me
bashkėshorten pėrdorimi i prezervativit sikur hedh njė hije tė keqe
dyshimi, shpėrfilljeje. Unė e di qė infeksioni i HIV / AIDS pėrhapet
jo vetėm nėpėrmjet marrėdhėnieve seksuale me tė sėmurė. Por, gjithsesi
ėshtė mė mirė tė marrėsh rrezikun nė sy, se tė gėrryesh me helmin e
dyshimit shpirtin tėnd dhe tė tė dashurės ose tė gruas.
Ndoshta sfida mė e rėndė qė duhet tė pėrballojė brezi ynė nė dashuri
ėshtė tė flakė hijen e dyshimit dhe prezervativin nga marrėdhėniet
intime me atė qė pėrzgjedh shoqe tė jetės, pėrndryshe ne nuk do tė
pėrjetojmė marrėdhėnie intime tė vėrteta, por vetėm kėnaqėsinė vulgare
tė seksit. Shumica e shqiptarėve sot e pėrdorin prezervativin pėr tė
shmangur shtatzėni tė parakohėshme ose tė padėshiruara dhe jo pėr tu
mbrojtur nga sėmundje seksualisht tė transmetueshme, qoftė edhe nga
infeksioni vdekjeprurės HIV / AIDS. Veēanėrisht pėrhapja e kėtij
virusi vdekjeprurės i nxit mjaft tė rinj e tė reja ti shmangen
flirteve me partnere ose partnerė tė rastit. Nė njė bisedė tė lirė nė
maj 2002 njė studente e kursit tė dytė nė Fakultetin e Mjekėsisė, ndėr
tė tjera, veēoi: Virusi AIDS ėshtė bėrė njė mur i pakapėrcyeshėm
ndėrmjet tė rinjve dhe tė rejave. Edhe vajzat mė ēapkėne i shmangen jo
vetėm flirteve tė rastit me partnerė tė panjohur, por ngurrojnė tu
afrohen edhe shokėve tė kursit.
Shqipėria nė tranzicion: flirte me plagėt (36)
Dr.
Zydi Dervishi
VI.6. Pse blerėsit e pajisjeve kontraceptive hiqen si tė martuar
Sidomos nė vėndet e urbanizuara tė Perėndimit, pėrdorimi i
kontraceptivėve ėshtė masivizuar kohė mė parė, veēanėrisht pas Luftės
sė Dytė Botėrore. Ndėrsa shumica e shqiptarėve kanė pėrvojė tė pakėt,
gati dhjetėvjeēare nė pėrdorimin e pajisjeve tė tilla. Veēanėrisht nė
kėta kushte natyrshėm shtrohen pyetjet: Ku i kėrkojnė dhe i gjejnė tė
rinjtė shqiptarė prezervativėt? Ēfarė pėrjetojnė ata kur kryejnė
veprime tė tilla? Cilat janė reagimet kryesore tė shitėsve tė kėtyre
pajisjeve? etj. Nė tabelėn e poshtėshėnuar jepen tė dhėnat e anketimit
pėr njėsitė kryesore ku i blejnė tė rinjtė e tė rejat prezervativėt.
Njė
deshifrim i kujdesshėm me kodin psikoemocional i shifrave tė tilla
provon se ende tė rinjtė e tė rejat pėrjetojnė ndjenjėn e turpit kur
kėrkojnė dhe blejnė prezervativėt. Veē tė tjerash, kėtė e dėshmon dhe
fakti se ėshtė mė e lartė pesha specifike e tė rejave (19.87 pėr
qind) dhe veēanėrisht e tė rinjve ( 48.17 pėr qind) qė e blejnė kėtė
pajisje nė farmaci. Nga bisedat me farmacistėt mėsohet se nė
pėrgjithėsi tė rinjtė dhe tė rejat qė kėrkojnė prezervativė futen nė
farmaci nė ēastet kur nuk ka blerės tė tjerė dhe pėrpiqen ta
justifikojnė njė kėrkesė tė tillė kryesisht me arsye shėndetsore ose
ekonomike.
Shumica e tė rinjve dhe tė rejave, edhe kur janė beqarė, i prezantohen
farmacistėve si tė martuar. Nė komunikimet me farmacistėt, blerėsit e
prezervativėve, pėrgjithėsisht pak tė skuqur ose tė turbulluar, mė sė
shpeshti shqiptojnė frazat: jemi pa shtėpi dhe njė fėmi tani do tė
na shkatėrronte psikologjikisht, po bėhemi gati tė emigrojmė dhe
derisa tė krijojmė njėfarė ekonomie nuk dėshirojmė tė kemi fėmijė,
jemi tė pastabilizuar me punė dhe njė fėmijė do tė ishte fatkeq, do
tė na shkatėrronte ekonomikisht dhe shpirtėrisht, nuk jam mirė me
shėndet dhe tani nuk do ta pėrballoja lindjen e njė fėmije, ndjehem
e stresuar nga puna dhe e pamundur pėr tė lindur fėmijė etj.
Gjithashtu mjaft tė rinj e tė reja parapėlqejnė ti blejnė
prezervativėt nė farmaci pasi mendojnė se punonjėsit e shėndetėsisė
janė mė tė familjarizuar me kėto probleme dhe nė pėrgjithėsi nuk i
pėrqeshin blerėsit e kėsaj pajisjeje. Njė farmacist i ri qė punonte nė
njė farmaci nė periferi tė Tiranės njė ditė fund shtatori 2002 mė
tregoi kėtė episod: Si nė ēdo punė tjetėr edhe nė farmaci ėshtė shumė
i rėndėsishėm komunikimi me njerėzit. Nė farmacinė ku punoj unė hyjnė
njerėz nga tė katėr anėt e Shqipėrisė, tė cilėt kanė ndėrtuar shtėpitė
nė atė lagje periferike gjatė viteve tė fundit. Gjatė tre viteve tė
punės kam vėnė re se duhet tė jesh mė i kujdesshėm nė komunikimet me
njerėz qė blejnė ilaēe pėr tė afėrm me sėmundje tė pashėrueshme dhe me
ata qė blejnė prezervativė.
Tė
afėrmit e fatkeqve preken nga ēdo fjalė e pakujdesshme dhe jo rrallė
herė i mbushin sytė me lot. Ndėrsa ata qė blejnė prezervativė tė
ndjekin me vėmendje nė ēdo ndryshim tė mimikės sė fytyrės. Nėse
konstatojnė se diēka nuk shkon largohen pa blerė. Njė ditė nė farmaci
erdhi njė djalė rreth tė njėzetave, shtatlartė, biond me flokė pak tė
rralluara,tė qethura shkurt. Pasi i dhashė prezervativėt ai u ēel nė
fytyrė. Duke mė falenderuar pėrzemėrsisht, mė tha: Ju jeni farmacisti
qė mė keni kuptuar mė mirė. Kam shkuar pėr kėtė punė edhe nė njė
organizatė joqeveritare. Aty mi ofruan pa para, por pėrqeshja qė
lexohej nė fytyrat e dy punonjėsve mė fyeu dhe mė nervozoi. U largova
pa i marrė. Sa herė bėhem tė blej prezervativė, mimika e shformuar e
atyre dy fytyrave cinike ma prish gjakun. Pas asaj dite, ai ēdo lloj
ilaēi e blen nė farmacinė ku punoj unė, megjithėse nuk banon nė atė
lagje, por diku nga fillimi i rrugės sė Dibrės.
Rasti
i sapopėrshkruar dhe tė tjerė tė kėsaj natyre e bėjnė gjithnjė e mė tė
domosdoshėm shtimin e pėrpjekjeve tė specialistėve qė shpėrndajnė
kontraceptivėt, jo vetėm pėr tė pėrhapur njohuritė shėndetėsore tė
lidhura me to, por edhe pėr tė pėrsosur artin e komunikimit me tė
rejat e tė rinjtė, tė cilėt i blejnė dhe pėrdorin pajisje tė tilla.
Gjithashtu mendojmė se ėshtė e mundur dhe e pėrshtatshme pėr veēoritė
e formimit psikokulturor tė shqiptarėve qė prezervativėt tė shėrbehen
nga distributorė automatikė. Do tė ishte e kėshillueshme qė kėta
pajisje tė viheshin nė mjedise tė tilla, nė tė cilat njerėzit,
veēanėrisht tė rinjtė, tė afroheshin natyrshėm, si tė thuash, pa
dekonspiruar qėllimin e blerjes sė kontraceptivėve.
Vajzat janė mė pak tė prirura se djemtė tė kėrkojnė pajisjet
kontraceptive nė qėndrat rinore. Kėtė e provojnė edhe tė dhėnat e
anketimit. Ėshtė rreth tre herė mė e lartė se e femrave (1.66 pėr
qind) pesha specifike e meshkujve (4.88 pėr qind), tė cilėt i kanė
siguruar prezervativėt nė qėndrat rinore. Vajzat e reja pėrgjithėsisht
i shmangen qėndrave rinore pasi frikėsohen se duke kėrkuar pajisje
kontraceptive nė to, mund tė viktimizohen nga agjencia e
thashethemeve. Nė mjedise tė ndryshme tė tė rinjve dhe veēanėrisht tė
tė rejave ėshtė pėrhapur gjerėsisht mendėsia se: tė punėsuarit me
kohė tė plotė ose tė pjesshme nė organizatat joqeveritare, duke e
ndjerė veten tė pėrkoshėm nė funksione tė tilla, janė pėrgjithsisht mė
pak korrektė se farmacistėt nė ruajtjen e sekreteve profesionale.
Kapėrcimi i mendėsive tė tilla ėshtė domosdoshmėri pėr rritjen
cilėsore tė tė gjithė veprimtarisė sė organizatave joqeveritare,
veēanėrisht tė atyre qė angazhohen me pėrparėsi nė fushėn e
planifikimit familjar.
Nė
disa vende tė urbanizuara tė Perėndimit praktikohet edhe servirja e
disa pajisjeve kontraceptive nė pjatėn e filxhanit tė kafesė, tė ēajit
etj. Pajisje tė tilla ambalazhohen me kujdes dhe u ofrohen klientėve
kryesisht nė pub-e dhe diskoteka, tė cilat frekuentohen kryesisht nga
tė rinj. Kjo pėrvojė mund tė zbatohet edhe nė vendin tonė, por me
shumė kujdes, me qėllim qė tė mos krijohen keqkuptime ndėrmjet
kameriereve dhe klientėve dhe situata tė mos degjenerojė nė ngacmime
tė ndėrsjella, qoftė dhe me shaka ndėrmjet tyre.
Shqipėria nė tranzicion: flirte me plagėt (37)
Dr.
Zydi Dervishi
VII
AIDS nė skenėn shqiptare: Njerėz me fat tragjik dhe hije e rėndė
tragjedie pa fund
Qė
nga fillimi i viteve 90 tė shekullit XX edhe nė Republikėn e
Shqipėrisė filloi tė trajtohej problematika mjekėsore, sociale e
psikokulturore e provokuar nga sėmundja AIDS. Filluan tė botohen
artikuj nė shtypin e pėrditshėm dhe nė revista tė specializuara
pėrgatiten broshura, tė realizohen studime e depistime, tė organizohen
diskutime e seminare, tė emetohen programe tė specializuara nga
qėndrat radiofonike e ato televizive etj. Veprimtari tė tilla kanė
synuar informimin dhe vetėdijėsimin e masave tė gjera popullore,
veēanėrisht tė tė rinjėve pėr rrezikshmėrinė e infektimit me virusin
HIV / AIDS dhe masat pėr parandalimin e kėsaj sėmundje vdekjeprurėse.
Natyrshėm shtrohen pyetjet: sa profesionale janė informacionet e
emetuara nga masmediat e ndryshme pėr infeksionin HIV / AIDS? A duhen
divulguar kėta informacione me qėllim qė tė bėhen mė tė kuptueshme pėr
masat e gjera tė tė rinjve me nivel arsimor jo tė mjaftueshėm? Sa dhe
si i ēmojnė tė rinjtė njohuritė e tyre pėr murtajėn e shekullit?
etj. Nė grafikun e mėposhtėm jepen tė dhėnat pėr shkallėn e
vetėvlerėsimit tė informacionit pėr sėmundjen AIDS qė zotėrojnė tė
rejat dhe tė rinjtė e anketuar.
VII.1. Inflacion nė vetėvlerėsim, kuptime tė thjeshtėsuara
Siē
shihet ėshtė gati e papėrfillshme pesha specifike e tė rejave dhe tė
rinjėve tė anketuar, tė cilėt kanė pohuar se nuk kanė informacion pėr
sėmundjen AIDS. Pėrgjithėsisht kėta kanė formim arsimor tė
pamjaftueshėm dhe banojnė nė zonat rurale mė tė izoluara, ku
pėrgjithėsisht dhe valėt e emetuara nga qėndrat televizive kombėtare
depėrtojnė me vėshtirėsi. Pėr tė karakterizuar dikė qė ka njohuri tė
cekėta pėr kėtė murtajė tė shekullit ndėr mjaft studentė tė shkollave
tė larta tė Tiranės pėrdoret shprehja ironike: Ai ose ajo e di
AIDS-in organizatė joqeveritare qė shpėrndan ndihma nė malėsi. Ky
grupim tė rinjsh si dhe ata qė janė shprehur se zotėrojnė pak njohuri
pėr kėtė sėmundje jo rrallė vihen nė pozitė qesharake nė mjedise tė
ndryshme ku diskutohet pėr problemet e marrėdhėnieve seksuale dhe
sėmundjet qė transmetohen nėpėrmjet tyre. Veēanėrisht nė zonat rurale
kėto ēėshtje diskutohen mė shumė nė grupet e shoqeve dhe shokėve tė
afėrt se sa nė familje. Diskutime tė tilla, siē thuhet shpesh,
pėrtypin e ripėrtypin miellin e njohurive te vjetėruara.
Eshtė
e lartė pesha specifke e tė anketuarve ( rreth 72.75 pėr qind ), tė
cilėt kanė pohuar se zotėrojnė shumė informacion pėr sėmundjen AIDS.
Mendojmė se njė vetėvlerėsim i tillė duhet trajtuar me rezerva, sepse
pėr mjaft tė rinj e tė reja pohimi kam shumė informacion, ka
kuptimin e thjeshtėsuar kam dėgjuar shpesh pėr tė. Nga bisedat me tė
rinjtė konstatohet se pėrgjithėsisht njohuritė e tyre pėr kėtė
sėmundje vdekjeprurėse janė fragmentare, tė sipėrfaqėshme, tė
krahasueshme me ato tė posterave dhe tė fletpalosjeve.
Njė
student nė kursin e dytė tė Fakultetit tė Ekonomisė nė njė bisedė tė
lirė nė maj 2002, ndėr tė tjera, theksoi: Nė gjimnaz bisedonim shpesh
pėr SIDĖ-n. Nė fillim biseda tė tilla na dukeshin interesante. Por
shpejt u bėnė tė mėrzitshme sepse nuk shtonim asnjė informacion tė ri.
Kishte edhe njė farė ngurrimi sidomos pėr tė nisur biseda tė tilla.
Shpesh ai qė ia bėnte ēak bisedės ironizohej nga shokėt: Paske rėnė
nė kurthin e SIDĖ-s, konsultohu me mjekun mė mirė se muhabetet tona
nuk tė bėjnė punė. Dhe shpesh ai shok ose shoqe e klasės time qė
niste me qėllim ose spontanisht njė bisedė pėr SIDĖ-n thumbohej me
shaka pėr disa ditė me shprehjet: mos iu afroni atij ose asaj se
ėshtė rrezik vdekje, largohuni nga ai ose ajo se ėshtė SIDĖ e
gjallėetj.
Pėrgjithėsisht shqiptarėt, si tė thuash, janė dorėlėshuar nė
vlerėsimin e njohurive vetjake. Shumica e tyre kanė turp tė pohojnė,
qoftė edhe nė mėnyrė anonime pėrmes anketės, se nuk kanė njohuri rreth
ēėshtjeve pėr tė cilat pyeten. Vitet e fundit janė kristalizuar
mendėsitė se gazetat dhe sidomos radiot e televizionet kanė dėrguar
nė ēdo mjedis informacione pėr gjithēka, se edhe kur udhėton me
makinė ose ndodhesh nė bar-kafe je i bombarduar nga informacione pėr
gjithēka qė ndodh nė botė nga radiot etj. Nė kushte tė tilla tė
thuash nuk di pėr diēka ėshtė njėsoj si tė thuash jeton jashtė
shoqėrisė si eremit. Njė miku im pedagog nė Fakultetin e Mjekėsisė
pėrsėrit shpesh me ironi: Nė kohėn tonė mjafton tė mėsosh anglishten
dhe kompjuterin se tė tjerat quhen tė ditura. Mjafton ti kesh dėgjuar
emrin njė sėmundjeje dhe mund tė quhesh doktor pėr tė. Kėshtu ndodh
edhe me infeksionin HIV / AIDS .
VII.2. Duke iu afruar nivelit real tė njohurive pėr infeksionin HIV /
AIDS
Njė
pėrfytyrim mė i plotė pėr nivelin e njohurive tė tė rinjve rreth
sėmundjes AIDS mund tė krijohet nga shqyrtimi i tė dhėnave tė
anketimit mbi rrugėt e pėrhapjes sė kėsaj sėmundjeje, tė cilat
parashtrohen nė tabelėn e poshtėshėnuar.
Nga
shqyrtimi analitik i tė dhėnave tė kėsaj tabele pėrvijohet pėrfundimi
se pėrgjithėsisht vajzat e reja janė mė tė mirinformuara se djemtė
pėr rrugėt kryesore tė pėrhapjes sė infeksionit tė kėsaj sėmundjeje
vdekjeprurėse.
VII.2.1. A ėshtė e pėrligjur frika e infektimit nga shtėrngimi i
duarve dhe puthja me viktimat e murtajės sė shekullit?
Ėshtė
11.53 pėr qind mė e lartė se e vajzave pesha specifike e djemėve
(37.19 pėr qind),tė cilėt mendojnė se gjithėsesi paraqet rrezik
infektimi shtrėngimi i duarve me njė tė sėmurė me AIDS. Pėrgjithėsisht
kėta tė rinj ose tė reja mund tė konsiderohen me njohuri fare tė
pakėta ose tė sipėrfaqshme pėr kėtė sėmundje. Studimet mjekėsore kanė
provuar se infeksioni HIV / AIDS ka pothuajse probabilitet zero tė
pėrhapet nėpėrmjet shtrėngimit tė duarve. Vetėm nėse personi i
infektuar me virusin HIV / AIDS dhe personi i painfektuar kanė plagė
qė kullojnė gjak dhe nė momentin e shtrėngimit tė duarve plagėt e
gjakosura kontaktojnė me njėra - tjetrėn. Vetėkuptohet qė raste tė
tilla nuk mund tė jenė veēse shumė tė rralla, ose tė pamundura.
Vitet
e fundit nė disa mjedise sociale tė vendit tonė ėshtė pėrhapur
gjerėsisht mendėsia se tė sėmurėt me AIDS janė kufoma tė pakallura nė
dhe, tė cilat tėrheqin nė gropėn e varrit kėdo qė i jep dorėn, kėdo qė
prekin. Nė fillim tė tetorit 2002 nė njė bisedė tė rastėsishme me njė
grup tė vogėl studentėsh tė kursit tė tretė tė Fakultetit tė Ekonomisė
njė vajzė, ndėr tė tjera theksoi: Nė jetė fatet e njerėzve janė tė
ndarė. Njeriu lind vetėm dhe vdes vetėm. Unė kur jam me grip
vetėveēohem edhe nga shoqet mė tė afėrta. Mė duket mjaft cinike qė pėr
hir tė njė shoqėrimi nė kinema ose bar-kafe unė ti bėj dhuratė
shoqes time virusin e gripit, qė vetėm e mundon, por nuk ia merr
jetėn.
Po tė
isha bartėse e virusit tė SIDĖ s unė do tė vetėburgosesha nė njė
mjedis pa dashur tė takohem drejtpėrdrejt me askėnd. Kėshtu do tė
dėshiroja tė silleshin me mua kushdo i prekur nga kjo sėmundje e keqe.
Jam e bindur se po ti shtrėngoj dorėn njė tė sėmuri me SIDĖ nuk
infektohem. Megjithatė kam fobi tė prek njerėz me kėtė sėmundje, pasi
mė duket se prek vdekjen. Nė rrethana tė tilla sociopsikologjike
ėshtė vėshtirė tė diferencosh qartė tė rinjtė qė vėrtetė besojnė se
mund tė infektohen nga virusi HIV / AIDS nėpėrmjet shtrėngimit tė
duarve prej atyre qė thjeshtė kanė fobi psikologjike.
Nė
shoqėrinė tradicionale shqiptare femrat dhe sidomos meshkujt e rritur
putheshin rrallė ose nuk putheshin me njėri-tjetrin. Burrat si rregull
i shtrėngonin dorėn njėri-tjetrit dhe nė shenjė afrimiteti takonin
anėt e ballit dy ose mė shumė herė. Madje sa mė shumė shtrėngonin
duart dhe sa mė shpesh takonin anėt e ballit aq mė tė afėrt ose
miqėsor konsideroheshin pėr njėri-tjetrin. Pas Luftės sė Dytė
Botėrore, dhe sidomos pas vitit 1960, mė sė shpeshti specialistėt e
arsimuar nė shkollat e larta tė vendeve tė tjera tė lindjes pėrhapėn
edhe nė Shqipėri tė puthurėn ndėrmjet meshkujve qė simbolizonte
afrimitet dhe respekt tė thellė pėr njėri-tjetrin. Si tė thuash, ky
model sjelljeje u importua nga jashtė.
Gjatė
dhjetėvjeēarit tė fundit po nėn ndikimin e kulturave tė vendeve tė
tjera, dhe sidomos tė sėmundjeve qė janė importuar, edhe ndėr
shqiptarėt po rrallohen tė puthurat. Infeksioni HIV /AIDS ėshtė njė
ndėr faktorėt kryesorė nė kufizimin e kėtij modeli sjelljeje. Kėtė e
provojnė edhe tė dhėnat e anketimit. Rreth 76.15 pėr qind e tė rejave
dhe rreth 74.08 pėr qind e tė rinjve janė shprehur se paraqet rrezik
shumė tė madh ose qoftė edhe tė vogėl puthja me njė person tė
infektuar me AIDS. Kėsisoj tre ndėr katėr tė rinj, edhe nėn trysninė e
rrezikut tė infektimit me virusin HIV / AIDS janė tė prirur tu
shmangen puthjeve me tė tjerėt, veēanėrisht me emigrantėt. Studimet
mjekėsore kanė provuar se mundėsia pėr tu pėrhapur kjo sėmundje
nėpėrmjet tė puthurės ėshtė shumė e vogėl, vetėm nėse i infektuari
dhe i painfektuari kanė plagė nė gojė ose nė rastet kur ata realizojnė
puthje tė thella. Mendojmė se nė rrethanat e lėvizjeve intensive tė
njerėzve brenda dhe jashtė vendit, tė pakėsimit tė masave depistuese e
profilaktike etj. ėshtė e nevojshme tė shmangen sa mė shumė puthjet
ndėrmjet personave jo shumė tė afėrt si masė mbrojtėse pėr shumė
sėmundje infektive.
VII.2.2. Mosbesim te pajisjet kontraceptive apo te cilėsia e tyre?
Ėshtė
mjaft e lartė pesha specifike e tė rejave (89.24 pėr qind ) dhe tė
rinjėve (85.37 pėr qind) qė kanė pohuar se edhe pėrdorimi i
prezervativit gjatė marrėdhėnieve seksuale nuk tė mbron nga
infeksioni HIV / AIDS i partnerit ose partneres. Studimet mjekėsore
kanė provuar se nė marrėdhėnie tė tilla prezervativi ėshtė njė masė
mbrojtėse mjaft efektive. Natyrshėm shtrohen pyetjet: A do tė thonė
kėto tė dhėna tė anketimit se tė rinjtė e vendit tonė nuk njohin
funksionet mbrojtėse tė prezervativit? Se nuk kanė besim te dijet
mjekėsore? etj.
Mendojmė se afėrsisht nėntė ndėr dhjetė tė reja e tė rinj tė anketuar,
mė shumė se te shkenca, nuk kanė besim te cilėsia e prezervativėve qė
tregtohen nė Shqipėri. Gjatė 7-8 viteve tė fundit nė vendin tonė ėshtė
pėrhapur gjerėsisht mendėsia se disa firma private tė vendeve tė tjera
prodhojnė shumė lloje mallrash deri edhe ilaēe me cilėsi tė dobėt tė
paracaktuara pėr tregun shqiptar. Sipas kėsaj mendėsie edhe nėse nuk
janė prodhuar enkas pėr Shqipėrinė jo pak ilaēe vijnė nė vendin tonė
nė pragun e afat skadencės ose tė skaduara. Ndėr tė rinjtė, nė
motėrzime tė ndryshme, pėrsėritet shpesh e mė shpesh mendėsia: Nė njė
vend ku ilaēet dhe pajisjet mjekėsore vijnė tė skaduara vetėm
rastėsisht ose gabimisht mund tė vijnė prezervativė me cilėsinė e
duhur.
Gjithashtu ėshtė e lartė pesha specifike e tė rejave (73.84 pėr qind
) dhe tė rinjve (66.16 pėr qind ) qė mendojnė se prezervativi nuk tė
mbron as nė marrėdhėniet seksuale orale. Vetėkuptohet se ky grupim tė
rejash e tė rinjsh nuk do tė pėrfshiheshin nė marrrdhėnie seksuale
orale, si marrėdhėnie perverse, jo vetėm pa prezervativ, por as edhe
me prezervativ.
VII.2.3. AIDS pėrforcon fobinė nga partnerėt (et) e panjohur dhe
prostitutat
Rreth
28.51 pėr qind e femrave dhe afro 95.42 pėr qind e meshkujve ndjehen
tė rrezikuar shumė a pak nga marrėdhėniet seksuale me njė partner ose
partnere tė saponjohur. Edhe nėn trysninė e njė rreziku tė tillė,
shumica dėrrmuese e tė rinjve dhe tė rejave do tė priren tė shmangin
marrėdhėniet seksuale me dikė pak tė njohur. Ndėrkohė qė shoqėria
shqiptare ėshtė pėrfshirė nė shtjellėn e lėvizjeve intensive tė
pakontrolluara, kjo lloj fobie realizon funksione nė dy drejtime
kryesore: Sė pari, i mbron tė rejat e tė rinjtė jo vetėm nga
infeksioni HIV / AIDS, por edhe nga sėmundjet seksualisht tė
transmetueshme, tė cilat gjatė 7-8 viteve tė fundit janė bėrė mė
problematike edhe nė vendin tonė. Sė dyti, nga marrėdhėniet seksuale
ndėrmjet personave tė saponjohur shpesh janė provokuar konflikte tė
ashpra ndėrmjet tė afėrmve tė tyre, tė cilat janė shoqėruar me veprime
tė dhunshme si rrahje, plagosje ose vrasje. Kufizimi dhe mundėsisht
shmangia e marrėdhenieve seksuale tė tilla do tė ndikonte pėr tė
zbutur disi tensionimet konfliktuese nė shoqėri.
Studimet ndėrdisiplinore tregojnė se nė shoqėrinė tradicionale
shqiptare dukuria e prostitucionit ėshtė frenuar si rrjedhojė e
bashkėndikimit tė njė vargu faktorėsh shoqėrorė e psikokulturorė dhe
sidomos e funksionimit aktiv tė lidhjeve fisnore e shoqėrore, e
konceptimit tė nderit tė femrės jo si ēėshtje vetjake, por tė gjithė
fisit. Nė paragrafin 1888 dhe 1890 tė Kanuni i Skėnderbegut, ndėr tė
tjera, thuhet: Gruaja shqiptare asht ndera e prindve dhe e shtėpisė
sė burrit tė vet
.Ēka thuhet pėr gruan nė pėrgjithėsi, ose nė
rrethana tė caktueme vlen edhe pėr vajzė, nė moshė tė pjekun: 14 vjeē
e sipėr kur fillon mosha pėr martesė (1993 : 127). Norma kulturore tė
tilla nuk lejonin pothuajse asnjė hapėsirė pėr pėrhapjen e dukurisė sė
prostitucionit. Kėtė e kanė vėrejtur edhe studiues tė huaj. Pėr
gjendjen e Shqipėrisė nė vitin 1924 N.E. Haigh, veē tė tjerash, ka
shkruar: Nė shoqėrinė tradicionale shqiptare konsideroheshin turp,
paburrėsi marrėdhėniet seksuale tė njė mashkulli me prostitutat , tė
cilat mė sė shumti ishin me pėrkatėsi etnike ose kombėtare
joshqiptare.
Gjatė
periudhės sė regjimit totalitar socialist jo vetėm prostitucioni, por
edhe marrėdhėniet seksuale jashtėmartesore ishin ligjėrisht tė
ndaluara. Nė nenin 135 tė kodit Penal tė Republikės Popullore
Socialiste tė Shqipėrisė, tė miratuar nga Kuvendi Popullor mė datė
15.06.1977 dhe qė ka qenė nė fuqi deri nė vitin 1990, thuhet:
Ushtrimi i kurvėrisė, shtytja ose ndėrmjetėsimi pėr kurvėri, si dhe
dhėnia e shpėrblimit dėnohet : me heqje tė lirisė gjer nė pesė vjet
(Byroja Juridike pranė Kėshillit tė Ministrave, 1982: 453). Njė
traditė e tillė, jozyrtare ose e zyrtarizuar e frenonte pėrhapjen e
dukurisė sė prostitucionit nė Shqipėri.
Por,
ndoshta aktualisht dhe pėr tė ardhmen, sė paku tė afėrt, njė faktor
kryesor qė pengon ose do tė pengojė ushtrimin e prostitucionit nė
vendin tonė ėshtė edhe frika e infektimit me virusin HIV / AIDS nga
marrėdhėniet seksuale me prostitutat. Kėtė e provojnė edhe tė dhėnat e
anketimit. Vetėm 0.66 pėr qind e femrave dhe 1.52 pėr qind e
meshkujve janė shprehur se nuk pėrbėjnė rrezik infektimi me sėmundjen
vdekjeprurėse, kontaktet seksuale me prostitutat pa pėrdorur
prezervativin. Ndėrkohė rreth 92.88 pėr qind e tė rejave dhe 88.72
pėr qind e tė rinjve i konsiderojnė rrezik tė madh ose shumė tė madh
pėr tu infektuar me virusin HIV / AIDS marrėdhėniet seksuale me
prostitutat pa pėrdorimin e masave mbrojtėse.
Pėrgjithėsisht nė Shqipėri tė rinjtė dhe tė rejat kanė fare pak besim
te kontraceptivėt, tė cilėt konsiderohen jashtė standardeve. Nė
rrethana tė tilla shumica dėrrmuese e femrave dhe meshkujve tė rinj nė
vendin tonė janė tė prirur ti shmangen ose tė shmangin dukurinė e
prostitucionit, kėtė plagė sociale qė traumatizon mė shumė shoqėritė
mė rurale, gjysmėtradicionale e gjysmė tė urbanizuara, sikurse ėshtė
shoqėria shqiptare.
|